• PJESA II


  •   
  • FileName: Kualifikimi_i_mesuesve_2010_Modele_teste.pdf [read-online]
    • Abstract: GJUHË SHQIPE. PËR DOKUMENTACIONIN. 1. Si veprohet me një nxënës, i cili ka munguar në 40% të numrit të orëve? 2. Nxënësi duhet të njihet me vlerësimin e testit nga mësuesi ... Përmendni një shembull ku është integruar lënda e matematikës në vitin ...

Download the ebook

Modele testesh, arsimi parashkollor
PJESA II
MODELE TESTESH
45
Kualifikimi i mësuesve, 2010
ARSIMI PARASHKOLLOR
PËR DOKUMENTACIONIN
1. Qarko përgjigjen e saktë. Cili vendos se për çfarë do të përdoren paratë që
u kërkohen prindërve?
A) Bordi i kopshtit.
B) Drejtoresha e kopshtit.
C) Stafi i mësueseve të kopshtit.
D) Mësueset e çdo grupi.
2. Qarko përgjigjen e saktë. Mbi cilin parim bazohen lidhjet midis kopshtit
dhe familjes:
A) Prindërve u demostrohen metoda dhe teknika zhvillimi që t‘i përdorin në
shtëpi.
B) Mësueset dëgjojnë prindërit dhe përdorin informacion rreth strategjive
pozitive.
C) Mësueset dhe prindërit komunikojnë rreth praktikave të mirërritjes së
fëmijëve.
D) Prindërit janë ndikuesit kryesorë në jetën e fëmijëve të tyre.
3. Shkruaj disa prej të drejtave të fëmijëve të shkruara në Dispozitat
normative:
Fëmijët kanë të drejtë:
PËR PROGRAMIN
4. Krahas zbatimit të kërkesave të programeve të parashkollorit, mësuesja
monitoron ecurinë dhe progresin e fëmijëve të grupit. Për këtë ajo realizon
një vlerësim të fëmijëve brenda tri javëve të para të kopshtit, një vlerësim të
dytë në mes të vitit dhe vlerësimin e tretë në fund të tij.
Nisur nga përvoja juaj, çfarë duhet të mbajë parasysh mësuesja për secilin
vlerësim?
46
Modele testesh, arsimi parashkollor
5. Qarko përgjigjen e saktë. Fëmija i kalon momentet kryesore të zhvillimit
të tij në fëmijërinë e hershme:
A) në të njëjtën kohë me bashkëmoshatarët;
B) më herët se bashkëmoshatarët;
C) më vonë se gjysma e bashkëmoshatarëve të tij;
D) pak më herët ose pak më vonë se bashkëmoshatarët e vet.
6. Plotëso. Në programin e zhvillimit gjuhësor, për fëmijët 5-6 vjeçarë,
synohet:
7. Cilës fushë kurrikulare i përket veprimtaria e mëposhtme?
Fëmijët bashkojnë deri në 18-25 figura të pazllës, duke u mbështetur në
ngjyrën dhe formën e tyre.
8. Cilës fushë kurrikulare i përkasin konceptet rregulla, qëndrime, respekt,
kopsht/shkollë, shtëpi dhe sjellje?
PËR METODIKËN
9. Përcaktimi i veprimtarive për çdo temë javore, ka lidhje të drejtpërdrejtë
me realizimin e objektivave të programit. Kur është koha më e
përshtatshme që mësuesi t’i mendojë dhe t’i planifikojë këto veprimtari?
Argumentoni përgjigjen tuaj.
A) Në fillim të vitit shkollor së bashku me përcaktimin e temave mujore.
B) Para fillimit të zbatimit të temës për çdo muaj.
C) Pasi përfundon një temë dhe analizon arritjet përgjatë saj.
D) Apo…( Plotëso)_____________________________________________
Sepse ________________________________________________________
10. Cili do të ishte mesazhi që u përcillet fëmijëve të grupit, kur mes tyre ka
fëmijë romë, fëmijë me aftësi të kufizuar, fëmijë me probleme të ndryshme
familjare?
11. Prerja me gërshërë është një proces që nis në grupin e dytë. Cilat janë
hapat nëpër të cilat do të kalojnë fëmijët për të fituar aftësinë e prerjes me
gërshërë.
47
Kualifikimi i mësuesve, 2010
12. Fëmijët e grupit të dytë diskutojnë me njëri-tjetrin se pse nuk zhytet
varka në ujë. Në qendrën e ujit dhe të rërës ata hedhin në një govatë me ujë
dhe materiale të tilla, si: copa dërrase, petëza plastike, letra, gurë, gozhdë,
rërë etj. Me çfarë veprimtarie po merren fëmijët në këtë qendër?
A) Konstruktive
B) Riprodhuese
C) Zbuluese
D) Krijuese
13. Një nga objektivat e linjës “Vetësiguria dhe respekti për veten” është “Të
tregojë kujdes dhe shqetësim për veten”. Si duhet të veprojë mësuesi për të
realizuar këtë objektiv nga ana metodike?
14. Lidh me shigjetë.
• Pakësimi ka të bëjë me
• Ripërdorimi ka të bëjë me
• Riciklimi ka të bëjë me
·
PËR PËRGATITJEN SHKENCORE
15. Qarko përgjigjen e saktë.
Cila është dita e Tokës:
A) 22 marsi
B) 21 prilli
C) 22 prilli
D) 8 maji
16. Cilat janë 4 grupet kryesore të ushqimeve?
17. Plotëso.
Pasi është dhënë gjysma e një figure, ndërtohet gjysma tjetër e barabartë
me të parën për të dhënë konceptin e _____________________ .
