• www.mediaprint.al


  •   
  • FileName: gjuha_shqipe_dhe_letersia_11.pdf [read-online]
    • Abstract: www.mediaprint.alKLIKONI KËTU Libër mësuesiGjuhë shqipedhe letërsi 11Teksti mësimor Gjuhë shqipe dhe letërsi është hartuar nga:Agron Tufa, Ingrit Prizreni Titulli: Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 11

Download the ebook

www.mediaprint.al
KLIKONI KËTU
Libër mësuesi
Gjuhë shqipe
dhe letërsi 11
Teksti mësimor Gjuhë shqipe dhe letërsi është hartuar nga:
Agron Tufa, Ingrit Prizreni
Titulli: Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 11
Drejtoi botimin: Anila Bisha
Redaktore: Elona Çali
Dizajni: Mirela Ndrita
Kopertina : VisiDesign
Shtypi: Mediaprint
ISBN: 978-99956-93-35-0
Botimi i parë: 2011
S H T Ë P I A B O T U E S E
© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese
“Mediaprint” sh.p.k..
Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje,
huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj
mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese
“Mediaprint” sh.p.k.
Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose
mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të
cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..
Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.
Kontaktet:
www.mediaprint.al
Shtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:
Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605 Tel.: 04 4500605
Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441 Cel.: 069 40 50 380
Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201 Cel.: 069 20 79 021
[email protected] [email protected] [email protected]
Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]
Dy fjalë për librin e Gjuhë shqipe dhe letërsi 11
Libri shkollor “Gjuhë shqipe dhe letërsi 11” gërsheton në vetvete një
çelës hyrës drejt shkencës së shkrimit akademik dhe drejt universit
të pafundmë të letërsisë. Unifikimi i këtyre dy disiplinave filologjike
në një tekst të vetëm shkollor ndihmon në përmirësimin e punës
analitike për sa i përket analizës së tekstit. Nëpërmjet disiplinës së
shkrimit, nxënësi përpunon aftësitë e tij shprehëse, argumentuese
dhe interpretuese. Ana teknike e të shkruarit ndihmon në
përgatitjen e nxënësit për shkrimin shkencor. Aspekti tjetër i librit,
letërsia, është trajtuar në aspektin estetik, etik dhe stilistik të saj.
Nga kjo pikëpamje, nxënësi aftësohet të dallojë përjetimin dhe
zbukurimin e ndjenjave nga vlerat morale të tyre.
Megjithatë, me fjalë të tjera në filozofinë e këtij libri qëndron
aftësimi i nxënësit në komunikimin e qëllimshëm për çdolloj
subjekti dhe për çdolloj audience. Nëpërmjet pesë rubrikave: të
vëzhguarit, të lexuarit, të dëgjuarit, të folurit, të shkruarit nxënësi
aftësohet për tu bërë një qytetar kompleks në komunikim dhe për
të realizuar suksesshëm aktivitetin e tij komunikues.
Ky libër që ju keni në duar dhe që shoqëron librin e nxënësit është
konceptuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë të gjithë përdoruesit e
librit drejt një orientimi studimor të tekstit shkollor. Ai është
konceptuar për të ndihmuar mësuesit në zgjerimin e
këndvështrimeve alternative për tekstet studimore.
