• INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE


  •   
  • FileName: Gjeografi 8.pdf [read-online]
    • Abstract: INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVEPROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËTLËNDA: Gjeografi(klasa e tetë)Tiranë, 2006 I. TË PËRGJITHSHMEProgrami i lëndës “Gjeografia e Botës” për klasën e tetë të shkollës 9-vjeçare është

Download the ebook

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE
PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT
LËNDA: Gjeografi
(klasa e tetë)
Tiranë, 2006
I. TË PËRGJITHSHME
Programi i lëndës “Gjeografia e Botës” për klasën e tetë të shkollës 9-vjeçare është
hartuar në përputhje me vizionin e të mësuarit të gjeografisë për nivelin shkollor të arsimit të
detyruar. Programi do të zhvillohet me dy orë në javë, pra 70 orë vjetore sipas planit
mësimor të dërguar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Prej tyre 60 orë do të jenë njohuri
të reja, punë praktike dhe përsëritje, 10 orë të lira në dispozicion të mësuesit.
Në klasën e tetë, studimi përqendrohet në njohjen e elementeve kryesore të
përcaktimit të rajoneve gjeografike të Botës, si dhe në karakteristikat e përgjithshme
gjeografike të shteteve të veçanta sipas rajoneve në të cilat ato ndodhen. Nxënësit njihen me
karakteristikat gjeografike të rajoneve të ndryshme të botës, të klasifikuara këto sipas
kontinenteve, si dhe të shteteve përfaqësues të tyre, duke synuar kështu njohjen e vendeve
miq, si dhe lidhjet e ngushta të Shqipërisë me partnerët e saj ekonomikë.
Nxënësit mësojnë se Shqipëria ka lidhje dhe interesa të shumta me vendet e rajoneve
të ndryshme të botës, krahas vendeve të Bashkimit Evropian, edhe me vende të tilla, si, për
shembull, me ShBA, Kanadanë, Argjentinën, Egjiptin, Turqinë, Rusinë, Kinën, Japoninë etj.
Ata mësojnë sesi këto vende ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë nëpërmjet rrugëve të
medies, imigracionit, kulturës, teknologjisë, turizmit, historisë dhe gjeografisë. Në
përmbajtjen e kësaj klase përfshihet edhe njohja e tipareve dalluese të shpërndarjes së
popullsisë shqiptare në vende të ndryshme të botës.
Përmbajtja e programit paramendon mënjanimin e informacioneve gjeografike me
karakter informues, për t’i lënë hapësirë shumë më të gjerë informacioneve me karakter
formues, praktik e të domosdoshëm për jetën e qytetarëve të ardhshëm, duke u përqendruar
në tri drejtime:
Drejtimi i parë përmban studimin e natyrës fizike të objekteve, dukurive, proceseve e
strukturave gjeografike rajonale, duke nxjerrë në pah dhe duke bërë vlerësimin ekonomik të
resurseve natyrore.
Drejtimi i dytë përmban studimin e sistemeve hapësinore ekonomike, lokalizimin,
rregullimin dhe organizimin hapësinor të ekonomisë, shpërndarjen, shtrirjen dhe
marrëdhëniet me mjedisin. Në gjeografinë e Botës zhvillimi ekonomik shikohet në lidhjet e
tij komplekse me kushtet natyrore, faktorët demografikë, shoqërorë, politikë, me traditat
kulturore etj.
Drejtimi i tretë përmban studimin gjeoetnokulturor ku merr rëndësi analiza e
proceseve demografike, strukturave racore, etnike, gjuhësore e kulturore të popujve të
rajoneve të ndryshme të Botës.
Programi përfshin, gjithashtu, tri nivele rajonalizimi të vendosura sipas hierarkisë së
mëposhtme:
- Studimi i tipareve të përgjithshme dhe i veçorive dalluese gjeografike në bazë
kontinenti.
- Studimi analitik i rajoneve.
- Studimi rajonal i shteteve
Në tërësi, programi i ri krijon hapësira më të mëdha për studimin e elementeve
të gjeografisë humane, veçanërisht të dukurive dhe proceseve gjeoetnokulturore.
Dukuritë humane në gjeografinë rajonale ndihmojnë në formimin e kulturës së
përgjithshme të nxënësve, sidomos në kuptimin dhe pranimin e ngjashmërive dhe të
ndryshimeve ndërmjet popujve, shteteve dhe rajoneve të botës.
Për ta bërë sa më plotë përmbajtjen lëndore, në të tria nivelet e studimit rajonal,
trajtohen elementet e gjeografisë politike, si: organizimi shtetëror, harta politike e Botës,
grupimet politike dhe ekonomike etj. Përmbajtja e programit është pasuruar më tej edhe me
2
elemente të gjeografisë rurale, gjeografisë urbane, gjeografisë së turizmit etj., duke e
plotësuar kështu kuadrin e studimit kompleks gjeografik të një rajoni.
Në këtë program janë bërë ndryshime të ndjeshme edhe në organizimin e strukturës së
materialit lëndor. Struktura është ndërtuar në bazë të kurrikulave bashkëkohore të vendeve
më të përparuara të Perëndimit. Përbërësit e ndryshëm të kësaj strukture synojnë ta bëjnë këtë
program më fleksibël, duke i ndihmuar mësuesit për ta zbërthyer atë në mënyrë krijuese.
Përmbajtja është organizuar në tematika ku përfshihen edhe punët praktike e përsëritjet.
