• Konventa e Aarhus (komp. 3-të)


  •   
  • FileName: A2JBook_alb.pdf [read-online]
    • Abstract: gjyqësore përbëhet nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ... Vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e. Lartë. Ligjet, pas miratimit nga ...

Download the ebook

E drejta për t’iu drejtuar gjykatës
për çështjet mjedisore
Vlerësim për zbatimin e saj në Shqipëri
Tiranë 2006
përgatitur nga:
Kutia Postare 127, Tiranë
e-mail: [email protected]
http://albania.rec.org
Ky botim është bërë i mundur në kuadër të projektit
“Përmirësimi i praktikave të Pjesëmarrjes Publike:
Hapa të mëtejshëm në zbatimin e Konventës së Aarhusit në Evropën Juglindore”
mbështetur nga
Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta
Ç’është REC
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), është një organizatë ndërkombëtare jopartizane, joavokate,
jofitimprurëse që mbështet zgjidhjen e problemeve mjedisore në Evropën Qendrore e Lindore
(EQL), duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveritare, qeverive, bizneseve
e aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe
pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në 1990 nga ShBA,
Komisioni Evropian dhe Hungaria.
Sot REC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij, nënshkruar nga 28 vende dhe Komisioni Evropian,
dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në
Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 16 vendeve përfituese.
Shqipëria e ka nënshkruar Kartën e REC në 1993. Zyra e REC për Shqipërinë është hapur
në 1994. Kjo zyrë punon për realizimin e misionit të REC duke mbështetur organizatat
jofitimprurëse, institucionet mjedisore në të gjitha nivelet, dhe aktorë të tjerë të interesuar në
fushën e mjedisit, duke mbështetur proceset pjesëmarrëse e shkëmbimin e lirë të informacionit.
Fushat kryesore të veprimtarisë janë: Programi i granteve për OJF-të; Planet Lokale të Veprimit
në Mjedis, Informacioni Mjedisor; Edukimi Mjedisor; Programi i kualifikimit për OJF-të dhe
zyrtarë të mjedisit, nismat dhe programet vendore e rajonale; etj.
Donatorët më të fundit janë: Komisioni Evropian, Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, SIDA,
UNDP, GEF/SGP, Fondacioni SOROS, SDC, BE, etj.
Asnjë pjesë e këtij botimi
nuk mund të përdoret për qëllime përfitimi apo publikimi pa lejen me shkrim të
© Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) - Shqipëri
Parathënie
Në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare, lidhur me
mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e njeriut në këtë fushë,
nëShqipëri janë hedhur hapa pozitive në drejtim të zbatimmit
të detyrimeve që lindin nga marrëveshjet e Konventat
shumëpalëshe, mes të cilave dhe Konventa e Aarhusit. lidhur me
zbatimin e kësaj Konvente, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
në Shqipëri ka vijuar mbështetjen e saj në kuadër të projektit
“Përmirësimi i praktikave të Pjesëmarrjes Publike: Hapa të
mëtejshëm në zbatimin e Konventës së Aarhusit në Evropën
Juglindore”, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të
Vendeve të Ulëta. I zbatuar njëkohësisht, në Shqipëri, Bosnje-
Hercegovinë, Republikën ish jugosllave të Maqedonisë, Serbi,
Mal të Zi dhe Kosovë, mbështetja e REC drejtohet ne çështjet
e vlerësuara si prioritare për zbatimin në praktikë të Konventës
së Aarhusit. Përcaktimi i këtyre prioriteteve është bërë në bazë
të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të aktiviteteve për Zbatimin e
Konventës së Aarhusit në Shqipëri, një dokument i miratuar nga
qeveria shqiptare në 2005.
Në kuadër të zhvillimeve më të fundit ne vend, lidhur
me çështje specifike të zbatimit të të drejtave që siguron kjo
konventë dhe kuadri ligjor shqiptar, përdorimi i mekanizmave
ligjorë dhe sistemit të drejtësisë për çshtje mjedisore është
kthyer në një kërkesë të kohës. Lidhur me këtë shumçështje
janë të shtruara për zgjidhje: informacioni për këto të drejta,
mekanizmat ligjorë të mundshëm, detyrimet e administratës
publike dhe sistemit gjyqësor, etj.
Me synimin për të mbështetur këtë proces shumëplanësh,
është përgatitur vlerësimi i gjendjes ekzistuese dhe nevojat
që lidhen me përmirësimin e saj, në të cilin paraqiten dhe
rekomandime për vijimësinë e procesit dhe hapat e mëtejshëm që
duhen hedhur.
Ky vlerësim, dhe një sër shtaojcash, përfshirë dhe tekstin
e Konventës, janë pjesët kryesore të këtij botimi, që është,
në vetvete, një përpjekje për të ofruar informacion specifik
për subjektet e interesuar në këtë fushë: autoritete mjedisore,
gjykatës prokurorë, OJF, media, etj., si dhe për të nxitur fillimin
e një procesi me pjesëmarrje për aplikimin e kësaj të drejte në
Shqipëri.
Në përfundim, duhet të falënderojmë zj. Drita Dade, z.
