• NJERIU DHE NATYRA


  •   
  • FileName: klasa4_NJERIU_DHE_NATYRA.pdf [read-online]
    • Abstract: Uji, ajri dhe Toka si burime të. Nxënësit do të jenë në gjendje: Të përshkruajnë që të gjithë trupat janë. të ... kripa kristalore e gjellës,uji me kripë. etj.; Të përshkruajnë Tokën si burim i. lëndëve të ...

Download the ebook

NJERIU DHE NATYRA
(2 orë në javë, 74 orë në vit)
HYRJE
Lënda Njeriu dhe Natyra që do të mësohet në klasën e 4 dhe klasën
e 5 është vazhdimësi e lëndës me të njëjtin emër që ka filluar të mësohet
në klasën e 3, si lëndë e integruar e shkencave të natyrës: biologjisë,
kimisë, fizikës, dhe gjeografisë. Në kuadër të kësaj lënde,nxënësit do të
njihen me natyrën që na rrethon, lëvizjet e trupave, bashkëveprimet e
tyre, vetitë, përbërjen, strukturën, kërkesat e njeriut për shfrytëzimin e të
mirave materiale nga natyra, ushqimi, burimet e energjisë dhe ruajtja e
mjedisit jetësor.
QËLLIMET
të zhvillojë aftësi të nxënësit për të njohur natyrën, objektet e saj,
mjedisin jetësor dhe ruajtjen e tij.
të krijojë vetëdije për unitetin material të të gjithë trupave në
natyrë dhe lëvizjen e vazhduar të tyre.
të kultivojë shprehi dhe të fitojë shkathtësi për vrojtime, matje,
arritje në përfundime të sakëta të ligjshmërive natyrore, ndërlidhje
të tyre dhe punë të pavarur në zgjidhjen e problemeve konkrete.
të formohet si personalitet , stabil dhe vetëkritik, i qëndrueshëm
dhe i gatshëm për bashkëpunim me mësimdhënës në shkollë dhe
jashtë saj dhe i aftë në ballafaqim me sfidat e jetës.
65
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të njohë:
- fakte, terma dhe koncepte lidhur me të ushqyerit e qenieve të
gjalla, riprodhimit të bimëve, trashëgimit të veçorive, ndërtimin,
llojllojshmërinë e qenieve të gjalla (bimët dhe shtazët pakurrizore)
dhe marrëdhëniet e tyre me mjedisin;
- lëndën si përbërse të trupave dhe format e ndodhjes së saj në
natyrë;
- mjedisin natyror në rrethinë dhe më gjerë;
- njësitë matëse të madhësive themelore të natyrës;
- proceset themelore natyrore me të cilat ndeshet në jetën e
përditshme.
- paraqitjen e skicave, planeve, hartave dhe aerofotografive.
Të kuptojë:
- proceset jetësore, ndërtimin, llojllojshmërinë e qenieve të gjalla
(bimët dhe shtazët pakurrizore) dhe marrëdhëniet e tyre me mje-
disin;
- ndërlidhjet dhe shndërrimet e lëndës në energji;
- bashkëveprimet e trupave që takohen (shtypja, fërkimi) dhe që
nuk takohen (gravitacionalë, elektrikë dhe magnetikë);
- procese natyrore në rrethinë e më gjerë dhe ndryshimet e tyre.
Të zbatojë:
- njohuritë për proceset jetësore dhe llojllojshmëria e qenieve të
gjalla në situata të jetës së përditshme;
- njësitë matëse (metri, peshorja, litri, ora, termometri) dhe mënyra
e zmadhimit apo e zvogëlimit të fërkimit, për nevojat e jetës;
- metoda ndarëse e përzierjeve në përbërës;
Të analizojë:
- proceset jetësore (të ushqyerit, riprodhimin, trashëgimin), ndër-
timin dhe ekologjinë e qenieve të gjalla;
- faktorët që ndikojnë në shndërrimet e lëndës;
- nënfishat e njësive matëse (metri, kilogrami, litri dhe ora) dhe
raportet në mes nënfishave të njësive përkatëse;
66
- disa procese natyrore (qarkullimi i ujit, shpërbërja e shkëmbinjve,
gërryerja dhe bartja e materialit) në rrethinë dhe më gjerë.
