• ANALIZË E GJENDJES SË TANISHME NË EDUKIM


  •   
  • FileName: Analize_e_gj_se-tanishme_ne_ed_parashk_ne_Kosove.pdf [read-online]
    • Abstract: ANALIZË E GJENDJES SË TANISHME NË EDUKIMPARASHKOLLOR NË KOSOVËKorrik,20081 “Ne shqetësohemi se çfarë do të bëhet një fëmijë nesër,por harrojmë që ai është dikush sot.” Stacia Tauscher

Download the ebook

ANALIZË E GJENDJES SË TANISHME NË EDUKIM
PARASHKOLLOR NË KOSOVË
Korrik,
2008
1
“Ne shqetësohemi se çfarë do të bëhet një fëmijë nesër,
por harrojmë që ai është dikush sot.” Stacia Tauscher
Si rrjedhojë e një varg faktorësh shoqëroro-ekonomik konsideroj se ende mungon një
qasje serioze ndaj nivelit të parë të sistemit të arsimit, edukimit parashkollor. Niveli i edukimit
parashkollor ende nuk e ka zënë vendin që e meriton në kuadër të sistemit të arsimit dhe
shoqërisë sonë në tërësi.
Sa i përket përfshirjes së përgjithshme të fëmijëve në edukim parashkollor, kjo përfshirje
nuk është e kënaqshme, mendohet se kjo është diku më e ulta në rajon, madje këtë vit
fatkeqësisht ka edhe rënie të përfshirjes së fëmijëve si në edukim parashkollor, poashtu edhe në
atë parafillor. Të dhënat zyrtare statistikat tregojnë se këtë vit kemi rënie në përfshirjen e
fëmijëve si në edukim parashkollor, poashtu edhe në atë parafillor (shih statistikat vijuese):
- 1.675 fëmijë parashkollorë (2006/07)
- 1.521 fëmijë parashkollorë (2007/2008)
- 21.089 fëmijë parafillorë (2006/07)
- 19.716 fëmijë parafillorë (2007/2008).
Kjo rënie e përfshirjes së fëmijëve nuk ecë në hap me synimet e Strategjisë për Zhvillimin e
Arsimit Parauniversitar në Kosovë (2007-2017) dhe Ligjin për Edukimin Parashkollor, i cili
përcakton synimet e MASHT-it që deri në vitin 2010 të sigurohet gjithëpërfshirja e fëmijëve të
moshës pesë deri në gjashtë vjeç në edukimin parafillor (neni 48).
Kurse, sa i përket përfshirjes së fëmijëve parashkollor me aftësi të kufizuara kjo gjendje është
edhe më e rëndë, përfshirja e tyre në disa institucione tona parashkollore ende është tejet
simbolike dhe formale. Sa herë flitet për historikun e arsimit special në Kosovë edukimi
parashkollor në këtë historik është i harruar plotësisht siq ndodhte edhe në praktik. Përfshirja e
fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet tona parashkollore anipse tejet simbolike,
megjithatë ka qenë e pranishme pothuajse vazhdimisht edhepse nuk kemi pasur dhe ende nuk
kemi të dhëna përmbledhëse zyrtare (statistikore), për këtë çështje. Për gjithëpërfshirje të
suksesshme në edukim parashkollor deri më tani mund të flasim për institucionet parashkollore:
institucionet parashkollore në Gjilan, “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, ”SOS Kinderdorf- Kopshti i
Ri” në Prishtinë, kurse në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” në Prishtinë dhe disa
institucione tjera parashkollore, poashtu kanë filluar të hedhen disa hapa pozitiv drejt edukimit
gjithëpërfshirjes.
Ndonëse përballë sfidave të ndryshme, megjithatë edhe vendi ynë gradualisht po ndërton një
qasje bashkëkohore edhe në nivelin e edukimit parashkollor. Këto suksese po arrihen në saje të
një partneriteti dhe kordinimi të mirë që MASHT ka me një varg organizatave si psh UNICEF-i,
Save the Children në Kosovë (SCK), Përkrahja Finlandeze për Zhvillimin e Sektorit te Arsimit
në Kosovë (FSDEK-u) etj.
