• Hyrja, qëllimet, objektiva e përgjithshëm, disa porosi për arsimtarin,


  •   
  • FileName: klasa_10_Biologjia.pdf [read-online]
    • Abstract: BIOLOGJIHyrja, qëllimet, objektiva e përgjithshëm, disa porosi për arsimtarin,metodologjia, tekstet dhe mjetet mësimore dhe vlerësimi janë të përbash-këta për të gjitha tipet e gjimnazeve.HYRJE

Download the ebook

BIOLOGJI
Hyrja, qëllimet, objektiva e përgjithshëm, disa porosi për arsimtarin,
metodologjia, tekstet dhe mjetet mësimore dhe vlerësimi janë të përbash-
këta për të gjitha tipet e gjimnazeve.
HYRJE
Zhvillimi i programit mësimor të lëndës së biologjisë është ndërtuar
mbi bazën e një procedure të mirëfilltë shkencore, si nga forma, qasja
metodologjike, organizimi dhe ndërtimi i përmbajtjes së lëndës, ashtu
edhe nga parashtrimi i rezultateve të të nxënit, metodat dhe instrumentet
e vlerësimit.
Gjatë hartimit të këtij programi mësimor jemi nisur nga parimi se
nxënia nuk d.m.th. të marrësh më shumë informata, por të zgjerosh
aftësinë për të prodhuar më shumë rezultate që vërtet dëshirojmë.
Përmbajtja interesante e programit mësimor të biologjisë dhe qasja e
propozuar e punës i kontribuon që te nxënësi të zhvillohen aftësitë
kognitive, të menduarit kritik dhe abstrakt.
Puna në grupe, puna eksperimentale, brainstormingu, kërkimi shken-
cor etj., i ndihmojnë begatimit të botës emocionale të nxënësit dhe zhvi-
llojnë tek ai prirje për aplikim dhe ndërlidhje të njohurive me botën reale,
me çka hapen dyert për orientim të ardhshëm profesional në lëmin e mje-
kësisë, të veterinës, të bujqësisë, të pylltarisë etj.
Ky program është përqendruar më tepër në atë se çfarë dhe cilat lloje
të rezultateve duhet t’i arrijë nxënësi dhe çka duhet të punojë mësimdhë-
nësi, me nxënësin në qendër. Në vend të dhënies së informatave, të kulti-
vohen shprehitë për gjetjen, kërkimin e pavarur të burimeve të informa-
tave me punë të pavarur nga ana e vet nxënësit. Si agjent i ndryshimeve
në mësim, arsimtari i udhëzon nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike, të
vrojtojnë, të masin, të klasifikojnë, të formojnë modele, të shtrojnë
hipoteza, të zgjidhin probleme, të aftësohen për përdorim të drejtë dhe të
131
sigurt të veglërisë dhe instrumenteve në laboratorët biologjike, të dizaj-
nojnë eksperimentin, të incizojnë dhe të paraqesin të dhënat etj.
Me fjalë tjera, mësimi i biologjisë duhet ta pajisë nxënësin me njo-
huri të cilat mund t’i zbatojë në mjedisin ku jeton, kështu ai transformon
vetveten dhe shoqërinë.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së biologjisë për klasën X është vazhdi-
mësi e programit mësimor të kësaj lënde nga shkolla mesme e ulët dhe, si
i tillë, konsiston në konsolidimin e njohurive paraprake, në thellimin e di-
turive të nxëna dhe në zhvillimin e shkathtësive, vlerave dhe të qëndri-
meve. Andaj, mbi këtë bazë njohurish dhe pretendimesh, programi mësi-
mor i lëndës së biologjisë për klasën X i siguron nxënësit synimin e
zhvillimit të mëtejmë:
• zhvillimi dhe thellimi i njohurive mbi nocionet dhe ligjësitë
biologjike në tërësi dhe botën e gjallë në veçanti
• për aftësi dhe shprehi komunikimi duke përdorur gjuhë të thjeshtë
shkencore për interpretim të ideve, fenomeneve dhe të proceseve
jetësore
• për zhvillimin e shprehive për punë në grupe dhe në ekipe punu-
ese, ndjenjës së shoqërizimit dhe të vetive të tjera pozitive të per-
sonalitetit të domosdoshme për bashkëpunim konstruktiv në
zgjidhjen e detyrave të parashtruara
• që përmes mësimit eksperimental, vrojtues, matës dhe analizues të
zhvillojnë aftësitë krijuese, të menduarit analitik, vlerësimin obje-
ktiv ndaj vetvetes dhe grupit gjatë punës ekipore
• që të jenë të aftë që me punën e tyre kreative të zbulojnë mënyrën
e lidhjes së avancimeve teknologjike me idetë shkencore
• që përmes të punës së tyre kreative të marrin në konsideratë fuqi-
në e fakteve shkencore në aspekt të çështjes industriale, etike dhe
ambientore
• për zotërim të punës në përdorimin e pajisjeve të nevojshme për
vrojtim dhe matje si të domosdoshme për të ardhur deri te
informatat shkencore
• për zotërim të evidencës përmes diagramit, tabelave, skicave etj.
