• NXITJA E PUNËSIMIT TË TË DIPLOMUARVE JASHTË SHTETIT NË


  •   
  • FileName: raporti_diplomuarit.pdf [read-online]
    • Abstract: NXITJA E PUNËSIMIT TË TË DIPLOMUARVE JASHTË SHTETIT NËADMINISTRATËN PUBLIKE SHQIPTARE(Studim sasior dhe cilesor mbi faktoret qe ndikojnë në nxitjen dhe punësimin e tediplomuarve jashtë shtetit në administratën publike)

Download the ebook

NXITJA E PUNËSIMIT TË TË DIPLOMUARVE JASHTË SHTETIT NË
ADMINISTRATËN PUBLIKE SHQIPTARE
(Studim sasior dhe cilesor mbi faktoret qe ndikojnë në nxitjen dhe punësimin e te
diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike)
Përgatitur nga
Marita Flagler, doktore e shkencave
(Pedagoge në Universitetin e Pensilvanisë në Shippensburg, SHBA)
Zhani Shapo,
(Konsulent i pavarur, ish-drejtor i Departamentit të Administratës Publike)
Financuar nga
Korrik-dhjetor 2006
1
TABELA E LENDES
PËRMBLEDHJE ........................................................................................................ 6
HYRJE ...................................................................................................................... 10
PJESA E PARE......................................................................................................... 15
EKSPERIENCA DHE NEVOJAT E INSTITUCIONEVE TE ADMINISTRATËS
QENDRORE DHE VENDORE PËR TE DIPLOMUARIT SHQIPTARE NE
EVROPËN PERËNDIMORE................................................................................... 15
I. Hyrje ...................................................................................................................... 15
II. Metodologjia ........................................................................................................ 16
III. Rezultate ............................................................................................................. 16
III. Konkluzione........................................................................................................ 36
PJESA E DYTE ........................................................................................................ 39
FAKTORËT QE NXISIN APO PENGOJNË PUNËSIMIN NE ADMINISTRATËN
PUBLIKE.................................................................................................................. 39
I. Hyrje ...................................................................................................................... 39
II. Metodologjia ........................................................................................................ 39
III. Rezultatet ............................................................................................................ 40
IV. Konkluzione........................................................................................................ 48
PJESA E TRETE ...................................................................................................... 50
MENDIME TE DIPLOMUARVE QE NUK JETOJNË NE SHQIPËRI................. 50
I. Hyrje ...................................................................................................................... 50
II. Metodologjia ........................................................................................................ 50
III. Rezultatet ............................................................................................................ 52
IV. Konkluzione........................................................................................................ 56
2
PJESA E KATËRT ................................................................................................... 58
PËRVOJA NDËRKOMBËTARE PËR TËRHEQJEN E TALENTIT DHE DIJES
NE ADMINISTRATËN PUBLIKE ......................................................................... 58
I. Hyrje ...................................................................................................................... 58
II. Rezultatet.............................................................................................................. 58
III. Konkluzione........................................................................................................ 69
PJESA E PESTE ....................................................................................................... 71
KUADRI LIGJOR PËR REKRUTIMIN DHE MOTIVIMIN E NËPUNËSVE NE
ADMINISTRATËN PUBLIKE: PROCEDURA DHE PRAKTIKA ....................... 71
I. Hyrje ...................................................................................................................... 71
II. Metodologjia ........................................................................................................ 72
III. Rezultatet ............................................................................................................ 73
III. Konkluzione........................................................................................................ 89
PJESA E GJASHTE ................................................................................................. 92
REKOMANDIMET PER NJE POLITIKE NXITESE............................................. 92
I. Hyrje ...................................................................................................................... 92
II. Rekomandime....................................................................................................... 93
