• MJEDISI NË KOSOVË NË VITIN 2003/2004


  •   
  • FileName: MJEDISI_N__KOSOV__Bajrami_1_N__VITIN_2004.pdf [read-online]
    • Abstract: Përmbledhja u hartua nga Sektori i edukimit dhe ndërgjegjësimit ... Guri i Bardhë (Strezoc) Magnezit. 1.600.000 t 42,50 4,30. 4,40. Karaçevë (Dardanë) Kaolinit ...

Download the ebook

MINISTRIA E MJEDISIT DHE E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
Gjendja e Mjedisit në Kosovë
Prishtinë / 2004
Përmbledhja u hartua nga Sektori i edukimit dhe ndërgjegjësimit
1
Përmbajtja
1. Hyrja .............................................................................................................03
2. POZITA GJEOGRAFIKE DHE KLIMA E KOSOVËS .............................04
3. POPULLSIA DHE MJEDISI .......................................................................05
3.1. Drejtimet e zhvillimit të popullsisë në Kosovë.........................................06
3.2. Shtrirja gjeografike e popullsisë ………………..…………… …………08
3.3. Popullsia, varfëria dhe mjedisi …………………..………… …………..09
4. EKONOMIA................................ ................................................................11
4.1. Pasqyra ......................................................................................................11
4.2. Indikatorët aktual makroekonomik...................................... .....................12
5. ENERGJETIKA ..........................................................................................15
5.1 Burimet Energjetike ..................................................................................15
5.2 Situata energjetike ....................................................................................15
5.3 Ndotja nga sektorët energjetik ...................................................................17
6. INDUSTRIA..................................................................................................19
7. MINIERAT ...................................................................................................19
7.1 Pasqyra .....................................................................................................19
7.2 Minierat dhe mjedisi ...................................................................................23
8. TRANSPORTI ..............................................................................................23
9. BUJQËSIA.....................................................................................................25
9.1 Pasqyra ........................................................................................................25
9.2 Gjendja në bujqësi ..................................................................................... 26
9.3 Bujqësia dhe ujitjet .................................................................................... 26
9.4 Projektet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes .......................................... 26
9.5 Sasia e pesticideve që qarkullojnë në Kosovë ........................................... 28
9.6 Sasia e plehrave artificiale që qarkullojnë në Kosovë…………………… 28
9.7 Prodhimtaria e ushqimeve ......................................................................... 29
10. PYLLTARIA .............................................................................................. 30
11. MBETURINAT …………………………………………………………...32
11.1 Mbeturinat e ngurta dhe industriale............................................................32
11.2 Gjendja e mbeturinave të rrezikshme në Kosovë.......................................34
11.3 Trajtimi i mbeturinave ...............................................................................35
12. AJRI .............................................................................................................36
12.1 Gjendja e përgjithshme ..............................................................................36
12.2 Shkaqet e ndotjes së ajrit ...........................................................................37
12.3 Çfarë ka bërë Ministria për zgjidhjen e problemit .....................................38
15. ZHURMA ....................................................................................................40
13. UJËRAT.......................................................................................................40
14.1 Gjendja e sistemit për mbrojtje nga vërshimet...........................................42
14.2 Rregulimi i lumenjve dhe mbrijtja nga vërshimet .....................................45
14.3 Impiantet për pastrimin e ujërave të ndotur ..............................................47
14.4 Mbrojtja nga erozioni ..............................................................................47
14.4.1 Gjendja e furnizimit me ujë në Kosovë ..................................................49
14.4.2 Furnizimi i qytetarëve me ujë ................................................................ 49
14.4.3 Shkarkimi i ujërave të zeza .....................................................................51
15. DIVERSITETI BIOLOGJIK DHE ZONAT E MBROJTURA …………. 51
15.1 Zonat e Mbrojtura dhe gjendja e tyre ........................................................ 54
16.NDIKIMI I NDOTJES SË MJEDISIT NË SHËNDETIN E QYTETARVE 56
17. VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS ..............................................59
Përfundimi………………………………………………………………59
2
MJEDISI NË KOSOVË NË VITIN 2003/04
1. Hyrja
MMPH ka nxjerr Ligjin për mbrojtjen e mjedisit. Hartuesi i Ligjit ka paraparë edhe
mënyrat dhe format e informimit të qytetarëve për gjendjen e mjedisit. Një ndër format e
informimit është edhe publikimi periodik i botimeve të veçanta lidhur me mjedisin. Vite
më parë MMPH-DMM, botoi Raportin Gjendja e mjedisit në Kosovë në vitin 2002.
