• Ligji Penal për të Mitur i Kosovës


  •   
  • FileName: LigjperMitur.pdf [read-online]
    • Abstract: Ligji Penal për të Mitur i Kosovës 2Ligji Penal për të Mitur i KosovësPJESA E PARËPARIMET UDHËZUESE DHE DISPOZITAT HYRËSEKapitulli IParimet udhëzuese

Download the ebook

Ligji Penal për të Mitur i Kosovës
2
Ligji Penal për të Mitur i Kosovës
PJESA E PARË
PARIMET UDHËZUESE DHE DISPOZITAT HYRËSE
Kapitulli I
Parimet udhëzuese
Neni 1
(1) Sistemi i drejtësisë për të mitur synon mirëqenien e të miturit dhe siguron që çdo
reagim ndaj kryerësve të mitur të jetë gjithmonë në proporcion me rrethanat e kryerësit
dhe veprës penale.
(2) Kryerësve të mitur u shqiptohen masa të diversitetit sipas nevojës.
(3) Privimi i lirisë do të shqiptohet vetëm si mjet i fundit dhe do të kufizohet në afatin
më të shkurtër të mundshëm. Gjatë privimit të lirisë të shqiptuar si dënim, kryerësit të
mitur i ofrohet edukim, ndihmë psikologjike, e sipas nevojës edhe ndihmë mjekësore për
të lehtësuar rehabilitimin e tij.
(4) Fëmijës që merr pjesë në procedurë penale i ofrohet mundësia që të shprehet
lirisht.
(5) Çdo fëmijë i privuar lirie trajtohet me humanizëm për hir të dinjitetit të
personalitetit të tij njerëzor, dhe me atë rast merren parasysh nevojat personale të moshës
së tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar lirie ndahet nga madhorët, përpos nëse
konsiderohet se është në interes të fëmijës të mos ndahet, dhe gëzojnë të drejtën e
mbajtjes së kontakteve me familjen e tij përmes korrespondencave dhe vizitave, përveç
rrethanave të jashtëzakonshme të përcaktuara me ligj.
(6) Çdo fëmijë i privuar lirie ka të drejtë në qasje të menjëhershme në ndihmë ligjore
dhe ndihmë tjetër adekuate, si dhe të drejtën për të kundërshtuar ligjshmërinë e privimit
të tij nga liria pranë një gjykate të pavarur dhe të paanshme, si dhe në procedurë të
menjëhershme.
(7) Për t’iu shmangur lëndimit për shkak të publicitetit të tepruar ose etiketimeve, e
drejta e fëmijës për privatësi respektohet në të gjitha fazat. Në parim, nuk botohet asnjë
informacion që shpie në identifikimin e kryerësit të mitur.
3
Kapitulli II
Përkufizimet
Neni 2
Për qëllimet e këtij Ligji, zbatohen përkufizimet vijuese.
1) Termi “fëmijë” do të thotë personi i cili nuk e ka mbushur moshën
tetëmbëdhjetëvjeçare.
2) Termi “i mitur” do të thotë personi ndërmjet moshës katërmbëdhjetë dhe
tetëmbëdhjetëvjeçare.
3) Termi “madhor i ri” do të thotë personi ndërmjet moshës tetëmbëdhjetë dhe njëzet
e njëvjeçare.
4) Termi “i ri” do të thotë fëmijë apo madhor i ri.
5) Termi “madhor” do të thotë personi i cili ka mbushur moshën
tetëmbëdhjetëvjeçare.
6) Termi “edukim i specializuar”do të thotë program edukativ i përpiluar sipas
nevojave speciale të kryerësit të veprës penale, i cili synon të ndihmojë zhvillimin e
gjithëmbarshëm adekuat të tij dhe të zvogëlojë mundësinë e recidivizmit.
7) Termi “burgim për të mitur” do të thotë dënim me burgim i shqiptuar ndaj
kryerësit të mitur ose ndaj madhorit, që është në pajtim me Kapitullin IV të këtij Ligji.
8) Termi “objekt i kujdesit të posaçëm” do të thotë institucion i cili siguron trajtim të
personave me paaftësi mendore, psikologjike, sociale apo fizike.
9) Termi “organ i kujdestarisë” do të thotë departamenti që vepron në kuadër të
Qendrës për Punë Sociale i cili është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve.
10) Termi “gjyqtar për të mitur” do të thotë gjyqtar profesional i cili është ekspert në
çështjet penale ku janë të përfshirë fëmijët dhe madhorët e rinj, dhe i cili është kompetent
për ushtrimin e përgjegjësive të parapara në këtë Ligj.
11) Termi “trup gjykues për të mitur” do të thotë trup gjykues - kolegj i themeluar në
pajtim me Kapitullin XI të këtij Ligji, i cili ka së paku një gjyqtar për të mitur dhe është
kompetent për ushtrimin e përgjegjësive të parapara në këtë Ligj.
