• BIOLOGJI


  •   
  • FileName: klasa_12_005-b-Biologji.pdf [read-online]
    • Abstract: 1. Bionika dhe bioarkitektura, 2. Ekologjia humane dhe 3. Evolucioni ... konstruktive dhe rehabilituese (ekologjia humane). Zhvillimin e shkathtësive të ...

Download the ebook

BIOLOGJI
Gjimnazi i përgjithshëm (2 orë në javë – 74 orë në vit)
HYRJE
Ky program parashikon që lënda e biologjisë për kl. 12 në gjimnazin
e përgjithshëm të zhvillohet për 74 orë. Për fleksibilitet, në programin e
biologjisë të kësaj klase janë parashikuar më shumë se më parë orë
praktike dhe orë në dispozicion (gjithsej 17 orë). Me këtë synohet që
arsimtarit t’i jepet më shumë hapësirë për të përshtatur mësimin varësisht
nga kushtet që ofron klasa, shkolla etj. Në trungun e përmbajtjes lënda ka
dy kategori dhe katër nënkategori. Kategoria e parë (Proceset jetësore)
përfshin një nënkategori: 1. Inxhinieria gjenetike dhe bioteknologjia.
Kategoria e dytë (Qeniet e gjalla dhe mjedisi)) përmban tri nënkategori:
1. Bionika dhe bioarkitektura, 2. Ekologjia humane dhe 3. Evolucioni
organik. Duke i sublimuar informacionet e marra për programet e kohës
në rajon e më gjerë, jemi përpjekur që në fushën e programeve të
biologjisë sipas kurrikulit të ri të sigurojmë “rrjedhën” e koncepteve nga
niveli i dytë në nivelin e tretë. Kjo prirje është shoqëruar me një përzgje-
dhje të kujdesshme të lëndës, p.sh. inxhinieria gjenetike dhe bioteknolo-
gjia, bionika, ekologjia humane etj.), me synim që përmbajtja programore
e biologjisë të jetë koherente, logjike dhe e aplikuar. Veçori tjetër e
programit të reformuar të biologjisë në përgjithësi, e në veçanti të kl. 12,
është “përzierja” e temave mësimore. Për dallim prej programeve tradi-
cionale, ku p.sh. njohuritë nga botanika, zoologjia, fiziologjia, ekologjia
etj. jepeshin të veçuara nga njëra-tjetra, me ”përzierjen“ e temave ato
jepen në mënyrë të integruar. Kjo qasje u mundëson nxënësve që të
fitojnë njohuri të nevojshme për jetën e përditshme konform kërkesave të
mileniumit të ri si dhe hap rrugën e përvetësimit më të lehtë të koncep-
teve të tjera që shpalosen në vazhdim të shkollimit-studime.
Në fund po theksojmë se ngjashmëritë që vihen re në emërtimin e
kategorive dhe të nënkategorive në nivelin e parë, të dytë dhe të tretë të
165
shkollimit, me zbërthimin e tyre tematik për çdo orë mësimore kanë
ndryshime të dukshme në përmbajtje dhe qasje.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së biologjisë për klasën e dymbë-
dhjetë ka për qëllim:
• Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të njohur dhe kuptuar ligj-
shmëritë themelore të proceseve jetësore, në kontekstin historik
dhe në nivel molekular, të individës dhe popullatës.
• Zhvillimin e njohurive për qeniet e gjalla dhe mjedisin (ekologji,
evolucion) dhe aftësive për të zbatuar njohuritë ( bionika, bioarki-
tektura) si dhe për t’u ndeshur me problemet mjedisore në mënyrë
konstruktive dhe rehabilituese (ekologjia humane).
• Zhvillimin e shkathtësive të përhershme për mbledhjen, përpu-
nimin e të dhënave relevante shkencore dhe zbatimin e shkathtë-
sive të fituara në situata konkrete për të mirën e njeriut dhe
mjedisit (hidroponika, monitorimi biologjik etj.).
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Nga përmbajtja programore e klasës së 12 nxënësi duhet të jetë në
gjendje:
Ο Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
• Në kontest të ndërgjegjësimit dhe ngritjes së përgjegjësisë etike
ndaj mjedisit human dhe natyror dhe pjesëmarrjes aktive në
zgjidhjen e problemeve mjedisore;
• Në kuptim të kultivimit të sjelljeve personale (të jetë koope-
rativ, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik etj. (10
njerëz të vullnetshëm punojnë më shumë se 1000 njerëz të
detyruar, më mirë inteligjent e i guximshëm se gjeni e i
ndrojtur).
Ο Të njohë
• Fjalorin (terminologjinë biologjike nga inxhinieria gjenetike,
gjenetika e popollatave, ekologjia etj.);
• Faktet, konceptet dhe parimet biologjike;
166
• Procedurat dhe metodat në biologji.
Ο Të kuptojë
• Faktet dhe parimet biologjike dhe të bëjë ndërlidhjen logjike të
tyre (p.sh. biologjinë me teknikën, farmacinë etj.);
• Relacionin shkak – efekt ( p.sh. efekti green hous dhe ngrohja