18. Shkruaj 2-3 njësi matjeje standarde që mësojnë fëmijët parashkollorë.
48
Modele testesh, arsimi parashkollor
19. Plotëso.
Nga dallon semafori për kalimtarët nga semafori për qarkullimin e mjeteve
në rrugë?
20. Në linjën “Simbolet e qytetarisë” të programit të shkencave sociale,
qyetaria përfshin
21. Shpjego eksperimentin.
Mbushim një gotë me ujë. Vëmë mbi të një kartolinë, ana e shkëlqyer e të
cilës është nga uji. Duke mbajtur mirë kartolinën me njërën dorë, kthejmë
gotën përmbys me dorën tjetër.
Çfarë ndodh? Pse?
22. Vizato trupin e njeriut duke përdorur trupa gjeometrikë.
23. Emërto fazat nëpër të cilat kalon rritja e fluturës.
24. Në cilin temperaturë uji shndërrohet në akull?
25. Shëno me (V) ose me (G).
E vërtetë (V) E gabuar (G)
Të gjithë shpendët fluturojnë.
Merimanga është insekt.
Sot nuk më dinosaurë.
Në klasën e zvarranikëve hyn vetëm breshka.
Gjitarët i ushqejnë të vegjëlit me qumësht.
Amfibët i çelin vezët në tokë.
Mendohet se dinosaurët janë parardhësit e
zvarranikëve të sotëm.
49
Kualifikimi i mësuesve, 2010
26. Sistemi ynë diellor ka 9 planetë. Lidh me shigjetë.
Toka • Është planeti më afër diellit.
Dielli • Dallohet për unazat e bukura që ka rreth e qark.
Mërkuri • Është planeti ku jetojmë.
Saturni • Quhet ndryshe edhe Afërdita.
Plutoni • Zakonisht rrotullohet rreth Neptunit.
Marsi • Quhet ndryshe planeti i kuq.
Venusi
• Është planeti më i nxehtë.
Jupiteri
• Është planeti i shtatë nga dielli.
Urani
• Është ylli në qendër të sistemit tonë diellor.
27. Plotëso.
a) Në cilën prej përrallave, fëmijët marrin mesazhin e kujdesit ndaj njerëzve
dhe situatave të të panjohura?
b) Si e përcjell mësuesja këtë mesazh te fëmijët?
28. Vizato një algoritëm me figura gjeometrike duke u mbështetur në dy
cilësi të kundërta.
29. Fëmijët njihen me sendet personale që në grupin e parë. Cilat janë 2-3
sende personale të cilat nuk duhet të përdoren nga të tjerët.
30. Plotëso.
• Për të dëgjuar rrahjet e shpeshta të zemrës, fëmijët vihen të
• Për të ndier si zgjerohen mushkëritë, fëmijët
• Për të ndier nevojën e urinimit, fëmijët duhet të
31. Në ç’mënyra mund të përcillet ndërmjet fëmijëve tema “Falim dashuri”.
32. Vizato një vijë të hapur, një vijë të lakuar, një vijë të thyer dhe një vijë
të mbyllur. Emërto vijat e vizatuara.
50
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
ARSIMI 9-VJEÇAR
CIKLI FILLOR
PËR DOKUMENTACIONIN
1. Qarko përgjigjen e saktë.
Cili vendos se për çfarë do të përdoren paratë që u kërkohen prindërve?
A) Bordi i shkollës.
B) Drejtori i shkollës.
C) Këshilli pedagogjik.
D) Mësuesi kujdestar.
2. Qarko përgjigjen e saktë.
Orët e lira NUK mund të përdoren:
A) për përforcimin e lëndës.
B) për projekte kurrikulare.
C) për të plotësuar orët e pazhvilluara nga mësuesi për arsye shëndetësore.
D) për vlerësime të nxënësve në nivel shkolle.
3. Qarko përgjigjen e saktë.
Udhëzimi “Për hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve” u kërkon
mësuesve:
A) të shkruajnë objektivat e kapitullit në tre nivele.
B) të shkruajnë objektivat e orës mësimore në tre nivele.
C) të përqendrohen, në radhë të parë, te niveli minimal i kapitullit.
D) të përqendrohen, në radhë të parë, te niveli minimal i orës mësimore.
4. Qarko përgjigjen e saktë.
Mësuesi, që është anëtar i bordit të shkollës:
A) caktohet nga drejtori i shkollës.
B) zgjidhet me votim nga personeli i shkollës.
C) zgjidhet me votim nga bordi i shkollës.
D) caktohet nga kryetari i bordit të shkollës.
51
Kualifikimi i mësuesve, 2010
PËR PROGRAMIN
5. Plotëso
Parimet për mësimin e lëndës së gjuhës shqipe janë:
• Parimet e përgjithshme që nënkuptojnë
• Parimet shkencore që nënkuptojnë
• Parimet didaktike që nënkuptojnë
6. Përcakto se cilës nënlinjë të linjës “Gjeometria” i përkasin këto objektiva:
Në fund të klasës së katërt, nxënësit të jenë në gjendje:
• Të dallojnë dhe të emërtojnë figura gjeometrike (katror, drejtëkëndësh,
trekëndësh, trapez, paralelogram, rreth) dhe elementet e tyre.