Bajram Mejdiaj, për përgatitjen e Vlerësimit, zj. Magdolna Toth
Nagy dhe Orsolya Szalasi, nga Programi i Pjesëmarrjes Publike
pranë Qendrës Rajonale të Mjedisit, për mbështetjen dhe
komentet e dhëna për përmirësimin e tij, si dhe stafin e REC
Shqipëri për mbështetjen gjatë procesit dhe për përgatitjen e këtij
botimi.
Mihallaq Qirjo
Drejtor për Shqipërinë
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
Vlerësim për mangësitë dhe nevojat
për zbatimin e shtyllës së tretë
të Konventës së Aarhusit: “E drejta për t’iu
drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore”

Hyrje
Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit rajonal që do
të mbështesë zbatimin e mëtejshëm në praktikë të tre shtyllave
të Konventës së Aarhusit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë,
shtyllës së tretë, që ka të bëjë me të drejtën për t’i u drejtuar
gjykatës për çështje mjedisore në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë,
Serbi, Mali i Zi, Kosovë dhe në Maqedoni.
Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në arritjen e
rezultateve të mundshme për çështjet e zbatimit në praktikë
në nivel lokal dhe kombëtar dhe për fushat ku këto nevoja
janë përcaktuar dhe do të përcaktohen nga partnerët kryesorë
të Qeverisë dhe të OJFve. Ai, gjithashtu, do të shtrihet dhe te
zyrtarët e atyre ministrive dhe agjencive të cilat mund të kenë
aktivitete me ndikim të mundshëm mbi mjedis, si rezultat mund
të kenë përgjegjësi në bazë të Konventës, krahas autoriteteve
mjedisore në nivele të ndryshme.
Qëllimi kryesor i këtij raporti është të vlerësojë gjendjen
aktuale të zbatimit të shtyllës së tretë të Konventës së Aarhusit
mbi Të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës në Shqipëri, duke
përcaktuar mangësitë ekzistuese dhe duke dhënë rekomandimet
për përmirësimin e zbatimit. Auditori i synuar përmes këtij
raporti përbëhet nga: (i) gjyqtarët, prokurorët, juristët dhe
parlamentarët; (ii) zyrtarët në Ministrinë e Drejtësisë, në
Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; në
ministritë e tjera të linjës; (iii) OJF-të mjedisore dhe ligjore.
10 Sistemi gjyqësor në Shqipëri
Sistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen dhe balancimin
e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Parlamenti
njëdhomësh përfaqëson degën legjislative, ndërsa dega
ekzekutive përfaqësohet nga Presidenti si Kryetar i Shtetit,
Kryeministri si Kryetar i Qeverisë dhe Këshilli i Ministrave. Dega
gjyqësore përbëhet nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë,
Gjykatat e Apelit dhe ato të Rretheve.
Këshilli i Ministrave i paraqet Parlamentit draft ligjet për
zbatimin e Kushtetutës, dhe miraton vendime, udhëzime, rregulla
për zbatimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti. Kushtetuta
është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Të gjitha aktet
ligjore duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Marrëveshjet
ndërkombëtare dhe konventat ratifikohen nga Parlamenti duke i
paraprirë rastit të mospërputhshmërisë me legjislacionin shqiptar.
Aktet ligjore janë të llojeve të ndryshme; ato hartohen e
miratohen nga institucione të ndryshme, si:
• Ligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave, miratohen nga
Parlamenti dhe shpallen nga Presidenti i Republikës;
• Vendimet e Parlamentit që miratohen nga vetë Parlamenti;
• Dekretet e miratuara nga Presidenti i Republikës;
• Aktet normative, vendimet, udhëzimet, rregulloret të
miratuara nga Këshilli i Ministrave;
• Udhëzimet, rregulloret dhe urdhrat e miratuara nga
Kryeministri dhe secili Ministër;
• Vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e
Lartë.
Ligjet, pas miratimit nga Parlamenti, shpallen nga Presidenti
i Republikës, dhe hyjnë në fuqi zakonisht 15 ditë pas botimit
në Fletoren Zyrtare. Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe të
Gjykatës Kushtetuese, si dhe udhëzimet e ministrave, gjithashtu,
botohen në Fletoren Zyrtare.
Shqipëria ka, gjithashtu, dhe institucionin e Avokatit të
Popullit, që organizohet dhe funksionon si organ monokratik në
bazë të Kushtetutës të miratuar në nëntor 1998 dhe të ligjit për
Avokatin e Popullit të miratuar në shkurt të vitit 1999. Avokati i
Popullit zgjidhet me tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve
të Parlamentit për një periudhë pesë vjeçare, me të drejtën e
rizgjedhjes. Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat,
liritë dhe interesat ligjore të individëve nga vendimet jo të drejta
ose jo ligjore apo nga mosveprimi i zyrtarëve të administratës
publike dhe palëve të treta që veprojnë në emër të tyre. Detyra e
11
tij është të parandalojë konfliktet midis administratës publike dhe
individëve.