2
DISA NGA SUKSESET E ARRITURA NË EDUKIM PARASHKOLLOR
GJATË VITIT 2007/08
“... zhvillimin e njeriut nga dita që lind
deri sa vdes e krahasojnë me një godinë dhjetëkatëshe,
ku tetë katet e para hidhen deri në moshën gjashtë vjeç.”1
Sikurse çdo nivel tjetër i arsimit edhe niveli i edukimit parashkollor krahas sfidave me të cilat
vazhdon të ballafaqohet, falë angazhimeve të shumta të MASHT- it dhe koordinimit të
aktiviteteve me OJQ gradualisht çdo vit po arriten suksese të konsiderueshme edhe në këtë fushë.
Gjatë këtij viti sukseset më madhore të njësisë së edukimit parshkollor që e vlen të
përmenden janë:
Ø Zhvillimi i standardeve dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjet;
Ø Realizim i suksesshëm dhe zgjerim i projektit ”Mozaiku”, projekt bilingual që është duke
u realizuar në pesë institucione parashkollore: Prishtinë (grupi shqip-turqisht), Prizren (dy
grupe shqip-turqisht dhe shqip-boshnjakisht), Obiliq (shqip-serbisht), Kamenicë (shqip-
serbisht), Pejë (shqip-boshnjakisht);
Ø Realizim i suksesshëm dhe zgjerim i projektit:”Arsimi gjithëpërfshirës parashkollor”
(perfshirje e fëmijëve me aftësi të kufizuara) në tri institucione parashkollore të Gjilanit
dhe në Pejë.
Ø Ndarje e bugjetit nga arsimi special për institucionet parashkollore që kanë përfshirë
fëmijë me aftësi të kufizuara.
Ø Vazhdon bashkëpunimi i mirë i MASHT- it me UNICEF-in, SCK etj.
Të gjitha këto aktivitete ecin në hap me synimet e Ligjit mbi edukim parashkollor dhe
Strategjisë për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë (2007-2017). Sukseset në nivelin
e edukimit parashkollor sikurse viteve tjera edhe këtë vit janë të matshme, ndonëse sfidat me të
cilat vazhdon të ballafaqohet ky nivel, si në nivelin qendror, poashtu edhe ne atë lokal ende janë
relaitivisht të mëdha.
1
Instituti i Kurrikulave dhe i Standardeve: “ Standardet e përmbajtjes në arsimin parashkollor (ribotim)”,
“Kristalina-KH”, Tiranë, 2005, fq. 3
3
SFIDAT ME TË CILAT VAZHDON TË BALLAFAQOHET EDUKIMI
PARASHKOLLOR NË KOSOVË
“Çështja nuk është se nuk shohim zgjedhjen,
por nuk shohim problemin”. G.K. Chesterton
Krahas sukseseve të rëndësishme që po arrihen në nivelin e edukimit parashkollor, sfidat
me të cilat po ballafaqohet ky nivel ende janë të mëdha si psh:
v Përfshirja e ulët e fëmijëve si në edukim parashkollor, poashtu edhe në atë parafillor.
v Buxheti tejet i limituar për nivelin e edukimit parashkollor;
v Mungon një linjë e veçantë bugjetore (nënkod) për nivelin e edukimit parashkollor;
v Mungesë e theksuar e mbikqyrjes (ndihmës) profesionale për institucione parashkollore
publike, private dhe paralele parafillore;
v Personeli i pakualifikuar që punon me grup moshën e fëmijëve 0-3 vjet;
v Funksionimi i institucioneve parashkollore private të palicencuara;
v Përfshirje tejet e ulët e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukim parashkollor;
v Shkollarizimi i edukimit parashkollor;
v Mungesa e të dhënave të fëmijëve parashkollor serb të përfshirë në këtë nivel;
v Ende ka mungesë të trajnimeve për nivelin e edukimit parashkollor;
v Ende ndjehet mungesa e ekspertëve në nivelin e edukimit parashkollor;
v Fakulteti i Edukimit –Drejtimi për edukatore të rrit cilësinë e përgaditjes profesionale të
edukatoreve;
Niveli i edukimit parashkollor vazhdon të mbetet sfidë e sistemit të arsimit dhe shoqërisë
sonë në përgjithësi.