Anekset ..................................................................................................................... 99
3
GRAFIKET
Figure 1 Profili i kërkesës për punonjës te administratës qe kane përfunduar studimet
jashtë shtetit. ..................................................................................................................... 27
Figure 2 Masat qe ndihmojnë ne tërheqjen e te diplomuarve jashtë ne administrate. ...... 30
Figure 3 Faktorët qe mundësojnë mbajtjen e te diplomuarve ne administratën publike. . 34
Figure 4 Faktorët e interesit .............................................................................................. 53
Figure 5 Largimi i Trurit Shqiptar sipas vendeve............................................................. 61
4
TABELAT
Tabele 1 Numri i te diplomuarve jashtë vendit sipas institucioneve dhe nivelit te edukimit
........................................................................................................................................... 17
Tabela 2 Arsyet e punësimit ne administrate publike ne anketën me punonjësit aktuale. 42
Tabela 3 Arsyet e ripunësimit ne administratën publike me punonjësit e larguar............ 43
Tabela 4 Arsyet qe mund t’i bëjnë punonjësit te largohen ............................................... 44
Tabela 5 Arsyet e largimit nga administrata për punonjësit e larguar te anketuar ........... 45
Tabela 6 Arsyet qe kishin vlera statistikisht te ndryshme ndërmjet dy grupeve .............. 46
Tabela 7 Arsyet e vlerësuara ne raport me moshën .......................................................... 47
Tabela 8 Shpërndarja gjeografike e studenteve te anketuar nga AlbStudent-i ................. 61
5
PËRMBLEDHJE
Administrata publike shqiptare qendrore dhe lokale vazhdon te shihet si një nga
faktorët kyç ne shndërrimin e Shqipërisë ne një vend te zhvilluar. Detyrat e mëdha te
shndërrimit kërkojnë punonjës te mire kualifikuar qe janë ne gjendje te përballojnë detyra
te shumta me një këndvështrim bashkëkohor e me vlera etike. Kjo gjë kërkon njohuri te
specializuara, aftësi dhe shprehi administrative konkurruese si edhe përkushtim te
veçante. Plotësimi me sukses i synimit te Shqipërisë për t’u bere anëtare e bashkimit
Evropian, dhe një bashkëpunim i frytshëm qeverise shqiptare me organizma te shumte
ndërkombëtare kërkon specialiste e drejtues administrate qe janë ne nivelin e
specialisteve ndërkombëtare me te cilët ata bashkëpunojnë.
Ne këto kushte, hartimi i një politike te qarte qe mundëson krijimin e një ambienti
te përgjithshëm dhe ligjor qe mundëson thithjen dhe mbajtjen e profesionisteve te
talentuar ne administratën publike Shqiptare, me një fokus te veçante ne te diplomuarit
jashtë vendit e sidomos ne universitetet perëndimore duket te jete zgjidhja me e mire për
përballimin e krizës qe përballon sektori publik. Për formulimin e një politike te tille
eshte e nevojshme se pari, një vlerësim i plote i situatës komplekse parë nga
këndvështrime të ndryshme: atë të eksperiencës shqiptare te deritanishme, atë
institucioneve Shqiptare te administratës publike, atë te diplomuarve jashtë vendit qe
kane kaluar ne eksperiencën e punësimit ne administratën publike, atë te diplomuarve
jashtë vendit qe ndodhen ende ne perëndim, atë te kuadrit ligjor dhe praktik qe mundëson
apo pengon një politike te tille si dhe atë te eksperiencës ndërkombëtare. Se dyti, eshte e
nevojshme qe një politike e tille te jete e artikuluar ne pikëpamjen e nevojës dhe
kërkesës se administratës shqiptare për te tërhequr dhe mbajtur ne gjirin e saj ketë
kategori te diplomuarve jashtë vendit. Ky studim, i përbëre nga pese pjese, u
konceptua pikërisht nga ky këndvështrim. Secila pjese eshte një njëkohësisht një studim
pavarur, dhe i ndërlidhur me pjesët e tjera.
Studimi pare eshte një studim cilësor i perceptimit te nevojave te institucioneve te
administratës qendrore dhe vendore për te diplomuarit Shqiptare ne Evropën Perëndimore
6
me 16 titullarë te ministrive te ndryshme si edhe te bashkise se Tiranes. Studimi i dyte, i
cili përbehet ne vetvete nga dy mini studime sasiore-cilësore, eshte një përpjekje për te
vlerësuar faktorët qe nxisin apo pengojnë punësimin ne administratën publike te dy
grupeve të diplomuarve jashtë vendit, atë te atyre qe punojnë aktualisht ne administratën
publike (n=21) dhe atyre te diplomuarve jashtë vendit qe kane punuar ne administratën
publike dhe janë tashme larguar prej saj (n=17). Studimi i trete, sasior-cilësor eshte një
studim i perceptimit të studenteve që vazhdojnë studimet pasuniversitare jashtë shtetit
apo i a kane përfunduar ato dhe tani janë te punësuar (jashtë shtetit) ne sektorin për te
cilin kane bere studimet (n=23). Studimi i katërt eshte një vështrim ne eksperiencën
ndërkombëtare për tërheqjen e te diplomuarve ne universitetet perëndimore ne
administratat publike përkatëse dhe një vështrim i konkurrenteve potenciale që
administratat ndeshin në këtë përpjekje. Dhe se fundi studimi i peste eshte një analize
kritike e legjislacionit dhe praktikave konkrete te punësimit ne administratën publike
Shqiptare pare ne këndvështrimin e proceseve apo praktikave qe nxisin dhe përkatësisht
pengojnë tërheqjen dhe mbajtjen e te diplomuarve jashtë vendit ne punësimin publik.