Të sintetizojë:
- përzierje të ndryshme të dy e më shumë lëndëve për të përfituar
lëndë të reja;
- vetinë e përbashkët të bashkëveprimit të trupave në mekanikë pa u
takuar fare, magnetizëm dhe astronomi dhe të burimeve të dritës.
Të vlerësojë:
- rolin e natyrës në jetën dhe në veprimtarinë e njeriut;
- njësitë matëse themelore për përcaktimin sasior të madhësive në
jetën e përditshme;
- të mirat materiale që i sjell natyra njeriut dhe sjelljet e njeriut ndaj
natyrës në funksion të ruajtjes së mjedisitë të shëndetshëm.
- lidhjet në mes kushteve natyrore dhe njeriut në rrethinë dhe më
gjerë.
STRUKTURA E PËRMBAJTJES PROGRAMORE
Numri i
Kategoritë Nënkategoritë %
orëve
1. Veçoritë e qenieve të
I. Qeniet e gjalla
gjalla dhe
proceset 2. Bimët dhe kafshët 24 32.43
jetësore 3. Qeniet e gjalla dhe
mjedisi
II. Lënda dhe 1. Lënda dhe vetitë e saj
17 22.97
energjia 2. Shndërrimet e lëndës
1. Forca dhe lëvizja
III. Proceset
2. Elektriciteti, magnetizmi 18 24.32
fizike
dhe drita
IV. Toka dhe 2. Rrethina, Toka, Dielli, 15
20.27
gjithësia Hëna dhe planetët
Tërësisht 74 99.99
67
Lidhja
Kategoria Nënkategoria Përmbajtja programore Rezultatet e pritshme
ndërlëndore
I. Qeniet e I.1. Veçoritë Mjetet optike zmadhuese për Përshkruan pjesët e mjetit të caktuar Me artin
gjalla dhe e qenieve të vrojtimin e objekteve të imëta. optik. figurativ lidhur
proceset gjalla - Thjerra, mikroskopi, Përdorë mjetet zmadhuese optike të me paraqitjen
jetësore stereomikroskopi (ndërtimi, caktuara për të vrojtuar objektet e vizuele dhe
mënyra e përdorimit dhe imëta. modelimin me
mirëmbajtja) Shpjegon se të gjitha qeniet e gjalla materiale të
Të gjitha qeniet e gjalla janë të janë të ndërtuara nga blloqet ndërtuese ndryshme të
ndërtuara nga qelizat. të quajtura qeliza. natyrës dhe
- Qelizat e bimëve dhe të Emërton dhe përshkruan pjesët gjallesave të
shtazëve janë të ngjashme, por themelore të qelizës bimore dhe ndryshme.
edhe ndryshojnë për nga forma shtazore (membranën qelizore, murin
dhe disa pjesë të tyre. qelizor, bërthamën, kloroplastin dhe Me teknologjinë
- Me ndihmën e mikrosokopit citoplazmën). informative
mund të shihen shumë pjesë të Dallon qelizën bimore nga ajo (INTERNET)
qelizës (membrana, muri shtazore. faqe interneti për
qelizor, citoplazma, bërthama) Emërton përfaqësuesit themelorë të fëmijë për
- qeniet e gjalla mund të jenë të organizmave të ndërtuar nga një qelizë plotësimin dhe
ndërtuara vetëm nga një qelizë e vetme. zgjerimin e
ose nga shumë qeliza. Përshkruan veçoritë e organizmit njohurive lidhur
Bimët dhe Ndërtimi i lules dhe riprodhimi i njëqelizor si bakteria, maja (tharmi) e me natyrën.
shtazët bimëve me lule bukës, papuçorja, euglena.
