• CIKLI I TË MËSUARIT


  •   
  • FileName: Learning cycle in teaching biology ALB.pdf [read-online]
    • Abstract: CIKLI I TË MËSUARITNGA LËNDA E BIOLOGJISËDORACAKPËR TRAJNIMIN E ARSIMTARËVE TË BIOLOGJISËNË ARSIMIN FILLORKomponenta për përmirësimin (përparimin) e arsimit nga matematika dhe grupi i lëndëve

Download the ebook

CIKLI I TË MËSUARIT
NGA LËNDA E BIOLOGJISË
DORACAK
PËR TRAJNIMIN E ARSIMTARËVE TË BIOLOGJISË
NË ARSIMIN FILLOR
Komponenta për përmirësimin (përparimin) e arsimit nga matematika dhe grupi i lëndëve
të shkencave natyrore, realizohet në mbështetje teknike të Universitetit në Indiana
CIKLI I TË MËSUARIT
NGA LËNDA E BIOLOGJISË
DORACAK
PËR TRAJNIMIN
E ARSIMTARËVE TË BIOLOGJISË
NË ARSIMIN FILLOR
Materialet për këtë trajnim
janë të përgatitura me ndihmë teknike
dhe profesionale nga Universiteti në Indiana
Ky doracak është finansuar nga populli amerikan nëpërmjet të Agjencionit të SHBA për
zhvillim ndërkombëtar – USAID Maqedonia, në suaza të Projektit për Arsim Fillor të cilën
e realizon Akademia për zhvillimin e arsimit (AED) në bashkëpunim me Qendrën
Maqedonase për Arsimim Qytetar (MCGO) dhe Universitetin në Indiana.
Materialin e përgatiti:
Svetlana Brasnarska
Vaska Kocik
Redaksia profesionale:
Anica Aleksova
Terry Masson
Përkthimi:
Reshat Ramadani
Përgatitja grafike:
Biljana Mihajllovska
Materiali është bazuar në doracakun përgatitur nga Dr Charles Barman, Classroom Materials
for Teaching - Learning Science, është përdor për trajnim të trajnuesve në Projektin për shkollat
fillore, korrik 2007
Qëndrimet e autorëve të thëna në këtë doracak nuk i shprehin qëndrimet e Agjencionit të SHBA
për zhvillim ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
HYRJE
Nevojat për të analizuar, reviduar dhe modernizuar gjendjen në arsim, në kuadër
të sistemit tonë arsimor, kohëve të fundit janë në lidhje të ngushtë me tendencat që të
përparohet arsimi fillor ten ne, adekuat me marëdhëniet shoqërore dinamike, marëdhë-
nieve sociale dhe ekoonomike. Poashtu, në kohën e revolucionit komunikues, është e
domodoshme TIK të jetë katalizator në transformimin e arsimit, por jo edhe çelës për
ndryshimet në arsim. Për këto arsye, është shqyrtuar se në ndryshimet e sistemit arsi-
mor te ne (sjellja dhe aplikimi i rregullativës së re, koncepcioni i ri për arsimin fillor, për-
punimi i planeve të reja arsimore dhe programe të reja / të inovuara, patjetër t`u para-
prijnë përgatitjet profesionale dhe organizative të orientuara kah pjesët e veçanta të sis-
temit (mes të cilave janë edhe ato metodiko-didaktike), me të cilat nëpër shkollat do të
krijohen parakushtet për sjellje të suksesshme të ndryshimeve madhore në pjesën më
të rënësishme të sistemit- mësimit.
Në drejtim të sigurimit të ndihmës në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë,
në vitin 2006, Agjencioni për zhvillim ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
(USAID) për Maqedoni filloi një project të ri pesëvjeçar, të quajtur si proekti për zhvilli-
min e arsimit fillor (PEP). Në PEP do të përfshihen të gjitha shkollat fillore në Maqedoni,
kurse qëllimet e proektit janë: përmirësimi i cilësisë së arsimit; zmadhimi i aftësife pu-
nuese te të rinjtë; zmadhimi i qasjes në kompjutor dhe integrimi i shfrytëzimit të tekno-
logjive informativo kompjutorike në të gjitha lëndët mësimore; përparimi i mësimit nga
matematika dhe lëndëve natyrore dhe përmirësimi i vlerësimit në nivel të shkollës me
qëllim të stimulimit dhe përmirësimit të cilësisë së mësimit.
Njëra prej katër komponentave të PEP-it është komponenta: Përparimi i mësimit
në matematikë dhe grupin natyror të lëndëve, në kuadër të së cilës do të ndërmirren
aktivitete aktivitete për përparimin e mësimit që të aftësohen nxënësit për vështrim
kritik që do t`u ndihmojë të arrijnë suksese në ekonominë globale të bazuar në dituri, që
të përkrahet zhvillimi professional i arsimtarëve dhe të krijohen burime për të mësuar
perms proekteve
Gjatë 5 viteve të ardhshme PEP ndërmerr aktivitete në këto lëmi vijuese:
Përmirësimi i programeve arsimore
PEP do të sigurojë ndihmë profesionale, hulumtime, modele dhe përkrahje për
përmirësimin e programeve arsimore nga matematika, fizika kimia, biologjia
dhe gjeografia, të cilat do të udhëzojnë kah ajo që nxënësit të përfitojnë shka-
thtësi adekuate nga arsimimi të nevojshme për të qenë të suksesshëm.