Përcaktimet e Konventës së Aarhusit
Shtylla e Konventës së Aarhusit mbi Të drejtën për
t’iu drejtuar Gjykatës ka dy objektiva kryesore: Së pari, ajo
siguron zbatimin e vazhdueshëm dhe efikas të së drejtës se
publikut për të marrë informacion dhe për pjesëmarrjen e
tij ne vendimmarrje, të cilat parashikohen në dy shtyllat e
tjera të Konventës. Së dyti, ajo përmban masa për forcimin e
legjislacionit që mbron mjedisin, duke i dhënë publikut të drejtën
për t’u njohur me procedurat administrative apo juridike që
ndiqen për të kundërshtuar vendimet dhe veprimet e autoriteteve
publike, të cilat janë në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit
kombëtar për mjedisin.
Përdorimi i të drejtës për t’iu drejtuar sistemit gjyqësor
siguron zbatimin e të dyja të drejtave: e drejta për të marrë
informacion mjedisor dhe e drejta për pjesëmarrje në vendimet
lidhur me mjedisin. E drejta për t’iu drejtuar gjykatës është e
rëndësishme pasi ajo përforcon zbatimin e kërkesave ligjore për
mjedisin dhe përmirëson zbatimin praktik të legjislacionit për
mjedisin, pasi administrata publike dhe operatorët privatë do
duan të veprojnë në përputhje me kërkesat e tij, për të eleminuar
procedimet gjyqësore.
Për zbatimin e Shtyllës së tretë të Konventës së Aarhusit
mbi Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës, është e rëndësishme
të krahasohen dhe të kuptohen përcaktimet “publik”,
“publiku i prekur” dhe “Të drejtën për të ngritur çështje”, siç
parashikohet në Konventën e Aarhusit dhe në sistemin ligjor
shqiptar. Në bazë të Konventës së Aarhusit, “Publik” quhet një
ose më shumë persona ligjorë, dhe shoqatat, organizatat apo
grupet e përbërë prej tyre. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi
i Procedurave Administrative jep përcaktimet e mëposhtme:
Neni 42 i Kushtetutës thekson se: (1) Liria, pasuria dhe të drejtat
thelbësore të njohura në Kushtetutë dhe nga ligji, nuk mund të
shkelen pa proceset përkatëse; dhe (2) çdo njeri, për të mbrojtur
të drejtat e tij ligjore dhe kushtetuese, liritë dhe interesat, apo në
rastet e akuzave ndaj tij, ka të drejtë për një proces gjyqësor të
12 drejtë dhe publik, brenda një kohe të arsyeshme, nga një gjykatë
e pavarur dhe asnjanëse, të përcaktuar nga ligji. Ndërsa në
Nenin 43 thuhet se çdo njeri ka të drejtë të apelojë një vendim
gjyqësor në një gjykatë më të lartë, me përjashtim të rasteve kur
Kushtetuta thekson të kundërtën.
Kodi i Procedurave Administrative i kushton vend të
dukshëm të drejtës dhe procedurave të ankimit ndaj një vendimi
administrativ, si dhe garanton pjesëmarrjen e të interesuarit ne
një procedure administrative. Sipas Nenit 137 të këtij Kodi, në
parim palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës pasi të
kenë përfunduar të gjitha procedurat administrative të ankimit.
Ndërsa përcaktimi i Konventës së Aarhusit është shumë më
i gjerë se përcaktimi i mësipërm. Kjo është pasqyruar dhe në
Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Neni 81, i cili konfirmon se
qytetarët, publiku dhe OJF-të kanë të drejtë për t’iu drejtuar
Gjykatës dhe të kërkojnë një ankesë ligjore ndaj autoriteteve
publike apo personave fizikë ose juridikë, të cilët kanë dëmtuar
mjedisin apo janë duke e dëmtuar atë. Për me tepër, në të gjithë
ligjet specifike që i kushtohen mbrojtjes së përbërësve të veçantë
të mjedisit, si ujit, ajrit, biodiversitetit, etj, e drejta e ankimit ndaj
vendimmarrjeve administrative të organeve mjedisore, si dhe
rregullat e procedurat e realizimit të saj, trajtohen gjerësisht dhe
zënë vend të rëndësishëm.
Kodi Civil i referohet përcaktimit “publik” si person fizik
dhe juridik. Për më tepër, organizatat apo shoqatat që ndjekin
një çështje mjedisore janë perberes të publikut. Ndërsa ligji “Për
mbrojtjen e mjedisit”, garanton në mënyrë të qartë të drejtën
e publikut apo të organizatave jofitimprurëse, të kërkojnë
rishqyrtimin e vendimeve apo të kundërshtojnë këto vendime në
gjykatë. Ky përcaktim ka të bëjë më shumë me termin “publik
i interesuar”, i cili sipas Konventës së Aarhusit, i referohet
publikut të prekur apo që mund të preket nga një vendimmarrje
apo që mund të ketë interes në vendimmarrjet mjedisore. OJF-
të mjedisore, që nxisin mbrojtjen e mjedisit dhe plotësojnë çdo
kërkesë në bazë të legjislacionit kombëtar, mendohet se kanë
interes.
Duke patur parasysh “Të drejtën për të ngritur çështje”,
Konventa siguron që çdo person që ka kërkuar informacion ka të
drejtë të përdorë procedurat e shqyrtimit dhe të ketë një shans në
gjykatë për të kundërshtuar vendimet, ndërkohë që e drejta për
rishqyrtim të çështjeve të pjesëmarrjes publike shihet si minimale
për shqetësimin e publikut. Sistemi gjyqësor i Shqipërisë,
13
mundëson, për të dyja rastet një rishqyrtim të procedurave
përpara një autoriteti administrativ apo apeli në gjykatë.
