• Forum 205


  •   
  • FileName: 49.pdf [read-online]
    • Abstract: Forum 205DIASPORA DHE POLITIKAT EMIGRACIONITKy studim është përgatitur për Forum 2015 nga Instituti Riinvestbazuar në hulumtimin e zhvilluar në Kosovë, Gjermani, Zvicër,Belgjikë, Mbretëri të Bashkuar, Suedi, Austri dhe SHBA

Download the ebook


Forum 205
DIASPORA DHE POLITIKAT E
MIGRACIONIT
Ky studim është përgatitur për Forum 2015 nga Instituti Riinvest
bazuar në hulumtimin e zhvilluar në Kosovë, Gjermani, Zvicër,
Belgjikë, Mbretëri të Bashkuar, Suedi, Austri dhe SHBA
Dhjetor 2007
Prishtinë
Diaspora Dhe Politikat e Migracionit • FORUM 2015
2
Ekipi i projektit:
Muhamet Mustafa
Mrika Kotorri
Petrit Gashi
Ardiana Gashi
Venera Demukaj
Ekipi i anketimit dhe diskutimeve në grupe të
fokusuara:
Ymer Havolli
Afërdita Berisha
Saxhide Mustafa
Durim Hoxha
Valza Kika
Arian Shala
Konsulentë:
Richard Beilock, University of Florida University, USA
Muhamet Sadiku, Riinvest
Ken Jackson, Auckland University, New Zealand
Rifat Blaku, University of Prishtina
Botues: Forum 2015
Përkrahur nga: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri Civile, Instituti Riinvest,
Balkan Trust for Democracy dhe Friedrich Ebert Stiftung
Shtyp: Kelmendi Papier
Tirazhi: 500

PËRMBAJTJA
7 PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE
11 REKOMANDIMET
13 HYRJE
15 DIASPORA DHE REMITANCAT – NDIKIMET
POTENCIALE NË EKONOMIMË E KOSOVËS
Një Vështrim I Efekteve Zhvillimore Të Diasporës Dhe
Remitancave
Implikimet Pozitive Të Diasporës Dhe Remitancave
Mangësitë E Diasporës Dhe Remitancave
Përvojat E Vendeve Të Tjera Me Diasporën Dhe Remitancat
27 DIASPORA E KOSOVËS – PROFILI SOCIO-ECONOMIK
DHE RËNDËSIA E SAJ
Historiku I Shkurtër I Mërgatës Kosovare
Profili Demografik Dhe Socio-ekonomik I Diasporës Kosovare
Statusi Dhe Kushtet Tjera Në Vendet E Adoptuara
Vendi Nikoqir
Statusi Ligjor Në Vendin Nikoqir
Planet Për Kthimi
Kushtet Ekonomike Të Emigrantëve
Punësimi
Të Ardhurat
35 NDIKIM EKONOMIK AKTUAL DHE POTENCIAL I DIASPORËS
Remitancat Dhe Format E Tjera Të Ndikimit Të Drejtpërdrejtë
Matja E Remitancave Dhe Kontributeve Të Tjera
Rëndësia Kritike E Remitancave Për Familjet Kosovare
Remitancat Dhe Zbutja E Varfërisë
Investimet E Diasporës, Situata Aktuale Dhe Potenciale
Remitancat Dhe Zbutja E Varfërisë
Investimet E Diasporës, Situata Aktuale Dhe Potenciale
Prona, Afarizmi Dhe Pasuritë E Tjera Në Kosovë
47 ASPEKTET INSTITUCIONALE DHE LIDHJET ME DHE
NDËRMJET DIASPORËS
Lidhjet Me Familjet
Komunikimi Me Autoritetet Kosovare Dhe Përkrahja E Tyre
Fushat Problematike
Veprimet Administrative Për Të Adresuar Brengat E Diasporës
Arsimi
Organizimi I Diasporës Dhe Fragmentimi Politik
Përfshirja Në Zhvillimin E Qeverisjes Në Kosovë
Komunitetet E Diasporës
Drejt Ndërtimit Të Politikave Aktive Të Emigracionit
Potenciali Emigrues
Politikat Aktive Të Emigracionit Drejt Tregut Evropian Të Punës
Diaspora Dhe Politikat e Migracionit • FORUM 2015

ANEKS:
Aneks 1: Përfundimet e arritura nga diskutimet në grupe të fokusuara
Mungesë e politikave dhe organizimit të qëndrueshëm të diasporës
Remitancat, trendi dhe perspektiva e tyre
Rrjetet afariste
Institucionet dhe lidhjet e shkëputura me Kosovën
Turizmi i diasporës
Biznesi dhe komunikimi
Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni
Imazhi i Kosovës
Aneks 2: Intervistat me investitorët nga diaspora
Kompania 1: Trofta
Kompania 2: Kosova Steel
Kompania 3: Kombinati i Drurit
Një investitor potencial nga diaspora, por hesitant për të investuar në Kosovë
BIBLIOgRAFIA
PËR FORUM 2015
5
LisTA e AkRoniMeve Dhe shkuRTesAve
TBD – Trusti Balkanik për Demokraci
AQBK – Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës
IÇK – Indeksi i Çmimit të Konsumatorit
EAQ – Evropa dhe Azia Qendrore
BE – Bashkimi Evropian
RPH – Raporti i Paralajmërimit të Hershëm
IJD – Investimet e Jashtme Direkte
BPV – Bruto Produkti Vendor
BNRZH – Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim
TIK – Teknologjia e Informatikës dhe Komunikimeve
FMN – Fondi Monetar Ndërkombëtar
TI – Teknologjia Informatike
FKSHH – Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur
AKM – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit
OJQ – Organizatat Joqeveritare
OBKE – Organizata për Bashkëpunim dhe Kooperim Ekonomik
ESK – Enti i Statistikave i Kosovës
BM – Britania e Madhe
SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
BB – Banka Botërore
LisTA e TABeLAve
Tabela 1: Indikatorët kryesorë makroekonomikë në Kosovë (2005 – 2007)
Tabela 2:Shpërndarja e emigrantëve në bazë të vendeve nikoqire
Tabela 3: Statusi ligjor në vendet nikoqire
Tabela 4: Punësimi në bazë të vendeve nikoqire
Tabela 5: Punësimi në bazë të sektorit
Tabela 6: Niveli i punësimit
Tabela 7: Pjesa e emigrantëve, ndarë në bazë të intervaleve të të hyrave mujore
Tabela 8: Numri i emigrantëve kosovarë dhe sa shpesh ata dërgojnë para
Tabela 9: Shpeshtësia e dërgesave të parasë
Tabela 10: Shumat e dërguara nga diaspora kosovare
Tabela 11: Vlerësimi i kontributeve financiare dhe në mallra nga diaspora: Kosova, 2007
Tabela 12: Sa shpesh e vizitojnë Kosovën?
