• MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË


  •   
  • FileName: Planet_dhe_programet_klasa_IX_arsimi_joformal.pdf [read-online]
    • Abstract: MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISËPLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR(ARSIMI JOFORMAL)Për klasën IX të shkollës së mesme të ulëtPrishtinë, maj 20061 KryeredaktorDr. Fehmi Ismaili

Download the ebook

MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË
PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR
(ARSIMI JOFORMAL)
Për klasën IX të shkollës së mesme të ulët
Prishtinë, maj 2006
1
Kryeredaktor
Dr. Fehmi Ismaili
Redaktorë
Mr. Miranda Kasneci
Ramush Lekaj
2
UNMIK
INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE
PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT
PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLJANJA
QEVERIA E KOSOVËS – GOVERNMENT OF KOSOVO – VLADA KOSOVA
MINISTRIA E ARSIMIT, MINISTRY OF MINISTARSTVO ZA
E SHKENCËS DHE EDUCATION, SCIENCE & OBRAZOVANJE, NAUKU I
E TEKNOLOGJISË TECHNOLOGY TEHNOLOGIJU
Kabineti i Ministrit Office of the Minister Kabinet Ministra
UDHËZIM ADMINISTRATIV
Zbatimi i planit dhe programit
për klasën e nëntë të mësimit joformal
NUMËR: MASHT 17/2006
DATA: 26.05.2006
Në bazë të nenit 1.3 pika (d) të Rregullores së UNMIK-ut nr.
2001/19 mbi degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të
Vetëqeverisjes në Kosovë si dhe Shtojcës IV pika (iii) të Rregullores së
UNMIK-ut nr. 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të
Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, nenit 4, 42 të Ligjit mbi
Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë, neni 1 të Ligjit mbi arsimin dhe
aftësimin e të rriturve, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e
Teknologjisë nxjerr këtë Udhëzim Administrativ.
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij udhëzimi është, zbatimi i Planit dhe programit mësi-
mor për klasën e nëntë të mësimit joformal, si rezultat i ristrukturimit të
sistemit të arsimit.
3
Neni 2
Plani dhe programi
Plani dhe programi i ri për klasën e nëntë të mësimit joformal i është
bashkëngjitur këtij Udhëzimi Administrativ.
Neni 3
Zbatimi
1. Ky Plan dhe program për klasën e nëntë të mësimit joformal
zbatohet nga viti shkollor 2006/2007.
2. Me zbatimin e Planit dhe programit për klasën e nëntë të mësimit
joformal, shfuqizohen planet dhe programet e deritashme për
klasën e nëntë të mësimit joformal të shkollës fillore.
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi me dt.26.05.2006.
Agim Veliu, ministër
4
PËRMBAJTJA
Udhëzim administrativ, 3
UDHËZIME PËR ZBATIMIN E PLANIT DHE TË PROGRAMIT, 7
I. Hyrje, 7
II. Qëllimet, 8
III. Udhëzime metodologjike, 10
IV. Vlerësimi, 11
V. Burimet dhe mjetet mësimore, 14
VI. Plani mësimor, 14
GJUHËT DHE KOMUNIKIMI
GJUHË SHQIPE, 19
GJUHË ANGLEZE, 29
MATEMATIKË, 45
SHKENCAT E NATYRËS
BIOLOGJI, 59
FIZIKË, 77
5
KIMI, 91
GJEOGRAFI, 105
SHKENCAT SHOQËRORE
EDUKATË QYTETARE, 119
HISTORI, 131
TEKNOLOGJI
TEKNOLOGJI ME TIK, 151
ARTET
EDUKATË MUZIKORE, 165
ART FIGURATIV, 175
EDUKATË FIZIKE DHE SPORTIVE, 183
6
UDHËZIME PËR ZBATIMIN E PLANIT DHE TË PROGRAMIT
I. HYRJE
Arsimi përfaqëson fushëveprimtarinë prirëse të zhvillimeve shoqë-
rore, politike dhe ekonomike të Kosovës.
Vizionin për krijimin e një shkolle bashkëkohore, sipas standardeve
më të avancuara ndërkombëtare, që filloi pas përfundimit të luftës, Mi-
nistria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) po e realizon
duke ndërmarrë hapa të gjithanshëm dhe praktikë në të gjitha fushat e
veprimit.
Në këtë ndërmarrje me rëndësi historike për zhvillimin dhe për për-
parimin e shoqërisë kosovare MASHT-ti synon të ndryshojë pikëpamjet
në procesin e ndërtimit të individit me një vizion të qartë për të ardhmen
e tij dhe të vendit të tij.
Kjo krijon parakushtet e nevojshme për integrimin e individit dhe të
shoqërisë kosovare në lëvizjet politike, në zhvillimet ekonomike, intele-
ktuale, shkencore e teknologjike dhe në zhvillimet sociale-kulturore të
vendeve të përparuara evropiane dhe botërore.
