• Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë


  •   
  • FileName: Pylltari.pdf [read-online]
    • Abstract: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëProgrami mësimor ARSIMI PROFESIONALProgrami 2008PylltariNiveli I, IIKosovë 2008 Republika e Kosovës

Download the ebook

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Programi mësimor ARSIMI PROFESIONAL
Programi 2008
Pylltari
Niveli I, II
Kosovë 2008
Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë- Ministarstva Obrazovanja Nauke i
Tehnologije-Ministry of Education Science &Technology
Kabineti i Ministrit /Kabinet Ministra/ Cabinet of the Minister
UDHËZIM ADMINISTRATIV
ZBATIMI I PLANIT DHE PROGRAMIT PËR ARSIMIN PROFESIONAL
FUSHA: BUJQËSI, PËR NIVELIN E PARË (KL.X,XI)
NUMËR: 19/2008
Datë: 19. 08. 2008
Në bazë të Kapitullit VI, neneve 93 (4) dhe 97 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6.1
paragrafi (d) të Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë, nenit 6, 8, 11 të Ligjit mbi Arsimin dhe
Aftësimin Profesional si dhe nenit 25 paragrafi 7 të Rregullores së Punës të Qeverisë së Kosovës nr. 1/2007,
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë nxjerr këtë Udhëzim administrativ (më tutje UA):
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij udhëzimi është zbatimi i planit dhe programit mësimor për shkollat profesionale,
nivelin e parë (kl.X,XI).
Neni 2
Planprogrami
Plani dhe programi i ri për nivelin e parë fusha Bujqësi, profilet: pylltari, mbrojtja e bimëve,
përpunimi i drurit, teknologji ushqimore, hortikulturë, veterinari, blegtori, pemëtari me vreshtari,
lavërtari me perimkulturë, i është bashkangjitur këtij Udhëzimi administrativ.
2
Neni 3
Zbatueshmëria
Me zbatimin e planit dhe programit të klasës së dhjetë, zëvendësohen planet dhe programet e
deritashme të kl. X, XI.
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky udhëzim administrativ hyn në fuqi me fillimin e vitit shkollor 2008/2009.
3
PERMBAJTJA
I. Parathënie
II. Korniza e kurrikulit për profilin “Pylltarisë”
III. Programet e lëndëve profesionale, klasa 10
1. Biologji
2. Kimi
3. Dendrologjia
4. Shfrytezim dhe transport pyjorë
5. Matjet e pyjeve dhe vlerësim i resurseve
6. Klimatologji
7. Gjeodezi
IV. Modulet e praktikave profesionale, klasa 10
1. Matja e pyjeve dhe vlerësimi i resuseve
2. Përdorimi dhe mirëmbajtja e mekanizimit në pylltari
V. Programet e lëndëve profesionale, klasa 11
1. Bazat mbi tokёn dhe tё ushqyerit e bimёve
2. Dendrologjia
3. Klimatologji
4. Matjet e pyjeve dhe vlerësim i resurseve
5. Teknologjia e drurit
6. Shfrytezim dhe transport pyjorë
7. Mbrojtje pylli
8. Silvikulture
9. Pyllëzim dhe fidanishte
VI. Modulet e praktikave profesionale, klasa 11
1. Matja e pyjeve dhe vlerësimi i resuseve
2. Shfrytëzim dhe transport
VII. Programet e lëndëve profesionale, klasa 12
1. Matjet e pyjeve dhe vlerësim i resurseve
2. Shfrytezim dhe transport pyjorë
3. Silvikulture
4. Planifikimi menagjus te pyjeve
5. Legjislacion dhe administrim pyjore
6. Mbrojtja e ambientit dhe planifikimi hapsinor
4
VIII. Modulet e praktikave profesionale, klasa 12
1. Matja e pyjeve dhe vlerësimi i resuseve
2. Shfrytëzim dhe transport
IX. Programet e lëndëve profesionale, klasa 13
1. Biolgji
2. Sociologjia rurale
3. Mbitshmeri dhe planifikim i rrugve
4. Silvikulture
5. Planifikimi menagjus i pyjeve
6. Legjislacion dhe administrim pyjore
7. Mbrojtja e ambientit dhe planifikimi hapsinor
X. Modulet e praktikave profesionale, klasa 13
1.
2.
3.
XI. Struktura e arsimit në Kosovë
5
Parathënie
Shoqëritë bashkëkohore arsimin e konsiderojnë ndër pasuritë më të rëndësishme të
njerëzimit dhe përpiqen të gjurmojnë potencialin e tij të plotë, në mënyrë që t’u ndihmojnë njerëzve
të ballafaqohen me sfidat e botës së sotme.