Përgatitja e doracakëve dhe materialeve digjitale dhe të shtypura
Aktivitet i rëndësishëm në të cilin do të punojë PEP komponenta për përmirë-
simin e mësimit nga matematika dhe shkencat natyrore është rritja e kompe-
tencave të arsimtarëve për kreacion të burimeve përkatëse për mësim. Së
bashku me partnerët, antarët e grupeve punuese dhe TIK komponentës do të
identifikohen burime të ofrueshme për matematikë dhe grupin e lëndëve na-
tyrore, përmbajtje që kanë qasje për gjuhët arsimore në Maqedoni dhe buri-
me pa pagesë nga interneti të cilat mund të adaptohen dhe përkthehen. PEP
do të ndihmojë në zhvillimin e përmbajtjeve digjitale të cilat do të jenë të ofru-
ara pa pagesë të gjitha shkollave.
5
Cikli i të mësuarit nga lënda e biologjisë
Trajnimi i kuadrit arsimor
PEP do të aftësojë trajnues (profesorë të fakulteteve arsimore, Kshilltarë
nga Byroja për zhvillimin e arsimit dhe arsimtarë) dhe të gjithë arsimtarët
nga lëndët përkatëse, për planifikimin, përgatitjen dhe aplikimin e metodave
aktive të mësimdhënies dhe të të, sikurse të mësuarit perms zgjidhjes së
problemeve, hulumtimit dhe të mësuarit perms punës nëpër projekte.
Përkrahje të zhvillimit të vazhdueshëm professional të kuadrit arsimor
Përmes kombinimit të modeleve kaskade të trajnimit dhe trajnime në nivel të
shkollës. PEP do t`u ndihmojë aktiveve të arsimtarëve nga matematika dhe
shkencat natyrore perms përgatitjes së propozim programeve dhe aktivitete-
ve të cilat do ta përkrahin zhvillimin professional të arsimtarëve në nivel të
shkollës.
Vlerësim formues më cilësor
Së bashku me PEP komponentën për përparimin e mësimit formues, do të
trajnohen arsimtarë nga matematika, fizika, kimia, biologjia, gjeografia, për
përgatitjen dhe shfrytëzimin e detyrave të cilat masin shkathtësi dhe aftësi
për zgjidhjen e situatave problematike dhe hulumtime.
Në kuadër të PEP, përveç trajnimeve – arsimtarëve do t`u sigurohet përkrahje në
proçesin e aplikimit të njohurive të posafituara dhe shkathtësive gjatë punës me
nxënësit. Këtë përkrahje arsimtarët do ta marrin nga inspektorët e Inspektoratit
Shtetëror të arsimit, këshilltarët nga BZHA, trajnuesit, mentored nga partnerët për trajn-
im, të cilët do t`u ndihmojnë perms përfjelljes së rregullt dhe evaluimit të arsimit dhe të
të mësuarit.. PEP poashtu do të përcjellë dhe informojë për suksesshmërinë në përcjell-
jen e praktikës së re nëpër shkolla. Ky është trajnim i pare i arsimtarëve të biologjisë të
shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë. Trajnimi është orientuar në përpunimin
dhe aplikimin e Ciklit të të mësuarit në katër faza, faza1, si model didaktik i cili siguron
qasje të orientuar kah nxënësi perms zbulimit, të mësuarit dhe zhvillimit të nocioneve
dhe përmbajtjeve nga biologjia perms hulumtimit dhe eksperimentimit2.
1
Pjesë nga ky material janë drejtpërsëdrejti të marura nga Classroom materials for teaching and learning
science, Charles R. Barman, Indiana University School of Education, Indianapolis, IN.
Dr Charles Barman është konsulltant nga Universiteti në Indijana për USAID/ prjektin për mësim fillor
2
Më shumë për formimin dhe zhvillimin e termeve si dhe zhvillimet e periudhave te nxënësit lexoni
në materialin për trajnim të trajnuesve - Përmisimin e të mësuarit nga grupa e lëndëve natyrore.
6
Tema 1
ARSIMI CILËSOR
ARSIMI CILËSOR
„Qëllimi kryesor i kësaj didaktike tonë le të jetë: të kërkohet gjetja e mënyrës
që arsimtarët më pak të ligjërojnë, kurse nxënësit më tepër të mësojnë“
- Jan Amos Comenius
Nga burimet teorike me nocionin "arsim cilësor" mund të gjenden një mori defini-
cionesh dhe formulacionesh, me shumë karakteristika. Sigurisht se secili arsimtar ka pi-
këpamjet e veta për arsimin cilësor, ato mes vete nuk dallohen aq shumë.
Megjithatë, këtu duam të përkujtojmë në pikëpamjen se procesi arsimor duhet të
trajtohet si sistem i ri dinamik, në të cilin, jo vetëm që është i kyçur nxënësi, por edhe
arsimtari punon mirë.
Për tu kuptuar më mirë arsimi cilësor, do të përmendim disa shembuj (nga Chicke-
ring & Gamson’s), me karakteristikat vijuese të arsimit cilësor:
- nxitë lidhjen mes nxënësve dhe përmbajtjeve për mësim;
- nxitë gara mes nxënësve;
- nxitë mësim aktiv;
- jep përgjigje kthyese të shpejtë të nxënësve;
- zhvillohet në kohë të planifikuar për detyra dhe aktivitete;
- vendos rezultate komunikative të larta;
- siguron respektimin e dhuntive të dallueshme dhe mënyrave të mësimit.
