pdf.io >> Free >> TUMORET BENINJE TE.pdf
-
TUMORET BENINJE TE

- FileName: Tumoret beninje te laringut.pdf
-
-
- From: orlalbania.org
- FileSize: 1180 KB download
- Shared by: a7ov1f0gph 6 month ago
- Category: Free
- Read Online

-
-
Sponsored Links
Abstract: TUMORET BENINJE TELARINGUTPUNOI Dr.MIRELA XHELILIUDHEHOQI Dr. FatosDodbiba2009TUMORET BENINJE TE LARINGUT Lezionet beninje tё laringut pёrbёjnё njё grup tё madh patologjish,tё cilat mund tё
-
TUMORET BENINJE TE
LARINGUT
PUNOI Dr.MIRELA XHELILI
UDHEHOQI Dr. Fatos
Dodbiba
2009
TUMORET BENINJE TE
LARINGUT
Lezionet beninje tё laringut pёrbёjnё njё grup tё madh patologjish,tё cilat mund tё
prekin çdo strukturё anatomike tё laringut dhe tё origjinojnё nga struktura
histologjike tё ndryshme tё tij.Ato mund tё klasifikohen si:lezione beninje
mukozale-vokale,lezione beninje sakulare tё laringut dhe lezione beninje
tumorale tё laringut.
LEZIONET
MUKOZALE- VOKALE
• Nodujt vokale
• Polipet
- Polipi vokal i lokalizuar( Hemorragjik)
- Polipoza vokale difuze ( Reinke )
• Kistet
- Mukoide
- Dermoide
• Variçet ( ektazia mikrovaskulare)
• Granulomat
LEZIONET SAKULARE
• Kistet sakulare
• Laringocela
TUMORET BENINJE
• Epiteliale ( Papilomatoza respiratore rekurente)
• Neuroendokrine
- Karcinoidi
Faqe 2 / 31
- Paragangliomat
• Mezenkimale
Nё tumoret mezenkimale bёjnё pjesё:
Tumoret miogjenike
-Rhabdomyoma
-Leiomyoma
-Myoma
-Myoblastoma
Tumoret kёrcore
-Chondroma
Tumoret neurogjene
-Neurofibroma
-Neurilemoma (Schwannoma)
-Mioblastoma celulare granulare
-Neuroma
Tumoret vaskulare
-hemangiomat
-limfangiomat
-hemangiopericitomat
Tumret dhjamore
-lipomat
Teratomat dhe hamartomat
PAPILOMATOZA RESPIRATORE REKURENTE ( PPR)
Papilomatoza respiratore rekurente (PPR) ёshtё njё sёmundje me etiologji
virale,e shkaktuar nga Human Papiloma Virus–HPV,tipi 6 dhe 11,tё cilёt
shkaktojnё lezione ekzofite nё rrugёt ajrore.Janё evidentuar 2 forma tё
sёmundjes: a-Forma
juvenile ( mё agresive )
Faqe 3 / 31
b-Forma e adultit ( mё pak agresive)
Papilomatoza respiratore rekurente ёshtё tumori beninj laringeal mё i shpeshtё
dhe shkaku i dytё mё i shpeshtё i ngjirjes sё zёrit.Incidenca ёshtё 2 pёr 100.000
tek adultёt dhe 4 nё 100.000 tek fёmijёt.Forma juvenile nuk ka predominancё
gjinore dhe mosha mё e prekur ёshtё 2–4 vjeç. Nё 75% tё rasteve,forma juvenile
diagnostifikohet para moshёs 5 vjeç.Fёmijёt me papilomatozё respiratore,tё
diagnostifikuar para moshёs 3 vjeç,janё 3.6 herё mё tepёr tё rrezikuar tё kenё
mё shumё se 4 ndёrhyrje kirurgjikale nё vit,pёr shkak tё rekurencave mё tё
shpeshta tё sёmundjes nё kёtё grupmoshё,si edhe 2 herё mё tepёr mundёsi pёr
tё pasur pёrhapje multiple laringeale,nё krahasim me fёmijёt e diagnostifikuar
pas moshёs 3 vjeç.Nё 13-30 % tё rasteve me papilomatozё respiratore tё formёs
juvenile ka njёkohёsisht shprehje ekstralaringeale tё sёmundjes.Forma adulte ka
predominancё mё tё lartё tek meshkujt dhe mosha mё e prekur ёshtё ajo 20–
40 vjeç.Nё 16 % tё rasteve papilomatoza respiratore rekurente e adultit ka
njёkohёsisht shprehje ekstralaringeale.Vendet mё tё prekura janё kaviteti oral,i
ndjekur nga trakea dhe bronket.Forma juvenile ka njё zhvillim interesant tё
lidhur me moshёn.Ajo mund tё zhduket nё mёnyre spontane nё pubertet.Nga
ky observim klinik mendohet qё forma juvenile ka rregullacion
hormonal.Megjithatё nuk ka tё dhёna pёr njё komponent endokrin tё
vlefshёm pёr trajtimin e papilomatozёs respiratore rekurente juvenile.Ndryshe
nga forma juvenile,forma adulte shpesh zgjidhet vetёm me nderhyrje
kirurgjikale.Megjithёse papilomatoza respiratore rekurente ёshtё njё tumor
beninj ,ajo ka potencial pёr njё transformim malinj tё mundshёm.