5
Përmbajtja Faqe
Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7
Kreu I: Teksti informativ
1.1 Gjuha e Ilirëve 22
Komunikimi, elementet dhe funksionet e tij 23
Teksti informativ 25
1.2 Shqiptarët
Ashpërsia dhe bujaria e shqiptarit - Një kuptim i lartë për nderin-
28
Gjuha-Feja-Zakonet
Shkrimi i tekstit informativ (ora II) 32
Shkrimi i tekstit informativ (ora III) 33
Detyrë me shkrim 1 (1 orë) Shkrimi i tekstit informativ 34
Kreu II: Teksti shpjegues
2.1 Ikja nga kompleksi i Rozafës 35
Teksti shpjegues (ora II) 37
Teksti shpjegues (ora III) 43
2.2 Ekspozita Andhroniqi Zengo 46
Shkrimi i esesë 52
2.3 Konica Versus Hamiti. Prometeu i lidhur. Kaptina III- Eseistika, Sabri Hamiti 55
Shkrimi i esesë shpjeguese letrare 74
Honore de Balzak “Xha Gorioi” 74
Kompozicioni i romanit “Xha Gorioi” 81
Drama e palumturisë së Xha Gorioit 84
Kreu III: Teksti përshkrue
3.1 Si e shohim letërsinë shqipe 99
Teksti përshkrues dhe shkrimi i tij 103
3.2 Josif Brodskij, fjalimi i Nobelit. Teksti kulturologjik 113
Detyrë me shkrim 3 129
Kreu IV: Teksti bindës - argumentues
4.1 Fjalimi i Kadaresë në ceremoninë e çmimit Asturias 130
4.2 Virxhinia Vulf dhe feminizmi 137
4.3 William Faulkner 143
Lev Nikolajeviç Tolstoi 149
Novela “Pullaliu”: bota me sytë e një kafshe 151
Kreu V: Teksti dramatik
5.1 Medea, Euripidi 153
5.2 Fausti, Gëte 157
5.3 Izraelitë dhe filistinë, Fan S. Noli 161
5.4 Shtëpi kukulle, Ibsen 163
Kreu VI: Teksti poetik
6.1 Ferri, Kënga III, Dante (1265-1321) 182
6.2 Letra e Tatjanës, Pushkin (1799-1837) 186
6.3 Shenjtëreshë, Stefan Malarme 190
6.4 Liria, Ndre Mjeda (1866-1937) 191
Lirikë me shi, Shkreli 195
Lasgush Poradeci (1899-1987) 199
Kreu VII Teksti narrativ
7.2 Nikollaj Gogol - “Shënimet e një të çmenduri” 207
7.5 Odin Mondvalsen, Trebeshina 209
Petro Marko (1913-1991) 210
6
Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11
Numri i orëve gjithsej 108
Detyra me shkrim 7 orë
Analizë vepre 5 vepra x 6 orë = 30 orë
71 orë studim teksti
Kapitulli 1 / TEKSTI INFORMATIV (7 orë)
Mësimi 1 Gjuha e ilirëve, John Wilkes (3 ore)
ora
1 Objektiva:
a) Të kuptuarit e tekstit informativ dhe leximi i tij
b) Të vëzhguarit dhe evidentimi i lidhjes mes shkencës se
gjuhës dhe asaj të historisë
c) Nxjerrja në pah e tipareve informative të tekstit historik
dhe informacioni që merret nëpërmjet hartave
2 Objektiva:
a) Elementet e komunikimit dhe funksionet e tij;
b) Të përvetësuarit e karakteristikave të një teksti
informative
c) Të identifikuarit e elementeve informative në tekst dhe të
analizuarit e argumenteve në tekst.
3 Objektiva:
a) Të përvetësuarit e shkrimit informativ duke analizuar
qëndrimet e autorëve në tekst;
b) Të krijuarit e bibliografive, fjalorthëve dhe shkrimi i
përmbledhjeve, si dhe i raporteve informative.
Mësimi 2 Shqiptaret, John Fraser (3 orë)
ora
1 Objektiva:
a) Nxjerrja e informacionit të llojit të ndryshëm nëpërmjet të
vëzhguarit dhe renditja e tij sipas karakteristikave të tekstit
informativ;
b) Të lexuarit e tekstit në mënyrë të orientuar dhe
sintetizimi i mendimit të nxënësit për refleksionet
individuale;
c) Të debatuarit mbi informacione të ndryshme duke
shprehur qëndrime e gjykime personale.
2 Objektiva:
a) Të përvetësuarit e shkrimit të një teksti informativ;
b) Të qëmtuarit e tekstit për nga pikëpamja e tipareve të
tekstit informativ;
c) Të analizuarit e tekstit për nga organizimi i brendshëm.
3 Objektiva:
a) Të ushtruarit mbi shkrimin e artikujve informativë;
b) Të përmirësuarit e shkrimit informativ nëpërmjet
teknikave të krahasim-kontrastit;
c) Të diskutuarit mbi përmbajtjen e tekstit.
7
Detyrë me Shkrimi i tekstit informativ (1 orë)
shkrim 1
ore
1 Objektiva:
a) Të shkruarit sipas parametrave dhe tipareve të një teksti
informative;
b) Të shkruarit saktë dhe në mënyrë të përqendruar të
hyrjes dhe mbylljes;
c) Të shkruarit e një brendie koherente dhe të plotë;
d) Të përdorurit e një gjuhe të zgjedhur të ligjërimit të
shkruar.
Kapitulli 2/ Teksti përshkrues (16 orë)
Mësimi 1 Ikja nga kompleksi i Rozafës, Artan Fuga (3 orë)
Ora
1 Objektiva:
a) Të lexuarit e tekstit dhe të kuptuarit e tij;
b) Të analizuarit e qëndrimit të Fugës për legjendën e Rozafës;
c) Të diskutuarit e raporteve të interpretimit të legjendës si
e njohim me parashtrimin e Fugës.