8
1.1
BAZAT DIDAKTIKO-METODIKE
PËR PËRPARIMIN
E ARSIMIT
Arsimi cilësor bashkëkohor mund të paraqitet me skemë për karakteristikat më
esenciale. Megjithatë, kjo skemë nuk mund ta paraqesë kompleksshmërinë e tërësish-
me të procesit arsimor të suksesshëm, por paraqet renditjen e zakonshme të operacio-
neve dhe veprimeve. Viteve të fundit, burimet teorike dhe praktike në këtë temë me të
vërtetë janë të pashterrshme.
MËSIMI AKTIVITETI PUNA
INDIVIDUAL EKIPORE
ARSIMI
MOTIVIMI INTEGRIMI
CILËSOR
SOCIALIZIMI ZGJIDHJE PROBLEMI
INTERAKCIONI (HULUMTIMI)
Arsimi bashkëkohor cilësor ngërthen të gjitha format e mësimdhënies dhe të më-
suarit që nxisin aktivitet të përhershëm kreativ të nxënësit dhe kushtëzon zhvillimin in-
telektual, emocional dhe fleksibilitet social të nxënësit. Prej këtu, si pikënisje është pari-
mi themelor se nxënësi mund të vijë deri te dituritë e përdorshme vetëm përmes mundit
vetanak për njohuri. Për këtë arsye, të mësuarit në procesin e arsimit nuk guxon të për-
kufizohet në ndëgjim, vështrim, të mbajtur mend dhe reprodukim (në atë që mësimdhë-
nësi e paraqet dhe e tregon). Kjo d.m.th. se mësimi nuk është proçes i njëkahshëm i
marëdhënieve dhënës-marrës mes arsimtarit dhe nxënësit.
Mësimdhënësi duhet ta përgadisë, të sigurojë, nxisë dhe orientojë përfitimin
kreativ të diturisë. Gjegjësisht, ai përgaditet sa dhe si të orientojë dhe arsimojë. Nxënësit
duhet sa më me sukses të futen në atë proces dhe deri te të vërtetat shkencore të arri-
jnë me punën vetanake dhe intelektuale hulumtuese, por jo me memorimin e rezultat-
eve të gatshme nga aktiviteti hulumtues i huaj.
Teoria dhe praktika bashkëkohore pedagogjike nisen nga teza se: shkolla është e
krijuar për shkak të nxënësve, jo anasjelltas. Kjo tezë kushtëzon që arsimi të bazohet
në dituritë, interesimeve dhe përvojave të nxënësit, gjë që ndryshojnë dhe përmirëso-
hen me zhvillimin e tij në shkollë.
Sot, në teoritë e shkencave që merren me arsimin (pedagogjia, metodika, didak-
tika, psikologjia) dominon qëndrimi se dituria stabile, e vërtetë, nuk nund të përvetëso-
het në mënyrë të gatshme, të njejtën gjë e potencojnë edhe arsimtarët me përvojë. Në
arsimin bashkëkohor të orientuar, barra e punës zhvendoset nga nxënia e diturive të
gatshme, kah procesi i përfitimit të diturive. Gjatë kësaj pune, rroli i mësimdhënësit është
shumë më përgjegjës se sa gjatë mësimit tradicional, për arsyen se ai duhet ti zbulojë
interesimet e nxënësit, t`i përcjellë dhe t`i orientojë saktësisht.
Mësimi patjetër duhet të orientohet drejt aktivitetit të nxënësit,derisa arsimtari
duhet të “mbajë sa më pak që është e mundur mësim”, kurse të veprojë në atë mënyrë
që “nxënësi të zbulojë sa më tepër që është e mundur”.
9
Cikli i të mësuarit nga lënda e biologjisë
Që të arrihet kjo në shkencat e natyrës (biologji), mësimdhënësi dhe nxënësi, pat-
jetër duhet përcjellur rendin e veprimeve:
vështrim dhe shënim;
komunikim dhe bashkëpunim i hapur (interaktiv);
përcjellje, hulumtim, krahasim, eksperimentim;
aplikim i njohurive të fituara dhe përvojave në situata të reja;
krijimi i kushteve për mësim të pamvarur.
Këto ecuri, mes tjerash, mundësojnë zhvillim mental të drejtë (kognitiv, emocional)
dhe socializim të drejtë të nxënësit.
10
1.2
KUSHTET E NEVOJSHME
PËR ARSIM CILËSOR
Përkundër të asaj që presin të paudhëzuarit, për arsim cilësor nuk është vendim-
tare paisja maksimale tekniko-teknologjike, as numri i zvogëluar i nxënësve në klasë.
Megjithatë, aplikimi i suksesshëm i metodave të lloj-llojshme dhe ecurive, krahas
angazhimit individual të arsimtarit dhe nxënësit, kërkon edhe kushte specifike:
- programe arsimore në të cilat në mënyrë eksplicite janë potencuar qasjet;
e reja në arsimim:
- libra, doracakë, materiale të ndryshme didaktike, në të cilët kërkohet qartë
kuptimi/zgjidhja e rastreve problematike dhe ofrohen rrugëdalje në drejtim
të zgjidhjes së situatave problematike;
- mjete për mbikëqyrje dhe aparate (sikur edhe në arsimin tradicional);
- vlerësimi i mësimit si pjesë integrale e arsimit (informim i përhershëm për
përparimin, vetëvlerësim i përparimit);
- angazhim i nduarduarshëm cilësor i arsimtarit.
