• Agjencia Kosovare e Pronës


  •   
  • FileName: Annual report 2006 albN.pdf [read-online]
    • Abstract: Agjencia Kosovare e PronësRaporti Vjetor2006 RAPORTI I PĒRBASHKĒT VJETOR 2006DREJTORATI PĒR ÇĒSHTJE PRONĒSORE DHE BANESORE&AGJENCIA KOSOVARE E PRONĒSRISHIKIM I VITIT 2006

Download the ebook

Agjencia Kosovare e Pronës
Raporti Vjetor
2006
RAPORTI I PĒRBASHKĒT VJETOR 2006
DREJTORATI PĒR ÇĒSHTJE PRONĒSORE DHE BANESORE
&
AGJENCIA KOSOVARE E PRONĒS
RISHIKIM I VITIT 2006
1
PĒRMBAJTJA
Lista e shkurtesave
Parathënie
Përmbledhje ezekutive
Kapitulli 1 MEKANIZMAT PĒR ZGJIDHJEN E KONTESTEVE
PRONĒSORE:
DREJTORATI PĒR ÇĒSHTJE PRONĒSORE - BANESORE
DHE
AGJENCIA KOSOVARE E PRONĒS
Kapitulli 2 PĒRPUNIMI DHE SHQYRTIMI I KĒRKESAVE PRONĒSORE
BANESORE TË PARAQITURA NË HPD
Kapitulli 3 ZBATIMI I VENDIMEVE TĒ HPCC-së
Kapitulli 4 PRONAT NĒN ADMINISTRIM DHE SKEMA MBI QIRANĒ
Kapitulli 5 PERSONELI DHE NDĒRTIMI I KAPACITETEVE
Kapitulli 6 AKTIVITETET PËR INFORMIM DHE SHPËRNDARJA E
INFORMATAVE
Chapter 7 FINANCIMI
Kapitulli 8 NGJARJET KYÇE GJATĒ VITIT 2006
Kapitulli 9 VITI VIJUES
Shënim përmbyllës
Shtojcë – Anëtarët e Komisionit të Kërkesave Pronësore dhe Banesore
2
TABELAT E SHKURTESAVE
CCPU Njësiti Qendror për Përpunimin e Lëndëve , HPD
DCA Departamenti i Administratës Civile, UNMIK
EAR Agjencia Evropiane për Rindërtim
EU Bashkësia Evropiane
fYROM Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
HPD Drejtorati për Çështje Pronësore dhe Banesore
HPCC Komisioni për Kërkesa Pronësore dhe Banesore
IDP Personat e Zhvendosur
KCA Agjencia Kadastrale e Kosovës, IPVQ
KCB Buxheti i Konsoliduar i Kosovës
KFOR Forcat e Kosovës, NATO
KPA Agjencia Kosovare e Pronës
KPCC Komisioni i Kërkesave Pronësore të Kosovës, KPA
KPS Shërbimi Policor i Kosovës, UNMIK
KTA Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, UNMIK
NGO Organizata Jo-Qeveritare
OLA Zyra e Këshilltarit Juridik, UNMIK
OSCE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
PISG Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse
SRSG Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
UNDP Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara
UNOPS Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve
UN-Habitat Programi i Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin e Njerëzve
3
UNHCR Komisioneri i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara
UNMIK Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në
Kosovë.
UNOB Zyra e Kombeve të Bashkuara në Beograd
4
PARATHĒNIE
Nga Z. Knut Rosandhaug,
Drejtor Ekzekutiv i Drejtoratit pë Çështje Pronësore dhe Banesore
Drejtor i Sekretarisë ekzekutive të Agjencisë Kosovare të Pronës
Për ish Drejtoratin për Çështje Pronësore dhe Banesore (HPD), dhe pasardhësin e tij,
Agjencin Kosovare të Pronës (“KPA”), viti 2006 ishte vit i shpërndarjes së mirëfilltë, i
suksesit të dukshëm dhe i sfidave të reja.
E mandatuar në vitin 1999 nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (“PSSP”)
në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 1999/23 me rolin udhëheqës në çështjet lidhur me
zgjidhjen e kontesteve pronësore dhe banesore, besoj se HPD-ja ia doli mbanë me këtë
sfidë. Në përfundim të vitit 2006, HPD-ja në mënyrë të shpejtë përfundoi zgjidhjen e
rreth 29, 160 kërkesave pronësore dhe banesore të paraqitura nga refugjatët dhe personat
e zhvendosur (“IDP”). Procesi ka ndryshuar humbjen diskriminuese që kanë ndodhur
ndërmjet vitieve 1989 dhe 1999, ka rregulluar shitjet jo zyrtare të pronave duke ua kthyer
posedimin e pronës personave të zhvendosur nga konflikti.
Përmes zbatimit të mandatit të saj, HPD-ja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në
ndërtimin e paqes dhe në mbrojtjen e të drejtave të pronës në Kosovë. Kontributi i saj
pozitiv është bërë i njohur gjerësisht në falenderimet publike nga udhëheqësia e UNMIK-
ut, UNDP, UNHCR, OSBE, EU, zyret diplomatike dhe shumë të tjera, ku të gjitha kanë
përkrahur punën e saj, sukseset duke kosideruar se ka dhënë kontribut të rëndësishëm në
zhvillimin e trajektorës pozitive për Kosovën. Më tej , vlerësimi i jashtëm dhe frekuenca
me të cilën janë kërkuar përvojat dhe pikëpamjet e menaxhmentit të HPD/KPA-së mbi
çështjet e të drejtave pronësore nga vepruesit tjerë kyç në fushën e të drejtave pronësore
në tërësi, demonstrojnë mbi respektin e lartë të cilën HPD-ja gëzoi.