Etiologjia: HPV ( human papilomavirus ) ёshtё agjenti etiologjik i
PPR(papilomatozёs respiratore rekurente),i zbuluar nё papilomёn laringeale nё
1982.HPV ёshtё gjithashtu shkaktari i kancerit tё qafёs sё mitrёs tek femrat,qё
ёshtё kanceri i 2-tё femёror pёr nga shpeshtёsia.HPV akuzohet gjithashtu pёr
kancerin anogenital.HPV ёshtё njё DNA virus,i pakapsuluar,me dy vargje
DNA~7,900bp gjatёsi.Serotipi 6 dhe 11 janё mё tё shpeshtё.Takohen edhe
serotipi 16 dhe 18, qё konsiderohen me malinjitet tё lartё,si edhe serotipi 31 dhe
33,me potencial malinj mё tё lartё se serotipi 6 dhe 11,por mё tё ulёt se serotipi
16 dhe 18.
DNA virusi infekton qelizat e shtresёs bazale tё mukozёs duke future DNA-nё
virale brenda qelizave.Kjo DNA mё pas transkriptohet nё RNA dhe nё
vazhdimёsi kodohen proteinat virale. Kёto proteina do tё krijojnё virione tё reja
qё do tё shpёrthejnё jashtё qelizёs duke infektuar qeliza tё reja dhe duke
provokuar rritje ekzofite tё mukozёs.Grimcat virale gjenden si nё qelizat e
infektuara tё mukozёs me rritje ekzofite,ashtu edhe nё qelizat e mukozёs nё
Faqe 4 / 31
dukje normale dhe ky ёshtё shkaku i rekurencave klinike pas njё periudhe
remisioni.Kjo duket se ёshtё e lidhur edhe me keqfunksionimin e qelizave
imunosupresore pёrgjegjёse.Disa papiloma zhvillohen gjatё gjendjeve
imunodefiçiente dhe kanё njё progresion tё shpejtё tё sёmundjes.
Transmetimi:Mёnyra e saktё e transmetimit tё HPV mbetet e paqartё,por
tashmё dihet shumё mirё se transmetimi nёnё-fёmijё bёhet nёpёrmjet kontaktit
tё fёmijёs me kanalin e lindjes.Kjo shpjegon faktin e lindjes sё fёmijёve tё prekur
me papilomatozё respiratore nga nёnat me histori tё kondilomave
genitale.Kёshtu nё njё grup fёmijёsh me papilomatozё respiratore
rekurente,54% kishin njё histori amtare tё kondilomёs vulvare.
Rruga kryesore e transmetimit
tё papilomatozёs respiratore
rekurente tё adultit ёshtё
kontakti oral-genital.Duke
patur parasysh mundёsine e
infektimit tё fёmijёs nё
kontakt me kanalin e
lindjes,prerjet çezariane
eleminojnё kёtё risk tek nёnat
me kondiloma genital.
Histologjikisht lezionet nё PPR
janё ngritje papilomatoze tё
stromёs,tё mbuluara nga
epitel skuamoz i
pakeratinizuar.Nё brendёsi tё çdo projeksioni mase gjendet njё kapilar qendror.
Junksionet,bashkimet,midis epitelit skuamoz dhe ciliar janё tё ndjeshem nga
infektimi viral.
Karakteristikat klinike:Papilomat e lokalizuara nё kordat vokale shkaktojne
ngjirje progresive tё zёrit.Pacientёt ankojnё ulje tё qendrueshmёrisё vokale dhe
rriten pёrpjekjet pёr tё prodhuar zё.Zёri duket sikur vjen nga thellёsitё.Papilomat
e mёdha mund tё bllokojnё rrugёt e frymёmarrjes dhe tё japin stridor dhe
detres respirator.Duke pasur parasysh obstruksionin e rrugёve ajrore,shumё
fёmijё mund tё
Papilomatoza respiratore rekurente keqdiagnostifikohen si me
krup,astma ose bronkit kronik.
