• INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE I STANDARDEVE


  •   
  • FileName: 0.7 Kimia 7 (RE).pdf [read-online]
    • Abstract: INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE I STANDARDEVEPROGRAMI MËSIMORLËNDA: KIMI(klasa e shtatë)Tiranë, 2005 I. HYRJERoli i kimisë në kurrikulin shkollor lidhet me studimin e elementve kimike dhe tëkomponimeve të tyre. Kimia është mjaft afër çdo aspekti të jetës sonë. Ajo lidhet me

Download the ebook

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE I STANDARDEVE
PROGRAMI MËSIMOR
LËNDA: KIMI
(klasa e shtatë)
Tiranë, 2005
I. HYRJE
Roli i kimisë në kurrikulin shkollor lidhet me studimin e elementve kimike dhe të
komponimeve të tyre. Kimia është mjaft afër çdo aspekti të jetës sonë. Ajo lidhet me
prodhimin e një sërë lëndësh inorganike dhe organike, farmaceutiket, mjetet larëse,
plastikat e fibrat sintetike, insekticidet, bojërat e ndryshme, një sërë prodhimesh për
familjet, zyrat etj.
Kuptimi i parimeve të kimisë, gjithashtu, i aftëson individët të ushtrojnë kontroll e
të ndjejnë përgjegjësinë për mjedisin.
Përveç rolit që ka studimi i kimisë në aspektet social, mjedisor e ekonomik, për
shumë nxënës, me mundësitë e shumta që ajo ka, bëhet bazë për karrierën në jetë.
Për të gjitha këto, studimi i kimisë në shkollë shihet si një ndër fushat më të
rëndësishme të formimit të nxënësve, prandaj i lihet asaj dhe një vend i rëndësishëm në
kurrikulin shkollor.
Kimia në arsimin e detyruar do të studiohet si lëndë më vete në klasat 7,8, 9,
përkatësisht me 1, 1 dhe 2 orë javore, dhe e integruar me biologjinë, fizikën, gjeografinë
në klasat 3-5, nëpërmjet lëndës “ Dituri natyre”.
Ndërdrejtime kryesore të ndryshimeve të lëndës së kimisë në kuadrin e reformës
arsimore përmendim :
1. Kurrikuli i kimisë të synojë drejt afrimit me shkencën kimike për veprime
efektive, që lidhen me çështje përkatëse sociale apo mjedisore të jetës së
përditshme. Ai të përfshijë sa të jetë e mundur shembuj që pasqyrojnë përvojat
e nxënësve në kuptimin e natyrës dhe sjelljen e materialeve familjare.
2. Kurrikuli i kimisë të vendosë theksin në rrugën dhe procedurat e veprimit
shkencor me gjërat; metodat verbale të përdorura gjerësisht sot, të
zëvendësohen me përdorimin e metodave shkencore. Kurrikuli i kimisë t’i
nxitë nxënësit të jenë aktivë dhe të marrin përgjegjësi për të mësuarit e tyre, të
përdorë strategji dhe teknika mësimore që nxisin ndërveprimin dhe
pjesëmarrjen mësimore e mbështesin kërkimin kimik të nxënësve.
3. Kurrikuli i kimisë të jetë i hapur dhe të mësuarit e tij t’i shpjerë nxënësit
në ndryshime konceptuale. Për këtë kërkohet studim në thellësi i një numri të
vogël konceptesh që të sigurohet mundësi për tranzicion ose vijimësi.
Reforma në kurrikulin e kimisë shikon si domosdoshmeri integrimin e kimisë me
shkencat e tjera natyrore, matematikën e shkencën mjedisore, për të siguruar një
përmbajtje të gjerë të të mësuarit. Përmes studimit të kimisë të zhvillohen, gjithashtu,
dhe dy drejtime të tjera integruese që kanë të bëjnë me:
Natyrën e shkencës kimike dhe lidhjet e saj me teknologjinë,
Zhvillimin e aftësive dhe të qëndrimeve shkencore.
Kurrikuli i kimisë në arsimin e detyruar do të realizojë një cikël të mbyllur të
njohurive kimike më të rëndësishme, pasi një pjesë e nxënësve që mbarojnë këtë nivel
arsimor, nuk e ndjekin arsimin e mesëm.
Ky program është konceptuar në ndihmë të dy kategorive të të interesuarve:
1. Hartuesve dhe botuesve të teksteve mësimore dhe materialeve ndihmëse të
mësuesit e të nxënësit;
2. Mësuesve, specialistëve të arsimit, prindërve etj.
2
Programi do të realizohet gjithsej në 35 orë mësimore, në të cilat do të
parashikohen orët e teorisë,të ushtrimeve, punëve të laboratorit, dhe orët në
dispozicion për mësuesin.