Udhëzimet që jepen në lidhje me metodologjinë e të mësuarit dhe të vlerësimit, janë
mjaft të rëndësishme dhe kanë karakter ndihmues.
II. Synime të programit
Programi i gjeografisë së klasës së tetë synon të mundësojë për nxënësit që të fitojnë
njohuri, të pajisen me aftësi dhe qëndrime, duke u përqendruar në:
 Të kuptuarit e rrugëve në të cilat Gjeografia Rajonale e Botës, shqyrton dhe
shpjegon shoqërinë ashtu sikurse ajo paraqitet në bashkëveprimin e njerëzve me
natyrën, studion kushtet e jetesës në Botë, mënyrat e të jetuarit dhe standardet e
jetesës.
 Zhvillimin të një numri veprimtarish praktike dhe përdorimin e burimeve të tjera të
informacionit për të zbuluar veçoritë gjeografike të kontinenteve dhe vendeve të
veçanta të Botës me tipare natyrore dhe humane kualitativisht të ndryshme nga
njëra-tjetra, të përfshira në kufij gjeografikë të përcaktuar dhe që përbëjnë një tërësi
objektesh, dukurish, procesesh dhe strukturash gjeografike në lidhje e varësi të
ndërsjellë.
 Kuptimin e koncepteve kryesore gjeografike dhe të modeleve kryesore të jetës në
botë.
3. TEMATIKAT KRYESORE TË PËRMBAJTJES
 POPULLSIA DHE URBANIZIMI NË BOTË
 NJERIU DHE BURIMET (RESURSET)
 SISTEMET POLITIKE DHE EKONOMIKE
 SISTEMET POLITIKE DHE EKONOMIKE
 AFRIKA
 AFRIKA
 OQEANIA DHE TOKAT POLARE
IV. OBJEKTIVAT DHE TEMATIKAT KRYESORE
Tematika 1
POPULLSIA DHE URBANIZIMI NË BOTË
Objektivat:
Nxënësit duhet:
 Të njohin shkaqet e rritjes dhe shpërndarjes së pabarabartë të popullsisë së planetit
tonë.
3
 Të njohin shkaqet e dallimeve shoqërore, ekonomike dhe politike të rajoneve e
shteteve të ndryshme dhe faktorët që po kushtëzojnë sot ngushtimin e ndryshimeve
shoqërore, ekonomike e politike.
 Të analizojnë dhe të interpretojnë lëvizjet natyrore dhe hapësinore të popullsisë,
strukturën e popullsisë sipas rajoneve dhe vendbanimeve.
 Të analizojnë prirjet e kohës lidhur me urbanizimin dhe industrializimin.
 Të njohin tiparet dhe veçoritë e gjuhëve dhe besimeve fetare në planetin tonë.
Tematika
1. Popullimi i planetit tonë
2. Kushtet demografike në veri e jug të Botës
3. Lëvizjet migratore
4. Gjuhët dhe besimet fetare
5. Sistemet urbane. Qytetet në vendet e zhvilluara
6. Qytetet në vendet në zhvillim
7. Punë praktike: Harta tematike
Tematika 2
NJERIU DHE BURIMET (RESURSET)
Objektivat:
 Të kuptojnë se resurset natyrore,bëjnë të mundur ekzistencën dhe zhvillimin e
shoqërisë. Ato janë të rinovueshme dhe jo të rinovueshme.
 Të shpjegojnë modelet e sotme të ruajtjes së baraspeshave në trinomin: mjedis
natyror-popullsi-zhvillim ekonomik.
 Të analizojnë në çdo rajon dhe vend lidhjet e ndërsjella ndërmjet faktorëve
gjeografikë natyrorë e social-ekonomikë.
 Të kuptojnë shkaqet e degradimit dhe të ndotjes së mjedisit dhe modelet e
përparuara për rregullimin dhe organizimin hapësinor të vendbanimeve dhe
objekteve ekonomike.
Tematika
1. Resurset e planetit dhe dobia e tyre.
2. Resurset e papërsëritshme dhe shfrytëzimi industrial i tyre.
3. Resurset e përsëritshme(pasuritë e klimës,relievit,hidrografisë etj.)
4. Popullsia dhe burimet. Planeti në rrezik
5. Punë praktike Resurset e planetit tonë
Tematika 3
SISTEMET POLITIKE DHE EKONOMIKE
Objektivat:
 Të njohin tiparet dhe veçoritë e organizimit politik,strukturor dhe të shpërndarjes
hapësinore të ekonomisë në kontinente, rajone dhe shtete të veçanta.
4
 Të njohin gjendjen e sotme dhe prirjet e zhvillimit në të ardhmen.
 Të shqyrtojë lidhjet që ekzistojnë ndërmjet vendeve dhe të dallojë dhe të kuptojë
ndikimin që kanë ngjarjet ose veprimet që ndodhin në rajone të ndryshme të vendit
ose të botës me njëra-tjetrën.
 Të shpjegojnë rëndësinë e bashkëpunimit të Shqipërisë me secilin prej këtyre
organizmave, parë ky bashkëpunim në planin ekonomik, kulturor, social, politik etj.
 Të shpjegojnë rolin e organizmave në ngjarje të caktuara dhe mënyrat si ato
ndihmojnë në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme në botë.
 Të analizojnë shembuj nga jeta e përditshme ose nga media të formave të
bashkëpunimit të Shqipërisë me Këshillin e Evropës, OKB-në dhe Bashkimin
Evropian.