Arsimtari patjetër duhet t`i njohë mundësitë individuale dhe interesat specifike të
secilit nxënës që ta orientojë angazhimin e vet në përparimin e tij, duke nxitur origji-
nalitetin e ideve. Përfitimin e diturive duhet shikuar si proces, e jo si produkt (rezultat),
kurse nga arsimtari nuk kërkohet të mundësojë mbajtje mend të rezultateve, por pjes-
marrje në proçesin që shpie kah reyultatet, kah dituritë.
Sipas teorisë pedagogjike, arsimi cilësor përgaditet dhe realizohet me kombinim
të zgjedhur të metodave dhe formave për punë dhe ajo paraqet kompleks të rradhitjes
së ecurive dhe teknikave me të cilën e realizon qëllimin e saj: t‘a rrisë interesimin dhe
motivimin e nxënësve, pra, pozitivisht të ndikojë në zhvillimin e aftësive kognitive dhe
përfitimit të pavarur të diturive.
11
1.3
PRINCIPET E TË MËSUARIT
TË SUKSESSHËM
„Ekzistojnë gjëra që nuk mësohen shpejtë, dhe kështu, kohën e cila është
gjithçka që kemi, do të duhet me kujdes t‘ia përkushtojmë nxënies së tyre“
- Ernest Hemingway
Të mësuarit me përpjekjet vetanake intelektuale: Diturinë secili e përvetëson për-
mes aktiviteteve të shumëllojshme dhe e ngërthen në sistemin e tij të dijes, sipas lo-
gjikës së perceptimit dhe të logjikuarit vetanak. Ajo dituri, pasi qwë të jetë e ngërth-
yer në resurset individuale të njohurive paraprake dhe përvojave, në të vërtetë është
dituri aktivisht e përfituar. Ajo dallohet sipas cilësisë, përdorimit dhe përhershmërisë.
Ajo është dituri e cila nuk përfitohet në mënyrë të gatshme, porse vetëm përmes
mundit intelektual vetanak.
Zbulimi vetanak: Porosia praktike didaktike është, se diçka të cilën nxënësi mund ta
arrijë vetë, mos ti ipet në formë të gatshme, por të përdoren të gjitha mjetet që ai t’a
arrijë me mundim personal. Vetëm atherë, nxënësi do të mund dituritë e reja t’i apliko-
jë në ndonjë kontekst të ndryshëm, në situata të reja dhe të dallueshme dhe gjatë
zgjidhjes së problemeve të ndryshme. Në situatë të tillë, pyetjet habitëse: ku e kam
ndëgjuar këtë gjë? Vallë këtë dituri ta aplikoj tani, apo ta ruaj për orën e kimisë? – nuk
parashtrohen, sepse nuk është aspak me rëndësi se në cilën orë e ka përfituar atë
dituri, në orë të biologjisë ose të ndonjë lënde tjetër. Gjatë kësaj, theksohet rëndësia
e mëvetësisë, si parakusht i të mësuarit aktiv.
Zbulimi i të vërtetave: Në arsimin cilësor, nxënësi gjendet në pozicion të njejtë në
të cilën gjendet shkencëtari në raport me të vërtetat e reja shkencore, kështuqë mes
tyre nuk ka ndonjë dallim të madh. Përmbajtjet të cilat nxënësit i mësojnë, për ta për-
faqësojnë njohuri të reja shkencore dhe për këtë arsye, proçesi i përfitimit të diturive
në arsim ka shenja të zbulimit shkencor. Sigurisht që është e tepërt të theksohet se
në proçesin e “zbulimit të sërishëm” të të vërtetës shkencore udhëheq arsimtari, duke
kryer adaptime, didaktikë, ngadalësim dhe shkurtim të përmbajtjeve (pa të cilat pro-
çesi nuk është i mundshëm).
Nxënësi në pozicionin e subjektit në procesin arsimor: Ky princip është në përm-
bajtjen e bindjes së nxënësit se “unë mësoj”, e jo “më më mësojnë”. Në situatë të tillë,
nxënësi ka motiv të brendshëm shumë të fortë për përparim, i cili duhet të jetë në
mënyrë plotësuese i përforcuar me ndikime të ndryshme nga jashtë: lëvdërata, punë
në mjedis stimulativ, hapsira mirë të paisura etj. Në arsimin bashkëkohor, në procesin
e përfitimit të diturive, gjatë të mësuarit, nxënësi është pjesmarrësi më i rëndësishëm
në procesin arsimor, ai është subjekt. Ai është shkaku për procesin arsimor dhe pro-
dukti i tij.
Shfrytëzimi i përvojave dhe diturive paraprake: Arsimi cilësor bazohet në përvojat
dhe dhe dituritë me të cilat disponojnë nxënësit. Në arsimin bashkëkohor nuk fillohet
nga „pika zero”, porse në te ngërhehet përvoja e tërësishme e nxënësve (paranjohu-
ritë).