Përfundimet e studimeve konvergojne ne disa pika kryesore:
1. Te diplomuarit jashtë shfaqin interes për te punuar ne administrate publike si
pjese e dëshirës për te kontribuar ne përparimin e vendit dhe për te qene
protagoniste ne proceset e zhvillimit. Gjithashtu kjo shihet edhe si mundësi e
zhvillimit profesional.
2. Administrata qendrore eshte e kënaqur me nivelin e punës se punonjësve qe kane
përfunduar studimet jashtë shtetit, dijenitë e shprehitë e punës, si dhe risitë qe
sjellin ne pune. Ajo shpreh nevojën ne fusha te ndryshme për me shume punonjës
qe kane përfunduar studimet jashtë shtetit.
3. Faktorë te shumte i bëjnë te diplomuarit jashtë shtetit te ngurrojnë te punësohen
ne administratën publike. Nder me te rëndësishmet janë pamundësia për te
zgjidhur ceshtjen e strehimit për shkak te kushteve qe ofron punësimi ne këtë
sektor, mungesa e motivimit me page, pasiguria ne pune e shprehur ne friken e
largimit nga detyra për motive qe nuk varen nga cilësia e punës, mungesa e një
7
karriere te parashikueshme ne sektorin publik, favorizimi i punonjësve mbi baza
politike dhe jo mbi bazën e kontributit profesional dhe mungesa e stabilitetit
politik ne përgjithësi.
4. Përvoja ndërkombëtare tregon se procesi i tërheqjes se talentit dhe dijes ne
administratën publike eshte shume konkurrues si ne planin ndërkombëtar (vendet
e zhvilluara) ashtu edhe ne planin kombëtar (universitetet dhe biznesi). Kjo situate
kërkon qe administrata publike te angazhohet seriozisht për t’u bere kompetitive.
Përvoja ndërkombëtare gjithashtu tregon se një element shume i rëndësishëm i
rekrutimit te studenteve qe përfundojnë studimet jashtë shtetit eshte bashkëpunimi
i ngushte me diasporën.
5. Studimi i legjislacionit dhe i praktikave te punës për menaxhimin e burimeve
njerëzore ne administratën publike shqiptare tregoi se si sistemi aktual i
informimit për vendet e lira ashtu edhe procesi i konkurrimit pengon pjesëmarrjen
e te diplomuarve jashtë shtetit qe vazhdojnë te jetojnë aty. Gjithashtu, probleme
ka edhe ne sistemin e zhvillimit te karrierës. Një shqetësim përben edhe mungesa
e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë se administratës si edhe fakti qe depolitizimi i
administratës nuk eshte ende ne nivelet e kërkuara.
Mbi bazën e përfundimeve te studimeve u hartuan rekomandimet, te cilat ju dhanë
për mendim një grupi te rinjsh, te cilët kane përfunduar studimet jashtë shtetit dhe te cilët
sot kane një veprimtari te suksesshme jashtë administratës publike ne sektorin privat,
profesionet e lira apo organizatat ndërkombëtare. Sugjerimet e tyre u morën me metodën
e grupit te fokusuar (focus group).
Rekomandimet përfshijnë dy fusha: (a) masat qe rekomandohet te merren për
tërheqjen e te diplomuarve jashtë shtetit ne karrierën e administratës publike, dhe (b)
masat qe rekomandohen për te rritur fuqinë tërheqëse te punës ne administratën publike si
një karriere kompetitive.
Për tërheqjen e te diplomuarve jashtë shtetit, se pari, u rekomandohet ngritja e një
njësie/zyre pranë Departamentit te Administratës Publike qe do te ketë si funksion
mbledhjen e informacionit dhe marrëdhëniet me individët qe janë me studime apo kane
8
përfunduar studimet jashtë shtetit e qe kane potencial te kontribuojnë, si dhe këshillimin e
tyre profesional dhe organizimin e praktikave mësimore ne administratën publike.