 Të vlerësojnë si ndikon në jetën e individit bashkëpunimi me këto organizma.
 Të vlerësojnë si ndikon në jetën komunitetit dhe të kombit bashkëpunimi me këto
organizma.
 Të tregojnë rrugët e bashkëpunimit ndërkombëtar në të mirë të parandalimit të
problemeve të ndryshme globale.
Tematika:
1. Ndarja shoqërore e punës.
2. Globalizimi i ekonomisë dhe i kulturës
3. Vendet e pasura dhe vendet e varfra.
4. Tipologjia e shteteve dhe organizatat ndërkombëtare.
5. Punë praktike: Harta tematike
Tematika 4
AMERIKAT
Objektivat:
 Të përshkruajnë tiparet dhe veçoritë gjeografike të kontinenteve të Amerikës së
Veriut dhe Amerikës së Jugut., rajoneve e shteteve të këtyre kontinenteve, si dhe
marrëdhëniet ndërmjet njeriut dhe mjedisit në botë.
 Të shpjegojnë rolin e faktorëve kryesorë natyrorë që kanë përcaktuar larminë e
theksuar të ndërtimit gjeologjik, të relievit, klimës, hidrografisë, tokave, mbulesës
bimore e botës shtazore dhe të komplekseve fiziko-gjeografike të Amerikës së
Veriut dhe Amerikës së Jugut.
 Të shpjegojnë pozitën gjeostrategjike të kontinenteve, rajoneve të mëdha
gjeografike, shteteve kryesore apo zonave të veçanta, lidhjeve tradicionale dhe
prirjet aktuale të integrimit dhe globalizimit ekonomik dhe politik.
 Të njohin tiparet dhe veçoritë e organizimit politik,strukturor dhe të shpërndarjes
hapësinore të ekonomisë në Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, rajone dhe
shtete të veçanta të këtyre kontinenteve.
 Të njohin gjendjen e sotme dhe prirjet e zhvillimit në të ardhmen.
 Të përdorin e të organizojnë të dhënat e ndryshme që marrin nga mjetet e
informacionit masiv, për të demonstruar dhe për të kuptuar më mirë dukuritë dhe
proceset gjeografike.
 Të përdorin shprehitë praktike në ndërtimin e grafikëve, diagrameve, skicave,
matjeve dhe lokalizimeve në hartë etj.
 Të organizojnë udhëtime imagjinare, konkurse me karakter gjeografik, të përgatisin
albume për këto kontinente e shtete të veçanta etj.
5
 Të plotësojnë atlase dhe harta memece, të përgatisin dhe të organizojnë veprimtari
mësimore për libra me përmbajtje gjeografike etj.
 Të përdorin njohuritë, shprehitë dhe vlerat gjeografike për nxjerrjen në pah dhe
dhënien e zgjidhjeve të mundshme për problemet reale të botës së sotme, duke i
trajtuar ato në një këndvështrim kritik e perspektiv.
Tematika:
1. Karakteristikat e përgjithshme amerikane
2. Popullsia dhe vendbanimet
3. Veprimtaritë ekonomike të amerikanëve
4. Amerika Anglosaksone.
5. ShBA (natyra dhe popullsia)
6. ShBA (vështrim ekonomik dhe politik)
7. Kanadaja-Vendi i territoreve të mëdha.
8. Amerika Latine.
9. Meksika dhe Amerika Qendrore
10. Amerika Qëndrore Ishullore, Kuba.
11. Amerika ndërtropikale,Venezuela dhe Kolumbia.
12. Brazili
13. Rajoni i Andeve,Kili dhe Peruja.
14. Rajoni i Pampës, Argjentina.
15. Punë praktike: Harta e veçorive natyrore
16. Punë praktike: Harta politike dhe ekonomike
Tematika 5
AFRIKA
Objektivat:
 Të përshkruajnë tiparet dhe veçoritë gjeografike të kontinentit të Afrikës, rajoneve e
shteteve të këtij kontinenti.
 Të shpjegojnë rolin e faktorëve kryesorë natyrorë që kanë përcaktuar larminë e
theksuar të ndërtimit gjeologjik, të relievit, klimës, hidrografisë, tokave, mbulesës
bimore e botës shtazore dhe të komplekseve fiziko-gjeografike të Afrikës.
 Të shpjegojnë pozitën gjeostrategjike të Afrikës, rajoneve të këtij kontinenti,
shteteve kryesore apo zonave të veçanta, lidhjeve tradicionale dhe prirjet aktuale të
integrimit dhe globalizimit ekonomik dhe politik.
 Të njohin tiparet dhe veçoritë e organizimit politik,strukturor dhe të shpërndarjes
hapësinore të ekonomisë në Afrikë, rajone dhe shtete të veçanta të këtij kontinenti.
 Të njohin gjendjen e sotme dhe prirjet e zhvillimit në të ardhmen.
 Të përdorin shprehitë praktike në ndërtimin e grafikëve, diagrameve, skicave,
matjeve dhe lokalizimeve në hartë etj.
 Të organizojnë udhëtime imagjinare, konkurse me karakter gjeografik, të përgatisin
albume për këtë kontinent e shtete të veçanta etj.
 Të plotësojnë atlase dhe harta memece, të përgatisin dhe të organizojnë veprimtari
mësimore për libra me përmbajtje gjeografike etj.