• Të përshkruajnë (duke i parë) vetitë e figurave të thjeshta gjeometrike
(katror, drejtkëndësh, trekëndësh, rreth, trapez, paralelogram).
• Të dallojnë dhe të vizatojnë këndin e drejtë, të ngushtë, të gjerë dhe të
shtrirë.
• Të dallojnë, të emërtojnë dhe të vizatojnë drejtëza paralele, drejtëza që
priten, drejtëza pingule.
Nënlinja _____________________________________________
7. Cilës linje të programit të edukimit muzikor i përkasin këto objektiva?
• Të krijojë ritme të thjeshta nëpërmjet instrumenteve me goditje.
• Të shoqërojë këngët ose meloditë e ndryshme me instrumente ORF.
Linja _________________________________________
8. Plotëso.
Synimi i programit të diturisë së natyrës është sigurimi i arsimimit fillestar në
_______________________ dhe aftësimi i fëmijëve në procesin e fitimit
dhe të zhvillimit të koncepteve elementare shkencore.
9. Në lëndën e aftësimit teknologjik, konceptet si: makineri, materiale,
mekanizëm, forcë, pajisje, skicë, trajtohen në linjën
Linja _________________________________________
52
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
10. Qarko përgjigjen e saktë.
Konceptet për simbolet kombëtare dhe origjinën e tyre, trajtohen në
tematikën:
A) Hyrje në lëndën e historisë.
B) Fillimet e jetës njerëzore.
C) Fillimet e jetës njerëzore në vendin tonë. Ndryshimi dhe vazhdimësia.
D) Shqipëria atdheu ynë.
PËR METODIKËN
11. Qarko përgjigjen e saktë.
Objektivi minimal duhet të arrihet nga:
A) 25% e nxënësve të klasës.
B) 50% e nxënësve të klasës.
C) 75% e nxënësve të klasës.
D) 100% e nxënësve të klasës.
12. Një mësues duket se zbaton mësimdhënien me nxënësin në qendër kur:
13. Qarko përgjigjen e saktë.
Pyetjet vlerësuese u kërkojnë nxënësve:
a) të bëjnë analizën e problemeve.
b) të bëjnë gjykime rreth temës që diskutohet.
c) të zbulojnë lidhjet mes ideve, fakteve etj.
d) të riprodhojnë përmendsh informacionin faktik.
14. Lidh foljet me objektivat përkatëse.
15. Nisur nga përvoja juaj, trego se në cilat raste nxënësit i mësojnë më mirë
kuptimet e fjalëve të reja.
16. Shkruaj 1 prej shkaqeve të zakonshme kur një nxënës shfaq sjellje të
padëshirueshme në klasë dhe 2 strategji që mund të përdoren për qetësimin e
situatës.
Sjellja e padëshiruar
Shkaku
Strategjitë e zgjidhjes
53
Kualifikimi i mësuesve, 2010
PËR PËRGATITJEN SHKENCORE
17. Përdor në fjali fjalën drejt si:
Ndajfolje ___________________ Parafjalë ___________________
18. Qarko përgjigjen e saktë.
Te cila prej fjalive të mëposhtme fjala ditë përdoret si kryefjalë?
A) Sot është një ditë e bukur.
B) Dita e sotme kaloi shumë bukur në shkollë.
C) Ditën e sotme s’kam për ta harruar kurrë.
D) Nga dita e sotme mësova shumë.
19. Qarko përgjigjen e saktë.
Në cilën prej shprehjeve të mëposhtme fjala vesh është përdorur në kuptimin
e parë?
A) iu skuqën veshët
B) veshi i rrushit
C) ngriti veshët
D) nuk çalon gomari nga veshët
20. Qarko përgjigjen e saktë. Në cilën prej alternativave të mëposhtme
përdorimi i apostrofit NUK është i saktë?
A) S’i fola.
B) M’u sos durimi.
C) T’i mos fol.
D) Ç’do këtu?
21. Formo dy mbiemra të prejardhur nga temat:
a) vendim ______________ b) shkolla ______________
22. Ligjëratën e zhdrejtë ktheje në ligjëratë të drejtë.
Mësuesi thoshte gjithmonë se Adela kishte talent të veçantë në pikturë.
23. Në fjalinë “Artani luan në lulishte.”, zgjero grupin emëror me një
mbiemër dhe grupin foljor me një rrethanor kohe.
54
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
24. Në fjalinë “Një copë herë, ai qeshi ngadalë dhe më përkëdheli flokët e
shpupurisur.” gjej trajtën e shkurtër. Përcakto numrin dhe rasën e saj.
• trajta e shkurtër _______ • rasa ___________ • numri _________
25. Plotëso. Përcaktori mund të jetë (të shprehet):
26. a) Shpjego kuptimin e fjalës “ kundroj”.
b) Gjej një fjalë të re që ka të njëjtin kuptim me të.
27. Trego mënyrën e ndërtimit të fjalive të mëposhtme.
a) Jori merr rregullisht libra në biblotekë.
b) Deti ishte i qetë.
c) Lexoj rrjedhshëm.
28. Nëse 60% e një numri është 78, cili është ky numër?
A) 120
B) 130
C) 140
D) 150
29. Igli udhëton 42.84 km me makinë dhe 1350 m në këmbë në ditë.
Sa kilometra bën ai gjithsej në ditë ? ___________
Sa metra bën ai gjithsej në ditë? __________
30. Qarko përgjigjen e saktë.
Rrumbullakimi i numrit 3748 me afërsi deri në qindëshe është:
A) 3700
B) 3750
C) 3800
D) 4000
31. Është dhënë thyesa . Shkruaj 2 thyesa të barabarta me thyesën e dhënë.