5
Njohja publike e kontributit të HPD-së nuk është e kufizuar vetëm në kontributin e saj në
ndërtimin e paqes në Kosovë. Modeli i HPD-së është marrë si model për zgjidhjen e
kontesteve pronësore në skenaret e pashpresa siç janë ai i Irakut, Qipros, Gjeorgjisë dhe
Palestinës përveç tjerash. Kjo si rezultat solli zhvillimet legjislative të marsit 2006 në të
cilën UNMIK-u transformoi HPD-në si tërësi, personelin e saj dhe pasuritë fizike në një
agjenci të re të pavarur, Agjencia Kosovare e Pronës (“KPA”) duke i dhënë asaj mandat
për të zgjidhur kontestet mbi pronën bujqësore dhe komerciale 1 . Kjo qasje siguroi që
zbatimi, metodologjisë dhe procedurave efikase të njohura që u shfrytëzuan nga HPD-ja
më parë të aplikohen në përpunimin e kërkesave për toka bujqësore dhe komerciale.
KPA-ja gjithashtu u ngarkua me përgjegjësinë për zbatimin e kërkesave pronësore dhe
banesore të HPD-së që nuk janë zgjidhur dhe menaxhimin e pronave nën administrimin e
HPD-së. Vetëm rreth 2.6% të vendimeve mbi kërkesat ishin në pritje të zbatimit në fund
të vitit 2006 dhe këto vendime KPA-ja do t’i zbatoj në çerekun e parë të vitit 2007. Në
pajtim me kompetencat e saja për të marrë menaxhimin portfolios së pronave
administrative të HPD-së, KPA-ja në fund të vitit 2006 ka menaxhuar diku 5,257 prona.
Përveç kësaj, në prill të vitit 2006 pasi që UNMIK-u aprovoi skemën e qirasë për këto
prona, dhe pas miratimit të saj nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse (“IPVQ”)
në gusht KPA-ja sajoi dhe zbatoi një skemë të tillë, duke u siguruar burime të ardhurash
bartësve të zhvendosur të së drejtës pronësore, të cilët aktualisht nuk dëshirojnë të
ushtrojnë të drejtën e tyre për kthim në shtëpitë e tyre apo për shitjen e tyre.
Për vitin 2007 janë caktuar caqe të reja dhe ambicioze për zbatimin e ri të mandatit të
KPA-së. Besoj se institucioni i ri do të mund ta shfrytëzojë përvojën e mësuar nga procesi
i HPD-së, dhe ekspertiza dhe shënimet e stafit të saj të dëshmuara dhe menaxhmenti për
t’u marrë me efikasitet me sfidat me të cilat pashmangshëm do të ballafaqohet gjatë
implementimit të mandatit të saj. Më tutje, KPA do të ngritet mbi arritjet e HPD-së në
zgjidhjen e kontesteve pronësore – çështje vendimtare për Kosovën.
1
Shih Rregulloren e UNMIK-ut 2006/10 e cila ishte nxjerrur më 4 mars 2006.
6
Dëshiroj të falenderoj personelin e HPD/KPA, të cilët punuan në mënyrë shumë të
zellshme gjatë mandatit të HPD-së dhe u angazhuan në mënyrë aktive për të siguruar që
institucioni të arrij qëllimet e veta. Ata punuan me përkushtim dhe vazhduan përkundër
pasigurisë serioze lidhur me punësimin e tyre dhe të ardhmën e institucionit gjatë gjithë
vitit 2005 dhe fillimit të vitit 2006. Unë vendosmërisht falenderoj dhe çmoj iniciativën
dhe kontributin e tyre në punën e HPD-së dhe mirëpres angazhimin e ngjashëm në
procesin e KPA-së.
Gjithashtu falenderoj përfshirjen dhe përkrahjen e shtuar të IPVQ-së ndaj HPD-së në të
kaluarën dhe i ftoj ata të na mundësojnë një nivel të shtuar të mbështetjes të procesit të
KPA-së. Përveç kësaj, falenderoj për vullnet të mirë dhe kooperimin të ngushtë në të
cilën HPD-ja, dhe që nga themelimi, KPA-ja, kanë marrë nga autoritetet në Beograd. Të
dy institucionet gëzojnë qasje të papenguar në të dhënat e pronës atje. Pastaj, autoritetet
kanë mbështetur në mënyrë aktive shumë fushata informative publike të filluara në të
gjitha vitet e operimit të HPD-së, dhe së fundi në nëntor të vitit 2006 kur KPA-ja filloi
fushatën e vet gjithpërfshirëse.
Dëshiroj të falenderoj të gjithë donatorët tanë për mbështetjen e tyre të dobishme
financiare dhe te pavarur ndaj HPD-së dhe kohën e fundit ndaj KPA-së. Dëshiroj të
shfrytëzoj këtë rast që t’u apeloj atyre për vazhdimin e mbështetjes së tyre KPA-së.
Mbështetja e procesit do të sigurojë kthimin e të gjitha pronave private bartësve të
ligjshëm të së drejtës pronësore, dhe e tërë kjo është thelbësore për pajtim, kthim të
qëndrueshëm, rilindje ekonomike dhe rritje në Kosovë.
