• NOTIMI EKSTERN NË KUADËR TË ARSIMIT


  •   
  • FileName: Eksterno ocenuvanje vo Slovenija -Alb.pdf [read-online]
    • Abstract: NOTIMI EKSTERN NË KUADËR TË ARSIMITFILLOR NË SLLOVENI –NDIKIMI I TIJ NË KRIJIMIN DHE PËRMIRËSIMIN E POLITIKËSARSIMORE SI DHE PËRDORIMI I REZULTATEVE TË TESTEVE1Dr. Andrejka Slavec GornikPër dallim nga shtetet e ish-Jugosllavisë dhe disa shtete tjera socialiste,

Download the ebook

NOTIMI EKSTERN NË KUADËR TË ARSIMIT
FILLOR NË SLLOVENI –
NDIKIMI I TIJ NË KRIJIMIN DHE PËRMIRËSIMIN E POLITIKËS
ARSIMORE SI DHE PËRDORIMI I REZULTATEVE TË TESTEVE
1
Dr. Andrejka Slavec Gornik
Për dallim nga shtetet e ish-Jugosllavisë dhe disa shtete tjera socialiste,
Sllovenia posedon një traditë relativisht të gjatë të notimit ekstern. Në fillim të
viteve të ‘90-ta e kemi zhvilluar notimin ekstern në arsimin fillor, si dhe kemi
filluar të punojmë me provimin e maturës për shkollat e mesme.
1. ARSIMI FILLOR NË SLLOVENI
Arsimi fillor (i detyrueshëm) në Slloveni:
• fillon në moshën 6 vjeçare dhe mbaron në moshën 15 vjeçare,
• përbëhet nga 9 klasa,
• është i organizuar si strukturë e ndarë,
• ndahet në tre cikle, secili zgjat nga tre vjet.
Të gjitha shkollat janë publike (shtetërore), me vetëm dy përjashtime (një shkollë
fillore Waldorf dhe një shkollë fillore katolike).
Në fund të arsimit të detyrueshëm në përgjithësi rreth 99% të nxënësve e
vazhdojnë shkollimin, prej tyre (40%) vazhdojnë në shkolla të mesme teknike ose
profesionale.
Sllovenia është një vend i vogël (me 2 054 300 banorë). Në arsimin fillor janë të
përfshirë 160 400 nxënës. Gjithsej ka 448 shkolla fillore (së bashku me shkollat e
vogla periferike 510). Në vitin 2010, 18.500 nxënës do ta mbarojnë klasën IX,
ndërsa 17.750 nxënës do ta mbarojnë klasën e VI. Hapësira e vogël gjeografike,
po ashtu ndikon në sistemin tonë të notimit (mjetet financiare, centralizimi etj.).
1
Dr. Andrejka Slavec Gornik, Kreytare e Njësisë për Kontrollim dhe Notim, Qendra Nacionale për Notim, Slloveni, Ob
železnici 16, 1000 Ljubljanë
1
2. SFONDI HISTORIK I NOTIMIT EKSTERN DHE KORNIZA E TIJ POLITIKE
Në 18 vitet e fundit në arsimin fillor janë zbatuar tre forma të ndryshme të notimit
ekstern:
• “Notimi grupor" në klasat VIII të shkollave fillore me funksion të theksuar
përmbledhës (sumativ) (në vitet 1999-2005),
• Notimi nacional në klasën IX të shkollave fillore me funksion formativ dhe
përmbledhës (në vitet 2001-2005),
• Notimi nacional në klasën IX të shkollave fillore me funksion formativ (prej
vitit 2006- ).
Në Slloveninë e pavarur, notimi ekstern në shkollë fillore është futur në vitin
1992. Në fillim u emërtua si “notim i përgjithshëm” dhe paraqiste elementin e
vetëm të procedurës për pranim në shkollë të mesme, pasi që sipas një dekretit
të qeverisë disa vjet ishte i kufizuar numri i regjistrimit në shkolla të mesme për
shkak të vendeve të kufizuara dhe numrit të rritur të kandidatëve. Numri i
nxënësve të cilët regjistroheshin në shkollë të mesme, në veçanti në gjimnaz u
rrit në përmasë të konsiderueshme; kishte numër të madh të nxënësve me nota
më të mira, por hasej dallim i konsiderueshëm në kontekst të nivelit të diturive të
tyre, gjë që me të madhe varej nga shkolla fillore në të cilën kishin mësuar ata.
Ishte e pamundshme të bëhet një përzgjedhje të nxënësve pa mos zbatuar
kritere objektive. Për këtë arsye, në të gjitha shkollat fillore, në të cilat ishte i
kufizuar numri i nxënësve të rinj prej vitit 1992 u morën parasysh rezultatet prej
klasës V deri në klasën VIII, si dhe rezultatet e “notimit grupor” dhe rezultatet nga
garat e diturisë.
“Notimi grupor” në shkollat fillore tetëvjeçarë kishte rol të veçantë përmbledhës
(sumativ). Testet e diturisë hartoheshin për të ofruar sa më shumë dallueshmëri
brenda grupit të nxënësve me sukses më të lartë (ndërmjet nxënësve me nota 4
dhe 5), me çka u fituan rezultate të ndryshme dhe u bë një diferencim i mirë
ndërmjet nxënësve të cilët regjistroheshin në shkolla të mesme në të cilat ishte i
kufizuar numri i vendeve të lira. Ky proces mund të quhej testim për përzgjedhje.
