• Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008


  •   
  • FileName: AMandro-Ndermjetesimi_Arbitrazhi-AJLS-2008.pdf [read-online]
    • Abstract: Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008“RELATIVIZMI” I LIRISË SË PROFESIONEVE TË LIRA NËFUNKSION TË NJË SHËRBIMI “ABSOLUTISHT” NË TË MIRË TËQYTETARËVE DHE NË PËRPUTHJE ME LIGJIN: ZGJIDHJET

Download the ebook

Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
“RELATIVIZMI” I LIRISË SË PROFESIONEVE TË LIRA NË
FUNKSION TË NJË SHËRBIMI “ABSOLUTISHT” NË TË MIRË TË
QYTETARËVE DHE NË PËRPUTHJE ME LIGJIN: ZGJIDHJET
ALTERNATIVE TË MOSMARRËVESHJEVE: NDËRMJETËSIMI
DHE ARBITRAZHI
Prof. As. Dr. Arta MANDRO* 1
Abstrakt:
Ky punim trajton çështje që lidhen me përdorimin e procedurave alternative të zgjidhjes
së mosmarrëveshjeve. Pas trajtimit të mundësive ekzistuese të zgjidhjes alternative të
mosmarrëveshjeve (ZAM) punimi evidenton aktorët kryesorë që ndikojnë në favor të ZAM
në Shqipëri. Përveç sqarimit të asaj se çfarë mund të zgjidhet përmes ZAM nëpërmjet
shqyrtimit të kuadrit ligjor, në fund të punimit trajtohen edhe sfidat drejt së ardhmes.
Fjalët kyç: Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve, ndërmjetësimi dhe arbitrazhi,
kuadri ligjor shqiptar.
1. Hyrje
Ritmi i shpejtë i ndryshimeve shoqërore dhe ekonomike në vendin tonë në këto dy dekadat e
fundit, është karakterizuar përgjithësisht nga rritja e numrit të konflikteve të cilat përgjithësisht
shohin ende si rrugën më të shkurtër për zgjidhjen e tyre atë drejt gjykatës. Prirjet e reja në sjelljet
bashkëkohore të diktuara nga rrjedha impulsive e jetës në një ekonomi tregu ku duhet të
bashkëjetojë publikja me privaten, por edhe “privatet” heterogjene me njëra tjetrën tregojnë se një
numër i madh mosmarrëveshjesh janë të një natyre krejt të re, disa prej tyre të mbartura, e disa te
sajuara, disa më të thjeshta e të tjera më të komplikuara.
                                                            
* Pedagoge, Departamenti i së Drejtës Publike dhe Departamenti i së Drejtës Civile; Universiteti Jopublik
“Justicia”, Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë, Shqipëri.
  1
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
Ndërsa jepen një mori argumentesh në favor të përdorimit të ZAM dhe teknikave e rezultateve
efektive të këtyre metodave, ndërsa aktet normative të fushave të ndryshme gjithnjë e më shumë
nxisin përdorimin e procedurave të zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve, konstatohet
lehtësisht se aktivitete të tilla për të zgjidhur informalisht mosmarrëveshjet, në realitetin shqiptar,
janë të minimizuara. Qëllimi im këtu nuk është që të argumentoj që marrëveshja e arritur në këtë
mënyrë të zëvendësojë në mënyrë të përsosur gjykimin, por që të nënvizoj se në këtë proces
marrëveshja e arritur qaset ose arrin të njëjtin qëllim sikurse edhe gjykimi e si e tillë është një
alternative e cila në disa rrethana e kushte ka avantazhe kundrejt rrugës gjyqësore. Synimi është
që të stimulohen një varg i pafund shërbimesh të cilat pa dyshim janë më efektive se sa thjesht një
ndërhyrje finale, siç është ajo gjyqësore, mundësia e së cilës është një rezervë në gatishmëri.
Nisur nga avantazhet e ZAM, nuk është për tu çuditur që shumë shtete, ndërmjet të cilëve edhe
vendi ynë, pikërisht këto vite, kanë nisur intensivisht punën për reformimin e të drejtës së tyre
pronësore, martesore dhe familjare, tregtare, penale, të punës, etj, duke i lënë shteg të lirë
ligjërisht edhe këtyre mundësive për zgjidhje të reja ligjore por jashtë gjyqësore. Edhe në
Shqipëri, megjithë vështirësitë e sfidat, forcimi i shtetit të së drejtës, reforma ligjore, reforma në
sistemin e drejtësisë si edhe lufta kundër e korrupsionit bënë të mundur që ti kushtohet një kujdes
i veçantë ndërmjetësimit dhe alternativave të tjera të ZAM.
Përzgjedhja e alternativës pa dyshim varet nga lloji i konfliktit dhe rezultati i dëshiruar. Gjithsesi,
pavarësisht ndryshimeve ndërmjet alternativave të ZAM, ato sigurojnë ose kontribuojnë në
parandalimin e konfliktit, dhënien e ndihmës procedurale, lehtësim, pajtim, negocim,
ndërmjetësim, ndihmë për vendim marrje, arbitrim.