Përfundimisht në këto rrethana, më duket e rëndësishme të kujtoj dhe të cek që
mekanizmi i kthimit të pronës, sikurse HPD-ja apo KPA-ja, vetë, pa marrë parasysh
sa është efikase, vetëm nuk mund të sigurojë kthim të popullatës të zhvendosur. Zgjidhja
e pronës kontestuese dhe kthimi i pronës është vetëm një aspekt i kthimit. Është e qartë se
procesi nuk mund të merret me një spektër të gjërë të çështjeve përkatëse që duhet të
adresohen në mënyrë aktive me qëllim të sigurimit të kthimit të sigurtë (d.m.th. qasje në
shërbime, punësim dhe veprimtari për krijimin e të hyrave, sigurim, lëvizje të lirë dhe
7
ndërtim të shtëpive të shkatërruara për të përmendur disa prej elementeve më themelore).
Prandaj, unë mirëpres iniciativa të përbashkëta dhe të ndërlidhura që kanë për qëllim
adresimin e këtyre çështjeve. Ne në KPA jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me aksionar
të ndryshëm për t’i kontribuar një qasjeje të tillë gjithëpërfshirëse. Në mungesë të një
qasjeje të tillë, kthimi nuk do të jetë i realizueshëm dhe as i qëndrueshëm, dhe ekziston
rreziku që HPD-ja, si dhe KPA-ja, pas përfundimit të zbatimit të mandatit të tyre përkatës
të “fajësohen” gabimisht për mungesë të kthimit fizik dhe të dukshëm.
Me mirënjohje për përkrahjen tuaj të vazhdueshme për KPA-në.
Knut Rosandhaug
Drejtor
Dhjetor 2006
8
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Dekada e fundit ka dëshmuar përparim të rëndësishëm të të drejtave të njeriut në mbrojtje
të gëzimit të të drejtave të pronës. Shkeljet e të drejtave të pronës dhe kthimi për
refugjatët dhe personat e zhvendosur ju është dhënë vemendje e shtuar nga komuniteti
ndërkombëtar në kontekst të ndërtimit të paqes së pas konfliktit. E drejta e refugjatëve
dhe personave të zhvendosur (IDP) për të u kthyer në shtëpitë e tyre dhe vendet e banimit
në vendet e tyre apo vendin e origjinës, pas krizave të refugjatëve ka zhvilluar në mënyrë
të konsiderueshme normën e të drejtave të njeriut. Më pastaj, Operacionet Paqeruajtëse
ndërkombëtare i konsiderojnë këto çështje si komponente qëndrore të përpjekjeve të
ndërtimit të paqes, dhe në mënyrë të domosdoshme rilindjen ekonomike dhe kthimin e
qëndrueshëm. Mekanizmat ligjorë që rrethojnë organet kuasi gjyqësore kanë mandatë të
dresojnë çështjet pronësore dhe kontestet kanë përcaktuar në veqanti kontekstet
kombëtare nga Operacionet Paqësore të UN-it për të ndihmuar personat e zhvendosur të
kthehen në shtëpitë e tyre dhe atje është paraqitur një e drejtë e qartë për të zhvendosurit
në kthim të të drejtave të pronës. Kosova është një regjion i tillë ku UN-i ka angazhuar në
mënyrë efikase çështjen e të drejtave pronësore.
Brenda pesë muajve të hyrjes në Kosovë, Misioni i Administratës së Kombeve të
Bashkuara në Kosovë (“UNMIK”) në vendosjen e prioritetit të lartë në kthimin e
refugjatëve dhe të zhvendosurve, ka themeluar një mekanizëm të pavarur i cili ka pasur
mandat të sigurojë zgjidhje të shpejtë të kontesteve pronësore dhe banesore; të ndalë në
përgjithësi uzurpimin e pronave ilegale dhe çështjet tjera në sektorin e banimit. Nën
Rregulloren e UNMIK-ut 1999/23 Drejtorati për Kërkesa Pronësore dhe Banesore (HPD)
dhe organi i saj i pavarur kuasi gjyqësor i Komisionit të Kërkesave Pronësore dhe
Banesore (“HPCC”) ishte themeluar dhe kishte mandat “të arrijë një zgjidhje efikase dhe
efektive të kërkesave lidhur me pronën banesore”. 2
2
Shih Parathënien e Rregullores së UNMIK-ut 1999/23.
9
Pjesa kryesore e punës së HPD-së ishte të mbledhë dhe përpunojë kërkesat e pronave
banesore për t’ia paraqitur Komisionit që është themeluar si organ kuasi-gjyqësor për të
gjykuar këto konteste. HPCC-ja ka gjykuar 179 kërkesat e mbetura në shkallën e parë në
seancën e tetorit 2006, duke kryer kështu gjykimin e diku 29,160 kontesteve pronësore
dhe banesore. Vendimet në të gjitha rastet prej 29,160 janë lëshuar dhe u janë dorëzuar
palëve në kërkesë. HPCC-ja ka gjykuar gjithashtu 2,441 kërkesa për rishqyrtim në
vendimet e shkallës së parë gjtaë vitit 2006 dhe do t’i gjykojë 335 kërkesa që janë në
pritje në seancat e ardhshme gjatë vitit 2007.
Sa i përket implementimit të të gjitha vendimeve të HPCC-së, 2.5% (721) vendime janë
implementuar në tërësi në fund të vitit 2006. Ato implementime që janë në pritje do të
implementohen në çerekun e parë të vitit 2007 në pajtueshmëri me zgjidhjen e paraqitësit
të kërkesës për implementim të vendimit (d.m.th. riposedim, vendosja e pronës nën
administrim të përkohshëm apo mbyllja e dosjes së kërkesës). Vëmendje e posaçme do t’i
kushtohet gjithashtu implementimit të diku 258 vendimeve të HPCC-së ku kompenzimi
monetar është dhënë në dobi të paraqitësve të kërkesave në bazë të nenit 4 të Rregullores
së UNMIK-ut 2000/60.