Zhvillimi i Planit dhe i programit lëndor mbështetet në bazën e një
procedure të mirëfilltë shkencore, si nga forma, qasja metodologjike,
organizimi dhe ndërtimi i përmbajtjes së lëndës, ashtu edhe nga
parashikimi i rezultateve të të nxënit, mjetet mësimore, metodat, teknikat
dhe instrumentet e vlerësimit.
Grupet punuese profesionale për zhvillimin e planeve dhe të progra-
meve ishin vazhdimisht në rrjedhë të zhvillimeve të reja në arsim dhe në
konsultim me ekspertët ndërkombëtarë. Në këtë proces të zhvillimit të
planeve dhe të programeve, i cili qëndron mbi bazën e strategjisë
afatgjate të MASHT- it, ndihmë të konsiderueshme kanë dhënë UNICEF-
i, agjencitë dhe qeveritë e disa shteteve.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar kultivimit të qëndrimit pozitiv
ndaj të nxënit, inkurajimit të nxënësve të angazhohen në mënyrë të
arsyeshme në përmbushjen e kërkesave shkollore, zhvillimit të shkathtë-
7
sive në jetën e përditshme, gjithnjë duke pasur parasysh veçoritë e
zhvillimit fizik dhe psikologjik në këtë moshë.
Realizimi i qëllimit të këtij Plani dhe programi do të varet nga puna e
përkushtuar e mësimdhënësve, të cilëve u kushtohet ky Plan dhe
program. Për ta lehtësuar zbatimin e këtij Plani dhe programi mësimor,
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë do të organizojë kohë
pas kohe cikle ligjëratash me mësimdhënës të udhëhequr nga ekspertë
fushash përkatëse me një udhëzim shtojcë të këtij Plani dhe programi.
II. QËLLIMET
Plani dhe programi mësimor për klasën e nëntë për mësimin joformal
ka për qëllim që nxënësve:
· T’u ofrojë mundësi dhe njohura bazike për zhvillimin intelektual,
estetik, fizik, shoqëror, moral dhe shpirtëror të nxënësve;
· t’u sigurojë orientim dhe t’u ndihmojë në realizimin e interesave
të tyre personale për plotësimin e aspiratave përmes nxënies;
· t’u bëjë konsolidimin e diturive, ngritjen, orientimin e prirjeve dhe
të shkathtësive në ndërtimin e të ardhmes së tyre;
· t’u mundësojë shfrytëzimin e burimeve të shumta për sigurimin
dhe përpunimin e informacioneve dhe për zhvillimin e një qasjeje
kritike ndaj informacioneve dhe fakteve që u ofrohen;
· t’u mundësojë që në mënyrë të pavarur të marrin nismë dhe
veprim të pavarur, gjithnjë duke pasur parasysh rregullat theme-
lore të sjelljes në grup, varësisht nga llojet e ndryshme të veprim-
tarive që zhvillojnë.
· Arsimimi i të gjithë qytetarëve të Kosovës edhe të atyre që për
ndonjë arsye e kanë ndërprerë shkollimin.
Grupet punuese për zhvillimin e planeve dhe të programeve në
përshtatshmëri me përmbajtjen i kanë zgjedhur objektivat e përgjithshëm
dhe specifikë për sendërtimin e qëllimeve të lartshënuara, nga të cilat në
mënyrë të qartë janë përcaktuar edhe rezultatet e pritura në përfundim të
klasës së nëntë të mësimit joformal.
8
9
III. UDHËZIME METODOLOGJIKE
Përzgjedhja e metodave mësimore është në kompetencë të mësim-
dhënësit të lëndës. Ajo bëhet në përshtatje me nevojat, moshën dhe me
kërkesat e nxënësve, me veçoritë e përmbajtjes së temave mësimore, me
bazën didaktike, me nivelin e formimit të nxënësve etj.
Metodat dhe teknikat e punës me nxënës duhet kombinuar, të jenë sa
më të larmishme, ngase nxitin dinamikën e orës, thyejnë monotoninë dhe
motivojnë nxënësit për mësim.
Metodat dhe teknikat e mësimdhënies janë po aq të larmishme sa
edhe vetë llojet e mësimnxënies. Mësimdhënësi mund të përdorë disa
teknika dhe metoda mësimore të kombinuara për të arritur rezultate sa më
të larta gjatë procesit mësimor.
Duke synuar përmbushjen e kërkesave për nxënie cilësore sugjero-
hen disa metoda dhe teknika të ndryshme:
· shpjegimi dhe sqarimi;
· të shprehurit me gojë;
· të shprehurit me shkrim;
· të mësuarit problemor;
· diskutimi (debati);
· puna në grupe;
· demonstrimi dhe interpretimi;
· teknika e të menduarit kritik;
· stuhi mendimesh (brainstorming);
· vetëhulumtimi (kërkimi).
Për tema të caktuara që karakterizohen me informacione të bollshme
gjen zbatim edhe ligjërata ndërvepruese e kombinuar me veprimtari
praktike.
Për tema mësimore të caktuara mund të shfrytëzohen me sukses më-
simi në natyrë, eskursione të ndryshme studimore, vizitat institucioneve
të ndryshme etj.