2. Alternativat e ZAM
Në alternativat e ZAM bëjnë pjesë:
Parandalimi: i cili përfshin dy aspekte, parandalimin e konfliktit në të ardhmen edhe
parandalimin e përshkallëzimin e mëtejshëm të tij përmes sistemeve operative të cilat
reagojnë me shpejtësi dhe efikasitet.
Negocimi: procesi ku dy ose më shumë persona kërkojnë të arrijnë një marrëveshje
përmes komunikimit. Si rrjedhojë palët mund të realizojnë përfitime të karakterit reciprok
ose edhe individual.
  2
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
Lehtësimi i cili realizohet përmes një personi i cili ndonëse nuk ka një rol thelbësor në
proces, përpiqet që palët të realizojnë synimet e tyre. Lehtësuesit zakonisht ndihmojnë që
të merret një vendim me konsensus
Pajtimi realizohet gjithashtu përmes një pale të tretë e cila ndihmon palët të kuptojnë
shkaqet e konfliktit dhe të përqendrohen në mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Ndërmjetësimi është në thelb një formë lehtësimi. Ndërmjetësuesit lehtësojnë një proces
negociatash. Kjo do të thotë që gjatë ndërmjetësimi realizohen disa negocime në të
njëjtën kohë. Në këtë rast negocimi ndihmohet nga pala e tretë asnjanëse (neutrali) që
është ndërmjetësi.
Këto metoda ligjore dhe jashtë gjyqësore përpiqen ti lënë një vend të gjerë zgjidhjes mbi baza
vullnetare të konfliktit dhe të përqendrohen në disa aspekte të veçanta të konfliktit.
Arbitrazhi si një alternativë detyruese vendimmarrjeje private (jo publike siç është
procesi gjyqësor) tepër e përdorshme në një sërë rastesh por kryesisht në ato me natyrë
tregtare. Si i tillë arbitrazhi ka ngjashmëri evidente edhe me mënyrat alternative të
zgjidhjes së mosmarrëveshjeve por edhe me procesin gjyqësor. Në këtë proces, vendimi
për zgjidhjen e problemit merret nga pala e tretë asnjanëse (arbitri ose arbitrat)duke iu
imponuar palëve pavarësisht pëlqimit të tyre, kuptohet pasi ato (palët) dëgjohen. Në këtë
këndvështrim por edhe disa të tjera është një gjyq. Ndërkohë palët kanë mundësinë të
zgjedhin vet arbitrin e tyre dhe të kenë përmes këtij procesi një sërë avantazhesh të
karakterit privat, ekonomik dhe kursimit të kohës.
3. Pse ZAM në Shqipëri?
Ka disa arsye parimore të cilat duhet të nxisin sistemin e drejtësisë civile e më gjerë të promovojë
e integrojë procedurat e ZAM. Së pari këtu vlen të përmendet roli i ridimensionuar i gjykatës në
një shoqëri që ka tendeca drejt modernes por aq edhe komplekse e në rritje. Është koha për të
ndryshuar disa metoda tradicionale dhe të përfitohet nga avantazhet e reja. Gjykata si “qendra e
zgjidhjes së mosmarrëveshjeve” nuk mund të jetë e vetmja “task force” e cila promovon zgjidhje
të drejtë, të shpejtë dhe ekonomike të mosmarrëveshjeve. Kështu që ka një arsye pragmatike e
cila fokusohet pikërisht në rolin që luan ZAM. Në këtë mënyrë është vet publiku por edhe
inkurajimi i profesionistëve dhe institucioneve shtetërore që do të bëjë të mundur zhvillimin e
ZAM si dhe adresimin e drejtë në përzgjedhjen e një opsioni që është më i përshtatshëm për
  3
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të caktuar. Së dyti, ndërsa gjykata është një institucion tepër i
rëndësishëm në shoqëri si një arbitër i fundit për mosmarrëveshjen, tashmë komuniteti ka një
varietet mjetesh për të lehtësuar zgjidhjet me kosto efektive (dihet që rruga gjyqësore ka kosto të
larta ligjore dhe procedura të ngadalta), në kuptim të gjerë, për një kategori të gjerë
mosmarrëveshjesh. Kjo siguron akses më të gjerë të publikut në drejtësi sepse vetë palët
përfshihen në krijimin e zgjidhjes. Ky duhet të jetë interesi i shtetit të së drejtës. Por pavarësisht
avantazheve të tilla si shpejtësia e procedimit, favorizimet ekonomike, eliminimi i formalizmit,
konfidencialiteti, jo publiciteti, etj, instrumente të tilla (kryesisht arbitrazhi) kanë mbetur vetëm si
zbukurime ligjore. Ndërkohë është me vend të themi se edhe aspektet ligjore të rregullimit të
këtyre instituteve kanë vend për ndërhyrje e modifikime specifike në përshtatje me realitetin
shqiptar dhe bashkëkohore.