Cdo fёmijё me ndryshime tё zёrit dhe me simptoma tё obstruksionit tё rrugёve
Faqe 5 / 31
ajrore,duhet t`i nёnshtrohet laringoskopisё fibёroptike ose laringoskopisё
direkte pёr tё pёrjashtuar neoplazinё nga PPR.Prezenca e PPR nё periudhёn
neonatale do tё thotё njё faktor prognostik negativ qё rrit mortalitetin dhe
nevojёn pёr trakeotomi.
Shprehja extralaringeale e papilomatozёs respiratore identifikohet nё 13-30 %
nё fёmijёt dhe 16% tek adultet me PPR.Vendet mё tё prekura nga PPR janё:
• Limen vestibuli
• Faqja nazofaringeale e palatum mole
• Faqja laringeale e epiglotisit
• Pjesa e sipёrme dhe e poshtme e ventrikulit
• Buza e brendshme e kordave vokale
• Karina
• Degёzimi bronkial
Shprehjet ekstralaringeale mё tё shpeshta(duke iu referuar frekuences)janё:
• Kaviteti oral
• Trakea
• Bronket
Eshtё parё se trakeotomia e bёrё tek tё sёmurёt me papilomatozё rekurente nё
rastet e nevojshme,bёhet shkak pёr pёrhapjen trakeale tё PPR.Pёr kёtё
shkak,dekanjulimi duhet tё bёhet sa mё shpejt tё jetё e mundur.
Faqe 6 / 31
Diagnoza:Nё vendosjen e diagnozёs ka rёndёsi anamneza,gjatё sё cilёs duhet
tё kёrkohet informacion mbi lindjen (nё formёn juvenile),prania e kondilomёs
gjenitale amtare,koha e shfaqjes sё simptomave,trauma e rrugёve
ajrore,prezenca e indubimit tё mёparshёm, karakteristikat e zёrit,infeksionet
bashkёshoqёruese,mёnyra e progresionit tё sёmundjes, historia e traumave
kirurgjikale,prania e detresit ,respirator. Ekzaminimi fizik
vё nё dukje shenjat e obstruksionit tё rrugёve ajrore kur ёshtё i pranishёm, ose
ёshtё normal kur papilomat nuk japin bllokim tё rrugёve ajrore.Rёndёsi ka
ekzaminimi instrumentar qё vё nё dukje praninё e palilomёs.Mund tё pёrdoret
laringoskopia indirekte, laringoskopia direkte rigide,laringoskopia
fibёroptike,laringoskopia e suspenduar,gjatё sё cilёs bёhet edhe heqja e
papilomёs.Transformimi malinj i lezioneve laringeale ose pulmonare ёshtё i
rrallё dhe prek 1-7% tё pacientёve me PPR.Transformimi malinj prek zakonisht
pacientёt me sёmundje tё avancuar,kryesisht ata me prekje pulmonare tё
PPR.Pjesa mё e madhe e kёtyre lezioneve pёrmbajnё serotipin 11.Koha e
transformimit malinj ёshtё rreth 9-21 vjet nga diagnostikimi i pёrhapjes
pulmonare tё PPR.
Trajtimi:Trajtimi i PPR ёshtё:
• Kirurgjikal
• Ndihmёs
Trajtimi primar i PPR ёshtё heqja kirurgjikale.Bёhet heqja me forceps nёn njё
proçedurё mikrolaringoskopike.Duke patur parasysh natyrёn rekurente tё
sёmundjes,qёllimi i kirurgjisё ёshtё tё sigurojё njё kalueshmeri ajri sa mё tё mirё
duke reduktuar masёn tumorale,pёr tё pёrmirёsuar cilёsinё e zёrit,pёr tё
minimizuar pёrhapjen e sёmundjes dhe pёr zgjatjen e intervalit midis
procedurave kirurgjikale.Pas proçedurёs kirurgjikale kёshillohet qё i sёmuri tё
punojё me logopedistin.