Tabela 13: Përqindja e përgjithshme e remitancave të pranuara në bazë të intervaleve të të hyrave
Tabela 14: A keni investuar në ndonjë afarizëm apo në infrastrukturë në Kosovë?
Tabela 15: Arsyet që nuk keni planifikuar të investoni në Kosovë
Tabela 16: Problemet e hasura nga diaspora me institucionet kosovare
Tabela 17: Mendimet e diasporës lidhur me organizatat e diasporës
Tabela 18: Arsyet parësore për të pasur dëshirë për të emigruar
Tabela 19: Destinimet e dëshiruara prej atyre që duan të emigrojnë
LisTA e FiguRAve
Figura 1: Remitancat si pjesë e BPV në vendet në transicion, 2004
Figura 2: Ndikimi ekonomik i diasporës dhe emigrantëve qarkullues në vendin amë Figura 3: Kraha-
simi i strukturave të shpenzimit të remitancave në 6 vende të EAQ-së dhe Kosovës
Figura 4: Strukturat e shpenzimit të remitancave
LisTA e kuTive
Kutia 1: Diaspora e serbëve të Kosovës
Kutia 2: Diaspora dhe pakënaqësitë e saj
Kutia 3: Mësimdhënësi
Diaspora Dhe Politikat e Migracionit • FORUM 2015

7
PËRMBLeDhJe ekzekuTive
Krijimi i politikave të përshtatshme në lidhje me emigracionin dhe statusin e dia-
sporës kosovare ka një rëndësi kyçe për nxitjen e rritjes ekonomike dhe zvogë-
limin e shpërpjesëtimeve makroekonomike në Kosovë. Nëpërmjet zbatimit të
politikave të tilla, diaspora do të mund të kontribuonte në mënyrë më efikase
në ngritjen e kapitalit njerëzor dhe financiar, në rritje ekonomike dhe në krijimin
e vendeve të reja të punës në Kosovë. Ky raport ofron informacione lidhur me
diasporën dhe nënvizon sfidat dhe mundësitë e pjesëmarrjes më domethënëse
të diasporës në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe zhvillimin ekonomik të
Kosovës. Në këtë raport posaçërisht janë trajtuar çështjet si: madhësia dhe pro-
fili socio-ekonomik i diasporës; kontributi i saj i tanishëm përmes remitancave,
investimeve, kontributet me furnizimin me mallra të ndryshme, “turizmit’ të dia-
sporës; organizimi i institucioneve kosovare karshi diasporës dhe niveli në të cilin
këto institucione adresojnë nevojat dhe interesat e tyre; cilat politika duhet të
zbatohen që të rrisin ndikimin dhe kontributin social, njerëzor dhe financiar të
diasporës, si dhe politikat e përshtatshme të emigracionit që do të ishin konsis-
tente me kushtet e tanishme socio-ekonomike, si dhe me zhvillimet e pritura në
procesin e integrimeve në BE dhe në tregun e punës të saj.
Hulumtimet e bëra për të hartuar këtë raport përfshijnë: një anketë me 1,091
vizitorë në Kosovë, të zgjedhur me metodën e rastit nëpër pikat kufitare; një
anketë me 1,537 familje (përfshirë 200 familje serbe) në Kosovë; 12 diskutime
në grupe të fokusuara me pjesëtarë të diasporës (91 pjesëmarrës), në Gjer-
mani, Zvicër, Belgjikë, Britani të Madhe, Suedi, Austri dhe SHBA (kryefamiljarë,
afaristë dhe intelektualë); si dhe intervista më të detajuara me zyrtarë të insti-
tucioneve relevante kosovare dhe investitorë nga diaspora. Gjithashtu, është
rishikuar literatura bashkëkohore që adresojnë këto çështje.
Rezultatet e anketave tregojnë se afërsisht 17% e kosovarëve jetojnë jashtë
shtetit. Duke supozuar se popullata e përgjithshme (rezident dhe nga diaspora)
është 2.5 milionë, atëherë vlerësohet se madhësia e diasporës është afërsisht
315.000 shqiptarë të Kosovës dhe 100,000 serbë dhe kombësi të tjera të Kosovës.