Mendoj se sikurse aktorë të tjerë të rëndësishëm të tillë si gjyqtarët, prokurorët, noterët, avokatët
etj, edhe ndërmjetësit dhe arbitrat, kanë mundësi të luajnë një rol eminent në stabilitetin social
dhe në zgjidhjen e konflikteve. Procesi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duhet patjetër të marrë në
konsideratë shumë faktorë, tërësia e të cilëve çuan në konflikt dhe e krijuan mosmarrëveshjen, të
vendosë prioritete në raportet midis këtyre faktorëve dhe peshës së tyre në situatën konfliktuale të
tashme dhe të perspektivës, të kuptojë shkallën e vlerës së secilit prej tyre, etj, etj. Jo në ë gjitha
rastet gjykata e ka një komoditet të tillë. Kjo edhe për shkak të mbingarkesës. Prandaj, edhe
shpesh herë sugjerohet që në mosmarrëveshjet e mundshme dhe të pranueshme për zgjidhje me
ndërmjetësim ose arbitrazh përpara se të veprohet duhet një orientim i personave duke nënvizuar
se ZAM është jo rrallë shumë më i përshtatshëm, për shkak të çështjeve delikate, të pleksura keq,
emocionale dhe reale, pronësore dhe jo-pronësore, që lidhen me mosmarrëveshjen, se sa
mekanizmat formal të zgjidhjes.
4. Faktorët kryesorë që ndikojnë në favor të ZAM në Shqipëri
Nëse duam të dimë situatën e ZAM në Shqipëri është e rëndësishme që të njohim bazën ligjore
aktuale, realiteti e funksionimit të këtyre alternativave, arritjet nëse ka të tilla dhe te identifikohen
problemet nëse ka të tilla që duhen zgjidhur dhe si duhen zgjidhur. ZAM nuk është një kështjellë
e ngritur në hava. Edhe në Shqipëri, ZAM ka mbështetjen e burimeve të ndryshme tradicionale,
ideologjike dhe tashmë edhe ligjore.
  4
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
Mbështetja ligjore e ndërmjetësimit:Ligji nr. 9090, datë 26.6.2003 “Për
ndërmjetësimin” 2, rregullon çështje që kanë të bëjnë me zgjidhjen e një
mosmarrëveshjeje jashtë gjyqësisht për çështje për të cilat juridiksioni gjyqësor
nuk është i detyrueshëm.
Kodi i Procedurës Civile, n. 171, 361, (veprimet e pajtimit të gjyqtarit në seancën
përgatitore dhe në gjykimet e posaçme që lidhen me martesën e familjen);
Kodi Civil, nenet. 78, 203, 207, 262, 281-284, 486, 511, 625, 973-981,
(përfaqësimi pa tagra, bashkëpronësia, pjesëtimi i sendit, shpërblimi i dëmit,
kontrata e ndërmjetësimit);
Kodi i Familjes, neni 66, (marrëveshja për regjimin pasur martesor), n. 125,
(zgjidhja e martesës me marrëveshje), n. 134-136 (pajtimi për zgjidhjen e
martesës), n.221 konfliktet për fëmijën;
Ligji “Për ratifikimin e Konventës Europiane për Marrëdhëniet me fëmijët”, Nr.
9359, dt. 24.3.2005, n 7/b, (marrëveshje miqësore dhe zgjidhje me pajtim);
Kodi i Punës3, nenet 165, 189, (procedurat dhe afatet 30 ditore), 191-195,
(zgjidhja e konflikteve nga marrëdhëniet e punës dhe kontratat kolektive, Zyra
Kombëtare e punës dhe zyrat në rrethe, që kanë iniciativë të propozojnë
marrëveshjen, n. 197, zyrat private të ndërmjetësimit të parashikuara në kontratën
kolektive.
Kodi i Procedurës Penale, nenet 59 dhe 284, ku përfshihen:
Neni 59, Kodi Procedurës Penale te R. Shqipërisë. “Ai qe është dëmtuar
nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112/1,119, 120,
121, 122,125,127,148,149, dhe 254 te Kodit Penal ka të drejtë të
                                                            
2
ky ligj i ri shfuqizoi ligjin nr.8465, datë 11.03.1999 “Për ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim të
mosmarrëveshjeve” duke zgjeruar, plotësuar, forcuar dhe korrigjuar atë.
3
Shih Ligjin nr.796, datë 12.0.1995 (ndryshuar) “Kodi i Punës së R.SH, në të cilin nënvizohet se zyrat e
pajtimit janë krijuar dhe veprojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në marrëdhëniet e punës. Procedura e
pajtimit është falas dhe rregullohet me VKM. Kodi i Punës parashikon edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
me anë të zyrave private të pajtimit ose arbitrimit privat të zgjedhura nga vet palët. Zbatimi i praktikë ende
kërkon shumë impenjim.
  5
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të
vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.