II. SYNIME TË PROGRAMIT
Programi i kimisë së klasës së shtatë, synon:
T’i pajisë nxënësit me njohuri për klasifikimin, ndërtimin, strukturën dhe
vetitë e lëndës;
Të edukojë e të zhvillojë tek nxënësit përdorimin e metodës shkencore të
studimit në kimi;
T’i aftësojë nxënësit në përdorimin e simbolikës së thjeshtë kimike;
T’i pajisë nxënësit me njohuri fillestare për reaksionet kimike;
T’u mundësojë nxënësve të fitojnë aftësitë e para praktike në përdorimin e
pajsjeve laboratorike dhe të kenë njohuri si të përdorin kimikatet;
Të zhvillojë tek nxënësit aftësi të mendimit kritik e të zgjidhjes së
problemeve;
T’i nxisë nxënësit të vlerësojnë rëndësinë e kimisë për individin dhe
shoqërinë;
Të krijojë bazën mbështetëse të studimit të kimisë nga nxënësit në klasat
pasardhëse.
III. OBJEKTIVA TË PËRGJITHSHME TË PROGRAMIT
Në përfundim të këtij programi nxënësit duhet:
Të kuptojnë konceptet bazë kimike, duke përdorur faktet, teoritë, parimet dhe
modelet;
Të përdorin simbolikën e thjeshtë kimike;
Të demonstrojnë aftësitë e nevojshme në kryerjen e kërkimeve të thjeshta
shkencore në fushën e kimisë dhe të komunikojnë në rrugë shkencore përfundimet
e përftuara;
Të hetojnë substancat familjare dhe t’i përshkruajnë ato;
Të hetojnë shembuj reaksionesh kimike në situata jetësore të përditshme, të
dallojnë reaksione të dobishëm dhe reaksione të dëmshme;
Të arsyetojnë e të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve të thjeshta me natyrë
kimike;
Të përshkruajnë dhe të shpjegojnë varësinë e ndërsjelltë të shkencës kimike,
teknologjisë dhe shoqërisë;
Të shpjegojnë rolin e kimisë dhe të vendimeve që lidhen me të, për ruajtjen dhe
mbrojtjen e mjedisit.
IV. OBJEKTIVA SPECIFIKW TË PROGRAMIT SIPAS LINJAVE
Kimia shkollore është konceptuar të organizohet sipas linjave të përmbajtjes në vijim:
1.Grupet e lëndëve në lidhje me ndërtimin e tyre;
2.Reaksionet kimike;
3.Llojet e lëndëve ( sjelljet e lëndëve);
4.Kimi sasiore.
3
Këto linja, të ndara dhe në nënlinja përkatëse do të zënë vend në përmbajtjen
mësimore për të gjitha klasat e arsimit të detyruar në të cilat studiohet kimia, kuptohet me
theks jo të barabartë, p.sh., në klasën e shtatë përmbajtja lidhet më shumë përkatësisht
me linjën 1, 2, 4 dhe më pak me linjën 3. Në të gjitha këto linja integrohet natyrshëm dhe
metodologjia shkencore e studimit dhe kërkimit në kimi.
Një zbërthim i këtyre linjave për klasën e shtatë paraqitet në vijim:
Linjat dhe nënlinjat e Objektiva mësimorë Përmbajtjet
përmbajtjes Nxënësit duhet:
1 Të përkufizojnë lëndën; Hyrje në kimi, mbrojtja
2.Të përshkruajnë lëndët në laborator, matjet dhe
1. Grupet e lëndëve në lidhje përmes një sërë vetish komunikimi, lënda dhe
me ndërtimin e tyre karakteristike; ndryshimi i saj.
3.Të bëjnë dallimet Substancat e thjeshta dhe
- Hyrje në kimi( 1 –6) ndërmjet vetive fizike dhe të përbëra: elementet
vetive kimike të lëndëve; kimike (metale,
4.Të dallojnë një ndryshim jometale); komponimet,
fizik nga një ndryshim përzierjet, tretësirat.
kimik; Atomi, ndërtimi i modelit
5.Të përshkruajnë kiminë si të thjeshtë atomik,
shkencë që lidhet me simboli kimik, molekula,
ndërtimin, vetitë e lëndëve; molekula e substancave të
6.Të kuptojnë rëndësinë e thjeshta dhe molekula e
shkencës kimike në jetën e përbërjeve kimike,
përditshme; modele molekulare,
7.Të shpjegojnë metodën formula kimike.
