• INSTITUTI I STUDIMEVE PEDAGOGJIKE


  •   
  • FileName: 01 Gjuhe kl1.pdf [read-online]
    • Abstract: INSTITUTI I STUDIMEVE PEDAGOGJIKEPROGRAMI I LËNDËSSË GJUHËS SHQIPE - ABETAREKLASA ICIKLI FILLOR I SHKOLLËS 9-VJEÇARETIRANË, 2003 I.HYRJEMësimi i gjuhës shqipe është një nga objektivat parësorë në tërë arsimin e

Download the ebook

INSTITUTI I STUDIMEVE PEDAGOGJIKE
PROGRAMI I LËNDËS
SË GJUHËS SHQIPE - ABETARE
KLASA I
CIKLI FILLOR I SHKOLLËS 9-VJEÇARE
TIRANË, 2003
I.HYRJE
Mësimi i gjuhës shqipe është një nga objektivat parësorë në tërë arsimin e
detyruar të shkollës shqipe.
Gjuha shqipe fillon të mësohet në familje, vazhdon më pas në arsimin
parashkollor përmes ushtrimeve të të folurit dhe aftësimit të fëmijëve për të lexuar e për
të shkruar dhe pasurohet më tej në arsimin fillor, me përvetësimin e aftësive të plota të të
lexuarit dhe të shkruarit.
Në klasën e parë të shkollës fillore, gjuha shqipe fillon të mësohet në mënyrë
sistematike përmes të ushtruarit për lexim-shkrimin fillestar. Nxënësit ushtrohen të
lexojnë dhe të shkruajnë gjuhën shqipe përmes nyjëtimit (shqiptimit) dhe bashkimit të
tingujve dhe shkronjave të saj në rrokje e fjalë dhe bashkimit të fjalëve në fjali të thjeshta,
por të kuptimshme, nëpërmjet leximit të historive (rrëfimeve, copëzave, tregimeve) dhe
materialeve te tjera të shkruara, të përgatitura për nxënësit në tekstet shkollore, si dhe në
botime të tjera ndihmëse.
Kështu, mësimi i gjuhës shqipe në arsimin fillor shoqërohet me ndryshime të
mëdha, të cilat lidhen me pasurimin e shprehive komunikuese të gjuhës së folur, të
shkruar dhe të lexuar. Mësimi i gjuhës shqipe në klasën e parë shoqërohet me përdorimin
e formave të larmishme të të mësuarit të lexim-shkrimit, të cilat lehtësojnë procesin e
përvetësimit të shprehive të nxënësve për të lexuar dhe për të shkruar.
Në klasën e parë fillon të shfaqet modeli i gjuhës së shkruar dhe drejtshkrimi i saj,
fillojnë të mësohen në mënyrë intuitive nocione gjuhësore, si: tingulli, rrokja, fjala, fjalia,
zanoret, bashkëtingëlloret, shenjat e pikësimit, përdorimi i shkronjës së madhe etj.
Nxënësit fillojnë të dallojnë tekstin, titujt, paragrafët etj.
Mësimi i lexim-shkrimit fillestar ndjek një ecuri didaktike që lidhet me
respektimin e tri fazave:
Faza e parë, lidhet me periudhën përgatitore për lexim-shkrimin;
Faza e dytë, lidhet me fitimin e shprehive elementare të teknikës së
lexim-shkrimit;
Faza e tretë lidhet me përforcimin e teknikës së lexim- shkrimit.
Në praktikën e përditshme këto tri faza janë emërtuar: paraabetare, abetare, pasabetare.
2
II. SYNIMET
Mësimi i gjuhës shqipe (abetarja) në klasën e parë të arsimit të detyruar 9-vjeçar
synon të aftësojë dhe të krijojë shprehitë fillestare të nxënësve për zhvillimin e të folurit,
të të lexuarit dhe të shkruarit në gjuhën shqipe. Nëpërmjet programit, i cili
tradicionalisht është përcjellë në shkollën tonë me abetaren, si libri i parë shkollor,
synohet që të formohen nxënës të aftë si folës, lexues dhe shkrues të gjuhës shqipe,
në nivelin e përshtatshëm për moshën e tyre.
Qëllimi i mësimit të gjuhës shqipe në klasën e parë është:
 Përvetësimi i shkathtësive për të komunikuar në situata të ndryshme.
 Krijimi i aftësive vetjake për formim gjuhësor e kulturor.
 Përvetësimi i disa normave e gjuhës standarde shqipe.
 Përgatitja e nxënësve për ta përdorur gjuhën në formën e saj standarde gjatë të
folurit, të lexuarit dhe shkrimit të saj.
 Përgatitja e nxënësve për ta njohur jetën në pamje të ndryshme të saj.
 Përgatitja e nxënësve për të njohur dhe për të marrë pjesë me emocion dhe
gatishmëri për tema të ndryshme me karakter edukativ dhe shoqëror.
 Edukimi dhe motivimi i nxënësve me ndjenjën dhe edukatën e punës, për të
mësuar dhe për të nxënë në mënyra dhe forma të ndryshme.