Implementimi i aspektit të pronës administrative të mandatit të pronës banesore ka
vazhduar gjatë gjithë vitit 2006 me një numër të përgjithshëm të pronave prej 5,257 nën
administrim në fund të vitit 2006. Diku 1,845 të këtyre pronave ishin marrë nga HPD-ja
ex officio (prej marsit 2006 nga KPA) nën administrimin, derisa 3,412 kanë qenë në bazë
të kërkesave nga paraqitësit e suksesshëm të kërkesave të cilët nuk kanë dashur të
riposedojnë shtëpitë e tyre. Vëmendje e posaçme gjatë gjithë vitit i është kushtuar
projektimit dhe implementimit të skemës së qirasë për pronat nën administrim, pas
aprovimit të një skeme të tillë nga PSSP dhe IPVQ. Skema e qirasë e cila është përdorur
prej tetorit 2006, ua mundëson paraqitësve të kërkesave të cilët vendosin pronën e tyre
nën administrim që ta japin atë me qira, duke siguruar kështu një burim të të ardhurave
nga prona si dhe duke ofruar alternativa për shitje.
10
Zhvillimet legjislative në vitin 2006 për të përdorur metodologjinë e HPD-së për t’i
shqyrtuar kërkesat mbi kontestet e pronës private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe
komerciale, kanë rezultuar me ndryshime të mëdha të HPD-së. Gjatë viteve paraprake
është zhvilluar një seri e gjatë e diskutimeve dhe debateve rreth mënyrës në të cilën
zgjidhja e kërkesave të tilla do të duhej arritur duke e arritur kulminacionin në mars 2006
me nxjerrjen e Rregullores së UNMIK-ut 2006/10. Rregullorja në mënyrë efikase e ka
transformuar HPD-në në një agjenci të re, Agjencia Kosovare e Pronës (“KPA”) dhe
stafin e saj, mjetet themelore dhe tërë organizata është transofmuar në një agjenci të re.
KPA-ja merr përgjegjësi për sasinë e punëve të HPD, për të përfshirë implementimin e
vendimeve të HPCC-së që janë në pritje si dhe menaxhimin e pronës në administrim të
HPD. Sidoqoftë, puna kryesore e Agjencisë së re është të sigurojë një zgjidhje të
suksesshme dhe efektive të kontesteve pronësore lidhur me pronën e paluajtshme private,
duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale. Politika e KPA-së është të ofrojë një
forum joformal, të kuptueshëm, jo të shtrenjtë, të shpejtë e të arsyeshëm për zgjidhje të
shpejtë të volumit të lartë të kërkesave të pronës së paluajtshme. KPA përbëhet prej tri
organeve kryesore, Bordi Mbikqyrës, Sekretaria ekzekutive dhe Komisioni Autonom i
Kërkesave Pronësore të Kosovës. Sekretaria ekzekutive do t’i ofrojë ndihmë sekretarie
Komisionit i cili do t’i gjykojë kërkesat. KPA funksion në mënyrë të pavarur nga
Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes si organ i pavarur në bazë të Kapitullit 11.2
të Kornizës Kushtetuese, përmes ndihmës nga Bordi Mbikqyrës. Komunitetit donator si
bashkë me UNMIK-un si dhe përfaqësuesit e komuniteteve shqiptare dhe serbe janë të
gjithë të përfaqësuar në Bord.
Gjatë gjithë vitit 2006, përveç përfundimit të mandatit të pronave banesore, një vëllim
qenësor i punës është ndërmarrë me qëllim të fillimit të zbatimit të mandatit të pronave
komerciale dhe bujqësore. Pranimi i kërkesave ka filluar në Kosovë në prill 2006, në
Serbi në korrik 2006 dhe në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Mal të Zi
në shtator 2006. Notifikimi i kërkesave mbi pronat dhe verifikimi i dokumenteve ka
filluar në vjeshtë të vitit 2006. Deri tani nuk është përcaktuar ndonjë afat kohor lidhur me
përfundimin e pranimit të kërkesave.
11
KPA-ja gjithashtu ka krijuar imazhin/llogon e vet të korporatës. Faqja e saj e internetit u
lëshua në prill të vitit 2006, dhe informatat u shpërndanë përmes takimeve publike dhe
intervistave në media. Pastaj filloi një fushatë informative publike gjithpërfshirëse në
nëntor. Përveç kësaj, janë mbajtur takime të rregullta me përfaqësuesit e komunitetit
minoritar, IPVQ-të, OJQ-të dhe faktorët tjerë kyç në fushën e të drejtës pronësore. Në
pranverë të vitit 2006 KPA ka ndërmarrë iniciativë rekrutimi dhe prokurimi për
automjetet shtesë dhe pajisjet e teknologjisë informative si dhe burimeve, përveç
zgjerimit të rrjetit të vet të zyreve në Serbi për të lehtësuar pranimin e kërkesave.
Përveç kësaj, në vjeshtë të vitit 2006, KPA-ja hartoi një Urdhëresë Administrative në
konsultim me subjektet e tjera kyçe e cila iu përcoll Këshilltarit Juridik në Zyrën e
UNMIK-ut duke përcaktuar hollësisht rregullat e procedurës për përpunim, shqyrtim dhe
zbatim të kërkesave që i përkasin mandatit të KPA-së.