10
Në të gjitha rastet zbatimi i metodave apo i teknikave mësimore të
lartpërmendura duhet të shoqërohet me përdorimin e materialeve dhe të
mjeteve përkatëse didaktike, pa të cilat nuk mund të arrihen rezultatet e
pritura.
IV. VLERËSIMI
Vlerësimi është proces i vrojtimit, i mbledhjes sistematike, i analizës
dhe i interpretimit të informatave me qëllim të përcaktimit se deri në
cilën shkallë nxënësi ka zotëruar objektivat udhëzues. Ai duhet të mbë-
shtetet në rezultatet e pritura të programit të lëndës përkatëse dhe të
nivelit përkatës.
Ky proces mbështetet në disa parime themelore, siç janë:
· përcaktimi i qëllimit dhe i përparësive në procesin e vlerësimit;
· zbatimi i instrumenteve përkatëse të matjes në përputhje me qëlli-
min në mënyrë që të matet ajo që është synuar të matet;
· sigurimi i cilësisë së informatave për arritshmërinë e rezultateve të
nxënësit përmes matjes dhe vlerësimit të vazhdueshëm;
· matja dhe vlerësimi duhet të jenë të balancuara, të përfshihet e të-
rë përmbajtja programore e lëndës;
· vlefshmëria e qëndrueshme e të dhënave se shkalla e arritshmërisë
së nxënësit është e saktë;
· zbatimi i teknikave të vlerësimit me anë të së cilave bëjmë dalli-
min e qartë të arritshmërisë së nxënësve.
IV. 1. Instrumentet e vlerësimit
Mësimdhënësi i lëndës dhe shkolla duhet të zgjedhin dhe të zbatojnë
një numër të mjaftueshëm instrumentesh për matje dhe vlerësim, siç janë:
· vrojtimi;
· pyetësori (vetëvlerësimi);
· raporti me shkrim i një pune praktike apo një hulumtimi;
11
· të shprehurit me gojë;
· të shprehurit me shkrim;
· fleta kontrolluese (përdoret për shkathtësitë manovruese të nxë-
nësit);
· dosja apo portofoli (vetëvlerësimi);
· testi i bazuar në kritere dhe në objektiva;
· testi i arritshmërisë i ndërtuar nga kërkesa (pyetje):
- me përgjigje alternative të shumta;
- me përgjigje të hapura të shkurtra;
- me përgjigje të hapura të zgjeruara etj.
dhe çdo instrument tjetër që mësimdhënësi e vlerëson të nevojshëm.
IV. 2. Shkalla e përfitimit
Në fund të vitit mësimor çdo nxënës duhet të arrijë njërën prej
shkallëve të përfitimit të arritshmërisë:
· shkëlqyeshëm (arritje shumë e lartë);
· shumë mirë (arritje e lartë);
· mirë (arritje mesatare);
· mjaftueshëm (arritje e kufizuar) dhe
· pamjaftueshëm (arritje e pamjaftueshme).
Shkalla e përfitimit të arritshmërisë varet drejtpërdrejt nga standardet
e arritshmërisë, të cilat mbështeten në:
12
Objektivat e Arritje shumë e lartë Arritje e lartë Arritje e Arritje e kufi- Arritje e
përgjithshëm 90% 80% kënaqshme 60% zuar 40% pamjaftueshme
Njohja e Aftësi shumë e lartë në Aftësi e lartë në Aftësi mesatare në Aftësi e kufizuar Aftësi jo e mjaftue-
lëndës njohjen dhe në zbatimin njohjen dhe në njohjen dhe në në njohjen dhe në shme në njohjen dhe
e njohurive të lëndës në zbatimin e njohurivezbatimin e njohurive zbatimin e njohu- në zbatimin e
situata të thjeshta. të lëndës në situata të
të lëndës në situata të rive të lëndës në njohurive të lëndës
thjeshta. thjeshta. situata të thjeshta. në situata të thjeshta.
Të kuptuarit e Aftësi shumë e lartë e të Aftësi e lartë e të Aftësi e kënaqshme e Aftësi e kufizuar e Aftësi e
proceseve kuptuarit dhe e zbatimit kuptuarit dhe e zbati-
të kuptuarit dhe e të kuptuarit të pamjaftueshme e të
shkencore të fakteve, parimeve, mit të fakteve, pa- zbatimit të fakteve, detyrave dhe të kuptuarit të detyrave
relacionit shkak- pasojë, rimeve, relacionit parimeve, relacionit proceseve dhe të proceseve
mbledhjes dhe shkak-pasojë, mble- shkak-pasojë, shkencore shkencore
organizimit të dhjes dhe organizimit
mbledhjes dhe
informacioneve, të të informacioneve, të
organizimit të
gjykuarit e thjeshtë. gjykuarit e thjeshtë.
informacioneve, të
gjykuarit e thjeshtë.