Kështu, përmes gjuhës shqipe dhe lëndëve që rrjedhin prej saj: abetare, gjuhë e
lexim, aftësohen nxënësit për ta përdorur gjuhën shqipe (gjuhën amtare) në nivelin që e
kërkon shoqëria shqiptare sot.
Nëpërmjet arteve të gjuhës (të thëna ndryshe edhe fusha studimi apo linja e
nënlinja) në shkollën shqipe, në klasën e parë, lënda e gjuhës shqipe (abetarja) synon t’i
aftësojë nxënësit:
a- për zhvillimin e dëgjimit të vëmendshëm;
b- për zhvillimin dhe pasurimin e fjalorit dhe të folurit me përpikmëri;
c- për zhvillimin e të lexuarit dhe të kuptuarit e pjesës që lexon;
d- për zhvillimin e të shkruarit të gjuhës standarde shqipe.
Duke e veçuar mësimin e gjuhës shqipe nga njëra klasë në tjetrën, synimi i të
mësuarit të kësaj lënde në klasë të parë në mënyrë të përmbledhur, është:
Mësimi i gjuhës shqipe në klasën e parë synon t’i aftësojë
nxënësit dhe të krijojë te ta shprehitë fillestare që ta flasin,
ta lexojnë dhe ta shkruajnë bukur gjuhën shqipe.
3
III. FUSHAT E STUDIMIT TË PROGRAMIT
1. Zhvillimi i shprehive komunikuese gjatë të folurit e të dëgjuarit
2. Zhvillimi i shprehive komunikuese gjatë lexim-shkrimit
- të lexuarit
- të shkruarit
3. Njohuri gjuhësore
IV. OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Synimet e programit për mësimin e gjuhës shqipe (abetare) në klasën e parë, të
zbërthyera në objektiva sipas fushave të mësipërme, kanë si objektiv t’i bëjnë nxënësit
të zotë në fushat e mëposhtme:
1. Zhvillimi i aftësive dëgjuese dhe folëse
A
 Të flasin qartë e bukur në gjuhën shqipe.
 Të artikulojnë qartë tingujt e shqipes.
 Të dëgjojnë në grupe të vogla dhe të mëdha.
 Të dëgjojnë me vëmendje dhe t’u përgjigjen bashkëfolësve brenda temës për të
cilën flitet.
 Të pasurojnë në vazhdimësi fjalorin dhe të folurit bazë në përkatësi me moshën.
 Të tregojnë vëmendje gjatë bisedave që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e tyre.
 Të aftësohen për të hyrë në bashkëbisedim me të tjerë bashkëfolës,
bashkëmoshatarë dhe të rritur.
B
Të shqiptojnë drejt fjalët e gjuhës shqipe.
Të japin sqarime dhe udhëzime të thjeshta kur u duhen dhe kur u kërkohen.
Të dëgjojnë me vëmendje bashkëbiseduesin.
Të emërtojnë objekte, zhurma, zëra që i rrethojnë apo i shohin.
Të ritregojnë përmbajtje të thjeshta tregimesh apo historish që kanë lexuar vetë
apo kanë dëgjuar nga të tjerët.
Të kryejnë biseda të thjeshta telefonike.
Të mbajnë qëndrimin e duhur të trupit dhe gjesteve.
Të bëjnë pyetje kur është e nevojshme.
Të kërkojnë sqarime kur kanë nevojë për to.
Të bashkëbisedojnë lirshëm me njëri-tjetrin.
4
2. Zhvillimi i aftësive për të lexuar dhe për të shkruar
Të fitojnë shprehinë e teknikës së të lexuarit dhe të shkruarit.
Të lidhin tingullin me shkronjën përkatëse.
Të lexojnë fjalë në mënyrë globale.
Të lexojnë globalisht fjalë të tilla, si: libër, faqe, titull, shkronjë.
Të dallojnë tekstin nga fjalia dhe fjala.
Ta ndajnë tekstin në fjali dhe në fjalë.
Të bëjnë analizë dhe sintezë të fjalëve.
Të dallojnë tingujt dhe shkronjat e ngjashme.
Të dallojnë bashkëtingëlloret dhe zanoret.
Të njohin dhe të thonë përmendësh shkronjat e alfabetit.
Të lexojnë saktë shkronjat dyshe të alfabetit.
Të lexojnë në mënyrë të kuptimshme.
Të ritregojnë thjesht përmbajtjen e pjesëve që lexojnë.
Të dallojnë terma letrarë të tillë, si: varg, vjershë, tregim, përrallë, libër, kapak
titull etj.
Të njohin revista për fëmijë, gazeta, fletushka, emisione për fëmijë, kaseta,
disqe etj.
Të luajnë në role pjesë të dramatizuara.
Të zhvillojnë imagjinatë duke u udhëhequr nga figura apo tregime me figura.
Të fillojnë të lexojnë edhe në tipa tekstesh joletrare (përmes lojërave
elektronike).
Të shfaqin dëshirë për të lexuar tekste të tipit: gjëegjëzë, përrallë, fjalë të urta.
Të shfaqin dëshirë për të lexuar tekste të tipit histori (prozë, vjersha, skeç)
Të respektojnë gjatë leximit shenjat e pikësimit, si: pika, presja, pikëpyetja,
pikëçuditësja.