Shqyrtimi administrativ
Baza ligjore për shqyrtimin administrativ apo të drejtën për
t’u ankuar, parashtrohet në disa dispozita të Kushtetutës, në
Kodin e Procedurave Administrative, të Ligjit për Avokatin e
Popullit e ne mjafte ligje të veçante.
Neni 48 i Kushtetutës thekson se çdo person, vetëm apo
së bashku me të tjerë, mund t’i drejtojë kërkesa, ankesa apo
komente autoriteteve publike. Autoritetet publike janë të
detyruara t’u përgjigjen brenda periudhave kohore dhe kushteve
të përcaktuara nga ligji.
Kodi i Procedurave Administrative, Neni 44 mbi pjesëmarrjen
në proceset administrative, thekson se “çdo njeri që ka një
interes ligjor të marrë pjesë në proceset administrative, mund
të marrë pjesë personalisht ose përmes përfaqësuesve. Aftësia
për të marrë pjesë në proceset administrative rregullohet nga
dispozitat e ligjit civil mbi aftësinë juridike për të vepruar. Neni
45 i Kodit shpjegon më tej çfarë përbën një interes ligjor, duke iu
mundësuar mbajtësve të të drejtave dhe interesave ligjore, të cilët
preken nga vendimet e marra gjatë proceseve administrative, të
drejtën të fillojnë procesin administrativ dhe të marrin pjesë në
të. Të drejtat iu janë dhënë dhe shoqatave apo organizatave. Për
të mbrojtur interesin e gjerë (publik), i cili mund të preket nga
proceset administrative, të drejtat për të filluar dhe për të marrë
pjesë në proceset administrative iu janë dhënë edhe:
a) personave, të cilëve procesi administrativ mund t’u
shkaktojë ose parashikohet t’u shkaktojë dëme ndaj të drejtave
të përbashkëta si shëndeti publik, edukimi, pasuria kulturore,
mjedisi dhe cilësia e jetës;
b) personave, të cilët banojnë ose janë afër një prone
publike, e cila mund të dëmtohet nga proceset administrative;
c) Avokatit të Popullit
Gjithashtu, pika 3 e të njëjtit nen në Kodin e Procedurave
Administrative thekson se shoqatat që veprojnë për mbrojtjen
e interesave publike kanë të drejtë të ndërmarrin apo të marrin
14 pjesë në proceset administrative.
Si përfundim, OJF-të mjedisore dhe publiku i prekur
nga vendimet administrative, të cilat shkaktojnë ose pritet të
shkaktojnë dëme në mjedis, mendohet se kanë një interes ligjor
dhe janë ligjërisht të mbështetur të ushtrojnë të drejtat që u jep
ligji.
Kodi i Procedurave Administrative siguron procedura të
detajuara për sa i përket shqyrtimit administrativ apo apelimit.
Sipas Nenit 135, çdo person mund të kërkojë anulimin,
shfuqizimin apo ndryshimin e vendimeve administrative.
E drejta e tyre ushtrohet nëpërmjet një kërkese jo zyrtare
ose nëpërmjet një kërkese zyrtare drejtuar organit ekzekutiv
vendimmarrës. Kërkesës jo zyrtare i kthehet përgjigje brenda
kohës së përcaktuar një mujore, por nuk është e nevojshme të
plotësohet ndonjë kusht procedural dhe mund të bëhet në çdo
kohë. Autoriteti publik është i detyruar të informojë aplikuesin
mbi efektet ligjore të kërkesës jo zyrtare kundrejt apelimit
administrativ.
Kodi kërkon që organi administrativ duhet të reagojë ndaj
kërkesës për apelim brenda një muaji nga koha e plotësimit të
kërkesës, ndërsa publiku duhet të kërkojë një apelim brenda një
muaji nga dita e shpalljes së vendimit administrativ.
Neni 139 thekson se kërkesa për apel duhet të plotësohet në
organin/institucionin që ka marrë vendimin apo në një organ
më të lartë nga i cili varet vendimmarrësi. Efekti kryesor ligjor i
apelimit administrativ, sipas Nenit 138, është pezullimi i vendimit
administrativ. Vendimi administrativ nuk mund të pezullohet
vetëm në ato raste që kanë lidhje me grumbullimin e taksave apo
të ardhurat e shtetit, masat policore dhe kur pezullimi ndalohet
me ligj. Por dhe në këto raste, autoritetit publik i kërkohet të
japë me shkrim arsyet e mospezullimit. Ky pezullim është i
përkohshëm.
Kërkesa për apelim duhet të jetë e shkruar dhe duhet të
përmbajë informacionin e mëposhtëm:
• Emrin e organit administrativ që i drejtohet
• Emrin e plotë të aplikuesit, gjendjen civile, profesionin dhe
vendbanimin
• Shpjegime mbi faktet që lidhen me kërkesën dhe, nëse është
e mundur, bazën ligjor për të, shpjegime të qarta mbi ankesat
ndaj vendimeve administrative, dhe
• Datën dhe firmën e aplikuesit apo të çdo personi tjetër të
autorizuar në rast se aplikuesi është analfabet.