Pas një krize të gjatë, shoqëria kosovare sot ballafaqohet me një sfidë të re për t’iu
bashkangjitur rrjedhave aktuale të zhvillimit ndërkombëtar. Në sferën e arsimit, reforma e
planprogramit është një reagim ndaj zhvillimeve të reja në shoqërinë kosovare. Procesi i reformës
së planprogramit synon rritjen e cilësisë së arsimit dhe barazisë në gëzimin e dobive që ofron ai për
të gjithë nxënësit dhe inkuadrimin e sistemit të arsimit në rrjedhat aktuale që kanë të bëjnë me
reformat e arsimit në sistemet tjera të përparuara. Nevojat e përhershme për ristrukturimin e
shkollimit dhe për ripërkufizimin e qëllimeve dhe objektivave të tij, lidhen me ndryshimet që
shfaqen në shoqëri, ekonomi, politikë, shkencë e teknologji.
Që nga fillimi i veprimtarisë në Kosovë, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë
(MASHT) reformën e vet e ka mbështetur në dy shtylla: (a) përfshirja e ekspertëve, specialistëve
dhe konsulentëve vendorë për zhvillimin e strukturave të reja, dhe (b) angazhimin e agjencive
ndërkombëtare e vendore, të cilat ndihmojnë Ministrinë në sajimin dhe zbatimin e programeve të
reja në sistemin e ri të arsimit në Kosovë.
Në planprogramet për arsimin profesional të Kosovës gjerësia dhe thellësia e formimit të
nxënësve shikohen si një proces integral që përmbledhë dimensionin e përgjithshëm të njeriut,
dimensionin shoqëror të qytetarit dhe dimensionin profesional të punëtorit, të pajisur me dije,
shprehi dhe vlera të shumëfishta. Nxënësit do të ndjekin lëndë të përgjithshme dhe profesionale. Në
këtë mënyrë, MASHT synon të zhvillojë një kulturë të përgjithshme unike për të gjithë nxënësit që
përfundojnë shkollat teknike e profesionale.
Programet e reja të lëndëve të përgjithshme, së bashku me ato të lëndëve e të praktikave të
ndryshme profesionale, do të sigurojnë një formim bashkëkohor, sa i përket kulturës së
përgjithshme dhe profesioneve të ndryshme, duke synuar të përgatisin brezin e ri si qytetarë të
ardhshëm të një shoqërie kosovare të lirë e demokratike, të aftë për t’u ballafaquar me sfidat e
zhvillimit kulturor e ekonomik dhe me kërkesat e tregut të punës në shkallë vendi, rajoni e më gjerë.
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë i fton të gjithë mësimdhënësit dhe
drejtuesit e shkollave profesionale, specialistët, prindërit, nxënësit dhe të gjithë të interesuarit për
zhvillimin e sistemit të Arsimit të Mesëm Profesional të Kosovës të japin ndihmesën e tyre për
ngritjen e nivelit të këtyre shkollave në nivel të shkollave përkatëse evropiane e më gjerë, sa u
përket parametrave e standardeve.
Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata që me përkushtim të madh punuan në këtë
dokument dhe donatorët që kanë ndihmuar dhe përkrahur procesin e zhvillimit të planprogramit deri
në këtë fazë.
6
Korniza e Kurrikulit
Lëmi: Pylltari
Profili: Pylltari
Niveli : I , II
I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin “Pylltari” trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë dhe ofrohet në
shkollat profesionale, në tri shkallë (nivele):
- niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore, i përgatit nxënësit për
nivelin fillestar (hyrës) të punësimit në profesionin e pylltarit. Jep një çertifikatë të përgatitjes
profesionale për nivelin e punëtorit të kualifikuar dhe mundëson kalimin në shkallën e dytë të
arsimimit profesional.
- niveli i dytë, me kohëzgjatje një vit mësimor pas përfundimit të shkallës së parë, i përgatit
nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e
punës si dhe vazhdimin e nivelit më të lartë. Jep një çertifikatë të përgatitjes profesionale të
nivelit të punëtorit më kualifikim të lartë dhe mundëson kalimin në shkallën e tretë të
arsimimit profesional (niveli teknik-manaxherial) ose në kurset urë (një vjeçare) që lejojnë
kalimin në studimet universitare ose post-sekondare.
- niveli i tretë, i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor, i përgatit nxënësit për të
fituar një nivel më të lartë të kualifikimit profesional që u mundëson atyre integrimin në
tregun e punës si dhe vazhdimin e studimeve në nivele më të larta. Jep një diplomë të
përgatitjes profesionale të nivelit Teknik i pylltarisë i kualifikuar me shkathtësi të larta dhe
mundëson arsimimin e mëtejshëm në shkolla post-sekondare ose në universitete.