Të lexojnë me intonacionin e duhur fjalitë dëftore dhe pyetëse.
Të japin shpjegime të thjeshta për tekstet që lexojnë.
Të dallojnë në një histori: personazhet, vendin dhe kohën kur zhvillohen ngjarjet.
5
3. Zhvillimi i aftësive shkruese
Të shkruajnë fjalë dhe shprehje globale.
Të shkruajnë shkronjat e dorës të gjuhës shqipe.
Të shkruajnë fjali të thjeshta.
Të ndajnë fjalët në rrokje.
Të shkruajnë me të diktuar fjali dhe paragrafë të thjeshtë.
Të plotësojnë fjalët në vendet ku mungojnë.
Të emërtojnë objekte dukuri për të cilat dëgjojnë, flasin apo lexojnë, të tilla si:
fluturim, re, shi, këngë, sport.
Të shkruajnë letra e kartolina të thjeshta duke parë dhe kopjuar modele.
Të përshkruajnë përvoja vetjake.
Të shprehin mendime e ndjenja vetjake.
Të shkruajnë drejt dhe pa gabime drejtshkrimore.
T’u përgjigjen me shkrim pyetjeve që u bëhen.
Të shkruajnë tregime të thjeshta, të udhëhequr nga figura apo filma
multiplikative.
Të përdorin shenjat e pikësimit: pikën (.) dhe pikëpyetjen (?).
4. Njohuri nga gjuha
Të dallojnë tingujt dhe shkronjat e gjuhës shqipe.
Të dallojnë sipas intonacionit fjalinë pohore dhe pyetëse.
Të dallojnë sipas intonacionit fjalinë pohore dhe mohore.
Të dallojnë emrat e njerëzve dhe të sendeve.
Të dallojnë emrat kur janë në njëjës dhe shumës.
Të dallojnë emrat kur janë femërore dhe mashkullorë.
Të gjejnë dhe të shkruajnë fjalët që tregojnë si janë njerëzit, sendet, kafshët.
Të dallojnë, nën udhëheqjen e mësuesit, fjalët që tregojnë veprime (foljet).
Të dallojnë fjalë që tregojnë veprime që janë kryer më parë, kryhen tani dhe
do të kryhen më pas.
Të përdorin shkronjën e madhe tek emrat e njerëzve.
Të përdorin shkronjën e madhe në fillim të fjalisë.
Të përdorin saktë shenjat e pikësimit pikën (.) dhe pikëpyetjen (?).
6
V. FUSHAT E STUDIMIT TË PROGRAMIT
Nr. Fushat e studimit Koha
1 Zhvillimi i aftësive folëse të nxënësve, pasurimi i 30%
fjalorit
2 Zhvillimi shprehive fillestare të të lexuarit 30%
3 Zhvillimi i shprehive fillestare të të shkruarit 30%
4 Njohuri për gjuhën 10%
VI. Përshkrimi i nivelit të nxënësit në përfundim të klasës së parë
Fusha 1. Fusha 2. Fusha 3. Fusha 4.
Zhvillim të foluri Shprehitë fillestare Shprehitë Njohuri për
të të lexuarit fillestare të të gjuhën
shkruarit
1. Merr pjesë në 1. Njeh shkronjat 1. Shkruan drejt 1. Emërton sende
situata të thjeshta dhe i shqipton drejt shkronjat e gjuhës dhe frymorë;
dhe të larmishme të ato sipas metodës shqipe. i veçon mbi bazën
foluri; fonike: e figurave apo të
ka fjalor të pasur tingull-shkronjë dëgjimit të
me fjalë dhe shkronjë-tingull. emërtimeve të tyre.
shprehje që i
përkasin fushës për
të cilën flitet.
2. Flet për tema që 2. Lexon fjalë e 2. Modelon dhe 2. Shkruan me
i interesojnë, të grupe fjalësh në shkruan fjalë shkronjë të madhe
trajtuara në mënyrë globale globale. në fillim të fjalive.
emisionet e TV apo (Lexon 30-40 fjalë e
për filmat, si dhe grupe fjalësh).
për tema që i
rekomandohen dhe
diktohen.
3. Pasuron fjalorin 3. Njeh dhe lexon 3. Dallon dhe i 3. Shkruan me
me fjalë dhe shkronjat e gjuhës përdor në vendin e shkronjë të madhe
shprehje të fushave shqipe, të bashkuara duhur shkronjat e emrat e njerëzve.
tematike që lidhen në rrokje të thjeshta, gjuhës shqipe.
me veprimtarinë e të hapura apo të
tij të përditshme. mbyllura.
4. Përdor saktë 4. Shqipton qartë 4. Shkruan të 4. Shkruan në
gjuhën shqipe, tingujt zanorë dhe gjitha shkronjat, mënyrë intuitive
duke përmirësuar bashkëtingëllorë të zanore dhe drejt fjalët sipas
strukturën gjuhës shqipe. bashkëtingëllore. modelit (një –
sintaksore. shumë).