Alternativa e dytё e rёndёsishem nё rajtimin e PPR ёshtё pёrdorimi i CO2
lazerit.Avantazhi i pёrdorimit tё CO2 lazerit qёndron nё aftёsinё pёr tё siguruar
hemostazё shumё herё mё mirё sesa heqja kirurgjikale.CO2 lazeri ka preçizion
tё lartё nё heqjen e masёs tumorale duke ruajtur strukturat normale.Heqja me
anё tё CO2 lazerit bёhet nё njё kohё mё tё shkurtёr dhe me mё pak
dhembje.Disavantazhi qёndron nё mundёsinё e dёmtimit termal tё indit
normal,qё mund tё minimizohet duke pёrdorur mikrotomin CO2 lazer.Nё disa
raste tё rёnda pengesa nё rrugёt ajrore ёshtё e madhe dhe pёrbёn shqetёsim
serioz.Vetёm nё kёto raste trakeotomia mund tё jetё e
domosdoshme.Dekanjulimi rekomandohet tё kryhet sa mё shpejtё tё jetё e
mundur,sepse ekziston rreziku i pёrhapjes trakeale tё PPR.
Faqe 7 / 31
Duke patur parasysh natyrёn rekurente tё sёmundjes,janё duke u studiuar njё
sёrё trajtimesh ndihmёse si:
CIDOFOVIRI
Eshtё pёrdorur nё trajtimin e PPR pёr herё tё parё nё 1998 nga Snoeck si trajtim
ndihmёs pas njё procedure kirurgjikale.Cidofoviri ёshtё njё analog nukleozidik
me veprim antiviral tё provuar nё trajtimin e retinitit nga CMV nё
pacientet me HIV. Preparati i injektuar intralezional inkorporohet nё grimcat
virale dhe inhibon polimerizimin e DNA-sё virale. Nё njё grup studimi ku
cidofoviri u pёrdor pas njё procedure kirurgjikale, 57 % e pacienteve patёn
rezolucion komplet, 35 % patёn rezolucion te pjesshёm dhe 8 % e
pacientёve nuk reaguan.Pёrdorimi i cidofovirit ka rrisqet e veta.Ai ёshtё njё
preparat nefrotoksik,mund tё jap displazi ( 2.7 % e rasteve),rash,atrofi tё
kordave vokale.Veç kёsaj,ai mendohet tё ketё efekt karcinogjen dhe sё
fundi janё raportuar raste tё transformimit malinj tё PPR gjatё kohes sё
pёrdorimit tё cidofovirit.
α-INTERFERONI
Eshtё njё citokinё me efekt antiviral,antiproliferativ dhe imunomodulator.Eshtё
pёrdorur pёr herё tё parё si terapi ndihmёse nё mjekimin e PPR nga Healy nё
1988.Ai mund tё pёrdoret nё formёn e injeksioneve subcutane(SC)tё
pёrditёshme pёr 28 ditё,tё pasuara nga 3 ditё nё javё,pёr 6 muaj.Suksesi
fillestar i kёsaj terapie ndёrpritet nga efektet anёsore tё kёtij preparati dhe
rifillimi i terapisё varet nga rikthimi nё normё i vlerave pas ndёrprerjes sё
preparatit.
FOTOTERAPIA ME DHE ( Dihematoporphyrin ether)
Eshtё njё tjetёr terapi ndihmёse ku pёrdoret DHE si bar fotosensitiv.I pёrdorur
intravenoz DHE tenton tё koncentrohet nё ngritjet papilomatoze.Mё pas njё
ndriçim me lazer pёrdoret pёr tё aktivizuar DHE,qё shkakton nekrozё dhe mё
pas rёnie tё lezioneve papilomatoze.( Long Island Jewish Hospital).Studime tё
tjera kanё treguar pёrfitime tё pakta nga kjo metodё dhe rekurenca pas
trajtimit fillestar.
ANTIVIRALET
Antiviralet si Ribavirina dhe Acikloviri janё pёrdorur gjithashtu si terapi
ndihmёse nё trajtimin e pacientёve me PPR. Njihet mirё roli i Ribavirines ndaj
virusit respirator sincitial, si dhe efekti i aciklovirit ndaj HSV, EBV dhe CMV. Efekti
i tyre ndaj HPV ёshtё duke u studiuar.Ribavirina ka efekte anёsore si
anemia,retikulocitoza,dhembja e kokёs etj. INDOLE-3-CARBINOL
(I3C)
Eshtё njё tjetёr terapi ndihmёse nё trajtimin kundёr PPR.I3C (indol-3-carbinol)
Faqe 8 / 31
gjendet tek perimet jeshile.Ai mendohet se vepron nёpёrmjet ndёrhyrjes nё
metabolizmin e estrogeneve.Nё nje grup kontrolli ku u pёrdor I3C,u pa se 33% e
pacienteve patёn rezolucion komplet,30 % rezolucion tё pjesshёm dhe 37 %
nuk reaguan ndaj terapisё. ( Rosen and Bryson.