12
Tema 2
PLANIFIKIMI I ARSIMIT
PLANIFIKIMI I ARSIMIT
Njëra prej detyrave më të rëndësishme të arsimtarit është të parafytyruarit e proce-
sit arsimor në atë mënyrë që gjatë tij të punohet aktivisht në arritjen e qëllimeve të parash-
truara. Kjo gjë mund tëarrihet vetëm nëse rregullisht dhe në mënyrë cilësore e planifikon
dhe përgatitë realizimin e arsimit.
Planifikimi dhe përgaditja e arsimit:
ndihmon më qartë të definohen qëllimet e tij;
mundëson kontrollim më të madh të qëllimeve dhe në bazë të kësaj edhe
përcaktim të prioriteteve në realizimin e tyre;
nxitë të menduarit sistematik në atë se si duhet realizuar qëllimet;
mundëson udhëheqje me ndryshimet e dëshiruara dhe në këtë drejtim të
udhëhiqen aktivitetet e arsimtarit dhe nxënësit;
ndihmon në mënyrë efikase të përcaktohet koha, mënyra dhe kriteret për
kontrollimin e shkallës së të arriturave të qëllimeve/detyrave;
mundëson që arsimtari të përjetojë ndjenjën e kompetencës profesionale, por
edhe të vërtetojë përgjegjësi personale ose grupore për arritjen e qëllimeve;
kontribuon për koordinim me kohë dhe më të mirë dhe korelacion me
mësimin në lëndët tjera.
Planifikimi i arsimit dhe përgaditjet për realizimin e tij, mundësojnë zhvillimin e tij
pa vështirësi, e jo vendimet momentale, edhepse paraprakisht nuk është e mundur gjith-
çka të parashikohet.
Planifikimi dhe përgaditja e arsimit mund të realizohet për periudhë kohore më të
shkurtë ose më të gjatë, të jetë e detajizuar ose globale, të përfshijë vetëm pjesë nga
përmbajtjet dhe qëllimet ose t`i përkasë tërë programit. Duke i pasur parasysh këto ka-
rakteristika, mund të flitet për tre lloje të planifikimit dhe përgaditjes së arsimit: për tërë
vitin shkollor (programi arsimor); për kohë të caktuar nga viti shkollor (për pjesë të përm-
bajtjeve-temave) dhe për njësi mësimore në veçanti (për një ose blok-orësh) gjë që pë-
faqëson enkas planifikim operativ të nivelin realizues.
Secila prej llojeve të përmendura të planifikimit ka përdorim saktësisht të përcak-
tuar prej nga edhe del struktura e tij (përmbajtja).
14
2.1
PLANIFIKIMI VJETOR
(GLOBAL) I ARSIMIT
Para se të rrekemi në përpunimin e planit vjetor për arsim nga ndonjë lëndë e cak-
tuar, nevoitet:
Të analizohet programi arsimor, që nënkupton: parashtrimin e qëllimit
që duhet të arrihet në përfundim të realizimit të programit, vërtetimi i korela-
cioneve horizontale të mundshme dhe të patjetërsueshme të qëllimeve me
lëndë tjera, si dhe analizim i hollësishëm i përmbajtjeve në program, struk-
turimi i tyre nëpër tema (tërësi ose lëmi).
Të kontrollohen kushtet objektive, në të cilat do të realizohet mësimi dhe
të cilat në mënyrë deirekte ose indirekte ndikojnë në zhvillimin e tij dhe në
rezultatet. Kjo i përket hapsirës (mësojtore, kabinete, punëtori, laboratore
etj.), paisjet, furnizimi me mjeteve mësimore, me libra, burime tjera për
mësim dhe materiale harxhuese.
Të njoftohen nxënësit, si pjesmarrës dhe subjekt në realizimin e procesit
arsimor.
Të vërtetohet bashkëpunimi me kolegët të cilët me nxënësit e njejtë zhvi-
llojnë mësimin nga lëndët tjera ose lëmi tjera, kurse mes vete janë në lidhsh-
mëri ose mund të ndërlidhen.
Të bëhet rikthimi ose analiza e punës së tij në vitin shkollor paraprak dhe
në bazë të kësaj të planifikohet përsosja personale dhe vendimet e mund-
shme didaktike dhe inovimet në planin global.
Pas përgatitjeve të kryera, arsimtari përpunon planin vjetor global për mësim, para
ose në fillim të vitit mësimor.
15
2.2
PLANIFIKIMI
TEMATIK NË ARSIM
Përfaqëson lidhje ndërmjet planifikimit vjetor (global) dhe planifikimit dhe përgatit-
jes enkas për orë mësimore (njësisë mësimore). Përfshinë një tërësi më të gjerë të rrum-
bullaksuar nga programi, gjegjësisht disa ose më shumë orë mësimore, realizimi i të ci-
lave shpie kah ndonjë qëllim etapor. Planifikimi dhe përgatitja e tij, në realitet është ope-
racionalizim i mëtutjeshëm i qëllimeve/detyrave dhe strukturim i paramenduar i përmba-
jtjeve të tërësisë tematike. Në këtë planifikim është e udhës që arsimtari t`i kyçë edhe
nxënësit.
Struktura e përgatitjes tematike dhe planit është e ngashme me atë të planifikimit
vjetor.