4
SI TË TEJKALOHEN SFIDAT ME TË CILAT VAZHDON TË BALLAFAQOHET
EDUKIMI PARASHKOLLOR NË KOSOVË
Do të filloj tejkalimi i sfidat me të cilat vazhdon të ballafaqohet edukimi parashkollor atëherë
kur në prioritet e çështjeve të arsimit, edukimi parashkollor do të zë vendin që e meriton.
Sfida:
v Përfshirja e ulët e fëmijëve si në edukim parashkollor, poashtu edhe në atë parafillor.
Propozime për rrugëzgjedhje:
Ø Shfrytëzim racional dhe maksimal i hapsirave të institucioneve parashkollore dhe
paraleleve parafillore;
Ø Hapësirat ekzistuese në institucione parashkollore dhe paraleleve parafillore mund të
shfrytëzohen edhe pas orarit të punës me qëllim të përfshirjes së fëmijëve të cilët nuk
vijojnë edukim parashkollor institucional.
Ø Përkrahje e formave alternativet të edukimit parashkollor.
Ø Ofrimi i mundësive për edukim parashkollor alternativ në objektet në pronësi të
komunës dhe në objektet e punës si dhoma të aktiviteteve për edukim parashkollor.
Ø DKA duhet të bashkëpunoj më ngushtë me DPMS në drejtim të përfshirjes më të
madhe të fëmijëve që rrjedhin nga familjet me asistence sociale (fëmijët e rrezikuar)
etj.
Ø Rritja e buxhetit për nivelin e edukimit parashkollor.
Ø Komunat që nuk kanë asnjë objekt të institucioneve parashkollore të kenë prioritet këtë nivel.
Sfidat:
v Buxheti tejet i limituar për nivelin e edukimit parashkollor;
v Mungon një linjë e veçantë bugjetore (nënkod) për nivelin e edukimit parashkollor;
Propozime për rrugëzgjedhje:
Ø Bashkëpunim më i ngusht i MASHT- it me MEF për nivelin e edukimit parashkollor.
Ø Rritja e buxhetit për nivelin e edukimit parashkollor.
Ø Caktimi i një linje të veçantë bugjetore (nënkod) për nivelin e edukimit parashkollor;
Ø Përkrahje e formave alternativet të edukimit parashkollor është më pak e kushtueshme.
Sfida
v Personeli i pakualifikuar që punon me grup moshën e fëmijëve 0-3 vjet;
Me përpilimin e Standardeve dhe zhvillimit të të nxënit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjet personeli i
cili aktualisht punon me grup moshën e fëmijëve 0-3 vjet duhet të rikualifikohet. Kjo grup moshë kaq e
rëndësishme duhet të trajtohet ashtu si duhet e jo vetëm përkujdesje higjieniko shëndetësore, siq
ka zotëruar deri tani. Të nxënit fillon nga lindja, mosha tre vjeçare është shumë e
vonë.”(Deklaratë nga Konferenca Botërore e Edukimit për të gjithë2 ).
2
Robert G. Myers: “Investing in Early Childhood development programs in Latin America: Toward Definition of an
Invesment strategy”, Washington, 1999, fq. 14
5
Propozime për rrugëzgjedhje:
Ø Personeli që ka përvojë pune mbi 10 vite me grup moshën e fëmijëve 0-3 vjet të
zhvillohen trajnime intenzive një vjeçare në bashkëpunim me Universitetin e
Prishtinës.
Ø Pjesa tjetër e personelit të rikualifikohet mbrenda afatit të paracaktuar.
Ø Personeli i ri edukativ që punësohet në institucione parashkollore pa marrë parasysh
se me cilën grup moshë punon duhet të ketë përgatitje universitare Fakultet – Drejtimi
për edukatore.
Sfida
v Funksionimi i institucioneve parashkollore private të palicencuara.
Numri i institucioneve parashkollore private që punojnë pa licencë po rritet, si rezultat i asaj se
zbatimi i ligjeve po ecë ngadalë.
Propozime për rrugëzgjedhje:
Ø Formim sa më i shpejt i komisionit për licencim të institucioneve parashkollore private
(MASHT në bashkëpunim me DKA).
Ø Komisioni për licencim i institucioneve parashkollore private duhet të funksionoj gjatë gjithë
vitit.