- Riprodhimi i bimëve pa lule Emërton pjesët themelore të lules.
(halorët, myshqet dhe Përshkruan procesin e pjallmimit te Me edukatën
fierishtat). bimët me lule. qytetare për
Polenizimi (pjallmimi) është Dallon se disa bimë siç janë myshqet edukimin dhe
68
pjesë e procesit riprodhues të dhe fierishtat nuk kanë lule, por ndërgjegjësimin
bimëve me lule. riprodhohen me anë të sporeve. e fëmijëve për
- Mënyrat e polenizimit të Përshkruan se si bimët halore nuk ruajtjen dhe
bimëve me lule. kanë lule, kurse riprodhohen me farë e mbrojtjen e
Të ushqyerit e bimës , shtazës cila ndodhet në boçë. natyrës dhe
dhe njeriut. Dallon mënyrën e të ushqyerit të botës së gjallë.
- Organet e tretjes dhe tretja e bimës, njeriut dhe shtazës.
ushqimit te njeriu dhe te Emërton pjesët themelore të sistemit të
shtazët. organeve të tretjes të njeriut dhe
Trashëgimi i veçorive prej ndonjë shtaze.
prindërve në pasardhës te njeriu Përshkruan se çka ndodh me ushqimin Me gjuhën
dhe te shatzët. të cilin e merr njeriu dhe shtazët në shqipe për
- Trashëgimi i veçorive prej organet e tretjes. komunikimin e
prindërve në pasardhës te Shpjegon konceptin e dukurisë së drejtë në të folur
bimët. trashëgimit të vetive prej prindërve në dhe në të shkruar
Bimët pa lule (myshqet, pasardhës te shtazët dhe bimët të njohurive
fierishtat, halorët ) Krahason trashëgimin e veçorive te lidhur me
- Bimët me lule (barishtore , shtazët e ndryshme dhe te bimët. natyrën.
drunore, të ngrënëshme, të Emërton dhe përshkruan ndërtimin e
pangrënëshme. përfaqësuesve tipikë të bimëve pa lule
- Shtazët me shtyllë rruazore dhe në rrethinën ku jetojnë.
pa shtyllë rruazore. Përshkruan ndërtimin e përfaqësuesve
Veçoritë e shtazëve pa shtyllë tipikë të bimëve me lule në rrethinën
rruazore (ndërtimi i jashtëm i ku jetojnë.
trupit dhe përshtatja për të jetuar Emërton përfaqësuesit tipikë të
në mjedise jetësore të ndryshme. bimëve barishtore dhe drunore me
- Grupet kryesore të shtazëve pa lule.
69
shtyllë rruazore. Përshkruan veçoritë themelore të
Qeniet e Qeniet e gjalla së bashku me shtazëve pa shtyllë kurrizore.
gjalla dhe mjedisin jetësor formojnë Dallon shtazët e ndryshme pakurrizore
mjedisi ekosistemin. sipas ndërtimit të jashtëm të trupit dhe
jetësor - Të gjitha qeniet e gjalla në një vendit ku jetojnë.
ekosistem formojnë bashkësinë Emërton 1-2 përfaqësues të secilit
jetësore. Bimët janë prodhues, grup të shtazëve pakurrizore.
shtazët konsumuese, kurse Shpjegon konceptet prodhuese,
mikrobet shpërbërëse. konsumuese, grabitqare, gjah,
Ndotja e ajrit nga burimet e shpërbërës.
ndryshme (fabrikat, Përshkruan kuptimin e bashkësisë
komunikacioni etj.) dëmton jetësore.
shëndetin e njeriut dhe të Përshkruan kuptimin e ekosistemit në
gjallesave të tjera. shembullin e një livadhi.
Emërton burimet e ndryshme të
ndotjes së ajrit.
Përshkruan pasojat e ndotjes së ajrit
për shëndetin e njeriut dhe gjallesave
të tjera.