Metoda shkencore dhe shkencore të studimit;
komunikimi(7,8,9) 8.Të ngrenë dhe të
kontrollojnë një
eksperiment të thjeshtë ;
9. Të përpilojnë me
korrektësi një grafik, tabelë
me të dhëna të përftuara nga
vëzhgime dhe matje në
laborator;
10.Të kuptojnë dhe zbatojnë
-Mbrojtja(10) rregullat e sigurisë gjatë
punës me pajisjet dhe
substancat kimike.
11.Të përshkruajnë
–Përzierjet heterogjene dhe karakteristikat e një
homogjene(11, 12, 13, 14) përzierje;
12.Të dallojnë ndryshimet
ndërmjet përzierjeve
heterogjene, përzierjeve
4
homogjene dhe substancave
kimike;
13.Të klasifikojnë një lëndë
si substancë e thjeshtë,
përbërje kimike, përzierje
homogjene ose heterogjene;
14.Të demonstrojnë metoda
të ndryshme të ndarjes së
substancave në një
përzierje.
15.Të përkufizojnë atomin;
16.Të përshkruajnë modelin
atomik të Radhërfordit;
17.Të tregojnë masën dhe
-Struktura kimike e lëndës ngarkesën për një proton,
(15,16,17,18,19,20, 21 neutron dhe elektron;
dhe 23,24,25,26,27,31) 18.Të përcaktojnë numrin
atomik të një elementi, duke
njohur strukturën e atomeve
të tij;
19. Të përdorin konceptin
masë atomike dhe masë
molare e një elementi;
20.Të përkufizojnë izotopët;
21.Të përkufizojnë një
element kimik;
22.Të shkruajnë simbolet
kimike të elementeve dhe të
tregojnë kuptimet e tyre;
23.Të përkufizojnë mol
atomin;
24.Të paraqesin
shpërndarjen e elektroneve
në atomet e 20 elementeve
të para të tabelës periodike;
;
25. Të përkufizojnë një
përbërje kimike;
26.Të përshkruajnë lidhjen
kovalente dhe lidhjen
jonike;
27.Të përkufizojnë
elektronet e valencës,
kovalencën dhe
elektrovalencën;
28.Të prezantojnë
5
molekulat me anë të
formulave të tyre
molekulare;
29.Të shkruajnë formulat
për komponimet jonike
duke u bazuar në jonet
prezent në komponim;
30.Të përdorin rregullat për
përcaktimin e emrit të
komponimit;
- Nomenklaturë(22, 28,29,30) 31.Të përkufizojnë mol
molekulën;
1.Të përkufizojnë një Reaksionet kimike,
2. Reaksionet kimike reaksion kimik; reaksione të oksigjenit,
2.Të përcaktojnë reagentët barazimet kimike, ligji i
dhe produktet; ruajtjes së masës, shkrimi
3.Të përshkruajnë një i barazimeve kimike dhe
reaksion kimik nën termat e njehsime me të.
riorganizimit të atomeve, si
rezultat i prishjes së disa
lidhjeve dhe përftimit të
disa lidhjeve të reja;
4.Të grumbullojnë të dhëna
eksperimentale që
vërtetojnë ligjin e ruajtjes së
masës;
5.Të shkruajnë barazime të
thjeshta kimike, të vendosin
koefiçientët;
6.Të interpretojnë një
barazim kimik, duke u
bazuar në ligjin e ruajtjes së
masës;
7.Të përshkruajnë tipare të
reaksioneve kimike duke u
bazuar në vëzhgimet
eksperimentale;
8.Të përmendin produkte të
përditshme të përftuara nga
reaksionet kimike;
9.Të tregojnë reaksione
kimike jo të mirëpritura në
praktikën jetësore;
10. Të listojnë reaksione
6
kimike që dëmtojnë
mjedisin.
1.Të tregojnë veti të Metalet dhe jometalet në
3. Lloje të lëndëve (sjelljet) vëzhguara karakteristike të tabelën periodike.
elementeve kimike; Shembuj substancash me
2. Të përshkruajnë veti të ndërtim molekular dhe
metaleve dhe jometaleve në ndërtim jonik. Substanca
varësi të vendit në tabelën të dëmshme për mjedisin.
periodike;
3.Të japin shembuj të
lëndëve me ndërtim
molekular e jonik dhe të
tregojnë dallimet mes tyre;
4. Të listojnë substanca të
dëmshme për mjedisin .