 Të përdorin njohuritë, shprehitë dhe vlerat gjeografike për nxjerrjen në pah dhe
dhënien e zgjidhjeve të mundshme për problemet reale të Afrikës, duke i trajtuar ato
në një këndvështrim kritik e perspektiv.
6
Tematika:
1. Karakteristikat e përgjithshme gjeografike
2. Popullsia dhe veprimtaritë ekonomike.
3. Rajoni i Afrikës Mesdhetare.
4. Afrika Sudaneze, (SAHELI-Mauritania, Mali,Nigeri,Çadi,Sudani)
5. Afrika Perëndimore, Guinea, Nigeria.
6. Afrika Qendrore Ekuatoriale, R.D.Kongos.
7. Afrika Lindore, Kenia dhe Tanzania.
8. Afrika Jugore,republika Jug-afrikane.
9. Punë praktike: Harta e veçorive natyrore
10. Punë praktike: Harta politike dhe ekonomike
Tematika 6
AZIA
Objektivat:
 Të përshkruajnë tiparet dhe veçoritë gjeografike të kontinentit të Azisë, rajoneve e
shteteve të këtij kontinenti.
 Të shpjegojnë rolin e faktorëve kryesorë natyrorë që kanë përcaktuar larminë e
theksuar të ndërtimit gjeologjik, të relievit, klimës, hidrografisë, tokave, mbulesës
bimore e botës shtazore dhe të komplekseve fiziko-gjeografike të Azisë.
 Të shpjegojnë pozitën gjeostrategjike të Azisë, rajoneve të këtij kontinenti, shteteve
kryesore apo zonave të veçanta, lidhjeve tradicionale dhe prirjet aktuale të
integrimit dhe globalizimit ekonomik dhe politik.
 Të njohin tiparet dhe veçoritë e organizimit politik,strukturor dhe të shpërndarjes
hapësinore të ekonomisë në Azi, rajone dhe shtete të veçanta të këtij kontinenti.
 Të njohin gjendjen e sotme dhe prirjet e zhvillimit në të ardhmen.
 Të përdorin shprehitë praktike në ndërtimin e grafikëve, diagrameve, skicave,
matjeve dhe lokalizimeve në hartë etj.
 Të organizojnë udhëtime imagjinare, konkurse me karakter gjeografik, të përgatisin
albume për këtë kontinent e shtete të veçanta etj.
 Të plotësojnë atlase dhe harta memece, të përgatisin dhe të organizojnë veprimtari
mësimore për libra me përmbajtje gjeografike etj.
 Të përdorin njohuritë, shprehitë dhe vlerat gjeografike për nxjerrjen në pah dhe
dhënien e zgjidhjeve të mundshme për problemet reale të Azisë, duke i trajtuar ato
në një këndvështrim kritik e perspektiv.
Tematika:
1. Karakteristikat e përgjithshme gjeografike.
2. Popullsia dhe veprimtaritë ekonomike.
3. Mesdheu Aziatik,Turqia,Izraeli,Palestina etj.
4. Lindja e Mesme,Arabia Saudite,Irani, Iraku (etj.)
5. Republikat e Kaukazit dhe Azisë Qendrore.
6. Subkontinenti Indian,India Pakistani etj.
7. Azia Juglindore,vështrim i përgjithshëm.
8. Indonezia dhe Filipinet.
9. Lindja e Largët (vështrim i përgjithshëm)
10. Kina.
7
11. Japonia.
12. Gadishulli Koresë.
13. Punë praktike: Harta e veçorive natyrore
14. Punë praktike: Harta politike dhe ekonomike
Tematika 6
OQEANIA DHE TOKAT POLARE
Objektivat:
 Të përshkruajnë tiparet dhe veçoritë gjeografike të Oqeanisë dhe Tokave Polare,
rajoneve e shteteve të këtij kontinenti.
 Të shpjegojnë rolin e faktorëve kryesorë natyrorë që kanë përcaktuar larminë e
theksuar të ndërtimit gjeologjik, të relievit, klimës, hidrografisë, tokave, mbulesës
bimore e botës shtazore dhe të komplekseve fiziko-gjeografike të Oqeanisë dhe
Tokave Polare.
 Të njohin tiparet dhe veçoritë e organizimit politik,strukturor dhe të shpërndarjes
hapësinore të ekonomisë në Oqeani dhe shtete të veçanta të këtij rajoni.
 Të njohin gjendjen e sotme dhe prirjet e zhvillimit në të ardhmen.
 Të përdorin shprehitë praktike në ndërtimin e grafikëve, diagrameve, skicave,
matjeve dhe lokalizimeve në hartë etj.
 Të organizojnë udhëtime imagjinare, konkurse me karakter gjeografik, të përgatisin
albume për këtë rajon e shtete të veçanta të tij etj.
 Të plotësojnë atlase dhe harta memece, të përgatisin dhe të organizojnë veprimtari
mësimore për libra me përmbajtje gjeografike etj.
 Të përdorin njohuritë, shprehitë dhe vlerat gjeografike për nxjerrjen në pah dhe
dhënien e zgjidhjeve të mundshme për problemet reale të këtij rajoni, duke i trajtuar
ato në një këndvështrim kritik e perspektiv.