• që përmes korrelacionit me shkencat e tjera t’u bëjë të mundur
nxënësve formimin e parafytyrimeve të plota mbi natyrën, jetën
132
dhe dukuritë e ndërlidhura duke nënkuptuar unitetin në mes të bo-
tës organike dhe asaj joorganike
• që të kenë aftësi dhe shkathtësi për t’u përgjigjur në pyetjet që pa-
rashtrohen gjatë punës kërkimore: “Si?” , “Pse?” , “Çka do të
ndodhte nëse ...?”
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Në përputhje me qëllimet e Programit mësimor të klasës së dhjetë për
lëndën e biologjisë, programi mësimor i kësaj lënde synon që në fund të
vitit mësimor nxënësi t’i arrijë këta objektiva të përgjithshëm:
• që mësimet teorike të gërshetohen me metodat e vrojtimit direkt
në laborator, eksperiment ose në terren
• që nxënësit të fitojnë aktivisht njohuri dhe në saje të kërkimeve
dhe zbulimeve të kuptojnë ndërlidhjen e jetës me natyrën sipas
parimit spiral
• nga informacionet e shumta që marrin nxënësit zbulojnë thelbin e
problemit, dhe zbatojnë të menduarit kritik në radhitjen e të
dhënave dhe informacioneve
• mësohen të analizojnë, të përgjithësojnë të dhënat, ndërlidhin bio-
logjinë me shkencat e tjera natyrore dhe shoqërore
• të zhvillojë njohuri për larminë e botës së gjallë
• të zhvillojë shkathtësi dhe motivojë nxënësit për mobilizim të
inteligjencës psikomotorike për të manovruar me aparatet dhe
instrumentet në laboratorin e biologjisë .
• të zhvillojë shkathtësi për të konsultuar literaturën përkatëse për të
mbledhur informacione në mënyrë të pavarur.
• të vlerësojë ndërlikueshmërinë e fenomeneve dhe të proceseve
jetësore
• të kuptojë varshmërinë reciproke ndërmjet qenieve të gjalla
• të njohë termat, kuptimet, veprimet dhe ligjshmëritë nga lëmi i
biologjisë
• të zhvillojë aftësitë për vrojtim dhe shkathtësitë për hulumtim të
sigurt
• të zhvillojë qëndrim përgjegjës ndaj natyrës dhe mjedisit dhe të
zgjojë interes tek ai për mbrojtjen efektive të saj .
133
BIOLOGJI 3 orë në javë, 111 orë në vit
Gjimnazi – Shkencat e Natyrës
ORGANIZMI I PËRMBAJTJES SË LËNDËS
Përmbajtja e lëndës është organizuar në theksimet e tërësive kryesore
apo thelbësore të lëndës së biologjisë, në përputhje me qëllimet dhe
objektivat e përgjithshëm të lëndës së biologjisë për klasën X.
Organizmi i përmbajtjes përfshin: ndërtimin, balancimin dhe mbarë-
shtrimin.
Ndërtimi i përmbajtjes së lëndës përfshin tetë tërësi - tema mësimore,
me anë të të cilave përfshihet fundamenti i lëndës. Ndërtimi i lëndës
është bërë mbi bazën e theksimeve të balancuara sipas tërësive mësimore,
temave mësimore
Nr. Tërësitë mësimore Orë mësimi %
1 Biologjia e qelizës 7 7.7
2 Biosistematika – kategoritë sistematike 5 5.5
3 Bakteriet, algat blu në të gelbër 1o 11.0
4 Algat eukariote, kërpudhat, likenet, myshqet 13 14.4
5 Fiernat, bimët me lule – spermatofitet 29 32.1
6 Shtazët njëqelizore – parashtozorët 4 4.4
7 Grupet më të rëndësishme të avertebrorëve 25 27.7
8 Punë praktike në laborator dhe terren 15 16.6
9 Orë në dispozicion 3 3.3
10 Numri i përgjithshëm i orëve 111 100 %
Mbarështrimi i përmbajtjes së lëndës në klasë behët për jo më pak se
111 orë mësimi sipas kësaj forme:
• Temat mësimore
• Përmbajtja programore
• Rezultatet e pritura
• Ndërlidhja
134
Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS
Objektivat specifikë
Nxënësi duhet:
• të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë ne disi-
plina
• të radhitë pozitën e biologjisë në sistemin e shkencave natyrore
dhe shoqërore
• të përshkruajë metodat e kërkimit shkencor në citologji dhe të
zbatojë në praktikë metodën e mikroskopisë, të fiksimit, të ngjy-
rosjes
• të hulumtojë ndërtimin dhe të përshkruajë funksionin e qelizës
• të analizoj si mirëmbahet mjedisi i brendshëm i qelizës (homeo-
staza )
• të parashikojë se çka ndodh me qelizën nëse çrregullohet apo
humb funksioni i ndonjë organeli, p.sh. plastideve, mitokondrive
• të ketë qëndrim kritik për shkaqet, pasojat dhe manifestimet e
ndryshimeve degjenerative në qelizë (kanceri, testi mikronukleus
etj).
Përmbajtja programore
• Qeniet e gjalla janë të ndërtuara nga njësia elementare e jetës –
qeliza
• Për hulumtimin e qelizës përdoren metodat citologjike: mikrosko-
pike (fiksimi, ngjyrosja), citokimike, citofiziologjike, mikrokirur-
gjike, e kulturës së qelizave dhe indeve etj.
