• REPUBLIKA E SHQIPËRISË


  •   
  • FileName: Aftesi_ per_ jeten.pdf [read-online]
    • Abstract: REPUBLIKA E SHQIPËRISËINSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMITRruga Naim Frashëri Nr 37, Tiranë , ALBANIAPROGRAMI I ZHVILLIMIT PROFESIONALPËR EFEKT MARRJEN E SHKALLËVE TË KUALIFIKIMITTË MËSUESVE TË LËNDËS “AFTËSIM PËR JETËN”

Download the ebook

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT
Rruga Naim Frashëri Nr 37, Tiranë , ALBANIA
PROGRAMI I ZHVILLIMIT PROFESIONAL
PËR EFEKT MARRJEN E SHKALLËVE TË KUALIFIKIMIT
TË MËSUESVE TË LËNDËS “AFTËSIM PËR JETËN”
2011
1) HYRJE
Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të
mësuesve të “Aftësim për jetën” është hartuar nga grupi i punës, i ngritur nga
Instituti i Zhvillimit të Arsimit – IZHA për t’u ardhur në ndihmë të gjitha Drejtorive
Arsimore Rajonale dhe Zyrave të Arsimit të rretheve, si dhe të gjithë mësuesve të
lëndës “Aftësim për jetën” për t’u përgatitur për testimin kombëtar për marrjen e
shkallëve të kualifikimit.
Programi është zhvilluar duke iu përgjigjur kërkesave që MASH-i ka vendosur
për mësuesit që kualifikohen. Programi është hartuar duke mbajtur parasysh se
fushat kryesore në të cilat testohen njohuritë dhe aftësitë e mësuesve janë:
 dokumentet zyrtare1 të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë mësimore –
edukative të mësuesve,
 programet përkatëse lëndore,
 aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë në mësimdhënie-nxënie në
përgjithësi si dhe të lëndës “Aftësim për jetën” në veçanti,
 përmbajtjen shkencore të lëndës së “Aftësim për jetën”, sipas programit
lëndor përkatëse.
2) QËLLIMI I PROGRAMIT
Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të
mësuesve të “Aftësim për jetën” është hartuar për të mbështetur dhe nxitur
zhvillimin profesional të tyre. Programi është hartuar nga grupi i punës duke
mbajtur parasysh përmbushjen e dy qëllimeve kryesore.
 Së pari, të ofrohet si një program orientues për t’u ardhur në ndihmë
Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave të Arsimit të rretheve si dhe të gjithë
1
Është fjala për të gjitha dokumentet ligjore, urdhëresat dhe udhëzimet e MASH-i që zbatohen në shkollë
duke u përqendruar në ato të viteve të fundit.
1
mësuesve të lëndës së “Aftësim për jetën” në arsimin parauniversitar për të
realizuar veprimtaritë kualifikuese dhe trajnuese në bazë rrethi. Në këtë
aspekt programi mund të plotësohet nga DAR/ZA-të përkatëse, sipas
kushteve dhe mundësive konkrete.
 Së dyti, si një program i detyruar, veçanërisht për mësuesit që këtë vit do të
marrin shkallët e kualifikimit, në mënyrë që ata të realizojnë një përgatitje
gjithëvjetore, për të përballuar me sukses kërkesat që ka testimi kombëtar për
efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit.
Programi synon:
 rritjen e përgjegjshmërisë së mësuesve për njohjen dhe zbatimin e
legjislacionit arsimor e në mënyrë të veçantë të risive më të fundit të reformës
arsimore.
 rritjen e aftësive dhe kompetencave profesionale të kuadrit mësimdhënës, për
të ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e efektivitetit të procesit mësimor, drejt një
mësimdhënieje të suksesshme.
 rritjen e përgjegjshmërisë së mësuesve për domosdoshmërinë e njohjes së
koncepteve bazë dhe ligjësive shkencore të lëndës si dhe të zbatimit të tyre
në praktikë, në përputhje me specifikat e moshës së nxënësve dhe të klasës
ku japin mësim.
 realizimin në praktikë nëpërmjet demonstrimit konkret të aftësive të fituara, e
në mënyrë të veçantë nëpërmjet vlerësimit të arritjeve përmes testimit.
3) PËRMBAJTJA E PROGRAMIT
Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të
mësuesve të “Aftësim për jetën” është strukturuar sipas fushave kryesore të
zhvillimit profesional, të përmendura më sipër, për të cilat testohen mësuesit. Për
secilën fushë janë renditur njohuritë dhe aftësitë bazë që duhet të zotërojë
mësuesi i lëndës së “Aftësim për jetën” që të përmbushë me sukses rubrikat e
testimit.