Arsimimi në profilin “Pylltari”, niveli I, II dhe III, përgadit teknik të profileve të ngushta në
kuadër të prodhimit bimor (prodhues i bimëve drunore si dhe nderhyrja silvikulturore) dhe që i
referohen kryesisht punimeve tё prodhimit drunor.
Kurrikuli i profilit “Pylltari”, Niveli I, II dhe III. është i strukturuar në lëndë mësimore
(teorike) dhe module mësimore (praktike), në tre grupe kryesore:
- grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të
lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
- grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve
shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proçeset teknike-teknologjike që lidhen me
profesionin e Pylltarit.
- grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat
praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit (tri nivelëshsh) për Pylltari është zhvillimi i personalitetit të nxënësve
per t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u
angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e
këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në
marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar
individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale.
Për të realizuar këto qëllime, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë nxënësve:
7
- Mundësitë e përshtatshme për të nxënë pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e
mendore;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe
qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme per të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e
trajnimit profesional të mëtejshëm;
- Kushte për të njohur dhe zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në
përputhje me standardet ndërkombëtare;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në
fushën e zhvillimit intensiv tё bujqёsisё;
- Lehtësi për të kuptuarit e mjedisit shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe
për të qenë të vetëdijshëm per rolin që mund të luajnë në shoqëri.
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjen e disiplines, kuriozitetin intelektual dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësit që do të
ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale.
- Mbështetje pёr tё çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre dhe për të marrë përgjegjësi
në proçesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional.
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjelltë nëpërmjet përvojes
së punës praktike.
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në
kontekstet e integrimit Europian.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Pylltari”, niveli I, II dhe III, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët
kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë
aftësi shëndetsore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer shkollën e mesme të lartë.
Në raste të veçanta, kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa kapacitetet reale
të shkollave profesionale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit
udhëzime të veçanta me kritere pranimi të posaçme për këto shkolla.
4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin “Pylltari” në shkallën I, i lejon nxënësve vazhdimin e
shkollimit në shkallën II të këtij profili.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin “Pylltari”, Niveli II, i lejon nxënësve vazhdimin e
shkollimit në shkallën III (teknik/manaxherial) në të njëjtin profil, për të fituar diplomën e maturës,
me të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar.
5. Mundësitë e punësimit
Shkollimi për profilin, “Pylltari”, Niveli I, II dhe III, u referohet prodhimit drunor dhe punëve në
ekonomit pyjore, që ofrojnë shërbime profesionale në këtë lëmi.
Nisur nga kjo, punëtori i kualifikuar, Tekniku i Pylltarisë i nivelit I, II dhe III mund të punësohet në
ndërrmarrjet prodhuese e përpunuese të prodhimit, por edhe nё punishte të vogla, në institucione të
ndryshme si punëtor i shërbimit të prodhimit drunore ose mund të vetëpunësohet si teknik ambulant
për të kryer shërbime të ndryshme në këtë sektor.
Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një
bisnes të në ndërrmarrjet e ekonomive te tona pyjore si dhe në serra, në njësit shtetrore apo private
dhe të punësojë të tjerë.
8
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
1. Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në Profilin “Pylltari”, Niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të
përgjithshme të cilat do t’i shërbejnë atij në përvetësimin e me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin
në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e
punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë
kryerjes së shkollimit për “Pylltari”, Niveli II dhe III. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e
ndjenjat e tij dhe për argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes
dhe shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme
problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe
shoqërore.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më
efektive dhe më efiçiente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale,
rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Në kontekstin e pavarësisë në vendim-marrje, të tregojë vet-kontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt proçesin e të nxënit e tij dhe të shfaqë gadishmërinë e vullnetin për një të
nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të
pranuara.
- Të vlerësojë dhe vet-vlerësojë nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më
tej arritjet.
2. Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në Profilin “Pylltari”, niveli I, nxënësi do të
jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Punojnë në mënyrë të sigurtë duke përdorë rrobat, paisjet dhe ndihmen e parë në vendin e
punës.
- Përdorinë dhe mirëmbajnë motosharren
- Përdorinë dhe kryejnë shërbimet e mirëmbajtjës ditore dhe vjetore të traktorit sipas
instruksioneve të prodhuesit.