Lënda dhe 1. Lënda dhe 1. Lënda si përbërëse e trupave Nxënësit do të jenë në gjendje: Gjuhë shqipe
energjia vetitë e saj - Të përshkruajnë që të gjithë trupat janë Për të folur dhe
- Lëndët e pastra të përbërë prej më shumë se një lënde; për të shkruar sa
- Të dallojnë konceptin trup dhe lëndë, më bukur dhe pa
- Lëndët e përziera - Të dallojnë lëndët në bazë të përbërjes gabime.
dhe vetive, veçorive të tyre: si p.sh., Punë dore
- Uji, ajri dhe Toka si burime të ujin, drurin, qelqin, metalin, gazin, Gjatë punëve
70
lëndëve të pastra dhe lëndëve të pambukun, plastikën, letrën etj. praktike me
përziera. - Të dallojnë lëndët e pastra nga lëndët e materiale të
përziera p.sh,; uji i shiut, uji i detit, uji i ndryshme (letër,
- Metodat e ndarjes së lëndëve të turbull, sheqeri kristalor, çaji, kafja, dru, plastikë,
përziera në lëndë të pastra. kripa kristalore e gjellës,uji me kripë pëlhura të
etj.; ndryshme,etj)
2. - Të përshkruajnë Tokën si burim i Edukatë
Shndërrimet 2. Shndërrimet e kthyeshme dhe lëndëve të përziera; qytetare
e lëndës të pakthyeshme - Të demonstrojnë metodat e ndarjes së Vetëdijësimi për
- Lëndë të tretshme dhe të lëndëve të ngurta të përziera, p.sh., me ruajtjen e
patretshme në ujë sitje, me magnet etj.; të lëndëve të shëndetit dhe
ngurta të përziera me lëngje, p.sh., me mjedisit jetësor
- Lëndët e rëndësishme për jetë. dekantim, filtrim, avullim etj. Art figurativ
- Të tregojnë se lëndët mund ta Përdorimin e
- Burimet e energjisë ndryshojnë formën dhe përmbajtjen në lëndëve të
vartësi nga faktorët e jashtëm që ndryshme gjatë
ndikojnë (temperatura, shtypja etj,), vizatimeve,
- Të përshkruajnë se ngrohja ose ftohja e ngjyrosjeve dhe
lëndëve shkakton ndryshime, p.sh., tek modelimeve të
uji, brumi, çokollata etj. ndryshme (lapsi
- Të demonstrojnë shndërrimet e grafit, ngjyrat,
kthyeshme p.sh., ngrirja, shkrirja dhe plastelina, etj.).
avullimi i ujit. Matematikë
3. Shndërrimet e lëndës mund të - Të demonstrojnë shndërrimet e Njohja e
shkaktojnë ndotjen e mjedisit pakthyeshme p.sh., djegia e qiriut, numrave
- Mbrojtja e ujit, e ajrit dhe e Tokës drurit, sheqerit, letrës etj. natyrorë gjatë
nga ndotja. - Të vlerësojnë ujin, ajrin si lëndë të matjes dhe
71
rëndësishme për jetë. njehsimeve të
- Të analizojnë pse Toka është burim i të madhësive të
mirave materiale të njeriut: lëndëve të ndryshme
para të ndryshme, burime të ushqimit (temperaturës,
etj. gjatësisë, masës,
- Të indentifikojnë disa nga lëndët vëllimit) dhe
konkrete të rëndësishme për jetë; hartimit të
materialet ndërtimore, druri, pemët, grafikëve dhe
perimet, lëndët e djegshme etj. tabelave.
- Të vlerësojnë dhe të vetëdijësohen për
sjelljet e domosdoshme, korrekte të
përgjegjshme duke evituar rreziqet e
mundshme që mund të ndodhin nga
faktori njeri.
- Të vlerësojnë se ruajtja e mjedisit është
në dobi të shëndetit tonë dhe të
komunitetit të gjerë shoqëror.