Në aspektin financiar viti 2006 ka qenë një vit i kërkesave meqenëse duhej të
investoheshin përpjekje të mëdha nga menaxhmenti i KPA-së në gjetjen e fondeve të
nevojshme për procesin. Kjo ka përfshirë takimet me të gjithë përfaqësuesit diplomatikë
në Kosovë dhe duke organizuar takime për donatorë. Takimi i donacionit ishte mbajtur në
nëntor i cili ishte kryesuar nga Kryesuesi i Bordit Mbikqyrës të KPA-së, ZPSSP duke
nënvizuar mandatin i agjencisë së re dhe rëndësinë e saj për ndërtim të paqes dhe
ringjalljen ekonomike në Kosovë. Deri më tani për këtë proces janë premtuar 7 milion
euro. Shpenzimi i paraparë për tërë operimin shtrihet diku rreth 15 milion € për diku
11,000 kërkesa të parashikuara.
Agjencia Kosovare e Pronës, e cila përfiton nga përvoja dhe ekspertiza e HPD-së në
zgjidhjen e kontesteve pronësore, ka potencial që të ngritet në bazë të të arriturave të
HPD-së, dhe të arrijë një zgjidhje të drejtë dhe me kosto efektive të të drejtave pronësore
si dhe në mënyrë të shpejtë të dorëzojë rezultatet e qarta mbi standardet e të drejtave të
Agjencisë Kosovare të Pronës- megjithatë vetëm përmes nivelit të duhur të fondeve të
mundshme.
12
KAPITULLI 1
MEKANIZMAT PER ZGJIDHJEN E KONTESTEVE PRONĒSORE:
DREJTORATI PĒR ÇĒSHTJE PRONĒSORE DHE BANESORE DHE
AGJENCIA KOSOVARE E PRONĒS
1.1 Parathënie
Qasja e UNMIK-ut për t’u marrë me çështjen e shkeljeve të të drejtave pronësore në
Kosovë ka qenë gjithëpërfshirëse. Brenda pesë muajve të hyrjes në Kosovë, themeloi një
organ të pavarur, Drejtoratin për Çështje Pronësore dhe Banesore (“HPD”) për të
zgjidhur kërkesat mbi pronën banesore. Pastaj në mars të vitit 2006 një institucion i ri,
Agjencia Kosovare e Pronës (“KPA”) ishte krijuar me mandat për të zgjidhur kërkesat
mbi pronën e paluajtshme, duke përfshirë pronën komerciale dhe bujqësore. Themelimi
dhe mandati i këtyre institucioneve të pavarura përkatëse shqyrtohen këtu.
1.2 Drejtorati për Çështje Pronësore dhe Banesore (HPD)
1.2.1 Themelimi dhe mandati
HPD-ja u themelua në nëntor të vitit 1999 në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 1999/23
dhe kishte mandat për të” ofruar udhëzim të përgjithshëm mbi të drejtat e pronës në
Kosovë derisa Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të përcaktojë që
institucionet lokale të qeverisjes të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e besuara
Drejtoratit.” 3 Mandati i saj ishte nisur kryesisht me sigurimin e zgjidhjeve efikase të
kërkesave të pronave banesore që kanë dalur nga shkeljet e të drejtave të pronës që kanë
ndodhur gjatë dekadës paraprirëse së bashku me pronën e menaxhuar të vendosur nën
administrimin e saj të përkohshëm.
3
Neni 1.1 i Rregullores së UNMIK-ut 1999/23.
13
Përkitazi me zgjidhjen e kërkesave pronësore, HPD-së i ishte besuar përgjegjësia për
mbledhjen, përpunimin dhe përcjelljen e kërkesave për shqyrtim tek komponenta e saj e
pavarur kuasi gjyqësore, Komisioni i Kërkesave Pronësore dhe Banesore (HPCC). Neni
1.2 i Rregullores së UNMIK-ut 1999/23 përcaktoi tri kategori të veçanta të kërkesave për
të cilat HPD-ja ishte kompetente për t’i mbledhur dhe përpunuar, si vijon:
“(a) Kërkesat nga personat fizik, pronësia, posedimi apo të drejtat banesore të të
cilëve mbi pasurinë e paluajtshme banesore u janë revokuar pas 23 marsit
1989 në bazë të legjislacionit i cili është diskriminues në aplikimin dhe apo
synimin e tij.”
(b) Kërkesat nga personat fizik të cilët kanë hyrë në transaksion jo zyrtar të
pronës së paluejtshme banesore në bazë të vullnetit të lirë të palëve pas 23
marsit 1989;
(c) Kërkesat nga personat fizik të cilët ishin pronarë, posedues apo bartës të së
drejtës së banimit të pronave të paluajtshme banesore para 24 marsit 1999
dhe të cilët tani nuk gëzojnë posedimin e pronës, dhe ku prona nuk është
bartur në mënyrë vullnetare.”
Kërkesat u emëruan në pajtim me dispozitat e Rregullores si kërkesa të kategorisë A, B
dhe C. Kërkesat e kategorisë A adresuan humbjet diskriminuese të së drejtës së banimit
mbi banesat në pronësi shoqërore që kanë ndodhur si rezultat i masave të kërkuara nga
autoritetet ndërmjet 1989 dhe 1999. Gjatë kësaj periudhe kohore Shqiptarët nga Kosova
duke qenë të shkarkuar nga vendet e tyre të punës në Ndërmarrjet me Pronësi Shoqërore
(NSH) dhe Ndërmarrjet me Pronësi Publike (NP) gjithashtu kanë humbur të drejtat e tyre
të banimit mbi pronat të cilat kanë qenë të lidhura me punësimin e tyre. Kërkesat e
kategorisë B kërkuan krijimin e statusit të sigurtë për personat të cilët kanë hyrë në
transaksione joformale të pronave banesore pas 23 marsit 1989 dhe nuk kanë mundur të
regjistrojnë të drejtat e tyre pronësore si pasojë e legjislacionit diskriminues, përkatësisht
Ligji mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Kufizimit të Transaksioneve të Pasurisë së
14
Patundshme. 4 Çdo person i cili ka fituar posedim të pasurisë së pronës përmes
transaksionit jozyrtar ka të drejtë në urdhër për regjistrim të së drejtës pronësore në
shënimet zyrtare. Kërkesat e kategorisë C kishin për synim kthimin e posedimit të pronës
atyre që kishin humbur posedimin për shkak të rrethanave diskriminuese të fushatës
ajrore të NATO-s dhe nuk mund të ktheheshin, për shkak të uzurpimit ilegal të shtëpive
të tyre.