- Drejtojnë dhe manovrojnë të sigurtë një traktor i cili përdoret në pylltari
- Përzgjedhinë dhe pёrdorinë instrumentet matëse për vlërsimin e resurseve në pylltari
- Kryejnë matjen e vellimit të drunjeve më instrumente matëse
- Kryejnë matjen e vellimit të trupave më instrumente matëse.
Me vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në Profilin “Pylltari“, niveli II, nxënësi do të
rrisë në një nivel më të lartë kompetencat e fituara në nivelin e parë, si dhe do të aftësohet të
ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë:
- Njohin dhe zbatojnë ligjet dhe rregullat që veprojnë në fushën e bujqёsisё.
9
III. Plani mësimor për profilin “Pylltari”, Niveli I, II dhe III
Nr. Modulet mësimore Numri i orëve në javë
A. Lëndët e përgjithshme Klasa10 Klasa 11 Klasa Klasa
(Gjithësej) 16 13 13 16
1 Gjuhë dhe komunikim 3(105) 3(105) 3(105) 3(105)
2 Gjuhë e huaj- angleze 2(70) 2(70) 2 (70) 2 (70)
3 Edukatë fizike 2(70) 2(70) 2 (70) 2 (70)
4 Matematikë aplikative 2(70) 2(70) 2 (70) 2(70)
5 Teknologji e informimit (ECDL) 2(70) 2(70) 2(70) 2(70)
6 Ekonomia dhe ndërmarrësia 1(35) 1(35) 1(35) 2(70)
7 Edukim qytetar 1(35)
8 Gjuhë e dytë e huaj 1(35) 1(35)
9 Fizikë 1(35)
10 Gjeografi 1((35)
11 Histori 1(35)
12 Menaxhimi i projekteve
B Lëndët profesionale 10 13 9
(Gjithësej
1 Kimi 1(35) - - -
2 Biologji 2(70) - - 2(70)
4 Klimatologji 1(35) 1(35) - -
5 Dendrologjia 2(70) 1(35) - -
6 Gjeodezia 1(35) - -
7 Shfrytezim dhe transport 2(70) 1(35) 2(70) -
8 Matjet e pyjeve dhe vlerësimi i 1(35) 2(70) 2(70) -
resurseve
9 Bazat mbi tokën dhe të ushqyerit e 2(70) - -
bimëve
10 Teknologjia e drurit - 2(70) - -
11 Mbrojtje Pylli - 1(35) -
12 Silvikulture - 2(70) 2(70) 1
13 Pyllëzim dhe fidanishte - 1(35)
14 Planifikimi menagjus i pyjeve - - 1(35) 2(70)
15 Legjislacion dhe administrim pyjore - - 1(35) 1(35)
16 Mbrojtja e ambientit dhe planifikimi - - 1(35) 1(35)
hapsinor
17 Sociologjia rurale - - 1(35)
18 Mbitshmeri dhe planifikim i rrugve - - 2(70)
C Modulet e praktikës profesionale 6 6 10 6
(Gjithësej)
1 Përdorimi dhe mirëmbajtja 3(18)
mekanizimit në pylltari
2 Matja e pyjeve dhe vlerësimi i 3(18) 4(23 K ) 6(36 K)
resuseve
3 Shfrytëzim dhe transport 2(12 K) 4(23 K )
4
G Gjithësej A+B+C Max 32 Max 32 Max 32 Max 32
10
Raportet kohore: Lëndët e përgjithshme – 32,3%; Teoria profesionale – 24,7% dhe Praktika
profesionale – 43%
IV. Udhëzime për zbatimin e kornizës së kurrikulit
Lëndët e përgjithshme janë të njëjta për të gjitha profilet arsimore dhe programet e detajuara të tyre
parashtrohen në një dokument të veçantë të MASHT.
Javët mësimore sipas klasave:
- Klasa 10 – 35 javë; Klasa 11 – 35 javë (Niveli I).
- Klasa 12 – 32 javë (Niveli II).
Java mësimore ka 5 ditë x 6 orë/ditë = 30 orë mësimore në javë.
Një orë mësimore është 45 minuta.
Si njësi e ngarkesës mësimore për praktikat mësimore do të përdoret koncepti i kreditit (K), i cili do
të jetë i barazvlefshëm me 6 orë mësimore (1 ditë praktike). Praktikat profesionale do të realizohen
ditore (6 orë në ditë), si më poshtë:
Klasa 10: Praktikë – 1. ditë në javë dhe Teori – 4 ditë në javë
Klasa 11: Praktikë – 1 ditë në javë dhe Teori – 4 ditë në javë
Klasa 12: Praktikë – 2 ditë në javë dhe Teori – 3 ditë në javë
Klasa 13: Praktikë – 1 ditë në javë dhe Teori – 4 ditë në javë
Rekomandohet që modulet praktike për çdo vit mësimor, të realizohen në përputhje me rradhën e
paraqitur në planin mësimor. Shkollat profesionale, në vartësi të kushteve dhe situatave specifike në
të cilat ndodhen, mund të bëjnë ndryshime të rradhës së trajtimit të moduleve mësimore praktike,
gjithnjë duke u munduar të mos e dëmtojnë proçesin e përvetësimit të tyre.