• Përbërja kimike e qelizës (uji, mat. minerale, glucidet, lipoidet,
proteinat, ac. nukleike) dhe veçoritë fiziko-kimike (osmoza, difu-
zioni, dializa) dhe roli i tyre në funksionin e qelizës.
• Strukturat qelizore (mitokondriet, ribosomet, plastidet, membrana
plazmatike, bërthama etj.) kanë ndërtim të veçantë dhe kryejnë
funksione të ndryshme.
• Ekzistojnë qeliza pa bërthamë të diferencuar dhe qeliza me bër-
thamë (prokariote dhe eukariote).
• Shkaqet e ndryshimeve më të shpeshta degjenerative në qelizë ja-
në të shumta, kurse pasojat për organizëm të mëdha.
135
Rezultatet e pritura
Nxënësit në fund të kl.X nga kjo tërësi mësimore:
• definojnë termin biologji dhe kuptojnë ndarjen e biologjisë sipas
problemit dhe lëndës së studimit
• analizojnë pozitën e biologjisë në sistemin e shkencave natyrore
dhe shoqërore
• njohin funksionin e infrastrukturave qelizore
• kuptojnë unitetin e botës së gjallë dhe jo të gjallë nëpërmjet
njohjes së përbërjes kimike të qelizës dhe veçorive fiziko-kimike
të saj,
• kuptojnë rëndësinë e biologjisë në jetën e përditshme
• dinë për disa filozofë natyralistë (Shëani, Shllajdeni etj)
• zbatojnë teknikat laboratorike në bazë të punës vetanake
• analizojnë formën dhe funksionin e qelizës,
• dallojnë qelizën prokariote prej asaj eukariote
• kuptojnë dallimin ndërmjet qelizës bimore dhe shtazore
• dallojnë membranën qelizore nga muri qelizor,
• dinë për ndërtimin e bërthamës, kuptojnë rolin e saj dhe funk-
sionin e kromozomeve
• zbatojnë metodat për studimin e qelizës
• kuptojnë rëndësinë e ujit për qelizë
• analizojnë ndërtimin e membranës, kuptojnë transportin transme-
mbranor, të materieve me osmozë, difuzion, transport aktiv, endo
dhe ekzocitozë
• dallojnë plazmolizën nga deplazmoliza dhe kuptojnë rëndësinë e
turgorit
Ndërlidhja
Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje:
• me kiminë; në aspektin e njohjes së përbërjes kimike të qelizës
• me fizikën, në aspektin e njohjes së ligjshmërive fizike që mani-
festohen në qelizë
136
Tërësia mësimore:
BIOSISTEMATIKA, KATEGORITË SISTEMATIKE
Objektivat specifikë
Nxënësit duhet: :
• të njohin parimet e biosistematikës
• të kuptojnë metodat që aplikohen në biosistematikë
• të përshkruajnë raportin e sistematikës me shkencat e tjera.
• të jenë në gjendje të dallojnë kategorinë sistematike(p.sh. mbretë-
rinë) prej njësisë taksonomie(p.sh. llojin)
• të bëjnë klasifikim shkencor të gjallesave dhe të radhisin njësitë
taksonomike nga poshtë lart, duke filluar nga njësia elementare –
lloji,.
• të dinë për kontributin e Lineut në zhvillimin e sistematikës
• të zbatojnë udhëzimet për përdorimin e çelësave për determinim
praktik, në shembullin e determinimit të kërpudhave, myshqeve,
fiernave dhe të bimëve me farë.
• të dinë se bota e gjallë është ndarë në pesë mbretëri.
Përmbajtja programore
• Biosistematika - definimi
• Metodat e biosistematikës, celësat për determinim në
biosistematikë
• Nomenklatura binominale e Lineut
• Kategoritë sistematike
• Klasifikimi i botës së gjallë në pesë mbretëri :1.Monera.2.Protista.
3.Fungi 4.Plantae, 5. Animalia
• Biosistematika dhe shkencat aplikative
Rezultatet e pritura
Nxënësit në fund të klasës X:
• njohin sistemin natyror të klasifikimit, përcaktojnë njësitë siste-
matike,
• emërtojnë kategoritë dhe njësitë sistematike, si: lloji, gjinia, fa-
milja, rendi, klasa, tipi, mbretëria,
• kuptojnë se krahas metodës analitike, morfologjike, paleontolo-
gjike, embriologjike, në sistematikë përdoren edhe metoda të tjera,
137
si metoda serologjike, biokimike, fiziologjike, hibridologjike, bio-
matemtike etj.
• aftësohen të klasifikojnë disa lloje të kërpudhave, algjeve dhe
bimëve me farë në mjedisin ku ato jetojnë, duke përdorur çelësa të
thjeshtë të përcaktimit në klasifikim
• kuptojnë se të dhënat e biosistematikës i shfrytëzojnë shkencat
aplikative, si mjekësia, veterina, farmacia, bujqësia, pylltaria etj.
(p.sh. luftimi i sëmundjes me farmakopreparate është më efikas
nëse dihet lloji i bakteries që e shkakton atë).