Neni 284, Kodi Procedurës Penale te R. Shqipërisë. “Veprat penale te
parashikuara nga nenet 89, 102/1,105,106, 130, 239, 240, 241, 243, 264,
275 dhe 318 te Kodit Penal. Ndjekja penale mund te filloje vetëm me
ankimin e te dëmtuarit, i cili mund ta tërheqë atë ne çdo faze te
procedimit. Ankimi behet tek prokurori ose ne policinë gjyqësore.
Kodi Penal: nenet 90-92, 112/1, 119-122, 125, 127, 148, 149, 254 (rrahja,
plagosja e rëndë dhe lehtë nga pakujdesia, dhunimi i banesës, fyerja, shpifja, si
dhe nenet 85, 89, 102/1, 105, 106, 130, 239-241, 243, 264, 275 dhe 318, (kur
procedimi penal fillon nga prokuroria ose policia gjyqësore vetëm duke u bazuar
në ankimin e viktimës,të dëmtuarit ndaj të akuzuarit si shkelja e rregullave të
qarkull. Rrugor, plagosja e lehtë me dashje, etj
Mbështetja ligjore e arbitrazhit:
Këtu një vend të veçantë zënë dispozitat e Kodit të Procedurë Civile. Ky Kod i ka rezervuar një
kapitull të veçantë funksionimit të arbitrazhit si një instrument vullnetar për zgjidhjen e
konflikteve pasurore. Sipas dispozitave të KPC, çdo pretendim pasuror apo kërkesë që rrjedh nga
një marrëdhënie pasurore, mund të jetë objekt i një gjykimi të arbitrazhit. Palët nuk janë të
detyruara t’i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e konfliktit midis tyre. Ato mund të zgjidhin me
marrëveshje midis tyre, “gjyqtarët-arbitra” si dhe rregullat procedurale të procesit të arbitrazhit.
Marrëveshja për arbitrazh mund të arrihet njëkohësisht me lidhjen e marrëveshjes kryesore (bazë)
apo dhe në momentin kur lind konflikti. Edhe në rast se konflikti është drejtuar për gjykim në
juridiksionin gjyqësor, palët mund të arrijë marrëveshje gjatë gjykimit dhe ta transferojnë
gjykimin e mosmarrëveshjes në arbitrazh.
Në marrëveshjen për arbitrazh duhet përcaktuar mënyra e caktimit të arbitrit ose arbitrave dhe
objekti i mosmarrëveshjes, në rast se kjo e fundit ka lindur, në të kundërt, marrëveshja është e
pavlefshme. Persa i përket procedurës së arbitrazhit, palët kanë liri të plotë zgjedhjeje, me të
vetmin kufizim, që të garantohet barazia ndërmjet palëve dhe kontradiktoriteti i debatit. Vendimet
e arbitrazhit janë të formës së prerë, pasi nuk mund te ankimohen. Janë parashikuar veç disa raste,
kur vendimi mund të apelohet ne Gjykatën e Apelit, e cila mund të prishë apo ndryshojë
vendimin e arbitrazhit. Ne këto raste ajo vendos për themelin e mosmarrëveshjes, por pa kaluar
  6
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
kufijtë e misionit të caktuar arbitrazhit, nga palët. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit nuk
lejohet asnjë formë ankimi. Ekzekutimi i vendimeve të arbitrazhit kryhet në të njëjtën mënyrë si
për vendimet e gjykatave të sistemit të drejtësisë.
Në bazën ligjore të arbitrazhit vlen të përmenden edhe një sërë konventash të ratifikuara nga
vendi ynë. Si të tillë përmendim:
Ligji nr.8687, datë 9.11.2000 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në
"Konventën Europiane të Arbitrazhit"
Ligji nr.8688, datë 9.11.2000 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në
"Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja të Arbitrazhit"
Ligji nr.8012, datë 18.10.1995 “Për ratifikimin e Konventës “Për pajtimin dhe
arbitrazhin brenda OSBE-së”.
U bë një kohë e gjatë që është ende në proces miratimi i projekt ligjit “Për Arbitrazhin Tregtar ne
Republikën e Shqipërisë” i cili mund të japë një impuls në rritje përdorimit të arbitrazhit për
zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve tregtare.
Nevojat për ZAM në kontekstin social si faktorë nxitës. Kjo sepse shteti dhe
institucionet shfaqin dobësi në zbatimin e ligjit, përflitet për korrupsion në
organet e drejtësisë dhe njerëzit kanë humbur besimin, rreziku i vetëgjyqësisë,
vështirësitë ekonomike, etj
Veprimtaria e OJF-ve, qendrave, fondacioneve
Në vendin tonë janë krijuar dhe funksionojnë disa organizata ose fondacione të krijuara si persona
juridikë sipas dispozitave të Kodit Civil të cilat përfshijnë në veprimtarinë e tyre atë të
ndërmjetësimit të mosmarrëveshjeve dhe të arbitrazhit. I tillë është FZM me qendër në Tiranë por
më shtrirje gjeografike në të gjithë vendin dhe Qendra MEDART e fokusuar në ndërmjetësimin
dhe arbitrazhin tregtar. Nga veprimtaria e këtyre konstatohet se arbitrazhi i çështjeve tregtare
është tepër i limituar. Llojet e subjekteve që mund të ushtrojnë këtë veprimtari janë si personat
fizike (fitimprurës ose jofitimprurës) ashtu edhe personat juridik (fitimprurës ose jofitimprurës) të
tilla si Zyre, Qendër , Fondacion.