Tematika:
1. Karakteristikat e përgjithshme gjeografike
2. Popullsia dhe veprimtaritë ekonomike.
3. Australia.
4. Zelanda e Re dhe Guinea Papua.
5. Melanezia, Mikronezia dhe Polinezia
6. Antarktida dhe Arktiku.
7. Punë praktike: Harta e veçorive natyrore,harta politike dhe ekonomike
8
V. SHPËRNDARJA E ORËVE
Gjithsej 35 javë x 2 orë në javë 70 orë
Kurrikula Zyrtare Orët
I POPULLSIA DHE URBANIZIMI NE BOTE 6 orë + 1 P. Praktike
II NJERIU DHE BURIMET 4 orë + 1 P. Praktike
III. SISTEMET POLITIKE DHE EKONOMIKE 4 orë + 1 P. Praktike
IV. AMERIKAT 14 orë + 2 P. Praktike
V. AFRIKA 8 orë + 2 P. Praktike
VI. AZIA 12 orë + 2 P. Praktike
VII. OQEANIA DHE TOKAT POLARE 6 orë + 1 P. Praktike
Kurrikula në dispozicion të mësuesit dhe 6 orë
përsëritje
Zbatimi i kurrikulës së lirë
Qëllimi i orëve të lira (15% e orëve totale) është t’i lërë hapësirat e nevojshme
iniciativës dhe krijimtarisë së shkollës për të përmbushur sa më mirë nevojat dhe interesat e
nxënësve në përputhje me objektivat e programit zyrtar të miratuar nga Ministria e Arsimit
dhe Shkencës dhe të përparësive që vendos mjedisi i veçantë në të cilin zhvillohet procesi i
arsimimit.
Statusi i tyre është sa i detyrueshëm aq edhe fleksibël. Është i detyrueshëm sepse
duhen zhvilluar deri në fund të vitit shkollor. Është fleksibël sepse shpërndarja përgjatë vitit
dhe mbushja me material mësimor është kompetencë e mësuesit të lëndës në bashkëpunim
me Drejtorinë Arsimore, Drejtorinë e shkollës dhe me mësuesit e tjerë të shkollës.
Qëllimi i orëve të lira është t’i lërë hapësirat e nevojshme iniciativës dhe krijimtarisë
së shkollës për të përmbushur sa më mirë nevojat dhe interesat e nxënësve në përputhje me
objektivat e programit zyrtar të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Për mbushjen e tyre me material mësimor mund të përdoren burime të ndryshme, por
gjithmonë të bëhet kujdes të punohet për arritjen e kërkesave të programit.
Grumbullimi i fakteve, shifrave e të dhënave të ndryshme historike, gjeografike,
demografike, kulturore,industriale, bujqësore, mund të kthehen në një burim të vlefshëm për
të organizuar orë mësimore interesante.
Organizimi i ekskursioneve në natyrë, të shoqëruara me veprimtari praktike;
organizimi i vizitave në qendra të ndryshme prodhimi të shoqëruara me vrojtime dhe të
pasuara me detyra; në ferma në shërbim të një objektivi të caktuar të programit; organizimi i
konkurseve brenda klasës edhe për një kapitull; lojëra të ndryshme zbavitëse me elementë që
zhvillojnë të menduarin logjik dhe kritik; përforcimi i njohurive i shoqëruar me metoda e
strategji që fuqizojnë si të nxënit ashtu edhe mësimdhënien, janë disa veprimtari
rekomanduese për rubrikën e orëve të lira.
Për mbushjen efikase të një pjese të orëve të lira mund të bashkëpunohet edhe me
mësuesit e lëndëve të tjera duke hartuar paraprakisht një plan të përbashkët disa orësh që
shfrytëzon lidhjet konceptuale ndërlëndore dhe aspektet kroskurrikulare. Nxënësve u jepet
9
një detyrë e cila përfshin njohuri ndërlëndore dhe u shërben arritjes së objektivave të
programeve të disa lëndëve dhe objektivave kroskurrikulare.
Shpërndarja dhe larmia e veprimtarive, duhet të bëhet duke analizuar me kujdes si
programin edhe kërkesat që parashtrojnë veçoritë vendore.
Kujdes duhet bërë që orët e lira të mos shpërdorohen duke i shfrytëzuar për qëllime rutinë të
cilat nuk sjellin risi të reja në kurrikulin shkollor.
Realizimi i sugjerimeve të mësipërme kërkon nga mësuesi jo vetëm aftësi krijuese,por
dhe aftësinë e një krijuesi të vërtetë kurrikule,për rrjedhojë dhe përgjegjësinë profesionale
dhe qytetare që bart me vete ky rol.
VI. INTEGRIMI
Gjeografia duhet të zhvillohet në lidhje të ngushtë me lëndët e tjera. Lënda e gjeografisë
dhe lëndët e tjera duhet të ndihmojnë në mënyrë të ndërsjellë njëra-tjetrën. Vetëm në këtë
mënyrë do të mund të realizohen si duhet edhe objektivat kryesorë të shkollës dhe të
shoqërisë në fushën e arsimit.
Çfarë do të thotë kjo?
1. Së pari, gjeografia mund të shfrytëzojë informacionin dhe çështjet që trajtohen në
lëndët e tjera për të sqaruar, për të konkretizuar dhe për të argumentuar më mirë
objektivat e saj.