Mbështetur në kapitujt dhe temat mësimore të paraqitura në programet e detajuara të lëndëve
profesionale, mësuesit bëjnë planifikimin e njësive mësimore përkatëse.
Mbështetur në përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, instruktorët përgatisin plane më
të detajuara ku parashtrohen veprimtaritë praktike konkrete. njëkohësisht, ata përgatisn instrumentat
e vlerësimit për çdo rezultat mësimor të paraqitur në përshkruesit e moduleve.
Vlerësimi përfundimtar i nxënësve, në mbarim të secilës prej të tri niveleve të përgaditjes në
Profilin “Pylltari”, do të organizohet në formë provimesh, të fokusuara në tri drejtime kryesore:
- Provimi për lëndët e kulturës së përgjithshme;
- Provimi i integruar për lëndët e teorisë profesionale;
- Provimi i integruar për praktikën profesionale.
Rezultatet e provimeve do të pasqyrohen në çertifikatat përkatëse të përfundimit të shkollimeve
profesionale në të dy nivelet e përgaditjes, ndërsa për nivelin e tret do të merr diplomë më përgatitje
të lartë Teknik i pylltarisë
Modalitetet e vlerësimit të nxënësve me nota, të provimeve përfundimtare dhe të përmbajtjes së
çertifikatave, përcaktohen me udhëzime të veçanta të MASHT.
V. Udhëzime të përgjithshme didaktike
Mësuesit e lëndëve teorike profesionale dhe të praktikave profesionale duhet të përzgjedhin dhe
përdorin forma dhe metoda mësimdhënieje të tilla që të nxisin maksimalisht të nxënit aktiv të
nxënësve dhe të çojnë në krijimin tek ata, të kompetencave sociale e profesionale, të plota dhe të
qëndrueshme.
E rëndësishme është që planifikimi i mësimdhënies të bazohet në një proçes analize fillestare, i cili
të marrë parasysh faktorë të tillë të rëndësishëm si, niveli i hyrjes së nxënësve, përmbajtja e
hollësishme e lëndëve të teorisë profesionale dhe e moduleve të praktikave profesionale, Niveli e
11
integrimit të tyre, objektivat konkretë që do të arrihen, mundësitë reale që ka shkolla për realizimin
e veprimtarive mësimdhënëse etj. Për këtë planifikim duhet një bashkëpunim i ngushtë i të gjithë
personelit drejtues e mësimdhënës të shkollës.
Elementi kyç për arritjen e suksesit në një proçes të nxëni, është motivimi i nxënësve. Njohja e
vazhdueshme e nxënësve me shkallën e përmbushjes së objektivave nga ana e tyre, përbën një
mekanizëm të fuqishëm motivimi, i cili duhet të shihet me përparësi nga mësuesit dhe instruktorët e
praktikave.
Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me praktikën e profesionit. Parimi i
“të nxënit duke bërë” duhet të gjejë vendin e duhur në procesin e të mësuarit në shkollën
profesionale që përgatitë Pylltaret.
Mësuesit dhe duhet të përdorin metoda të tilla të të mësuarit që zhvillojnë jo vetëm njohuritë
teorike, shkathtësitë dhe shprehitë praktike të nxënësve, por edhe qëndrimet e tyre ndaj jetës, punës
dhe shoqërisë në përgjithësi. Puna në grup dhe Puna me projekte janë dy nga format bazë të
organizimit të mësimit (teorik apo praktik) për të zhvilluar kompetencat kyçe, të nevojshme për
zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë profesionale në veçanti, dhe veprimtarinë
sociale të qytetarit të ardhshëm, në përgjithësi.
Një parim tjetër që duhet respektuar nga mësuesit dhe instruktorët është fakti që të nxënit nuk ndodh
vetëm në mjediset e shkollës, por edhe jashtë tyre. Dhënia e detyrave dhe puna kërkimore e pavarur
e nxënësve ka një ndikim të dukshëm në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm.