2 Objektiva:
a) Të përvetësuarit e tipareve të një teksti shpjegues;
b) Të analizuarit e tipareve shpjeguese të tekstit “ikja nga
kompleksi i Rozafës”;
c) Të studiuarit e qëndrimeve të Fugës mbi kompleksin e
Rozafës.
3 Objektiva:
a) Vazhdimi i të studiuarit e qëndrimeve të Fugës mbi
kompleksin e Rozafës;
b) Të analizuarit dhe të arsyetuarit e kuptimeve të
simboleve dhe metaforave që janë përdorur në tekst;
c) Të gjykuarit mbi këtë shkrim;
d) Të ushtruarit mbi tekstin shpjegues.
Mësimi 2 Ekspozita e Andhroniqi Zengo, Lasgush Poradeci (3 orë)
orë
1 Objektiva:
a) Nëpërmjet të vëzhguarit, nxënësi të përpiqet të shpjegojë
qëndrimet e tij mbi vepra të artit pamor;
b) Të lexojë dhe të ushtrohet në drejtshqiptimin e grupeve
të bashkëtingëlloreve;
c) Të redaktojë tekstin duke e sjellë në shqipen e normuar;
d) T’i përgjigjet pyetjeve mbi tekstin dhe të evidentojë tiparet
shpjeguese të tij.
2 Objektiva:
a) Nxënësi të asimilojë koncepte mbi artin dhe të
interpretojë shpjegimet e L. Poradecit duke u mbështetur
tek ato;
b) Të analizojë qëndrimet e autorit mbi piktoren Zengo;
c) Të zgjerojë njohuritë e tij mbi shkrimin e një eseje dhe
gjithë hapave që e ndjekin shkrimin e saj.
8
3 Objektiva:
a) Të dallojë tiparet e një teksti informativ nga tiparet e një
teksti shpjegues;
b) Të mbledhë informacione për të plotësuar figurën e
Poradecit;
c) Të analizojë tiparet e shkrimit të L. P. si estet.
Mësimi 3 Konica versus Hamiti (3 orë)
orë
1 Objektiva:
a) Të lexojë dhe të kuptojë esenë Prometeu i lidhur të
Konices;
b) Të analizojë esenë Prometeu i lidhur;
c) Të vlerësojë stilin e shkrimit të eseve të Konicës.
2 Objektiva:
a) Të lexojë dhe të kuptojë qëndrimet e Sabri Hamitit mbi
eseistikën e Konicës;
b) Të evidentojë dhe të analizojë gjykimet e Hamitit mbi
esenë Arti i Prometeut të Konicës;
c) Të diskutojë mbi figurën e Prometeut në raport me atë të
heronjve të tjerë letrarë.
3 Objektiva:
a) Të analizohen aftësitë gjuhësore të Konicës për mesazhin
që jep eseja sipas S. Hamitit;
b) Të vlerësohet aftësia eseshkruese e S.Hamitit;
c) Të mësohet shkrimi i një eseje letrare;
d) Të krahasohen aftësitë eseshkruese mes Konicës dhe
Hamitit;
e) Të diskutohet nëpërmjet të vëzhguarit simbolika e
figurave të Sizifit dhe Prometeut.
Detyrë me Shkrimi i esesë shpjeguese (1 orë)
shkrim 2
orë
1 Objektiva:
a) Të respektojë parimet e shkrimit të një eseje shpjeguese;
b) Të zbatojë rregullat gjuhësore të një eseje shpjeguese;
c) Të realizojë një tekst koherent për nga përmbajtja dhe të
mirëredaktuar për nga paraqitja përfundimtare.
Analizë e Honore de Balzak (6 orë)
veprës letrare
orë
1 Objektiva:
a) Të nxitet nxënësi për leximin e veprës letrare;
b) Të njihet nxënësi me figurën e Balzakut dhe rëndësinë e
veprës Xha Gorioi;
c) Të bëhet përmbledhja e fabulës së romanit duke u
ndalur në pikat më të rëndësishme të tij.
2 Objektiva:
a) Të dallohet organizimi i brendshëm në roman si
rrëfimtari, dëshmitari etj.;
9
b) Të evidentohen dramat sociale që vërehen në roman
nëpërmjet raporteve dhe sjelljeve mes personazheve;
c) Të nxjerrë konkluzione mbi dramën e romanit.
3 Objektiva:
a) Të analizohet kompozicioni i romanit Xha Gorioi;
b) Të ilustrohen me shembuj tiparet e kompozicionit të veprës.