4. Kimi sasiore 1.Të kryejnë njehsime me Interpretimi sasior i
mol atomin, duke u zbatuar simboleve kimike,
lidhjet e molit me numrin e formulave kimike, sasia e
grimcave, lidhjet e molit me lëndës dhe njësia e saj
masën; moli, ligji i ruajtjes së
2. Të interpretojnë masës, interpretimi sasior
informacionin sasior që i barazimeve kimike.
jepet nga formulat kimike;
3.Të llogaritin masën
molekulare të një molekule;
4.Të llogaritin masën e
formulës së një komponimi
jonik;
5. Të kryejnë njehsime me
mol molekulën, duke
zbatuar lidhjet e molit me
numrin e grimcave, lidhjet e
molit me masën;
6.Të kryejnë njehsime me
formulat kimike;
7.Të kryejnë njehsime
stekiometrike me anë të
barazimeve kimike.
7
V. UDHËZIME METODOLOGJIKE
Objektivat mësimorë të evidentuara do të bëhen realitet për nxënësit vetëm nëse
atyre u jepet mundësia që t’u bëhen sa më të thjeshta faktet, konceptet dhe formulat
kimike. Nxënësit të nxiten të zhvillojnë një kuptim të plotë të koncepteve kimike. Kjo do
të thotë që ata të udhëhiqen drejt veprimtarisë mendore individual në lidhje me konceptet
bazë. Perceptimi pasiv i koncepteve sipas modelit të përshkruar nga mësuesi nuk do të
jetë i mjaftueshëm.
Të kuptuarit e vërtetë të koncepteve bazë kimike është shumë me rëndësi si për të
siguruar suksesin në studimin e mëpasëm të kimisë nga nxënësit, ashtu dhe për zbatimin
e këtyre koncepteve në situata të reja.
Ndër strategjitë mësimore që i ndihmojnë të kuptuarit të koncepteve, përmendim:
1. Përqendrimin në pak koncepte, por në thellësi të madhe;
2. Përdorim llojeve të shumë të strategjive të të mësuarit. Nxënës të ndryshëm
mësojnë në mënyra të ndryshme, disa përfitojnë duke punuar praktikisht në
laborator, të tjerë përmes kryerjes së detyrave të tekstit etj ;
3. Paraqitja e koncepteve nga disa këndvështrime të ndryshme. Disa koncepte kanë
nevojë të t’u adresohemi në disa rrugë të ndryshme, p.sh., kur flitet për ujin
fillimisht mendojmë një lëng, pastaj që molekulat e tij janë të ndërtuara nga dy
atome hidrogjen dhe një atom oksigjen, më tej që formula kimike e tij është H2O.
Pra, në shembullin e dhënë, nuk duhet të mjaftohemi vetëm nëse vëmë në dukje
që uji është lëng, pa përmendur dhe këndvështrimet e tjera rreth tij;
4. Nxitja e diskutimit të koncepteve nga nxënësit. Përmes diskutimve nxënësit
thellohen më tej në kuptimin e koncepteve kimike;
5. Përfshirjen në teste të pyetjeve që lidhen me thelbin e koncepteve kimike.
Zhvillimi i aftësive të të menduarit kritik dhe krijues
Një ndër objektivat e rëndësishëm të këtij programi është dhe zhvillimi tek
nxënësit i aftësive të të menduarit kritik dhe krijues. Të menduarit kritik është përdorim i
arsyes për të marrë një vendim a për të formuar një opinion dhe përbën një aftësi të
rëndësishme në studimin e një fushe të caktuar mësimore. Aftësitë analitike dhe të
vlerësimit janë të nevojshme për fitimin e njohurive të qëndrueshme dhe të kuptuarit e
vërtetë të koncepteve. Zotërimi i koncepteve kimike në lidhje me aftësimin për të
analizuar, për të vlerësuar dhe për të arsyetuar është, gjithashtu, mjaft e rëndësishme në
aftësimin e nxënësve drejt përdorimit të njohurive kimike në praktikën e përditshme
jetësore.
Veprimtaritë mësimore që lidhen me klasifikimin, vendosjen e lidhjeve ndërmjet
pjesëve, nxjerrjen e ngjashmërive dhe të dallimeve shërbejnë si modele që ndikojnë në
zhvillimin e aftësive analitike të të menduarit kritik. Ndërsa induksioni dhe deduksioni
bëjnë të mundur të përdoren konceptet në situata konkrete, për të shpjeguar dukurinë.
Zgjidhja e problemeve
Për të mësuar nxënësit të zgjidhin problemet e rëndësishme, është e
domosdoshmet’i nxitim nxënësit të mendojnë rreth metodës së zgjidhjes së problemeve
dhe të mos lejojmë që ata të bëjnë zgjidhje mekanike të problemeve kimike.