Departamentet dhe seksionet e veçanta i kanë hyrë edhe një herë kësaj pune duke plotësuar
dhe freskuar kapitujt e veçantë sipas specifikave mjedisore. Gjatë hartimit të pjesës
(botimit) të parë patëm has në vështirësi të shumta për grumbullimin e të dhënave lidhur
me ndotësit dhe gjendjen e mjedisit në përgjithësi. Këto vështirësi ishin prezente edhe në
përgatitjen e verzionit më të ri. Shkaqet dihen: mungesa e të dhënave si dhe mungesa e
mbikëqyrjes (monitorimit) të të gjitha resurseve të mjedisit. Meqenëse MMPH ende nuk ka
krijuar gjithë mekanizmin, instrumentat si dhe ende nuk është formuar AKM, për
grumbullimin e të dhënave është dashur të gjurmohet nëpër ministri e institucione të
ndryshme të Kosovës. Megjithë mangësitë eventuale përgatitja e këtij raporti do të jetë një
udhërrëfyes për ata që merren me çështjet e ndryshme të mjedisit. Vlera e këtij botimi,
grumbullimi i të dhënave, qëndron edhe në faktin se jipet në gjuhën shqipe dhe angleze si
dhe në verzionin elektronik. Hartuesit e këtij botimi u janë mirënjohës të gjithë atyre që
kontribuan duke ofruar të dhënat për mjedisin. Gjithashtu, jemi të hapur për ofrimin e të
dhënave të reja, të cilat menjëherë do të përfshihen në botimin tjetër. Edhe vërejtjet dhe
sugjerimet e ekspertëve dhe dashamirësve të mjedisit janë të mirëseardhura dhe do na
ndihmojnë shumë për kompletimin e të dhënave si dhe për ndërtimin edhe më cilësor të
botimit.
Lexues dhe miqë të mjedisit, në këtë përmbledhje ju mund të njiheni me të dhënat kryesore
për gjendjen e mjedisit në Kosovë. Ato janë të dhëna në formë teksti, tebelash dhe paraqitje
grafike. Me këtë MMPH po mundohet ta përmbush njërën pjesë të Konventës së Aarhusit,
për informimin e drejtë të publikut lidhur me gjendjen e mjedisit në vendin tonë.
Nga hartuesit, (I.P)*
2. POZITA GJEOGRAFIKE DHE KLIMA E KOSOVËS (TONJA)*
Kosova është një territor i vogël dhe gjendet në qendër të Gadishullit Ballkanik.
Kufizohet me Maqedoninë, në jug me gjatësi kufiri 158.7 km, me Shqipërinë, në perendim
me gjatësi kufiri 111.8 km, me Serbinë kufizohet në veri dhe në lindje me gjatësi kufiri
351.6 km dhe në perendim me gjatësi kufiri 78.6 km kufizohet me Malin e Zi. Kosova ka
një sipërfaqe prej 10877 km2 dhe me një popullsi prej 2.4 milion banorësh (vlerësim i bërë
nga OSB në vitin 2001). Administrativisht ndahet në 5 rajone, 30 komuna dhe 1419
fshatra. Kryeqyteti i saj është Prishtina, kurse qytetet tjera të mëdha janë Prizreni, Peja,
Mitrovica, Gjilani, Ferizaji dhe Gjakova. Dëndësia e popullsisë është përafërsisht 200
banorë për 1 km2.
Në bazë të AMSJ (Anketa e Matjes së Standardit të Jetesës 2000), 12% e popullsisë është
shumë e varfër dhe gati 40% është e varfër. Po ashtu edhe anketa e bërë nga Banka
Botërore në vitin 2001 tregon se mëse gjysma e popullsisë në Kosovë është e varfër.
Kosova kryesisht është vend malor. Malet përbëjnë 63% të sipërfaqes së saj, ndërsa 37 %
gropat dhe lugjet.Malet kryesore të Kosovës janë: Gjeravica (Pejë, me lartësi 2656 m,
Bistra (Ferizaj, 2640 m), Marjash (Pejë, 2530 m), Luboteni (Ferizaj, 2496 m), Koproniku
(Pejë, 2460), Mali i Strellcit (Pejë ,2377 m) Mali i Lumbardhit (Pejë, me lartësi 2335 m)
Kosova është e pasur me lumenj dhe liqej.