Mbështetja institucionale dhe e biznesit
  7
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
Në promovimin e ZAM një rol të veçantë ka Ministria e Drejtësisë si edhe Dhoma Kombëtare e
Avokatisë dhe Noterisë, Fakultetet e Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Këshilli i Lartë i
Drejtësisë, gjyqtarët (sepse ndërmjetësimi mund të ndërmerret kur kërkohet ose çmohet nga
gjykata, arbitrazhi, organi përkatës shtetëror sipas ligjit, ose kur ky është i detyrueshëm), etj. Në
institucione të tilla juristët, gjyqtarët, avokatët, etj kanë një vend dhe rol të veçantë dhe si të tillë
ata kanë një lidhje të veçantë afinitive me ligjin dhe karakterizohen nga njohje e ndjeshmëri e
lartë sociale veç asaj juridike. Avokati, noteri, juristi ka kredibilitetin e palëve. Këta të fundit
ndajnë me të shqetësime dhe konfidenca dhe si të tillë juristët në përgjithësi kanë avantazhin tu
sugjerojnë dhe edukojnë palëve alternativa jashtëgjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Nga dy aktivitete rajonale të zhvilluara mbi baza gjykatash Apelesh përkatësisht në Vlorë dhe
Durrës rezultoi se gjyqtarët kanë konstatuar se gjykata mbingarkohet me çështje të cilat mund të
zgjidhen lehtësisht jashtëgjyqësisht. Kjo mbingarkesë vjen edhe si rezultat i mangësive në
formimin e juristëve të pushtetit vendor dhe të institucioneve të tjera të cilët e shohin gjykatën si
të vetmin vend për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Avokati, juristët etj e njohin mirë sistemin e
drejtësisë me të mirat dhe jo të mirat e veta dhe si rrjedhojë do të ishte në përfitim të klientëve të
tyre dhe të atyre vet inkurajimi i ZAM. Në të vërtetë ndodh që ka një lloj hezitimi dhe frike në
humbjen e klientelës nga avokatët të cilët rendin pas një çështjeje të zvarritur për vite me radhë në
vend që të nxisin këto alternative e të pasurohen me eksperienca të reja. Ndërkohë vlen të
përmendet që noterët kanë një vend nderi për shkak se kanë të gjitha mundësitë të parashikojnë
ZAM si mënyra të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në rastin e hartimit të kontratave përmes
klauzolave të ndërmjetësimit dhe arbitrazhit.
Nëse do të ndalesha tek Ligji Nr.9109, date 17.7.2003 “Për profesionin e Avokatit në RSh” në të
parashikohet:
Avokati jep ndihmë juridike nëpërmjet: a) këshillimit ligjor për çështje te
ndryshme;…. f) veprimeve te tjera te ndihmës juridike që parashikohen ne ligj.
Avokati ka për detyrë ta ushtrojë profesionin e vet me ndershmëri dhe dinjitet, të
respektojë rregullat e etikës profesionale dhe të përdorë të gjitha mjetet e
ligjshme për mbrojtjen me besnikëri të të drejtave dhe të interesave të personave
që mbrohen ose përfaqësohen prej tij.
Avokatit i ndalohet të bëjë publike të dhënat, që i ka mësuar nëpërmjet personit
të mbrojtur.
  8
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
Sipas Direktivave të BE (3.7.1.) Avokati duhet në çdo kohë të përpiqet të arrijë zgjidhjen më të
leverdishme për mosmarrëveshjen e klientit dhe duhet të këshillojë klientin në faza të
përshtatshme në lidhje me dëshirën për të arritur një zgjidhje dhe/ose një referencë për zgjidhje
alternative për mosmarrëveshjen.
Pa dyshim që ndër më të interesuarit në ZAM duhet të jenë përfaqësuesit e biznesit të cilët ende
nuk kanë mundur të shohin qartë avantazhet e këtyre alternativave duke u bërë shpesh herë shkak
i tronditjeve të forta deri në shkatërrimin e bizneseve të ndërtuara me mund të madh.