Ø Me qëllim të identifikimit të IPP të palicencuara nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë i
MASHT me DKA, inspektoratin e punës, të tatimeve dhe shëndetësisë.
Ø Zyra e inspektimit të merr masa ndaj çdo institucioni parashkollor privat që punon pa licencë
(funksionalizimi i mekanizmave ligjor).
Ø Të ketë monitorime dhe vlerësime të vazhdueshme edhe në institucione parashkollore private
që janë të licencuara.
Sfida
v Mungesa e mbikqyrjes (ndihmës) profesionale për institucione parashkollore publike, private dhe
paralele parafillore.
Mbikqyrja (ndihma) profesionale në nivelin e edukimit parashkollor nuk është në nivel të
kënaqshëm, ka raste që institucionet parashkollore dhe paralelet parafilllore nuk vizitohen me vite të
tëra. Ndër tjera si rezultat i mungesës së prioritetit të çështjeve dhe mungesës së ekspertëve në këtë
drejtim.
Propozime për rrugëzgjedhje:
Ø Të formohet një grup për përpilimin e kritereve për monitorim dhe vlerësim të punës
edukative në institucione parashkollore publike, private dhe paralele parafillore në nivel
vendi;
Ø Zyrat e inspektimit së paku një herë në tre muaj të monitorojnë, vlerësojnë dhe raportojnë për
punën e institucioneve parashkollore publike, private dhe paraleleve parafillore;
Ø Zyrat e inspektimit herë pas here të ofrojnë ndihmë profesionale institucioneve parashkollore
publike dhe paraleleve parafillore;
Ø Prezenca e pedagogut në institucion parashkollor është shumë e nevojshme.
6
Sfida
v Përfshirje tejet e ulët e fëmijëve me aftësi të kufizuara (AK)në edukim parashkollor.
Nuk mund të flitet për gjithëpërfshirje dhe suksese në arsimin special, poqese gjithëpërfshirja nuk
fillon nga niveli i edukimit parashkollor.
Propozime për rrugëzgjedhje:
Ø Rritje e nivelit të bashkëpunimit si në nivel qendror poashtu edhe në atë lokal
(MASHT/MPMS/MSH si dhe DKA /DSH /DPMS);
Ø Shkollat special/Qendrat burimore të rrisin nivelin e bashkëpunimit me institucione
parashkollore, ose të themelohet një Qendër e re burimore për nivelin e edukimit
parashkollor.
Ø Të grumbullohen të dhëna (përpilohen formular) për numrin e fëmijëve parashkollor AK.
Ø Sigurimi i transportit për fëmijë parashkollor me aftësi të kufizuara;
Ø Krijimi i mundësisë për punësimin e asistentëve apo pedagogut speciale në institucione
parashkollore varësisht nga numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar të përfshirë në institucion
dhe llojit të dëmtimit të tyre.
Ø Fakulteti i Edukimit ti rishikoj planet dhe programet për drejtimin parashkollor (të përgadisin
kuadro që dinë ti çasen punës edhe me fëmijë me aftësi të kufizuara).
Ø Ofrimi i trajnimeve cilësore për personelin e institucioneve parashkollore dhe paraleleve
parafillore në fushën e arsimit gjithëpërfshirës.
Sfida
v Shkollarizimi i edukimit parashkollor;
Elemente të shkollarizimit vazhdojnë të ngulfasin nivelin e edukimit parashkollor.
Propozime për rrugëzgjedhje:
Ø Zyrtarët që njohin specifikat e nivelit të edukimit parashkollor të ofrojnë ndihmë
profesionale edukatoreve të institucioneve parashkollore dhe paraleleve parafillore;
Ø Monitorime dhe vlerësime cilësore nga zyrtarë që njohin specifiakt e nivelit të
edukimit parashkollor;
Ø Trajnime cilësore (edhe lidhur me rëndësinë e deshkollarizimit të këtij niveli);
Ø Bashkëpunim i institucionit parashkollor e paraleleve parafillore me shkollë fillore;
Ø Prezenca e pedagogut në institucion parashkollor është shumë e nevojshme.