Rezultatet e nxënësve nuk ofruan të dhëna reale për cilësinë e punës së shkollës
pasi që asnjëherë nuk e kanë kontrolluar spektrin e plotë të standardeve të
diturisë të përcaktuara nga programi mësimor. “Notimi grupor” ishte vullnetar, që
do të thotë se ende të gjithë nxënësit që e mbaronin klasën VIII duhej t’iu
nënshtroheshin provimeve pranuese në çdo shkollë të mesme, ku ishte i kufizuar
numri i vendeve të lira për regjistrim. “Notimi grupor” përbëhej nga dy lëndë:
Gjuhë sllovene (ose hungareze/italiane) dhe Matematikë. Testet zhvilloheshin në
bazë të temave të lëndëve kryesore të notuara në klasat V, VI, VII dhe VIII. Në
shkurt, nxënësit iu nënshtruan testimit eksperimental, në maj vijoi testimi i
rregullt, ndërsa në qershor ai plotësues. Pjesa dërmuese e nxënësve të klasës
VIII iu nënshtruar testimit të rregullt në maj, pavarësisht se a iu duheshin
2
rezultatet për regjistrim në shkollë të mesme. Testimi plotësues u realizua për
nxënësit të cilët nuk patën mundësi të marrin pjesë në raundin e parë të testimit
si dhe për ata të cilët dëshiruan t’i përmirësojnë rezultatet e fituara në raundin e
parë. Gjatë regjistrimit në shkollë të mesme, merreshin në shqyrtim rezultatet më
të larta në secilën lëndë të përfshirë. Tërë procedurën lidhur me zhvillimin e
testeve, implementimin e tyre, notimin dhe analizën e rezultateve e drejtoi
Instituti Nacional për Arsim. Qendra Nacionale për Kontrollim ofroi mbështetje
teknike dhe ekspertizë. Prej vitit 1999 e më tej, Qendra Nacionale për Kontrollim
ka mundësuar analiza statistikore të rezultateve të notimit për të gjithë nxënësit.
Në vitin shkollor 2004/05 u realizua “notimi i fundit grupor” me gjeneratën e fundit
që e mbaroi shkollën fillore (tetëvjeçare).
Për shkak të votimit të mosbesimit të qeverisë së qendrës së majtë, të
udhëhequr nga liberal demokratët e Sllovenisë, në qershor të vitit 2000 erdhi në
pushtet një koalicion i qendrës së djathtë. Në vjeshtë të vitit 2000 qeveria e re e
ndërpreu “vlerësimin grupor” në shkolla fillore si një nga kriteret për pranim në
shkolla të mesme me numër të kufizuar të vendeve, duke u arsyetuar me stresin
e shkaktuar te nxënësit nga notimi (vlerësimi) i tillë, gjoja se stresi është
shkaktuar nga konkurrenca e jashtëzakonshme ndërmjet nxënësve. Po ashtu
“notimi grupor” nuk kishte bazë ligjore pasi që ishte i definuar nga kriteret për
pranim të përcaktuara nga Këshilli i ekspertëve të Republikës së Sllovenisë për
Arsimin e Përgjithshëm (Fillor). Me propozim të ministrit të Arsimit u shfuqizua
sistemi i marrjes së pikëve, i vënë për të mundësuar matje objektive të diturisë së
fituar nga nxënësit para se të pranohen në shkolla të mesme. Pjesa më e madhe
e ekspertëve të Sllovenisë e kundërshtuan këtë vendim, në veçanti pasi qeveria
paraqiti kritere të reja për pranim në shkolla të mesme me numër të kufizuar të
vendeve. Në bazë të këtyre kritereve merreshin parasysh rezultatet e shkollës
fillore dhe notat nga gjithsej 12 lëndë të klasës së tetë. Kjo ishte shkas për
presion edhe më të madh ndaj arsimtarëve dhe nxënësve, me çka u krijua
konfuzion në sistemin shkollor, madje edhe u shkaktuan debate të nxehtë brenda
opinionit gjerë. Më vonë në zgjedhjet e vjeshtës së vitit 2000 fituan liberal
demokratët dhe krijuan një koalicion të qendrës së majtë. Në pranverën e vitit
vijues, qeveria e re e miratoi një vendim për ndryshim të Aktit për gjimnaz me çka
e rregulloi në përmasë të madhe kriterin e pranimit në të. Në këtë mënyrë sërish
u përfshi “notimi grupor” si kriter për pranim në shkolla të mesme. Në Slloveni
“Notimi grupor” është realizuar pandërprerë për katërmbëdhjetë vjet me radhë.
Kah mesi i viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar u miratua Memorandumi për
Arsim në Republikën e Sllovenisë (1995) me çka u saktësuan udhëzimet
konceptuale të zhvillimit të sistemit shkollor në Slloveni. Një vit më vonë, u
miratua Akti i ri për shkolla fillore (1996) me të cilin zgjatej arsimi fillor prej tetë në
nëntë vite. Në bazë të këtij akti, fëmijët e fillojnë klasën e parë nëse i mbushin 6
vjet gjatë vitit shkollor. Faza e parë e mësimi fillor nëntëvjeçar e ndarë në tre
cikle trevjeçare, u prezantua në vitin shkollor 1999/2000. Në vitin 2005/06 të
gjitha shkollat fillore në Slloveni kishin nxënës të cilët e kishin mbaruar klasën IX,
ndërsa në vitin 2008/09 të gjitha shkollat kishin nxënës që i ndiqnin mësimet në
të nëntë klasat.