4
Kapitulli III
Fusha e zbatimit
Neni 3
(1) Dispozitat e këtij Ligji zbatohen ndaj cilitdo personi të akuzuar për vepër penale
të kryer si i mitur, pavarësisht nga mosha e tij në kohën e fillimit të procedurës.
(2) Kur ky Ligj e parasheh, dispozitat e këtij Ligji zbatohen ndaj cilitdo personi të
akuzuar për vepër penale të kryer si madhor i ri.
(3) Kur madhori akuzohet për vepër penale të kryer si i mitur, nenet 41 dhe 45 të këtij
Ligji nuk zbatohen.
Neni 4
Dispozitat e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës (“Kodi i Përkohshëm Penal”), të
Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës (“Kodi i Përkohshëm i Procedurës
Penale”), të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe të çdo ligji tjetër relevant
do të zbatohen për të miturit, përpos rasteve kur me këtë Ligj është rregulluar ndryshe.
Neni 5
(1) Në çdo kohë gjyqtari për të mitur mund të shqiptojë masa adekuate për të
mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e fëmijës, duke përfshirë edhe vendosjen e fëmijës në
strehimore ose në institucion edukativ apo të ngjashëm, vendosjen e fëmijës nën
mbikëqyrjen e organit të kujdestarisë ose transferimin e fëmijës në familje tjetër, nëse
është e nevojshme që fëmija të ndahet nga mjedisi në të cilin ai ka jetuar ose për t’i ofruar
ndihmë, mbrojtje a strehim. Gjyqtari për të mitur e njofton organin e kujdestarisë për
cilëndo masë të shqiptuar.
(2) Organi i kujdestarisë apo përfaqësuesi i autorizuar i fëmijës nga gjyqtari për të
mitur, mund të kërkojë shqiptimin e masës adekuate për mbrojtjen e të drejtave dhe
mirëqenies së fëmijës.
(3) Shpenzimet e strehimit për të miturin paguhen nga mjetet buxhetore dhe
llogariten në shpenzimet e procedurës penale.
5
PJESA E DYTË
MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME
Kapitulli IV
Dispozitat e përgjithshme
Masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve
Neni 6
(1) Masat që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: masat e diversitetit dhe masat
edukative.
(2) Dënimet që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: gjoba, urdhri për punë në
dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur.
(3) Ndaj të miturve të cilët nuk e kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare në
kohën e kryerjes së veprës penale mund të shqiptohen vetëm masat.
(4) Kohëzgjatja e çfarëdo mase apo dënimi të shqiptuar duhet të përcaktohet në
vendimin e gjykatës në pajtim me këtë Ligj.
(5) Kur gjykata shqipton dënimin me burgim për të mitur deri në dy vjet ose masën e
dërgimit në institucionin edukativ apo edukativo-korrektues deri në dy vjet, gjykata mund
të shqiptojë dënimin me kusht në pajtim me Kodin e Përkohshëm Penal.
(6) Përveç masës apo dënimit, të miturit mund t’i shqiptohet masa apo dënim nga
Kapitulli IX i këtij Ligji.
Zgjedhja e masave dhe e dënimeve të zbatueshme
Neni 7
(1) Kur ndaj të miturit shqiptohet ndonjë masë apo dënim, gjykata në radhë të parë
merr parasysh interesin më të mirë të të miturit. Gjykata gjithashtu merr parasysh edhe
këto rrethana: llojin dhe peshën e veprës penale, moshën e të miturit, nivelin e zhvillimit
psikologjik, karakterin e tij dhe prirjet, motivet që e nxitën atë të kryejë veprën penale,
edukimin e tij në atë fazë, mjedisin dhe rrethanat e jetës së tij, nëse është shqiptuar masë
apo dënim më heret dhe rrethanat tjera që mund të ndikojnë në shqiptimin e masës apo
dënimit.
(2) Shërbimi sprovues përgatit anketë të plotë sociale për të miturin me kërkesë të
prokurorit publik, gjyqtarit për të mitur ose gjykatës ashtu siç është paraparë në këtë Ligj.
Anketa sociale përfshin të dhëna mbi moshën e të miturit dhe zhvillimin psikologjik,
biografinë e familjes, biografinë dhe rrethanat nën të cilat jeton i mituri, nivelin shkollor,
6
përvojën edukative, kushtet nën të cilat është kryer vepra penale dhe çfarëdo të dhëne
tjetër relevante.
(3) Para zgjedhjes së masës apo dënimit, gjykata mund të kërkojë nga shërbimi
sprovues anketën sociale nga paragrafi 2 i këtij neni dhe rekomandimin lidhur me
zgjedhjen e masës apo dënimit.
Shqiptimi i masave ndaj madhorit të ri për vepër penale të kryer si i mitur nën
moshën gjashtëmbëdhje tëvjeçare
Neni 8
(1) Procedura gjyqësore nuk mund të zbatohet ndaj madhorit i cili ka mbushur
moshën njëzet e njëvjeçare për vepër penale të kryer si i mitur nën moshën
gjashtëmbëdhejtëvjeçare.