Rreth 30% e familjeve kosovare kanë një apo më shumë anëtarë të familjes që
jeton jashtë vendit. Shumica e emigrantëve jetojnë në Gjermani 39%, Zvicër
23%, Itali dhe Austri 6-7% secili, Britani e Madhe dhe Suedi 4-5% në secilin,
SHBA 3.5% dhe në Francë, Kanada dhe Kroaci nga 2% në secilin vend. Diaspora
mund të ndahet në bazë të kohës së emigrimit: emigracioni i vjetër, gjatë viteve
të 60-ta deri në vitet e 80-ta, llogaritet të jetë 14%; numri i atyre emigrantëve
që janë larguar gjatë periudhës së represionit gjatë viteve të 90-ta llogaritet të
jetë 59% dhe pjesa tjetër e diasporës prej 27%, kanë emigruar nga Kosova gjatë
luftës. Afërsisht 5% e diasporës ka lindur jashtë Kosovës.
Regjione të caktuara të Kosovës, prej nga një përqindje e jashtëzakonshme e
popullsisë ka emigruar, përfshijnë: Ferizajn, Gjakovën, Gjilanin dhe Prizrenin.
Ngjashëm me strukturën në Kosovë, diaspora është mjaftë e re në moshë me
një mesatare prej 28 vjetësh. Sidoqoftë, struktura gjinore e tyre është e ndry-
shme prej popullacionit të gjithmbarshëm. Afërsisht dy të tretat e diasporës
Diaspora Dhe Politikat e Migracionit • FORUM 2015

janë meshkuj. Shumica e diasporës (46%) ka shkollim të mesëm dhe afërsisht
10% e tyre kanë shkollim të lartë. Mbi 22% e tyre kanë përfunduar një pjesë të
shkollimit në ndonjë vend tjetër. Shumica e diasporës (60%) kanë nënshtetësi
të vendeve ku jetojnë, pjesa tjetër (34%) kanë leje të përkohshme të qëndrimit
(2-10 vjeçare), nga të cilët 1.3% kanë viza studentore. Afro 4% e emigrantëve
e kanë të padefinuar statusin ligjor.
Rreth 58% e diasporës janë të punësuar në vendet ku banojnë. Nga këta, 33%
janë të punësuar në ndërtimtari, 11% në restorante dhe hotele dhe 11% në
fabrika. Pjesa tjetër janë të punësuar në bujqësi apo industri tjera shërbyese.
Vetëm afro 7% e atyre që punojnë kanë pozita udhëheqëse/mbikëqyrëse. Paga
mesatare është afro 1,700 Euro. Të hyrat mesatare në buxhetet familjare të
atyre që jetojnë me familjet e tyre jashtë (rreth 68% bazuar në anketat e viz-
itorëve), është afërsisht 3,000 euro.
Ndikimi/kontributi i diasporës në Kosovë është domethënës. Afërsisht 70% e
emigrantëve dërgojnë remitanca te familjet e tyre në Kosovë. Pak më pak se
çdo e pesta familje në Kosovë pranojnë remitanca. Nga këto familje, afërsisht
13% e tyre kanë marrë vetura, 48% e tyre veshëmbathje dhe tekstil dhe 13%
e tyre pajisje të ndryshme elektronike. Shtatëdhjetë për qind e emigrantëve e
vizitojnë Kosovën, duke ndikuar në rritjen e konsumit të përgjithshëm përmes
shpenzimeve të bëra gjatë vizitës.
Bazuar në hulumtimin tonë, vlerësohet se të hyrat vjetore nga diaspora janë:
(a) remitanca në para të gatshme, €170 milionë, (b) kontributet në mallra
dhe gjësende që sjellin, €22 milionë dhe (c) kontributi i vizitorëve - “Turizmi
i diasporës” afërsisht €125 milionë. Të hyrat totale sillen rreth €317 milionë,
apo përafërsisht 14% të BPV të Kosovës. Bazuar në diskutimet me grupe të
fokusuara, deri më 2004, remitancat janë zvogëluar për rreth 30% krahasuar
me periudhën e para luftës. Gjatë dy/tre vjetëve të fundit, niveli i remitancave
ka shënuar një rënie të vogël. Lidhur me periudhën e ardhme afatmesme, te
diaspora mbizotëron mendimi se niveli i remitancave do të mbetet përafërsisht
i njëjtë. Përcaktuesi kryesor i lartësisë së dërgesave financiare (remitancave)
dhe i shpeshtësisë së remitancave është perceptimi i emigrantit për nevojat dhe
situatën ekonomike të familjeve të tyre në Kosovë.
Afërsisht gjysma e remitancave në para të gatshme janë përdorur për konsum
(pak a shumë si në vendet e tjera të EAQ-së), afërsisht 18% janë përdorur
për ndërtim të shtëpive dhe riparime, 17% për qëllime shëndetësore, 15%
për arsim dhe vetëm një pjesë modeste prej 3% përdoren për investime në
afarizëm (më pak se në vendet e tjera të EAQ-së). Ndikimi i këtyre kontributeve
është domethënës në përmirësimin e shpërpjesëtimeve të mëdha të Kosovës
në tregtinë e jashtme dhe tregun e punës. Sidoqoftë, efekti nxitës (multipli-
kues) në krijimin e rritjes ekonomike dhe vendeve të reja të punës nuk është
në përpjesëtim me lartësinë e kontributit të disporës në forma të ndryshme,
për shkak të shpërpjesëtimeve të mëdha në tregtinë e jashtme. Të hyrat nga
diaspora kryesisht shpenzohen për konsumimin e të mirave të importuara; për
importimin e lëndës së parë për ndërtimtari dhe e njëjta vlen për shërbimet
shëndetësore.