3
Lumenjtë kryesor të Kosovës janë: Drini i Bardhë me gjatësi brenda territorit të Kosovës
122 km, Sitnica 90 km , Lumbardhi i Pejës (Bistrica) 62 km, Morava e Binqes 60 km,
Lepenci 53 km , Ereniku 51 km, Ibri 42 km, Lumbardhi i Prizrenit ( Bistrica) 31 km.
Ndersa liqejt kryesor të Kosovës janë: Gazivoda në Zubin Potok me 9.1 km2, Batllava në
Podujevë 3.27 km2, Badovci në Prishtinë 2.57 km2 , Radoniqi në Gjakovë 5.96 km2
Fig.1.1 Harta e Kosovë Burimi: Enti i Statistikës të Kosovës, 2002
Kosova shtrihet në pjesën jugore të brezit të mesëm gjeografik të gjysëm sferës veriore dhe
i nënshtrohet ndikimeve klimatike mesdhetare–kontinentale dhe evropiane-kontinentale me
dimra të ftohtë dhe verëra të nxehta. Temperatura e ajrit në Kosovë mund të ndryshoj nga
+350C në verë deri në -200C në dimër. Makrofaktorët kryesorë të cilët ndikojnë në klimën e
Kosovës janë: pozita e saj ndaj masave tokësore (Evroazia dhe Afrika), masat ujore
(Oqeani Atlantik dhe Deti Mesdhe), masat e ajrit (tropike dhe kontinentale), pozita e
sistemeve barike (maksimumi i Azoreve dhe minimumi i Islandës). Faktorët lokalë
kryesorë, të cilët ndikojnë në klimën e Kosovës janë: relievi, ujërat, trolli dhe bimësia . Në
përgjithësi, klima e Kosovës është e shëndetshme për popullsinë dhe ofron mundësi të
ndryshme për punë e aktivitet të përgjithshëm njerëzor. (The and: Tonja)*
2. POPULLSIA DHE MJEDISI
Çështja e popullsisë në Kosovë është njëra ndër çështjet problemore. Para Luftës së Dytë
Botërore nuk ka pasur regjistrime të mirëfillta dhe korrekte të popullsisë. Për shkak të
rrethanave politike të gjithmbarshme në rajon edhe çështja e numrit dhe përbërjes së
popullsisë ka qenë e politizuar deri në ekstrem. Sidomos është manipuluar me numrin dhe
përkatësinë fetare të popullatës shqiptare dhe të pakicave tjera. Deri pas Luftës së Dytë
Botëror, shumica e popullatës të përkatësisë fetare islame janë regjistruar si turq. Për këtë
arsye dallimet midis regjistrimeve të hershme dhe atyre më të vonshme janë të dukshme.
Shpesh kjo arsyetohej me shtimin e lartë natyror të shqiptarëve, por në fakt, kjo ka qenë
rezultat i vetëdijësimit të tyre për përkatësinë kombëtare dhe asaj fetare. Shtimi natyror ka
4
qenë prezent, por edhe vdekshmëria ka qenë në shkallë shumë të lartë. Çështje më vete
paraqet edhe mospërgjigja e shqiptarëve në regjistrimet e fundit. Nga frika dhe dyshimi se
mund të manipulohet me shifrat e regjistrimit, në regjistrimin e popullësisë të organizuar në
vitin 1991 shqiptarët nuk u përgjigjën fare. Kjo u bë për shkak se në Entin e Statistikës
shqiptarët nuk punonin më. Numri i banorëve në Kosovë, pas vitit 1981, është llogaritur
vetëm sipas parametrave të shtimit demografik. Kështu tani vlerësohet se në Kosovë jetojnë
prej 1.9 deri 2.4 milion banorë. Çështje tjetër paraqet migrimi në drejtim të qyteteve si dhe
emigrimi në vendet e Perëndimit.
Sipas vlerësimit të bërë nga OSBE, në vitin 2001, Kosova duhet të ketë afro 2,4 milion
banorë. Nga kjo del se Kosova ka mbi 200 banorë për 1 km2 që llogaritet të jetë dendësia
më e lartë në Evropë.