Proceset 1. Forca dhe • Me ndihmën e metrit i Nxënësi duhet të jetë në gjendje: Me punë dore
fizike lëvizja përcaktojmë largësitë në mes të • Të tregojë shembuj për matje të për ndërtimin e
trupave në natyrë, gjatësitë e tyre gjatësisë, metrin si njësi, nënfishat e tij veglërive që
dhe mund t’i krahasojmë ato. dhe raportet në mes tyre. paraqiten në
• Litri është njësia matëse e • Të përdorë metrin për matje të program.
lëngjeve. largësive në mes të trupave, për matje Me matematikë
• Përcaktimi i vëllimit të trupave të të gjatësive të tyre dhe t’i krahasojë për shprehje të
parregullt. Shtytja. ato. madhësive që
• Të përkufizojë litrin me ndihmën e ceken këtu.
• Njësia matëse e kohës është
72
sekonda. vëllimit të kubit me brinjë 1 dm.
• Njësia matëse e masës është • Të tregojë nënfishat e litrit dhe raportet
kilogrami (kg). në mes të tyre.
• Të gjithë trupat bymehen dhe • Të ilustrojë me fjalë dhe të
tkurren duke ua rritur dhe demonstrojë mënyrën e përcaktimit të
zvogëluar temperaturën. vëllimit të trupave të parregullt dhe
• Temperatura e trupave matet me shtytjen në trup të zhytur.
termometra të llojeve të • Të përcaktojë kohën në çfarëdo çasti
ndryshme. nga vrojtimi i pozitës së treguesve të
• Të gjithë trupat në natyrë bëjnë orës.
shtypje në vendin ku qëndrojnë. • Të tregojë numrin e orëve që ka dita-
• Në materiale të ndryshme zëri nata, numrin e minutave që ka ora dhe
përhapet me shpejtësi të numrin e sekondave që ka minuta dhe
ndryshme. ora.
• Trupat në natyrë në mes veti zënë • Të përkufizojë kilogramin si njësi për
pozita të ndryshme. matje të masës, nëntishat e tij dhe
• Trupat në mes veti lëvizin duke u raportet në mes tyre.
fërkuar. • Të shpjegojë me demonstrim bymimin
• Përveç makinave të thjeshta njeriu e trupave gjatë zmadhimit të
në jetën e përditshme i shfrytëzon temperaturës së tyre.
edhe makinat e përbëra. • Të gjejë shembuj të bymimit dhe të
tkurrjes së trupave në natyrë duke ua
zmadhuar dhe zvogëluar temperaturën
(anomalia e ujit).
• Të shpjegojë parimin e punës së
termometrit mjekësor, duke u
73
mbështetur në dukurinë e bymimit të
lëngjeve dhe përkufizimin e gradës së
Celsiusit.
• Të gjejë shembuj të shtypjes së trupave
në natyrë dhe të njohë veçoritë e saj.
• Të paraqesë prova për shpejtësi të
ndryshme të zërit në ajër, ujë dhe
metale dhe të shpjegojë jehonën.
• Të tregojë kuptimin e pozitave në mes
të trupave si: larg dhe afër, djathtas dhe
majtas, para dhe prapa, nën dhe mbi,
lart dhe poshtë etj.
• Të gjejë shembuj nga jeta e përditshme
për fërkimin në mes të trupave dhe
mënyrën e zvogëlimit apo zmadhimit
të tij.
• Të dallojë punën me makina të thjeshta
• (dora e njeriut, pyka) nga puna me
makina të përbëra (gërshërët, thyesi i
arrave, darët, karroca me një rrotë,
vinçi dhe biçikleta).
2. • Ekszitojnë shumë prova për • Të paraqesë prova nga jeta e
Elektriciteti, paraqitjen e elektriciteti statik. përditshme për ekzistimin e
magnetizmi • Trupat në natyrë bashkëveprojnë elektricitetit statik.
dhe drita duke u takuar apo pa u takuar • Të gjejë shembuj bashkëveprimi të
fare. trupave në natyrë, duke u takuar dhe
74
• Të gjithë trupat ndriçues janë duke mos u takuar fare në mes veti,
burime të dritës. (mekanikë, magnetizëm dhe
astronomi).