3
Në vitin 1999, Ministri i Arsimit dhe Sportit emëroi një Komitet Këshillëdhënës të
Ekspertëve të përbërë prej 15-anëtarëve, detyra e të cilëve ishte të merren me
zhvillimin e vlerësimit nacional të Programit shkollor për shkollën fillore
nëntëvjeçare. Sipas Memorandumit për Arsim, akteve ligjore, rregulloreve dhe
propozimeve për amendamente, si dhe duke e marrë parasysh programin
mësimor për shkollat fillore, koncepteve teorike dhe përvojës praktike të
vlerësimit dhe testimit, Komitet Këshillëdhënës i Ekspertëve i zhvilloi Porositë për
Notim Nacional të shkollave fillore nëntëvjeçare. Ata i hartuan rezultatet dhe
parimet e testimit dhe notimit, e definuan konceptin e diturisë dhe zhvillimin e
testeve për kontrollim dhe testim ekstern. Notimi nacional nënkuptonte provime
të detyrueshme eksterne të zhvilluara dhe të përdorura në pajtim me procedurat
standarde për të siguruar kushte të barabarte dhe të krahasueshme për të gjithë
nxënësit. Komiteti Këshillëdhënës i Ekspertëve mori qëndrimin se notimi nacional
në fund të të tre cikleve duhet të përbëhet nga provimet me shkrim. Në fund të
ciklit të parë, testoheshin dy lëndë, ndërsa në fund të trevjeçarit të dytë
testoheshin tre lëndë. Rezultatet shërbenin për t’iu ofruar shkollave, nxënësve
dhe prindërve informacione plotësuese për njohuritë e fituara (të nxënësve) pa
mos ndikuar në notën përfundimtare të lëndëve gjegjësisht në suksesin
përfundimtar të nxënësit. Provimi përfundimtar duhej të realizohet para
përfundimit të klasës së nëntë dhe përfshinte tre lëndë: Gjuhë sllovene
(hungareze ose italiane), Matematikë dhe një gjuhë të huaj ose ndonjë lëndë
tjetër bazë. Rezultatet e testimi përfundimtar duhet të numërohen drejt
rezultateve të shkollës fillore.
Foto 1: Viti i implementimit të plotë të testimit nacional, ISCED nivelet 1 në 2
Teste për vendime lidhur me karrierën shkollore të nxënësve
4
Test për qëllime tjera
Shtetet e shënuara me tekst kursiv janë në procesin e arritjes së implementimit të plotë.
Burim: Eurydice
Në vitin 2001 u emërua Komiteti Nacional për Testim i përbërë prej njëmbëdhjetë
anëtarëve. Ata iu përmbaheshin Udhëzimeve për Notim Nacional të përcaktuara
nga Komiteti Këshillëdhënës i Ekspertëve, si dhe dokumentet ligjore të miratuara
dhe të votuara në ndërkohë, ndër të cilat përfshiheshin: Akti për shkolla fillore
(2001), Rregullorja për Notim dhe Kontrollim të diturisë me Teste Nacionale në
fund të cikleve trevjeçare në shkollën fillore nëntëvjeçare (2001), Dispozita për
vlerësim dhe notim të diturisë dhe avancim të nxënësve në shkollat fillore
nëntëvjeçare (1999) dhe Dispozitat për Kalendarin e Shkollës (2001).
Amendamentet e Aktit të Shkollës Fillore në vitin 2001 po ashtu shkaktuan disa
ndryshime në notimin nacional. Notimi në fund të ciklit të parë dhe të dytë nuk
ishte i detyrueshëm. Numri i lëndëve të cilat testoheshin në kontrollimin
(provimin) përfundimtar u zvogëlua prej pesë në tre. Dispozitat po ashtu
përcaktuan zbatimin e metodave tjera të notimit ekstern (duke mos qenë
medoemos me shkrim). Në pajtim me interpretimin tyre të Aktit për shkollë fillore,
Komitet Nacional për Testim dha urdhër me të cilin pohohej se notimi nacional
kishte për qëllim testimin e standardeve minimale të diturisë. Në fund të ciklit të
parë (pas klasës III) dhe atij të dytë (pas klasës VI) notimi nacional u bë zgjedhor
ndërsa në fund të ciklit të tretë (pas klasës IX) u bë i detyrueshëm. Në fund të
ciklit të parë testoheshin dy lëndë, Matematika dhe Gjuha sllovene (ose Gjuha
hungareze/italiane në rajonet etnikisht të përziera); në fund të ciklit të dytë
testoheshin tre lëndë: Matematika dhe Gjuha sllovene (ose Gjuha
hungareze/italiane në rajonet etnikisht të përziera) dhe një gjuhë e huaj ose
ndonjë lëndë tjetër. Në fund të ciklit të tretë përsëri testoheshin tre lëndë:
Matematika dhe Gjuha sllovene (ose Gjuha hungareze/italiane në rajonet
etnikisht të përziera) dhe një gjuhë e huaj ose ndonjë lëndë tjetër bazë. Gjuhën e
huaj ose ndonjë lëndë tjetër bazë i zgjidhnin nxënësit nga këta lëndë: Gjuhë
anglezë, Gjuhë gjermane, Art, Muzikë, Gjeografi, Histori, Fizikë, Biologji, Kimi
dhe Edukatë fizike.