3.1 Drejtimet e zhvillimit të popullsisë në Kosovë
Kosova njihet si vend me popullsi të moshës shumë të re. Vitaliteti sipas moshës, si dhe
shkalla e ulët e punësimit, kanë ndikuar që të kemi shtim të lartë të popullsisë. Shtimi
natyror i popullsisë është ndër më të lartit në Evropë. Ky shtim është shënuar sidomos pas
Luftës së II Botërore. Lidhur me këtë kanë ndikuar dy faktor: I pari, regjistrimi më korrekt i
popullsisë dhe i dyti, ngritja e standardit të popullsisë e me këtë edhe rënja e shkallës së
mortalitetit të të porsalindurve dhe të tjerëve. Shtimi natyror i popullsisë, dendësia e lartë
për kilometër katror, shkalla e lartë e papunësisë si dhe prapambeturia ekonomike janë në
relacion me ndikimin në mjedis dhe gjendjen ekzistuese të mjedisit në Kosovë. Më poshtë
po japim të dhënat për shtimin natyror të popullësisë.
TABELA nr__ Lëvizja e natalitetit dhe e shtimit natyror të popullsisë së Kosovës në
periudhën 1971-1995 (në promila)* (sipas H.Is.Dimen...fq.33..
Periudha Nataliteti Shtimi natyror
1971-1975 36,6 28,5
1976-1980 33,8 27,3
1981-1985 31,1 24,9
1986-1990 22,5 23,4
1991-1995 22,3 18,9
Grafikoni: Nataliteti dhe shtimi natyror i popullsisë
40
35
30
25
Nataliteti
20
Shtimi natyror
15
10
5
0
5
0
5
0
5
ha
97
99
99
98
98
d
-1
-1
-1
-1
-1
iu
71
86
91
76
81
er
P
19
19
19
19
19
5
Sipas të dhënave nga tabela shihet se nataliteti dhe shtimi natyror kanë rënë në periudhën
1971-1995. Meqenëse mungojnë të dhënat statistikore për lindshmërinë dhe shtimin
natyror, në bazë të parametrave të mësipërm të lindshmërisë dhe të shtimit natyror del se
shkalla e lindshmërisë është edhe më e ultë. Nëse analizohen të dhënat statistikore për
periudhën 1981-1995 shihet se ka rënie të numrit të lindjeve dhe shtimit natyror në 1000
banorë. p.sh. derisa në vitin 1981 ka pasur 32,2 lindje në 1000 banorë dhe shtim natyror
24.1, në vitin 1995 kjo ka qenë 20,6 lindje në 1000 banorë dhe shtimi natyror 16,8. (ibid.
fq.41). Të dhënat statistikore janë marrë nga i njëjti burim dhe janë të dhëna të përgatitura
nga Enti i Statistikës i Sërbisë.
Tabela 1: Popullsia e Kosovës Sipas regjistrimeve dhe Parashikimet *
Viti Popullsia në '000 Komentet
1961 964 Regjistrimi
1981 1,584 Regjistrimi
1991 1,956 Shqiptarët nuk dolën në regjistrim
2001 2,400 Vlerësimet e OSBE-së
2011 2,890 Parashikimet
2021 3,360 Parashikimet
2031 3,800 Parashikimet
2041 4,180 Parashikimet
2051 4,500 Parashikimet
Grafikoni i shtimit të popullsisë sipas regjistrimeve dhe parashikimeve
1200
1000
800
600 shtimi i popullsisë
400
200
0
61
81
91
01
41
51
11
21
31
iti
V
20
19
19
19
20
20
20
20
20
• Dr. Hivzi Islami, Dimensioni Demografik i Çështjes së Kosovës, Prishtinë, 1997,
fq. 273
Popullsia e Kosovës dallon shumë nga popullsitë tjera të Evropës në shumë aspekte. Siç u
cek më lartë, popullsia e Kosovës është shumë e re. Ekonomitë familjare ende janë të mëdha.
Madhësia mesatare e familjes vlerësohet të jetë më shumë se 6 anëtarë. Ekonomitë familjare
rurale janë më të mëdha se sa ato urbane. Ekonomitë familjare shqiptare në Kosovë janë më
të mëdha se sa ekonomitë familjare të grupeve tjera. Numri i përgjithshëm i ekonomive
shtëpiake në Kosovë është vlerësuar rreth 300 000.