32. e x = y. Gjej vlerën e x, në qoftë se y { 21, 24, 42, 75 }
33. Shuma e dy numrave është 70. Njëri numër është e numrit tjetër.
Gjej të dy numrat. Numrat janë _________ dhe ______________.
55
Kualifikimi i mësuesve, 2010
34. Gjej vlerën e shprehjes 46, 7 – ( b – 0,8 ) + 2,7 për b = 1,2
35. Qarko përgjigjen e saktë. Mbreti i parë ilir ishte:
A) Bardhyli
B) Genti
C) Batoja
D) Agroni
36. Qarko alternativën që NUK është e saktë.
A) Parahistoria është historia e njerëzimit pas shpikjes së shkrimit.
B) Në periudhën e parahistorisë njeriu mësoi të bëjë vegla pune.
C) Në periudhën e parahistorisë njeriu u ngrit më këmbë.
D) Në parahistori njerëzit filluan të komunikojnë me njëri-tjetrin me anën e
gjuhës.
37. Plotëso fjalinë.
Megjithë ndikimet nga popujt e tjerë, ilirët ruajtën _____, ____, ____ e tyre.
38. Qarko përgjigjen e saktë.
Nëse shohim myshk në pyll do të thotë se jemi drejtuar nga:
A) jugu.
B) lindja.
C) veriu.
D) perëndimi.
39. Qarko përgjigjen e saktë.
NUK është pikë orientuese për të gjithë banorët e Tiranës:
A) sheshi “Skënderbej„.
B) Qendra kulturore e fëmijëve “Pjetër Arbnori„.
C) Universiteti i Tiranës.
D) sheshi para pallatit tim.
40. Qarko përgjigjen e saktë. Shtypja atmosferike është:
A) gjatësia e ajrit.
B) pesha e masës së ajrit.
C) temperatura e masës së ajrit.
D) të gjitha të mësipërmet.
56
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
41. Plotëso.
Pentagrami është bashkësia e _______________________________.
42. Shëno me ( ) pohimet e sakta.
- Ngjyrat bazë janë: e kuqe, e verdhë, blu.
- Ngjyrat bazë janë: e kuqe, jeshile, e verdhë.
- Ngjyrat e dyta janë: portokalli, jeshile, lejla
- Ngjyrat e dyta janë portokalli, blu, rozë.
- Ngjyrat bazë krijohen nga përzierja e ngjyrave të tjera.
- Ngjyrat e dyta krijohen nga përzierja e dy ngjyrave bazë.
43. Në kuadrin e zhvillimit të temave që kanë lidhje me edukimin mjedisor,
shkruaj se cilat veprimtari do të organizoje me nxënësit e klasës për 22
prillin, Ditën e Tokës dhe pse.
44. Qarko përgjigjen e saktë.
Cila nga alternativat e mëposhtme është ligj?
A) Ardhja në shkollë në orën 7 30.
B) Arsimi 9-vjeçar është i detyruar për të gjithë.
C) Veshja e nxënësve me uniformën shkollore.
D) Vendosja e orarit të mësimit në një pozicion të dukshëm.
45. Gjej fjalën e duhur.
________________ është aftësia që ka individi për të kontrolluar sjelljet dhe
veprimet e tij.
________________ është një grup njerëzish që jetojnë në të njëjtin vend dhe
kanë interesa të përbashkëta.
46. Plotëso.
a) Emigrimi është________________________________________
b) Migrimi është ____________________________________________
57
Kualifikimi i mësuesve, 2010
GJUHË SHQIPE
PËR DOKUMENTACIONIN
1. Si veprohet me një nxënës, i cili ka munguar në 40% të numrit të orëve?
2. Nxënësi duhet të njihet me vlerësimin e testit nga mësuesi i lëndës
brenda:
A) 5 ditëve
B) 7 ditëve
C) 10 ditëve
D) 12 ditëve
3. Nëse një nxënës nuk është i kënaqur me vlerësimin e bërë nga mësuesi i
lëndës, cilat janë rrugët që duhet të ndjekë ai?
PËR PROGRAMIN
4. Në përbërje të bordit të shkollës bën pjesë:
A) vetëm një mësues.
B) të paktën një mësues.
C) një nëndrejtor i shkollës.
D) drejtori dhe nëndrejtori i shkollës.
5. Çfarë përfshijnë standardet e nxënies?
6. Një nga parimet ku mbështetet programi i gjuhës shqipe është parimi
koncentrik. Çfarë nënkupton ky parim?
7. Identifikoni dy arsye pse mësuesi i përdor 1/3 e orëve të lira.
58
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
PËR METODIKËN
8. Minitesti në lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe kontrollon:
A) objektivat e kapitullit ose linjës lëndore.
B) një objektiv të orës ose të kapitullit/linjës.
C) të gjithë objektivat e një ore mësimi.
D) të gjithë objektivat e programit mësimor.
9. Rendisni tri metoda të mësimdhënies në klasë që realizojnë të nxënit
bashkëveprues.