Të menduarit Aftësi e lartë e të Aftësi e të menduarit Aftësi e kufizuar e të
kritik menduarit kritik në kritik në situata menduarit kritik në
situata komplekse si: komplekse, si: njohja situata komplekse:
njohja me informacione me informacione rele- njohja me informa-
relevante, zgjidhja e vante, zgjidhja e cione relevante, zgje-
problemeve, duke problemeve duke dhja e problemeve,
zbatuar parimet dhe zbatuar parimet dhe duke zbatuar parimet
ushtrimet e ushtrimet e in- dhe ushtrimet e
interpretueshme. terpretueshme. interpretueshme.
Shkathtësitë Shkallë e kënaqshme e përfitimit në shkathtësitë manovruese. Shkallë e ulët e përfitimit (disa) në
manovruese shkathtësitë manovruese.
13
V. BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
Që të realizohet mësimdhënia dhe mësimnxënia efektive e këtij Plani
dhe programi, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të shfrytëzojnë burime
dhe mjete të ndryshme informimi. Deri tash burim kryesor informimi
ishte teksti shkollor i lëndës përkatëse.
Krahas teksteve të ndryshme shkollore, sugjerojmë të përdoren edhe
materiale të tjera informimi:
· doracakë, atlasë, broshura;
· gazeta, revista profesionale dhe shkencore;
· fotografi, posterë, afishe, skema, diagrame, harta, tabela;
· modele, figura, makete;
· fotoslajde, filma, videokaseta;
· programe të kompjuterëve, interneti, CD-të etj.
Është në kompetencën e mësimdhënësit që, varësisht nga kushtet në
të cilat punon shkolla, të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet
ndihmëse mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave
gojore, vizuale, auditive dhe audiovizuale, me theks të veçantë në atë që
është qenësore për t’u mësuar.
Kjo liri e të zgjedhurit të burimeve mësimore duhet t’i takojë edhe
nxënësit.
VI. PLANI MËSIMOR
Numri i orëve
Nr. Lëndët mësimore
Klasa IX %
1 Gjuhë shqipe 90
2 Gjuhë angleze 72
3 Matematikë 72
4 Biologji 36
5 Fizikë 36
6 Kimi 36
14
7 Histori 36
8 Gjeografi 18
9 Edukatë qytetare 18
10 Edukatë muzikore 18
11 Edukatë figurative 18
12 Teknologji 36
13 Edukatë fizike dhe sportive (*) (36)
Gjithsej: 486 + (36)
(*) Zgjedhjen e bënë shkolla, varësisht prej kërkesave të nxënësve, do të
organizohet kjo lëndë mësimore apo jo.
15
16
GJUHËT DHE KOMUNIKIMI
· Gjuhë shqipe dhe letërsi
· Gjuhë angleze
17
18
GJUHË SHQIPE
(4 orë në javë, 72 orë në vit)
HYRJE
Në këtë klasë nxënësit do të zhvillojnë, zotërojnë dhe zbatojnë
shkathtësitë e komunikimit. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet për-
dorimit të saktë të gjuhës, formimit kulturor dhe përvetësimit të shkath-
tësive të komunikimit. Nxënësit duhet t’i praktikojnë dijet e përvetësuara
nga letërsia, kultura, gjuha, nëpërmes të formave të ndryshme të krijim-
tarisë individuale dhe grupore: nëpërmes të eseve, projekteve, punimeve
të ndryshme, të cilat u mundësojnë nxënësve strukturimin e mendimeve,
gjykimeve dhe zhvillimin e imagjinatës.
Në këtë klasë ata duhet të jenë në gjendje të trajtojnë me gojë dhe me
shkrim tema të ndryshme nga këndvështrimi kulturor, letrar e gjuhësor.
Kjo klasë përmbyll nivelin e dytë të shkollimit dhe nxënësit do të
forcojnë suksesin e tyre në pajtim me rezultatet e klasës përkatëse dhe
gjithashtu do të zotërojnë përdorimin e drejtë të shkathtësive të komu-
nikimit.
Insistimi në aftësimin e nxënësit në pikëpamje të shkathtësive gjuhë-
sore do të përqendrohet në: përdorimin e gjuhës për të informuar, për të
argumentuar, për të diskutuar, për të përshkruar, për të krijuar, për të
hulumtuar, për të klasifikuar dhe për të vlerësuar .
QËLLIMET
Lënda Gjuhës shqipe në këtë klasë mësohet me qëllim që nxënësi:
· të përforcojë, të zhvillojë dhe të zbatojë shkathtësitë e komuni-
kimit në shkollë dhe në situata të ndryshme jashtë shkollës;
· të aftësohet për të analizuar, gjykuar dhe vlerësuar tekstet letrare
dhe joletrare;
· të zotërojë dhe të praktikojë drejt njohuritë e sistemit gjuhësor.
19
Shkathtësitë e komunikimit
I. TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT
II. TË LEXUARIT
III. TË SHKRUARIT
Fushat (tërësitë tematike) përmes të cilave do të zhvillohen
shkathtësitë e komunikimit:
· organizimi dhe zhvillimi i komunikimit;
· të kuptuarit e teksteve;
· diskutim për tekstin;
· Analiza e fjalës, zhvillimi i fjalorit;
· Analizë dhe interpretim i teksteve letrare;
· strategjia e shkrimit dhe shkrimi i aplikuar;
· norma gjuhësore e shqipes dhe zotërimi i standardit .