Aktiviteti ndërmarrës i diasporës është ende në nivele modeste. Afërsisht 4% e
tyre kanë bizneset që veprojnë në vendet ku jetojnë apo në Kosovë. Ata të cilët
investojnë në Kosovë, siç edhe pritet, kanë tendencë më të madhe për ta vizituar
atë. Çdo i pesti emigrant që iu nënshtrua anketës së vizitorëve dëshmon se ka
bërë investime në Kosovë. Shumica e këtyre investimeve janë në ndërtimtari
(73%), 14% të tjera janë në aktivitete komerciale, ndërsa të tjerat në shtëpi
private. Megjithatë, pjesëmarrja e diasporës në privatizim duket se ka qenë e
rëndësishme . Së paku reth 10% e fondeve të krijuara nga privatizimi vlerësohet
se kanë ardhur nga burimet e diasporës, gjë që dëshmon se diaspora ka kon-
tribuar në procesin e privatizimit.
Përgjatë diasporës, ka perceptime dhe brenga të ngjashme me komunitetin e
biznesit në Kosovë, lidhur me klimën e investimeve dhe zhvillimit të afarizmit. Në
këtë aspekt, diaspora është mjaft kritike lidhur me korrupsionin dhe praktikat e
pavolitshme burokratike në administratë. Ekziston një bindje e gjerë në diasporë
se për të rritur tërheqjen e shtuar të investimeve krahasuar me shtetet fqinje,
duhet një përmirësim domethënës i politikave dhe kualitetit të qeverisjes.
Anëtarët e diasporës shprehin brengën dhe pakënaqësinë e thellë lidhur me
“mungesën e kujdesit dhe vëmendjes” nga institucionet qeveritare të Kosovës
ndaj problemeve që ata hasin në vendet ku jetojnë. Për më tepër, ekziston men-
dimi se Qeveria e Kosovës bën shumë pak që të lehtësojë mënyrat e udhëtimit
dhe të mbrojë të drejtat e tyre, përderisa në anën tjetër përfiton nga turizmi i
diasporës dhe kërkon nga ata që të rrisin investimet dhe remitancat në Kosovë.
Me fjalë tjera, diaspora ndihet se është lënë pas dore nga administrata, e cila
”ka harruar kontributin e tyre për mbijetesë“ të Kosovës gjatë kohëve të vështira
të viteve të 90-ta. Këto ndjenja duhet të trajtohen në mënyrë serioze nga in-
stitucionet e Kosovës. Ato duhet të ndërtojnë politika që do të mundësojnë ko-
munikim dhe kooperim më të mirë dhe mekanizma efektivë që do të adresonin
nevojat e diasporës. Duke pasur nevojë të madhe për t’u rritur ekonomikisht dhe
për të krijuar vende të reja pune, Kosova nuk guxon të neglizhojë potencialin e
rëndësishëm të diasporës. Puna me diasporën mund t’i ndihmojë Kosovës që të
përmirësojë imazhin e saj jashtë vendit dhe kjo mund të lehtësojë investimet
dhe përkrahjen tjetër që mund të vijë jashtë diasporës. Organizimi dhe mobi-
lizimi i diasporës së Kosovës është përkeqësuar pas çlirimit të Kosovës. Shumë
respondentë konsiderojnë se organizimet aktuale partiake përfaqësojnë një ana-
kronizëm dhe i kontribuojnë fragmentimit dhe mungesës së organizimit dhe ko-
munikimit ndërmjet komunitetit kosovar jashtë vendit.
Aktualisht Kosovës i mungojnë politikat lidhur me emigrimet. Është e kuptueshme
se në një papunësi rreth 40%, ekziston një potencial i lartë për emigrim. Rreth
gjysma (49.8%) e grupmoshës 20-35 vjeçe kanë tendencë për emigrim (EWR
#18). Thuajse ekskluzivisht, motivi i emigrimit është situata ekonomike në
familjet e tyre. Kjo mund të vështirësohet nëse kushtet për rritje ekonomike dhe
krijim të vendeve të reja të punës nuk përmirësohen në mënyrë substanciale. Në
këtë situatë, krijimi i kushteve për emigrim dhe punësim të organizuar (qarkul-
lues), sidomos në vendet e BE-së, është bërë çështje urgjente. Me përcaktimin
e statusit politik dhe progresit drejt integrimeve në BE, Kosova do të kishte të
drejtë që të merrte pjesë në kuotat e BE-së për punësim të përkohshëm (emi-
grim qarkullues). Aktualisht, kjo pjesërisht funksionon me Slloveninë për punë-
Diaspora Dhe Politikat e Migracionit • FORUM 2015
0
torët e ndërtimtarisë. Aktualisht Kosova nuk i shfrytëzon kuotat potenciale për
punësim të përkohshëm në vendet e BE-së. Nga një deficit i pritur në tregun e
punës në BE në dekadat në vazhdim, Kosova si dhe BE-ja do të mund të përfito-
nin nga emigrimi qarkullues (i përkohshëm). Kjo mundësi duhet të adresohet
përmes politikave aktive të tregut të punës, posaçërisht përmes zhvillimit dhe
implementimit të drejtë të programeve dhe trajnimeve të duhura në mënyrë që
të përmbushen kërkesat e tregut të punës së vendeve evropiane.