Sfida
v Ende ka mungesë të trajnimeve për nivelin e edukimit parashkollor;
v Ende ndjehet mungesa e ekspertëve në nivelin e edukimit parashkollor;
Mungesa e ekspertëve në nivelin e edukimit parashkollor po reflektohet në mungesën e
monitorimeve në këtë nivel dhe rritjen e cilësisë së punës edukative.
Propozime për rrugëzgjedhje:
Ø Fakulteti Filozofik – Dega e Pedagogjisë të sheh mundësinë e përgatitjes së
pedagogëve parashkollor.
Ø Të ndahet më shumë buxhet për trajnimin e personelit parashkollor,
Ø Trajnimet të përcillen edhe me monitorime dhe vlerësim të rritjes së efikasitit te
punës edukative.
7
PSE DUHET TË INVESTOHET MË SHUMË NË EDUKIM PARASHKOLLOR ?
”zbrazëtitë e shkaktuara në moshën parashkollore
njeriun do ta përcjellin gjatë tërë jetës së tij.”3
Të gjitha hulumtimet e bëra në fushën e edukimit parashkollor dëshmojnë për rëndësinë
shumëdimensionale dhe të pazëvendësueshme të kësaj faze, kur zhvillimi psikofizik i njeriut
është më i bujshmi.
Të investosh në nivelin e edukimit parashkollor dmth të investosh në të gjitha nivelet e
sistemit të arsimit. Shumë studime të bëra në mbi rëndësinë e investimit në edukim parashkollor
kanë dëshmuar se:
Ø Një euro i investuar në edukim parashkollor, në periudhat e mëvonshme kthehet deri në
shatë herë, dmth rrit vlerën e investimeve në shoqëri;
Ø Rritet deri në 30% efikasitetin e të nxënit në nivelet tjera të sistemit të arsimit;
Ø Zvogëlon përsëritjen e nxënësve në klasë në arsimin e detyruar;
Ø Zvogëlon mundësinë e nxënësve për braktisjen e shkollimit;
Ø Intervenimet e hershme janë më efikase dhe më pak të kushtueshme;
Ø 50% e zhvillimit të talentit të përgjithshëm intelektual arrihet deri në moshën 4 vjeçare
Ø Me rritjen e shkallës së gjithëpërfshirjes në edukim parashkollor (fëmijëve me aftësi të
kufizuara) zvogëlohet numri i klasëve të bashkangjitura;
Duke pasur parasysh faktin se mosha parashkollore është me ndikim krucial në periudhat
e mëvonshme të zhvillimit të individit, investimi më i madh në nivelin e edukimit parashkollor
është një domosdoshmëri. Mosha parashkollore është moshë kur vihen bazat e formimit të
personalitetit, kur zhvillimi fizik është mjaft i hovshëm, kur zhvillohen funksionet themelore psikike etj.
të cilat janë parakushte solide edhe për periudhat e ardhshme.
Edukimi parashkollor paraqet bazën e procesit të edukimit në përgjithësi, e cila po qe stabile dhe
e shëndosh shumë më lehtë mund të vihen kate mbi të. Sfidat e mëdha të shekullit 21 nuk do të mund
të përballohen pa nivel më të lartë të zhvillimit të nivelit të edukimit parashkollor.
Secilit fëmijë duhet t’i sigurohet një fillim i mbarë në jetë, e ardhmja e tyre dhe e ardhmja
e komunitetit të tyre, kombeve dhe e gjithë botës varet nga ky fillim4 andaj të gjithë duhet të
3
Abdylaziz Veseli: ”Pedagogjia parashkollore”, “Universiteti i Prishtinës”, Prishtinë, 1999, fq. 126
4
Kjo ka qenë moto e Koncerencës Kombëtare për Arsimin e Fëmijësisë së Hershme, mbajtur në Shqipëri, Kukës më
datën 30/09/04
8
angazhohen që ky fillim të jetë sa më i mbarë. Ne sot nuk mund të flasim për reforma të
suksesshe në sistemin e arsimit në Kosovë, për rritje të efikasitetit në të nxënë pa një nivel më të
lartë të zhvillimit të edukimit parashkollor institucional sepse edukimi parashkollor paraqet bazat
e edukimit për sot e për nesër.
Ardita Kajtazi-Thaçi/ Zyrtare për edukim parashkollor
9


Use: 0.227