· Organizimi dhe zhvillimi i komunikimit
1.1 Formulimi i gjykimeve të sakta për idetë që diskutohen; para-
qitjeja e qartë e tyre. Krahasimi dhe kontrasti i mënyrës përmes
së cilës mediat e ndryshme (p.sh., televizioni, gazetat, lajmet re-
vistat, radioja, dokumentarët, lajmet në internet, etj.) prezantojnë
të njëjtën ngjarje.
Shembuj tekstesh joletrare
1.2 Zgjedhja e modeleve logjike të organizimit (p.sh., kronologjik,
tematik, shkak-efekt etj.) për të informuar dhe bindur përmes
prezantimit!
Shembuj nga Rilindja Kombëtare Shqiptare
1.3 Zgjedhja e teknikave të përshtashme të hyrjes dhe të përfundimit
të tekstit gojor apo të shkruar (shembull: duke përdorur citate
letrare dhe joletrare, anekdota dhe referenca burimesh
autoritative).
1.4 Njohja dhe përdorimi i formave klasike të të folurit (shembull:
hyrja, paragrafët e fillimit, trungu, përmbyllja) me qëllim for-
mulimi të argumenteve të arsyeshme dhe të bindurit gjatë debatit.
20
Shembuj nga Letërsia e vjetër (akte, fjalime, letra etj).
Shembuj nga Rilindja Kombëtare Shqiptare
1.5 Efektet vizuele, grafike, etj., të prezantimit; gjestet, zëri, kontakti
me sy etj.
Shembuj nga tekste joletrare fushash të ndryshme.
1.6 Analizimi historik i fjalimeve të rëndësishme (P.sh., nga Kthimi i
Skënderbeut në Krujë, nga Fjalimi i Klintonit në Kosovë në vitin
1999 etj.) për të gjetur tiparet themelore retorike të atyre
fjalimeve të cilat i bëjnë ato të mbahen në mend më lehtë.
1.7 Identifikimi i efekteve estetike në një krijim letrar të dhënë
përmes (p.sh., prezantimit të teknikave të shkrimit dhe të tekstit
të një drame të shkruar në kohën e Rilindjes Kombëtare, duke
krahasuar atë me teknikat teatrale kur shfaqet ai tekst ose kur
bëhet film).
1.8 Demonstrimi i zotërimit të shqipes standarde përmes prezan-
timeve narrative dhe komunikimit të mirë me publikun.
(Shembuj nga revistat, gazetat).
1.9 Aplikimi i teknikave përkatëse të intervistave:
a. përgatitja dhe parashtrimi i pyetjeve të rëndësishme;
b. shënimi i përgjigjeve;
c. përdorimi i gjuhës me pjekuri, ndjeshmëri, mençuri dhe
ndjenjë respekti;
ç. përgjigjja korrekte dhe efektive në pyetje;
d. demonstrimi i njohjes së temës;
dh. vlerësimi dhe efektiviteti i intervistës;
· Të kuptuarit e teksteve
1.1 Leximi dhe kuptimi i materialeve.
1.2 Të kuptuarit dhe analiza e tekstit letrar dhe joletrar
1.3 Krijimi i pyetjeve të rëndësishme rreth leximit për çështjet që
mund të hulumtohen.
1.4 Sintetizimi i përmbajtjes së tekstit nga disa burime a vepra nga
një autor i vetëm për një problem të vetëm dhe nga autorë të
ndryshëm për një problem të vetëm; parafrazimi i ideve dhe
lidhja me burime dhe tema të tjera.
21
1.5 Vlerësimi i besueshmërisë së një argumenti të një autori. Mënyra
se si autori realizon strukturën e tekstit të tij
(shembuj: tekste letrare dhe joletrare; tregime, artikuj, fjalime).
· Diskutim për tekstin
1.1 Diskutime për tekste letrare
a. Identifikimi dhe vlerësimi i efekteve shumëkuptimore, nuancat
dhe efektet komplekse përbrenda tekstit.
1.2 Krijimi i argumenteve bindëse duke përfshirë analizën e vlerësi-
min e problemeve dhe zgjidhjeve si dhe shkaqet dhe efektet:
a. strukturimi i idesë dhe argumenteve në mënyrë koherente dhe
logjike;
b. sqarimi i mendimeve të ekspertëve, citate të zgjedhura dhe
shprehje të besimeve dhe të paragjykimeve të ndryshme si dhe
arsyeshmëria logjike e tyre.
c. Parashikimi i asaj që ka dëgjuesi apo i kundërargumentit të tij.
1.3 Krijimi i prezantimeve përshkruese:
a. Vendosja e saktë e pikëshikimit të folësit për temën që
prezantohet;
b. Vendosja e saktë e lidhjes së folësit me temën përkatëse (p.sh.,
vrojtim, gjakftohtë, involvim personal etj.).
· Analiza e fjalës, zhvillimi i fjalorit
1.1 Analiza e fjalës, rrjedhshmëria e gjuhës dhe e mendimit, pasurimi
sistematik i fjalorit;
1.2 Identifikimi dhe përdorimi i kuptimeve letrare dhe figurative të
fjalëve dhe të kuptuarit e burimeve të fjalëve.