RekoMAnDiMe
1. Marrja e masave për ngritjen e kontributit të diasporës në zhvillimin
ekonomik dhe social:
a. Agjencia për Promovim të Investimeve do të duhej të krijonte kanale
të posaçme komunikimi për të informuar kosovarët në diasporë për
mundësitë e investimeve në Kosovë (përmes internetit, buletineve,
konferencave, panaireve për promovim të investimeve, kontakteve di-
rekte).
b. Të shqyrtohet qëndrueshmëria e themelimit të fondeve investive të dia-
sporës, si mënyrë e koncentrimit të burimeve të investimeve të kos-
ovarëve jashtë vendit, të cilët janë të interesuar të kontribuojnë në
zhvillim, njëkohësisht duke siguruar përfitim më të mirë nga investimet
e tyre.
c. Të mbështetet komunikimi më i mirë midis biznesmenëve kosovarë që
veprojnë në vende të ndryshme, krijim i rrjeteve të tyre dhe ndërlidhjes
me asociacionet e biznesit në Kosovë dhe me Qeverinë e Kosovës.
d. Do të duhej të krijohet një bazë e të dhënave që do të përfshinte bizne-
set kosovare në diasporë.
e. Të ndërtohet një bazë e të dhënave që do të përfshijë potencialet in-
telektuale të diasporës. Të krijohet një komunikim më i mirë mes insti-
tucioneve të Kosovës dhe diasporës, me qëllim që ata të angazhohen
përkohësisht në ministritë dhe universitetet përkatëse.
f. Veçanërisht është e nevojshme që urgjentisht të bëhen përmirësime
dhe programe konkrete të përqendruara në pritjen më të mirë të emi-
grantëve dhe diasporës gjatë vizitave të tyre në Koosvë, veçanërisht
gjatë pushimeve verore. Këto duhet të përfshijnë: (a) Ministria e Arsim-
it, Shkencës dhe Teknologjisë të përkrahë projekte që do të zbatohen
nga insitucionet arsimore – shkolla verore dy-tri javore për fëmijë dhe
të rinj; (b) Përkrahje për aktivitetet e agjencive turistike për të ofruar
vizita të organizuara në vende historike, kulturore, dhe rekreative; (c)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të organizojë dhe të përkrahë
ngjarje kulturore dhe sportive gjatë kohës së pushimeve, kur vizitorët
nga diaspora zakonisht e vizitojnë Kosovën më shumë.
2. Të përmirësohet komunikimi dhe organizimi i institucioneve me dia-
sporën në lidhje me shqyrtimin e problemeve të tyre:
a. Të zhvillohen më tej kapacitetet e Departamentit për Çështje Jorezi-
dente në kuadër të Zyrës së kryeministrit për të koordinuar aktivitetet
e insitucioneve qeveritare për zbatimin e politikave që lidhen me dia-
sporën.
b. Të përkrahet plotësisht zbatimi i projektit të Ministrisë së Punëve të
Brendshme për të siguruar që të gjitha procedurat për lëshimin e doku-
menteve personale edhe atyre të udhëtimit të jenë efektive, të shpejta,
dhe pa pengesa të panevojshme administrative.
c. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të duhej të analizonte
mundësitë për përkrahje të arsimimit plotësues/shtesë të fëmijëve nga
diaspora për gjuhë, histori, gjeografi dhe art.
Diaspora Dhe Politikat e Migracionit • FORUM 2015
2
3. Të organizohet një tryezë e rrumbullakët e presidentit të vendit dhe
kryeministrit me partitë politike, për të tejkaluar ndarjet politike dhe
për të eliminuar organizimet e diasporës në baza partiake. Në vend të
kësaj duhet mbështetur organizmin përmes aktivitetet kuturore, edu-
kative dhe biznesore.
4. Marrja e masave për të përmirësuar imazhin e diasporës kosovare dhe
imazhin e Kosovës në vendet ku ata jetojnë:
a. Të promovohet përgjigja e organizuar, e kualitetit të lartë dhe e shpejtë
nga institucionet e Kosovës, organizatat e diasporës dhe intelektualët
për prezantim jo të drejtë të kosovarëve dhe Kosovës në medie.
b. Të zhvillohen aktivitete, të cilat përmirësojnë integrimin e kosovarëve
në shtetet e huaja ku jetojnë dhe përmirësojnë imazhin e Kosovës
(p.sh. aktivitete të përbashkëta me komunitete të ndryshme brenda
këtyre vendeve).
c. Të ngritet angazhimi i komunitetit të diasporës me qëllim të ndikimit
pozitiv te kosovarët që të zvogëlohet numri i rasteve të shkeljes së
ligjit nga ana e tyre në vendet ku jetojnë.
5. Ndërtimi i politikave të emigracionit për Kosovën:
a. Menjëherë pasi të zgjidhet statusi i Kosovës, Ministria e Punës dhe
Mirëqenies Sociale duhet të bëjë marrëveshje me vendet e BE-së dhe
organizmat e saj për të siguruar përfshirje adekuate të Kosovës në
kuotat për emigrim dhe punësim të organizuar të përkohshëm në ato
vende (migrim qarkullues).
b. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Arsimit, Shkencës
dhe Teknologjisë duhet që në bashkëpunim me donatorët të zhvillojnë
programe për shkollim të rregullt dhe arsimim dhe trajnim profesional
sipas nevojave aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës në BE.