8
Të menduarit kritik është veprimtaria e parë mendor që përfshihet në zgjidhjen e
problemeve. Ndër strategjitë që mundësojnë përgatitjen e nxënësve për zgjidhjen e
problemeve, përmendim:
- Të jepen më parë konceptet, të mbahet parasysh përforcimi dhe kontrolli për
shkallën e përvetësimit të koncepteve dhe pastaj të kalohet në zgjidhjen e
problemeve që lidhen me to;
- Të bëhet kujdes në dhënien e metodikës së zgjidhjes së problemeve. Për këtë të
bëhet orientimi i nxënësve në ndjekjen me radhë të hapave metodikë të zgjidhjes së
problemeve: 1.Shkrimi i formulave apo barazimet kimike të reaksioneve me të cilat
lidhet problemi; 2. Përcaktimi qartë i të dhënave nga kushtet e detyrës dhe ato që
përftohen nga simboloka kimike në lidhje me kërkesat e problemit; 3. kryerja e
veprimeve të nevojshme për të marrë përgjigjen e kërkuar nga problemi.
Puna në laboratorin e kimisë
Puna e nxënësve në laboratorin e kimisë:
1. E bën lëndën më interesante dhe rrit motivimin e nxënësve për të mësuar;
2. Të kuptuarit e koncepteve kimike ndihmohet, p.sh., nxënësi dallon më qartë një
ndryshim fizik nga një ndryshim kimik nëse ai i sheh ato konkretisht në laborator;
1. Përfundimet nxirren në bazë të përvojës;
2. Aftësitë e të menduarit kritik ushtrohen;
3. Aftësitë psikomotore dhe organizative ushtrohen.
Programi kërkon vëmendje të veçantë ndaj punëve laboratorike dhe praktike të
nxënësve, këto të parashikuara në orë të veçanta dhe Brenda orëve të tjera mësimore.
VI. UDHËZIME TË VLERËSIMIT
Vlerësimi i njohurive të nxënësve është një nga proceset bazë që qëndron në
themel të të mësuarit. Vlerësimi i nxënësit është një përgjegjësi e rëndësishme dhe
kërkon të mbështetet në parametra bashkëkohorë.
Vlerësimi përdoret:
Për të siguruar informacionin e nevojshëm dhe shumë të rëndësishëm për
përparimin e nxënësve, motivimin e tyre drejt të mësuarit, dhe përcaktuar
mundësitë reale të nxënësve për nxënie të mëtejshme ;
Për të vlerësuar përparësitë, dobësitë në arritjet e nxënësve dhe shkatarët e situatës
së dhënë ;
Për të nxjërrë të dhëna për arritjet përfundimtare të nxënësve gjatë të mësuarit.
Nisur nga qëllimi i realizimit, vlerësimi mund të klasifikohet në vlerësim formues,
diagnostikues, përmbledhës, motivues.
Vlerësimi formues synon marrjen e informacionit për atë që ka arritur të
përvetësojë nxënësi krahasuar me standardin mësimor. Ky informacion i nevojitet
mësuesit për të ndërhyrë dhe për të ndryshuar mësimdhënien duke siguruar kalimin në
objektiva të rinj mësimorë vetëm pasi të jenë arritur objektivat mësimorë paraprakë. Në
lëndën e kimisë përdorimi i vlerësimit formues merr rëndësi të veçantë, sepse konceptet
janë të lidhura ngushtë mes tyre dhe nuk mund të vijohet me sukses nëse nuk është arritur
9
përvetësimi i koncepteve fillestare bazë, kështu, p.sh., nuk mund të vijohet në trajtimin e
lidhjes kimike kur nuk është përvetësuar nga nxënësit ndërtimi i atomit, nuk mund të
trajtohet shpërbashkimi elektrolitik kur nuk është njohur ndërtimi i përbërjeve ektrolite e
kështu me radhë. Para kalimit në një çështjeje të re mësimore të përcaktohet paraprakisht
lista e paranjohurive të nevojshme që kanë nxënësit në lidhje me temën, dhe të përdoret
vlerësimi formues për të njohur situatën e këtyre paranjohurive tek nxënësit.
Vlerësimi diagnostikues përdoret për aspekte të përvetësimit të njohurive nga
nxënësit, për të gjykuar për atë që kanë mësuar dhe nuk kanë mësuar nxënësit. Ky tip
vlerësimi përdoret për të marrë informacion për përgatitjen ditore të nxënësve dhe
shkallën e përvetësimit nga ta të materialit të ri mësimor. Ai informacion për
efektshmërinë e të nxënit dhe ndihmon për ecurinë e mëtejshme të mësimdhënies.
Vlerësimi përmbledhës bëhet në përputhje me objektivat mësimorë në fund të
semestrit, të vitit ose në fund të studimit të disa kapitujve mësimorë. Ai jep informacion
për atë çfarë kanë arritur të nxënë dhe të bëjnë nxënësit gjatë periudhës së dhënë kohore,
është mirë të parashikohen disa vlerësime përmbledhëse gjatë vitit.