• Të tregojë lloje të ndryshme burimesh
të dritës dhe veçorinë e përbashkët të
tyre.
Toka dhe 1. • Njeriu dhe rrethina Nxënësi do të jetë në gjendje: * Art figurativ,
hapësira Rrethina ime - Format e sipërfaqes tokësore, - Të përshkruajë vetitë fizike të - Prezantim
shkëmbinjtë mineralet, tokat mjedisit natyror në rrethinën e tij grafik i
- Ajri (atmosfera), përbërja, vetitë (pozitën, formën, dimensionet, tipareve të
(nxehja dhe ftohja, lagështia, ndërtimin). natyrës.
shtypja e ajrit lëvizja, reshjet, - Të tregojë rolin e mjedisit natyror
erërat, erërat në rrethinën time lokal për botën e gjallë dhe aktivitete * Punë dore,
dhe vetitë e tyre) , moti njerëzore (laryshia natyrore e - Krijimi i
- Uji , vetitë, trupat ujorë, rrethinës). modeleve të
qarkullimi i ujit, proceset - Të hulumtojë tiparet e relievit të ndryshme.
kryesore, trupat ujorë në rrethinës (fushë, kodër, mal, shpat,
rrethinën dhe në vendin tim. luginë, lumë, liqen etj.) * Edukatë
- Të përshkruajë shkëmbinjtë, qytetare,
mineralet dhe vetitë e tyre. - Njerëzit
- Të përshkruajë tipat kryesorë të jetojnë dhe
tokave dhe shfrytëzimin e tyre në veprojnë në
rrethinën e tij. hapësirë
- Të tregojë përbërjen e atmosferës. lokale,
- Të vrojtojë ndryshimet e motit duke raportet e
përdorur fjalët ditë me shi, ditë me tyre. Njerëzit
vranësira, ditë me mjegull etj. jetojnë në
75
- Të diskutojë kushtet e ndryshme të treva të
motit nëpër stinët e vitit dhe ndikimet ndryshme,
2. Skica, • Skica, plani, harta, globi, leximi e tyre në jetën dhe aktivitetet e raportet e
plani, harta, dhe përdorimi i planeve dhe njeriut, të bimëve, të kafshëve në tyre
globi, leximi hartave, orientimi në natyrë rrethinë.
dhe - Të përdorë instrumentet për matjen e * Gjuhë
përdorimi elementeve të motit (termometri, - Përdorimi
barometri, shimatësi, erëmatësi). standard i
- Të shpjegojë qarkullimin e ujit në koncepteve.
natyrë.
- Të identifikojë trupat kryesorë ujorë
në rrethinë e më gjerë (lumi, liqeni,
deti, oqeani).
- Të tregojë se objektet, pjesët e
sipërfaqes dhe tërë Toka mund të
paraqiten në letër, glob të zvogëluara
dhe me shenja të veçanta.
- Të dallojë skicën, planin dhe hartën.
- Të skicojë planin e klasës, të shtëpisë
dhe të shkollës.
- Të dallojë planin, hartën e trevës
(vendbanimit) dhe fotografinë ajrore.
- Të dallojë simbolet kryesore dhe
përmbajtjet themelore të hartës.
- Të caktojë drejtimet themelore në
hartë.
- Të shpjegojë globin dhe tipat e tyre.
76
- Të tregojë pozitën e Kosovës në hartë
dhe fqinjët e saj.
3. Toka, • Sistemi Diellor, Dielli-burim i - Të identifikojë trupat qiellorë në
Sistemi energjisë, i dritës dhe i jetës në Sistemin Diellor.
Diellor dhe Tokë. - Të përshkruajë vetitë fizike të
Gjithësia • Trupat e Sistemit Diellor, pse përbashkëta të trupave qiellorë dhe
njeriu hulumton dhe pushton ndryshimet në mes tyre.