Journal of Voice,Vol.18,no.2)
MUMPS VACCINE
Eshtё njё vaksinё e pёrdorur nё 2002 nga Pashley si terapi ndihmёse e rezeksionit
me lazer.23 nga 29 fёmijёt dhe 15 nga 20 adultёt e trajtuar nё njё grup
kontrolli,patёn remision komplet tё sёmundjes.
GARDASIL dhe CERVARIX
Janё dy vaksinat mё tё reja qё janё duke u testuar.Gardasil ёshtё njё vaksinё
katёrvalente nga Merck,ndёrsa Cervarix ёshtё njё vaksinё bivalente nga
GlaxoSmithKline.Ato pёrmbajnё grimca virale tё afta tё simulojnё njё pёrgjigje
immune ndaj HPV.Pёrdorimi i tyre pritet tё zvogёlojё incidencёn e JPPR
(Referenca 1,3,4,5)
NODUJT VOKAL ( VCN‐vocal cord nodules)
Nodujt vokal janё rritje superficiale beninje,zakonisht nё anёn mediale tё
kordave vokale tё vёrteta.Ata janё tё dyanshёm dhe simetrik.Lokalizimi mё i
zakonshёm ёshtё vendi i bashkimit tё 1/3 sё pёrparme dhe 1/3 sё mesme nё buzёt
e kordave vokale tё vёrteta.Kjo ёshtё pika e mesit tё pjesёs membranoze tё
kordave vokale tё vёrteta dhe qё pёson goditjen maksimale gjatё tё folurit.Kёto
lezione beninje prekin mё tepёr femrat ndёrmjet moshёs 20 – 40 vjeç edhe
fёmijёt,mё shpesh meshkujt.
Etiologjia: Shkaku kryesor i formimit tё noduseve vokal ёshtё abuzimi vokal.Gjenden
mё shpesh nё personat me punё tё detyruar vokale,pёrdoruesit profesionistё tё
zёrit si kёngёtarёt,mёsuesit etj. ose tek
njerёzit qё komunikojnё me zё tё
lartё.Gjithashtu nodujt shpesh zhvillohen
tek fёmijёt tё cilёt bёrtasin ose qё kanё
zakon tё flasin me zё tё lartё.Rol tё
rёndёsishёm luan edhe refluksi gastro‐
ezofageal,inhalantёt irritues si tymi i
duhanit dhe tymrat
Faqe 9 / 31
industrial.Vazodilatacioni mukozal i plikave vokale mund tё ndihmojё hemoragjinё
submukozale dhe edemёn gjatё pёrdorimit tё fuqishёm tё zёrit duke çuar nё
ndryshime inflamatore.Kёshtu, p.sh. alkooli ёshtё njё agjent vazodilatator qё sjell
njёkohёsisht ulje te ndrojtjes sociale dhe predispozon kёshtu personin pёr abuzim
vokal.
Fispatologjia dhe patologjia:Formimi i nodujve vokal ёshtё i lidhur me anatomine
e kordave vokale te vёrteta.Kёshtu pjesa membranoze ose vibratore e kordave
vokale pёrbёhet nga 3 shtresa strukturore tё diferencuara mire.Nga sipёrfaqja nё
thellёsi ato janё:epiteli, amina propria dhe muskuli vokal.Hirano i ndau kёto shtresa
sipas konceptit tё njё trupi tё mbuluar.Mbulesa pёrbёhet nga epiteli dhe shtresa
siperfaqesore xhelatinoze e lamina propria.Trupi pёrbёhet nga muskuli vokal,i cili
ёshtё si njё shirit i trashe gome.Ndёrmjet kёtyre ndodhet njё zonё tranzicionale e
pёrbёrё nga shtresat intermediare( elastike) dhe e thellё ( kolagenoze) e lamina
propria. Nёn shtresёn epiteliale ndodhet njё hapёsirё subepiteliale ( Spacium
Reinke) e quajtur shtresa sipёrfaqёsore e lamina propria.Kjo hapёsirё mbushet
lehtё nga likidet ose gjaku nё rastet e traumёs vibratore gjatё abuzimit
vokal.Enjtjet nodulare akute mbulohen me epitel normal skuamoz, por stroma nёn
tё mund tё ketё shkallё tё ndryshme tё edemёs,vaskularitet tё rritur,enё tё
dilatuara dhe hemorragji duke arritur kёshtu nё stadin fuziform dhe ndonjёherё
hiperemik tё zhvillimit tё prenodujve.Nё kontrast me kёta noduj,nodujt e maturuar
janё mё tё fortё pёr shkak tё fibrozёs dhe hialinizimit. Kёta noduj janё fibrozё
dhe tё zbehtё.Sipёrfaqja e epitelit trashet dhe mund tё jenё tё pranishme
keratoza,akantoza dhe parakeratoza.