Dispozita për Notim dhe Kontrollim të diturisë përmes Testeve Nacionale në fund
të cikleve tre vjeçare në shkollat fillore nëntëvjeçare, në kundërshtim me
pikëpamjet e Komiteti Këshillëdhënës të Ekspertëve, përcaktoi që testimi në fund
të ciklit të parë dhe të dytë trevjeçarë duhet të jetë me gojë dhe me shkrim,
ndërsa provimi përfundimtar në fund të ciklit të fundit tre vjeçar duhet të jetë me
gojë me shkrim ose praktik. Provimet e rregullta me shkrim në fund të ciklit të
parë dhe të dytë duhej të mbaheshin në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë,
diku në maj, ndërsa provimet e rregullta mbaheshin në maj, ose në datë
plotësuese në qershor gjegjësisht gusht. Para provimit përfundimtar, nxënësit
kishin mundësi t’i nënshtroheshin testit provues në muajin shkurt. Testet me
5
shkrim në fund të ciklit të parë dhe të dytë kontrolloheshin nga arsimtarët e
shkollës të cilët nuk u jepnin mësim nxënësve, ndërsa provimi me gojë në pajtim
me një procedurë standarde mbahej nga arsimtarët të cilët iu jepnin mësim
nxënësve. Testet me shkrim të provimit përfundimtar notoheshin nga notues të
jashtëm të përcaktuar nga Qendra Nacionale për Kontrollim, të cilët paguhen për
këtë shërbim, ndërsa provimi më gojë dhe ai praktik mbahej nga arsimtarët të
cilët iu mbajnë mësim nxënësve. Prandaj, notimi pas ciklit të parë dhe të dytë
kishte funksion formativ, ndërsa notimi në fund të ciklit të tretë kishte funksion
përmbledhës (sumativ). Nxënësit të cilët nuk e kalonin provimin përfundimtar,
nuk mund ta mbaronin arsimin fillor. Në fund të vitit nxënësit e klasës III dhe VI
merrnin dëftesa dhe raporte të posaçme me përshkrim të rezultateve të provimit
të tyre. Rezultatet e fituara në klasën IX shndërroheshin në notë prej 1 deri në 5,
ndërsa në lëndët e mësuara në dy nivele kjo shkallë e notimit përbëhej nga 10
pikë. Në lëndët e testuara me notim nacional, rezultatet e fituara përfshiheshin në
notën përfundimtare, dhe e paraqitnin notën e dhënë nga arsimtari i cili e ka
notuar diturinë e nxënësit në këta tema. Pastaj notat përmblidheshin Akti
parashikonte që nxënësit të mund ta mbaronin arsimin fillor vetëm nëse arrijnë
notë kaluese në të gjitha lëndët e provimit përfundimtar dhe në shkollë (me disa
përjashtim – me notë pothuajse kaluese). Dispozitat e këtilla parashihej të
implementohen në mënyrë konzistente në vitin shkollor 2005/06 pasi që e tërë
gjenerata e nxënësve ta përfundojë shkollën fillorë sipas programit nëntëvjeçar,
por megjithatë në vitin 2005 u shtuan amendamente në Aktin për Shkolla Fillore
andaj ky rregull asnjëherë nuk u zbatua. Sipas dispozitës paraprake të Aktit,
nxënësit mund të vendosnin lidhur me rezultatet të cilat ata i kanë arritur në
provimin përfundimtar, pavarësisht se a është a po nuk është notë e dëftesës së
tyre nëntëvjeçare. Notat e marra, ose pikët e fituara, përdoreshin si një nga
kriteret për pranim në shkollë të mesme. Në të njëjtën kohë, nxënësit të cilët e
ndiqnin mësimin në shkollë fillore tetëvjeçare deri në vitin 2004/05 iu nënshtruan
“notimit (vlerësimit) grupor”
Ministri i Arsimit dhe Sportit në vitin 2001 i emëroi komitetet për testim të lëndëve
për të zhvilluar teste me shkrim dhe detyra standarde për pjesët e testimit gojor
dhe praktik të notimit nacional si dhe për të hartuar porosi për notimin e tyre.
Këta komitete po ashtu morën pjesë në trajnimin e arsimtarëve për lëndë të
veçanta, ndërsa Qendra Nacionale për Kontrollim ofroi mbështetje, teknike,
menaxhuese dhe ekspertizë.
Për herë të parë në vitin 2001/02 u realizua kontrollimi dhe notimi me anë të
testeve nacionale edhe atë në fund të ciklit të parë dhe të tretë, ndërsa në vitin
2004/05 po ashtu për herë të parë dhe të fundit u realizua në fund të ciklit të dytë
në shkollën fillore nëntëvjeçare.
Në zgjedhjet e vitit 2004 në Slloveni erdhi në qeveri koalicioni i qendrës së
djathtë. Në vitin e ardhshëm Akti për Shkolla Fillore pësoi disa ndryshime lidhur
me notimin nacional. U anulua notimi pas ciklit të parë, por ngeli pas ciklit të dytë
dhe të tretë. Notimit përfundimtar pas ciklit të tretë iu dha një funksion krejtësisht
6
formativ. Prandaj nuk kishte më nevojë për tre data të notimit, ngelën vetëm dy.
Në kuadër të notimit plotësues nuk kishte më mundësi të përmirësohen rezultatet
e fituara gjatë notimit të rregullt; ky rreth organizohej për nxënësit të cilët për
shkaqe të arsyeshme nuk kanë mundur të marrin pjesë në notimin e rregullt.
Rezultatet e nxënësve të fituara në notimin nacional nuk kishin më ndikim në
notat e tyre përfundimtare dhe në rezultatet e përgjithshme. Po ashtu këta
rezultate nuk konsideroheshin si kritere për pranim në shkollë të mesme,
ndonëse kishte pak përjashtime. Në fakt, po ashtu u anulua notimi ekstern si
provim pas ciklit të tretë. Arsimtarët të cilët punonin si notues të jashtëm, nuk
merrnin honorarë plotësues për shërbimin e bërë, por u konsiderohej si shërbim i
bërë në kuadër të punës së tyre të rregullt. Nxënësit nuk mundnin më ta zgjedhin
lëndën e tretë për testim pas mbarimit të ciklit të tretë.