Burimi: Sipas Web faqja e Enti i Statistikës i Kosovës
6
Tabela 2: Popullsia sipas moshës dhe gjinisë
Vitet Femra Totali
0 drei 9 vjeq 40.2 42.5
20 deri 64 vjeq 54.0 52.0
Mbi 64 vjeq 5.8 5.5
Totali 100 100
Burimi: Enti i Satistikës i Kosovës
Grafikoni: Popullsia sipas moshës dhe gjinisë
120
100
80
Series2
60
Series1
40
20
0
Mbi 64 vjeq 5.8 5.5
20 deri 64 54.0 52.0
0 drei 9 vjeq 40.2 42.5
Vitet Femra Totali
Skema 1: Shkalla e lindjeve dhe vdekshmëria e foshnjave
40 Norma e
30
20 papërpunuar e
10 Norma e lindjes
0 papërpunu Vdekshmëria e
1975
1980
1985
1990
ar e lindjes
1995
foshnjeve
Burimi: Dr. Leticia Fernandez, Dr. Ileana Castaneda; Analiza e indicatorëve demografik të
zgjedhur në Kosovë 1975-1995
Tabela 1: Shkalla e lindjeve dhe vdekshmëria e foshnjeve
1975 1976 1977 1978 1979 1980 1981 1982 1983 1984 1985 1986 1987 1988 1989 1990 1991 1992 1993 1994 1995
Norma e
papërpunuar
e lindjes 35 35.5 33.5 32.1 30.7 34.2 30.2 32.5 29.8 32.5 31.1 30.7 31 30.4 28.4 28.6 26.6 22.1 21.6 20.9 21.2
Vdekshmëria
e foshnjeve 80.3 71.6 73.8 69.5 71.1 57.7 62.9 65.6 69.2 52.9 56.1 51.7 50.7 51.8 51.2 34.4 33.7 34.4 33.3 24.9 23.6
7
Burimi: Dr. Leticia Fernandez, Dr. Ileana Castaneda; Analiza e indikatorëve demografik të
zgjedhur në Kosovë 1975-1995
3.2. Shtrirja gjeografike e popullsisë
Popullsia e Kosovës kryesisht ka jetuar në fshatra. Këto të dhëna kanë ndryshuar shumë pas
vitit 1999. Migrimi i popullsisë në drejtim të qendrave urbane ka qenë i pakontrolluar.
Dihet gjatë luftës së fundit shumë shtëpi dhe fshatra janë djegur dhe rrënuar. Kështu që një
numër i madhë i banorëve u strehuan ku mundën nëpër qytete. Kjo ndikoi në shtimin
enorm të popullsisë në qytete dhe zbrasjen e fshatrave. Gjithashtu kësaj duhet shtuar edhe
kthimin nga vendet tjera e një numri të madhë qytetarësh, që kishin ikur pas viteve
1989/90. Edhe ata kryesisht janë përqëndruar në qytete. Për mjedisin ky fakt paraqet një
çështje më vete, për disa arsye:
E para, migrimi i pakontrolluar ka shkaktuar stërpopullimin në qytete. Infrastruktura në
qytete nuk ka qenë planifikuar për një shtim të këtillë të banorëve.
E dyta, ka vërshuar ndërtimi i egër në të gjitha pjesët e qyteteve dhe,
E treta, mungesa e përgatitjeve të kësaj pjese të banorëve të rinjë për mënyrën e re të jetesës
konform standardeve mjedisore. Në mungesë të institucioneve përkatëse dhe të shënimeve
të sakta, ende nuk dihet numri i saktë i banorëve nëpër qytete. Tani ka ndryshuar shumë
shtrirja gjeografike e popullsisë në relacionin fshat-qytet.
Skema 2: Popullsia urbane dhe rurale, sipas regjistrimeve
Popullsia e Kosovës : urbane dhe rurale
2.000
1.500
1.000
500
0
1981 1991 2001
Urban ' 000 515 730 838
Rural ' 000 1.070 1.226 1.562
Burimi: Vjetari statistikor i KSA të Kosovës, 1988, Instituti Statistikor Federativ,
Statistikat agrokulturore në Kosovë
8
3.3. Popullsia, varfëria dhe mjedisi
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, “Matjet e standardeve jetësore“ është konstatuar se
gati gjysma e popullatës në Kosovë jetojnë nën vijën e varfërisë të 1.65 US$ në ditë, në
fund të vitit 2000. Për shumë banorë, varfëria ishte deri në skajshmëri, si dhe shuma prej
190 $ për person kishte me qenë e mjaftueshme për ta mëkëmbur një familje nga varfëria.
Sido që të jetë raporti sjell të dhëna se rreth 12 % të popullatës jeton në një varfëri ekstreme
(ushqimore) me një mesatare prej 0.88 US $ për një të rritur në ditë. Sipas vlerësimeve janë
familjet me shumë anëtar, të cilat jetojnë në varfëri ekstreme, e që jetojnë nga ndihma
sociale si dhe të paktën kanë nga një të moshuar në familje. Ata jetojnë kryesisht në zonat
rurale. “
Burimi: (Banka botërore, Kosovë, RF e Jugosllavisë, Strategjia e Përkrahjes
Tranzicionale, Korrik 2002).