Gjithësinë. - Të përshkruajë se Dielli është trup
• Toka dhe lëvizjet e saj, qendror i Sistemit Diellor dhe burim i
dritës, i nxehtësisë dhe i jetës në
• ndërrimi i stinëve të vitit dhe Tokë.
rrjedhojat, Hëna-përcjellesë e - Të tregojë pse njeriu i hulumton
Tokës trupat e Sistemit Diellor dhe
• Korja e Tokës dhe vetitë e saj Gjithësinë.
(kontinentet dhe oqeanet), - Të përshkruajë lëvizjet e Tokës rreth
shkëmbinjtë, pasuritë boshtit të vet dhe Diellit.
energjetikë dhe minerale të - Të përshkruajë ndryshimet e pozitës
korës tokësore. së Diellit gjatë ditës dhe vitit.
- Të shpjegojë ndikimet e ndërrimeve
të ditë-natës, stinëve të vitit dhe të
motit.
- Të tregojë se shtresa e jashtme e
Tokës quhet korja e tokës.
- Të dallojë sipërfaqet tokësore-
kontinentet dhe sipërfaqet ujore -
oqeanet.
77
UDHËZIME METODOLOGJIKE
Për realizimin me sukses të planit dhe të programit të lëndës Njeriu
dhe Natyra është e domosdoshme të zbatohen metoda, teknika e forma të
shumëllojta të punës dhe një kompleks të tërë procedurash (informacion i
ri, përsëritje, përforcim, ushtrime, detyra, punë me projekte, punë
praktike, mjete materiale teknike siç janë: vizatime, peizazhe, diagrame,
modele, grafikë, kimikate, enë kuzhine, enë laboratorike, instrumente dhe
mjete të tjera teknike, bashkëkohore – kompjuter, internet etj).
Përzgjedhja e metodave është kompetencë e mësimdhënësit të
lëndës. Ajo bëhet në përshtatje me nevojat dhe kërkesat e nxënësve, me
natyrën e përmbajtjes së temës mësimore, me bazën didaktike, me nivelin
e formimit të nxënësve etj.
Metodat dhe teknikat e punës me nxënës duhet të jenë të kombinuara
dhe të shumëllojta, ngase nxisin dinamikën e orës mësimore, thyejnë
monotoninë dhe motivojnë nxënësit për mësim.
Metodat, teknikat dhe format e punës me nxënës janë po aq të
shumëllojta sa edhe llojet e mësimnxënies. Ato duhet të jenë në funksion
të përvetësimit më të lehtë të përmbajtjeve mësimore dhe zbatimit më të
shpejtë e më të saktë të: njohurive, shprehive, shkathtësive, qëndrimeve
dhe vlerave të tjera participojnë në tërësinë e formimit të personalitetit
për t’u përballur me sfida jetësore.
Duke synuar përmbushjen e kërkesave për nxënie cilësore sugje-
rohen disa metoda, forma dhe teknika të ndryshme të punës:
• Mësimdhënie e drejtpërdrejtë (shpjegimi, sqarimi, ushtrimet
praktike dhe shembujt);
• Mësimdhënie jo e drejtpërdrejtë (shqyrtimi, zbulimi, zgjidhja e
problemeve);
• Mësimdhënia me anë të pyetjeve (teknika e pyetjeve drejtuar
nxënësve);
• Diskutimi dhe të nxënit në bashkëpunim (në grupe të vogla, grupe
më të mëdha dhe me të gjithë nxënësit);
• Mësimdhënie përmes të menduarit (të menduarit kritik, krijues,
zgjidhjes së problemeve me kompjuter);
• Të mësuarit përmes projekteve, punëve kërkimore në terren;
• Mësimdhënie përmes vrojtimit, demonstrimit dhe eksperimentit;
• Të mësuarit dhe të nxënit përmes mjeteve multimediale e në
veçanti përmes kompjuterit;
78
• Vetëhulumtimi;
• Të mësuarit në natyrë dhe vizitave në objekte industriale;
Në të gjitha rastet zbatimi i metodave apo teknikave mësimore duhet
të shoqërohet me përdorimin e materialeve dhe të mjeteve përkatëse
didaktike, pa të cilat nuk mund të arrihen rezultatet e pritshme.