(2) Procedura gjyqësore mund të zbatohet ndaj madhorit të ri për vepër penale të
kryer si i mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare vetëm nëse vepra penale është e
dënueshme me më shumë se pesë vite burgim. Në procedurën e tillë gjyqësore, gjykata
mund të shqiptojë vetëm masën edukative adekuate institucionale. Kriteret e
përgjithshme të përcaktuara në nenin 7 të këtij Ligji do të merren parasysh së bashku m
kohën që ka kaluar nga kryerja e veprës penale.
Shqiptimi i masave dhe i dënimeve ndaj madhorit për vepra penale të kryera si i
mitur i cili ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare
Neni 9
(1) Në procedurën gjyqësore të zbatuar ndaj madhorit për vepër penale të kryer si i
mitur, i cili ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, gjykata mund të shqiptojë
ndonjë masë ose dënim në pajtim me nenin 6. Kriteret e përgjithshme të përcaktuara në
nenin 7 të këtij Ligji do të merren parasysh bashk me kohën që ka kaluar nga kryerja e
veprës penale.
(2) Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata, në vend të burgimit për të
mitur mund të shqiptojë burgim ose dënim me kusht ndaj madhorit i cili ka mbushur
moshën njëzet e njëvjeçare në kohën e procedurës gjyqësore.
(3) Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, në vend të burgimit për të mitur,
gjykata shqipton burgim ose dënim me kusht ndaj madhorit i cili ka mbushur moshën
njëzet e trivjeçare në kohën e procedurës gjyqësore.
7
Shqiptimi i masave ose i dënimeve ndaj madhorit të ri për vepër penale të kryer si
madhor i ri
Neni 10
(1) Në procedurën gjyqësore të zbatuar ndaj madhorit të ri i cili nuk ka arritur moshën
njëzet e njëvjeçare për vepër penale të kryer si madhor i ri, gjykata mund të shqiptojë
masë ose dënim në pajtim me nenin 6, nëse çmon se qëllimi që do të arrihej me
shqiptimin e burgimit gjithashtu do të arrihej me shqiptimin e masës ose dënimit, duke
marrë parasysh rrethanat nën të cilat është kryer vepra penale, mendimin e ekspertit
lidhur me zhvillimin psikologjik të madhorit të ri dhe interesin e tij më të mirë.
(2) Masa ose dënimi i shqiptuar mund të zgjasë derisa personi të arrij moshën njëzet e
trivjeçare.
Efekti i dënimit në masën edukative
Neni 11
(1) Kur gjykata shqipton dënim me burgim për të mitur ndaj të miturit i cili ka arritur
moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare gjatë ekzekutimit të masës edukative, masa edukative
pushon kur i mituri fillon vuajtjen e dënimit.
(2) Kur gjykata shqipton ndonjë dënim me burgim për të mitur ose së paku një vit
burgim ndaj madhorit gjatë ekzekutimit të masës edukative, masa edukative pushon kur
kryerësi fillon vuajtjen e dënimit.
(3) Kur gjykata shqipton dënimin me burgim për të mitur ose burgimin me
kohëzgjatje më pak se një vjet ndaj madhorit gjatë ekzekutimit të masës edukative,
gjykata në aktgjykimin e vet vendos për vazhdimin apo revokimin e masës edukative pas
vuajtjes së dënimit me burgim për të mitur apo burgimit.
Evidenca e masave dhe e dënimeve
Neni 12
(1) Gjykata mban evidencë të masave dhe dënimeve të shqiptuara ndaj të miturit.
Shërbimi sprovues mund të ketë kopje të këtyre shënimeve.
(2) Të dhënat mbi masat dhe dënimet e shqiptuara ndaj të miturit janë konfidenciale.
Vetëm gjykata dhe zyra e prokurorit publik mund të marrin informatat e tilla kur kjo
është e nevojshme për zbatimin e procedurës ndaj individit të njëjtë derisa ai është ende i
mitur.
(3) Shënimet nga paragrafi 1 i këtij neni do të shlyhen kur personi të ketë arritur
moshën njëzet e njëvjeçare.
8
(4) Kur ekzekutohet masa ose dënimi i shqiptuar ndaj madhorit për vepër penale të
kryer si i mitur, shënimet mbi masën ose dënimin do të shlyhen menjëherë pas
përfundimit të masës ose dënimit.
KAPITULLI V
Masat e diversitetit
Qëllimi i masave të diversitetit
Neni 13
Qëllimi i masave të diversitetit është që të parandalojë, kur është e mundur, fillimin e
procedurës ndaj kryerësit të mitur, të ndihmojë rehabilitimin pozitiv dhe riintegrimin e të
miturit në bashkësinë e tij me qëllim të parandalimit të sjelljes recidiviste.
Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit
Neni 14
(1) Masa e diversitetit mund të shqiptohet ndaj të miturit i cili ka kryer vepër penale
për të cilën është paraparë dënim me gjobë apo me burgim me tri vjet ose më pak.