7
5. Shpreh qartë, 5. Dallon tekstin, 5. Modelon 5. Shkruan duke
saktë, bukur, fjalinë, fjalën. shkronjat e shqipes. imituar modelin
mendimet, duke dhe me intuitë
treguar vëmendje fjalët që tregojnë
gjatë veprime që kryhen
bashkëbisedimeve. në të shkuarën, në
të tashmen dhe në
të ardhmen.
6. Përmirëson 6. Ndan fjalinë në 6. Shkruan fjalë të 6. Përdor shenjat e
aftësitë gjuhësore fjalë dhe fjalën në thjeshta deri me tri pikësimit, si: pikën
folëse. rrokje. rrokje. (.) e pikëpyetjen
(?).
7. Flet në mjedise 7. Bën analizën e 7. Shkruan dhe 7. Shkruan fjalët
klase me dhe për fjalëve në rrokje dhe lidh kuptimshëm që tregojnë cilësi.
njëri-tjetrin. tinguj. fjalët në struktura
fjalish.
8. Shkëmben 8. Lexon me logjikë, 8. Shkruan me të 8. Vendos në
mendime për qartë, saktë dhe diktuar. formën e duhur
çështje që i kuptimshëm. fjalët në vendet që
interesojnë. mungojnë.
9. Tregon histori 9. Riprodhon 9. Shkruan me të 9. Ushtrohet për të
të thjeshta. përmbajtjen e kopjuar. shkruar drejt dhe pa
pjesëve të lexuara. gabime.
10. Tregon me 10. Lexon në 10. Shkruan duke 10. Ushtrohet për
dëshirë përralla të mënyrë të plotësuar pjesë që të shkruar drejt
dëgjuara në kuptimshme. mungojnë, të fjalës fjalët e gjata të
magnetofon, radio, ose të fjalisë. gjuhës shqipe.
TV apo të lexuara
vetë në libra.
11. Mëson 11. Ka shpejtësinë 11. Shkruan duke 11. Përdor saktë
përmendësh dhe normale të të lexuarit iu përgjigjur shkronjën e madhe
reciton vjersha. (45-100 fjalë në pyetjeve të në fillim të fjalisë
minutë) ndryshme. dhe tek emrat e
njerëzve.
12. Luan në role 12. Lexon libra të 12. Kopjon pjesë 12. Vendos shenjat
pjesë të thjeshta. natyrave të që kanë dialog deri e pikësimit në
ndryshme, në në 3-4 fjali. dialog: vizën (-),
përshtatje me pikëpyetjen (?) dhe
moshën. pikën (.) nën
kujdesin e mësuesit
13. Ritregon 13. Lexon libra të 13. Shkruan 13. Respekton
përmbajtjen e natyrave të tregime të thjeshta shkronjën e madhe
pjesëve që lexon. ndryshme. nisur nga figurat që në fillim fjalisë dhe
i ofrohen; në titujt e pjesëve.
8
VII. ZBËRTHIMI I PROGRAMIT
35 javë x 8 orë = 280 orë
LINJAT NR FAZAT ORËT
1. Periudha përgatitore (parabetare ) 4 javë x 8 orë
=32 orë
D &F 1.1. Shqiptimi i tingujve të shqipes;
Shkrimi i shkronjave
D &F 1.2. Zhvillimi i të folurit.
Pasurimi i fjalorit.
L 1.3. Lexim global dhe shkrimi i fjalëve dhe
fjalive.
Sh 1.4. Shkrimi elementeve të shkronjave dhe i
fjalëve e fjalive të thjeshta në mënyrë
globale.
2. Periudha e abetares 26 javë x 8 orë
=208 orë
D, F, L & Sh 2.1. Punimi i 6 shkronjave të para. 6 x 5 orë =30 orë
Fjalor, zhvillim të foluri, lexim,
ushtrime, shkrim.
D, F, L & Sh 2.2. Rimarrje e 6 shkronjave të para. 4 orë
D, F, L & Sh 2.3. Punimi i 6 shkronjave të dyta. 6 x 5 orë =30 orë
Fjalor, zhvillim të foluri, lexim,
ushtrime, shkrim.
D, F, L & Sh 2.4. Rimarrje e 6 shkronjave të dyta. 4 orë
D, F, L & Sh 2.5. Punimi i 6 shkronjave të treta. 6 x 5 orë=30 orë
Fjalor, zhvillim të foluri, lexim,
ushtrime, shkrim.
D, F, L & Sh 2.6. Rimarrje e 6 shkronjave të treta 4 orë
D, F, L & Sh 2.7. Punimi i 6 shkronjave të katërta. Fjalor, 6 x 5 orë =30 orë
zhvillim të foluri, lexim, ushtrime,
shkrim.
D, F, L & Sh 2.8. Rimarrje e 6 shkronjave të katërta 4 orë
Linjat “Të dëgjuarit” dhe “Të folurit” shënohen shkurtimisht me D dhe F; Linjat “Të lexuarit” shënohet
shkurtimisht me L dhe linja “ Të shkruarit” me Sh.
9
D, F, L & Sh 2.9. Punimi i shkronjave të pesta. 6 x 5 orë =30 orë
Fjalor, zhvillim të foluri, lexim,
ushtrime, shkrim.