Format dhe metodat e të mësuarit janë të shumta e të shumëllojshme dhe mësuesit, në konsultim të
ngushtë me njëri-tjetrin duhet të përzgjedhin ato që janë më të përshtatshme për kontekstin e tyre
konkret. Të tilla janë: ligjërata tradicionale, demonstrimi, zgjidhja e problemit teorik, ushtrimi
praktik, projektet praktike, veprimtaritë në grupe të vogla etj. Rekomandohet që në përmbajtjet
teorike të përdoren kryesisht ligjërata, zgjidhja e problemit teorik dhe demonstrimi, kurse në
zbatimin e moduleve praktike të përdoren kryesisht demonstrimi nga instruktori, praktika e
mbikqyrur dhe praktika e pavarur e nxënësve. Projektet praktike, sidomos ato që integrojnë
kompetenca të lidhura me shumë aspekte të profesionit, janë një metodë që rekomandohet sidomos
në stadet përmbyllëse të shkollimit. Në kushtet e mungesës së mjediseve reale të punës, duhet të
synohet krijimi i mjediseve të simuluara të punës.
Përsa i përket vlerësimit të nxënësve, rekomandohet të përdoren metoda dhe instrumente vlerësimi
që të nxisin përparimin e nxënësve, shmangin subjektivizmin në vlerësim dhe të pasqyrojnë arritjet
reale të tyre. Me rëndësi është vlerësimi i vazhdueshëm dhe ai përfundimtar, ku format dhe
instrumentet e vlerësimit përzgjidhen apo hartohen nga vetë mësuesit. Duhet të synohet vlerësimi i
arritjeve i bazuar në kriteret, ku arritjet e nxënësit krahasohen me standardet e paracaktuara dhe të
shmanget sa më shumë të jetë e mundur vlerësimi i bazuar në renditjen, ku nxënësit krahasohen me
njëri-tjetrin. Format dhe instrumentet e vlerësimit që rekomandohen janë: pyetjet me gojë, pyetjet
me shkrim, detyrat me shkrim, vëzhgimi i veprimtarisë së nxënësve, listat e kontrollit, projekte për
vlerësim etj. Në veprimtaritë praktike, listat e kontrollit duhet të jenë instrumenti vlerësues që duhet
të mbizotërojë. Mësuesi përzgjedh ato që janë më të përshtatshme, duke marrë parasysh kushtet
konkrete. Edhe gjatë provimeve përfundimtare në teori profesionale dhe praktikë profesionale, në
përputhje me udhëzimet përkatëse të MASHT, duhet të mbizotërojë vlerësimi i kompetencave të
punës së nxënësve, të testuara në situata pune reale apo të simuluara.
Në përgjithësi, si për mësimdhënien, ashtu edhe për vlerësimin duhet të synohen forma e
metoda që e vendosin nxënësin në qendër të veprimtarive mësimore dhe e shndërrojnë rolin e
mësuesit nga lektor i thjeshtë, në një moderator, mbikqyrës dhe vlerësues i veprimtarisë së
nxënësve.
12
Programet e lëndëve
profesionale
- klasa 1o
ARSIMI PROFESIONAL
Programi
Pylltari
13
Programi i lëndës
Biologji
Lëmi: Pylltari
Profili: Pylltari
Niveli: I
Klasa: 10
I. Qëllimi i lëndës
Nё pёrfundim të lёndёs së zhvilluar në klasёn e 10-tё nxёnёsi duhet të:
- shpjegojë rolin e biologjisë si shkencё dhe lidhjet e saj me bujqësinё;
- tregojё cilat janё karakterisitkat e jetёs;
- shpjegojë ndërtimin, shumimin, ushqimin, luftimin dhe rolin e virusëve, bakterieve në
bujqësi dhe industrinë ushqimore;
- shpjegojë strukturën dhe funksionin e organeleve të qelizës;
- tregojё se energjia kinetike dhe potenciale përbëjnë energjinë e përgjithshme të qenieve të
gjalla dhe si shfrytёzohet kjo energji prej tyre;
- shpjegojë ndërtimin dhe bazën molekulare të trashёgimisë - ADN dhe ARN;
- përshkruajë ndërtimin dhe funksionimin e sistemit nervor të organizmave të gjallë;
- shpjegojë procesin e shumëzimit të qenieve të gjalla, bimëve dhe shtazëve dhe si ndikon
mjedisi nё kёtё proces;
- përshkruajë klasifikimin e shtazëve dhe tiparet e përgjithshme të tyre;
- shpjegojë rëndësinë e mjedisit jetësor dhe si rregullohet e mbrohet hapsira jetësore.