Këtë gjendje e rëndon edhe më shumë shkalla e ulët e punësimit dhe zhvillimit ekonomik.
Shumë prej këtyre banorëve kërkojnë shpëtim duke migruar në qytete ose duke marrë
rrugën drejt vendeve perëndimore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqnies
Sociale, për periudhën tremujore mars-maj 2004, gjendja duket kështu:
Tabela: Punëkërkuesit, struktura kualifikuese dhe mosha
Punëkërkuesit (pnk) % MAJ PRILL MARS
Punëkërkuesit e regjistruar gjatë muajit 0,8 2476 2983 3068
Numri grumbullues në fund të muajit 100.0 293044 291409 289771
Prej tyre femra 45.5 133455 132587 131623
Struktura kualifikuese e pnk
1. Të pakualifikuara 58.6 171623 170528 169394
2. Gjysmë të kualifikuar 4.7 13637 13581 13515
3. Të kualifikuar 9.2 27063 26994 26894
4. Me shkollë të mesme 25.9 75923 75458 75080
5. Me shkollë të lartë 0.8 2413 2412 2408
6. Me fakultet 0.8 2385 2436 2480
Struktura e pnk sipas moshës
16-24 vjeç 26.9 78935 78330 77461
25-39 44.3 129751 128148 128729
40-54 21.2 62162 61891 61602
55+ 7.6 22196 22040 21797
Burimi: Nga Komunikata për shtyp e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, datë
17.06.2004
Siç shihet nga tabela, në muajin maj, në Kosovë kanë kërkuar punë 293044, prej tyre
133455 janë femra. Shumica e punëkërkuesve janë të pakulafikuar, 171623, dhe të moshës
më vitale për punë, 25-39 vjeç. Për shkak të mosparaqitjes së shumë të papunëve në zyrat e
punësimit, ky numër i punëkërkuesve nuk është i sakt. Shumë prej tyre kanë humbur
durimin e pritjes për t’u punësuar, nuk janë paraqitur fare si punëkërkues.
Grafikoni: Paraqitja grafike e punëkërkuesve
9
350000
300000
250000
200000
150000
100000
50000
0
16-24 vjeç
Struktura
2. Gjysmë të
4. Me shkollë
6. Me fakultet
40-54
Numri
Punëkërkuesit
Burimi: MPMS
Popullsia dhe zhvillimi i saj, me të gjitha veçoritë dhe veçantitë, kanë ndikim në gjendjen e
mjedisit të një vendi. Kosova është një vend i veçantë në këtë aspekt. Qëndrimi i qytetarëve
të saj ndaj mjedisit është tejet pasiv dhe shpesh negativ. Kjo është pasojë e një gjendjeje të
gjatë të popullsisë pa ndjenjën e shtetësisë dhe me ndjenjën e okupimit. Duhet shtuar këtu
edhe ndjenjën tejet negative ndaj pronës shoqërore. Gjithashtu gjendja e rëndë materiale
dhe papunësia në shkallën më të lartë kanë ndikuar që qytetarët të mos preokupohen fare
me çështjet dhe problemet mjedisore. I.P.
4. EKONOMIA
4.1.Pasqyra
Ekonomia Kosovare gjatë regjimit jugosllav udhëhiqej nga një sistem i përzier i pronës,
privat dhe pronë shoqërore.
Ndonëse statistikat e ekonomisë së paraluftës janë jokomplete dhe të pasakta, ato paraqesin
një pasqyrë të një ekonomie, e cila ishte në rënje serioze.
Bruto produkti shoqërorë ishte vlerësuar të jetë më i ulët edhe sipas standardeve të
Evropës Juglindore.
Numri i të papunëve ishte shumë i lartë veçanërisht në popullatën e mazhurancës.
Deri në vitin 1950 Kosova ishte vend tipik agrar, pa industri të zhvilluar ku bujqsia merrte
pjesë në BPV (Broto Produkti Vendor) me 70% si pasojë e politikës diskriminuese e
koloniale të Jugosllavisë së parë e cila Kosovën e kishte lënë jasht çdo procesi të
industrializimit dhe zhvillimit ekonomik dhe social.