(2) Kushtet për shqiptimin e masës së diversitetit janë:
1) Pranimi i përgjegjësisë për veprën penale nga i mituri;
2) Gatishmëria e shprehur nga i mituri që të pajtohet me palën e dëmtuar dhe
3) Pëlqimi i të miturit ose i prindit, prindit adoptues ose kujdestarit në emërtë
ë miturit për të zbatuar masën e shqiptuar të diversitetit.
(3) Prokurori kompetent njoftohet menjëherë për moskryerjen e detyrimeve të masës
së diversitetit nga i mituri i cili mund të vendosë për rifillimin e ndjekjes së rastit.
Llojet e masave të diversitetit
Neni 15
Masat e diversitetit që mund të shqiptohen ndaj kryerësit të mitur janë:
1) Ndërmjetësimi në mes të kryerësit të mitur dhe palës së dëmtuar, duke
përfshirë edhe kërkimfaljen nga i mituri ndaj palës së dëmtuar;
2) Ndërmjetësimi ndërmjet të miturit dhe familjes së tij;
9
3) Kompensimi i dëmit palës së dëmtuar përmes marrëveshjes së ndërsjellë
ndërmjet viktimës, të miturit dhe përfaqësuesit të tij ligjor, në përputhje me situatën
financiare të të miturit;
4) Vijimi i rregullt në shkollë;
5) Pranimi i punësimit apo aftësimit në një profesion adekuat me aftësitë dhe
shkathtësitë e tij;
6) Kryerja e punës pa pagesë në dobi të përgjithshme në pajtim me aftësinë e
kryerësit të mitur për kryerjen e punës së tillë.
7) Edukimi në rregullat e trafikut dhe
8) Këshillimi psikologjik.
KAPITULLI VI
Masat edukative
Qëllimi i masave edukative
Neni 16
Qëllimi i masës edukative është që të kontribuojë në rehabilitimin dhe zhvillimin adekuat
të kryerësit të mitur, duke ofruar mbrojtje, ndihmë dhe mbikëqyrje, duke siguruar edukim
dhe aftësim profesional, duke zhvilluar përgjegjësinë e tij personale dhe kështu duke
ndaluar sjelljen recidiviste.
Llojet dhe kohë zgjatja e masave edukative
Neni 17
(1) Llojet e masave edukative që mund të shqiptohen ndaj kryerësit të mitur janë
masat disiplinore, masat e mbikëqyrjes së shtuar dhe masat institucionale.
(2) Masat disiplinore janë qortimi gjyqësor dhe dërgimi i të miturit në qendër
disiplinore. Këto masa shqiptohen ndaj kryerësit të mitur interesat e të cilit më së miri
përfillen me një masë afatshkurtër, veçanërisht nëse vepra penale është kryer nga
pamaturia apo pakujdesia.
(3) Masat e mbikëqyrjes së shtuar janë mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, nga
prindi adoptues ose kujdestarit të të miturit, mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër dhe
mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë. Këto masa shqiptohen ndaj të miturit
10
intersat e të cilit nuk kërkojnë izolimin nga mjedisi i tij i mëparshëm dhe mbahen me
masë afatgjate që të miturit i ofron mundësinë e edukimit, rehabilitimit apo trajtimit.
Kohëzgjatja e kësaj mase nuk mund të jetë më e shkurtër se tre muaj apo më e gjatë se dy
vjet.
(4) Masat institucionale edukative janë dërgimi i të miturit në institucion edukues,
dërgimi i të miturit në institucion edukues korrektues dhe dërgimi i kryerësit të mitur në
institucionin e kujdesit të posaçëm. Këto masa shqiptohen ndaj të miturit interesat e të
cilit më së miri përfillen me veçimin e tij nga mjedisi i mëparshëm dhe me masë
afatgjate, që të miturit i ofron mundësinë e edukimit, rehabilitimit apo trajtimit.
(5) Kohëzgjatja e masës edukative nuk mund të kalojë afatin maksimal të burgimit të
paraparë për veprën penale.
Qortimi gjyqësor
Neni 18
(1) Gjykata e shqipton masën e qortimit gjyqësor kur masa e tillë konsiderohet e
mjaftueshme dhe në interes të të miturit për të ndikuar pozitivisht në sjelljen e tij.
(2) I mituri, të cilit i shqiptohet qortimi gjyqësor informohet se ai ka kryer vepër të
dëmshme dhe të rrezikshme e cila përbën vepër penale dhe i bëhet me dije se nëse përsëri
kryen vepër të tillë, gjykata do t’i shqiptojë një masë apo dënim më të rëndë.
Dërgimi në qendër disiplinore
Neni 19
(1) Gjykata shqipton masën e dërgimit në qendër disiplinore kur masa e tillë
konsiderohet e mjaftueshme dhe në interes më të mirë të të të miturit për të ndikuar
pozitivisht në sjelljen e tij.