Veprimtaria e kësaj njësie do te shtrihet përveç Shqipërisë, ne te gjithë diasporën
shqiptare nëpërmjet kontakteve te drejtpërdrejta si edhe nëpërmjet internetit. Kjo njësi do
te veproje si koordinatore e kërkesës dhe ofertës. Se dyti, rekomandohen te bëhen një sere
ndryshimesh ne kuadrin ligjor dhe nënligjor qe rregullon punësimin dhe karrierën ne
administratën publike, dhe veçanërisht sistemi i informacionit për vendet e punës, dhe
procesi i aplikimit dhe intervistimit. Për te tërhequr ta specializuarit e larte (ata qe kane
mbaruar studime ne nivel doktorature dhe qe janë punësuar ne universitete apo kompani
private) rekomandohet qe qeveria shqiptare te inkurajoje organizatat ndërkombëtare qe i
japin konsulence teknike Shqipërisë qe t’i punësojë me prioritet ne projektet e tyre ne
Shqipëri.
Për te rritur fuqinë tërheqëse te punës ne administratën publike si një karriere
kompetitive rekomandohet te merren masa qe lidhen me kualifikimin e mëtejshëm te
punonjësve si nëpërmjet studimeve pasuniversitare, përmirësimin e sistemit te pagave,
përmirësimin e procesit te karrierës ne shërbimin civil dhe thellimin e depolitizimit te
administratës publike shqiptare.
9
HYRJE
Të paktën në katër vitet e fundit, fenomeni i njohur si “tkurrja e trurit” (brain
drain) dhe përpjekjet për shndërrimin e tij në thithjen e trurit (brain gain) ka zënë vend
gjerësisht në diskutimet publike dhe në rang qeveritar. Në disa studime të realizuara deri
më tash konstatohet se tkurrja e trurit ka prekur të gjithë shoqërinë Shqiptare. Sipas një
studimi 1 të kryer nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale, të mbështetur nga
Fondacioni i Shoqërisë se Hapur për Shqipërinë, rezulton se në periudhën 1991-1998
ishin larguar nga Shqipëria 31.45% e specialistëve me arsim të lartë, ndërsa 63% e të
intervistuarve gjatë studimit shprehnin dëshirën për të emigruar. Në një studim 2 tjetër,
“..në periudhën 1990-2003, gati 45% e profesorëve dhe studiuesve në universitete dhe
institucione kërkimore shkencore emigruan” të njejtën gje benë edhe 65% e studentëve që
merrnin doktoraturën në perëndim në periudhën 1980-1990.
Këtyre largimeve, sigurisht nuk i ka shpëtuar dhe administrata publike shqiptare,
e cila i ka ndjere pasojat e largimit të trurit jo vetëm jashtë vendit por edhe brenda tij drejt
një sektori privat që megjithëse ende në zhvillim, është shpesh agresiv në politikat e
rekrutimit dhe mbajtjes së profesionistëve të kualifikuar.
Nga ana tjetër, në planin ndërkombëtare shqetësimi për kapacitetet e burimeve
njerëzore në administratat publike dhe përpjekjet për përmirësimin e tyre, po kthehet
gjithnjë e më me force në rendin e ditës. Në sesionin e pare në Korrik 2002, Komiteti i
Ekspertëve për administratën publike, të Kombeve të Bashkuara (UNCEPA), identifikoi
6 fusha prioritare në të cilat duhet të përqendroheshin vendet anëtare për të mundësuar
implementimin e Deklaratës se Mijëvjeçarit përfshire këtu “sektori publik duhet të
zhvilloje një strategji për rekrutimin dhe mbajtjen e pjesës qe i takon të talenteve me të
mira të vendit 3 ”. E njëjta ceshtje thelbësore u diskutua gjerësisht edhe në sesionin e Prillit
1
Cituar sipas Mentor Nazarko, “Programi Fellowship”, fq. 3.
2
Albania: Looking beyond borders. Barjaba Kosta. http: www.migrationinformation.org/feature/display.cfm?d=239 (cituar sipas
Mentor Nazarko ”Programi Fellowship”, fq 3.
3
Report of Committee of Experts on Public Administration, Economic and Social Council “Role of human resources in revitalizing
publik administration. 19 January 2004.
10
2003, ku u theksua se “kapaciteti i burimeve njerëzore ishte një element kritik për
cilësinë e administratës publike. Me të vërtetë, rritja e kompleksitetit të politike-bërjes
dhe proceseve administrative, si dhe erozioni i kapacitetit të burimeve njerëzore për
kryerjen e funksioneve themelore, po e bëjnë gjithmonë e me të vështire për shume shtete
anëtare implementimin e objektivave të reduktimit të varfërisë dhe promovimit të
zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor, siç theksohen nga Objektivat e Zhvillimit të
Mijëvjeçarit” 4 .