Klinika: Shenja e parё klinike ёshtё ndryshimi i zerit.Tё sёmurёt ankojnё ulje tё
qёndrueshmerise vokale,rriten pёrpjekjet pёr tё prodhuar zё,kanё vёshtirёsi pёr tё
prodhuar zё tё lartё,ngjirje zёri dhe ai duket sikur vjen nga thёllesitё.
Diagnoza: Pёr vendosjen e diagnozёs ka rёndёsi vizualizimi i kordave vokale.Cdo
pacient me ngjirje zёri pёr mё tepёr se 2 javё duhet ti nёnshtrohet ekzaminimit pёr
vizualizimin e kordave vokale.Nё rastet kur nodujt vokal nuk duken me sy,njё
ndihmesё tё madhe jep videostroboskopia qё jep tё dhёna mbi karakteristikat e valёs
mukozale si simetria,periodiciteti,amplituda etj,duke evidentuar edhe nodujt e
Faqe 10 / 31
padukshёm me sy.Zakonisht nodujt janё bilateral,por nuk janё simetrik nё
madhёsi. Ata vendosen pёrballё njeri‐tjetrit.Enjtja nodular akute dallohet nga nodujt
sepse ajo shpesh ёshtё fuziforme.Nodujt e maturuar janё tё vegjёl dhe tё zbehtё .
Nodus vokal nё fonacion Nodus vokal nё
respiracion
Trajtimi:
Nodujt vokal duhet tё trajtohen nё bazё individuale duke u nisur nga mosha,
profesioni, faktorёt etiologjikё dhe veçoritё e ndryshimeve laringeale pёr çdo tё
sёmurё. Kёshillohet qetёsi absolute vokale dhe modifikimi i pёrdorimit tё
zёrit.Riedukimi vokal ёshё pjesё pёrbёrёse e terapisё nё tё gjithё tё sёmurёt me
noduj,sidomos kur mundёsitё kirurgjikale lihen pёr nё fund.Meqenёse mund tё
ndodhin edhe rekurenca, riedukimi vokal bёhet nё fillim, ndёrsa ndёrhyrja
kirurgjikale duhet tё lihet pёr nё fund.Ndonjёhere nodujt vokal zhduken gjatё
periudhave tё terapisё sё tё folurit. Eshtё gjithashtu i rёndёsishёm mёnjanimi i
ngacmuesve tё laringut.Heqja kirurgjikale ёshtё njё mundёsi e mirё nё njё numёr
tё vogёl tё sёmurёsh me kёtё çrregullim. Cdo i sёmurё duhet ta ketё tё qartё se
indikacioni i vetёm pёr kirurgji ёshtё prania e njё dёmtimi tё dukshёm me
simptoma qё janё tё papranueshme nga i semuri, pas njё trajtimi tё gjatё
Faqe 11 / 31
konservativ.Tё sёmurit qё do ti nёnshtrohet ndёrhyrjes kirurgjikale duhet ti
shpjegohet se rekurencat e lezionit janё tё mundshme nёse ata nuk respektojnё
terapinё vokale dhe abuzojnё pёrsёri me tё folurin.Tek fёmijёt nodujt vokal rrallё
trajtohen nё mёnyrё kirurgjikale.Rekurencat tek fёmijёt janё mё tё shpeshta pёr
shkak tё vёshtirёsive qё ka edukimi vokal i tyre.Megjithatё, tek fёmijёt ёshtё parё
se nodujt vokal zhduken rreth moshёs sё pubertetit. ( Referanca 6,7,8,10 )
POLIPI VOKAL I LOKALIZUAR ( Hemorragjik):Eshtё lezion beninj i ngjashёm
me nodujt vokal dhe shkaktohet nga trauma sekondare si pasojё e abuzimit
vokal.Nuk ёshtё e nevojshme qё
trauma tё vazhdojё pёr njё kohё tё
gjatё,dhe shpesh shpёrthimi i
lezionit me simptomat e tij mund tё
lidhet me njё episod tё vetёm tё
sforcimit vokal.Gjithashtu polipi
mund tё shfaqet pas njё infeksioni
tё rrugёve tё sipёrme tё
frymёmarrjes.
Patologjia:Pamja patologjike nё
stadet e fillimit ёshtё e ngjashme me
Polip hemorragjik
pamjen e enjtjeve nodular
akute.Patologjia lokalizohet nё
shtresen e hapёsirёs sё Reinke tё kordave vokale tё vёrteta.Dёmtimi konsiston nё
ndryshimin e stromёs edematoze me zgjerim tё enёve tё gjakut,me hemorragji dhe
formim tё indit fibroz.Mё pas shfaqet degjenerimi fibrinoid dhe hialin nё stromёn dhe
muret e eneve tё gjakut.