Tradita
Në historinë e shoqërisë shqiptare këto modele konsensuale për zgjidhjen e konflikteve ndonëse
nuk kane pasur këtë shkalle institucionalizimi aktual, nuk mund te quhen krejt te reja. Pra,
politikat e konsensusit nuk janë një e tashme pa te shkuar apo një e tashme pa perspektiva teorike
e praktike. Në të drejtën e zbatuar në vendin tonë, qoftë në atë zakonore, fetare apo pozitive,
gjejmë modele e shembuj të shumtë tradicional të zbatimit të metodave pajtuese e
ndërmjetësuese. Kështu mund të përmendim rolin e veçantë që kanë luajtur pleqtë dhe gjyqi i
pleqve por edhe kuvendi (që gjykonte në raste të veçanta) të cilët përpara se të gjykonin çështjen
e paraqitur bënin të gjitha përpjekjet për pajtim. Këtë rol të këtyre institucioneve zakonore e ka
huazuar herë pas here edhe e drejta shtetërore e deri në ditët tona4. Gjykatat e fshatit dhe të lagjes,
të njohura edhe si gjykata shoqërore të krijuara qysh më 19685, e madje të njohura si hallka
përbërëse të sistemit gjyqësor, ndonëse, nisur nga masa e dënimit (qortim shoqëror ose gjobë deri
në 1000 lekë) gjykonin “çështje të një rëndësie të vogël” (këtu duhet të kemi parasysh karakterin
subjektiv të përcaktorit “të vogël”), me të marrë kërkesën duhet të bënin të gjitha përpjekjet për
pajtim të palëve në konflikt.
Të njëjtën mund të themi për arbitrazhin. Vendi ynë në këtë drejtim ka pasur një përvojë të pasur
kryesisht për shkak të Arbitrazhit Shtetëror.
Rezultatet e ZAM në vendin tonë dhe përvoja e suksesshme ndërkombëtare. këtu
vlen të përmendet se ndonëse ka një përvojë të ofruar kryesisht nga OJF
rezultatet pozitive ekzistojnë por nuk janë bërë dukshëm evidente. Ajo çka
                                                            
4
shih p.sh ligjin nr.83, datë 23 Maj 1928 “Mbi administratën civile të mbretërisë shqiptare” në nenin 83-84
të të cilit nënvizohet se “Pleqësia paqton ngatërresat që lindin ndërmjet katundeve”; shih gjithashtu Ligjin
“Për organizimin e pushtetit lokal”
5
ligji nr.4406, datë 24.06.1968 “Për organizimin gjyqësor” dhe ndryshuar
  9
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
mendoj se duhet të bëhet më shumë evidente është ofrimi i statistikave reale
lidhur me suksesin e metodës në rastet e veçanta.
Obligimet për shkak të të qenit vend anëtar i Këshillit të Evropës të kësaj
organizate që ka një kontribut të madh në promovimin e ZAM përmes një sërë
rekomandimesh6; aspirata për të qenë vend anëtar i BE7 dhe detyrimet e përqasjes
dhe të harmonizimit që burojnë nga MSA
avantazhe të tjera që burojnë nga vet alternativat e përzgjedhur për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve të tilla si: shpejtësia e procesit, vullnetarizmi, konfidenialiteti,
efektet e vendimit, etj
5. Çfarë mund të zgjidhet përmes ZAM?
A) Çfarë mund të ndërmjetësohet?
Gama e çështjeve që mund të ndërmjetësohet është e gjerë. Ndërmjetësimi, (neni 2\1)
zbatohet për zgjidhjen e te gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare,
familjare dhe ato penale. Në këto të fundit është fjala për çështjet qe shqyrtohen nga gjykata, me
kërkesën e te dëmtuarit akuzues ose ankimit të të dënuarit, sipas neneve 59 dhe 284 te Kodit te
Procedurës Penale. Ndërmjetësimi i çështjeve familjare ka për qëllim të shmanget procedimi
përpara autoriteteve gjyqësore, të cilat përgjithësisht ndikojnë mbi fëmijët8. Me anë të
                                                            
6
Rekomandimi nr.(81)7 i komitetit të ministrave të Këshilli të Evropës “mbi masat për të lehtësuar aksesin
tek drejtësia” përfshin edhe një parim që quhet “parimi i thjeshtimit” sipas të cilit kërkohet që të merren
masa për të lehtësuar apo inkurajuar zgjidhje alternative jashtë gjyqësore të mosmarrëveshjeve. Ky
rekomandim që ka të njëjtën linjë me atë (86)12 lidhur me masat për të penguar apo pakësuar mbi
ngarkesën e tepërt të gjykatave” adreson tek të gjithë profesionistët e lirë të fushës juridike detyrën për të
sugjeruar apo inkurajuar palët që në rast mosmarrëveshjeje të mos rendin drejt e tek gjykata pa tentuar në
avantazhe paragjyqësore të zgjidhjes. një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu: Rekomandimi nr.(2002)10 mbi
ndërmjetësimin në çështjet civile i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës; Rekomandimi nr. (98)1
mbi ndërmjetësimin në çështjet familjare i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës; Rekomandimi
nr. (99)19 mbi ndërmjetësimin në çështjet penale i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;Green
paper mbi ADR në të drejtën civile dhe tregtare e Komisionit të Komunitetit Evropian; UNCITRAL Model
Law on International Commercial Conciliation with guide to enactment and use (2002); Proposal for a
Directive of the European Parliament and of the Council on certain aspects of mediation in civil and
commercial matters (2004/0251).