• zbatojnë njohuritë e biosistematikës në jetën e përditshme (da-
llojnë p.sh. kërpudhat helmuese në mjedisin ku jetojnë)
• dinë për kriteret e klasifikimit, kuptojnë domosdoshmërinë e kla-
sifikimit të gjallesave me një gjuhë të vetme në sistematikë, gjuha
latine
Ndërlidhja
Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje
• me anatominë, në aspektin e njohjes së ndërtimit të gjallesave
• me paleontologjinë, gjeologjinë, gjenetikën, biokiminë, ekologji-
në, embriologjinë etj.
Tërësia mësimore: BAKTERET, ALGAT BLU NË TË GJELBËR
Objektivat specifikë
Nxënësit duhet:
• të zhvillojnë njohuri për formën, ndërtimin, madhësinë, shumë-
zimin, larushinë dhe përhapjen e gjallesave pa bërthamë të difere-
ncuar qelizore
• të analizojnë karakteristikat e përgjithshme të monereve dhe rën-
dësinë e baktereve në natyrë dhe ekonominë e njeriut
• të krahasojnë “ bërthamën” e viruseve me bërthamën e vërtetë të
qelizës
• të kuptojnë pse viruset emërtohen si forma acelulare të jetës
• të përshkruajnë disa viroza bimore, shtazore dhe te njeriu
• të emërtojnë disa sëmundje që shkaktojnë bakteret te bimët, kaf-
shët dhe njeriu.
• të kuptojnë se organizmat më të vjetër foto-autotrof janë algat blu
në të gjelbër
138
Përmbajtja programore
• Format acelulare të jetës - viruset dhe viroidet .Forma, madhësia,
ndërtimi, shumëzimi, virozat
• Organizmat pa bërthamë qelizore të diferencuar .Bakteret, forma,
madhësia, ndërtimi i qelizës, përhapja, shumimi dhe roli i tyre në
natyrë
• Bakteret në shërbim të njeriut (bioteknologjia)
• Bakteret fotoautotrofe, kemotrofe, saprofite, parazite dhe simbio-
tike. Bakteret aerobe dhe anaerobe. Sëmundjet që shkaktojnë bak-
teret. Mykoplazmat.
• Organizmat më të vjetër fotoautotrofë pa bërthamë qelizore të
diferencuar-algat blu në të gjelbër
Rezultatet e pritura
Në fund të klasës X nga kjo tërësi mësimore nxënësi:
• kupton pse viruset emërtohen si forma acelulare të jetës dhe
përshkruan disa viroza
• di për ndërtimin bimor dhe shtazor të “bërthamës së viruseve”
• krahason mënyrën e shumëzimit të qelizës dhe të virusit
• kupton si fitohet imuniteti në rast të përsëritjes se disa virozave
• dallon mykoplazmat prej viruseve
• di se bakteret dhe algjet Cyanophyiceae grupohen në organizma
prokariotë
• kupton se disa baktere jetojnë në kushte aerobe, kurse të tjerat në
kushte anaerobe, analizon mënyrën e të ushqyerit të baktereve au-
totrofe dhe heterotrofe (saprofite, parazite, simbiotike)
• vlerëson rolin e baktereve në qarkullimin e materieve në natyrë
dhe në ekonominë e njeriut (bioteknologjia)
• emërton disa sëmundje bakteriale te njeriu dhe kafshët.
• sqaron shkaqet e shfaqjes së “lulesës ujore”
• kupton dhe është në gjendje të përgatisë substratet ushqyese për
baktere
• zbaton shkathtësitë në teknikën e vrojtimit mikroskopik të
baktereve të kultivuara në substrate ushqyese natyrore apo arti-
ficiale, ose baktereve të marra me rrëmojëse nga dhëmbët
• zbaton njohuritë nga mikrobiologjia për preventivë kundër sëmu-
ndjeve virale dhe bakteriale,
• zhvillon rrjetë mendimesh për dobitë dhe dëmet që mikroorga-
nizmat i sjellin njeriut dhe ekonomisë së tij.
139
Ndërlidhja
Përmbajtja e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje :
• me sistematikën - në kuptim të njohjes dhe emërtimit të llojeve të
baktereve patogjene dhe dobiprurëse
• me bioteknologjinë - në kuptim të shfrytëzimit të baktereve në
bujqësi, në industrinë ushqimore, në farmaci, në energjetikë, në
mbrojtje të mjedisit
• me imunologjinë - në kuptim të njohjes së mekanizmave mbrojtës
të organizmit ndaj mikrogjallesave patogjene.