(2) Gjykata mund ta dërgojë të miturin në qendër disiplinore:
1) Më së shumti një muaj, deri në katër orë në ditë ose
2) Më së shumti katër ditë gjatë festës shkollore apo publike, deri në tetë
orë në ditë.
(3) Kur shqiptohet kjo masë, gjykata kujdest që ekzekutimi i saj të mos e pengojë
shkollimin dhe punën e rregullt të të miturit.
(4) Në qendrën disiplinore i mituri angazhohet në aktivitete të dobishme. Aktivitetet
përshtaten me moshën e tij, shkathtësitë dhe interesat me qëllim të zhvillimit të ndjenjës
së përgjegjësisë tek ai.
11
Mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit
Neni 20
(1) Gjykata shqipton masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit
adoptues ose kujdestarit pas dëgjimit të prindit, prindit adoptues ose kujdestarit, kur
prindi, prindi adoptues apo kujdestari është i aftë për mbikëqyrjen e të miturit, por që
është treguar i pakujdesshëm ndaj mbikëqyrjes së tillë dhe kur masa e tillë është në
interesin më të mirë të të miturit.
(2) Kur shqiptohet kjo masë, gjykata mund t’i jep prindit, prindit adoptues apo
kujdestarit udhëzimet e nevojshme dhe ta urdhërojë atë në përmbushjen e detyrave të
caktuara që janë pjesë e masës së shqiptuar me qëllim të përkujdesjes së të miturit dhe
ndikimit pozitiv ndaj tij.
(3) Kur shqiptohet kjo masë, gjykata mund të urdhërojë shërbimin sprovues të
verifikojë ekzekutimin e masës dhe t’i ofrojë ndihmën e nevojshme prindit, prindit
adoptues ose kujdestarit.
Mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër
Neni 21
(1) Gjykata shqipton masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e familjes tjetër pas
dëgjimit të prindit, prindit adoptues ose kujdestarit kur prindi, prindi adoptues apo
kujdestari është i paaftë për kryerjen e mbikëqyrjes së shtuar ndaj të miturit dhe kur masa
e tillë është në interesin më të mirë të të miturit.
(2) Ekzekutimi i kësaj mase përfundon kur prindi, prindi adoptues apo kujdestari i të
miturit është në gjendje të ushtrojë mbikëqyrjen e shtuar ndaj tij apo kur sipas rezultateve
të rehabilitimit nevoja për mbikëqyrje të shtuar nuk ekziston më.
(3) Kur shqiptohet kjo masë, gjykata gjithashtu mund të urdhërojë shërbimin
sprovues të verifikojë ekzekutimin e masës dhe familjes që kryen mbikëqyrjen t’i ofrojë
ndihmën e nevojshme
Mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë
Neni 22
(1) Gjykata shqipton masën e mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë pas
dëgjimit të prindit, prindit adoptues apo kujdestarit kur prindi, prindi adoptues apo
kujdestari nuk është në gjendje të ushtrojë mbikëqyrjen e shtuar ndaj të miturit dhe kur
një masë e tillë është në interesin më të mirë të të miturit.
(2) Gjatë ekzekutimit të kësaj mase, i mituri mbetet me prindin, prindin adoptues apo
kujdestarin.
12
(3) Me rastin e shqiptimit të kësaj mase, gjykata gjithashtu i cakton detyra organit të
kujdestarisë, duke përfshirë:
1) Mbikëqyrjen e edukimit të të miturit;
2) Lehtësimin e qasjes në aftësimin profesional dhe punësimin;
3) Sigurimin e largimit të të miturit nga çfarëdo ndikimi negativ;
4) Lehtësimin e qasjes në kujdes të nevojshëm mjekësor;
5) Ofrimin e zgjidhjeve të mundshme për ndonjë problem që mund të
hfaqet në jetën e të miturit dhe
6) Detyra të tjera që gjykata i çmon se do të ishin në interesin më të mirë
të të miturit.
Detyrimet e veçanta lidhur me masat e mbikëqyrjes së shtuar
Neni 23
(1) Gjatë shqiptimit të njërës nga masat sipas neneve 20, 21 dhe 22 të këtij Ligji,
gjykata mund të shqiptojë po ashtu një ose më shumë detyrime të veçanta, nëse gjykata
konstaton se është e domosdoshme për ekzekutimin e suksesshëm të masës, me kusht që
detyrimet e veçanta të mos e tejkalojnë afatin e masës.
(2) Gjykata ndaj të miturit mund të shqiptojë këto detyrime të veçanta:
1) Personalisht t’i kërkojë falje palës së dëmtuar;
2) Palës së dëmtuar t’ia kompensojë dëmin në pajtim me gjendjen
financiare të të miturit;
3) Të vijojë rregullish shkollimin;
4) Të pranojë punësimin ose të aftësohet për një profesion i cili i përshtatet
shkathtësive dhe aftësive të tij;
5) Të përmbahet nga çfarëdo kontakti me individë të caktuar që mund të kenë
ndikim negativ tek i mituri;
6) Të pranojë këshilla psikologjike;
7) Të mos vizitojë vende ose mjedise të caktuara që mund të kenë ndikim
negativ tek i mituri dhe
13
8) Të përmbahet nga përdorimi i drogës dhe i alkoolit.