4 Objektiva:
a) Të analizohet drama e Xha Gorioit;
b) Të gjykohet mbi tërësinë e figurës së Xha Gorioit;
c) Të nxirret një mesazh përfundimtar mbi veprën.
5 Objektiva:
a) Të komentohet fragmenti në tekst;
b) T’i përgjigjen pyetjeve mbi fragmentin.
6 Objektiva:
a) T’i përgjigjen pyetjeve mbi fragmentin;
b) Të nxirren përfundimet mbi romanin;
c) Të shkruhet harta e tekstit për fragmentin.
Kapitulli 3/ Teksti përshkrues (8 orë)
Mësimi 1 Si e shohim letërsinë shqipe, M. Kuteli (3 orë)
orë
1 Objektiva:
a) Të diskutohet në klasë për prirjet e letërsisë shqipe në
periudha të caktuara;
b) Të lexohet dhe të kuptohet qëndrimi i Kutelit për letërsinë;
c) Të analizohen qëndrimet e Kutelit për aspekte të
ndryshme të letërsisë.
2 Objektiva:
a) Të zgjerohen njohuritë mbi tiparet, shkrimin, strukturat
dhe karakteristikat e një teksti përshkrues;
b) Të analizohen aspektet e një teksti përshkrues në esenë e
Kutelit;
c) Të analizohen qëndrime të ndryshme të Kutelit lidhur me
letërsinë, gjuhën, kombin etj.
3 Objektiva:
a) Të analizohen teknikat argumentuese të Kutelit në ese;
b) Të analizohen aspekte gjuhësore të eseistikës së Kutelit;
c) Të gjykohet mbi esenë Si e shohim letërsinë shqipe
Mësimi 2 Fjalimi i Nobelit; Josif Brodskij (4 orë)
orë
1 Objektiva:
a) Të përvetësuarit e disa koncepteve estetike;
b) Të lexuarit dhe të kuptuarit mirë e fjalimit të Broskijt.
2 Objektiva:
a) Të analizuarit e esesë së Brodskijt duke iu përgjigjur pyetjeve;
b) Të vlerësuarit e qëndrimeve të Brodskijt si disident;
c) Të analizuarit e qëndrimeve estetike të Brodskijt.
3 Objektiva:
a) Të analizuarit e qëndrimeve estetike dhe etike të Brodskijt;
b) Të kuptuarit e një teksti kulturologjik;
10
c) Të analizuarit e tipareve të një teksti kulturologjik.
4 Objektiva:
a) Të analizohen aspektet kulturologjike të tekstit dhe
qëndrimeve të Brodskijt;
b) Të krahasohet figura e Brodskijt me të Kutelit;
c) Të evidentohen tiparet e shkrimit përshkrues në esenë e
Brodskijt;
d) Të ekzekutohen hapat e shkrimit të një interviste, bazuar
në esenë e Brodskijt.
Detyrë me Shkrimi i esesë përshkruese (1 orë)
shkrim 3
orë
1 Objektiva:
a) Të realizohet shkrimi i një eseje përshkruese duke patur
parasysh shkrimin e saktë të hyrjes, paraqitjes dhe
trajtimit të argumente, si dhe mbylljen;
b) Të redaktohet eseja dhe të mbahen parasysh tiparet
gjuhësore të esesë përshkruese.
Kapitulli 4/ Teksti bindës-argumentues ( 16 orë)
Mësimi 1 Fjalimi i Kadaresë në ceremoninë e çmimit të Asturias
orë (3 orë)
1 Objektiva:
a) Të diskutohet mbi kompleksitetin e figurës së Kadaresë;
b) Të lexohet dhe të kuptohet deri në fund eseja;
c) Të analizohen tiparet dalluese të shkrimit; pozicionin e
shkrimtarit në të; raportet Kadare-letërsi.
2 Objektiva:
a) Të analizohen qëndrime të ndryshme të Kadaresë në tekst;
b) Të vlerësohen idetë universale të shkrimtarit;
c) Të krahasohen idetë e Kadaresë me Brodskijn dhe Kutelin;
d) Jepni gjykimet tuaja mbi esenë.
3 Objektiva:
a) Të rikujtohet eseja me pesë paragrafë;
b) Të analizohen teknikat e shkrimit eseistik të Kadaresë;
c) Të ndërtohet profili i Kadaresë për nga aspekti i
shkrimtarit idealist.
Mësimi 2 Virxhia Vulf dhe Feminizmi (3 orë)
orë
1 Objektiva:
a) Të kuptohet karakteri i V. Vulfit nëpërmjet të vëzhguarit;
b) Të diskutohet se çfarë është feminizmi dhe vendi i Vulfit
në letërsinë feministe;
c) Të lexohet teksti deri sa të kuptohen këndvështrimet e
shkrimtares.