Programi është ndërtuar duke pasur si pikënisje standardet bazë të përgjithshme
të mësuesit si dhe në standardet e mësuesit të lëndës “Aftësim për jetën”.
Përshkallëzimi i kompetencave profesionale që lidhen me secilën fushë të
testimit do ta ndihmojnë mësuesin që të identifikojë nevojat e tij si dhe çështjet
në të cilat duhet të thellohet më shumë.
Për të qenë lehtësisht i përdorshëm, programi është paraqitur sipas një formati të
caktuar. Sipas këtij formati, për secilën fushë prezantohen kompetencat që
mësuesit duhet të zotërojnë në fushën e njohurive dhe aftësive si dhe literatura
përkatëse rekomanduese që u vjen në ndihmë për zotërimin e këtyre
kompetencave.
2
PËRMBAJTJA E PROGRAMIT
Fusha : Dokumentet zyrtare
Rezultati Literatura
Mësuesi do të jetë i aftë të:
 Dispozitat Normative për arsimin parauniversitar
 njohë në mënyrë të veçantë: (DN).
- ligjin për sistemin arsimor  Të drejtat e nxënësve (Neni 21)
Parauniversitar;  Qeveria e nxënësve (Neni 37)
- dispozitat normative për arsimin  Mësuesi, të drejtat e detyrat (Nenet 43,44,45).
parauniversitar.  Organet kolegjiale në shkollë (Nenet 51, 53. 54).
 Udhëzimi Nr. 49, dt. 27.12.2006 i MASH "Për
 shpjegojë dhe të jetë i qartë për të drejtat dhe hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve".
detyrat e nxënësit.  Udhëzimi Nr.38 , dt.09.10.2007 i MASH "Për
zhvillimin e orëve të lira në shkollë".
 shpjegojë dhe të jetë i qartë për të drejtat dhe  Udhëzimi Nr. 35, dt.09.10.2007 i MASH “Për
detyrat e mësuesit. lirinë e mësuesit për orët mësimore të
parashikuara në programin lëndor”
 Udhëzimi Nr. 37, dt.09.10.2007 i MASH “Për
 dijë dhe kuptojë funksionin që kanë organet paraqitjen e personelit të shkollës në mjediset
kolegjiale në shkollë. shkollore”.
 Udhëzimi Nr. 21, datë 23.07.2010 “Për normat e
 kuptojë funksionimin e qeverisë së nxënësve dhe punës mësimore edukative dhe numrin e
senatit në shkollë. nxënësve për klasë në institucionet e Arsimit
Parauniversitar”.
 zbatojë drejt udhëzimet e ndryshme të dala nga  Udhëzimi i MASH, Nr. 26 datë 10.08.2010 “Për
MASH, duke qenë të përgjegjshëm në zbatimin e mbarëvajtjen e punës mësimore edukative në
kërkesave të dokumentacionit shkollor. sistemin e Arsimit Parauniversitar në vitin
-“Për hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve” shkollor 2010-1011.
si dhe  Udhëzimi i Alterteksit 2010-2011
-“Për zhvillimin e orëve të lira”.  Rregulloren Nr 4998, datë 27.07.2010 për
-“Për lirinë e mësuesit për orët mësimore të vlerësimin e nxënësit në gjimnaz
parashikuara në programin lëndor”.
 “Kualifikimi i mësuesve – Teste 2008, 2009
- Për paraqitjen e personelit të shkollës në mjediset
2010”, IKT – Maj 2008.
shkollore”.
 Udhëzues për mësuesit e gjimnazit, IZHA, botim
 respektojë të gjitha udhëzimet sipas kërkesave
2010.
përkatëse.
3
Fusha: Programet lëndore
KARRIERA DHE AFTËSIM PËR JETËN - Aftësim për jetën
Rezultati Literatura
Mësuesi do të jetë i aftë të...
 shpjegojë çfarë kupton me standard përmbajtjeje.  Korniza Kurrikulare e gjimnazit IKT -2009.
 shpjegojë çfarë kupton me standard arritjeje.
 Standardet e të nxënit për gjimnazin “Karriera
 shpjegojë risitë e fushës së karriera dhe aftësim
për jetën dhe si zbatohet ajo në shkollë. dhe aftësim për jetën” në veçanti “Aftësim për
 shpjegojnë ndërtimin e strukturës së programit jetën” - botim i IKT 2008.