16
2.3
PLANIFIKIMI
I NJËSISË MËSIMORE
Njësia kohore themelore në procesin arsimor është ora mësimore. Ora mësimore
mund të llogaritet si proces më i shkurtë i të mësuarit, gjatë të cilit nxënësit përfitojnë
dituri, shprehi, shkathtësi, e zhvillojnë të menduarit, e zhvillojnë vullnetin, formojnë qënd-
rime dhe reaksione emocionale etj. Në njësinë e tillë kohore të procesit arsimor, arsim-
tari duhet:
t`a zgjidhë kundërthënien mes qëllimeve të parashtruara dhe kushteve mate-
rialo-teknike;
të sigurojë lidhshmëri maksimale të qëllimeve, përmbajtjes, mjeteve mësi-
more, format sociologjike të punës arsimore, metodat arsimore dhe ecuritë
për kontrollimin e rezultateve të arritura;
të sigurojë bashkëpunim maksimal me nxënësit dhe të nxisë dhe përkrahë
bashkëpunim mes nxënësve.
Të nxisë dhe mundësojë aktivitet mendor, formim të botëkuptimit shkencore
ndaj botës dhe orientim të nxënësve në kahje të vlerave të caktuara etj.
Nga arsimtari i suksesshëm pritet të përgatisë dhe realizojë arsim efikas dhe racio-
nal, i cili arsim zhvillohet në kohën e paraparë dhe me mjete dhe mund minimal.
Arsimi do të jetë cilësor nëse në një raport të caktuar janë plotësuar të gjitha
kërkesat të paraqitura në planin dhe përgatitjen, gjegjësisht, nëse gjatë orës nxënësit
punojnë me kënaqësi, bashkëpunojnë mes vete, me vetëdije përparojnë në nxënien e
diturive të përdorshme në praktikë, diturive dinamike dhe fleksibile të përhershme.
Zhvillojnë aftësitë e tyre të mësojnë se si duhet mësuar, të ndërtojnë pasqyrë pozitive
për vete dhe kështu ti përmbushin nevojat e tyre arsimore dhe zhvillimore.
Në këtë trajnim më hollësisht do të përpunohet Cikli i të mësuarit në katër faza, si
model didaktik i mësimdhënies i lidhur me zbulimin, zhvillimin dhe përsosjen e kuptuesh-
mërisë nocioneve nga biologjia i cili i udhëzon nxënësit nëpër procesin e të mësuarit
përmes hulumtimit. Planifikimi i njësive mësimore të përpunuara në këtë material është
sipas Ciklit të të mësuarit.
17
Cikli i të mësuarit nga lënda e biologjisë
18
Tema 3
NOCIONET DHE MËSIMDHËNIA
NOCIONET DHE MËSIMDHËNIA
Fjalori Vebster (Webster's Dictionary (1993, faqe. 469)) e definon nocionin si „diç-
ka e lindur në mendje; çfaqje, mendim ose qëllim; ide apstrakte e gjeneralizuar prej
ngjarjeve konkrete”. Me fjalë tjera, cilido objekt ose ngjarje që është e shënuar ose
provuar dhe sqaruar ose përshkruar dikujt, mund të llogaritet si term. Shembull, shtaza
me gëzof që i ushqen të vegjëlit e saj me qumësht e njohim si gjitar. Termi ynë për gji-
tar është çfaqur nga karakteristikat konkrete që janë tipike për të gjithë organizmat që i
kemi grupuar në këtë klasë të shtazëve. Megjithatë, të gjithë individët nuk kanë nocion/
çfaqje të njejtë për atë se çka e karakterizon organizmin që të jetë gjitar. Si duket, është
me vend të thuhet se shkencëtarët që i kanë studiuar gjitarët, kanë ide më të rafinuara
për këtë term, përkundër jo-shkenctaëve. Gjithashtu, arsimtarët e biologjisë do të kishin
ide tjetërfare për atë se çka janë gjitarët, nga nxënësit e tyre. Në esencë, nocionet zhvi-
llohen dhe rafinohen gjatë ballafaqimit të individit me përvojat që janë të lidhura me
objektetose ngjarjet konkrete.
Sipas psikologëve të zhvillimit, ne i formojmë nocionet përmes interaksionit të
katër faktorëve:
(1) pjekuria fizike,
(2) përvoja fizike,
(3) interaksioni social dhe
(4) vetë-orientimi (Gallagher & Reid, 1981).
- Pjekuria fizike si faktor i parë, kryesisht i përket rritjes biologjike dhe zhvillimit
të sistemit nervor qendror. Edhepse të gjithë individët janë dëshmitarë të
këtyre ndryshimeve fizike, diapazoni kohor i këtij zhvillimi dhe rritjeje variron
prej individi në individ.
- Përvoja fizike si faktor i dytë, i përket manipulimit me materiale, objekte ose
ide.
- Faktori i tretë, interaksioni social, paraqet diskutimin që paraqitet mes dy ose
më shumë individëve gjatë diskutimit të tyre për ndonjë ide që i përket termit
konkret ose temës.
- Vetorientimi si faktor i katërt, paraqet procesin aktiv mental i cili shfrytëzohet
gjatë zhvillimit dhe sqarimit të nocioneve.