15
Kodi shpjegon, qartësisht, detyrimet e autoriteteve që
shqyrtojnë kërkesat e apelit me qëllim për të ndihmuar aplikuesin
në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për apel. Ky
shërbim është pa pagesë.
Procedura e shqyrtimit administrativ, lidhur me të drejtën
për informacion mjedisor, garantohet nga Kushtetuta (e drejta
për të patur informacion mbi gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen
e tij), Ligji për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare
(çdo person ka të drejtë të marrë dokumentet zyrtare lidhur me
aktivitetin e institucioneve shtetërore dhe të personave që kanë
funksione shtetërore, pa qenë i detyruar të shpjegojnë motivet
për një kërkesë të tillë) dhe Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit (i
cili, gjithashtu, siguron të drejtën për apelim administrativ ndaj
vendimeve të ndërmarra nga institucionet mjedisore).
Pjesëmarrja e publikut garantohet në disa nene të ligjit
“Për mbrojtjen e mjedisit”. Neni 78 thekson që organet e
vendimmarrjes duhet të sigurojnë pjesëmarrjen dhe rolin aktiv
të publikut dhe OJF-ve në procesin e vendimmarrjes. Çdo
person ka të drejtë të ankohet ndaj institucionit shtetëror të
mjedisit, ndaj çdo aktiviteti që shfrytëzon, dëmton apo kërcënon
mjedisin dhe të kërkojë mbylljen e tij në rast të rrezikut mjedisor.
Kjo i referohet si kompanive private dhe atyre publike. Përveç
marrjes së masave të nevojshme, këto organe janë të detyruara
t’i përgjigjen kërkesës brenda një muaji. Neni 10/3 thekson
se organet shtetërore lokale dhe qendrore duhet të përfshijnë
publikun, OJF-të mjedisore dhe shoqatat e biznesit në përgatitjen
dhe miratimin e planeve dhe programeve mjedisore. Ndërsa,
Neni 79 thekson se OJF-të mjedisore gëzojnë të drejtën të japin
komente dhe sugjerime dhe të bashkëpunojnë me agjencitë
rajonale që veprojnë ne çdo qark për mbrojtjen e mjedisit.
Një akt tjetër i rëndësishëm është ligji “Për vlerësimin e
ndikimit në mjedis”, i cili garanton pjesëmarrjen e publikut të
interesuar dhe të OJF-ve mjedisore në të gjitha fazat e procesit
të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), përfshirë dhe
vendimmarrjen përfundimtare. Në rastet kur publiku i interesuar
dhe OJF-të mjedisore vërejnë parregullsi në procesin e VNM-së,
ato mund t’i kërkojnë Ministrit të Mjedisit një proces tjetër pjesor
ose të plotë VNM-je, dhe Ministri duhet t’i përgjigjet kërkesës
16 së bërë brenda 20 ditëve. Këto kërkesa mund të bazohen si në
çështjet procedurale dhe ato të pavarura.
Ligji përcakton procedurat për pjesëmarrjen publike në lejet
mjedisore, i cili shihet si një proces i hapur për të gjitha palët,
përfshirë dhe pushtetin lokal e qendror, publikun dhe OJF-të.
Raporti i VNM-së dhe leja mjedisore e lëshuar nga Ministria e
Mjedisit janë subjekt i debatit publik.
Megjithëse ligji fuqizon pjesëmarrjen publike në procesin
e VNM-së dhe siguron mënyrat dhe mjetet për t’u dëgjuar
dhe për t’u marrë parasysh, këto masa dhe metoda ligjore nuk
përdoren ende si nga OJF-të mjedisore apo dhe individët. Është
e nevojshme që publikut t’i sigurohet më shumë informacion
nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
lidhur me ligjet, zbatimi i të cilave është i lidhur me të drejtën e
qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje.
Nga ana tjetër, megjithëse raportet e VNM-së janë
informacion publik, është pothuajse e pamundur për individët
apo OJF-të të marrin informacion apo t’i shqyrtojnë ato.
Shqyrtimi i Avokatit të Popullit
Në Shqipëri, Avokati i Popullit funksionon si një organ i
pavarur për shqyrtimin e shkeljes të të drejtave dhe interesave
ligjore të individëve, grupeve të individëve dhe organizatave
joqeveritare nga vendimet apo shkeljet e administratës publike.
Avokati i Popullit ruan fshehtësinë nëse kjo kërkohet nga personi
i prekur. Avokati i Popullit mund të fillojë një proces shqyrtimi
pas marrjes së kërkesës nga publiku i interesuar apo i prekur apo
dhe me nismën e vet për raste të veçanta që janë bërë publike,
gjithmonë në marrëveshje me personat e prekur. Avokati i
Popullit nuk mund të nisë një proces shqyrtimi apo të ndalojë
hetimin nëse e njëjta çështje është nën hetim nga prokuroria
apo gjykata. Gjithsesi, Avokati i Popullit mund të kërkojë
informacion nga këto organe gjyqësore.
Megjithëse nuk kërkohet asnjë formë e veçantë kërkese,
aplikuesi duhet të theksojë qartësisht objektin e ankesës së tij
apo të apelit. Shërbimi i ofruar nga Avokati i Popullit është falas.