Tërësia mësimore:
ALGAT EUKARIOTE, KËRPUDHAT, LIKENET, MYSHQET
Objektivat specifikë
Nxënësit duhet :
• të njohin ndërtimin, mënyrën e të ushqyerit dhe përhapjen e
algave eukariote, kërpudhave dhe likeneve në natyrë
• të përshkruajnë dhe të klasifikojnë disa lloje të algave
• të njohin kërpudhat dhe të dinë se ato paraqesin grup të veçante të
bimëve, prandaj kategorizohen në mbretëri të veçantë
• të kuptojnë rolin e kërpudhave në natyrë dhe jetën e njeriut
• të aftësohen të klasifikojnë disa lloje kërpudhash dhe të identifi-
kojnë kërpudhat helmuese dhe kërpudhat me vlere ushqyese për
njeriun
• të njohin dhe të përshkruajnë kërpudhat më të përhapura në mje-
disin ku jetojnë
• të kuptojnë se likenet (Mycophycophyta) janë simbiozë e algave
dhe e kërpudhave dhe se likenet janë të afërta me kërpudhat,
• të përdorin likenet si bioindikatorë të ndotjes së mjedisit,
• të analizojnë ndërtimin e gametofitit dhe të sporofitit të myshqeve
• të kuptojnë ciklin e zhvillimit të bimëve jovasculare
Përmbajtja programore
• Algat e kuqe, silikate, të murrme, algat e gjelbra, ndërtimi, shumë-
zimi, përhapja në natyrë
• Roli i algave në natyrë dhe në ekonominë e njeriut
140
• Kërpudhat, ndërtimi, mënyra e të ushqyerit, përhapja, shumëzimi,
klasifikimi
• Roli i kërpudhave në natyrë dhe ekonominë e njeriut
• Bashkëjetesa midis kërpudhave dhe algave - likenet
• Myshqet, ndërtimi i gametofitit dhe sporofitit te myshqet
Rezultatet e pritura
Në fund të kësaj përmbajtjeje mësimore nxënësit:
• kuptojnë ndërtimin e talusit të algave eukariote, kërpudhave, like-
neve si dhe ndërtimin e gametofitit dhe sporofitit te myshqet
• dinë të përshkruajnë mënyrën e të ushqyerit dhe analizojnë varian-
tet e shumëzimit të algave eukariote, kërpudhave, likeneve dhe
myshqeve
• dinë si klasifikohen dhe në çka bazohet klasifikimi i algave, kër-
pudhave, likeneve dhe myshqeve
• kuptojnë se likenet janë simbiozë e kërpudhave dhe algave
• ndërlidhin rolin e bimëve jovaskulare në natyrë dhe ekonominë e
njeriut
• dinë se trupi i kërpudhës është një micel i përbërë nga hifet
• kuptojnë pse kërpudhat numërohen si mbretëri e veçantë e botës
së gjallë
• dinë për vështirësitë, por edhe përparësitë që u siguron bimëve
jeta në tokë
• zbatojnë përdorimin e likeneve si biomonitorë të ndotjes së ajrit
• dallojnë hifet, micelet dhe sporanget (me mikroskop) te myku i
bukës së mykur
• fitojnë shkathtësi e vlera dhe marrin qëndrim gjatë punës në labo-
rator e terren në pajtim me standardet (serioziteti, kujdesi, saktë-
sia, durimi, puna sistematike etj.)
Ndërlidhja
Përmbajtja e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje:
• me ekologjinë - në kuptim të njohjes së përhapjes së bimëve
jovaskulare në planet,
• me farmacinë - përdorimi i bimëve jovaskulare për prodhimin e
antibiotikëve
• me paleontologjinë - në kuptim të njohjes së filogjenise së bimëve
jovaskulare.
141
• Me biosistematikën - në kuptim të klasifikimit dhe të emërtimit
shkencor të bimëve jovaskulare.
Tërësia mësimore:
FIERNAT, BIMËT ME LULE OSE FARË (SPERMATOPHYTA)
Objektivat specifikë
Nxënësit duhet:
• të përcaktojnë karakteristikat e përgjithshme të grupeve të mëdha
të bimëve vaskulare nëpërmjet përfaqësuesve tipikë
• të dallojnë përfaqësuesit e farëzhveshurave nga përfaqësuesit e
farëveshurave,
• të dallojnë përfaqësuesit e bimëve njëthelbore nga bimët dythel-
bore
• të kuptojnë ndërtimin, përhapjen dhe ciklin e zhvillimit të fiernave
dhe të spermatofiteve
• të njihen me ndërtimin, simetrinë dhe diagramin e lules,
• të dallojnë llojet e ndryshme të fryteve
• sqarojnë ndërlidhjen e shtazëve dhe bimëve gjatë përhapjes së
frytave
• të kuptojnë shkaqet e ndarjes së farëveshurave në njëthelbore dhe
dythelbore
• të dinë të determinojnë bimët vaskulare përmes çelësave të
thjeshtë për determinim
• të ndërlidhin përvojat nga klasat e mëparshme në një tërësi
Përmbajtja programore
• Fiernat si bimë të larta
• Ndërtimi, përhapja dhe cikli i zhvillimit të fiernave në shembullin
e Polipodiun vulgare
• Fiernat izospore dhe heterospore
• Karakteristikat e përgjithshme bimëve spermatofite
• Farëzhveshurat (Coniferophytina dhe Cycadophytina. Fam.
Pineaceae,Cupresaceae dhe Taxaceae)
• Farëfshehurat (Magnoliophytina).
• Dikotiledonet. Fam.Rosaceae, Prunoideae, Maloideae, Fabaceae
Lamiaceae, Brasicaceae, Salanaceae, Asteraceae
142
• Monokotiledonet. Fam. Liliaceae. Fam.Poaceae-Graminae.
• Cikli i zhvillimit të farëzhveshurave në shembullin e pishës së
bardhë (Pinus silvestris) dhe të farëveshurave në shembullin e…
• Lulja, ndërtimi, simetria, formula dhe diagrami i lules
• Polenizimi, frytnimi, fara, fryti, ndarja e fryteve
• Punë laboratorike. Ndërtimi anatomik i gjethit (i misrit, i vosh-
trës), kërcellit (i blirit, i misrit), i rrënjës (i qepës, i kungullit), for-
mula e lules dhe lulesat
Rezultatet e pritura
Nxënësit:
• kuptojnë ngjashmëritë dhe dallimet në ciklin e zhvillimit të
myshqeve dhe të fiernave
• kuptojnë pse fiernat u përkasin bimëve të larta
• analizojnë ciklin e zhvillimit të fiernave, të farëzhveshurave dhe
farëveshurave
• identifikojnë dallimet thelbësore sa i përket ndërtimit të lules së
bimëve farëzhveshura dhe farëveshura.