D, F, L & Sh 2.10. Rimarrje e 6 shkronjave të pesta 4 orë
D, F, L & Sh 2.11. Punimi i shkronjave të gjashta. 6 x 5 orë =30 orë
Fjalor, zhvillim të foluri, lexim,
ushtrime, shkrim.
D, F, L & Sh 2.12. Rimarrje e 6 shkronjave të fundit. 4 orë
2.13. Në dispozicion të mësuesit 4 orë
3. Pasabetare 5 javë x 8 orë
=40 orë
Përforcimi i teknikës së lexim-shkrimit
L 3.1. Lexime. 18 orë
D, F, L & Sh 3.2. Ushtrime gjuhësore. 18 orë
3.3. Në dispozicion të mësuesit 4 orë
GJITHSEJ 280 orë
Shënim.
Në shkollat në të cilat nxënësit e klasave të para kanë kryer arsimin parashkollor
deri në 75% e tyre, periudha përgatitore mund të zhvillohet deri në dy javë. Në shkollat
në të cilat nuk e kanë kryer arsimin parashkollor rreth 75% e fëmijëve, këshillohet që
periudha përgatitore të zhvillohet në katër javë.
Organet vendore të arsimit me propozim të drejtorive të shkollave, vendosin
sipas situatës që kanë shtrirjen e periudhës përgatitore.
Në rastet e shkurtimit të periudhës përgatitore, orët e fituara lihen në dispozicion
të mësuesit për rimarrje njohurish ose për përsëritje në mbyllje të semestrit të parë a në
fund të vitit shkollor.
Për të gjitha rastet e ndryshimit të sasisë së orëve të planifikuara, mësuesi vë në
dijeni drejtorinë e shkollës, ndërsa drejtoria e shkollës kërkon miratimin e organeve të
arsimit nga varet.
10
VIII. METODOLOGJIA E ZBATIMIT TË PROGRAMIT
1. METODAT E MËSIMIT TË ABETARES
Metodat më të përdorshme për mësimin e lexim-shkrimit fillestar, mbështetur në
përvojën bashkëkohore dhe në traditën e shkollës sonë, janë:
1. Metoda fonike-alfabetike;
2. Metoda globale “Shiko dhe lexo”;
3. Metoda analitike-sintetike.
Metoda dëgjimore dhe pamore (fonike-alfabetike) lidhet me aftësimin e
nxënësve për të shqiptuar dhe për të lexuar drejt tingujt e gjuhës shqipe, duke i lidhur me
shkronjën përkatëse. Ushtrime të kësaj natyre bëhen me fëmijët që në moshat e hershme,
që t’i parapërgatisin ata para se të hyjnë në arsimin e detyruar. Zakonisht kjo metodë nxit
njohjen e veçuar të tingujve dhe të shkronjave.
Si metodë është shumë e rëndësishme në hapat e parë të ushtrimit të nxënësve për
lexim-shkrim. Ajo fillon në kopsht dhe mund të shtrihet edhe në fazën përgatitore të
mësimit të lexim-shkrimit.
Metoda “Shiko dhe lexo” (globale) lidhet me elemente të metodës globale, në të
cilën nxënësit në mënyrë të pavarur, por edhe të orientuar mund të lexojnë fjalë apo
shprehje në mënyrë globale, të cilat diktohen nga përvojat e tyre, si: njohja dhe leximi i
titujve të librave, i emisioneve, reklamave, etiketave e shumë materialeve të tjera
autentike.
Lidhur me ushtrimin e kësaj metode gjatë mësimit të abetares, ajo është
karakteristike për fazën përgatitore, por mund të përdoret edhe në hapat e parë të mësimit
të abetares.
Është e rëndësishme që gjatë ushtrimit të saj, mësuesi t’i ushtrojë nxënësit për të
lexuar e për të shkruar në mënyrë globale fjalë të fjalorit të nevojshëm dhe të
domosdoshëm, i cili do t’u duhet nxënësve për të lehtësuar më tej procesin e të lexuarit
dhe të shkruarit.
Në këtë kuptim, mësuesi mund ta ndërtojë vetë këtë fjalor. Ai mund të përbëhet
nga disa fjalë të thjeshta, prej tyre pak folje, të nevojshme për faqet e para të abetares,
kur nuk mund të lexohet në mënyrë sintetike.
Metoda analitike-sintetike është metoda bazë në të cilin mbështetet mësimi i
lexim-shkrimit. Koncepti për këtë metodë lidhet me analizën dhe sintezën e tekstit, të
fjalisë, të fjalës, të rrokjes dhe të tingullit. Ashtu si një fëmijë zbërthen dhe mbërthen një
makinë lodër, ashtu duhet të punojë edhe me gjuhën (tekstin, fjalinë, fjalën, rrokjen,
tingullin).
Kjo metodë, e ndërthurur edhe me metodat e tjera, mundëson, për vetë natyrën e
gjuhës sonë, arritjen e objektivave të mësipërm dhe një cilësi të mirë të nxënësve në
lexim-shkrimin fillestar.
2. STRUKTURA E PROGRAMIT
Programi i abetares është shumë i rëndësishëm për përfshirjen e nxënësit në
veprimtari të nxëni, që lidhen me fitimin e shprehive fillestare për lexim-shkrimin e
gjuhës amtare.