Avokati i Popullit duhet t’i përgjigjet kërkesës brenda një muaji.
Avokati i Popullit mund të hetojë, të kërkojë shpjegime nga çdo
organ i administratës qendrore apo lokale dhe të krijojë lidhje me
çështjen për diskutim, si dhe të kërkojë ekspertizë.
Pas ndërmarrjes së këtyre veprimeve, Avokati i Popullit
17
duhet t’i shpjegojë aplikuesit se të drejtat e tij nuk janë shkelur,
të japë rekomandimet për organet administrative për të rikthyer
të drejtat e shkelura apo të sugjerojë masat që duhet të merren
nga organi më i lartë apelues, si dhe të rekomandojë personat e
dëmtuar të kenë një seancë ligjore në gjykatë. Çështjet e vetme
mjedisore janë ato të refuzimit të informacionit nga autoritetet
publike.
E drejta për t’iu drejtuar gjykatës
Përveç rrugës administrative për të apeluar kundër një
vendimi apo shkelje të autoriteteve publike, legjislacioni shqiptar
garanton të drejtën e publikut për t’iu drejtuar gjykatës për
shqyrtim. Neni 42 i Kushtetutës garanton se çdo person ka
të drejtë të ketë një gjykim të drejtë publik përpara një gjykate
të pavarur dhe asnjanëse për të mbrojtur të drejtat e tij dhe
liritë si dhe të drejtat e tij ligjore dhe kushtetuese. Ndërsa
Neni 44 thekson se çdo person ka të drejtë të përshtatet dhe
të kompensohet në përputhje me ligjin, në rast dëmtimi nga
vendimet, masat apo shkeljet joligjore të autoriteteve publike.
Por Kodi i Procedurave Administrative i kërkon paditësit
të ezaurojë procedurat administrative të ankimit përpara se të
shkojë në gjykatë. Kjo do të thotë se personi, së pari, duhet të
kërkojë një shqyrtim nga autoriteti publik përgjegjës dhe pastaj të
apelojë kundër atij vendimi në një organ më të lartë, përpara se të
shkojë në gjykatë.
Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, neni 81 mbi të drejtën
për t’iu drejtuar gjykatës, garanton të drejtat e individëve dhe
organizatave për të kërkuar forcimin e legjislacionit mjedisor
dhe, gjithashtu, të drejtën për të ngritur një çështje përpara
gjykatës. Më specifikisht, neni thekson se në rastin e kërcënimeve
mjedisore, të ndotjes apo dëmtimit, qytetarët, publiku dhe OJFtë
kanë të drejtë:
a) T’u kërkojnë organeve përkatëse shtetërore të marrin
masat e nevojshme brenda periudhës së caktuar kohore dhe në
përputhje me autoritetin e dhënë nga ligji;
b) Të ngrenë një çështje në gjykatë, në bazë të kushteve të
parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile, kundër çdo autoriteti
18 publik apo personi fizik a juridik që ka shkaktuar dëme në mjedis
apo rrezikon të dëmtojë atë.
Këto masa ligjore mund të interpretohen se nuk ka asnjë
nevojë të provohet se ekziston një interes ligjor apo që të drejtat
e individëve janë dëmtuar përpara se të shkohet në gjykatë. Kjo
përfshin si të drejtën e individëve dhe të OJFve për të ngritur një
çështje ne gjykate.
Mundësitë e të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës
në nivel ndërkombëtar
Shqyrtimi i përputhshmërisë në bazë të Konventës së
Aarhusit
Për të siguruar se objektivat kryesore të Konventës së
Aarhusit janë realizuar, Neni 15 i Konventës për shqyrtimin
e përputhshmërisë kërkon që në Takimin e vendeve palë të
përcaktohen marrëveshjet për shqyrtimin e përputhshmërisë
me Konventën. Në bazë të këtij detyrimi, Takimi i vendeve
nënshkruese ngriti një grup pune për të përgatitur një
mekanizëm të tillë. Në takimin e tyre të parë në tetor
2002, vendet palë miratuan vendimin I/7 mbi shqyrtimin
e përputhshmërisë dhe zgjodhën Komitetin e parë të
përputhshmërisë.
Në takimin e dytë në maj 2005 vendet palë shqyrtuan
punën e ndërmarrë nga Komiteti gjatë tre viteve të para
të veprimtarisë së tij, përfshirë dhe raportin dhe draft
rekomandimet e Komitetit në kuadër të vendimeve mbi çështjen
e përputhshmërisë (ECE/MP.PP/2005/13 dhe add. 1 në 5).
Vendet palë miratuan Vendimin II/5 (E F R) mbi çështjet e
përgjithshme të përputhshmërisë si dhe vendimet II/5a (E
F R) mbi përputhshmërinë nga Kazakistani, II/5b (E F R)
mbi përputhshmërinë nga Ukraina dhe II/5c (E F R) mbi
përputhshmërinë nga Turkmenistani.
Mekanizmi i përputhshmërisë mund të fillojë në katër
mënyra:
1) një vend palë mund të paraqesë një kërkesë për
përputhshmërinë nga një vend tjetër;
2) një vend palë mund të paraqesë një kërkesë lidhur me
përputhshmërinë nga ana e tij;
3) sekretariati mund t’i referohet Komitetit;
4) anëtarët e publikut mund të bëjnë deklarata lidhur me
1
përputhshmërinë e një vendi në kuadër të Konventës.