2 Objektiva:
a) Të analizohet përmbajtja kuptimore e esesë së Vulfit duke
iu përgjigjur pyetjeve të tekstit;
b) Të zgjerohen njohuritë mbi tiparet dhe shkrimin e tekstit
bindës-argumentues.
11
3 Objektiva:
a) Të analizohen aspektet bindëse-argumentuese të esesë së
Vulfit;
b) Të japë gjykimet e veta mbi esenë;
c) Të zbulojë aspekte të ndryshme të shkrimtares nëpërmjet
esesë.
Mësimi 3 Ligjerata e Nobelit, William Faulkner (3 orë)
orë
1 Objektiva:
a) Të lexohet dhe të kuptohet ligjërata e Faulknerit;
b) Të diskutohet mbi karakterin e shkrimtarit duke vëzhguar
foton;
c) Të analizohen qëndrimet e Faulknerit në ligjëratë.
2 Objektiva:
a) Të vazhdohet me analizën e ideve të Faulknerit ne ese;
b) Të arsyetohet mbi trajtimin e thelbit njerëzor në letërsi
sipas autorit dhe qasjeve ndaj misionit të autorit;
c) Të zgjerohen njohuritë mbi shkrimin e esesë bindëse-
argumentuese.
3 Objektiva:
a) Të analizohet teksti nga pikëpamja e teknikave te shkrimit
bindës-argumentues;
b) Të fillojë puna parapërgatitore mbi shkrimin e esesë
bindëse-argumentuese.
Detyrë me Shkrimi i esesë bindëse-argumentuese (1 orë)
shkrim 4
orë
1 Objektiva:
a) Të shkruhet një ese bindëse-argumentuese mbi letërsinë;
b) Të zbatohen parametrat e shkrimit bindës-argumentues;
c) Të realizohet një nivel i lartë i koherencës së mendimit dhe
i të shprehurit gjuhësor.
Analizë e Pullaliu, Lev Tolstoi (6 orë)
veprës letrare
orë
1 Objektiva:
a) Të nxitet nxënësi për leximin e veprës;
b) Të diskutohet mbi procesin e krijimit të novelës Pullaliu
dhe për figurën e Tolstoit në tërësi;
2 Objektiva:
a) Të analizohet thelbi filozofik i novelës Pullaliu;
b) Të analizohet struktura e organizimit të brendshëm dhe të
jashtëm të novelës;
c) Të gjykohet mbi thelbin ekzistencial të trajtuar në novelë.
3 Objektiva:
a) Të bëhet prezantimi i projektit;
b) Të komentohet imtësisht Kapitulli 1 i novelës;
c) Të analizohet aspekti i thelbit filozofik të Tolstoit ne këtë
kapitull;
12
d) Të nxirren disa përfundime mbi stilin e shkrimit të
Tolstoit.
4 Objektiva:
a) Të komentohet kapitulli 4 i novelës;
b) Të analizohen dramat sociale të trajtuara në kapitull;
c) Të arsyetohet mbi aspektin psikologjik dhe ekzistencial në
fragment;
d) Të vërehen mjeshtëritë shkruese të Tolstoit si sarkazma;
surrealizmi e veçori të tjera të autorit/
5 Objektiva:
a) Të komentohet kapitulli i 12 i novelës;
b) Të analizohet aspekti tragjik i fragmentit;
c) Të analizohen teknikat rrëfimtare të Tolstoit.
6 Objektiva (një për secilin grup):
a) Të realizohet produkti i projektit duke u mbështetur në pikat:
- analizë e konceptit të vëzhgimit të botës me sytë e
kafshës;
- Të analizohet zhvillimi moral dhe etik i qenieve të
gjalla;
- Të dalin në pah tiparet e artit të Tolstoit;
- Të analizohet universalizmi i artit të Tolstoit
Kapitulli V/ Teksti dramatik (16 orë)
Mësimi 1 Medea, Euripidi (3 orë)
orë
1 Objektiva:
a) Të asimilohen konceptet estetike të dramatikes dhe tragjikes;
b) Të kuptohen drama dhe tragjedia në figurën e Medeas;
c) Të lexohet dhe të kuptohet fragmenti për studim;
d) Të analizohen aspektet tragjike në fragment.
2 Objektiva:
a) Të asimilohen tiparet e tekstit dramatik;
b) Të komentohet fragmenti;
c) Të zbulohen aspektet psikologjike si pasioni, hakmarrja,
frika nga humbja e qytetarisë të tragjedisë së Medeas;
d) Te karakterizohen personazhet e tragjedisë.