3. PASQYRË E PËRGJITHSHME E NOTIMIT NACIONAL
Komiteti Këshillëdhënës i Ekspertëve i hartoi Parimet për zhvillimin e notimit
nacional (2000) me qëllim të zhvillimit të tij në suaza të programit për shkolla
fillore nëntëvjeçare të themeluar në vitin 1999. Notimi nacional në shkolla fillore
nëntëvjeçare u realizua për herë të parë në vitin 2000/01; megjithatë në atë kohë
kishte funksion dominues përmbledhës (sumativ). Në vitin 2005 amendamentet e
Aktit për shkolla fillore i dhanë notimit nacional një domethënie jashtëzakonisht të
ndryshme. Në pajtim me këtë Akt, notimi nacional përfshinte informacione
plotësuese lidhur me njohurinë e nxënësve. Ky notim ishte në dispozicion të
nxënësve, prindërve të tyre, arsimtarëve, shkollës dhe tërë sistemit arsimor.
Notimi nacional i inkorporuar në këtë mënyrë në Slloveni e zhvendoste
vëmendjen nga notat e nxënësve kah cilësia e proceseve të ndryshme të cilat
shpien drejt rezultateve të mira. Funksioni përmbledhës, i cili kryesisht merrej me
qasjen e drejtë në procesin e kalimit nga shkolla fillore në atë të mesme, u
zëvendësua me funksionin formativ, që kryesisht merrej me përmirësimin e
cilësisë së arsimit fillor në Slloveni. Në vitin 2005 Komitetit i Ri Nacional për
Testim u përcaktua për hartim të rekomandime të reja për notimin nacional.
Për herë të parë notimi nacional në këtë format është realizuar në vitin shkollor
2005/06. Procedurat për notim nacional u garantojnë të gjithë nxënësve mundësi
të barabartë për t’i demonstruar njohurinë e tyre, duke u realizuar nën kushte të
njëjta dhe në të njëjtën ditë për të gjithë nxënësit e vendit. Në fund të ciklit të dytë
(klasa VI) dhe në fund të ciklit të tretë (klasa IX) notimi nacional përmban teste
eskterne me shkrim.
Në pajtim me Rregulloren për Notim dhe Kontrollim të diturisë dhe avancim të
nxënësve në shkollë fillore nëntëvjeçare (1999) sistemi slloven për shkollë fillore i
përdor dy metoda për matjen e diturisë së nxënësve: provimin (kontrollimin) dhe
notimin. Në kuadër të notimit nacional zbatohet vetëm metoda e notimit. Nga ana
tjetër arsimtarët nëpër shkolla e notojnë dhe e kontrollojnë diturinë për çdo ditë.
Notimi nacional është ngushtë i lidhur me kontrollimin dhe notimin që e bëjnë
7
arsimtarët; ai e plotëson notimin e tyre dhe ofron informacione plotësuese për
diturinë e nxënësve. Në veçanti është i dobishëm informacioni për rezultatet e
nxënësve në fund të ciklit të dytë trevjeçar pasi që iu ofron shkollave, prindërve
dhe nxënësve informacione cilësore për diturinë e fëmijëve, të cilat do të mund të
përdoren në vitet e ardhshme për ta përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, por
gjithashtu edhe për të zbatuar metoda dhe teknika të ndryshme mësimore si dhe
për ta përmirësuar cilësinë e njohurive të nxënësve. Përmes pjesëmarrjes aktive
në notimin nacional dhe si mbikëqyrjes gjatë mbajtjes së provimit, procesit të
vlerësimit dhe notimit, arsimtarët fitojnë përvojë për përpilimin e testeve dhe për
procesin e evaluimit, gjë që pastaj mund të zbatohet në mësim. Kur notimi
nacional ka më shumë funksion formativ sesa përmbledhës, kufiri ndërmjet
notimit nacional dhe atij shkollor në masë të konsiderueshme bëhet më pak i
dallueshëm. Porositë e Komitetit Nacional për Testim (e njëjta vlen edhe për
pararendësit e tij) deklarojnë se testimi nacional i vlerëson standardet e diturisë
të përcaktuara nga programi mësimor, pra njohuria e fituar në mësime; prandaj
testimi nacional nuk duhet të shmanget nga testet e zakonshme të cilat
arsimtarët i përdorin në shkollë, ndërsa arsimtarët duhet të përfshihen më për së
afërmi në procesin e notimit nacional. Notimi nacional mund vetëm ta vlerësojë
diturinë e cila mund të demonstrohet me shkrim, ndërsa të gjitha format e testimit
ngelin pjesë e punës së arsimtarëve (notimi me gojë, puna në laboratori, puna në
terren, edukata fizike, muzika etj.).
Notimi nacional kontribuon për pasqyrim më të detajuar të diturisë së nxënësit si
dhe iu ofron informacione plotësuese prindërve të tyre, shkollës dhe tërë sistemit
arsimor. Notimi nacional i ka këta qëllime:
• të kontribuojë për cilësi më të mirë të mësimit, mësimdhënies dhe diturisë;
• të vlerësojë sesi përmbushen standardet e diturisë të përcaktuara nga
programi mësimor;
• të kontribuojë për përdorim kuptimplotë të metodave dhe teknikave të
ndryshme;
• ta lehtësojë evalumin efektiv të programit mësimor;
• të kontribuojë drejt arritjes së mundësive të barabartë arsimore për të
gjithë nxënësit;
• të kontribuojë për kritere më unike për notimin e arsimtarëve në klasë;
• t’i zhvillojnë mundësitë e nxënësve për evaluim kritik të të arriturave të
tyre; notimi nacional iu ofron nxënësve informacione për njohurinë e fituar
të cilat mund të krahasohet me nxënësit tjerë të të njëjtit nivel dhe me
mesataren e notimit në nivel nacional. Ky informacion është i vlefshëm
meqenëse të gjithë nxënësit e demonstrojnë diturinë e tyre nën kushte të
njëjta.