(3) Gjykata në çdo kohë mund t’ia ndërprejë ose ndryshojë detyrimet e veçanta që i
janë shqiptuar të miturit.
(4) Nëse i mituri nuk vepron në pajtim me detyrimet e veçanta të parapara në
paragrafin 2 të këtij neni, gjykata mund ta zëvendësojë masën e mbikëqyrjes së shtuar me
një masë tjetër edukative.
(5) Kur i urdhëron detyrimet e veçanta të parapara në paragrafin 2, gjykata e
informon të miturin se mospërmbushja e tyre mund të rezultojë me shqiptimin e një mase
më të rëndë edukative.
Dërgimi në institucionin edukativ
Neni 24
(1) Gjykata e shqipton masën e dërgimit në institucionin edukativ kur të miturit i
nevojitet mbikëqyrje e plotë nga edukatorët adekuat dhe kur masa e tillë është në
interesin më të mirë të fëmijës.
(2) Kohëzgjatja e kësaj mase nuk mund të jetë më e shkurtër se tre muaj apo më e
gjatë se dy vjet.
Dërgimi në institucionin edukativo–korrektues
Neni 25
(1) Gjykata e shqipton masën e dërgimit në një institucion edukativo-korrektues kur i
mituri i cili ka kryer vepër penale të dënueshme me burgim prej më shumë se tri vjet ka
nevojë për edukim të specializuar dhe kur masa e tillë është në interesin më të mirë të
fëmijës.
(2) Kur gjykata vendos për shqiptimin e kësaj mase, ajo merr parasysh peshën dhe
natyrën e veprës penale dhe nëse i mituri ka qenë më parë i dënuar me masë edukative
ose me burgim për të mitur.
(3) Kohëzgjatja e kësaj mase nuk mund të zgjasë më pak se një vit ose më shumë se
pesë vjet.
Dërgimi në institucionin për kujdes të posaçëm
Neni 26
Gjykata mund të shqiptojë masën e dërgimit në një institucion për kujdes të posaçëm në
vend të masës së dërgimit në institucion edukativ ose në institucion edukativo-korrektues
14
me rekomandimin e ekspertit të mjekësisë kur të miturit i nevojitet përkujdesje e posaçme
për shkak të çrregullimit mendor ose të metave fizike dhe kur kjo është në interesin më të
mirë të të miturit. Gjykata e cila ka shqiptuar masën, çdo gjashtë muaj e rishikon nevojën
për qëndrim të mëtejshëm në institucionin e kujdesit të posaçëm si dhe kur i mituri arrin
moshën tetëmbëdhjetëvjeçare.
Kapitulli VII
Gjoba dhe urdhri për punë të përgjithshme
Gjoba
Neni 27
(1) Gjykata mund të shqiptojë dënim me gjobë ndaj të miturit nëse i mituri ka mjete
për ta paguar gjobën. Me rastin e shqiptimit të dënimit me gjobë, gjykata shqyrton
gjendjen financiare të të miturit dhe në veçanti lartësinë e të ardhurave të tij personale, të
ardhurat tjera, pasurinë dhe detyrimet. Gjykata nuk e cakton lartësinë e gjobës mbi
lartësinë e mjeteve që posedon i mituri.
(2) Dënimi me gjobë nuk mund të jetë më pak se 25 euro evropiane (më tutje “EUR”)
ose më shumë se 5.000 EUR.
(3) Me aktgjykim përcaktohet afati për pagesën e gjobës i cili nuk mund të jetë më i
shkurtër se pesëmbëdhjetë ditë e as më i gjatë se tre muaj, por në rrethana të arsyeshme
gjykata mund të lejojë pagesën e gobës me këste po jo më gjatë se dy vjet.
(4) Nëse i mituri nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë gjobën, gjykata mund të
lejojë që gjoba të paguhet me këste, por jo më gjatë se dy vjet. Pastaj, nëse i mituri
përsëri nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë gjobën, gjykata, me pëlqimin e personit të
dënuar, mund ta zëvendësojë gjobën me urdhër për punë në dobi të përgjithshme që nuk
pengon vijimin e rregullt në shkollë dhe aktivitetet tjera të punës.
Urdhri për punë në dobi të përgjithshme
Neni 28
(1) Me pajtimin e të miturit, gjykata mund ta zëvendësojë masën edukative deri në tri
vjet, burgimin e të miturit deri në dy vjet ose gjobën me urdhër për punë në dobi të
përgjithshme.