11
Për këtë qëllim, që në hapat e tij të parë, mësuesi të përqendrohet në një
komunikim të ngrohtë me nxënësit dhe të synojë gjithëpërfshirjen e tyre në përvetësimin
e këtij programi.
Për secilën fazë të programit të abetares të mbahen parasysh:
Faza e parë
Periudha përgatitore, që zakonisht shoqërohet me fletore punë dhe materiale të
tjera didaktike me ndikime të drejtpërdrejta të dallueshme për lexim-shkrim, me
veprimtari që i shërbejnë mësimit të lexim-shkrimit fillestar në gjuhën shqipe.
Faza e dytë
Faza e dytë lidhet me përvetësimin e teknikës së lexim-shkrimit. Ajo zakonisht
shoqërohet me tekstin e abetares dhe fletore pune të përshtatshme për këtë tekst.
Njëkohësisht, shoqërohet edhe me mjete didaktike që e lehtësojnë mësimin e lexim-
shkrimit.
Faza e tretë
Kjo periudhë përforcon shprehitë e lexim-shkrimit fillestar të nxënësve, duke i
pajisur ata edhe me njohuri të thjeshta gjuhësore. Ajo shoqërohet me pjesë leximi të
shkurtra tërheqëse për moshën dhe me ushtrime gjuhësore.
Metodologjia e zbatimit të këtij programi lidhet ngushtë me veprimtaritë që duhet
të udhëheqë mësuesi në bashkëpunim me nxënësit për ta realizuar dhe përvetësuar atë
plotësisht.
3. VEPRIMTARI DIDAKTIKE TË REKOMANDUARA
Programi i abetares këshillon që mësimdhënia e saj të mbështetet në parimin:
“Mësimdhënie me nxënësin në qendër”.
Për të arritur këtë objektiv metodologjik, këshillohet që gjatë punës mësimore për
realizimin e objektivave për lëndën “Gjuha shqipe 1” të zbatohen veprimtari të larmishme
mësimore, të cilat realizojnë objektiva të caktuar.
Kështu, në mënyrë të grupuar këshillohen:
1. Lojëra didaktike që lidhen me lexim-shkrimin:
 Dëgjon, vëren, krahason, manipulon.
 Emërton dhe shqipton tinguj.
 Lidh tingujt me shkronjat përkatëse.
 Formon fjalë me shkronja dhe rrokje lëvizore.
 Formon fjalë dhe fjali me etiketa fjalësh të prera nga revistat dhe gazetat.
 Ndërton tregime të thjeshta duke u udhëhequr nga fotot përkatëse.
 Zgjidh enigma, gjëegjëza, fjalëkryqe në përshtatje me moshën.
 Pret dhe ngjit, modelon, zbukuron e plotëson pjesë që kërkojnë vizatime dhe fjalë.
2. Riprodhim pjesësh
 Ritregon kuptimin e pjesëve të dëgjuara.
 Ritregon kuptimin e pjesëve të lexuara.
3. Lojëra me lëndën gjuhësore të lexuar në tekst
 Vendos titull tjetër.
 Krijon një fillim dhe/ ose një fund të ri.
12
 Shton ndonjë episod.
4. Dramatizim
 Realizon role të thjeshta.
 Realizon lojëra me lëvizje e pantomima, duke imituar personazhe kafshë apo
njerëz të shfaqur në tregimet e lexuara.
5. Recitim
 Reciton poezi të shkurtra dhe të lehta të përshtatshme për moshën.
6. Lojëra me kukulla
 Realizon në grup lojëra me lodrat, miqtë vetjakë etj., si: kukulla, qen, mace,
makinë, kafshë parahistorike, robot, ufo etj.
 Sajon me lodrat vetjake përmbajtje ose subjekte sipas imagjinatës ose sipas
pjesëve të lexuara.
 I shoqëron lojërat me zë dhe me ndryshime të tij sipas roleve që përfaqësojnë.
7. Tregime të imagjinuara
Mësuesi mund të kërkojë që nxënësit të krijojnë tregime të ndryshme. Ai mund
t’i ndihmojë duke u dhënë fjalë kyçe të fushave të caktuara tematike, p.sh., për lojërat
(top, bie, thyhet, marr, çaj dorën etj.).
8. Pasurim fjalori
Mësuesi kërkon që nxënësit të gjejnë fjalë me kuptim të njëjtë, me kuptim të
kundërt, të dialekteve të ndryshme të shqipes (çikë - vajzë, i bardhë - i zi, bar – bar etj.).
9. Lojëra të zëshme
Imitojnë zërat dhe zhurmat e kafshëve, të njerëzve, lojëra me zë, enigma.
Përdorimi i magnetofonit, i videos dhe i TV e pasuron shumë mësimin e gjuhës në
veprimtari të tilla.
10. Modelim grafik i tekstit
Përpiqen të paraqesin tekste të shkurtra në mure, tekste të bashkuara me idenë e
një gazete të thjeshtë muri a revista klase, të ndihmuar nga mësuesit dhe nga më të
rriturit.