8
3.1 Qëllimet e notimit nacional
Në Slloveni, notimi nacional në fund të ciklit të dytë (klasa VI) ka rol formativ. E
njëjta do të mund të thuhet për notimin nacional në fund të ciklit të tretë (IX);
edhe pse këta rezultate mund të përdoren me pëlqimin e prindërve, megjithatë ai
paraqet kriter plotësues për pranim në shkolla të mesme me numër të kufizuar të
vendeve. Ndonëse, Komiteti nacional për Testim, në suaza të porosive për testim
nacional i ka përcaktuar rol formativ notimit nacional, Ministria e Arsimit dhe
Sporteve deri më tani nuk ka gjetur kritere më të përshtatshme përpos
rezultateve të shkollës fillore gjatë përzgjedhjes së nxënësve për pranim në
shkolla të mesme me numër të kufizuar të vendeve.
Qëllimi kryesor i notimit nacional është të fitojë informacione plotësuese për
diturinë e nxënësve dhe për funksionimin e sistemit të arsimit fillor. Në pajtim me
Aktin për Shkolla Fillore (2005), ky informacion iu shërben nxënësve dhe
prindërve të tyre, shkollave dhe sistemit arsimor në nivel nacional. Notimi
nacional iu ofron nxënësve dhe prindërve të tyre informacione plotësuese lidhur
me nivelin e diturisë, duke dhënë mundësi për krahasim me të arriturat e
nxënësve tjerë nga shkollat tjera si dhe me mesataren në nivel nacional.
Arsimtarëve iu jepen informacione plotësuese për nivelin e diturisë së nxënësve
të tyre, për atë se cilat standarde të programit mësimor janë përvetësuar,
gjegjësisht nuk janë përvetësuar. Notimi nacional iu mundëson shkollave ta
evaluojnë cilësinë e punës së tyre, ndërsa në nivel të sistemit arsimor ai mund të
përdoret si bazë për të marrë vendime të mëtejme për zhvillimin e sistemit
arsimor, evaluimit të programit mësimor, zhvillimin e trajnimit të arsimtarëve dhe
korrigjimin e materialeve mësimore për nxënësit.
3.2 Organizimi i notimit nacional
Organet dhe subjektet përgjegjës
Në pajtim me Aktin për shkolla fillore (2007) dhe Rregulloren për Notim Nacional
në shkollë fillore (2005, 2006), përgjegjësitë që kanë të bëjnë me notimin
nacional janë të ndara nga disa institucione dhe komitete.
Komiteti Nacional për Testim kishte kryesuesin e tij dhe shtatë anëtarët, të
emëruar në këtë post (për katër vite me radhë) nga ministri i Arsimit. Ky komitet
ka qenë përgjegjës për besueshmërinë, efikasitetin dhe transparencën e sistemit
të notimit nacional. Komiteti i zhvillon parimet drejtuese për notim nacional; e
koordinon punën e komiteteve për notim të lëndëve; miraton udhëzime për
realizimin e notimit nacional, jep porosi për ruajtjen e sekretit (anonimitetit); i
analizon rezultatet e notimit nacional; i konfirmon informacionet për nxënësit dhe
prindërit e tyre (në librezat të cilat njëherë në vit i jep Qendra Nacionale për
Kontrollim) dhe e konfirmon raportin vjetori për notim nacional. Në bashkëpunim
me komitetet për testim të lëndëve përgatit raport për të arriturat e standardeve
9
të diturisë, përgatit rekomandime për ministrin lidhur me opsionin që në klasën IX
të vlerësohet lënda e tretë, përgatiti rekomandime dhe iniciativa për ministrin
lidhur me rezultatet e notimit nacional.
Ministri i Arsimit në çdo katër vite i emëron Komitetet për notimin e lëndëve, për
përgatitje dhe përzgjedhje të detyrave në testet individuale nacionale. Këta
komitete përbëhen nga një kryesues dhe së paku tre anëtarë, prej tyre së paku
dy duhet të jenë arsimtarë ndërsa njëri duhet të jetë ekspert nga Instituti Nacional
për Arsim. Komitetet për testim të lëndëve përgatisin materiale për notim
nacional (teste për kontrollim të njohurive), materiale për bankën e të dhënave të
detyrave, raporte eksperte për të arriturat e nxënësve dhe raport për punën e
tyre gjatë vitit të fundit akademik.
Qendra Nacionale për Kontrollim dhe Instituti Nacional për Arsim bëjnë
ekspertiza, përgatitje dhe detyra tjera që I dedikohen notimit nacional.