• analizojnë veçoritë në bazë të së cilave dallohen bimët monoko-
tiledone dhe dikotiledone dhe klasifikojnë disa prej tyre deri në
nivel të familjes
• kuptojnë si formohet fryti dhe dallojnë llojet e fryteve
• përmendin disa lloje bimore sipas vlerave përdoruese
• kuptojnë rëndësinë e frytnimit artificial për fisnikërimin e bimëve
• dallojnë ndërtimin e organeve vegjetative (p.sh. kërcellit) të bimë-
ve njëthelbore dhe dythelbore
• kuptojnë se në ciklin e zhvillimit të spermatofiteve haset ndërrimi
i gjeneratave, por me pak përjashtime uji nuk është i nevojshëm
• dinë se sporofiti i bimëve me farë është i ndarë në organe vegje-
tative (kërcell, rrënjë dhe gjeth)
• definojnë termat polenizim, frytnim, farë, fryt
• krahasojnë se cilave qeliza të ciklit të zhvillimit të fiernave i për-
gjigjen kokërrzat e polenit,
• emërtojnë disa fierna të vdekur dhe kuptojnë shkaqet e zhdukjes
së tyre
143
Ndërlidhja
Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje:
• me anatominë, morfologjinë, fiziologjinë, biokiminë, gjenetikën ,
në kuptim të ndihmës që i japin këto disiplina botanikës për të
kuptuar proceset jetësore dhe për të klasifikuar llojet bimore
• me ekologjinë, në kuptim të njohjes së përhapjes së bimëve në
Tokë në planin vertikal dhe horizontal
• me mjekësinë, pylltarinë, bujqësinë, në kuptim të njohjes së bimë-
ve mjekësore, bimëve më rëndësi ushqimore, ekonomike etj.
• me bionikën, bioarkitekturën, aplikimi i modelit të organizimit
trupor të bimës në ndërtimtari
Tërësia mësimore:
SHTAZËT NJËQELIZORE - PARASHTAZORËT
Objektivat specifikë
Nxënësi duhet:
• të kuptojë specifitetin e organizimit qelizor të parashtazorëve
• të njohë funksionin e organeleve qelizore
• të analizojë format e shumëzimit të parashtazorëve
• të kuptojë mënyrën e jetës se parashtazorëve dhe larushinë e
llojeve të tyre
• të emërtojë disa parashtazorë
• të dallojë llojet që shkaktojnë sëmundje te njeriu
Përmbajtja programore
• Organizmi trupor i parashtazorëve - qeliza
• Krahasimi i funksionit të organeleve qelizore me organet e
organizmave të lartë
• Mënyra e të ushqyerit; heterotrofe, autorofe
• Lëvizja e parashtazorëve; ciliet, kërbacet, pseudopodet
• Shumimi; seksual dhe aseksual
• Format parazite
• Klasifikimi
144
Rezultatet e pritura
Nxënësi:
• kupton se parashtazorët janë organizma njëqelizorë që jetojnë kry-
esisht në ujëra të ëmbla
• krahason funksionin e organeleve qelizore; citostomit me gojën,
vakuolës kontraktile me veshkat, cilieve, flageleve dhe pseudopo-
deve me organet për lëvizje te kurrizorëve
• di se numri më i madh i parashtazorëve është heterotrof (ushqehen
me baktere, alge njëqelizore), por ka edhe lloje autorofe
• di se krahas formave të lëvizshme, ekzistojnë edhe forma kolo-
niale
• përshkruan se si kryhet shumëzimi aseksual dhe seksual i para-
shtazorëve
• emërton llojet që shkaktojnë sëmundje te njeriu (Triponosoma,
Plazmodium)
• përshkruan si shfaqet sëmundja e malaries
• di se parashtazorët përfshijnë një numër të madh të llojeve që janë
grupuar në katër klasë: Sarcodina, Flagelata, Sporozoa dhe Cilio-
phora.
Ndërlidhja
Kjo temë ndërlidhet me sistematikën, ekologjinë, citologjinë, para-
zitologjinë etj.
Tërësia mësimore:
GRUPET MË TË RËNDËSISHME TË AVERTEBRORËVE
Objektivat specifikë
Nxënësi duhet:
• të dijë për karakteristikat e përgjithshme dhe organizimin trupor
të grupeve kryesore të avertebrorëve
• të kuptojë format e shumëzimit të grupeve kryesore të averte-
brorëve
• të njohë veçoritë e klasave kryesore të avertebrorëve
• të zbatojë parimet e biosistematikës në klasifikimin e insekteve
145
• të njohë grupet e dobishme dhe të dëmshme të avertebrorëve për
njeriun dhe ekonominë e tij
• të ketë qëndrim etik, përgjegjës dhe respekt ndaj botës së gjallë
Përmbajtja programore
• Pasqyrë e përgjithshme e organizmit trupor, përhapjes, shumëzi-
mit, të klasifikimit të grupeve më të rëndësishme të avertebrorëve
• Shpuzorëve(Spongia)
• Krimbave të shtypur
• Skrrajave cilindrike
• Skrrajave unazore
• Nyjorëve
• Molusqeve
• Gjemborëve
• Grupet më pak të njohura të avertebrorëve (si Bryozoa, Rotatoria
etj.)