Si rrjedhim, Komiteti mund të shqyrtojë çështjet e
përputhshmërisë me nismën e tij dhe të bëjë rekomandimet,
të përgatisë raportet mbi përputhshmërinë apo zbatimin e
masave të Konventës me kërkesë të Takimit të Vendeve Palë;
dhe të monitorojë, të vlerësojë dhe të lehtësojë zbatimin dhe
përputhshmërinë me kërkesat e raportuara në bazë të Nenit 10,
paragrafi 2 të Konventës.
Shqipëria ka paraqitur një deklaratë në Komitetin e
Përputhshmërisë që në nëntor të vitit 2005. “Aleanca e Vlorës”,
një lëvizje ambjentaliste, përfshirë dhe disa OJF, është kundër
vendimit të Qeverisë Shqiptare për të ndërtuar një termocentral
në gjirin e Vlorës, përcaktimin e 550 ha tokë për ndërtimin e
një parku energjetik dhe miratimin e përdorimit të 17 ha tokë
për kompaninë italo-rumune “Petrolifera” për qëllim tregimin
dhe rafinimin e naftës në të njëjtin det. Aleanca e Vlorës
në deklaratën e saj ankohet se publiku i interesuar, populli i
Vlorës nuk ishte njoftuar që në fazën fillestare kur aktivitetet e
propozuara kishin filluar të shqyrtoheshin nga qeveria. Komiteti
i Përputhshmërisë ka kërkuar disa herë më shumë informacion
nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
mbi procedurat e ndjekura. Ndërtimi i termocentralit do të
financohet nga Banka Botërore dhe EBRD, e cila përdor kushte
strikte për ruajtjen e mjedisit, por fatkeqësisht, procedurat për
konsultimin publik nuk ishin ndjekur siç duhet. Përfaqësues të
këtyre donatorëve janë informuar mbi deklaratën që ka mbërritur
në Komitetin e Përputhshmërisë.
Komuniteti i OJFve në Vlorë këmbëngul që autoritetet
shqiptare kanë shkelur kërkesat e Konventës për të njoftuar në
kohë dhe të konsultohen me publikun e interesuar lidhur me
vendimmarrjen mbi planin e ndërtimit të një parku industrial
nafte dhe gazi, instalimet për depozitimin e naftës, ngritjen e tre
termocentraleve dhe të një rafinerie në zonën e mbrojtur afër
lagunës së Nartës në Shqipëri. Deklarata, gjithashtu, shprehte se
Qeveria Shqiptare, pjesë palë e Konventës së Aarhusit, dështoi
në marrjen e masave të duhura për pjesëmarrjen e publikut në
përputhje me nenin 7 të Konventës.
Qeveria e re që erdhi në fuqi pas zgjedhjeve të vitit 2005,
20 premtoi rishqyrtimin e të gjitha procedurave të ndjekura, por
deri tani, asnjë informacion nuk është dhënë për publikun
lidhur me anulimin e këtyre ndërtimeve apo për ndryshimin e
vendndodhjes së parkut industrial. Besohet se qeveria dëshiron
të shkojë përpara me ndërtimin e termocentraleve, duke patur
parasysh infrastrukturën e varfër energjetike në zonat bregdetare.
E drejta për t’iu drejtuar gjykatës në legjislacionin e
Bashkimit Evropian
Komuniteti Evropian, si një i tërë, është gjithashtu
nënshkrues i Konventës së Aarhusit dhe e ka ratifikuar atë në 17
shkurt 2005.
E drejta për informacion mjedisor: Direktiva 2003/4/EC,
mbi të drejtën e publikut për informacion mjedisor është
miratuar në 28 janar 2003. Kjo direktivë është përshtatur nga
Rregullorja për Informacionin Mjedisor 2004 - SI 2004/3391,
e cila zëvendëson Rregulloren e vitit 1992. Janë përgatitur
udhëzime të detajuara ne Rregulloren për Informacionin
Mjedisor 2004 si dhe Kodi i Praktikës, për t’u ardhur në ndihmë
autoriteteve të zhvillojnë detyrat e tyre në bazë të këtyre akteve,
si dhe për të vendosur standardet e reja ndërkombëtare për të
drejtën për informacion mjedisor (Konventa e Aarhusit).
Përsa i përket pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje,
Direktiva 2003/35/EC, që garanton pjesëmarrjen e publikut në
lidhje me hartimin e disa planeve dhe programeve për mjedisin,
është miratuar në 25 qershor 2003. Direktiva është kryesisht një
masë teknike që rregullon të drejtën e pjesëmarrjes së publikut
në Direktivën (85/337/EEC) e Vlerësimit të Ndikimit në
Mjedis (VNM) dhe në Direktivën (96/61/EC) për Kontrollin e
Integruar të Parandalimit të Ndotjes. Ajo gjithashtu, parashikon
rregullat për pjesëmarrjen e publikut në planet dhe programet e
hartuara në kuadër të Direktivave të tjera ekzistuese.