VLERËSIMI
Vlerësimi është veprimtari dhe instrument që përdoret për të matur
punën dhe arritjet e nxënësve. Ai luan rolin e një instrumenti
matës që bën të qartë situatën në të cilën ndodhet nxënësi, stafi
arsimor, shkolla dhe komuniteti i saj.Vlerësimi si sistem i gjerë që
mbështetet në procesin e të nxënit të nxënësve, përfshin këto forma
vlerësimi:
• formues
• diagnostikues
• përmbledhës dhe
• motivues
Vlerësimi i vazhdueshëm pas çdo teme mësimore jep rezultate më të
mira. Ai nuk mat vetëm njohuritë e fituara, por edhe vlerëson shkallën në
të cilën ka arritur një veprim edukativ i cili lë gjurmë në personalitetin e
nxënësit.Vlerësimi përfundimtar përfshin aktivitetin e pëgjithshëm të të
nxënit të nxënësit (përgjigjet me gojë, sjelljet në grup, aftësitë që i fitojnë
gjatë punës eksperimentale, detyrat e shtëpisë, rezultatet e testimeve dhe
punimeve me shkrim etj.).
Vlerësimi i nxënësve përfshin tri fusha kryesore:
• aftësitë njohëse (kognitive);
• aftësitë emocionale (afektive) dhe
• aftësitë psikomotorike.
Mësimdhënësi përzgjedh dhe përdorë mjete e teknika të shumëllojta
vlerësimi dhe pas zhvillimit të përmbajtjeve të programit, nxënësit vlerë-
sohen me nota (për një temë, për një tërësi temash, për një gjysmëvjetor
dhe në fund të vitit shkollor). Vlerësimi duhet të jetë transparent ndaj
nxënësve, prindërve, administratorëve të arsimit dhe komunitetit.
79
Përfundimet e vlerësimit i shërbejnë mësimdhënësit për arritjen e
qëllimeve të ndryshme:
1. Të sigurojë informacione rreth përparimit të nxënësve;
2. T’u sigurojë nxënësve informacion mësimor;
3. Për motivimin e nxënësve;
4. Të shënojnë përparimin e nxënësve;
5. Të sigurojë realizimin e objektivave aktualë;
6. Të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen;
7. Të reflektojnë për përmirësimin e mësimdhënies mbështetur në
vlerësimin e të tjerëve dhe në vetëvlerësim.
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
Që të realizohet me sukses mësimdhënia dhe mësimnxënia e planit
dhe e programit Njeriu dhe Natyra , mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të
shfrytëzojnë burime dhe mjete të ndryshme informimi:
1) Literaturë për lëndën Njeriu dhe Natyra në gjuhën shqipe dhe
gjuhë të huaja botërore..
2) Revista profesionale dhe shkencore, fjalorë, enciklopedi.
3) Fotografi, atlasë, modele, skema, diagrame, makete, harta, glob
etj.
4) Pajisje multimediale (programe të kompjuterëve, interneti, CD).
5) Aparat TV me videorekorder, grafoskop, fotoslajde, videokaseta
që përmbajnë materiale të ndryshme shkencore me interes për
nxënësit.
6) Literaturë tjetër e nevojshme që ekziston në biblioteka dhe mjete
të tjera që gjenden në treg.
Është kompetencë dhe liri e mësimdhënësit që, në vartësi nga kushtet
në të cilat punon shkolla, të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet
ndihmëse mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave
eksperimentale, gojore, vizuele, e me theks të veçantë në atë që është
qenësore për të mësuar. Kjo përzgjedhje gjithnjë duhet të bëhet duke e
ruajtur dhe duke e ngritur nivelin e cilësisë së mësimdh


Use: 0.0575