Përveç funksionit të saj në përpunimin e kërkesave, HPD-së gjithashtu iu besua një
numër funksionesh tjera në fushën e të drejtave pronësore banesore si në vijim:-
(a) Të bëjë një inventar të shtëpive të baraktisura me pronësi banesore
private, shtetërore dhe shoqërore;
(b) Të mbikqyrë shfrytëzimin apo qiranë e një prone të tillë të braktisur
mbi baza të përkohshme për qëllime humanitare; të hollat e qirasë të
pronave me pronësi private dhe shoqërore do të regjistrohen në
llogari të ndara në trustin për pronarët e ligjshëm, pasi t’i jenë
nënshtruar zbritjes së shpenzimeve relevante;
(c) T’i ofrojë udhëzim UNMIK-ut duke përfshirë Policinë Civile dhe
UNHCR si dhe KFOR-in në çështjet specifike lidhur me të drejtat
pronësore; dhe
(d) të bëj hulumtime të cilat çojn në politika dhe legjislacione
rekomanduese lidhur me të drejtat pronësore.” 5
6
Zyra qëndrore e HPD-së gjindej në Prishtinë dhe kishte zyrat e përhershme regjionale
në gjithë Kosovën dhe një zyre përfaqësuese në Beograd (Serbi) me degë në Podgoricë
4
Gazeta Zyrtare e Republikës Socialiste të Serbisë 22/91, e dates 18 prill 1991. Në vitin 1999 ekspertët e
Këshillit të Evropës këtë ligj e konsideruan qartë si diskriminuese dhe më 13 tetor 1999, UNMIK-u anuloi
ligjin përmes nxjerrjes së Rregullores 1999/10.
5
Shih nenin 1.1 të Rregullores së UNMIK-ut 1999/23.
6
Zyra ekzekutive e HPD/KPA-së gjindej në Rr Goleshi Nr. 2. Prishtinë dhe shërbimet e dosjeve të saj,
sekretariati dhe zyrat qendrore të përpunimit të lëndëve gjindej në Rr.Vllaznim Bashkimi nr. 51, Prishtinë.
Prej Dhjetorit 2006 zyret qëndrore të KPA-së janë shkrirë së bashku nën një pullaz dhe gjinden në rr.
Nazim Gafurri (ish Milladin Popovic) Nr. 1 Prishtinë. Lista e plotë e adresave dhe detajeve kontaktuese
për zyrën qëndrore dhe zyrat regjionale të HPD-së gjindet në faqen e pasme të këtij raporti, apo webfaqen e
saj në www.kpaonline.org.
15
(Mal të Zi) dhe në një zyre të vogël ndërlidhëse në Shkup (IRJM). Gjuha e saj e punës
ishte Gjuha angleze, por dokumentet zyrtare gjithashtu lëshoheshin në Shqip dhe
Serbisht.
HPD-ja ndërpreu funksionimin në mars të vitit 2006 kur u përfshi në një agjenci të re
statutore, në KPA, e cila u ngarkua me përgjegjësinë për të përfunduar zbatimin e
mandatit të saj të pronave banesore, duke marrë menaxhimin e portofolios së pronave të
saj administrative. 7
1.2.2 Rastet e HPD-së
HPD-ja filloi pranimin e kërkesave në Kosovë në fund të vitit 2000 derisa pranimi i
kërkesave në Serbi, IRJM dhe Mali tëi Zi filloi në vitin 2002. Në mbyllje të pranimit të
kërkesave më 1 korrik 2003 HPD-ja kishte pranuar 29,160 kërkesa. Rreth 93% ishin
kërkesa të kategorisë C, derisa vetëm pak mbi 4% dhe 2% përbëheshin nga kërkesat e
kategorisë A gjegjësisht B.
Tabela më poshtë ilustron ndarjen gjeografike dhe numrin e kërkesave të pranuara.
% totale
Regjioni/ Gjilan
Mitrovicë Peja Prishtinë Prizren Totali e
Kategoria
kërkesave
A 112 203 97 698 102 1.212 4.2
B 45 65 57 579 20 767 2.6
C 3.617 3.542 7.975 8.293 3.755 27.182 93.2
Totali 3.774 3.810 8.129 9.570 3.877 29.160 100
%e
totalit të 12.9 13 27.9 32.9 13.3 100
kërkesave
Pronat e kërkuara
7
Historiati e këtij zhvillimi përshkruhet në paragrafin 1.4.2 të këtij raporti.