Aftësim për jetën dhe përkatësisht të linjave që
jep.  Programet lëndore të - Aftësim për jetën
 shpjegojë ndryshimin midis objektivave të gjimnaz, botim 2008.
përgjithshme të lëndës nga objektivat e
përmbajtjes  Udhëzuesi lëndor për gjimnazin, lënda “Aftësim
 dallojë konceptet kryesore që duhet të japë. për jetën”- IKT, 2009
 dallojë aftësitë që duhet të përftojnë nxënësit
përmes programit të lëndës.  Manual ndihmës informativ- “Aftësi për jetën” –
 përshkruajë hapat e ndjekura për realizimin e botim – IKT 2009
objektivave mësimore.
 planifikojë mjetet e nevojshme për realizimin e
orës së mësimit, duke dhënë momentet kur i
përdor ato.
 zbërthejë sipas objektivave me tri nivele
objektivat e një linje të dhënë nga programi
mësimor.
 zbërthejë objektivat e përmbajtjes sipas linjave,
duke i përshtatur ato në tema mësimore (plan
tematik – modele për një linjë të caktuar të
programit).
 vendosë objektivat e orës së mësimit në linjat
përkatëse të programit duke u mbështetur në
Taksonominë afektive.
 hartojë një projekt lidhur me një çështje nga
lënda.
4
Fusha : Aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë në mësimdhënie-nxënie
Rezultati Literatura
Mësuesi do të jetë i aftë të...
 zotërojë një larmi metodash/strategjish të  Metodat e mësimdhënies, grup autorësh, Tiranë,
mësimdhënies efikase për lëndën Aftësim për 1999, kapitulli 2, 3;
jetën.  Metoda me në qendër nxënësin – botim i QTKA
 planifikojë mësimin, bazuar mbi një teknikë apo -2006;
metodë mësimore.  Udhëzuesi për mësuesit e lëndës Aftësim për
 organizojë mësimin bazuar në objektiva për çdo jetën.
linjë mësimore.  Strategjitë e mësimdhënies, Tiranë –
 hartojë një plan ditar sipas një skeme të caktuar,  ISP, 1995.
duke dhënë shpjegimet përkatëse.  Metodat ndërvepruese të mësimit, IKT -2008;
 shpjegojë metodën e bisedës, së kërkimit, punës  Manual ndihmës informativ- “Aftësi për jetën” –
në grupe, të projektit dhe mënyrën e funksionimit botim – IKT 2009
të tyre gjatë orëve të veçanta.
 shpjegojë metodën me në qendër nxënësin.
 kuptojë përdorimin e teknikave të tilla të
Menduarit Kritik si: brainstorming, klaster,
Diagramin e Venit etj., gjatë mësimdhënies për
lëndën Aftësim për jetën.
 planifikojë mësimin, bazuar mbi një teknikë apo
metodë mësimore.
 shpjegojë teknikat e vlerësimit.
 planifikojë mjetet e nevojshme për realizimin e
orës së mësimit, duke dhënë momentet kur i
përdor ato.
 përdorë media të ndryshme gjatë mësimdhënies në
klasë si: kompjuter, DVD, Cd etj.
Fusha : Përmbajtja shkencore e lëndës: “Aftësim për jetën”
Rezultati Literatura
Mësuesi do të jetë i aftë të...
 demonstrojë njohuri të qëndrueshme dhe të 1. Programi lëndor “Aftësi për jetën”,
sakta shkencërisht dhe 2. Manuali për mësuesit/et e aftësive për jetën –
 shpjegojë përmbajtjen si dhe përdorimin e botim i IKT, 2009.
materialeve burimore të përshtatshme për 3. Tekstet e lëndës “Aftësi për jetën” për nxënësit/et
procesin mësimor përgjatë këtyre linjave: e gjimnazit – botime nga SHB të ndryshme;
5
1. EDUKIMI SHËNDETËSOR :
 Shëndeti
 Të ushqyerit e shëndetshëm
 Alkooli dhe drogat e tjera
 Barnat (ilaçet)
 Seksualiteti
 Edukimi mbi HIV-SIDËN.
2. SJELLJA E SIGURT:
 Siguria në shtëpi
 Siguria në shkollë
 Siguria gjatë procesit të punëve të ndryshme në
shtëpi, në vende pune dhe gjatë veprimtarive të
ndryshme sportive
 Siguria në rrugë
 Parandalimi i krimit.
3. NDIHMA E PARË:
1. Rëndësia e ndihmës së parë
2. Rastet kryesore, të cilat kanë nevojë për
ndihmën e parë;
3. Rastet kryesore të emergjencave;
4. Rastet e emergjencave jashtë shtëpisë.
6


Use: 0.0606