3 Objektiva:
a) Të analizohet aspekti feminist i tragjedisë;
b) Të analizohen dramat sociale që mbart figura e Medeas;
c) Të zbulohet thelbi i hakmarrjes dhe vetëgjyqgjyqësisë së
Medeas;
d) Të arsyetohet mbi zgjidhjen dues ex machine të tragjedisë;
e) Të gjykohet mbi tragjedinë.
Mësimi 2 Fausti, Gëte, (3 orë)
orë
1 Objektiva:
a) Të njihen nxënësit me veprën Fausti dhe domethënien
humaniste te fragmentit Dhomë Studimi;
b) Të lexohet dhe të kuptohet sa më mirë fragmenti;
c) Të fillohet me komentin e fragmentit;
13
2 Objektiva:
a) Të zbulohet simbolika iluministe dhe humaniste në
fragment;
b) Të analizohet procesi i metamorfozës tek konia;
c) Të komentohet qasja e Faustit ndaj kompleksitetit të
figurës së Mefistofelit;
d) Të krahasohen figura e Faustit me atë të Mefistofelit.
3 Objektiva:
a) Të zbulohet aspekti meskin i figurës së Mefistofelit;
b) Të nxirren përfundime mbi fragmentin;
c) Të zgjerohen dijet mbi parafrazën;
d) Të ushtrohen mbi shkrimin e parafrazës.
Mësimi 3 Izraelitë dhe filistinë, F. Noli (3 orë)
orë
1 Objektiva:
a) Të njihen nxënësit me përmbajtjen e dramës “Izraelitë dhe
filistinë;
b) Të lexohet fragmenti dhe të tejkalohen vështirësitë
gjuhësore që paraqet gjuha e Nolit;
c) Të analizohen veprimet e Samsonit dhe të Daliles ndaj njëri-
tjetrit.
2 Objektiva:
a) Të zbulohet thelbi i dashurisë së heronjve ndaj njëri-tjetrit;
b) Të analizohen aspektet etike të qëndrimit të heronjve ndaj
jetës;
c) Të analizohet drama po edhe tragjedia që mbart raporti
Dalila-Samson;
d) Të arsyetohet shprehja”Qëllimi i justifikon mjetet”.
3 Objektiva:
a) Të analizohet thelbi tragjik i dramës;
b) Të nxirren përfundimet e nxënësve mbi mesazhin e dramës;
c) Të zgjerohen dijet mbi përmbledhjen dhe shkrimin e saj;
d) Të ushtrohen nxënësit me shkrimin e përmbledhjes.
Detyrë me Shkrimi i parafrazës dhe i përmbledhjes (1 orë)
shkrim 5
orë
1 Objektiva:
a) Të shkruajnë parafrazën dhe përmbledhjen duke zbatuar
parametrat e shkrimit të tyre;
b) Të jenë koherent ndaj përmbajtjes se tekstit që do
parafrazojnë e do përmbledhin;
c) Të dëshmojnë kulturë shkrimi.
Analizë e Shtëpi kukulle, H. Ibsen, 6 orë
veprës letrare
orë
1 Objektiva:
a) Të stimulohen nxënësit të lexojnë dramën Shtëpi Kukulle;
b) Të njihen dhe të kuptojnë risitë e kompozicionit analitik të
Ibsenit;
14
c) Të thellohen mbi organizimin e brendshëm dhe të jashtëm
të dramës Shtëpi kukulle.
2 Objektiva:
a) Nëpërmjet subjektit të veprës, të zbulohen dramat sociale
dhe të brendshme të individit në shoqërinë e kohës;
b) Të analizohet dualiteti i jetës së Nora Helmerit;
c) Të portretizohen personazhet e pjesës;
d) Të vlerësohen aspekti etik dhe estetik i dramës.
3 Objektiva:
a) Të analizohen problemet familjare në dramën sociale sipas
Ibsenit;
b) Të arsyetohet drama e një familjeje të gënjeshtërt;
c) Të analizohet drama e shkatërrimit të individualitetit njerëzor në
dramë;
d) Të vlerësohet aspekti moral i dramës;
e) Të diskutohet novatorizmi i figurës së Nora Helmerit.
4 Objektiva:
a) Të analizohet personaliteti i Nora Helmerit mes
personalitetit dhe kukullës;
b) Të thellohet mbi dramën ekzistenciale të njeriut tek Ibseni;
c) Të diskutohet novatorizmi i dramës së Ibsenit;
d) Të vlerësohet koncepti i çlirimit tek figura e Nora Helmerit.