1.3 Identifikimi i teksteve të vjetra shqipe, njohja e kuptimit të
origjinës dhe kuptimit të fjalëve të reja.
Shembuj nga letërsia e vjetër shqipe, nga letërsia gojore shqipe, nga
letërsia e Rilindjes dhe nga letërsia moderne shqipe.
· Analizë dhe interpretim i teksteve letrare
1.1 Leximi dhe interpretimi i veprave të rëndësishme historike dhe
kulturore të letërsisë, me theks të veçantë në histori dhe në
shkencat shoqërore.
Shembuj nga: Letërsia e Rilindjes, Letërsia për të rinj.
22
1.2 Artikulimi i lidhjeve në mes të qëllimeve të shprehura dhe
veçorive të formave të ndryshme të letërsisë dramatike
(komedisë, tragjedisë, dramës, monologut dramatik); krahasimi
dhe kontrasti i temave të ngjashme në zhanre të ndryshme, duke
parë se si zgjedhja e zhanrit formëson temën dhe anasjelltas.
1.3 Krahasimi i veprave që shprehin tema universale dhe sigurimi i të
dhënave për përkrahjen e ideve të shprehura në secilën vepër.
1.4 Analiza e zhvillimit të kohës në një paragraf të caktuar, (p.sh.,
profetizimi apo vizionariteti, retrospektiva etj.).
1.5 Nohja dhe të kuptuarit e domethënies së parimeve të ndryshme
letrare, duke përfshirë gjuhën figurative, pamjet letrare, alegorinë
dhe simbolizmin; sqarimi i tyre.
Shembuj nga letërsia moderne shqipe
1.6 Interpretimi dhe vlerësimi i fuqisë shumëkuptimore (ambiguitive)
të gjuhës së letërsisë; kontradikta, ironia, paradoksi etj.
1.7 Sqarimi se si zëri që rrëfen, veta dhe zgjedhja e narratorit ndikon
në karakterizim, në intrigë dhe në besueshmëri të tekstit.
1.8 Identifikimi dhe përshkrimi i funksionit të dialogut, skenografisë
dhe tipareve të karakterit në letërsinë dramatike.
1.9. Analiza e mënyrës se si një vepër letrare lidhet me tema dhe
çështje nga periudha historike të cilës i takon (qasja historike).
Shembuj nga kritika letrare shqipe.
· Strategjia e shkrimit dhe shkrimi i aplikuar
1.1 Shkrimi i lidhur (koherent) dhe i përqendruar ( fokusuar), i
argumentuar dhe nga perspektiva e qartë. Shkrimi demonstron
vetëdijen e nxënësit për publikun dhe për qëllimin e shkrimit.
Nxënësi kalon nëpër shkallë të caktuara të proceseve të shkrimit.
1.2 Përdorimi i saktë i gjuhës, i foljeve vepruese, detajeve të
ndieshme, modifikuesve përkatës dhe të diatezës veprore më
shumë se sa të asaj pësore.
1.3 Përdorimi i pyetjeve hulumtuese dhe metodave të përshtatshme të
hulumtimit (p.sh., biblioteka, mediat elektronike, intervistat
personale) për të siguruar burime themelore dhe plotësuese.
1.4 Sinteza e informtave nga burime të ndryshme.
1.5 Futja e citateve në tekstin e shkruar duke mos u shkëputur nga
rrjedha e idesë së tekstit.
23
1.6 Përdorimi i normave përkatëse për dokumentacionin në tekst;
shënimet, bibliografia, fusnota.
1.7 Shkrimi i eseve analitike dhe raporteve hulumtuese.
a. nënvizimi i të dhënave me të cilat përkrahen tezat dhe
informacionet;
b. dallimi në mes të vlerave relative dhe domethënies kryesore të
fakteve dhe ideve;
c. përdorimi i mjeteve vizuale dhe teknologjike për organizimin
dhe krijimin e hartave, grafikëve etj.;
d. Bartja e shpejtë dhe e suksesshme e informacioneve dhe ideve
nga burimet parësore dhe dytësore
1.8 Shkrimi i esesë dhe përfillja e gjuhës standarde
1.9 Shkresat e karakterit administrativ
1.10 Zhvillimi i shkrimit bindës: strukturimi logjik dhe argumentet;
përdorimi i procedurave retorike; sqarimi dhe mbrojtja e pozicio-
neve përmes fakteve të rëndësishme, opinioneve, citimeve etj.;
adresimi i preokupimeve, paragjykimeve, pritjeve.
1.11 Letra për biznes: sigurimi i informacionit të qartë dhe të
kuptimshëm dhe drejtimi kah publiku përkatës; përdorimi i
fjalorit dhe stilit të duhur; fuqizimi i idesë dhe imazheve; ndjekja
e stilit standard të faqes, formatit, fontit etj.