Një fenomen tjetër qe meriton vëmendje të veçantë është edhe kthimi i atyre të
rinjve shqiptare qe mbarojnë studimet universitare dhe pasuniversitare në vendet e
zhvilluara. Vlerësohen 5 në rreth 25.000 të rinjtë shqiptare qe kryejnë studime universitare
jashtë vendit dhe shume qindra qe kryejnë studime pasuniversitare, Master apo PHD.
Vetëm në universitetet Italiane vlerësohet 6 të studiojnë 12 000 të rinj Shqiptare, madje
studimet 7 tregojnë se çdo vit, 2000 - 4000 të rinj Shqiptare fillojnë studimet në vende si
Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Një anketë 8 e kryer në
vitin 2005 me 835 studente në universitetet e Shteteve te Bashkuara, Italisë dhe Francës,
tregonte se 45.5% e tyre dëshironin të ktheheshin në Shqipëri me përfundimin e studime.
Një anketë tjetër 9 e kryera gjatë vitit 2005, me 181 doktorant apo kandidatë, tregonte se
56.6% e të anketuarve dëshironin të ktheheshin në Shqipëri.
Në një anketë të fundit, të kryer nga Albstudent në periudhën Nëntor 2005 -
Qershor 2006, rezultonte se “...më shumë se gjysma e studentëve janë akoma të
pavendosur nëse do kthehen apo jo (51.58%), rreth një e katërta (25.68%) mendojnë të
kthehen, 12.21% mendojnë të jetojnë mes vendlindjes dhe një vendit tjetër dhe vetëm
10.53% mendojnë se nuk do kthehen......” 10 .
4
Ibid.
5
M.Tafaj, 2005
6
AIIS 2005(cituar sipas “A Policy Paper for The Government of Albania” Prepared by the Centre for Social and Economic Studies,
in collaboration with the Development Research Centre on Migration, Globalisation and Poverty, University of Sussex, UK faqja 8-9).
7
Tafaj 2005 dhe Nazarko 2005
8
CESS 2000 (cituar sipas “A Policy Paper for The Government of Albania” Prepared by the Centre for Social and Economic
Studies, in collaboration with the Development Research Centre on Migration, Globalisation and Poverty, University of Sussex, UK
faqja 8-9).
9 CESS 2005 (cituar sipas te njëjtit burim me siper)
10 Cituar sipas “Studentët Shqiptarë në universitete të huaja të pavendosur për kthimin në atdhe” nga
http://www.albstudent.net/
11
Ky grup me nje kualifikim profesional të nivelit perëndimor padyshim përben një
potencial të madh, drejt të cilit administrata publike shqiptare dhe politike-bërësit janë
munduar ti kthejnë sytë gjithnjë e me shume dhe me politika konkrete.
Keshtu në vitet e fundi janë bere disa përpjekje, projekte apo programe, disa prej
tyre të zbatuara me sukses, e disa të tjera të lëna vetëm në letër, qe kanë synuar thithjen e
kapaciteteve profesionale në administratën publike. Reforma në shërbimin civil, duke
filluar me sistemin e rekrutimit e deri të sistemi i pagave është një nga përpjekjet me të
qenësishme qeveritare në ketë drejtim.
Projekte të ndryshme të partnereve ndekombetare kanë pasur gjithashtu në fokus
lehtësimin e kthimit, mbajtjes dhe motivimit në administratën publike shqiptare të të
diplomuarve shqiptare jashtë vendit.
Një nga projektet e vlerësuar gjerësisht si me të suksesshmet është Programi
“Fellowship” i Fondacionit të Shoqërisë se Hapur për Shqipërinë (OSFA), i cili siguroi
një mbështetje financiare për të diplomuarit jashtë vendit qe punonin në disa sektorë dhe
specialitete të konsideruara prioritare për reformat e zhvillimit të vendit, fillimisht në
nivel qendror (e me pas dhe në atë vendor). Nga ky program vetem në administratën
qendrore përfituan 98 të diplomuar jashtë vendit.
Qeveria Shqiptare gjithashtu me mbështetjen e OSFA-s, ka realizuar disa
përpjekje (megjithëse modeste) me të njëjtin synim. Në Janar 2004 qeveria Shqiptare
miratoi një strategji 11 dhe disa rregulla 12 fillestare për të nxitur thithjen e të diplomuarve
jashtë vendit në administratën publike Shqiptare. Gjithashtu duke filluar qe nga viti 1999
e në vazhdim, nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike u realizuan disa sesione
praktikash mësimore në periudhën verore me studentët, përfshire ata jashtë vendit, në të
cilat morën pjese vetëm në vitin 2004, rreth 48 të rinj qe studionin në universitet
perëndimore, ndërsa në vitin 2005 rreth 60 të tille.