Klinika:Ankesa kryesore ёshtё ngjirja e zёrit e cila ndryshon nё varёsi tё polipit.
Ndryshimi i zёrit mund tё varijojё nga ngjirja nё afoni tё plotё kur polipi prolabon
ndёrmjet kordave vokale.
Shpesh tё sёmurёt kanё ndjenjёn e trupit tё huaj nё fyt dhe vazhdimisht bёjnё
pёrpjekje pёr tё pastruar fytin,por pa efekt.Polipi mund tё shihet nёpёrmjet
laringoskopisё indirekte.Dёmtimi ёshtё i njёanshёm dhe vendoset nё 1/3 e
pёrparme tё kordёs vokale qё korespondon me mesin e pjesёs membranoze
tё kordёs vokale ku amplitude e lёvizjeve vibratore ёshtё maksimale
gjatё fonotraumes. Polipi mund tё jetё i pedunkuluar dhe tё prolabojё
Faqe 12 / 31
nё hapёsirёn glotike. Njё polip i pedunkuluar mund tё duket vetёm nё
fonacion, kur ai ngjitet lart pёrmes hapёsirёs glotike nga rryma e ajrit.
Ngjyra mund tё jetё nga e kuqe e turbullt ose e ndritshme, nё tё zbehtё
ose tё verdhe. Polipi mund te jetё i dyanshёm, por mё shpesh ai
lokalizohet nё njё kordё vokale, ndёrsa pёrballё polipit, nё kordёn tjetёr
vokale, shfaqet njё ``reaksion i vogёl kontakti,,
Trajtimi: I sёmuri duhet tё observohet pёr pak javё dhe gjatё kёsaj kohe
ai duhet tё punojё me logopedistin ( patologu i te folurit). Nё ndonjё rast
polipi mund tё trajtohet vetёm me masa konservative, megjithatё shpesh
ёshtё e nevojshme heqja nёpermjet laringoskopisё direkte nёn anestezi
gjenerale. ( Referenca 6,7,10 )
POLIPOZA VOKALE DIFUZE
( EDEMA REINKE )
Kjo patologji ёshtё pёrshkruar pёr herё tё parё nga Reinke nё 1897, dhe prandaj
quhet edema Reinke ose degjenerimi
polipoid i kordёs vokale.Shkaku
kryesor i kёsaj sёmundjeje ёshtё
abuzimi vokal i shoqёruar me
ekspozimin kronik ndaj irrituesve
inhalator siç ёshtё duhani. Gjithashtu
hypotireoza e patrajtuar mund tё
shoqёrohet me edemё tё kordave
Edema Reinke vokale dhe polipozё laringeale difuze.
Kjo sёmundje shfaqet mё shpesh tek
femrat me moshё mesatare.
Patologjia:Kordat vokale tё vёrteta
pёrfshihen nga edema difuze nё buzёt e tyre.Kjo edemё kufizohet nё spacium
Reinke,e cila mbushet me material mukoid,pothuajse pa qeliza,ind fibroz dhe enё gjaku.
Faqe 13 / 31
Trajtimi:Nё tё sёmurёt tё cilёt ky dёmtim diagnostifikohet nё stadet e fillimit,mund
tё sjellё pёrmirёsim vetёm terapia e zёrit dhe mёnjanimi i inhalantёve irritues si
duhani etj. Me shfaqjen e bllokimit tё frymёmarrjes ose tek tё sёmurёt qё kёrkojnё njё
zё mё tё mirё, kёshillohet kirurgjia,gjatё sё cilёs mukoza edematoze hiqet me
stripping te kordёs vokale. Gjithashtu heqja e polipeve mund tё bёhet nёpёrmjet
njё inçizioni paralel me buzёn e lirё tё kordёs vokale, sa mё lateralisht
ventrikulit tё Morgagnit qё tё jetё e mundur, dhe nёpёrmjet tij bёhet aspirimi i
pёrmbajtjes polipoide.Gjithashtu heqja mund tё bёhet nёpёrmjet CO2 lazerit.