10. Cilat janë veçoritë e mësuesit si mësimdhënës? Shkruani dy prej tyre.
11. Në rubrikën të lexojmë, për temën: “ Poradeci”, hartoni nga një
objektiv të arritjes sipas tri niveleve:
a) niveli bazë:
b) niveli i mesëm:
c) niveli i lartë:
12. Nëse hartoni një test që ka 30 pikë, me sa pikë të fituara do ta vlerësoni
nxënësin me notën:
a) 5 (pesë): ____________ b) 8 (tetë) ____________
PËR PËRGATITJEN SHKENCORE
Lexoni poezinë e mëposhtme dhe përgjigjuni pyetjeve që vijojnë.
PORADECI
Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir.
Po përhapet dal-nga-dale një pluhurë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,
Dyke zbritur që nga qjelli përmbi fshat po bëhet fir...
E kudo krahin’ e gjerë më s’po qit as pipëlim:
Në Katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të- Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.
59
Kualifikimi i mësuesve, 2010
Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira... Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.
13. Ideja e lëvizjes dhe jetës që s’vdes kurrë, në këtë poezi konkretizohet në
imazhin që krijon:
A) lumi në udhëtimin e tij të pandërprerë.
B) liqeni i përmasave pa kufi.
C) madhështia maleve dhe lëndinave.
D) zemra djaloshare por e trazuar e poetit.
14. Cili nga çiftet e mëposhtme krijon antonimi të kontekstit poetik?
A) plak – i përrallshëm
B) natë – errësirë
C) ra – u dergj
D) hesht - kërcet
15. Perëndim i vagëlluar ka kuptimin.
A) perëndim i ndritur
B) perëndim i qetë
C) perëndim i kuq
D) perëndim i mjegullt
16. Në cilin prej vargjeve është pikërisht grupi i foljeve që, përmes një
shkallëzimi zbritës, jep idenë e qetësisë?
A) Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të- Thatë...
B) Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...
C) E kudo krahinë’ e gjerë më s’po qit as pipëlim:
D) Në Katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
17. Cili nga vargjet e mëposhtëm ka një rend të përmbysur sintaksor?
A) Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...
B) Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.
C) Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të- Thatë...
D) Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije
60
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
18. Përshkruani atmosferën që sugjeron kjo poezi në dy strofat e saj të para?
19. Me ç’pjesë të ligjëratës janë formuar metaforat e mëposhtme?
a) shkrumb i natës: ___________________
b) jeta u dergj: ___________________
20. Ç’përfytyrim krijon aliteracioni dhe retiçenca në vargjet e mëposhtme?
Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
21. Fjala errësira, në këto vargje mund të interpretohet në dy mënyra:
të drejtpërdrejtë dhe të figurshëm. Si e kuptoni secilën prej tyre?
22. a) Dy vargjet e fundit hyjnë në kontrast me pjesën tjetër të poezisë.
Cili është thelbi i tij dhe si do ta interpretonit këtë kundërvënie?
b) Me çfarë lidhet shqetësimi dhe dhimbja e poetit në këto vargje?
23. Cilës pjesë të ligjëratës i përket fjala i përrallshëm? Si është formuar
ajo? Zbuloni efektin e shprehësisë që krijon kjo fjalë.
a) pjesa e ligjëratës: ______ b) formimi: ____ c) efekti i shprehësisë:_____
24. Disa emërtime të përgjithshme vendore poeti i shkruan me shkronjë të
madhe. Gjeni të paktën dy prej tyre dhe tregoni arsyen e një përdorimi të
tillë.
25. Analizoni fjalën përskuqte sipas ndërtimit.
26. Ndërtoni një fushë (konceptore) leksikore terminologjike, me jo më pak
se tri njësi, që të lidhet me termin fjali.
27. Në fjalinë: Në dritare erdhi prej pyllit flladi i freskët, parafjala prej
tregon:
A) vend
B) shkak
C) vepruesin
D) tërësinë
61
Kualifikimi i mësuesve, 2010
28. Vendosni foljen ndjej në mënyrën dëshirore, koha e tashme, veta 3,
numri shumës.
29. Vendosni foljen flas, në mënyrën urdhërore, numri shumës.
30. Përcaktoni klasën e fjalëve me shkronja të zeza:
a) E la në vend të sigurt. ________________________
b) Në vend të nënës, vajti e bija. ________________________
31. Qarkoni variantin në të cilin kuptimin e shkallës sipërore e bart tema
fjalëformuese.
A) Qielli ishte më i zymtë se dje.
B) Kjo tokë e stërlashtë ka histori të lavdishme.
C) Ajo ishte sa e shkathët, aq edhe gazmore.
D) Më dukej vetja i vlerësuar nga shokët.
32. Në fjalinë e mëposhtme tregoni funksionin dhe me se është shprehur
pjesa e nënvizuar.
E tërë salla gumëzhinte nga ajo zhurmë e fortë hareje.
a) Funksioni: _____________________________
b) Shprehur me: ___________________________
33. Përcaktoni llojin e fjalive njëkryegjymtyrëshe foljore.
a) Rrini së bashku. _________________________________
b) Këtu i thonë Shqipëri._____________________________
34. Rishkruajeni fjalinë duke e zgjeruar me një rrethanor të veçuar, të
shprehur me emër me parafjalë.
Te gryka e shpellës u duk portreti i burrit të moshuar.
35. Zgjeroni fjalinë e dhënë me pjesë të nënrenditur krahasore-mënyrore.
E pritëm me të gjitha nderimet....
36. Gjeni funksionin që kryen pjesa e nënvizuar në fjalinë e mëposhtme.
Shteg për të shpëtuar nuk kishte.