Partneret ndërkombëtare kanë mbështetur qeverinë Shqiptare në arritjen e synimit
të sipërpërmendur, kështu Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në
vitin 2004 lancoi projektin Tokten in Albania, Transfer of Knowledge Through Expatriate
11
Strategjia per “Nxitjen e punesit per studentet e diplomuar jashte vendit”
12
Urdherer i Kryeministrit nr. 37, date 28.1.2004 “ Per nxitjen e punesimit ne administraten publike te shtetasve Shqiptare qe kane
kryer studime jashte vendit. Gjitahshtu ne date 16.11.2006 kemi miratimin nga Kryeministri te nje urdher tjeter te ngjashem.
12
Nationals to Albania, me synimin për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të
Shqipërisë nëpërmjet identifikimit dhe transferimit të njohurive dhe burimeve njerëzore
të Shqiptare qe jetonin jashtë vendit. Gjithashtu në vitin 2006 UNDP lancoi një projekt 13
të dytë për përfshirjen e diasporës Shqiptare në zhvillimin ekonomiko-social të vendit.
Rezultatet e pare pozitive të ketyre përpjekjeve janë ndjere ndonëse jo në masen e
deshiruar pasi dhe perpjekjet e bera kanë qenë “ishuj të izoluar” dhe jo gjithmonë të
koordinuara në nje kuadër të mireartikuluar. Në këto kushte, hartimi i një politike të qartë
qe do të bashkonte energjinë e përpjekjeve e veçuara dhe qe do të mundësonte krijimin e
një ambienti të përgjithshëm dhe një ambienti institucional dhe ligjor qe mundëson
thithjen dhe mbajtjen e profesionisteve të talentuar në administratën publike Shqiptare,
me një fokus të veçantë në të diplomuarit jashtë vendit e sidomos në universitetet
perëndimore duket të jetë zgjidhja me e mire për të arritur synimin por edhe për të
përballuar krizën qe përballon sektori publik në kapacitetet njerëzore.
Për formulimin e një politike të tille është e nevojshme se pari, një vlerësim i
plotë i situatës komplekse parë nga këndvështrime të ndryshme: atë të eksperiencës
shqiptare të deritanishme, atë institucioneve Shqiptare të administratës publike, atë të
diplomuarve jashtë vendit qe kane kaluar ne eksperiencën e punësimit ne administratën
publike, atë të diplomuarve jashtë vendit qe ndodhen ende ne perëndim, atë të kuadrit
ligjor dhe praktik qe mundëson apo pengon një politike të tille si dhe atë të eksperiencës
ndërkombëtare. Se dyti, është e nevojshme qe një politike e tille të jetë e artikuluar ne
pikëpamjen e nevojës dhe kërkesës se administratës shqiptare për të tërhequr dhe
mbajtur ne gjirin e saj ketë kategori të diplomuarve jashtë vendit.
Pikërisht për të kontribuar në ketë drejtim përpiqet edhe ky studim. Ai është
konceptuar ne 5 studime, secili me një vlere me vete dhe ne të njëjtën kohe zhvillimi i
mëtejshëm e logjik i atij pararendës. Studimi i pare është një studim i thelluar i
eksperiencës se deri tanishme të institucioneve tona me të diplomuarit jashtë vendit, si
dhe perceptimit të nevojave të institucioneve të administratës qendrore dhe vendore për të
diplomuarit Shqiptare ne Evropën Perëndimore. Studimi i dytë i cili përbehet ne vetvete
nga dy mini studime është një përpjekje për të vlerësuar faktorët qe nxisin apo pengojnë
13 Projekti “A comprehensive programme for facilitating greater engagement of the diaspora in albania’s socio-economic
development”
13
punësimin ne administratën publike të dy grupeve të diplomuarve jashtë vendit, atë të
atyre qe punojnë aktualisht ne administratën publike dhe atyre të diplomuarve jashtë
vendit qe kane punuar ne administratën publike dhe janë tashme larguar prej saj. Studimi
i trete është një studim i perceptimit të diplomuarve jashtë vendit që aktualisht vazhdojnë
të studiojnë ne shkollat perëndimore apo i kanë përfunduar ato mbi cfarë mund të bëhet
për të bere punësimin publik me tërheqës për ta. Studimi i katërt është një vështrim ne
eksperiencën ndërkombëtare për tërheqjen e të diplomuarve ne universitetet perëndimore
ne administratat publike përkatëse dhe një vështrim i konkurrenteve potenciale që
administratat ndeshin në këtë përpjekje. Dhe se fundi, studimi i peste është një analize
kritike e legjislacionit dhe praktikave konkretë të punësimit ne administratën publike
Shqiptare pare ne kënd vështrimin e proceseve apo praktikave qe nxisin dhe përkatësisht
pengojnë tërheqjen dhe mbajtjen e të diplomuarve jashtë vendit ne punësimin publik.