7
Shih Direktiva e Parlamentit dhe të Këshillit Evropian “Mbi disa aspekte të ndërmjetësimit në
çështjet civile dhe tregtare” (2005); “green paper on ADR”.
8
Neni 13 i Konventës Evropiane "Për të drejtat e fëmijëve".
  10
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
ndërmjetësimit mund të zgjidhen mosmarrëveshje të tilla si ato midis bashkëshortëve dhe
bashkëjetuesve dhe anëtarëve të tjerë të familjes; ato që burojnë nga detyrimi për ushqim;
mosrealizimi i detyrimeve që burojnë nga përgjegjësia prindërore; konfliktet pasurore midis
bashkëshortëve; kujdestaria pra, se ku dhe me kë do të qëndrojë fëmija; marrëdhëniet me fëmijën
që duhet të ketë prindi me të cilin fëmija nuk jeton ose edhe anëtarë të tjerë të familjes si gjyshërit
etj. Alternativa e ndërmjetësimit paraqet shumë interes edhe në konfliktet civile dhe është shtrirë
në çështjet tregtare dhe ato penale të tilla si ndërmjetësimi midis viktimës dhe dhunuesit.
Në këtë mënyrë ligji i ri e parashikon ndërmjetësimin si një alternativë për zgjidhjen e konflikteve
jo vetëm dhe thjesht të natyrës personale por edhe pasurore. Në ndryshim nga ligji i mëparshëm,
ligji i ri rendit edhe fushën tregtare. Në këtë mënyrë këto çështje nuk janë vetëm ekskluzivitet i
arbitrazhit si alternativë jashtëgjyqësore.
B) Por çfarë është ndërmjetësimi?
Nëse i referohemi nenit 1 të ligjit nr. 9090, datë 26.06.2003 “Ndërmjetësimi është
veprimtari jashtëgjyqësore në të cilën palët kërkojnë ndërmjetësimin e një personi të tretë ose
të një grupi personash, për të arritur në zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre
dhe që nuk vjen në kundërshtim me ligjin”.
Pra, ndërmjetësimi është një proces në të cilin një palë e tretë e paanshme ndihmon palët
e një mosmarrëveshjeje të negociojnë lidhur me marrjen e një vendimi të tyre të përbashkët.
Ndërmjetësi nuk ka pushtet detyrues, nuk ka të drejtë të urdhërojë ose të detyrojë palët të
pranojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes; ai nuk vepron as si gjyqtar, as si avokat ose arbitër për
secilën nga palët. Ndërmjetësi nuk ka autoritetin për t'u imponuar palëve një zgjidhje dhe, për më
tepër, edhe diskutimet janë të karakterit konfidencial. Kur një person zgjidhet si ndërmjetës nga
palët në mosmarrëveshje, ai duhet të deklarojë të gjitha rrethanat që mund të shkaktojnë dyshime
për paanshmërinë dhe pavarësinë e tij.
Ndërmjetësimi zbatohet në rastet kur kërkohet dhe pranohet nga palët, përpara ose pas
lindjes së mosmarrëveshjes, kur çmohet nga gjykata, arbitrazhi ose organi kompetent shtetëror.
Pra, ndërmjetësimi është një proces vullnetar. Nëse një palë i kërkon tjetrës ndjekjen e
procedurave të ndërmjetësimit dhe kjo e dyta nuk i përgjigjet brenda 30 ditëve ftesës së bërë, kjo
mund të vlerësohet si mospranim për ndërmjetësim. Mosmarrëveshjet për të cilat është e
detyrueshme rruga gjyqësore, nuk mund të zgjidhen me ndërmjetësim.
  11
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
Ligji nuk e ka bërë të qartë thelbin e shërbimit të ndërmjetësimit. pra, çfarë është
shërbimi i ndërmjetësimit, shërbim publik, shërbim privat apo miks. Nëse është publik duhet ta
ketë Ministria e Drejtësisë, nëse është privat institucioni duhet te vet-rregullohet (Ministria e
Drejtësisë do të ketë askes ne rekrutim dhe disipline), nëse është miks duhet te jete një procedure
e ngjashme me shërbimin e noterisë. A do të ketë një regjistër të ndërmjetësve? pa dyshim që
regjistri ose do te mbahet nga Ministria ose kjo do te lajmërohet zyrtarisht për listën e
ndërmjetësve.
Krijimi Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve ose Mediatorëve dhe statusi i saj është
domosdoshmëri dhe rezulton se ligji aktual është i mangët në këtë drejtim.
C) Marrëveshja e arritur dhe efektet e saj. Cili është statusi i marrëveshjes së arritur me
ndërmjetësim?
Marrëveshja e arritur gjatë ndërmjetësimit fiksohet në një dokument, i cili prodhohet në disa
kopje dhe u jepet edhe palëve9. Nëse marrëveshja e arritur gjatë ndërmjetësimit është e vlefshme,
kjo aktmarrëveshje e pajtimit përbën një titull ekzekutiv për palët dhe gjykatën. Por gjykata,
nëse palët e kundërshtojnë aktmarrëveshjen, nuk është e detyruar të vendosë sipas saj.