1975 Direktiva ligjore për mbetjet (75/442)
1991 Direktiva për bateritë (91/157)
1991 Direktiva për ndotjen bujqësore nga nitratet (91/676)
1991 Direktiva për mbetjet e rrezikshme (91/689)
1994 Direktiva për paketimin (94/62)
1996 Direktiva për cilësinë e ajrit në mjedis (96/62/EC)
1999 Direktiva për venddepozitimet e mbetjeve (99/31)
Në tetor 2003, Komisioni Evropian botoi një paketë
përfundimtare me propozime për Konventën e Aarhusit. Midis
21
tyre është dhe Direktiva për Të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës
për çështjet mjedisore. Direktiva e propozuar do të jetë subjekt
i një vendimi të përbashkët, p.sh. do të duhet të bihet dakord si
nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe nga Parlamenti Evropian.
Komisioni ka përgatitur, gjithashtu, një Rregullore e cila do
të bënte të zbatueshëm Konventën e Aarhusit tek të gjitha
institucionet dhe organizmat e Komunitetit Evropian, si dhe një
Komision Vendor, i cili do të përfundojë Konventën në interes të
Komunitetit dhe do të mundësojë që Komuniteti të bëhet Palë e
plotë në Konventë.
Institucioni Evropian i Avokatit të Popullit është krijuar
në traktatin e Maastricht me detyrën e pritjes së ankimimeve
ndaj keqadministrimit të institucioneve dhe organizmave
të Komunitetit Evropian. Çdo qytetar i vendeve anëtare të
Bashkimit Evropian apo nëse ai/ajo jeton në një vend anëtar,
ka të drejtën e ankimimit. Gjithashtu, bizneset, shoqatat apo
dhe organet e tjera që janë të regjistruara në Bashkim, mund të
ushtrojnë të drejtën e ankimimit. Fushat kryesore të aktivitetit të
Avokatit të Popullit kanë të bëjnë me garantimin dhe mbrojtjen
e të drejtave themelore (e drejta për të patur një administrim
të mirë) dhe për të siguruar një administrim të hapur të
përgjegjshëm (e drejta për të pasur të drejtë më të madhe mbi
dokumentet zyrtare). Në lidhje me të drejtën e publikut për
informacion, roli i Avokatit të Popullit ka qenë thelbësor dhe ka
çuar në faktin që pothuajse të gjitha institucionet dhe organet e
Komunitetit kanë adoptuar dhe publikuar rregulla dhe rregullore
në lidhje me të drejtën mbi këto dokumente. Ankimimi pranë
Avokatit të Popullit mund të bëhet brenda 2 vjetësh nga data
që personit i bëhet i njohur fakti mbi të cilin bazohet ankimimi
dhe ai/ajo duhet të ketë kontaktuar institucionin apo organin e
sipërpërmendur nëpërmjet një letre zyrtare. Avokati i Popullit
hap një hetim brenda muajit, duke filluar nga data që ai merr
ankimimin, më pas ai takon ose i shkruan institucionit që ka
shkaktuar shkeljen.
Këshilli Evropian i Drejtësisë (KED) merret me diskutimin
dhe mbështetjen e Traktateve të Bashkimit Evropian. Detyra e
tij është të sigurojë që Ligji Evropian interpretohet në mënyrë
të njëjtë dhe zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
22 Ai ka pushtet gjatë diskutimeve ku janë të përfshirë dhe vendet
anëtare, institucionet e Bashkimit Evropian, bizneset dhe
individët. Ai është i vendosur në Luksemburg dhe përbëhet nga
25 gjyqtarë, një nga çdo vend anëtar.
Sipas procedurës që ndjek ky institucion, përpara fazës së
gjyqit, qëndron faza e verbale (me shkrim ose gojore). Ajo fillon
me shkëmbimin e deklaratave midis palëve. Një gjyqtar, i njohur
si “gjykatësi – raportues” merr përsipër personalisht procesin
dhe përgatit një raport në lidhje me rastin në shqyrtim.
Në seancën e hapur dëgjimore, avokatët e palëve shtrojnë
çështjen e tyre para gjykatësve dhe Avokatit të Përgjithshëm,
i cili mund t’u drejtojë dhe pyetje. Avokati i Përgjithshëm jep
përfundimet e tij/të saj përpara se gjykatësit të diskutojnë
dhe të japin vendimin e tyre. Vendimet janë të vendosura
me maxhorancë dhe shpallen në seancën e hapur dëgjimore,
megjithëse në sistemin gjyqësor anglez mendimet që janë kundër
nuk lexohen.
Për të ngritur një çështje përpara Këshillit Evropian të
Drejtësisë, çështja duhet të shkojë më përpara në gjykatën
kombëtare. Aty bëhet një interpretim i ligjit evropian dhe bëhen
pyetje mbi faktin se si mund të interpretohet saktësisht ligji.
Gjykata kombëtare i referon më pas ata te Këshilli Evropian i
Drejtësisë, për të marrë vendimin.
KED vendos rregulla se si duhet të zbatohet ligji dhe i dërgon
vendimin gjykatës kombëtare, e cila duhet ta aplikojë atë në lidhje
me çështjen. Fakt është që gjykata kombëtare është garantuese
e l


Use: 0.0371