2. Së dyti, lëndët e tjera duhet të shfrytëzojnë përmasën dhe këndvështrimin e
gjeografisë për të aktualizuar dhe për të kuptuar më mirë çështjet e tyre në
diskutim, si dhe për të nxitur përgjegjësinë dhe motivimin qytetar të nxënësve në
shkollë dhe në bashkësinë ku jetojnë
Shembuj
I. Edukimi qytetar dhe Gjeografia
Lënda e gjeografisë dhe ajo e edukimit qytetar kanë të përbashkët:
1. Konceptet: për shembull mjedis, rend ekonomiko shoqëror,marrëdhënie njeri mjedis,
marrëdhënie ndërshtetërore,globalizëm,përfaqësimi, liria, etj.
2. Aftësitë dhe shprehitë: për shembull përshkrimi, analiza, shpjegimi, diskutimi,
kërkimi, interpretimi etj
Gjeografia:
 u jep aktualitet më të madh çështjeve me të cilat merret edukimi qytetar. Në këtë
mënyrë, ajo i ndihmon nxënësit të kuptojnë rëndësinë e edukimit qytetar për jetën e
tyre të përditshme.
Si mund të realizohet lidhja ndërmjet lëndës së gjeografisë dhe edukimit qytetar?
1. Së pari kjo lidhje mund të realizohet përmes përfshirjes të çështjeve, të fakteve, të
ngjarjeve etj. të trajtuar në lëndën e edukimit qytetar në kurrikulën e gjeografisë me kusht që
përmasa e mësimit të gjeografisë duhet:
 Të jetë çështja thelbësore e mësimit;
 Të lidhet me kurrikulën e edukimit qytetar;
10
2. Së dyti, objektivat mësimorë duhet të shprehen qartë dhe të jenë pjesë e kurrikulës
kombëtare të gjeografisë. Kështu, lidhja ndërmjet tyre mund të realizohet përmes elementeve
të mëposhtëm
 Konceptet: Karakteristikat e koncepteve (si marrëdhënia njeri mjedis etj) duhet të
shpjegohen në kohë dhe në hapësirë, pra në kontekste konkrete që lidhen me jetën e
përditshme të njeriut, në të kaluarën dhe në të sotmen.
 Tema: Në disa mësime mund të theksohet përmasa e qytetarisë, si për shembull, në
çështjet e të drejtave të njeriut.
 Fusha kurrikulare: Rishqyrtimi i vazhdueshëm i çështjeve të tilla si demokracia etj.,
gjatë gjithë ciklit të shkollimit.
 Përmasa vendore: gjeografia duhet të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në
jetën e bashkësisë, për shembull, duke ndërmarrë projekte ku mund të përfshihen
breza të ndryshëm.
3. Së treti, gjeografia ndihmon në edukimin qytetar kur ajo përdoret në debatet për çështje
dhe ngjarje të rëndësishme
II. Historia dhe Gjeografia
1. Çfarë kanë të përbashkët gjeografia dhe historia? Ato kanë të përbashkët:
 Konceptet: mjedis, bashkësia, ndërvarësia etj.,
 Përmbajtjen: bota si bashkësi globale, sfidat e ndërvarësisë globale etj,
2. Si mund të ndihmojë lënda e gjeografisë në trajtimin e çështjeve të lëndës së historisë:
 Ndihmon nxënësit të kuptojnë më mirë ndikimin e veprimtarisë ekonomike tek
njerëzit dhe te bashkësia ku jetojnë;
 Nxjerr në pah marrëdhëniet ndërmjet zhvillimeve vendore, kombëtare dhe globale;
 Nxjerr në pah mundësinë e qytetarëve për të ndikuar në jetën e bashkësisë dhe më
gjerë;
 Shqyrton në gjerësi dhe në thellësi çështje të zhvillimit të qëndrueshëm;
 Nxit respektin për njerëz dhe kultura të tjera si dhe për mjedisin.
3. Në ç’mënyrë lënda e historisë ndihmon në zhvillimin e lëndës së gjeografisë?
 Zbulon lidhjet e çështjeve me të cilat merret lënda e gjeografisë me jetën e përditshme
të nxënësve dhe rrit interesin e tyre për to;
 Ndihmon nxënësit të kuptojnë rëndësinë e lëndës së gjeografisë;
 Nxit të kuptuarit e çështjeve që lidhen me zhvillimin, për shembull, tregtinë;
 Nxit nxënësit të marrin pjesë në zhvillimin e projekteve të ndryshme në bashkësinë ku
jetojnë, për shembull, për çështje mjedisore.
Si mund të realizohet lidhja ndërmjet lëndës së gjeografisë dhe historisë?
1. Së pari, mësimet e gjeografisë kanë si pjesë përbërëse dhe objekt studimi mjedisin natyror.
Ato duhet të lidhen me konceptet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore,qytetarisë, si për
shembull, me lidhjet e ndërsjellta midis elementëve natyror dhe shoqëror të mjedisit dhe
pasojat e tyre, si dhe të përfshijnë veprimtari të tilla si diskutimet etj.
2. Së dyti, përmasa e mësimit të historisë gjatë zhvillimit të temave të gjeografisë duhet:
 Të lidhet me kurrikulën e gjeografisë;
11
III. Shkenca dhe gjeografia
Shoqëria e sotme, vazhdimisht shtron përpara nesh çështje që lidhen me jetën tonë si në
plan vetjak ashtu edhe në plan shoqëror. Trajtimi dhe zgjidhja e këtyre çështjeve, shpesh
herë, kërkon jo vetëm njohuri shkencore, por edhe aftësitë dhe shprehitë për t’u përfshirë në
diskutime dhe veçanërisht për të bërë gjykime kritike.