1.12 Dokumenti teknik (p.sh., doracak për rregullat e sjelljes në rast
zgjidhjeje të konfliktit, procedurat e udhëheqjes së takimit,
minutat e takimit etj.): raportimi logjik dhe korrekt i informatave
dhe ideve; ofrimi i specifikave të detajuara, duke përfshirë edhe
skenaret, përkufizimet dhe shembujt; parashikimi i gabimeve dhe
keqkuptimeve të lexuesit etj.
· Norma gjuhësore e shqipes dhe zotërimi i standardit
1.1 Zhvillimi historik i gjuhës.
a) Rëndësia e zhvillimit historik të gjuhës në periudha të
ndryshme
1.2 Klasifikimi i gjuhëve
1.3 Gjuha standarde dhe dialektet (rëndësia e përdorimit të gjuhës
standarde në shkolla dhe roli i dialekteve në zhvillimin e gjuhës.
Dialektizmat në gjuhën shqipe )
1.4 Tingujt e gjuhës shqipe dhe klasifikimi i tyre
24
1.5 Ndryshimet fonetike të tingujve
a. (asimilimi, disimilimi, haplologjia, elizioni, metafonia, apofo-
nia,qiellzorëzimi, rotacizmi, metateza);
b. Rëniet e tingujve (afereza, sinkopa dhe apokopa);
c. shtesat e tingujve (proteza, epenteza dhe epiteza)
1.6 Përdorimet kryesore të rasava, nyjeve, parafjalëve, lidhësave,
pjesëzave dhe funksioni i tyre në gjuhë
1.7 Pasqyra e bashkimit të trajtave të shkurtra të përemrave
1.8 Përdorimi i kategorive gramatikore të foljeve dhe rëndësia e
praktikimit të drejtë të tyre. Format e pashtjelluara të foljes
(paskajorja, pjesorja dhe përcjellorja)
1.9 Llojet e fjalive (bashkërenditëse dhe nënrenditëse)
1.10 Praktikimi i përdorimit të drejtë të shenjave të pikësimit si: pika,
pikëçuditja, pikëpyetja, presja, pikëpresja, viza, thonjëzat,
kllapat, dypikat, shumëpikëshi
1.11 Rëndësia e zhvillimit leksikor për pasurimin e gjuhës shqipe.
Kuptimi leksikor i fjalës, fjalët me shumë kuptime, neologjizmat,
mënyra e formimit të fjalëve
REZULTATET E PRITSHME
Në fund të klasë së nëntë, nxënësi:
· zotëron shkathtësi të veçanta individuale për organizimin dhe
zhvillimin e komunikimit gjatë punës individuale dhe në grup;
· kupton, identifikon dhe analizon informacione të ndryshme
kulturore e letrare;
· analizon, vlerëson dhe organizon informata nga burime të
ndryshme duke i paraqitur dhe sistemuar ato;
· kupton strategjinë e shkrimit dhe praktikon përmes shkrimit forma
të ndryshme letrare dhe joletrare;
· kupton format dhe idetë themelore të kulturës dhe të letërsisë së
periudhave të ndryshme;
· zotëron dijet dhe standardin e sistemit të gjuhës duke e praktikuar
atë në lloje të ndryshme të komunikimit, të analizave dhe të
shkrimit
25
QASJET NDËRLËNDORE DHE NDËRPROGRAMORE
Gjuha shqipe është mjet komunikimi për të gjitha lëndët. Mirëpo,
lidhje të drejtpërdrejta vihen me historinë, me gjeografinë, me edukatën
qytetare, me artet etj. Disa tema nga këto lëndë ndikojnë në zhvillimin e
shkathtësive të komunikimt, në formimin kulturor dhe në krijimin e
individualitetit të pavarur. Përveç çështjeve ndërlëndore, përmes gjuhës
shqipe mund të zhvillohen edhe disa çështje ndërprogramore si p.sh.,
tema për shëndetësi, për të drejtat e njeriut, për çështjet gjinore, etj.
Temat mund të zgjedhen nga mësimdhënësi, varësisht nga rëndësia dhe
aktualiteti që kanë (nga televizioni, revistat, gazetat apo nga rrethi dhe
mjedisi i tyre).
UDHËZIME METODOLOGJIKE
Metodologjia e mësimdhënies zë vend kryesor në realizimin e për-
mbajtjes programore. Gjatë realizimit të procesit mësimor, mësimdhënësi
duhet të ketë parasysh strategjitë më efektive, të cilat mundësojnë
mësimin efektiv. Mësimdhënësi duhet të jetë model për nxënësit në
mënyrën e përdorimit të shkathtësive gjuhësore. Vëmendja e tij duhet të
përqendrohet në disa parime bazë
· Përqendrimi në komunikim ( shkathtësitë e komunikimit: të
dëgjuarit dhe të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit). E tërë
përmbajtja është në funksion të zhvillimit të këtyre shkathtësive;
· Përqendrimi në zhvillimin e gjuhës
· Përqendrimi në nxënësin dhe në të nxënit e tij.
Nxënësi duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Mësuesi duhet të bëjë
përpjekje që ta njohë mirë karakterin e nxënësit, përparësitë dhe dobësitë
e tij, ta verifikojë a është tip i hapur apo i mbyllur, frikacak apo guximtar,
a merr vetë nisiativa apo duhet të nxitet nga mësuesi etj.