11. Lojëra shoqërimi
U përgjigjen shoqërimeve të thjeshta në bazë të fjalëve apo figurave që u
paraqiten. Mësuesi imiton zhurma të natyrës, p.sh: zhurmën e lumit. Nxënësi shkruan
emërtimin e tij. Mësuesi imiton mjaullimën e maces, nxënësi shkruan emërtimin saj.
Mësuesi imiton lehjen e qenit, nxënësi shkruan fjalën qeni. E kështu me radhë veprohet
edhe për fjalët: shiu, era, makina, bubullima, gurgullima.
Dhe e kundërta, mësuesi nxjerr figurat, nxënësit shkruajnë emërtimet e tyre dhe
imitojnë zhurmat dhe zërat që dalin prej tyre.
Por në këtë lloj ushtrimi nxënësit mund të këshillohen të shkruajnë fjali të
udhëhequr edhe nga pyetjet që bën mësuesi, të shkruajnë pyetje lidhur me figurat apo
zhurmat që u jep mësuesi. Mund të përdoren magnetofoni, video, kafshë të gjalla, si:
macja, qeni etj.
12.Organizim dhe përdorim informacionesh
Nxënësit mund të mbajnë shënime të thjeshta telefonike;
Të bëjnë lista të librave të lexuar;
Të riorganizojnë tekste;
13
Të mbledhin kartolina, të bëjnë koleksione të thjeshta me etiketa, lodra apo stema,
kausha e mbajtëse plastike akulloresh, ambalazhe ëmbëlsirash që ata vetë
përdorim, mbështjellëse çokollate apo krokante etj.
13. Lojëra me ndërrim vendesh dhe interpretim rolesh
Interpretojnë role nga tregimet e lexuara, role të rriturish: mësuesin, prindin,
mjekun, shitësin etj.
4. METODAT E MËSIMDHËNIES
Zbatimi me frytshmëri i programi “Gjuha shqipe 1” (abetare) kërkon njohjen
dhe përdorimin e metodave ndërvepruese të mësimdhënies, të cilat kanë nxënësin në
qendër të mësimdhënies dhe të nxënies.
Që ky program të fitojë këto karakteristika, duhet që mësuesit t’i njohin metodat
ndërvepruese. Kështu, parapëlqehet të përdoren metodat e zhvillimit të mendimit kritik,
metodat e programit “Hap pas hapi”, të modelit të Rexhio Emilias etj.
Puna në grupe këshillohet si një veprimtari mësimore, e cila jep shumë fryt në
mësimin e lexim-shkrimit fillestar.
Punët me shkrim të parashikuara për nxënësit përmes fletoreve të punës apo të
mjeteve të tjera didaktike janë shumë frytdhënëse.
Këshillohet përdorimi i materialeve autentike për mësimdhënie. Përveç librave
bazë, mësuesi dhe prindërit të krijojnë për fëmijët bibliotekën e klasës a bibliotekën
vetjake në shtëpi me botime për moshën.
5. MJEDISI I TË NXËNIT
Klasa e parë, ku nxënësi për herë të parë përballet me një mjedis të nxëni, ka
shumë rëndësi që të ketë një paraqitje tërheqëse dhe funksionale, i përgatitur në
kontekstin e lexim-shkrimit, me mjete figurative, vizatime, figura, shkronja, libra, revista,
kaseta me këngë, videokaseta etj.
Për këtë qëllim, klasat e para është mirë të jenë të organizuara në mënyrë të tillë,
që nëpërmjet organizimit dhe pasurimit të mjedisit, “të godasin” dhe të tërheqin
vëmendjen e nxënësve në drejtim të të lexuarit dhe të shkruarit.
Muret e klasës duhet të jenë të mbushura me sa më shumë materiale të nxëni:
shkronja, fjalë, fjali, libra, mjete të shkruari, lapsa, penela, fletë të bardha ose me ngjyra
të madhësive të ndryshme, tabela të mëdha për të manipuluar me fjali, fjalë, rrokje dhe
shkronja.
Në klasë ka rëndësi të bien shumë në sy këndi i leximit, këndi i shkrimit, i
dramatizimit etj.
Mësuesi është mirë të këtë edhe kuti të vogla për çdo nxënës, ku të vendosë libra
që nxënësi mund t’i lexojë në kohë të ndryshme, si dhe duke i qarkulluar nga një kuti në
një tjetër.
Krijimi i bibliotekës është një objektiv më vete që lidhet me plotësimin e mjedisit
të klasës.
14
Materialet e vendosura nëpër mure duhet të jenë fleksible me qëllim që të mos
vjetrohen dhe nxënësit të mos tregojnë interes për to.
Muret duhet të mbushen me punimet e nxënësve sido që ato të jenë. Ato janë
pronë e tyre. Duke u vendosur në mure nxënësit motivohen për të lexuar dhe shkruar më
tepër.
6. Ndërthurja ndërlëndore (integrimi)
Mësimi i lexim-shkrimit në klasën e parë lidhet me shumë fusha të veprimtarisë
së të nxënit të nxënësve. Për vetë natyrën e vet, në klasën e parë gjuha amëtarë është një
lëndë e vetme, ku ndërthuren kërkesat për leximin, shkrimin, për marrjen e njohurive
gramatikore, për pasurimin e fjalorit etj.