Vlerësimi motivues ka për qëllim të nxisë interesin dhe dëshirën e nxënësve për të
mësuarit. Vlerësimi motivues përbën një ndër format më efektive që mund të përdoret në
drejtim të nxitjes së të mësuarit tek nxënësit e tij.
Ndërtimi i vlerësimit bazohet në pyetjet, që u takojnë niveleve të ndryshme të
njohjes, shembuj të të cilave në mësimin e kimisë jepen në vijim:
1. Pyetje të nivelit të njohjes. Megjithëse janë të nivelit më të ulët të të menduarit,
këto pyetje janë mjaft të rëndësishme gjatë të mësuarit të kimisë, mbasi nxënësit duhet të
përdorin kujtesën për zotërimin e mjaft njohurive në kimi. Le të përmendim, p.sh., rastin
e simbolikës kimike që është një element mjaft i rëndësishëm në mësimin e kimisë dhe që
medoemos duhet të kalojë përmes riprodhimit të thjeshtë mekanik.
Në këtë këndvështrim, pyetjet e nivelit të njohjes janë të domosdodoshme gjatë të
mësuarit të kimisë, vetëm se ato duhet të bëhen në masën e duhur pa u tepruar në kurriz
të pyetjeve të niveleve të tjera të njohjes që, gjithashtu, janë tepër të nevojshme për
përvetësimin e kimisë nga nxënësit.
Pyetje e këtij lloi janë p.sh :
1.Cila është radha e veprimtarisë së metaleve ?
2.Cili është simboli kimik për elementin…(squfur, alumin, mërkur, oksigjen
etj.) ?
2. Pyetje të nivelit të të kuptuarit. Ato testojnë njohuritë e nxënësve në një nivel më të
lartë se pyetjet e njohjes dhe lidhen me kërkesat: interpreto, parashiko, përgjithëso,
argumento etj. Këto pyetje i drejtojnë nxënësit të ndryshojnë informacionin nga një formë
në një tjetër ose të përshkruajnë lidhjen ndërmjet dy a më shumë koncepteve.
Pyetje të tilla në kimi, p.sh., janë :
1.Përcakto cilës klasë i takojnë përbërjet…(sulfat zinku, oksid bakri, acid
klorhidrik, nitrat argjendi, hidroksid alumini etj.).
2.Gjej cilat ndër elementet që vijojnë, nuk bën pjesë në bashkësinë e jometaleve…
(alumin, squfur, karbon, silic, azot, oksigjen, mërkur, fosfor etj.).
3.Trego a ndodhin reaksionet e mëposhtëm kimikë, argumento pse:
Ag + ZnSO4 = Ag2SO4 + Zn
Zn + HCl = ZnCl2 + H2
10
3. Kërkesa nivelit të zbatimit janë pyetje që kërkojnë nga nxënësit të përdorë
informacionin e mësuar për të zgjidhur probleme të reja. Disa folje që përdoren në
ndërtimin e kërkesave të zbatimit janë: demonstro, zhvillo, opero, përgatit, përdor, lidh
etj. Kërkesa të këtij tipi në mësimin e kimisë, p.sh., janë ;
1. Demonstro në rrugë eksperimentale ndryshimin e vetive të elementëve kimikë
brenda një periode, brenda një grupi.
2. Përgatit në laborator 0,5 l tretësirë 1,2 normale të acidit sulfurik
3. Shkruaj barazimet e reaksioneve kimike për këto shndërrime:
Al → Al2O3 → Al2(SO4)3 → Al(OH)3 → AlCl3 → Al
4. Pyetjet e analizës janë të nivelit të lartë. Ato kërkojnë nga nxënësit të zbërthejnë
diçka përmes përdorimit të logjikës në pjesët përbërëse apo të kërkojnë lidhjet ndërmjet
dy a më shumë gjërave. Analiza e lidhjeve shkak-pasojë, gjithashtu, përbën një terren të
gjerë për formulimin e pyetjeve të analizës. Disa nga foljet e përdorura në ndërtimin e
pyetjeve të analizës janë: ilustro, nënvizo, dallo, diferenco, trego, nda etj. Shënojmë më
poshtë disa pyetje të këtij tipi në lëndën e kimisë:
1. Cila ndër përbërjet klorur natriumi, oksid alumini, ujë, gaz klorhidrik etj., ka
strukturë jonike?
2. A mund të tregoni ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet përzierjeve mekanike
dhe tretësirave, ndërmjet tretësirave dhe komponimeve kimike?