Qendra Nacionale për Kontrollim e menaxhon dhe e kryen detyrën teknike të
notimit nacional: ajo e përgatit, menaxhon dhe e mirëmban koleksionin e
materialeve dhe bankën e të dhënave të detyrave, realizon teste provuese për
qendrat dhe shkollat e notuara, e menaxhon dhe e mirëmban sistemin e
informimit, i përpunon dhe i analizon të dhënat (si dhe bën krahasim) për të
arriturat e nxënësve. Qendra zhvillon propozime për notim nacional dhe për
rekomandime për notim; pastaj zhvillon propozime për rekomandime për
vlerësim dhe notim të fëmijëve me nevoja të posaçme; ia propozon ministrit një
listë të shkollave fillore në të cilat do të testohen nxënësit në një lëndë të tretë
specifike në klasën IX; merr pjesë në gjetjen e informacioneve për të arriturat e
nxënësve, ofron raporte ekspertësh nga komitetet për testim të lëndëve dhe
raportet vjetore. Në bazë të rezultateve dhe analizave, përgatit rekomandime për
Komitetin Nacional për Testim, që të bëjë përmirësime në notimin nacional.
Qendra Nacionale për Kontrollim boton dhe publikon materiale për notim
nacional dhe e menaxhon ueb faqen në shërbim të arsimtarëve. Qendra
Nacionale për Kontrollim po ashtu vepron si shtab për komitetet nacional dhe ato
për testim të lëndëve, duke iu ofruar mbështetjet eksperte dhe teknike.
Instituti Nacional për Arsim i Republikës së Sllovenisë posedon ekspertë të cilët
marrin pjesë në komitetet për testim të lëndëve; e organizon notimin dhe
trajnimin e arsimtarëve për notim; në bazë të analizës së rezultateve, ia përgatiti
rekomandimet Komitetit Nacional dhe ministrit, lidhur me përmirësimet në punën
e shkollës dhe trajnimin e arsimtarëve; ofron shërbim këshillëdhënës dhe
mbështetje zhvillimore. Gjithashtu duke u bazuar në analizën e rezultateve e
zhvillon, e ndryshon, e plotëson programin mësimor dhe merr pjesë në marrjen e
informacioneve lidhur me notimin nacional dhe raportet vjetore.
Në procesin e notimit nacional arsimtarët marrin pjesë në vlerësimin dhe notimin
nëpër shkolla. Në kuadër të vlerësimit dhe notimit ata e ndjekin një instruksion
detal, të qartë dhe të barabartë për secilin. Detyrë e shkollës dhe e arsimtarit
është që t’i informojë arsimtarët me këta instruksione. Arsimtarët marrin pjesë në
notim në rolin e mbikëqyrësit gjatë provimit (arsimtari i lëndës e cila notohet
(vlerësohet) nuk mund të jetë në rolin e mbikëqyrësit).
10
Shpenzimet e notimit nacional mbulohen nga buxheti nacional.
Foto 2: Organet dhe personat përgjegjës
Qendra Nacionale
Komitetit Nacional për Kontrollim
për Testim
Komitetet për Instituti Nacional
Testim të për Arsim
Ndihmësi i
kontrolluesit
Arsimtarët Shkollat
në 17 fillore
qendrat për
notim
Burimi: Ric, 2010
Koha
Datat e notimit nacional janë të përcaktuara nga Akti për Shkolla fillore, nga
Rregullorja për Notim Nacional në shkolla fillore dhe Instruksionet detaje për
kalendarin e shkollës – Pjesa 2 (pritet të miratohet në qershor të vitit të ardhshëm
shkollor), ato i konfirmon ministri përgjegjës për çështje të arsimit. Viti akademik
në Slloveni fillon më 1 shtator ndërsa përfundon më 24 qershor, me përjashtim të
klasës IX.
Notimi nacional për të gjithë nxënësit mbahet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën
kohë. Në fund të ciklit të dytë notimi nacional mbahet në datë specifike, zakonisht
në maj. Nxënësit të cilët në atë ditë nuk mund të marrin pjesë në provim për
shkaqe të arsyeshme, mund të testohen kurdo qoftë para përfundimit të
periudhës për notim. Rezultatet e tyre nuk përfshihen në rezultatet nacionale.
Notimi nacional në fund të ciklit të tretë realizohet në date të caktuar zakonisht në
maj. Nxënësit të cilët nuk mund të marrin pjesë në testim për shkaqe të
arsyeshme mund ta bëjnë atë në një datë plotësuese, zakonisht në qershor.
11
Target grupet
Notimi nacional në fund të ciklit të dytë (klasa VI; fëmijë 11 ose 12 vjeçar) është
zgjedhor. Në vitin 2007 këtij notimi iu nënshtruan rreth 80% të nxënësve të
shkollave fillore nëntëvjeçare me nxënës të klasës VI, ndërsa në vitin 2008, këtij
provimi iu nënshtruan rreth 77% të nxënësve nga gjithsej 251 shkolla, gjë që
është më shumë se gjysma e shkollave fillore të Sllovenisë. Për shkak të
prezantimit progresive të programit për shkollë fillore nëntëvjeçare, viti 2009 ishte
viti i parë në të cilin notimi nacional në fund të ciklit të dytë u realizua në klasë VI
në të gjitha shkollat fillore të Sllovenisë.
Notimi nacional në fund të ciklit të tretë (klasa IX; fëmijë 14 ose 15 vjeçar) është i
detyrueshëm për të gjithë nxënësit e klasës IX të shkollave private dhe publike.
Në fund të ciklit të dytë dhe të tretë notimi nacional është zgjedhor për fëmijët të
cilët i mësojnë sipas programit me kërkesa më të ulëta arsimore.
Lëndët të cilat testohen
Lëndët të cilat testohen janë të përshkruara në Aktin për Shkolla Fillore (2009)
Në fund të ciklit të dytë shkollat realizojnë notim nacional për Gjuhë sllovene (ose
hungareze/italiane në mjediset etnikisht të përziera), Matematikë dhe Gjuhë të
huaj (gjuhë angleze ose gjuhë gjermane).