62
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
37. Ktheni ligjëratën e drejtë në ligjëratë të zhdrejtë.
Ju i dashur mësues, na thoshit shpesh: “Unë jam i sigurt se ju nuk do t’i
harroni kurrë këshillat e mia”.
38. Përcaktoni llojin e fjalive sipas kumtimit.
a) E po, të rrojmë në një qytet e të mos shihemi!
b) Edhe Besmiri fitoi në konkurs?!
39. Qarkoni fjalinë ku janë përdorur drejt shenjat e pikësimit:
A) Njerëzit thirrën të kënaqur: “Kjo është drejtësi”.
B) Njerëzit thirrën të kënaqur: “-Kjo është drejtësi!”
C) Njerëzit thirrën të kënaqur: “-Kjo është drejtësi.”
D) Njerëzit thirrën të kënaqur: “Kjo është drejtësi!”
40. Qarkoni fjalinë me fjalën e shkruar gabim.
A) Cili nga ju do të shkojë për ta kërkuar?
B) Vapën e madhe e ndjejnë të gjithë.
C) Gëzimi e kishte shndërruar në tjetër njeri.
D) Rrebeshi kishte shkatërruar gjithçka.
41. Shkruani dy elemente që e bëjnë paragrafin njësi tekstore.
42. Ç’është kohezioni?
43. Ç’është koherenca?
44. Cila është gjëja më e rëndësishme për brezin tuaj të cilën do të donit ta
dinte brezi më i ri? Pse mendoni se është kaq e rëndësishme? Shpjegoni
arsyet tuaja në formën e një eseje.
63
Kualifikimi i mësuesve, 2010
MATEMATIKË
PËR DOKUMENTACIONIN
1. Cili pohim është i saktë?
A) Kontributi i prindit në lekë është vullnetar.
B) Secila familje duhet të japë një sasi lekësh.
C) Secila familje duhet të japë 1000 lekë.
D) Secila familje duhet të japë nga 1000 lekë për çdo fëmijë që ka në atë
shkollë
2. Cili pohim është i pasaktë?
A) Bordi i shkollës ka të drejtë të japë mendim për planin vjetor të
shkollës.
B) Bordi i shkollës ka të drejtë të japë mendim për rregulloren e shkollës.
C) Bordi i shkollës ka të drejtë të japë mendim për vlerësimin e nxënësve
të veçantë nga mësuesi.
D) Bordi i shkollës ka të drejtë të japë mendim për planin katërvjeçar të
shkollës.
3. Tek Udhëzimi “Për hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve”
kërkohet që minitesti të zhvillohet:
A) nga mësuesi për orën mësimore.
B) nga mësuesi për objektivat e kapitullit.
C) nga drejtori për orën mësimore.
D) nga drejtori për objektivat e kapitullit.
4. Cili NUK nuk bën pjesë në formatin e planit vjetor të shkollës?
A) Analiza e gjendjes.
B) Detyrat e drejtorit të shkollës për mësuesit.
C) Synimi vjetor i shkollës.
D) Objektivi vjetor i shkollës.
64
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
PËR PROGRAMIN
5. Në programet e matematikës një rubrikë është integrimi.
Përmendni një shembull ku është integruar lënda e matematikës në vitin
që ju jepni mësim.
6. Nga programi i matematikës i klasës së nëntë është marrë objektivi:
“Nxënësi të jetë i aftë të zgjidhë sisteme ekuacionesh të fuqisë së parë
me dy ndryshore”.
Bazuar në këtë objektiv përcaktoni tri objektiva specifikë: një për nivelin
bazë, një për nivelin mesatar dhe një për nivelin e lartë.
7. Thelbi i referencave aktuale të kursit të matematikës është zhvendosja
e theksit nga dhënia e informacionit te ______________________
A) marrja e informacionit
B) formimi i kompetencave
C) aftësia për ta mbajtur mend
D) aftësia për ta riprodhuar
8. Më poshtë përmenden disa nga synimet e programit të matematikës.
Gjeni cili nga pohimet nuk është i tillë. Programi i matematikës synon:
A) Të përforcojë, thellojë dhe zgjerojë njohuritë e marra në vitet e
mëparshme të shkollimit, në përputhje me potencialin intelektual të
grup moshës përkatëse.
B) Të aftësojë nxënësin për punë të pavarur në situata jo standarde,
nëpërmjet përfshirjes së tij në marrjen dhe përpunimin e informacionit
të ri mësimor, në zbatimin e metodave e algoritmeve, duke trajtuar
situata të ndryshme të zbatimit të tyre;
C) Të forcojë karakterin logjik të të nxënit, nëpërmjet një raporti të
përcaktuar, drejt rritjes graduale të peshës specifike të trajtimeve
deduktive në raport me ato induktive.
D) Të aftësojë nxënësin për përdorimin e pajisjeve mekanike e
teknologjike.
65
Kualifikimi i mësuesve, 2010
9. Gjeni cili nga objektivat nuk i përket linjës “Gjeometria në plan”.
A) Të njohin vetitë e katërkëndshave (paralelogram, drejtkëndësh, romb,
katror, trapez);
B) Të njohin vetitë e segmenteve të përpjesëshëm.
C) Të njohin e përdorin ngjajshmërinë e trekëndëshave dhe
shumkëndshave për të zgjidhur probleme nga jeta e përditshme.
D) Të zgjidhin inekuacione të fuqisë së parë me një ndryshore.