Secili studim mbyllet me pjesën e konkluzioneve përkatëse. Raporti mbyllet me një
numër rekomandimesh për hartimin e politikave dhe një kuadri ligjor të përshtatshëm për
nxitjen e rekrutimit dhe mbajtjes se të diplomuarve jashtë vendit ne administratën publike
Shqiptare.
14
PJESA E PARE
EKSPERIENCA DHE NEVOJAT E INSTITUCIONEVE TE
ADMINISTRATËS QENDRORE DHE VENDORE PËR TE DIPLOMUARIT
SHQIPTARE NE EVROPËN PERËNDIMORE.
I. Hyrje
Studimi synon te marre mendimin e titullarëve te institucioneve te administratës
publike qendrore dhe vendore mbi përvojën e punës se te diplomuarve ne universitetet
perëndimore ne këtë sektor. Gjate 15 viteve te fundit, ne administratën tone publike,
qofte mbi baza individuale qofte me nxitjen apo si rezultat i programeve te
sipërpërmendura janë rekrutuar disa dhjetëra te diplomuar jashtë vendit, ne nivele te
ndryshme universitare, master apo doktorature. Këta persona kane qene kryesisht te
punësuar ne pjesën me te rëndësishme te administratës qendrore si ministri, kryeministri
apo institucione te tjera te pavarura dhe kane dhëne kontributin e tyre ne zhvillimin e
këtij vendi deri ne rangje te larta si, sekretare te përgjithshëm, ministra, etj. Prezantimi i
përvojës se deritanishme, (aspektet pozitive dhe problematike), perceptimi i nevojave dhe
formulimi i metodikes se tërheqjes dhe mbajtjes se këtij kontingjenti ne administratën
publike nga titullarët e kësaj administrate përben qëllimin e kësaj pjese.
Ky studim do te përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve te mëposhtme:
1. Cila ka qene eksperienca e deri tanishme ne institucionet tona me te diplomuarit
jashtë vendit?
2. Cilat janë nevojat e ministrive dhe Bashkisë së Tiranës në terma të fushave të
specializimit dhe njohurive, nivelit te studimeve dhe kërkesave te tjera specifike?
3. Cilat janë masat qe duhen marre për thithjen dhe mbajtjen (integrimin) e tyre ne
institucionet e administratës publike, etj.
Kufizimet e këtij studimi janë kryesisht fokusimi i tij vetëm ne pjesën e administratës
qendrore dhe ne Bashkine e Tiranes. Pjese këto te administratës publike gjerësisht te
15
pranuara si me tërheqëse dhe me potenciale për thithjen dhe motivimin e te diplomuarve
jashtë vendit, për një sere faktorësh.
II. Metodologjia
Për realizimin e këtij studimi janë përdorur kryesisht teknikat e kërkimit cilësor.
Ne Korrik – Gusht 2006 janë kryer 16 intervista te strukturuara dhe gjysme te
strukturuara me nëpunës te Kryeministrisë, ministrive te linjës dhe Bashkise se Tiranes
ne nivelin e zv/titullarit, sekretarit te përgjithshëm dhe drejtoreve te menaxhimit te
burimeve njerëzore (për listën e plote te pjesëmarrësve shih Aneksin Nr. 1 bashkëlidhur).
Pyetjet e bëra gjate intervistave (formulari i intervistave bashkëlidhur ne Aneksin
nr. 2) u ndanë ne dy pjese, përkatësisht, pjesa e pare: Përvoja e deri tanishme ne
institucionet tona me rekrutimin, motivimin dhe mbajtjen e te diplomuarve jashtë vendit
dhe përkatësisht pjesa e dyte: Nevoja ne institucionet tona për këta te diplomuar.
Intervistat u regjistruan dhe me pas u zbardhen. Analiza e te dhënave u realizuar
nëpërmjet teknikave te kodimit, te dhënat u analizuan ne mënyre sasiore dhe cilësore.