Rezultatet e pritura
Nxënësi :
• di për veçoritë themelore të organizimit trupor të shpuzorëve, gry-
korëve, krimbave të shtypur, skrrajave cilindrike dhe unazore, ny-
jorëve, molusqeve dhe gjemborëve
• krahason mënyrën e jetës dhe format e shumëzimit (seksual, ase-
ksual) te klasat e ndryshme të pakurrizorëve nëpërmjet përfaqë-
suesve tipikë
• kupton zhvillimin direkt dhe indirekt (me metamorfozë) dhe di të
emërtojë larvat te grupet e ndryshme të avertebrorëve (si zoea,
nauplius, trohofora etj.)
• definon termat: gonohorist, hermafrodit, partenogjenezë
• analizon sistemin e organeve shqisore, frymëmarrëse, qarkullimit
të lëngjeve trupore, ekskretimit, lëvizjes, sistemin nervor te klasat
e ndryshme të avertebrorëve
• kupton termat mezogle, mezodermë, celom, pseudocel, kitin, ku-
tikulë, polip meduzë etj.
• kupton rëndësinë e disa llojeve të avertebrorëve për ekonominë
dhe jetën e njeriut (bletëve, krimbit të mëndafshit, guacave, kër-
minjve, ushunjëzave etj).
146
• di se nga disa avertebrorë (p.sh. morrat e bimëve, miza spanjolle
etj.) fitohen preparate cilësore kozmetike dhe farmakologjike
• emërton llojet e avertebrorëve që shkaktojnë sëmundje (tremato-
det, cestodet, nematodet) ose bartin sëmundje te njeriu (insektet -
mizat, morrat, rriqrat -ethet hemoragjike etj.)
• dallon grupet themelore të insekteve
• kupton se insektet bimëngrënëse i shkaktojnë dëme të mëdha: buj-
qësisë, pylltarisë, pemëtarisë, vreshtarisë, kopshtarisë etj.
• zbaton metodën apesticide(luftën biologjike) kundër insekteve
dëmtuese
• di se kriter për klasifikimin e insekteve në kategori të ulëta merret:
forma dhe ndërtimi i krahëve, ndërtimi i aparatit gojor, mënyra e
shumëzimit
• kupton se insektet janë grupi më i përhapur me lloje në botën e
gjallë që banojnë tri mediumet jetësore;ujin, tokën dhe ajrin
Ndërlidhja
Kjo temë mësimore ka ndërlidhje me sistematikën, anatominë, filo-
gjeninë, ekologjinë, parazitologjinë etj.
PUNËT PRAKTIKE
Me punë praktike kuptojmë veprimtaritë që kryejnë nxënësit në
natyrë dhe në laborator. Këto punë kryhen me qëllim të konkretizimit të
pjesës teorike të lëndës.
Detyrat dhe ushtrimet për punë praktike (që duhet të kryhen në grupe
ose individualisht) janë të lidhura me përmbajtjen e lëndës, prandaj për
kryerjen e tyre nuk kërkohet njohuri jashtë përmbajtjes së lëndës për këtë
vit. Ushtrimet janë relativisht të thjeshta dhe të realizueshme për një orë.
Nuk është vështirë të udhëhiqet me veglërinë e paraparë për ushtrime.
Për kryerjen e ushtrimit kërkohet nga nxënësi seriozitet, kujdes,
saktësi, durim dhe punë sistematike .Nëse ushtrimi nuk ka sukses herën e
parë, nuk duhet humbur durimin, por duhet përsëritur ushtrimin më me
shumë kujdes.
Nxënësi për të qenë i suksesshëm në punë praktike duhet të kuptojë
metodat e punës praktike, zotërojë shkathtësitë për manovrim me veg-
lërinë (aparatet, instrumentet) laboratorike dhe të sillet në pajtim me
udhëzimet për sjellje në laborator apo terren etj.