II. Fondi i orëve të lëndës:
35 javë x 2orë/javë = 70 orë
III. Programi i hollёsishem i lëndёs
Kapitulli 1:Biologjia dhe lidhja e saj me bujqёsinё 3 orë .
a) Qëllimet e kapitullit
Nё pёrfundim tё kapitullit nxënësi duhet të:
- përshkruajë biologjinë si shkencë jo vetёm me vlera njohёse por edhe praktike, veçanёrisht e
lidhur me kulturёn bujqёsore;
- diskutojё pёr proceset jetёsore të së gjallёs;
- shpjegojё kuptimin e sistemit biologjik.
b) Temat e kapitullit
- Biologjia bashkёkohore dhe roli i saj në bujqësi .
- Karakteristikat e jetës.
- Sistemet biologjike dhe udhëheqja me sistemet biologjike.
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mёsuesi tё:
- shpjegojё pёrmbajtjen duke theksuar nё vazhdimёsi lidhjet me kulturёn bujqёsore;
- tё rrisё vёmendjen e nxёnёsve duke hapur duskutime pёr proceset jetёsore të së gjallёs;
- bёjё pytje me gojë për tё kontrolluar nivelin e të kuptuarit nga ana e nxёnёsve;
14
- pёrdorё materiale pamore pёr ilustrim dhe pёrforcim të fakteve, koncepteve etj.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- diapozitive dhe pamje të figurave themeluese të biologjisë;
- projektor;
- sllajde.
Kapitulli 2: Viruset dhe prokariotet 3 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Nё pёrfundim tё kapitullit nxënësi duhet të:
- përshkruajë virusët, bakteriet, ndërtimin e tyre dhe rolin e tyre në bujqësi;
- shpjegojë mënyrat e luftimit të bakterieve dhe preparatet që përdoren për këtë qëllim.
b) Temat e kapitullit
- Virusët, forma, madhësia, shumimi, ndërtimi dhe roli i tyre në bujqësi.
- Bakteriet, format, madhësia, shumimi, ndërtimi dhe roli i tyre në bujqësi.
- Mjetet për luftë kundër bakterieve - dezinfektimi, sterilizimi dhe pasterizimi.
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mёsuesi tё:
- zhvillojё bisedё me nxёnёsit lidhur me njohuritё e tyre pёr llojet kryesore të viruseve dhe
bakterieve dhe t’i plotёsojё kёto njohuri duke pёrdorur diapozitiva ose sllajde;
- shpjegojё pse dhe si luftohen viruset dhe bakteriet nё veçanti në bujqёsi;
- organizojё nxёnёsit tё punojnё në grupe për të bёrё grupimin e viruseve dhe bakterieve në
bazё të karakterisitkave dhe pamjes (mund të pёrdoren vizatime të tyre ose vetёm me
emёrtimet të vendosura në mёnyrё të çrregullt dhe nxёnёsit t’i grupojnё);
- demostrojё se si kryhen proceset e dezinfektimit, sterilizimit dhe pasterizimit në kushte
laboratorike;
- udhёheqё punёn në laborator duke i dhёnё mundёsi çdo nxёnёsi të bёjё vrojtime me
mikroskop;
- vlerёsojё nxёnёsit me anё të pyetje me gojë dhe testit me shkrim.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- diapozitivё e fotografi nga virusët dhe prokariota;
- laborator;
- mikroskop;
- sllajde;
- preparate për desinfektim;
- preparate për sterelizim;
- preparate për pasterizim.
Kapitulli 3: Qeliza, struktura dhe funksioni i saj 7 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Nё pёrfundim tё kapitullit nxënësi duhet të:
- shpjegojë strukturën dhe funksionin e organeleve të qelizës (cipat biologjike, organelet
citoplazmike);
- krahasojë qelizën bimore me atë shtazore;
15
- vёzhgojё dhe regjistrojё ngjashmёrinё dhe ndryshimet ndёrmjet qelizave bimore dhe
shtazore;
- përshkruajë procesin e ndarjes së qelizës.
b) Temat e kapitullit
- Evulocioni i qelizës - bërthama dhe kromozomet.
- Bartja e materieve nëpër membranë - difuzioni, osmoza dhe transpiracioni aktiv.
- Përbërja kimike e qelizës - komponimet joorganike dhe organike.
- Ndërtimi i qelizës dhe funksioni i membranës qelizore.
- Ndarja e qelizës - amitoza, mitoza dhe mejoza.
- Pasojat e çrregullimit të ndarjes së qelizës – tumoret.