Cilat janë të përbashkëtat ndërmjet shkencës dhe gjeografisë?
 Çështjet e ndryshme rreth shkencës dhe mjedisit, për shembull,ndotja e mjedisit,
çështja e ngrohjes globale;
 Ndikim i përparimeve teknike në shoqëri, për shembull, ndikim i internetit;
 Kontrolli i shkencës, për shembull, shpërndarja e fondeve për kërkime shkencore (do
të përdorim miliarda lekë për të provuar që ka jetë në Mars, apo do t’i përdorim këto
lekë për qëllime të tjera më të rëndësishme për shoqërinë e sotme?)
Lënda e gjeografisë duhet të ndihmojë nxënësit:
 të reflektojnë dhe të diskutojnë për rrjedhojat shoqërore të zhvillimeve ekonomike
dhe shkencore;
 të vlerësojnë rolin qendror të shkencës në botën e sotme;
 të kuptojnë karakterin kontradiktor të shkencës dhe faktin që shkencëtarët kanë
pikëpamje të ndryshme dhe kundërshtuese si për faktet që përdoren në shkencë ashtu
edhe për rreziqet që rrjedhin prej zhvillimeve shkencore.
Autorët e teksteve dhe mësuesit, si përdoruesit kryesorë të programit të lëndës së
gjeografisë, duhet të përpiqen ose të kenë prirjen për të mbajtur parasysh mundësitë e lidhjes
së kësaj lënde me lëndët e tjera. Realizimi në praktikë i kësaj lidhjeje, jo vetëm do të
ndihmonte në pasurimin e argumenteve por, duke ritheksuar lidhjen e mësimit të gjeografisë
me aspekte të ndryshme të realitetit, do të rriste edhe motivimin e tyre për këtë lëndë.
Mësuesit duhet të zgjedhin me kujdes pjesën nga kurrikula e shkencave të natyrës dhe të
përcaktojnë jo vetëm objektivat e të nxënit por edhe mënyrën për t’i zbatuar ato qartësisht tek
nxënësit.
VII. METODOLOGJIA E ZBATIMIT TË PROGRAMIT
Gjeografia rajonale e botës të krijon mundësi të gjera për zbatimin e metodave, të
teknikave e strategjive bashkëkohore gjatë procesit mësimor-edukativ. Por, arritja e suksesit
varet nga shkalla e kualifikimit metodiko-shkencor të mësuesit, përkushtimi e pasioni i tij për
lëndën, ndërthurja e formave tradicionale me format e rejat, baza materiale didaktike etj.
Metodat bazë mbeten shpjegimi dhe biseda, të gërshetuara me përshkrimin dhe
demonstrimin si aspekte të veçanta dhe të domosdoshme në konkretizimin e orës së mësimit
të gjeografisë.
Pa përsosur metodën e shpjegimit, do të ishte e vështirë për mësuesin të forconte e të
nguliste qartë dhe saktë përmbajtjen e materialit lëndor, të formonte koncepte të drejta e të
zgjeronte horizontin gjeografik të nxënësit. Përkundrazi, biseda, pavarësisht nga ruajtja e
traditave gjatë procedimit metodik, tashmë mund të zgjerohet me tematika bashkëkohore, siç
është rasti i breinstorming-ut (vetëm për temat ku mësuesi mendon se nxënësi ka njohuri
paraprake). Kjo arrihet në fund të asaj që e quajmë “Stuhi mendimesh”. Të zbatueshme janë
12
edhe metodat kërkimore e problemore, si hapi i parë paraprak në hulumtimet e nxënësve për
zgjidhje që kërkojnë përgjigje të pavarura ose në grupe. Edhe këto forma do të ishin mjaft
efikase në rast se harmonizohen me teknikat bashkëkohore të shprehura në punën me grupe
nëpërmjet strategjive të reja, si: “Mësimi zbulues”, “Diskutimi që zgjidh problemin” etj.
Metoda që përdor mësuesi, nuk mund të jetë me rendimentin e duhur pa mbështetjen e
mjeteve didaktiko, ku vendin kryesor e zënë hartat e llojeve e shkallëve të ndryshme, atlase,
globe, skica, grafikë, këndi i literaturës gjeografike etj. Këto varen nga gjendja e bazës
materiale që ka shkolla, por jo pak edhe nga përpjekjet e interesimi i mësuesit në
grumbullimin e sistemimin e mjeteve, që sigurohen nga ndihmat, prindërit, nxënësit,
komuniteti, bordi i shkollës etj.
Për të arritur këto synime nxënësit, nevojitet:
 Të marrin njohuri bashkëkohore gjeografike për kontinentet dhe shtetet e
ndryshme të botës, duke i parë ato në një këndvështrim shumë përmasash dhe në
lidhjet e ndërsjella ndërmjet tyre.
 Të njohin lidhjet e gjeografisë së botës me shkencat e tjera, sidomos me historinë
dhe shkencat politike, sociologjinë dhe antropologjinë, gjeologjinë dhe shkencat
ekonomike.
 Të njohin prirjet e zhvillimit të hartës së sotme politike të Botës, në përgjithësi,
e të rajoneve të veçanta. Të kuptojnë se jetojnë në një botë që po ndryshon me
shpejtësi, se janë qytetarë të ardhshëm të një brezi të përfshirë në rrjedhat e
zhvillimit bashkëkohor drejt integrimit, sigurisë e bashkëpunimit ndërkombëtar,
qytetarë të një kontinenti që shkon drejt bashkimit ekonomik, politik e shoqëror.