PËR METODIKËN
10. Fjala e mësuesit, saktësia, stili i punës, parimësia, mënyra e parashtrimit
të çështjeve, ngritjes së problemeve dhe zgjidhjes së tyre, mënyra e
argumentimit dhe nxjerrjes së përfundimeve janë mjete të fuqishme për
formimin matematik të nxënësve. Në këtë kuptim nxënësi:
A) është adoleshent
B) është pasqyrë e mësuesit të tij
C) është minimalisht i informuar
D) është i vetdijshëm për të ardhmen
11. Përshkruani si duhet të veprojë mësuesi që nxënësi të ndihet sa më i
motivuar në mësimin e matematikës
12. Më poshtë është cituar një pjesë për metodologjinë e zbatimit të
programit të matematikës. Gjeni cila nga fjalët e dhëna plotëson pjesën e
cituar.
A) Puna e pavarur
B) Eksperimenti
C) Ilustrimi
D) Administrimi
“____________ është një komponent tepër i rëndësishëm i mësimit të
matematikës, në mënyrë që të realizohen synimet e programit. Kjo realizohet
në orën e mësimit si një proces për të kuptuar përmbajtjen e temës dhe për të
aftësuar nxënësit në këtë drejtim nëpërmjet kërkesave për llogaritje, për
zgjidhje ushtrimesh të thjeshta, me gojë e me shkrim, për deduksione e
interpretime, sugjerime e diskutime, në mënyrë që nxënësi, në orën e
mësimit të mos jetë thjesht e vetëm dëgjues. Për çdo temë ka mësime të
66
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
veçanta për ushtrime, probleme e detyra praktike. Orët e caktuara për to,
shpërndahen nga mësuesi gjatë temave të programit apo zhvillohen në fund
të tyre”.
13. Në zbulimin e mjaft fakteve matematike ndihmon shpesh intuita.
Intuita është:
A) ngjashmëri ndërmjet fakteve.
B) konkluzion i një përvoje të përsëritur në numër të madh herësh.
C) gjuha që duhet bërë e kuptueshme për nxënësit.
D) përshkrim, shpjegim, diskutim matematikor.
14. Me poshtë janë disa pohime për metodologjinë e zbatimit të programit
të matematikës.
Qarko V, nëse pohimi është i vërtetë, ose G nëse ai është i gabuar.
A) Studimi i matematikës në arsimin e detyruar kërkon që tek disa nxënës
të formohen kompetencat bazë për zgjidhjen e problemeve të
matematikës.
B) Puna e pavarur jashtë klase realizohet nëpërmjet detyrave të shtëpisë
me ushtrime e probleme, që zgjidhen me gojë apo me shkrim.
C) Në realizimin e programit të matematikës, mësuesi ka parasysh klasën
në përgjithësi dhe çdo nxënës në veçanti.
D) Fjala e mësuesit, saktësia, stili i punës, parimësia, mënyra e
parashtrimit të çështjeve, ngritjessë problemeve dhe zgjidhjes së tyre,
mënyra e argumentimit dhe nxjerrjes së përfundimevejanë mjete të
fuqishme për formimin matematik të nxënësve.
E) Përqendrimi i vëmendjes tek konceptet e aftësitë matematike kërkon
zbatime të nivelit të lartë të vështirësisë të tyre, si një fazë e parë
e procesit të njohjes së nxënësve me to.
PËR PËRGATITJEN SHKENCORE
15. Gjeni cila nga shprehjet tregon se x është 3,4 herë më i madh se y.
A) x = 3,4y
B) y = 3,4x
C) x > 3,4y
D) y > 3,4x
67
Kualifikimi i mësuesve, 2010
16. 0,0002 · 10 4 =
A) 2
B) 20
C) 200
D) 2000
17. 2 2 +2 2 +2 2 +2 2 =
A) 2 1
B) 2 2
C) 2 3
D) 2 4
1
18. Gjeni cili nga numrat më poshtë është vlera e shprehjes 1 + 2 ⋅ (1 − ) . 0
2
A) 1
1
B)
2
C) 2
( )
2
19. Gjeni vlerën e shprehjes numerike 3+ 3 .
A) 3
B) 9
C) 12
D) 18
20. Gjeni sa përqind është numri 0,23.
A) 0,23%
B) 2,3%
C) 23%
D) 230%
21. Trajta e rregullt e shprehjes 2x + 2y +6x është:
A) 8y + 2x
B) 10xy
C) 8x + 2y
D) 4y + 6x
68
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
22. Grafiku i funksionit y = 3x – 6 e pret boshtin OX në pikën me abshisë:
A) x = – 6
B) x = 3
C) x = 2
D) x = 0
2x2 − 3
23. Vlera e shprehjes për x = 2 është:
x −1
A) 1
B) 5
C) 6
D) 8
24. Zgjedhim rastësisht një numër natyror nga 1 deri ne 50.
Gjeni probabilitetin që numri i zgjedhur të jete shumfish i numrit 5,
por jo shumfish i numrit 3.
A) 10%
B) 14%
C) 16%
D) 18%
25. Nga bashkësia { – 9, – 8, – 3, 0, 7, 10} zgjidhen tre numra të ndryshëm
A, B dhe C. Gjeni vlerën më të madhe të mundshme të A × B − C .
26. Jepen A = ]−1,1[ dhe B = {–1, 0 1}.
a) Gjeni A ∪ B.
b) Gjeni numrin e elementëve të A ∩ B.