6. Të sigurohet e drejta mbi nënshtetësi të dyfishtë për emigrantët dhe
diasporën tonë.

hyRJe
Përpilimi i politikave për emigracion dhe statusi i kosovarëve në diasporë kanë
rëndësi për nxitjen e rritjes ekonomike dhe zvogëlimin e shpërpjesëtimeve mak-
roekonomike në Kosovë. Me ndërtimin e politikave dhe mekanizma nxitës më
efektivë dhe të përshtatshëm, diaspora do të mund të kontribuonte shumë më
tepër si në aspekt të kapitalit njerëzor dhe burimeve financiare për rritje eko-
nomike dhe krijim të vendeve të punës në Kosovë. Ky raport ofron informata
për diasporën dhe vë në pah sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e pjesëmar-
rjes së diasporës në përparimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Me gjithë
rëndësinë e saj, diaspora dhe politika e emigracionit deri tani nuk janë studiuar
sistematikisht nga politikëbërësit dhe akterët e tjerë. Si rezultat, ka një spektër
të gjerë, madje edhe kontradiktor, të informatave nga burime të ndryshme sa i
përket diasporës dhe kontributit të saj në Kosovë. Për të përmirësuar këtë, Insi-
tuti Riinvest ka bërë një hulumtim gjithpërfshirës në këto çështje. Jemi përqen-
druar veçanërisht, në këto çështje:
(1) Madhësia dhe profili socio-ekonomik i diasporës.
(2) Kontributet aktuale të diasporës përmes remitancave (duke përfshirë
edhe sjelljen e mallrave dhe gjësendeve), investimeve dhe ‘turizmit’ të
diasporës.
(3) Organizimi aktual i institucioneve të Kosovës në relacion me diasporën,
a ka ndonjë lidhje institucionale dhe cili është përceptimi i diasporës
kosovare për këtë çështje.
(4) Mësimet nga përvoja e vendeve të tjera me diasporë.
(5) Çfarë politikash do të duhej të zbatohen për të ngritur ndikimin pozitiv
të kontributit shoqëror, njerëzor dhe financiar të diasporës së Kosovës.
(6) Nevojat për zhvillimin e politikave të duhura të emigracionit, duke mar-
rë parasysh kushtet socio-ekonomike të karakterizuara me papunësi të
gjeneratave të reja si dhe zhvillimet e pritura në proceset e integrimeve
evropiane.
Hulumtimet që janë bërë për këtë raport përfshijnë:
(a) Dy anketa: (1) 1,091 vizitorë të zgjedhur sipas rastit në pikat kufitare
në prag të festave të Vitit të Ri (2006) dhe (2) 1,537 familje në Kosovë
sipas një mostre të stratifikuar sipas etnitetit dhe rajonit.
(b) Grupe të fokusuara dhe intervista të përqendruara me kryefamiljarë
(katër grupe të fokusuara me 36 pjesëmarrës), biznesmenë (tri grupe
të fokusuara, 18 pjesëmarrës), intelektualë (dy grupe të fokusuara, 15
pjesëmarrës), dhe pjesëtarë të gjeneratës së dytë/tretë të diasporës
(tri grupe të fokusuara, me 22 pjesëmarrës) të realizuara në Gjermani,
Zvicër, Belgjikë, Mbretëri të Bashkuar, Suedi, Austri), shih Aneksin 1.
(c) Intervista me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Jorezidente, Minis-
trisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Brendshme, si
dhe me zyrat ndërlidhëse të Sllovenisë, Belgjikës dhe Italisë (me fokus
të veçantë në emigrimin e organizuar të përkohshëm cirkular). Interv-
ista janë bërë edhe me përfaqësues të AQBK-së dhe FMN-së.
Diaspora Dhe Politikat e Migracionit • FORUM 2015

(d) Hulumtimi i literaturës në lidhje me diasporën.
Raporti është strukturuar në këtë mënyrë. Kapitulli në vazhdim përmban një
përmbledhje të shkurtër të literaturës për ndikimin potencial të diasporës dhe
remitancave. Një përmbledhje për emigrimin në Kosovë dhe rezultatet kryesore
të anketave sa i përket profilit demografik dhe socio-ekonomik të diasporës
prezantohen në kapitullin 3. Kapitulli 4 analizon ndikimin aktual dhe potencial
të diasporës. Kapitulli i fundit trajton aspektet insitucionale dhe lidhjet me dhe
në mes diasporës.
Insituti Riinvest falënderon Forumin 2015, KFOS-in, BTD (Trusti Ballkanik për
Demokraci) i German Marshall Fund dhe Friedrich Ebert Stiftung për përkrahjen,
bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.
Riinvesti gjithashtu falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyra të
ndryshme gjatë këtij projekti përmes intervistave, diskutimeve në grupet e
fokusuara dhe takimeve të shkëmbimit të mendimeve dhe ideve. Posaçërisht
falënderojmë Prof. Richard Beilock (Universiteti i Floridës, SHBA) dhe Kenneth
Jackson (Universiteti i Auckland, Zelanda e Re) për bashkëpunimin dhe ko-
munikimin e tyre me ekipin hulumtues të Riinvestit gjatë përgatitjes së këtij
raporti.
Riinvesti e çmon shumë kontributin e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë
projekt, mirëpo ai merr përgjigjësi të plotë për rezultatet e hulumtimeve dhe
konkludimet e këtij raporti.