 Të formojnë koncepte të qarta për anë të veçanta të dukurive rajonale, duke
nxjerrë në pah rolin e faktorëve natyrorë në popullimin dhe zhvillimin shoqëror e
ekonomik të rajoneve dhe shteteve të Botës.
 Të njohin pasuritë kryesore natyrore dhe humane, mënyrën e shfrytëzimit të tyre
dhe ndikimin e këtij shfrytëzimi në shkallën e ndotjes dhe të degradimit të
mjedisit në botë.
 Të njohin dhe të interpretojnë drejt anë të veçanta të dukurive rajonale gjeoetno-
kulturore, siç janë: racat, etnitë, gjuhët, besimet, kulturat e ndryshme etj.
 Të lexojnë, të njohin, të interpretojnë e të nxjerrin përfundime të pavarura nga
skicat, grafikët, fotografitë, sidomos ato ajrore, si dhe nga hartat e përgjithshme e
tematike, duke u aftësuar dhe duke përvetësuar elementet e tyre bazë, si: emërtimi,
shkalla numerike dhe shkalla grafike-lineare, rrjeti i koordinatave, elementet
gjeografike bazë të hartës, si: relievi, hidrografia, bimësia, vendbanimet, rrjeti i
komunikacionit, shpërndarja e ekonomisë etj.
 Të analizojnë dhe të vlerësojnë pozicionin gjeopolitik të vendit tonë në Ballkan,
në Evropë e në Botë, mundësitë e përfshirjes hap pas hapi të Republikës së
Shqipërisë në të gjitha rrjedhat euroatlantike, duke nënvizuar dhe duke nxjerrë në
pah ndihmesën modeste të kombit shqiptar për forcimin e paqes e të
bashkëpunimit në shkallë rajonale e globale.
 Të kuptojnë lidhjet e mjedisit natyror me veprimtarinë jetësore e prodhuese të
shoqërisë dhe mbi këtë bazë të dinë dhe të zbatojnë rregullat dhe mënyrat e
mbrojtjes së mjedisit.
 Të përdorin fjalorin e përshtatshëm gjeografik sipas normave të gjuhës së
njësuar shqipe dhe standardeve ndërkombëtare të përdorimit të emërtimeve të
objekteve, dukurive e proceseve gjeografike.
13
Nëpërmjet studimit të gjeografisë, nxënësit duhet të zhvillojnë gjithashtu aftësitë
dhe qëndrimet e hulumtimit shkencor.
Synime:
 të shqyrtojnë dhe të kuptojnë marrëdhëniet dhe kontekstet shoqërore aktuale dhe
të kaluara, si edhe të mbajnë qëndrim rreth asaj si zgjedhjet që njerëzit bëjnë sot,
mund ndikojnë në të ardhmen;
 të kuptojnë konceptet themelore, të cilat bëjnë të mundshme kërkimin në
mënyrë të pavarur, si dhe të përdorin njohuritë për çështjet shoqërore;
 të zhvillojnë aftësinë e tyre për të përdorur burime të ndryshme të informacionit,
si dhe të mbajnë një qëndrim kritik për to;
 të zhvillojnë besimin në aftësitë e tyre për të pasur ndikim dhe dëshirë për të
mbrojtur vlerat demokratike, si dhe për t’u njohur me të drejtat dhe detyrimet si
qytetarë të një shoqërie demokratike;
 të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën e shoqërisë dhe zhvillimin e saj, si
edhe të jenë përgjegjës për mjedisin ku jetojnë;
 të marrin informacione rreth mënyrës si kushtet natyrore dhe materiale, si dhe
idetë e pikëpamjet kryesore për jetën, formojnë dhe kanë formuar shoqërinë;
 të zhvillojnë aftësitë e të kuptuarit të pikëpamjeve themelore ekzistuese dhe
etike për shoqërinë dhe të jenë në gjendje t’i përdorin ato për të formuluar
pikëpamjet e veta;
 të zhvillojnë dijet dhe aftësitë e tyre për ta vendosur veten në mënyra të
ndryshme jetese dhe të kuptojnë arsyet për ndryshimet në kohë dhe hapësirë, si
dhe rreth asaj që është e përbashkët në kulturat e ndryshme të Botës;
 të zhvillojnë respektin për pikëpamjet e personave të tjerë, duke vënë re dhe
duke e distancuar veten e tyre nga veprimtaritë të cilat përfshijnë shtypjen dhe
dhunën ndaj të tjerëve;
 ta bëjnë zakon të veprimeve të tyre marrjen parasysh të vlerave të barabarta dhe
të drejtat e gjithsecilit, pavarësisht nga gjinia, klasa apo përkatësia etnike;
 të zhvillojnë aftësinë për të kuptuar pasojat e pikëpamjeve dhe të veprimeve të
tyre dhe të të tjerëve, si dhe të zhvillojnë aftësinë për të vlerësuar sfidat e sotme
shoqërore e politike, në rrafshin kombëtar dhe global;
 të zhvillojnë arsyetimin për kuadrin ekologjik dhe rrugët e ndryshme të ruajtjes
dhe të përdorimit të burimeve;
 të zhvillojnë të kuptuarit e mënyrës si veprimtaritë dhe kulturat pasqyrojnë edhe


Use: 0.0174