Roli i mësimdhënësit është vendimtar i cili ndihmon në procesin e
mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Kjo varet nga planifikimi i orës
mësimore: përdorimi i hapësirës në klasë, d.m.th. mënyra e vendosjes së
bankave si dhe aktiviteteve që zhvillohen në klasë: mënyra e
komunikimit, luajtja e roleve, puna në grupe, në çifte, luajtja e roleve dhe
përdorimi i teksnikave të reja të mësimdhënies .
26
VLERËSIMI
Mësimdhënësi në vazhdimësi duhet të vlerësojë:
· Njohuritë që kanë fituar nxënësit: në ç’shkallë kanë zotëruar
fjalorin dhe sa është i aftë nxënësi t’i përdorë shkathtësitë
gjuhësore gjatë komunikimit
· Shkallën e zotërimit të njohurive me qëllim eliminim i t ë
pengesave dhe të vështirësive në nxënie
· Integrimin e njohurive të fituara që nxënësit i realizojnë edhe
jashtë programit shkollor
Theks të veçantë gjatë vlerësimit duhet kushtuar:
- përdorimit të fjalorit
- pyetjeve dhe përgjigjeve
- nisiativave dhe mendimeve të pavarura
- përshkrimeve dhe shpjegimeve
- radhitjes së fjalëve në fjali
- aktiviteteve individuale dhe grupore
- fjalorit (leksiku)
LITERATURA
- Tekstet që hartohen sipas programit të ri
- Tekste të mëhershme që përmbajnë këtë materie
- Revista, gazeta etj ; të cilat ndihmojnë realizimin e
objektivave të këtij programi
- Modele të mësimdhënies sipas strukturës ERR – KEC,
Prishtinë 2003
- Tekste të tjera alternative
27
28
ENGLISH LANGUAGE CURRICULUM
(3 hours per week, 18 weeks in total)
INTRODUCTION
Learning is a complex process of discovery, collaboration, and
inquiry facilitated by language. Composed of interrelated and rule
governed symbol systems, language is a social and uniquely human way
of representing, exploring, and communicating meaning. Language is an
essential tool for forming interpersonal relationship, understanding social
situations, extending experiences, and reflecting on thought and action.
Language is the principal instrument of thought and the primary basis of
all communication.
PHILOSOPHY
The program of English language will emphasize the importance of
experiencing language in context. Learners’ background knowledge,
skills and attitudes will be used as means of developing communicating
abilities. As the learners develop communication skills, they also increase
their linguistic accuracy and develop language learning strategies.
In the English language program learners will acquire various kinds
of knowledge, skills and attitudes about:
1. Interpreting, expressing and negotiating meaning (communi-
cation).
2. Sounds, written symbols, vocabulary, structure and discourse
(language).
3. Cognitive, socio-cognitive and meta-cognitive process (general
language education).
4. Patterns of ideas, behaviours, manifestations, cultural artefacts
and symbols (culture).
29
Acquiring the language incorporates communication skills such as
listening, speaking, reading, writing, viewing and showing. Learners
develop these communication skills by using knowledge of the language,
including grammar, and culture, communication and learning strategies,
technology, and content from other subject areas to socialise, to acquire
and provide information, to express feelings and opinions. Knowledge of
other cultures, connections to other disciplines, comparisons between
language and cultures, and community interaction all contribute to and
enhance the communicative language learning experience, but the
communication skills are the primary focus of language acquisition.
AIMS
In order to communicate effectively and increase their language and
cultural understanding, in grade nine learners should:
· Use the four language skills in real life situations both inside and
outside of school;
· Demonstrate an understanding of the traditions, practices, and
products of the cultures other than their own;.
· Demonstrate understanding of the nature of language through
comparisons of the target language and the mother tongue;
· Demonstrate comprehension of information from making
connection with other disciplines in the school setting and further;
30
The Scope of Grade Nine English Language Curriculum
COMMUNICATION
Enable learners to increase confidence and fluency in all language skills and use the language with both native and non-native
speakers.
Listening
General objective: Enable learners to listen to peers and teachers to establish, maintain and enhance personal relationship in
school and to some extent in the community.
Specific objectives Suggested language activities Attainment targets
Learners should be able to: · Listen and fill in the gaps; Learners can:
· Listen to, tell and/or re-tell familiar stories; · Listen and match; · Listen and respond to short,
· Distinguish between statements, questions and · Listen to recorded short simple stories, songs and poems;
commands and respond appropriately; stories; · Respond to vocabulary,
· Listen to and take notes from teacher’s lessons · Dictation questions and instructions in a
presented orally; · Listen to a tape(dialogue, familiar context;
· Listen to discussions and ask questions to clarify conversations) and answer; · Listen and respond to messages
meaning; · Listen to songs, poems; spoken in English at a normal
· Listen to a dialogue and determine probable · Role play; speed;
relationship between the speakers, i.e. family
members , friends, doctor/patient;
Reading
General objective:


Use: 0.0262