Gjatë procesit të vetorientimit, individi e shfrytëzon njohurinë paraprake dhe infor-
matat e fituara nga përvojat e reja fizike me qëllim të arritjes së kuptimit personal për
nocionin konkret. Derisa individi ballafaqohet mentalisht me këtë njohuri, interaksioni
social shërben si metodë për nxitjen e aktivitetit mental. Por, është me rëndësi të pra-
nohet se pjekuria mentale e individit është e patjetërsueshme të jetë adekuate me pro-
vokimin mental konkret. Vetorientimi është i pavlefshëm kur personi përpiqet të shërbe-
het me aktivitet mental me të cilin akoma nuk është i gatshëm të ballafaqohet.
20
3.1
NOCIONET DHE MËSIMDHËNIA
E SHKENCAVE TË NATYRËS
Hulumtimet kanë treguar se nxënësit e të gjitha niveleve demonstrojnë “terme
alternative” për shumë përmbajtje dhe tema nga shkencat e natyrës. (Novak, 1983;
1987; 1993). Këto të dhëna japin në dijeni se, njëri prej principeve më të rëndësishme
që duhet të ndjek një arsmtarë nga shkencat e natyrës është të mos paramendojë se
nxënësit kanë kuptueshmëri të pranueshme, bile edhe për nocionet elementare shken-
core. (Stavy, 1991). Poashtu, me vend është të konkludohet se arsimtarët e shkencave
të natyrës duhet të fokusohen në mënyrat me të cilat i inkurajojnë nxënësit e tyre për t`i
shprehur në mënyrë të hapur njohuritë e tyre për konceptet që të mund ti diskutojnë
idetë e tyre me bashkënxënësit tjerë dhe arsimtarët. Mëtutje, me rëndësi të veçantë për
arsimtarët është që t`u mundësohet nxënësve të tyre përvoja fizike adekuate dhe inter-
aksion social që të mund të vazhdojnë me hulumtimin dhe rishqyrtimin e vlefshërisë së
ideve të tyre.Me ndihmën e llojeve të këtilla të përvojave, nxënësit do të vazhdojnë ti
sqarojnë dhe zhvillojnë nocionet e tyre.
Vallë ndikon mënyra e prezentimit të përmbajtjes?
Pas sqarimit të dallimit të ndryshimeve të cilat llogariten si esenciale gjatë zhvillim-
it të nocioneve dhe shqyrtimit të situatës hipotetike, me të cilën u tregua se si një per-
son mund të zhvillojë nocion:
Vallë mendoni se është me rëndësi të ndërmarrurit veprim në drejtim të për-
gaditjes së orëve mësimore në mënyrë specifike?
Vallë ekzistojnë disa karakteristika specifike të orës që janë me rëndësi esen-
ciale në dhënien e mundësisë që nxënësit të mund ti shqyrtojnë idetë e tyre
reth përmbajtjeve ose nocioneve konkrete?
Që të mund ti analizojmë më tutje këto pyetje, të shohim tre orë me nxënës të
mësimit lëndor. Secila prej orëve i përket përmbajtjes së njejtë. Mirëpo, para nxënësve
është përdorur qasje e ndryshme e prezentimit të përmbajtjes.
Aktivitet:
Shqyrtojeni secilin shembull dhe i kushtoni kujdes ngjashmërive dhe dallimeve
mes tyre. Pastaj, përgjigjuni pyetjeve të cilat do ti keni pas orës së tretë.
ORA 1
Arsimtari A kërkon nga nxënësit që në librat e tyre ta lexojnë pjesën që i përket llo-
jeve të ndryshme të konsumatorëve në një ekosistem të dhënë. Kjo pjesë e teksit i
përmbanë këto nocione: konsumentë, barëngrënës, mishngrënës, gjithfarëngrënës. Pa-
siqë nxënësit ti kenë lexuar informatat, arsimtari A tregon slajde me shembuj nga barën-
21
Cikli i të mësuarit nga lënda e biologjisë
grënësit e ndryshëm, shtazëve mishëngrënëse dhe gjithfarëngrënëse, i diskutojnë për-
shtatjet specifike te secili prej këtyre organizmave lidhur me të siguruarit e ushqimit.
Nxënësit ndahen në grupe të vogla. Secilit grup i jepen revista për kafshët e egra
dhe u kërkohet që të përgadisin poster në të cilin do të paraqesin grupet e ndryshme të
konsumatorëve. Nga grupet kërkohet që të identifikojnë karakteristikat specifike të të
përshtaturit të shtazëve të paraqitur në posterin e tyre.
ORA 2
Arsimtari B e fillon orën me përshtatshmëritë lidhur me sigurimin e ushqimit të kon-
sumentëve. Si plotësim i ligjeratës së tij, arsimtari B shfrytëzon slajde dhe videoprezen-
tim të shkurtë nga videoja.
Pasiqë prezentimet e tij përpara nxënësve të kenë përfunduar, arsimtari B kërkon
nga nxënësit të hulumtojnë 4 lloje të ndryshme të kafkave të shtazëve. (Këto kafka janë
etiketuar në mënyrë adekuate – shtazë mishëngrënëse, shtazë barëngrënëse ose gjith-
farëngrënëse) Derisa nxënësit i hulumtojnë kafkat, arsimtari kërkon nga ata ti përshkru-
ajnë ngjashmëritë dhe dallimet në llojet e dhëmbëve të secilës kafkë. Pastaj, ai sqaron
dhe llojin e ushqimit të cilin ajo shtazë e konsumon.