…Burimi: Riinvest – Aktivitetet ekonomike dhe zhvillimet e Kosovës …
Gjatë viteve 1947-1965 Kosova ishte krejtësisht jashtë aktiviteteve investive nga fondet
shtetërore pa kthim. Pas këtij viti Kosova krijoj infrastrukturën zhvillimore me burime të
pavolitshme financiare, me cikle të gjata investuese dhe strukturë të pavolitshme të
investimeve.
Gjatë viteve 1965-1970 Kosova mbeti një rajon me një zhvillim simbolik në saje të
aktivizimit të disa kapaciteteve të industrisë ekstraktive.
Gjatë viteve 1971-1975 dhe 1976-1980 Kosova e realizoi shkallën më të lartë të rritjes
ekonomike dhe të ndryshimeve cilësore në strukturën e prodhimit. Sistemi ekonomik dhe
politik në ish Jugosllavinë u decentralizua, kurse pozita kushtetuese e Kosovës ishte
10
plotësisht e barabartë me republikat tjera. Në atë periudhë u realizuan projekte të
rëndësishme në industri dhe infrastrukturë ekonomike.
Gjatë viteve 80-ta Kosova krijoi pjesëmarrjen e lartë në nivel të ish Jugosllavisë.
Ndërmjet e ndikimit të mekanizmave sistemor dhe zhvillimor, Kosova në një periudhë të
gjatë ngeli në fazën fillestare.
Gjatë viteve 1989-1995 dështimi i prodhimit në të gjitha degët dhe komplekset i paralizoj
të gjitha proçeset zhvillimore dhe progresin teknologjik.
Aktiviteti ekonomik ishte çrregulluar me funksionimin e korporatave të mëdha ekonomike.
Kjo rënje shënon fundosjen e konceptit komunist të zhvillimit të Kosovës.
Me vendosjen e protektoratit të OKB-së në Kosovë në Qershor të vitit 1999 u ndërmorën
masa të caktuara për tejkalimin e situatës së vështirë ekonomike dhe sociale.
Gjatë viteve 1999-2004 pjesën më të madhe të ndihmës e kanë realizuar donatorët e
jashtëm. Ekonomia e sektorit shoqërorë pret të rimëkëmbet përmes proçesit të privatizimit i
cili është i ngadalshëm, ndërsa biznesi privat ka shënuar hapa të dukshëm të zhvillimit dhe
ka peshë të rëndësishëm (51% e BPV)
….Burimi MTI-Strategjia e zhvillimit afatmesëm të ekonomisë të Kosovës 2004-2008
Gjendja ekzistuese ekonomike e Kosovës, të dhënat statistikore
Sipërfaqja e Kosovës….……………………………….. 10.887km2
Popullsia …………….………………………………… 2.4 milion ( * )
BPV ( Bruto Produkti Vendor ) ………………………. 1.58 miliard € ( ** )
BPV / kokë banori ……………………………………. 658 €
Bujqësia ( % në BPV ) ………………………………... 30% ( *** )
Industria + Tregtia ( % në BPV ) ……………………... 60%
Turizmi ( % në BPV ) ………………………… …….... 9-10% ( * )
Numri i ndërmarrjeve ..………………………………... 31220
Numri i punëtorëve ……………………………………. 185632 ( * )
Numri i popullsisë së aftë për punë ....………………… 1.424.907 ( **** )
( * ) – MTI ( Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
( ** ) – MEF ( Ministria e Ekonemisë dhe Financave
( *** ) – MBPZHR ( Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural )
( **** ) – ESK ( Enti Statistikor i Kosovës )
4.2. Indikatorët aktual makroekonomik
Në bazë të hulumtimeve të bëra nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave-Sektori i
Makroekonomisë, parashikimi i Bruto Produktit Vendor deri në vitin 2007 është si në
tabelën e poshtë shënuar:
Planifikimi i Bruto Produktit Vendor në milion €
2003 2004 2005 2006 2007
Planned
BPV 1.580 1.641 1.706 1.774 1.845
Nominale
Importet % 155 137 124 110 102
e BPV-së
Grafikoni: BPV dhe importet në vite
11
BPV dhe i planifikuar
2.000
1.500
Në mil.Euro 1.000
500
0
2003 2004 2005 2006 2007
BPV Nominale 1.580 1.641 1.706 1.774 1.845
Importet % e BPV-së 155 137 124 110 102
Burimi : Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Në bazë të kësaj tabele, shihet se të ardhurat kombëtare për kokë banori janë si vijon:
Viti 2003 …………………………………… 658 €
Viti 2004 …………………………………… 683 €
Viti 2005 …………………………………… 710 €
Viti 2006 …………………………………… 739 €
Viti 2007 …………………………………… 768 €
Grafikoni: Paraqitja e BPV-së për kokë banori
BPV për kokë banori
780
760
Shuma në Euro
740
720
Series1
700
680
660
640
2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008
Vitet
Ndihmat nga jashtë
Asistenca e dhuruar nëpërmes sektorëve, shpenzimi i fondeve, milion euro
Infras Shërbim Tregtia
truktu e Strehi Agrik dhe Edukimi dhe Mbrojtja e
Vitet Total ra publike m ultura industria shëndetës mjedisit Tjera
2002 376.88 17.63 91.16 67.57 12.65 19.74 38.14 1.07 128.93
12
2003 155.73 3.77 45.99 3.75 8.06 15.54 20.41 0.15 58.06
( Burimi : MEF - Ministria e Ekonomisë dhe Financave )
Tabela e mësipërme tregon se shuma e ndihmave të dhuruara institucioneve të ndryshme në
Kosovë vie duke u zvogluar nga viti në vit.