(2) Kur e shqipton urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, gjykata e urdhëron të
miturin që të kryejë punë në dobi të përgjithshme pa pagesë për një afat të caktuar prej
tridhjetë (30) deri në njëqind e njëzet (120) orëve. Shërbimi sprovues e përcakton llojin e
punës në dobi të përgjithshme të cilën duhet ta kryejë personi i dënuar, cakton
15
organizatën specifike për të cilën personi i dënuar do ta kryejë punën në dobi të
përgjithshme, vendos për ditët e javës kur do të kryhet puna dhe mbikëqyrë kryerjen e
punës në dobi të përgjithshme.
(3) Puna në dobi të përgjithshme kryhet brenda periudhës së caktuar nga gjykata, e
cila nuk zgjat më shumë se një vit.
(4) Nëse pas kalimit të periudhës së caktuar i mituri nuk e kryen punën në dobi të
përgjithshme ose punën e tillë në dobi të përgjithshme e kryen vetëm pjesërisht, gjykata
urdhëron ekzekutimin e masës institucionale edukative ose burgimin për të mitur në
kohëzgjatje proporcionale, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e punës në dobi të
përgjithshme që është kryer. Në rastin e gjobës, gjykata urdhëron pagesën e gjobës në
përpjesëtim me kohëzgjatjen e punës në dobi të përgjithshme e cila nuk është kryer.
Kapitulli VIII
Burgimi për të mitur
Qëllimi i burgimit për të mitur
Neni 29
Qëllimi i burgimit për të mitur është që të kontribuohet në rehabilitimin dhe në zhvillimin
e kryerësit të mitur, veçanërisht në edukimin e të miturit, edukimin e specializuar, aftësitë
profesionale dhe në zhvillimin e duhur personal. Përveç kësaj, burgimi për të mitur duhet
të ndikojë pozitivisht në të miturin përmes mbrojtjes, ndihmës dhe mbikëqyrjes për ta
parandaluar recidivizmin.
Shqiptimi i burgimit për të mitur
Neni 30
Gjykata mund të shqiptojë dënimin me burgim për të mitur ndaj kryerësit të mitur i cili e
ka arritur moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare dhe ka kryer vepër penale të dënueshme me
burgim prej më shumë se pesë vitesh, në rastet kur shqiptimi i masës edukative nuk do të
ishte adekuate për shkak të peshës së veprës penale, pasojave të saj dhe nivelit të
përgjegjësisë.
Kohëzgjatja e burgimit për të mitur
Neni 31
(1) Kohëzgjatja e burgimit për të mitur nuk mund ta kalojë maksimumin e burgimit të
paraparë për veprën penale por mund të jetë më i ulët se minimumi i burgimit të paraparë
për veprën penale.
16
(2) Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë
muaj as më shume se pesë vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota. Maksimumi i
burgimit për të mitur është dhjetë vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim
afatgjatë, ose kur i mituri ka kryer së paku dy vepra penale në bashkim, ku secila është e
dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë vjet.
(3) Kur gjykata vendos për kohëzgjatjen e burgimit për të mitur, merr parasysh të
gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parapara në nenin 64, paragrafët 1 dhe 2 të
Kodit të Përkohshëm Penal.
Lirimi me kusht nga burgimi për të mitur
Neni 32
(1) Personi i dënuar me burgim për të mitur mund të lirohet me kusht nëse e ka
vuajtur së paku një të tretën e dënimit që i është shqiptuar.
(2) Kur lejohet lirimi me kusht, gjykata mund të shqiptojë masën e mbikëqyrjes së
shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit apo organit të kujdestarisë i cili
mund të zgjasë deri në përfundim të dënimit të shqiptuar.
(3) Gjykata mund të revokojë lirimin me kusht nëse gjatë kohës së lirimit me kusht i
mituri kryen vepër penale për të cilën shqiptohet burgimi ose burgimi për të mitur prej së
paku gjashtë muajve.
Parashkrimi i ekzekutimit të burgimit për të mitur
Neni 33
Dënimi me burgim për të mitur nuk mund të ekzekutohet pasi që të ketë kaluar periudha
kohore si në vijim:
1) Pesë vjet nga vendimi i formës së prerë me të cilin është shqiptuar burgim
për të mitur për më shumë se pesë vjet;
2) Tri vjet nga vendimi i formës së prerë me të cilin është shqiptuar burgim
për të mitur për më shumë se tri vjet dhe
3) Një vit nga vendimi i formës së prerë me të cilin është shqiptuar burgimi
për të mitur deri në tri vjet.
17
Shqiptimi i masës edukative dhe i burgimit për të mitur për vepra penale në
bashkim
Neni 34
(1) Për vepra penale në bashkim gjykata shqipton vetëm një masë edukative ose
vetëm dënim me burgim për të mitur kur kushtet ligjore për shqiptimin e dënimit të tillë
janë përmbushur dhe gjykata konstaton se ai duhet të shqiptohet.
(2) Paragrafi 1 i këtij neni po ashtu zbatohet në rastet kur i mituri ka kryer vepër tjetër
penale para ose pas shqiptimit të masës edukative ose të burgimit për të mitur.