5
DiAsPoRA Dhe ReMiTTAnCAT –
nDikiMeT PoTenCiALe nË
ekonoMinË e kosovËs
Ekonomia e Kosovës ende ballafaqohet me probleme serioze. Qysh prej kohës së
zhvillimit të hovshëm dhe të menjëhershëm në vitet e para të pasluftës së vitit
1999, ekonomia e Kosovës ka pasur shumë pak apo fare progres. Pavarësisht
nga fakti se niveli i asistencës nga donatorët është ende i lartë, megjithëqë ky
nivel i asistencës ka pësuar një trend të rënies, dhe prej vitit 2001 Kosova ka pa-
sur shumë pak rritje ekonomike të GDP-së, përkatësisht Bruto Produkti Vendor
(BPV), si dhe ka pasur një mos lëvizje/amulli të BPV për banor, siç është ilustruar
në Tabelën 1. Gati gjysma e fuqisë punëtore janë të papunë; dhe sipas vlerësi-
meve të Institutit Riinvest (2005), niveli i papunësisë është rreth 40%. Kosova
ka popullatën më të re në Evropë, me rritje të popullsisë një ndër më të shpejtin
në Evropë. Për të parandaluar rritjen e mëtejme të papunësië, Kosova duhet të
krijojë së paku 25,000 vende të reja të punës në vit (shih raportin e Institutit Ri-
invest 2003 dhe raportin e Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës 2007).
Kjo mund të thuhet se është edhe larg kapaciteteve të projeksioneve të shumta
optimiste ekonomike. Deficiti tregtar është ende shumë i madh. Eksportet va-
zhdojnë të jenë shumë të vogla, duke mbuluar vetëm 8% të importeve në vitin
20061. Gjithashtu, zvogëlimi i prezencës së bashkësisë ndërkombëtare është
duke bërë presion në rënien e çmimeve. Këto presione të deflacionit janë të
parashikuara për të vazhduar, bile së paku në afat të shkurtër.
Tabela 1: Indikatorët kryesorë makroekonomikë në Kosovë (2005 – 2007)
2005 2006 2007
Popullata (në mijëra) 1,999 2,033 2,067
BPV (në mil. €) 2,238 2,270 2,303
Rritja e BPV-së (në %) 0.30 3.00 0.70
BPV-ja për kokë banori 1,120 1,117 1,114
IQK-ja (në %) -1.40 0.70 0.40
Bilanci tregtar (në mil. €) -1,022 -1,159 -1,126
Llogaria rrjedhëse/BPV (në %) 1)
-15.00 -19.00 -20.00
Remitanca/BPV (në %) 2)
12.31 14.21 18.06
Ndihma e jashtme/BPV (në %) 22.00 20.00 16.00
IJD/BPV (në %) 2.59 9.92 6.87
Burimi: FMN (2007)
Shënim: viti 2006 është vlerësim preliminar, ndërsa vitet 2007 – 2010 janë pro-
jeksione; 1) Pas ndihmës së jashtme.
1 Lexuesi duhet të jetë i vetëdijshëm se të dhënat në shumë aspekte makroekonomike
nuk janë plotësisht të besueshme dhe këto të dhëna duhet të interpretohen me
kujdes. E njëjta vlen edhe për të dhënat e publikura nga FMN-ja (sidomos për nivelin e
remitancave), të cilat kanë qenë shumë të dalluara prej viti në vit.
Diaspora Dhe Politikat e Migracionit • FORUM 2015

Përkundër të gjitha problemeve, ekonomia e Kosovës ka pasur disa arritje të
konsiderueshme. Sistemi financiar është duke funksionuar mirë, dhe me gjithë
çmimin e lartë të kapitalit dhe kohës së shkurtër të maturimit të borxhit, kreditë
bankare në mënyrë konstante janë rritur (AQBK, 2007). Ky progres në sis-
temin financiar është pjesërisht si rezultat i rritjes së konkurrencës në sistemin
bankar. Efektshmëria fiskale e administratës është përmirësuar dhe prej vitit
2004 buxheti i administratës nuk varet më nga ndihmat e jashtme.
Të ardhurat e buxhetit të konsoliduar të Kosovës janë tërësisht të mbuluara
nga burimet e brendshme, tatimet dhe taksat e mbedhura në Kosovë (shih
FMN, 2007). Gjithashtu, Kosova ka bërë një progres të madh në reformimin
struktural, e posaçërisht në privatizimin e ndërmarrjeve me pronësi shoqërore
(mbi 70% të aseteve (pasurisë) janë privatizuar). Sipas të dhënave nga FMN-
ja, remitancat aktuale dhe në një të ardhme të parashikueshme, do të jenë një
prej komponentëve kryesorë të BPV-së (Shih figurën 1).