Gjithashtu mund të vërehet edhe se përfitimet më të mëdha i kanë patur Shërbimet Publike,
Strehimi, Shëndetësia etj.
Asistenca e dhuruar nga llojet e intervenimeve, shpenzimi i fondeve, milion euro
1 2 3 4 5 6 7 8
Rehabilitimi i Furnizim
Asistenca Kostoja rekonstrukcio ii Kred Të
Vitet Total teknike Trajnimi e tregut nit paisjeve iti tjera
2002 376.88 141.04 15.02 0.74 188.40 3.28 9.90 18.50
2003 155.73 76.55 5.32 0.84 57.90 1.51 0.67 12.94
Nga tabela e mësipërme shihet gjithashtu zvoglim i donacioneve nga viti në vit.
Përfituesit më të mëdhej janë Rehabilitimi i Rekonstruksionit, Asistenca Teknike, etj.
Asistenca e dhuruar nga institucionet, shpenzimi i fondeve, milion €
Organizatat
Vitet Total Ndihma bilaterale ndërkombëtare OJQ
2001 531.60 209.86 278.72 42.98
2002 375.22 176.45 168.35 30.32
Nga kjo tabelë e lartshënuar shohim se ndihmat e dhuruara nga institucionet e ndryshme
janë gjithashtu në rënje. Pjesmarrja më e madhe në ndihma është nga organizatat
ndërkombëtare pastaj pason Ndihma Bilaterale, OJQ-të etj.
Në tabelën e poshtëshënuar do të japim një pasqyrë të vendeve të cilët
dhuruan më shumë donacione. Edhe këtu shihet një zvoglim i ndihmave
kurse Franca në 2003 nuk dhuron fare ndihma.
Asistenca e dhuruar, ndihma bilaterale, shpenzimi i fondeve, milion €
Viti Total Danimarka Kanada Franca Gjermania Japan Sh.B.A Tjera
2002 178.14 7.81 28.19 0.35 13.65 13.57 67.15 47.42
2003 95.57 0.91 11.01 0 7.81 0.72 53.76 21.35
Në tabelën e poshtëshënuar do të japim një pasqyrë të organizatave ndërkombëtare të cilat
dhuruan donacione prej nga shihet se disa e kanë zvogluar donacionin (AER, Banka
Botërore, UNDP), ndërkaq UNHCR, UNICEF dhe UNMIK i ndërprejnë plotësisht ndihmat
për vitin 2002 dhe 2003.
Asistenca e dhuruar, organizatat ndërkombëtare, shpenzimi i fondeve,
milion €
13
Vitet Total AER UNHCR UNICEF Banka Botërore UNMIK UNDP Të tjera
2002 168.35 153.86 0 0 4.62 0 1.06 8.81
2003 60.14 56.04 0 0 0.79 0 2.11 1.21
Asistenca e dhuruar, OJQ-të, shpenzimi i fondeve,
milion €
Kryqi Arcobalen Cap
Vitet Total Karitas ACT i kuq a Anamur Oxfam Tjera
2001 42.98 10.09 4.77 2.42 0.05 15.68 0 9.97
2002 30.32 0.02 0.86 0 0 2.52 0 26.92
Tabela e lartshënuar tregon pjesëmarjen e Organizatave Joqeveritare të cilat dhuruan fonde.
Nga kjo tabelë shihet se ndihmat v


Use: 0.0202