16
Shqyrtimi dhe zbatimi i këtyre kërkesave shqyrtohet më tutje në këtë raport. 8
1.3 Komisioni i Kërkesave Pronësore dhe Banesore (HPCC)
1.3.1 Jurisdiksioni dhe përbërja
HPCC-ja është një organ i pavarur i cili u themelua sipas nenit 2 të Rregullores së
UNMIK-ut 1999/23. U ngarkua me jurisdiksion të veçantë për të shqyrtuar dhe zgjidhur
kërkesat që i drejtohen asaj nga HPD-ja, derisa “PSSP-ja të përcaktojë që gjykatat
vendore mund të kryejnë mandatin që iu besua Komisionit” 9
Përbëhet nga kolegji prej dy Komisionerëve ndërkombëtarë dhe një Komisioneri vendor
të cilët janë emëruar nga PSSP në vitin 2000. 3 PSSP gjithashtu emëroi një nga anëtarët e
kolegjit si kryesues. Anëtarët të gjithë janë juristë të shquar dhe kanë sjellur në HPCC një
mori të gjërë të përvojes në shumë fusha, duke përfshirë gjyqësinë, sferën akademike,
praktikën private ligjore dhe ligjin e të drejtave ndërkombëtare. 4 Emërimet e tyre sipas
Rregulloren e UNMIK-ut 1999/23 ishin për një periudhë një vjeçare 5 por që të tre
anëtarët janë riemëruar në baza vjetore dhe vazhdojnë të jenë anëtarë të HPCC-së deri në
fund të vitit 2006.
Prania e një përzierjeje prej dy ndërkombëtarësh dhe një Komisioneri vendor në kolegj
ishte me rëndësi në shumë aspekte. Së pari, prezenca e shumicës së anëtarëve
ndërkombëtarë garantoi vendim objektiv dhe të paanshëm në pajtim me standardet
ndërkombëtare. Garancionet e tilla u dëshmuan si thelbësore, në sigurimin e përkrahjes
dhe besimit të komunitetit minoritar në proces. Më tej, fakti që Komisioneri vendor ishte
punësuar nga popullata shumicë i dha procesit zotërim vendor dhe pranueshmëri, duke i
bërë vendimet të qëndrueshme, sidomos kur bëhej fjalë për zbatimin e tyre. Ajo
gjithashtu siguroi që vendimmarrja të ishte në përputhje me ligjet relevante vendore në
8
Shih kapitujt 2 dhe 3 të këtij raporti.
9
Shih nenin 2.5 të Rregullores së UNMIK-ut 1999/23.
3
Shih nenin 2.2 të Rregullores së UNMIK-ut 2000/60.
4
Një përshkrimi i shkurt mbi secilin anëtar përfshihet në shtojcën e këtij raporti
5
Shih nenin 17.3 të Rregullores së UNMIK-ut 2000/60.
17
fuqi. Kjo qasje megjithatë tërhoqi disa kritika nga përfaqësuesit e komuniteteve tjera
etnike të cilët pohuan se mos emërimi i një anëtari nga komuniteti minoritar rezultoi që
procesi të mos jetë gjithëpërfshirës sa duhet. Gjithashtu ngriti disa kritika dhe spekulime
mbi vendimet e HPCC-së që kishin refuzuar kërkesat e minoritarëve. 6
Selia e HPCC-së ishte në Prishtinë por ajo kishte te drejtën e mbajtjes së seancave diku
tjetër apo t’i mbante shqyrtimet përmes mjeteve elektronike në rastet kur kjo ishte e
përshtatshme 7 Ajo takohet zakonisht gjashtë (6) herë në vit dhe në vitin 2006 i ka kryer
34 prej 40 seancave, gjithsej shtatë seanca. Ndihmohet në kryerjen e funksioneve të veta
gjyqësore nga Sekretaria. Gjuhët zyrtare të HPCC-së janë shqipja, anglishtja dhe
serbishtja, por gjuha e saj e punës ishte anglishtja me përkthimin e ofruar aty ku kishte
nevojë. 8
Në mars të vitit 2006 pavarsisht nga transformimi i HPD-së në KPA-në e posa themeluar,
autoriteti i HPCC-së për shqyrtimin e kërkesave të pazgjidhura ishte ruajtur. 16 Ndryshimi
kryesor për HPCC-në ishte se funksionet e sekretariatit dhe shërbimet e mëhershme të
ofruara nga HPD-ja, u bën përgjegjësi e KPA-së. 9
1.4 AGJENCIA KOSOVARE E PRONĒS
1.4.1 Historiati dhe themelimi
Siç u nënvizua më herët, procesi i HPD/HPCC-së ishte mandatuar posaçërisht për
shqyrtimin e çështjeve pronësore banesore. Derisa trajtimi sa më herët që ishte e mundur
i çështjeve në sektorin e pronës banesore nga pasojat e konfliktit, në vetvete ishte
elementi kyç në ndërtimin e paqes, nuk janë marrë iniciativa të krahasueshme për të
6
Lidhur me kërkesat e kategorisë C.
7
Shih nenin 17.8 të Rregullorës së UNMIK-ut 2000/60. Të gjitha seancat e drejtëpërdrejta janë kryer në
Zyret Qëndrore të HPD-së në Prishtinë.
8
Shih nenin 17.15 të Rregullores së UNMIK-ut 2000/60, dhe shkresën që Kryesuesi mund të lejojë çdo
anëtar apo person që paraqitet para saj që të flasë në ndonjë gjuhë tjetër.
16
Shih nenin 23 të Rregullores së UNMIK-ut 2006/10, të ndryshuar përmes nenit 22 të Rregullores së
UNMIK-ut 2006/50.
9
Neni 19 i Rregullores së UNMIK-ut 2006/10, e ndryshuar me nenin 17 të Rregullores së UNMIK-ut
2006/50.