3. A mund të dalloni një përbërje me lidhje kovalente polare nga një komponim me
lidhje jonike (jepni shembuj për secilin prej tyre)?
4. A mund të shpjegoni ndryshimet në sjelljen e metaleve a të jometaleve duke u
bazuar në ndërtimin e atomeve të tyre?
5. A mund të veçoni hekurin në një përzjerje të tij me squfurin dhe aluminin?
5. Pyetjet e sintezës në përgjigjen e tyre nxënësit duhet të rendisin përmbajtjen e
mësuar më parë për të krijuar një produkt të ri. Një pyetje sintezë është:
1. A mund të gjeni në laboratorin e kimisë substancat: oksid bariumi, sulfat
hekuri trevalent, ujë, acid sulfurik, oksid bakri dyvalent ?
2. Duke përdorur këto substanca a mund të zhvillo reaksione që të përftosh:
a) dy kripra të reja b) dy baza të reja c) dy okside bazikë të reja ?
Pyetjet e sintezës zakonisht nuk kanë vetëm një përgjigje të saktë. Ato mund të
jenë disa. Ndër mënyrat e hartimit të pyetjeve sintezë është dhe ajo e lidhjes së
përmbajtjes së mësimit me probleme të jetës së përditshme që lidhen me mësimin, p.sh.,
në kimi mund të përfshihen mjaft mirë problemet mjedisore të shirave acide, ndotjeve të
tokës, ujit etj.
6. Pyetjet e vlerësimit përdoren që nxënësit të gjykojnë rreth diçkaje. Për t’iu
përgjigjur këtyre pyetjeve, nxënësit duhet të ndjekin dy hapa kryesorë: a)të vendosin
kriteret e vlersimit, b) të gjykojnë sipas kritereve të vendosura. Pyetje të tilla në mësimin
e kimisë mund të hartohen për zgjidhje të ndryshme të studimeve të ndryshme kimike, të
teknologjive kimike të njohura në literaturë apo drejtpërdrejt në praktikën kimike në
zonën afër shkollës.
Vlerësimi i njohurive, të aftësive dhe kompetencave të nxënësve bëhet përmes një
numri të madh teknikash vlerësimi. Ato janë:
1. Vlerësimi me shkrim (testet);
11
2. Vlerësimi gojor;
3. Vlerësimi me anën e dëgjimit;
4. Vlerësimi praktik;
5. Vlerësimi me anën e pyetësorëve të nxënësve;
6. Vlerësimi i projekteve, punëve kërkimore, punëve në terren.
Është e këshillueshme që informacioni për shkallën e nxënies së nxënësve të merret
sipas rastit duke përdorur secilën nga teknikat e mësipërme.
VII. PROGRAMI TEMATIK PËR KIMINË NË KLASËN E SHTATË
Synimet, objektivat e përgjithshëm dhe specifikëtë programit,bazuar dhe në
udhëzimet metodologjike e të vlerësimit,zbërthehen nga autorët e teksteve në kapituj e
tema mësimore mbi bazën e së cilave pastaj ndërtohet teksti mësimor.
Javë 35 x 1orë = 35 orë
Teori 23orë
Punë laboratorike 5 orë
Ushtrime 5 orë
Dispozicion 2 orë
Tema Objektivat Përmbajtja Orët
1. Historia e 5 orë ( 3 T, 2
kimisë dhe 1.6, 1.7, 1.8 - Zhvillimi historik i shkencës P.L)
metodat e 1.9, 1.10 kimike ;
studimit të saj - Zbatime të kimisë në jetën tonë ;
- Rëndësia e eksperimentit në
kimi, metoda shkencore e studimit;
- P. laboratori: Paisjet dhe mjetet
në laboratorin e kimisë;
- P. laboratori: Matje dhe ndërtim
tabelash e grafikësh.
2. Lënda dhe - Kuptimi për lëndën. Dukuritë fizike, 6orë( 4T, 2P.L)
kimia. 1.1, 1.2, 1.3 vetitë fizike të lëndës ;
1.4, 1.5, 1.11, - P. laboratori: Përcaktimi
1.12, 1.13, 1.14 eksperimental i disa konstanteve
fizike;
- Dukuritë kimike, vetitë kimike të
lëndës. Objekti i kimisë;
- Përzierjet homogjene dhe
heterogjene;
- Substancat kimike. Metoda të
ndarjes së substancave;
12
- P. laboratori: Ndarja e substancave.
3.Atomi. Tabela - Ndërtimi i atomit. Modeli i 10 orë ( 8 T, 2
periodike e 1.15, 1.16, Radhërfordit; U)
elementeve 1.17, 1.18, - Bërthama e atomeve ;
1.19, 1.20, - Numri atomik. Numri i masës.