Aktmarrëveshja e ndërmjetësimit sjell këto efekte dhe detyrime për palët:
• Aktmarrëveshja duhet të bëhet me shkrim, kur objekti i saj lidhet me pagime shumash në
të holla ose me dorëzime sendesh a kryerje shërbimesh. Kjo marrëveshje mund të
kundërshtohet nga palët brenda 10 ditëve, në të kundërt ajo shndërrohet në një titull
ekzekutiv në bazë të nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile dhe zyra e përmbarimit
ngarkohet për ekzekutimin e saj.
• Nëse aktmarrëveshja kundërshtohet në gjykatë a prokurori, këto organe marrin parasysh
zgjidhjen me ndërmjetësim, por nuk kanë pengesë ligjore të vendosin një zgjidhje të
ndryshme nga ajo e palëve.
                                                            
9
Sipas nenit 14 të ligjit nr.9090, datë 26.06.2003 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”:
“Nëse palët bien dakord për zgjidhjen e pranueshme të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre dhe së bashku me
ndërmjetësuesit ose grupin e ndërmjetësuesve nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, në kuptim dhe zbatim
të kushteve, rasteve dhe procedurave të parashikuara në këtë ligj, kjo marrëveshje është e detyrueshme dhe
e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit.”
  12
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
• Gjykata ose prokuroria mund ta konsiderojnë të pavlefshme marrëveshjen e arritur me
ndërmjetësim, kur arrijnë në përfundimin se nuk pasqyron vullnetin e palëve në konflikt,
kur janë cenuar rëndë të drejtat dhe interesat e tyre ose kur zhdëmtimi është haptazi në
shpërpjesëtim me dëmin e shkaktuar.
Në rastin kur mosmarrëveshja e ndërmjetësuar parashikon detyrime në të holla, dorëzimin e
sendeve, kryerjen e shërbimeve të vlerësueshme e të dokumentuara me shkrim, mund të
kundërshtohet brenda 10 ditëve, në të kundërt, aktmarrëveshja përbën titull ekzekutiv dhe
ngarkohet zyra e përmbarimit me ekzekutimin e saj. Edhe në rastin e kundërshtimit, mund të
provohet përsëri në zgjidhje me ndërmjetësim.
Në lidhje me këtë pyetje kam frike se jo. Kjo dispozitë e ligjit të ndërmjetësimit del jashtë
parashikimeve të KPC dhe qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese ne lidhje me parashikimin e KPC te
kredisë si titull ekzekutiv, ku ajo shprehet se kredia e bankës është kushtetuese te jete titull
ekzekutiv për hir të rolit të pazëvendësueshëm të saj në ekonomi.
D) Ligji parashikon rastet në të cilat zgjidhja e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim është e
pavlefshme.
Ndërmjetësimi nuk ka të bëjë me mohimin e të drejtës së qytetarëve për të pasur akses te
ligji dhe drejtësia dhe as që zbeh pushtetet e autoriteteve administrative dhe gjyqësore për të
mbrojtur interesat e të gjithë palëve në mosmarrëveshje. Secila nga palët mund të kërkojë fillimin
ose vazhdimin e gjykimit të çështjes në gjykatë ose arbitrazh, kur çmon se në këtë mënyrë mbron
të drejtat e veta. Fillimi i zbatimit të këtyre procedurave nuk shfuqizon marrëveshjen për
ndërmjetësim ose mundësinë e zgjidhjes me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes përkatëse.
6. Sfidat drejt së ardhmes
Suksesi i ZAM në Shqipëri kërkon:
rritjen e ndërgjegjësimit publik me qëllim që këto të bëhen të pranueshme dhe të
natyrshme në kontekstin social duke u fokusuar në ndërgjegjësimin e trajnimin e
komuniteteve të tilla siç janë ato të biznesit, profesionistëve, institucioneve
shtetërore, etj
rishikim të legjislacionit për ndërmjetësimin dhe arbitrazhin dhe të Kodit të
Procedurës Civile, KPP, KF e të Kodit Civil. Parashikimi i rasteve të
  13
Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve – RSHSL, Konferenca Vjetore 2008
ndërmjetësimit të detyrueshëm në mënyrë specifike të tillë si për çështjet
familjare, disa çështje civile, etj; Sipas rekomandimeve të KE mbi
ndërmjetësimin në fushën familjare dhe atë penale, sidomos në rastet e veprave
penale të kryera nga të miturit, rekomandohet që vendet anëtare të pasqyrojnë në
legjislacionin e tyre detyrueshmërinë e procedurës së ndërmjetësimit, në
shmangie të procedurës gjyqësore për rastet e mësipërme, duke arritur një
zgjidhje më të mirë për palët, kosto më të ulët shpenzimesh dhe impakt më
pozitiv në jetën shoqërore. Edhe Kodi i Procedurës Penale mund të parashikojë
rastet kur vepra


Use: 0.0224