Gjuha është një veprimtari komunikuese e domosdoshme për të gjitha lëndët
shkollore. Pra, gjuha nuk mund të mësohet e vetmuar pa një marrëdhënie me fushat e
tjera të dijeve, siç janë: artet, kultura, edukata qytetare etj.
Në kuptimin bashkëkohor tema të tillë, si: liria, edukata shëndetësore, mjedisi, të
drejtat e fëmijëve etj., nuk mund të anashkalohen në një kurrikul të ri. Këto tema lidhen
ngushtë me edukimin global të brezit të ri dhe përmes synimeve dhe shtrirjeve të
kurrikulit, ato duhet të zënë vendin që u takon, për të krijuar baraspeshë dhe koherencë në
kurrikul. Pa respektimin e tyre, një kurrikul do të ndihet i vjetruar.
Pavarësisht moshës që kanë fëmijët, temat e mësipërme duhet të jenë pjesë
përbërëse e përmbajtjes shkollore.
Duhet pranuar se sa më shumë në marrëdhënie të integruara te jetë fëmija
ndërmjet inteligjencave të tij pamore, lëvizore, matematikore, shkruese etj., aq me i
suksesshëm do të shfaqet ai në të nxënit e tij.
Kështu ndërthurjes së mësimdhënies të lexim-shkrimit me veprimtari vizatimi,
kënge etj. u jep më shumë vullnet dhe dëshirë nxënësve për të punuar dhe për të shkuar
më tej.
Bashkëveprimi ndërmjet aftësive komunikuese folëse, shkruese e lexuese është i
pranishëm në çdo orë mësimi të abetares, por ky gërshetim, i parë edhe në ndërthurje të
tjera përmes inteligjencave të shumëfishta dhe njohurive apo aftësive të lëndëve të tjera,
krijon hapësira pa masë për integrimin e plotë lëndor.
7. MJETET MËSIMORE
Lënda e gjuhës shqipe për klasën e parë dallon për përdorimin e mjeteve të
shumta mësimore. Në veçanti, mësimi i abetares kërkon përdorimin e mjeteve të
ndryshme mësimore. Kështu, dallojmë: mjetet kolektive dhe mjetet për përdorim
vetjak.
Mjetet për përdorim kolektiv mund të jenë:
▪ Tabelat e mëdha, shkronjat e alfabetit, etiketa fjalish dhe fjalësh me përmasa të
caktuara etj.
▪ Mjete të ndryshme të shkruari, si: shkumësa, lapustila, materiale vizatimi etj.
▪ Këndi i librit (biblioteka), këndi i dramës, ekspozitat e murit etj.
15
Krahas mjeteve kolektive nxënësit kanë edhe mjete për përdorim vetjak, ku
përveç librit dhe fletoreve të punës, mund të përfshihen: tabela plastike që ndihmon për
shkrim simultan të nxënësve, rrokje lëvizore, xhepore etj.
Mësuesit vetë mund të bëhen krijues të mjeteve kolektive dhe për përdorim vetjak
të nxënësve.
Lodrat e fëmijëve në të cilat ka përmbajtje që lidhet me lexim-shkrimin, janë një
burim tjetër për pasurimin e mjeteve mësimore në klasën e pare.
8. VLERËSIMI
Vlerësimi është një komponent i rëndësishëm i punës me abetaren. Për moshat e
ulta shkollore, shkolla shqiptare tashmë e ka të konsoliduar vlerësimin me fjalë dhe
shprehje, si dhe kalimin pa mbetje në klasën e pare.
Përdorimi i simboleve dhe shenjave nxitëse, si: flamur, lule, arushë, yje e
shenja të tjera që i zgjedh mësuesi së bashku me nxënësit, janë mjete të rëndësishme për
të motivuar nxënësit për një cilësi më të mirë në lexim-shkrim.
Testi është një praktikë që jep fryt të mirë. Nxënësit e klasës së parë mund të
bëjnë 2-3 teste gjatë vitit.
Diktimet e kontrollit janë një formë tjetër për vlerësimin e shkrimit të nxënësve.
Ato mund të realizohen në çdo kohë të orës së mësimit, sidomos gjatë rimarrjes së
njohurive. Në klasë, si diktime, mund të përdoren forma më të buta, si: fletë punë dhe
materiale të tjera didaktike, të cilat e ndihmojnë nxënësin hap pas hapi për të shënuar
arritje.
Fletoret e punës dhe fletët e punës e kryejnë më së miri punën e tekstit. Për çdo
fushë studimi, është mirë që nxënësi të marrë vlerësime të herëpashershme.
Në praktikat e sotme shkollore për një vlerësim më real të nxënësve në lexim-
shkrim, kanë nisur të përdoren listat e kontrollit, në të cilat shkruhen disa nga shprehitë
bazë që duhet të pasqyrojë nxënësi në periudha të ndryshme të vitit shkollor: në dëgjim,
në të folur, në të shkruar, në të lexuar. Listat e mësipërme ndihmojnë edhe për
vlerësime që lidhen me pasqyrimin e tyre në regjistër.
Këto lista vendosen në dosjen vetjake të nxënësit dhe, në periudha të caktuar


Use: 0.0238