III. Rezultate
1. Eksperienca e deri tanishme me te diplomuarit ne Evropën Perëndimore apo
Shtetet e Bashkuara qe punojnë ne administratën publike
1.1. Te dhëna për te diplomuarit jashtë vendit ne ministritë e linjës, kryeministri
dhe Bashkine e Tiranes (për tu plotësuar me konfirmimin e te dhënave).
Të dhënat për punësimin ne administratën publike të diplomuarve jashtë vendit,
nder vite janë përgjithësisht te mangëta për përiudhen deri ne vitin 2004, kohe 14 ne te
cilën Departamenti i Administratës Publike vendosi te mbaje disa te dhëna bazike mbi
numrin e tyre dhe nivelet e studimit.
14
Eshte ne te njejten kohe perjudha ne te cilen filloi pregatitja per ndermarrjen e disa masave te targetuara qe synonin terheqien e te
diplomuarve jashte vendit ne administraten publike.
16
Nga te dhënat 15 e këtij departamenti, rezulton qe vetëm ne ministritë e linjës dhe
ne Kryeministri, ne vitin 2004 janë emëruar 40 te diplomuar jashtë vendit, pra ne 14.4%
te procedurave te reja te rekrutimit (ne total 277) janë shpallur fitues te diplomuar jashtë
vendit, ndërsa ne gjashtëmujorin e pare te vitit 2005 janë emëruar 28 16 te diplomuar
jashtë vendit, pra ata janë shpallur fitues ne 19.8% te rekrutimeve te zhvilluara (ne total
141) .
Ne vitin 2005, po nga te dhënat e Departamentit te Administratës Publike rezulton
se numri i te diplomuarve jashtë vendit ne ministritë e linjës dhe kryeministri është sipas
talës me poshtë.
Tabele 1 Numri i te diplomuarve jashtë vendit sipas institucioneve dhe nivelit te edukimit
Institucioni Totali/institucion Studime Master PHD
universitare
Kryeministria 9 4 4 (nga te çilet te 2 edhe me 1 (edhe me master jashtë
studime universitare jashtë vendit)
vendit)
Ministria e Punëve te Jashtme 23 11 12 (nga te cilët 7 edhe me -
studime universitare jashtë
vendit)
Ministria e Arsimit dhe 3 3 -
Shkencës
Ministria e Drejtësisë 6 3 2 (nga te cilët 1 edhe me 1
studime universitare jashtë
vendit)
Ministria e Ekonomisë 9 4 5 -
Ministria e Mbrojtjes 5 2 3 (nga te cilët 1 edhe me 1
studime universitare jashtë
vendit)
Ministria e Mjedisit 7 1 6 (nga te cilët 1 edhe me -
studime universitare jashtë
vendit)
Ministria e Financave 8 4 4 1
Ministria e Punës dhe 3 1 2 (nga te cilët 1 edhe me -
Çështjeve Sociale studime universitare jashtë
vendit)
Ministria e Rendit Publik 3 2 1 (edhe me studime -
universitare jashtë vendit)
Ministria e Rregullimit te 1 1 - -
Territorit dhe Turizmit
Ministria e Transportit dhe 2 - 2 (nga te cilët 1 edhe me -
Telekomunikacionit studime universitare jashtë
vendit)
Ministria e Shëndetësisë 3 - 3 -
Ministria e Bujqësisë dhe 3 1 2 (nga te cilët 1 edhe me 1
15
Raportet Vjetore te Keshillit te Ministrave “Per sherbimin civil”, per vitin 2004 dhe 2005, nxjerre nga www.pad.gov.al.
16
Keto te dhena perfshijne numrin total pamvareisht nga shteti ne te cilin jane kryer studimet dhe ndahen ne 14 me studime
universitare, 13 Master dhe 1 PHD.
17
Ushqimit studime universitare jashtë
vendit)
Ministria e Industrisë dhe 1 - 1 -
Energjetikes
Ministria e Pushtetit vendor 5 3 2
dhe Decentralizimit
Ministria e Kulturës Rinise 5 3 2 1(nga te cilët 1 edhe me
dhe Sporteve master jashtë vendit)
Ministria e Integrimit 5 4 7 (nga te cilët 2 edhe me 2 (nga te cilët 1 edhe me
Evropian studime universitare jashtë master jashtë vendit,
vendit) ndërsa tjetri me master
dhe studime universitare
jashtë vendit)
Total 113 47 58 (nga te cilët 18 edhe 8 (nga te cilët 3 edhe me
me studime universitare Master jashtë vendit)
j


Use: 0.0225