5 Objektiva:
a) Të lexohet fragmenti për koment dhe të kuptohet sa më
mirë ai;
b) Të komentohet sensi i të moskuptuarit dhe i dyshimit mes
bashkëshortëve;
c) Të analizohet thelbi i personazheve në dramë.
6 Objektiva:
a) Të analizohet thelbi i shtëpisë së kukullës në fragment;
b) Të arsyetohet mbi kuptimin e të edukuarit të vetvetes në
fragment;
c) Të komentohet aspekti psikologjik I romanit dhe mjeshtëria e
Ibsenit për ta dhënë atë, pa iu referuar përshkrimit të
gjendjeve emocionale;
d) Të analizohet thelbi universal i dramës.
Kapitulli VI/ Teksti poetik, ( 23 orë)
Mësimi 1 Ferri, Dante Alighieri, 3 orë
orë
1 Objektiva:
a) Të kuptuarit e Komedisë hyjnore dhe aspektit alegorik të saj;
b) Të komentuarit e fragmentit Portat e Ferrit për të kuptuar
mekanizmin e brendshëm të funksionimit të veprës.
2 Objektiva:
a) Të lexuarit dhe të kuptuarit e simboleve të këngës Paolo
dhe Franceska;
b) Të analizohet thelbi i tragjedisë së heronjve mes
sinqeritetit të dashurisë dhe errësirës së kohës;
c) Të komentohet lirizmi dhe pasioni mes fjalëve të heronjve.
15
3 Objektiva:
a) Të zgjerohen njohuritë mbi ndërtimin e vargjeve dhe të
strofave;
b) Të kuptohet organizimi fonetik;
c) Të analizohet mjeshtëria artistike e Dantes dhe tiparet e
letërsisë së Rilindjes në këtë këngë.
Mësimi 2 Eugjen Onjegini, Pushkin (3 orë)
orë
1 Objektiva:
a) të kuptohen figurat e Tatjanës dhe Onjeginit në raport me
njëri-tjetrin dhe në raport me shoqërinë;
b) Të kuptohen figurat e heronjve tanë në raport me letërsinë
romantike;
c) Të lexohet fragmenti dhe të diskutohet mbi të.
2 Objektiva:
a) Të komentohet aspekti romantik i fragmentit mes letrës,
largimit të heronjve nga njëri-tjetri etj.
b) Të analizohet karakteri i Tatjanës mes romantizmit dhe
qëndrueshmërisë;
c) Të arsyetohet mbi evoluimin e personazheve;
d) Të krahasohet figura e Tatjanës me Norën dhe Medean.
3 Objektiva:
a) Të analizohet koncepti i ngadhënjimit të dashurisë ndaj
paragjykimeve;
b) Të thellohen më shumë mbi aspektin e dashurisë dhe
romantizmit në roman;
c) Të zgjerojnë njohuritë mbi gjuhën poetike, figurat e
sintaksës dhe ato të intonacionit;
d) Të ushtrohen mbi figurat e sintaksës dhe intonacionit.
Mësimi 3 Shenjtëreshë, Stefan Malarme, 3 orë
orë
1 Objektiva:
a) Të lexohet dhe të kuptohet poezia;
b) Të kuptohet figura e Malarmesë mes simbolizmit;
c) Të analizohen disa aspekte simbolike të poezisë.
2 Objektiva:
a) a)të analizohet thelbi i shenjtëreshës në poezi;
b) Të komentohet thelbi I simboleve biblike;
c) Të vlerësohen raportet ndjesi-ndjenjë, parafytyrim dhe
perceptim në poezi.
3 Objektiva:
a) Të zgjerohen njohuritë mbi figurat e kuptimit dhe të
parafytyrimit;
b) Të analizohen raportet ndjenjë-muzikë-figuracion në poezi;
c) Të analizohet aspekti i mjeshtërisë stilistike të Malarmese
në poezi;
d) Të nxirren përfundimet e përgjithshme.
Mësimi 4 Liria, Ndre Mjeda, 3 orë
orë
16
1 Objektiva:
a) Të lexohet dhe të kuptohet poezia;
b) Të kuptohet arti poetik i Mjedës në poezi;
c) Të diskutohet për konceptin e lirisë nëpërmjet të
vëzhguarit.
2 Objektiva:
a) Të vërehen disa tipare romantike të poezisë;
b) Të analizohen aspektet e një poezie të angazhuar në sonet;
c) Të komentohen qëndrimet e moralit kombëtar të Mjedës në
poezi;
d) Të vlerësohen tonet autokritike në sonet.