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mёsuesi tё:
- zhvillojё bisedё me nxёnёsit lidhur me njohuritё e tyre pёr qelizёn, strukturёn e saj dhe t’i
plotёsojё kёto njohuri duke pёrdorur diapozitiva, sllajde e fotografi;
- pёrdorё mjete pamore si pёr shembull, skema tё ndarjes së qelizёs;
- udhёheqё punёn në laborator duke i dhёnё mundёsi çdo nxёnёsi të bёjё vrojtime me
mikroskop tё qelizave bimore e shtazore si dhe tё mbajё shёnimet pёrkatёse;
- vlerёsojё nxёnёsit me anё të pyetje me gojë dhe testit me shkrim.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- laborator;
- mikroskopi;
- projektor;
- sllajdi;
- diapozitive e fotografi nga qeliza;
- skema të ndarjes qelizore;
- diapozitive me tipe të ndryshme indesh;
- diapozitiva, fotografi e pllakata për ndërtimin dhe funksionin e membranes qelizore.
Kapitulli 4; Metabolizmi 4 orё
a) Qëllimet e kapitullit
Nё pёrfundim tё kapitullit nxënësi duhet të:
- shpjegojë se për tё jetuar dhe funksionuar qelizat e gjalla shfrytëzojnë energjinë potenciale
të lidhjeve kimike;
- përshkruajë larminё, rolin e enzimeve dhe pjesëmarrjen e tyre në reaksionet e sintezës
kimike;
- kuptojë se enzimet janë ndërmjetësues në proçeset metabolike;
- shpjegojë se çfarë ndodh gjatë proçesit të fotosintezës;
- shpjegojё rëndësinë e fotosintezës si “fabrika” mё e rёndёsishme kimike mbi tokё.
b) Temat e kapitullit
- Metabolizmi si veti kryesore e qёnieve të gjalla.
- Enzimet (fermentet).
- Mënyrat e të ushqyerit.
- Fotosinteza, produktet e saj dhe roli pёr botёn e gjallë.
- Kemosinteza.
16
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mёsuesi tё:
- shpjegojё konceptet bazё qё lidhen me procesin e metabolizmit duke i ilustruar kёto
koncepte me diapozitiva, figura, sllajde, bimё tё ndryshme, skema etj. (tё siguruara nga vetё
mёsuesi ose nxёnёsit);
- organizojё nxёnёsit tё punojnё individualisht pёr të hedhur me anё tё vizatimit pёrfytyrimin
e tyre pёr fotosintezёn dhe kemiosintezёn;
- japё ushtrime pёr reaksionet e sintezёs kimike;
- vlerёsojё nxёnёsit me anё të pyetje me gojë, ushtrimeve dhe testit me shkrim.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- diapozitive dhe pamje të figurave të qёnieve të gjalla
- projektor;
- sllajde;
- bimë të ndryshme;
- skema për proçesin e fotosintezës dhe kemosintezës;
- diapozitive, fotografi e pllakata për konkretizimin e strukturës anatomike të gjethes etj.
Kapitulli 5: Proceset katabolike-burimi i energjisë për jetën 6 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Nё pёrfundim tё kapitullit nxënësi duhet të:
- përshkruajë proçeset katabolike si burime të energjisë së qёnieve të gjalla;
- shpjegojë proçeset katabolike të karbohidrateve dhe yndyrnave;
- shpjegojë proçesin e frymёmarrjes dhe atё oksido-reduktues;
- përshkruajë zhvillimin e proçesit të fermentimit.
b) Temat e kapitullit
- Proceset katabolike si burim i energjisë së qёnieve të gjalla.
- Katabolizmi i karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave.
- Proceset oksidoreduktuese.
- Frymёmarja qelizore dhe fermentimi.
- Glikoliza dhe cikli i Krebsit.
- Fermentimi alkoolik dhe qumështor.
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mёsuesi tё:
- shpjegojё konceptet bazё qё lidhen me burimet e energjisё kimike pёr jetёn e qёnieve të
gjalla duke i ilustruar kёto koncepte me diapozitiva, figura, sllajde, bimё tё ndryshme,
skema etj. (tё siguruara nga vetё mёsuesi ose nxёnёsit);
- organizojё nxёnёsit tё punojnё individualisht pёr të vizatuar ciklin e Krebsit apo skemёn e
procesit tё fermentimit;
- vlerёsojё nxёnёsit me anё të pyetje me gojë, ushtrimeve dhe testit me shkrim.
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- diapozitive dhe pamjet të proçeseve katabolike;
- projektor;
- sllajde;
- skema e ciklit tё Krebsit;
- mostra bimësh ;
17
- fara bimësh.
Kapitulli 6: Gjenetika-baza materiale e trashёgimisë 14 orë
a). Qëllimet e kapitullit
Nё pёrfundim tё kapitullit nxënësi duhet të:
- pёrshkruajё ndërtimin e acid


Use: 0.0812