( Ref.6,7,8)
VARICET E KORDAVE VOKALE ( Ectasia microvasculare)
Variçet e kordave vokale janё rezultat i traumave tё enёve tё vogla nё shtresёn
sipёrfaqёsore tё lamina propria.Pjesa mё e madhe e kёtyre lezioneve vendosen nё
gjysmёn e sipёrme tё pjesёs muskulo‐membranoze tё kordave vokale tё
vёrteta.Jane rezultat i traumёs vokale dhe gjenden sidomos tek kёngёtaret
femra.Trajtimi kryesor ёshtё pushimi vokal dhe terapia e zёrit.Pёr pacientёt qё
nuk pёrfitojnё nga ky trajtim ose ata qё
kёrkojnё cilёsi mё tё mirё tё
zёrit,pёrdoren teknika kirurgjikale si psh.
kordotomia epiteliale dhe heqja e vazёs sё
dёmtuar.( Ref. 7)
GRANULOMA E KONTAKTIT
Granuloma e laringut klasifikohen nё dy
grupe, granuloma specifike dhe granuloma
jospecifike.Granulomat specifike janё tё rralla dhe pёrfshijnё granulomat nga
tuberkulozi dhe sifilizi.Granulomat jospecifike janё granulomat e
kontaktit.Granuloma e kontaktit ёshё pёrshkruar pёr herё tё parё nga Chevalier
nё 1928.Granuloma e kontaktit ёshtё njё masё e kuqe e vendosur nё anёn
mediale tё proçeseve vokale tё kartilagos aritenoide.Histologjikisht granulomat e
Faqe 14 / 31
Granuloma e kontaktit
kontaktit janё granuloma pyogjenike qё konsistojnё nё infiltracion inflamator
kronik me neovaskularizim dhe fibrozё tё mbuluara nga epitel skuamoz.
Etiologjia:
•Intubacioni
•Abuzimi vokal
•Refluksi laringofaringeal
•Idiopatike
Faktorё qё kontribojnё nё zhvillimin e granulomёs janё alergjia dhe infeksionet.
Nga ana klinike paraqet :
•Ngjirje zёri tё shkallёve tё ndryshme
•Kollё
•Dhembje fyti
•Ndjesia e njё trupi tё huaj nё fyt dhe pёrpjekje pёr ta pastruar atё
Gjatё anamnezёs duhet kёrkuar historia e intubimit, duke pёrfshirё edhe
intubimin nazogastrik,refkuksin,abuzimin vokal .Duhet pyetur gjithashtu pёr
karakteristikat pulmonare si kolla kronike apo pёrdorimi i inhalantёve.
Mjekimi ёshtё me preparate antirefluks tё shoqёruara me terapinё e zёrit.Nё
rastet e dёshtimit tё mjekimit medikamentoz bёhet heqja kirurgjikale.Rekurencat
janё tё shpeshta,nё rreth 37‐50 % tё rasteve.Ky mjekim duhet bёrё para shfaqjes sё
komplikacioneve tё cilat mund tё jenё:
Faqe 15 / 31
• Obstruksioni i rrugёve tё frymёmarrjes
•Gjakёrrjedhja( zakonisht e pakёt )
•Fiksimi i kordave vokale
•Stenoza laringeale posteriore ( Referenca 9,11)
LEZIONET KISTIKE TE KORDAVE VOKALE
Janё 2 tipe te kisteve qё mund tё gjenden brenda kordave vokale :kistet nga
retensioni i mukusit dhe kistet epidermoide.Ata janё gjetur brenda hapesirёs
Reinke nё kordat vokale.Si kistet e lokalizuara nё struktura tё tjera anatomike,
kistet nga retensioni i mukusit pёrmbajne mukus dhe rrjedhin nga bllokimi i
duktuseve tё gjendrave mukoprodhuese, ndёrsa kistet epidermoide janё tё
mbushura me copёza keratine.Kistet epidermoide mendohet se formohen nga
bllokimi i qelizave epiteliale brenda lamina propria nga fonotrauma. Ashtu si edhe
lezionet e tjera tё kordave vokale, lezionet kistike tё kordave vokale mund tё
shfaqen me ngjirje zёri dhe disfoni tё shkallёve tё ndryshme.Rrallё japin
stridor,ndjesinё e njё trupi tё huaj nё fyt, disfagi. Nganjёhere kistet vokale mund
tё jenё shkak i anomalive vetёm gjatё tё kёnduarit, me efekt tё vogёl ose pa
efekt fare gjatё tё folurit
Kistet e kordave vokale zakonisht diagnostifikohen me laringoskopi me
fibra optike . Videostroboskopia ёshtё gjithashtu njё mjet diagnostik i
rёndesishёm pёr kistet e kordave vokale. Mukoza mund tё paraqitet me njё
valё
- Other pdf books
- Related pdf books
- Who Visited this pdf




Comments of the book
<< Become a member, Login to post comments >>