Si përqindje e BPV-së, Kosova ishte në vendin e shtatë në vitin 2004 në Ev-
ropë dhe Azi (d.m.th. EAQ-së; apo vendet në transicion) për nga pranimi i
remitancave, ndërsa në botë e 20-ta për nga pranimi i remitancave. Megjith-
atë, nëse marrim parasysh shifrat e remitancave si përqindje për vitet e fundit
(2005-2007), atëherë Kosova do të ngritet shumë më lart në listën e shteteve
që pranojnë më së shumti remitanca (për shembull, remitancat si përqindje e
BPV-së në vitin 2007 vlerësohen të jenë përafërsisht pak mbi 18 për qind). Këtu
duhet ta kemi parasysh se vlerësimet tona (bazuar në rezultatet e anketave
dhe analizave të tjera) nuk korrespondojnë në mënyrë të plotë me vlerësimet e
FMN-së. Vlerësimet tona për vitin 2007 tregojnë që niveli i remitancave në Ko-
sovë është €317 milionë apo rreth 14 për qind të PBB-së. Në vijim, hulumtimet
tona (të bazuara kryesisht në diskutimet me grupe të fokusuara të diasporës
kosovare) tregojnë që në periudhën ndërmjet vitit 2005 dhe 2007 nuk ka pasur
ndryshime të theksuara në nivel të remitancave, e as që parashihet të ketë
ndonjë ndryshim në një të ardhme të afërt.
Figure 1: Remitancat si proporcion i shpenzimeve të përgjithshme familjare në
vitin 2004
Burimi: Banka Botërore (2006); Për Kosovën FMN-ja (2007)
Shënim: Ne supozojmë që vlerësimet e S & M nuk e mbulojnë Kosovën, sepse prej vitit
1999
7
nJË PËRMBLeDhJe e eFekTeve zhviLLiMoRe
TË DiAsPoRËs Dhe ReMiTAnCAve
Evidenca teorike dhe empirike për vendet e tjera tregon se efektet e diasporës
dhe remitancave mund të jenë domethënëse për tërë ekonominë. Skema e
mundshme e veprimeve ekonomike dhe efekteve të tyre është e prezantuar në
figurën 2. Në dy katrorët në të majtë janë veprimet relevante ekonomike dhe
efektet nga diaspora dhe emigrantët e përkohshëm (qarkullues), ndërsa ndiki-
met e remitancave janë të theksuara në anën e poshtme të djathtë. Më në fund,
në anën e sipërm të djathtë janë të renditura disa prej efekteve të mundshme
monetare të remitancave dhe investimeve.
Në vijim gjithashtu do të japim disa konsiderata teorike në ndikimin e diasporës
dhe emigrimin sipas literaturës si dhe reflektimin e tyre të mundshëm në Kosovë.
Në përgjithësi, efektet ekonomike të diasporës dhe remitancave janë pozitive,
mirëpo gjithashtu ekzistojnë edhe disa implikime negative të shënuara (në fig-
urën 2, shenja plus u referohet implikimeve pozitive të diasporës dhe remitan-
cave, ndërsa shenja minus referon të kundërtën).
Figure 2: Ndikimet ekonomike të diasporës dhe emigrantëve të
përkohshëm në vendin ku kanë lindur
Diaspora Dhe Politikat e Migracionit • FORUM 2015

iMPLikiMeT PoziTive TË DiAsPoRËs Dhe
ReMiTAnCAve
Remitancat
Shuma e remitancave nga emigrantët permanentë mund të ndryshojë me
kohë. Fillimisht, emigrantët zakonisht e dërgojnë një pjesë të madhe të të ard-
hurave të tyre. Megjithatë, kur ata zhvillojnë rrjete shoqërore në vendet ku ata
qëndrojnë, lidhjet me shtetet e tyre amë dhe mbështetjet financiare për këto
shtete mund të zvogëlohen. Në këtë aspekt, rëndësi të veçantë ka potenciali
për zvogëlim të remitancave kur familjet ribashkohen dhe lindin obligime të reja
familjare në vendqëndrimet e tyre (psh. shikoni Ruggerio 2005, për sa i përket
Moldavisë, dhe Gedeshi 2002, për sa i përket Shqipërisë).
Në anën tjetër, sipas definicionit, të gjitha të ardhurat e një emigranti të
përkohshëm, shpenzimet neto të bashkangjitura me udhëtim dhe qëndrim larg
shtëpisë, janë remitanca. Pasi që emigrantët qarkullues synojnë të kthehen
në vendet e tyre amë, ata kanë tendenca për t’i minimizuar shpenzimet gjatë
qëndrimit jashtë shtetit.
Investimet
Diaspora, posaçërisht diaspora të mëdha si ato të Kosovës, mund të përbëjnë
një pjesë të madhe të investimeve të jashtme direkte, dhe për më tepër mund
të jenë të gatshëm të investojnë edhe në kushte që do t’i dekurajonin inves-
titorët e tjerë. Në këtë aspekt, rëndësi të veçantë ka fakti që investitorët nga
diaspora janë shpesh ndër të parët dhe më të dukshmit pas konflikteve dhe
fatkeqësive të tjera2. Kjo qëndron për katër arsye: Së pari, përparësitë etnike
dhe altruizmi për familje dhe miq. Thënia “bamirësia fillon në shtëpi“ paraqet
tendencën njerëzore për të ndierë mëshirë më të madhe ndaj atyre që më së
shumti na ngjajnë vetë neve dhe me të cilët kemi marrëdhënie personale, psh.
të afërm dhe miq. Si të tillë, anëtarët e diasporës mund të jenë të gatshëm
të investojnë edhe nëse ekzistojnë alternativa të tjera për investime që kanë
kthime më të larta dhe/ose risk më të vogël. Kjo njihet si një diskonti patriotik
(“patriotic discount“), ose ndoshta me një term më të përshtatshëm për mje-
disin kosovar –si një diskont etnik (“ethnic discount“)3. Faktori i dytë ka të bëjë
me dituri të mirë për dhe lidhjet me biznese dhe qeve


Use: 0.0427