147
PRAKTIKUMI
Në mësimin e biologjisë për klasën X nxënësi duhet :
• të njohë rregullat e sjelljes gjatë punës në laborator dhe në terren-
ekskurzionet shkencore
• të demonstrojë ndërtimin e algave njëqelizore (algës së shiut) me
mikroskop
• të zotërojë teknikën e përgatitjes së preparateve mikroskopike, të
përkohshme dhe afatgjata
• të zbatojë teknikën për përpunim fizik dhe kimik të materialit për
mikroskopim (ngjyrosja, fiksimi i mikropreparateve)
• të vrojtojë me mikroskop hifet, micelet dhe sporangjet te myku i
përgatitur nga buka, molla apo dardha e mykur etj. Vizaton hifet,
micelet, sporanget dhe krahason me vizatim
• të shohë me mikroskop tharmin e bukës. Vizaton qelizat e tharmit
të bukës që vërehen në fushën vizive të mikroskopit dhe krahaso-
hen me vizatim
• të shohë me mikroskop bakteret e marra me rrëmojëse nga dhëm-
bët e njeriut, apo nga substratet ushqyese (natyrore dhe artificiale)
të përgaditura enkas për kultivim të baktereve
• në mikropreparate të gatshme të njihet me ndërtimin primar të rrë-
njës, të kërcellit dhe ndërtimin e ndërlikuar të gjethit të bimëve
spermatofite, monokotiledone dhe dikotiledone
• të njohë ndërtimin e lules (me ndihmën e llupës) në material na-
tyror (lulet e qershisë, të dredhëzës, të vjollcës, të kaçes, të kum-
bullës)
• të koleksionojë forma të ndryshme të fryteve dhe farave të bimëve
që rriten afër shkollës dhe në bazë të dukjes gjykon si shpërn-
dahen ato
• në material natyror të njihet me parimet themelore të klasifikimit
të bimëve
• në bazë të luleve të mbledhura të qershisë, të mollës, të dardhës, të
ftoit etj., të caktojë llojin, gjininë dhe familjen e këtyre bimëve.
Në mungesë të materialit të freskët mund të përdorë edhe bimët e
herbarit, e në instancë të fundit edhe fotografitë e luleve të këtyre
bimëve
• arsimtari udhëzon nxënësit për përdorimin e çelësave për deter-
minim të bazuar në karaktere diagnostiko .Nxënësi përdor çelësin
e vogël për determinim të farëzhveshurave, familjes së halorëve.
148
• të determinojë farëveshurat. Cakton përkatësinë e disa familjeve të
klasës së monokotiledoneve me ndihmën e çelësit të vogël.
• të determinojë dikotiledonet drunore me ndihmën e çelësit të
vogël
• të determinojë disa llojeve të familjes së Fluturoreve me lule të
bardha dhe të verdha me ndihmën e çelësit të vogël
• të determinojë kërpudhat. Përdor çelësin për determinimin e kër-
pudhave më të përhapura në natyrë,
• të vrojtojë (me llupë ose mikroskop) parashtazorët: parameciumin,
amebën, (në infuzum të përgatitur nga sana, ose gjethi i ndonjë bi-
me që një kohë të gjatë ka qëndruar ne ujë moçali, kënete. Proce-
durën e mëtejme e sqaron arsimtari), ose kërbaçorit të gjelbër në
ujin e gjelbër ëndonjë moçali
• të bëjë diseksionin e skrrajës së shiut, analizon ndërtimin e jash-
tëm dhe të brendshëm të saj
• të analizojë ndërtimin e jashtëm dhe të brendshëm të gaforreve
(gaforres së lumenjve) dhe insekteve (bletës).
149
BIOLOGJI 2 orë në javë, 74 orë në vit
Gjimnazi – Matematikë dhe Informatikë
Gjimnazi i Përgjithshëm
ORGANIZIMI I PËRMBAJTJES MËSIMORE
Nr. TËRËSITË MËSIMORE Orë mësimi %
1 Biologjia e qelizës 6 8.10
2 Metabilizmi qelizor 10 13.51
3 Indet, organet dhe sistemet organike 10 13.51
4 Trashëgimia-kuptimet themelore 18 24.32
Biologjia e zhvillimit-zhvillimi
5 individual i njeriut 15 20.27
6 Punë praktike në laborator dhe terren 10 13.51
7 Orë në dispozicion 5 6.75
8 Numri i përgjithshëm i orëve 74 100
Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS
Objektivat specifikë
Nxënësit duhet:
• të kuptojnë termin biologji dhe pozitën e biologjisë në sistemin e
shkencave natyrore dhe shoqërore;
• të kuptojnë se gjallesat janë të ndërtuara nga qelizat;
• duke njohur përbërjen fiziko-kimike të qelizës, të kuptojnë
kontinuitetin e botës së gjallë;
• të dinë për formën, madhësinë dhe arkitekturën e qelizës;
• të njihen me themeluesit e teorisë qelizore;
• të dallojnë qelizat prokaryote dhe eukaryote, pra të kuptojnë
evolucionin e qelizës;
• të kuptojnë dallimin ndërmjet qelizave bimore dhe shtazore;
• të njihen me strukturën, infrastrukturën qelizore dhe funksionin e
tyre.
150
Përmbajtja programore
1. Qeniet e gjalla janë të ndërtuara nga njësia elementare strukturale
e jetës-qeliza.
2. Për studimin e qelizës shfrytëzohen metodat përkatëse: mikrosko-
pike, citofiziologjike, mikrokirurgjike, kulturat e qelizave etj.
3. Përbërja kimike e qelizës përfaqësohet nga komponenta inorganike
(uji, kripërat minerale) dhe organike (proteinat, karbohidratet,
yndyrat, acidet nukleike, vitaminat).
4. Organizimi dhe funksionimi i strukturave të qelizës (mitokondriet,
ribosomet, plastidet, aparati i golgjit, centrozomi, mezozomi etj).
5. Tipat e organizimit qelizor: qelizat pa bërthamë të diferencuar dhe
qelizat me bërthamë të diferencuar.
6. Ndryshimet degjenerative në qelizë-shkaqet dhe pasojat.
Rezultatet e pritura
Në fund të klasës X nga kjo përmbajtje mësimore nxënësi:
- kupton d


Use: 0.0607