1.21, 3.1, Izotopet;
1.22, 4.1, - Elementi kimik. Simbolet kimike ;
1.24, 3.2 - Moli. Mol atomi;
- Shpërndarja e elektroneve në shtresat
elektronike të atomit;
- Tabela periodike e elementeve ( 20
elementet e para);
- Metalet dhe jometalet;
- Ushtrime: Simbolet kimike, shkrim
dhe lexim i simboleve kimike për
elementet më të përdorura dhe
interpretimi i informacionit që jep
simboli kimik
- Ushtrime: Mol atomi. Njehsime.
4. Molekula. - Molekulat e substancave të thjeshta 7orë (5T, 2U)
Formula kimike 1.25, 1.26, dhe përbërjeve dyjare. Lidhja
1.27, 1.28, kovalente. Kovalenca;
1.29, 3.3 - Jonet e thjeshta dhe të përbëra.
3.4, 1.30, Përbërjet jonike. Elektrovalenca;
4.2, 4.3, - Formulat kimike;
4.4, 1.31 - Masa molekulare. Masa molare;
4.5, 4.6 - Njehsime stekiometrike që bazohen
në formulën kimike;
- Ushtrime: Shkrimi dhe emërtimi i
formulave kimike;
- Ushtrime: Njehsime me molin dhe
formulat kimike.
5. Reaksioni - Reaksionet kimike dhe llojet e tyre; 5 orë ( 3 T, 1U,
kimik 2.1, 2.2, - Ligji i ruajtjes së masës. Barazimet 1 P.L)
2.3, 2.4, kimike;
2.5, 2.6, - Njehsime stekiometrike me anë të
2.7, 2.9, barazimeve kimike;
2.10, 4.7 - Ushtrime:Njehsime stekiometrike
me anë të barazimeve kimike;
- P.Laboratorike: Reaksionet kimike
dallohen nga ndryshime të jashtme.
13
VIII. UDHËZIME PËR HARTIMIN E TEKSTIT “KIMI-7 ”
1. Parime të përgjithshme
Hartimi i teksteve është proces që në të gjitha etapat e tij kërkon:
Të bazohet dhe të jetë në koherencë të plotë me programin e kimisë për klasën e
shtatë dhe standardet lëndore të kimisë për arsimin e detyruar;
Të vlerësojë përvojën e deritanishme të shkollës tonë dhe përvojat pozitive të
vendeve të tjera në hartimin e teksteve të kimisë për arsimin e detyruar;
Të respektojë veçoritë e zhvillimit mendor dhe fizik të fëmijës së kësaj moshe;
Të mbështetet në përvojat e praktikës së drejtpërdrejtë shkollore në
mësimidhënien e koncepteve kimike për këtë nivel shkollimi;
Të ketë parasysh mundësitë aktuale për sigurimin e bazës materiale të nevojshme
mësimore nga shkollat tona, në qytet dhe fshat;
Të vlerësojë shkallën konkrete të zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe, në
përshtatje me moshën, të pasqyrojë edhe dukuritë e reja sociale që lidhen me
jetën e nxënësve;
Të synojë të luajë rol nxitës për ide novatore në mësimdhënien dhe mësimnxënien
e kimisë;
Të synojë jo vetëm në përfitimin e njohurive shkencore, të shprehive dhe si
rrjedhojë të aftësive të caktuara, por edhe në edukimin e atyre qëndrimeve e
vlerave të cilat mundësojnë nxënësin për të gjetur gjithnjë e më mirë vendin e tij
në strukturat sociale, kombëtare ose ndërkombëtare;
Të synojë realizimin e një dokumenti me karakter fleksibël duke i lënë vend
mësuesit për zhvillime krijuese si në përmbajtje, ashtu edhe nga ana metodike
2. Kritere shkencore
Tërësia e koncepteve kimike dhe e aftësive përkatëse duhet të jetë sipas
parashtrimit në programin kimisë për klasën e shtatë, të miratuar nga MASh. Ato
të përmbushin të gjitha objektivat mësimorë që përmbahen në program;
Autorët ta përkthejnë programin mësimor në mënyrë krijuese. Ata duke patur një
konceptim të qartë të procesit mësimor dhe duke patur përceptimin e tyre për
përmbajtjen e lëndës, mund të kthehen në një faktor progresi në konceptimin e
mësimdhënies së koncepteve, të dukurive e ligjeve kimike të programuara. Për
këtë, autorët përdorin lirinë e tyre në përcaktimin e mënyrave, të rrugëve efektive
për arritjen e objektivave të shpallur ose të pashp


Use: 0.0116