Kapitulli IX
Masat e trajtimit të detyrueshëm dhe dënimet plotësuese
Qëllimi dhe shqiptimi i masave të trajtimit të detyrueshëm
Neni 35
(1) Qëllimi i masës së trajtimit të detyrueshëm është që të kontribuojë në
rehabilitimin e të miturit dhe të parandalojë rrezikun nga recidivizmi. Trajtimi i
detyrueshëm shqiptohet në pajtim me kapitullin V të Kodit të Përkohshëm Penal të
Kosovës.
(2) Gjykata mund të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik ndaj të
miturit në pajtim me Ligjin mbi procedurat ku përfshihen kryerës me çrregullime
mendore.
(3) Gjykata mund të shqiptojë masën për trajtim të detyrueshëm të rehabilitimit ndaj
të miturit në pajtim me kapitullin V të Kodit të Përkohshm Penal.
(4) Masa për trajtim të detyrueshëm shqiptohet vetëm pas konsultimit me shërbimin
sprovues, organin e kujdestarisë dhe ekspertët përkatës.
(5) Masa e trajtimit të detyrueshëm nuk mund të shqiptohet në të njëjtën kohë me
masën disiplinore.
Shqiptimi i dënimeve plotësuese
Neni 36
Kur gjykata e konsideron të arsyeshme mund të shqiptojë dënimin plotësues në pajtim më
nenet 54-62 të Kodit të Përkohshëm Penal.
18
PJESA E TRETË
PROCEDURA
Kapitulli X
Dispozitat e përgjithshme
Neni 37
(1) Autoritetet ose institucionet që marrin pjesë në procedura gjyqësore që kanë të
bëjnë me të miturit, si edhe personat dhe institucionet e tjera nga të cilët kërkohen
njoftime, raporte dhe mendime janë të obliguar që të veprojnë shpejt dhe pa vonesa të
panevojshme.
(2) I mituri që është paraburgosur gjykohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Neni 38
Për fëmijën nën moshën katërmbëdhjetëvjeçare nuk fillon procedura gjyqësore. Nëse
fëmija është nën moshën katërmbëdhjetëvjeçare në kohën e kryerjes së veprës penale,
çdo procedurë gjyqësore që ka filluar pushohet menjëherë dhe organi i kujdestarisë
njoftohet për rastin.
Neni 39
(1) I mituri nuk gjykohet në mungesë.
(2) Kur ndërmarrin ndonjë veprim në të cilin është i pranishëm i mituri dhe sidomos
gjatë marrjes së tij në pyetje, organet që marrin pjesë në procedurë janë të obliguara që të
veprojnë me kujdes, duke marrë parasysh zhvillimin psikologjik, ndjeshmërinë dhe
karakteristikat personale të të miturit në mënyrë që zbatimi i procedurës të mos ketë
ndikim të kundërt në zhvillimin e tij.
Neni 40
(1) I mituri duhet të ketë mbrojtës në rastet e mbrojtjes së detyrueshme si vijon:
1) Prej marrjes së parë në pyetje;
2) Prej aktvendimit për fillimin e procedurës përgatitore, nëse procedura
përgatitore zhvillohet për vepër penale të dënueshme me burgim prej më shumë se tri vjet
dhe
19
3) Prej aktvendimit për fillimin e procedurës përgatitore për veprat e tjera
penale për të cilat parashihet dënimi më i butë, nëse gjyqtari për të mitur konsideron se i
mituri ka nevojë për mbrojtës.
(2) Në rast të mbrojtjes së detyrueshme, nëse i mituri, përfaqësuesi ligjor ose anëtari i
familjes së tij nuk angazhojnë mbrojtës, gjyqtari për të mitur ose organi kompetent që e
zbaton procedurën e emëron një mbrojtës sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike.
(3) Në rast të mbrotjes së detyrueshme, nëse i mituri mbetet pa mbrojtës gjatë
rrjedhës së procedurës dhe nëse ai nuk mund të sigurojë tjetër mbrojtës, gjyqtari për të
mitur ose organi kompetent që e zbaton procedurën emëron një mbrojtës të ri sipas
detyrës zyrtare me shpenzime publike.
(4) Nëse nuk plotësohen kushtet për mbrojtje të detyrueshme, me kërkesën e të
miturit, të përfaqësuesit ligjor ose të anëtarit të familjes së tij emërohet mbrojtës me
shpenzime publike, nëse ai nuk mund t’i paguajë shpenzimet për mbrojtjen e vet, por jo
kundër dëshirës së të miturit.
(5) I pandehuri udhëzohet për të drejtën në mbrojtës me shpenzime publike sipas
paragrafit paraprak para marrjes së parë në pyejte.
(6) Të miturin mund ta përfaqësojë vetëm mbrojtësi i regjistruar në Odën e
Avokatëve
Neni 41
(1) Prindërit, prind


Use: 0.0536