18
adresuar sfida tjera urgjente mbi të drejtat pronësore, siç ishin kontestet mbi tokën
bujqësore dhe komerciale. Si pasojë e kësaj, si dhe për shkak të faktit që efikasiteti dhe
kapaciteti i gjykatave vendore ishte projektuar gabimisht, kontestet mbi pronën
10
bujqësore dhe komerciale mbetën të pazgjidhura për shtatë vite më vonë. Kjo kishte
implikime për procesin e kthimit. Shumë refugjatë dhe njerëz të zhvendosur përbrenda
duket se nuk kanë marrë riposedimin e shtëpive të tyre për faktin se burimi i tyre
gjenerues i të ardhurave, që do të thotë objektet e tyre komerciale dhe bujqësore mbetën
të uzurpura në mënyrë të paligjshme.
Raporti i vitit 2005 i të dërguarit Special të KB mbi Standardet (përndryshe i njohur si
“Raporti i Kai Eides”) identifikoi uzurpimin e paligjshëm të pronës bujqësore dhe
komerciale si njërën nga faktorët më të rëndësishëm që pengoi kthimin në Kosovë, dhe
kështu kërkoi intervenim urgjent. UNMIK-u iu përgjegj konstatimeve të Raportit të
marsit 2006 duke nxjerrur Rregulloren 2006/10 mbi Zgjidhjen e Kërkesave lidhur me
Pronën e Paluejtshme Private, duke përfshirë Pronën Bujqësore dhe Komerciale.
Rregullorja themeloi agjencinë e pavarur, e njohur si Agjencia Kosovare e Pronës (KPA)
për të zgjidhur kërkesat e pronës së paluajtshme që kanë dalur nga konflikti i armatosur i
vitit 1999, përfshirë kontestet mbi pronën bujqësore dhe komerciale.
Në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/10, të ndryshuar me 2006/50, KPA-ja
funksionon pavarësisht nga institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse (IPVQ) si organ i
pavarur në pajtim me kapitullin e 11.2 të Kornizës Kushtetuese, nën përkrahjen e Bordit
Mbikëqyrës.
1.4.2 Kalimi i funksioneve të HPD-së dhe kompetencat e vazhdueshme të HPCC-së
Sipas Rregullores së UNMIK-ut 2006/10, të ndryshuar nga 2006/50, KPA-ja ka mandatin
që të marrë përgjegjësinë për punën e HPD-së, që do të thotë zbatimin e të gjitha
kërkesave pronësore dhe banesore që nuk janë zgjidhur më 4 mars 2006, dhe menaxhimin
10
Shih Pasqyrën e OSBE-së mbi Sistemin e Drejtësisë Penale të titulluar “Administrimi i Drejtësisë në
Gjykatat Komunale”, mars 2004 në faqen 9; si dhe raportin përfundimtar të përpiluar nga ECO që i është
dërguar Agjencionit Europian për Rindërtim (AER) i datës 13 dhjetor 2004 faqe 13 dhe 25; si dhe raportin
e Sekretarit të Përgjithshëm mbi Administratën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në
Këshillin e Sigurimit të datës 26 maj (S205/335) në para. 67.
19
portfolios së administrimit të pronave nën administrim. Duke ushtruar këtë aspekt të
mandatit, KPA-ja përfshinë “të drejtat, obligimet, përgjegjësitë dhe fuqitë e HPD-së.” 19
Më tutje pronat fizike të HPD-së janë përfshirë në KPA, dhe personeli i saj tani është i
punësuar nga KPA-ja në postet e njëjta. 20
Sa i përket numrit të kërkesave të HPCC-së, neni 22 i Rregullores 2006/50 ka ruajtur
kompetencën e HPCC-së që të bëj shqyrtimin e kërkesave të pazgjidhura pronësore dhe
banesore dhe kërkesave të parashtruara për rishqyrtim të vendimeve të HPCC-së në pajtim
me nenin 14 të Rregullores së UNMIK-ut 2000/60. 21 Siç u nënvizua më parë, ndryshimi i
vetëm ishte se shërbimet e sekretarisë HPCC-së që nga marsi i vitit 2006 e tutje i
ofroheshin nga KPA-ja.
Kjo qasje në themelimin e KPA-së transformoi HPD-në në KPA në mënyrë efektive.
Kalimi i shpejtë siguron që metodologjia dhe procedurat efektive të përdorura nga HPD-ja
paraprakisht në zgjidhjen e kërkesave pronësore dhe banesore të zbatohen në përpunimin e
kërkesave për tokë dhe prona komerciale. Poashtu siguron që këto kërkesa të zgjidhen
shpejtë dhe me sukses, si dhe në pajtim me procedurat që garantojnë paanësi dhe procedura
të drejta.
1.4.3 Mandati dhe përbërja e KPA-së
19
Shih nenin 19 të Rregullores së UNMIK-ut 2006/10 të ndryshuar përmes nenit 17 të Rregullores së
UNMIK-ut 2006/50.
20
Neni 19 i Rregullores së UNMIK-ut 2006/10 parasheh “Agjencia Kosovare e Pronës do të ushtrojë
fuqitë e zbatimit sa i përket çdo vendimi dhe urdhri për dëbim të komisionit për Kërkesa Pronësore e
Banesore e cila pas hyrjes në fuqi të Rregullores së tanishme mund të zbatohet, por nuk është zbatuar nga
Drejtorati për Çështje Pronësore e Banesore. Me ushtrimin e fuqisë së tillë të zbatimit, Agjencia Kosovare
për Pronë do të ketë të drejtat, obligimet, përgjegjësitë, dhe fuqitë të cilat i kishte Drejtorati për Çështje
Pronësore Banesore para hyrjes në fuqi të Rregullores së tanishme.” Neni 17 i Rregullores së UNMIK-ut
2006/50 përmbante dispozit


Use: 0.0217