3 Objektiva:
a) Të zgjerohen njohuritë mbi përmbledhje analitike dhe
shkrimin e saj;
b) Të analizohet poetika e Mjedës në poezi duke u mbështetur
tek figuracioni i veprës;
c) Të ushtrohen mbi shkrimin e përmbledhjeve analitike.
Mësimi 5 Krahasimi i teksteve poetike, A. Shkreli, F. Rreshpja, 4
orë orë
1 Objektiva:
a) Të kuptohet poetika e Azem Shkrelit;
b) Të lexohet dhe të kuptohet poezia;
c) Të komentohet aspekti imagjinar dhe mistik I zërit të
krijimit për lexuesin.
2 Objektiva:
a) Të komentohet aspekti lirik i poezisë;
b) Të nxirren vlerësimet stilistike për poezinë Lirikë në shi;
c) Të zgjerohen njohuritë për onomatopenë dhe aliteracionin.
3 Objektiva:
a) Të njihet dhe të kuptohet figura e F. Rreshpes në letërsi;
b) Të lexohet dhe të kuptohet poezia Elegji për nënën;
c) Të analizohen raportet vdekje prani e shpirtit në poezi;
d) Të komentohet madhërimi për figurën e nënës në poezi;
e) Të analizohet aspekti lirik i poezisë dhe të evidentohen
figurat letrare ne poezi.
4 Objektiva:
a) Të krahasohen poezitë për nga aspekti i lirizmit; leksikut;
imazhit që krijojnë, figuracionit; tematikës etj.
Detyrë me Shkrimi i përmbledhjes analitike (1 orë)
shkrim 6
orë
1 Objektiva:
a) Të shkruhet sipas parametrave të duhur përmbledhja
analitike;
b) Të jenë koherent ndaj mendimeve të autorëve për të cilët
po shkruajnë;
c) Të zbatojnë parimet gjuhësore të shkrimit të përmbledhjes
analitike;
d) Të shprehin qëndrimin e tyre vetjak;
17
e) Të dëshmojnë kulture të shkruari.
Analizë e Vepra letrare, Lasgush Poradeci (6 orë)
veprës letrare
6 orë
1 Objektiva:
a) Të stimulohet nxënësi për leximin e veprës;
b) Të kuptohet figura e Lasgush Poradecit si figura e një
reformatori të artit poetik shqiptar dhe e një liriku të
përjetshëm;
c) Të kuptohen burimet e poezisë së Poradecit;
d) Të diskutohet mbi vendin e Poradecit në letërsinë shqipe.
2 Objektiva:
a) Të kuptohet aspekti modernist i poezisë së Poradecit;
b) Të analizohet poetika e Poradecit nëpërmjet fjalëve kyçe të
përdorura në poezi;
c) Të vlerësohet ligjërimi poetik i Poradecit në kuadrin e
letërsisë shqipe të shekullit XX
3 Objektiva:
a) Të analizohet trajtimi i erosit në poezinë e Poradecit;
b) Të arsyetohet mbi konceptin e hapësirës kombëtare te
Poradeci;
c) Të vlerësohet vepra e Poradecit në kuadrin e përsosmërisë
së gjuhës shqipe.
4 Objektiva:
a) Të lexohet dhe të kuptohet poezia Përjetësia;
b) Të diskutohet koncepti mbi përjetësinë dhe domethënia e
saj në poezinë e Poradecit;
c) Të analizohet koncepti trup-shpirt në poezi.
5 Objektiva:
a) Të analizohet konceptimi panteist i Poradecit në poezi;
b) Të komentohet misticizmi i dashurisë në poezi;
c) Të vlerësohen gjithë qasjet ndaj dashurisë në poezi.
6 Objektiva:
a) Të analizohet koncepti i ekzistencës së përhershme në poezi;
b) Të arsyetohet mbi aspektin simbolik të poezisë së
Poradecit;
c) Të jepen përfundimet mbi poezinë Përjetësia.
Kapitulli 7/ Teksti narrativ , 22 orë
Mësimi 1 Zonja Bovari, Gustav Flober, 3 orë
orë
1 Objektiva:
a) Të kuptohet dhe të vlerësohet thelbi i romanit dhe i
personalitetit të Zonjës Bovari;
b) Të lexohet dhe të kuptohet fragmenti;
c) Të diskutohet mbi ndjesitë që lë fragmenti.
2 Objektiva:
a) Të analizohet gjendja psikologjike e Ema Bovarisë në
kuadrin e mjeshtërisë artistike të Floberit;
b) Të analizohet aspekti tragjik i fragmentit;
18
c) Të vlerësohet aspekti i gjykimit të vetvetes nga


Use: 0.0242