Si përfundim të këtij leksioni, arsimtari B kërkon nga nxënësit e tij që në librat e
tyre ta lexojnë pjesën që i përket konsumentëve. Nga ata, poashtu, kërkohet të japin
përgjigje në pyetjet në fund të kësaj pjese.
ORA 3
Arsimtari C fillon duke kërkuar nga nxënësit e tij të paramendojnë shtazë të
ndryshme të cilat do të jetonin në afërsi të tyre ose në parkun e afërt. Arsimtari bën lis-
ten e shtazëve të identifikuar nga nxënësit. Pastaj, kërkon nga ata të tregojnë se çfarë
lloji të ushqimit konsumojnë dhe të përshkruajë ndonjë lloj adaptimi që këto shtazë mund
të kenë, në aspekt të ushqimit të tyre.
Pas këtij diskutimi arsimtari C prezenton disa lloje të kafkave shtazore të paiden-
tifikuara. Arsimtari kërkon nga nxënësit e tij ta vështrojnë secilën kafkë dhe ti përmendin
ngjashmëritë dhe dallimet që ekzistojnë mes tyre.
Kur nxënësit do të përfundojnë me vështrimet e tyre, do të diskutojnë për to me
paralelen. Në tabelë formulohet lista me dallimet dhe ngjashmëritë. Duke i shfrytëzuar
këto informata, arsimtari C sqaron se përshtatshmëritë që i kanë vërejtur në ekzem-
plarët, janë të lidhura me shprehitë e të siguruarit të ushqimit për secilin organizëm. Atë-
her arsimtari i vë në përdorim nocionet: konsument, shtazë barëngrënëse, shtazë mish-
ëngrënëse, gjithfarëngrënëse. Nga nxënësit kërkohet ta lexojnë në librat e tyre pjesën
që përmbanë informata për konsumentët.
Në pjesën e fundit të orës, arsimtari C kërkon nga nxënësit që përsëri ti shqyrtoj-
në kafkat nga pjesa e pare e ores. Duke vështruar dhëmbët dhe nofullat të secilës kafkë,
nga ata kërkohet të supozojnë se vallë shtaza është barëngrënëse, mishëngrënëse ose
gjithfarëngrënëse dhe ti sqarojnë arsyet për supozimet e tyre.
22
Cikli i të mësuarit nga lënda e biologjisë
Pyetje për diskutim
1. Krahasoni dhe bëni dallim mes gjithë orëve më lartë të përshkruara. Në çka
dallohen këto orë dhe në çka janë të ngjashme?
2. Cila prej këtyre orëve e përmban formatin “më të mire” për të zbuluar njohuritë
paraprake të nxënësve?
3. Sipas jush, cila prej këtyre orëve ofron mundësi “më të mire” që nxënësit të
zhvillojnë nocione për konsumentë, shtazë barëngrënëse, mishëngrënëse dhe
gjithfarëngrënëse?
4. Sqarojeni përgjigjen tuaj.
5. Duke supozuar se qëllimi kryesor i arsimit është që nxënësit të zhvillojnë të
kuptuarit e nocioneve në disciplinën e dhënë, vallë mendoni se ekzistojnë ka-
rakteristika konkrete të cilat do të duhej të ishin përmbajtur në të gjitha planifi-
kimet e mira për orë mësimore? Nëse është kështu, cilat janë ato karakteristika
atëher?
23
Cikli i të mësuarit nga lënda e biologjisë
24
Tema 4
CIKLI I TË MËSUARIT
CIKLI I TË MËSUARIT
Cikli i të mësuarit është model instruktiv, i zhvilluar për t`i përshtatur ndryshimet
gjatë formimit të nocioneve të identifikuara nga psikologët e zhvillimit. Ky model rrjedh
nga vitet 60 të shekullit të kaluar, nga programi i shkencave të natyrës të arsimit fillor i
njohur si studjim për përmirësimin e kurikulumit nga shkencat e natyrës ose SCIS (SCIS,
1974). Cikli fillestar i të mësuarit përbëhej nga tre faza: hulumtimi, kreacioni dhe zbuli-
mi. Verzioni fillestar i ciklit të të mësuarit, disa herë ka qenë i përmirësuar dhe reviduar.
Shembull, Karplus etj. (1977), vuri në përdorim versionin në tre faza që përfshinin: hu-
lumtimin, futjen e termit, aplikimin e termit. Rener dhe Marek (1988) i shfrytëzuan nocio-
net hulumtim, shpikje terminuale dhe zgjerim i idesë, me qëllim të përshkruarjes së ver-
sionit të tyre për ciklin e të mësuarit. Bibi dhe Troubrixh (1990), propozuan model prej
pesë niveleve të quajtur “pesë E” (engage, explore, explain, elaborate, and evaluate),
gjegjësisht fazat e përshkruara janë: angazhimi, hulumtimi, sqarimi, detalizimi dhe
vlerësimi. Barman (1997) ofron version tjetër të ciklit të të mësuarit. Verzioni i Barmanit
përbëhet prej katër fazave të cilat bashkangjesin: angazhimin hyrës, hulumtimin, disku-
timin dhe aplikimin.
Edhepse cikli i të mësuarit ishte modifikuar në disa versione të ndryshme, secili
adaptim është në pajtueshmëri me mënyrën me të cilën shkencat kognitive e shikojnë
t


Use: 0.0436