Në fund të ciklit të tretë shkollat realizojnë notim nacional për Gjuhë sllovene
(ose hungareze/italiane në mjediset etnikisht përziera), Matematikë dhe lëndë të
tretë (Gjuhë të huaj: Gjuhë angleze ose Gjuhë gjermane; Gjuhë të huaj të dytë;
gjuhë të dytë në mjediset etnikisht të përziera; Biologji, Kimi, Fizikë, Inxhinieri
dhe Teknologji, Gjeografi, Histori, Edukatë qytetare, Edukatë për atdheun dhe
Etikë, Muzikë dhe Arte). Lënda e tretë përcaktohet nga ministri i Arsimit, në bazë
të propozimit të Komitetit për testim nacional dhe në bazë të rekomandimeve nga
Këshilli i Ekspertëve për arsim fillor. Në shtator, për vitin përkatës shkollor
ministri përcakton deri në 4 lëndë të cilat mësohen në klasën VIII dhe IX, që të
notohen në nivel nacional. Përfundimisht në bazë të shkollës së zgjedhur për
model, të realizuar nga Komiteti Nacional për Kontrollim, në mars ministri e
përcakton lëndën e cila do të notohet në nivel nacional në secilën shkollë.
Në shkolla me standarde më të ulëta arsimore, procedura e notimit është e
ngjashme. Në fund të ciklit të dytë, nxënësit nuk testohen për gjuhë të huaj. Në
fund të ciklit të tretë ata i nënshtrohen notimit nacional në Gjuhë sllovene (ose
hungareze/italiane në mjediset etnikisht të përziera), Matematikë dhe një lëndë të
tretë (lëndë shkencore ose humane).
12
Fotografia 3: Shtrirja e shkollave fillore me lëndë të tretë, Notimi Nacional në fund
të ciklit të tretë, 2009/2010
Burimi: Ric, 2009/2010
Lidhjet me programin mësimor dhe tipat e pyetjeve të testit
Notimi nacional e teston njohurinë sipas standardeve të përcaktuara nga
programi mësimor. Ky notim zgjat 60 minuta. Testet duhet të përbëhen nga
metoda të ndryshme të kontrollimit në raport me rezultatet/standardet e të
mësuarit. Kjo do të thotë se testet nacionale përmbajnë tipa të ndryshme të
pyetjeve, me të cilat testohen tipa dhe nivele të ndryshme të diturisë, aftësive
dhe shkathtësive. Testet përmbajnë kombinime të ndryshme të pyetjeve, prej
atyre në të cilat kërkohet të rrethohet njëra nga përgjigjet e dhëna (me më shumë
përzgjedhje), pyetje me përgjigje të shkurtra dhe të gjata, pyetje të hapura dhe
pyetje ese. Pyetjet ese janë më pak objektive për sa i përket notimit, ato ofrojnë
vetëm informacione jo aq të vlefshme për aftësitë specifike të nxënësve të cilat
nuk mund të notohen ndaras. Gjatë përpilimit të testeve, Komiteti për testim të
lëndëve iu përmbahet rekomandimeve që të mos kombinohen më shumë se tre
ose katër tipa të pyetjeve.
Të gjithë nxënësit në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë iu përgjigjen pyetjeve
të lëndës së njëjtë.
13
Notimi
Notimi i testeve në fund të ciklit të dytë bëhet në shkolla: testet e shifruara
notohen nga arsimtarët të cilët nuk iu kanë dhënë mësim nxënësve duke iu
përmbajtur instruksioneve të moderuara për notim, të zhvilluara nga komiteti për
testimin e lëndës. Çdo vit drejtori i emëron arsimtarët të cilët do të angazhohen
në notimin e testeve.
Notimi i testeve të nxënësve të cilët e mbarojnë ciklin e tretë bëhet në 17 qendra
për notim; testet notohen nga arsimtarët duke iu përmbajtur instruksioneve të
moderuara për notim të zhvilluara nga komitetet për notim të lëndëve nën
mbikëqyrjen e asistentëve të kontrolluesit kryesor. Çdo vit drejtori i emëron
arsimtarët të cilët do të angazhohen në notimin e testeve, ndërsa asistentët e
kontrolluesit kryesor i emëron Qendra Nacionale për Kontrollim. Instituti Nacional
për Arsim bën menaxhimin e notimit.
Fotografia 4: Qendrat Nacionale për notim në Slloveni
Burimi: Ric, 2009
4. RAPORTIMI DHE PËRDORIMI I REZULTATEVE TË TESTEVE NACIONALE
Raporti vjetor për notimin nacional është i hapur për opinionin e gjerë. Ai
miratohet nga Komiteti Nacional për Testim dhe i dorëzohet ministrit të Arsimit
dhe Këshillit të Ekspertëve për Arsim Fillor para 31 dhjetorit. Në formë të shtypur
i dërgohet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shkollave, bibliotekave, Institutit
Nacional për Arsim dhe Qendrës Nacionale për Arsim. Të gjitha raportet vjetore
publikohen në formë elektronike në ueb faqen e Qendrës nacionale për Arsim
14
www.ric.si. Raporti nacional e përfshin një raport për punën e Komitetit Nacional
për Testim dhe atë të komiteteve për testim të lëndëve; raportin për zhvillimin
dhe realizimin e notimit nacional; raportin për rezultatet e notimit nacional për çdo
lëndë veçmas (përshkrimin cilësor të rezultateve; gjithsej rezultatet në nivel
nacional; rezultat


Use: 0.0316