27. Thjeshtoni shprehjen 2 18 − 4 50 .
a −b a 2 − b2
28. Krahaso dhe 2 .
a+b a + b2
29. Gjeni vlerën pozitive më të vogël të x të tillë që y = sin2x të marrë vlerën
më të madhe.
69
Kualifikimi i mësuesve, 2010
30. Trekëndëshi ABC i ka brinjët me gjatësi 2cm, 3cm dhe 4cm. Një
trekëndësh tjetër i ngjajshëm me të e ka brinjën më të madhe 6 cm.
Gjeni raportin e perimetrave të dy trekëndëshave.
31. Andi dhe Samiu janë dy punonjës në të njëjtën fabrikë. Andi e ka pagën
ditore 300 lekë më shumë se Samiu. Shuma e trefishit të pagës ditore të
Andit me katërfishin e pagës ditore të Samiut janë 6500 lekë.
Gjeni pagën ditore të Andit.
x 2 + 2 xy + y 2
32. Të thjeshtohet shprehja .
xy 2 − x 3
33. Syprina e figurës së dhënë është 108 m2. Gjeni vlerën e x.
x
4 m 6 m
34. Mesatarja e 10 numrave të dhënë është 46. Gjeni sa është mesatarja e
numrave që mbeten, në qoftë se heqim numrat 52 dhe 72.
35. Nëse 1200 metra i përshkoni në 12 minuta, gjeni shpejtësinë tuaj në
kilometër për orë.
⎛ 1⎞
36. Jepet inekuacioni 4 ⎜ x − ⎟ < 2 ( x − 2 )
⎝ 2⎠
a) Zgjidhni inekuacionin.
b) Paraqitni bashkësinë e zgjidhjeve të tij në boshtin numerik.
⎧ −2 x − 2 y = 3
37. Zgjidhni sistemin e ekuacioneve ⎨
⎩ x + 2y = 6
38. Jepet funksioni y = x + ax + 3 :
2
a) Gjeni vlerën e a që grafiku të kalojë nëpër pikën M(1;6) .
Për ç’vlerë të x funksioni merr vlerën më të vogël (për vlerën e gjetur a)?
70
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
GJUHË ANGLEZE
PËR DOKUMENTACIONIN
1. Kur një projekt kurrikular ka nevojë për shpenzime financiare:
A) mësuesi u kërkon lekë prindërve.
B) shkolla përdor nga fondi i kontributit vullnetar të prindërve.
C) drejtori u kërkon lekë prindërve.
D) kryetari i bordit të shkollës u kërkon lekë prindërve.
2. Ministesti dallohet nga testi sepse:
A) zhvillohet për një kohë të shkurtër.
B) zhvillohet jashtë orës mësimore.
C) zhvillohet vetëm me nxënësit me nota të ulta.
D) kontrollon pak orë mësimore.
3. Cila nga pikat e listuara me poshte nuk perfshihet në formatin e planit
vjetor të shkollës?
A) Analiza e gjendjes.
B) Detyrat e drejtorit të shkollës për mësuesit.
C) Synimi vjetor i shkollës.
D) Objektivi vjetor i shkollës.
4. Udhëzimi “Për hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve”
bën fjalë për:
A) objektivat e ciklit të lartë arsimit bazë.
B) objektivat vjetore të lëndës.
C) objektivat e kapitullit.
D) objektivat e orës mësimore.
PËR PROGRAMIN
5. Në cilin nivel gjuhësor parashikohet të arrijë nxënësi në fund të klasës së
9-të, sipas niveleve të përcaktuara në kuadrin e referencave për gjuhët.?
71
Kualifikimi i mësuesve, 2010
6. Çfarë kuptojmë me:
a) objektiva minimalë?
b) objektiva maksimalë?
7. Si ndahen objektivat sipas standardit në mësimdhënien e gjuhës angleze?
8. Në parimet e mëposhtme, mbi të cilat mbështetet mësimi i gjuhës së huaj
përmes kurrikulave kombëtare, gjej parimin e gabuar.
a) Qëllimi
b) Objektivi
c) Aftësi gjuhësore
d) Përmbajtja
e) Tematika
f) Vlerësimi
g) Analiza
h) Standardet
PËR METODIKËN
9. Çfarë duhet të ketë parasysh mësuesi gjatë përgatitjes së tij për hartimin e
pyetjeve drejtuar nxënësve?
10. Listoni tre mjete pedagogjike që përdorni në mësimdhënien e gjuhës
angleze në klasën e tretë?
11. Jepni dy arsye përse duhet punuar me grupe në mësimin e gjuhës së huaj:
12. Përse shërben “Brainstorm”? Jepni dy arsye
PËR PËRGATITJEN SHKENCORE
13. Reading Comprehension
My name is Margaret, but some people (_1_) me Maggie. I was born in
Sacramento, California, but I haven’t (_2_) lived there. Midway (_3_) the
6th grade, my family decided to move to Miami. After (_4_) High school, I
72
Modele testesh, arsimi 9-vjeçar
went to Junior College for two years before I could transfer to the university.
I majored (_5_) Languages. I learned to speak Spanish and German. I also
studied French in high school and two years in Junior College. I worked at a
French bank (_6_) two years. It was quite enjoyable. However, I couldn’t get
(_7_) in life without a Master degree, so I decided to go back to school to get
a Master in Applied Linguistics. When I finished my course, I moved back
to California, and found a job (_8_) a school principal. Nowadays my dream
is to (_9_) for a doctor


Use: 0.0212