globale, pasojat);
• Të arsyetojë metodat dhe procedurat.
Ο Të zbatojë në situata të reja
• Faktet dhe parimet biologjike (hidroponika, sistemet
miniaturale ekologjike në kushte jo të përshtashme, p.sh.
nëndetëse, anije kozmike, vise polare etj.);
• Proceduart dhe metodat në biologji;
• Zgjidhjen e problemeve të natyrës biologjike.
Ο Të komunikojë informatat në kontekste të ndryshme
• Shkrimi i raportit nga një punë praktike ose hulumtim;
• Të prezantojë rezultatet e hulumtimit duke konsultuar shumë
burime të informacionit;
• Informacionin për problemet biologjike (inxhinieria gjenetike,
ekologjia humane etj. e përshkruan dhe e interpreton në mënyrë
gojore, me tabela, grafikone etj.;
• Të kontribuojë me pjesëmarrje (OJQ mjedisore), debate dhe
diskutime për çështje biologjike e mjedisore (“mendo globa-
lisht vepro lokalisht,” p.sh. Lidhur me efektin ” e serros”.
Ο Të zhvillojë të menduarit kritik për biologjinë; pra, jo vetëm të
kuptojë se çka ndodhur, por të shtrojë pyetje si dhe pse ka
ndodhur;
• Të njohë informatën relevante nga ajo jorelevante;
• Të dallojë faktin nga gjykimi;
• Të zbatojë parimet biologjike në zgjidhjen e problemeve në
mjekësi, veterinë, bujqësi, energjetike (p.sh. nafta artificiale,
poliploidia etj.;
• Të interpretojë materialin ilustrues.”një figurë vlen sa 1000
fjalë”.
167
PËRMBAJTJA PROGRAMORE
Nr. i
Kategoria Nënkategoria %
orëve
I.
I.1. Inxhinieria gjenetike dhe
Proceset bioteknologjia 15 20
jetësore
II.1. Bionika dhe bioarkitektura 6 8
II. II.2. Bazat e ekologjisë dhe
32 43
ekologjia humane
Qeniet e gjalla
dhe mjedisi II.3. Evolucioni organik 8 11
Punë praktike 8 11
Orë në dispozicion 5 7
Gjithsej 74 100
168
KATE- NËNKATE- PËRMBAJTJA REZULTATET E PRITSHME LIDHJA NDËRKU-
GORIA GORIA PROGRAMORE RRIKULARE
I. I.1. Inxhinieria • Prodhimi i produkteve të • Definon termin bioteknologji dhe emërton
PROCESET gjenetike dhe ndryshme me rëndësi për disiplinat themelore të bioteknologjisë;
JETËSORE bioteknologjia njeriun bazohet në • përshkruan metodat, fazat dhe operimet në
veprimin e qenieve të inxhinierinë gjenetike;
gjalla, pjesëve të tyre ose • bën dallimin ndërmjet proceseve spontane
produkteve të tyre, (natyrore) dhe bioteknologjike);
bioteknologjia. • vlerëson rolin e biomasës si material
• Manipulimi me material themelor në proceset bioteknologjike (p.sh.
gjenetik (inxhinieria kashtës, drurit) në prodhimin e
gjenetike) ka bërë të polisaharideve, aminoacideve etj.;
mundur që të fitohen • përshkruan rolin e mikroorganizmave si
sisteme të gjalla, veçoritë e “fabrika kimike” që posedojnë gati me të
të cilave kanë ndryshuar gjitha veprimet dhe metodat
dhe u janë përshtatur bioteknologjike;
nevojave të njeriut në • analizon nivelin në të cilin intervenon
shumë fusha të jetës së tij, inxhinieria gjenetike (gjene, grupe gjenesh,
p.sh.: industrinë ushqimore, kromozome, gjenom);
energjetikë, bujqësi, • numëron fazat e operacionit në inxhinierinë
farmaci, industrinë e pijeve, gjenetike; duke përfshirë edhe fitimin e
spastrimin e ujërave të materialit trashëgues me veti të
ndotur etj. dëshirueshme);
• përshkruan mënyrat e bartjes se materialit
trashëgues prej një sistemi të gjallë në
tjetrin, inkorporimin e këtij materiali në
qelizën recipiente si dhe fitimin e materialit
trashëgues artificial që nuk ekziston në
natyrë;
• shpjegon se klonimi është prodhim i
169
qelizave ose i organizmave gjenetikisht
identikë dhe vlerëson pasojat e manipulimit
me material gjenetik në aspektin praktik dhe
etik;
• vlerëson rëndësinë e aplikimit të
- kromatini seksual bioteknologjisë në industrinë e bukës, të
pijeve, industrinë framaceutike, në
- vrojtimi me mikroskop i përpunimin e ujërave të ndotur, nxjerrjen e
kromozomeve në majë të naftës nga burimet e varfëra etj.;
rrënjës së qepës • përshkruan rëndësinë ekonomike të
transplantimit të gjeneve nga bakteret që
fiksojnë azotin atmosferik te kulturat bimor;
• përgatisin preparate të freskëta të mukozës
së gojës ( meshkujt dhe femrat), ngjyrosin
ato me karmin-acid-acetik dhe identifikojnë
kromatinin seksual ose trupthin e Barit që
gjendet paralel me mbështjellësin
bërthamor;
• krahason preparatet ku gjendet trupthi i
Barit dhe përfundon se ai është dukuri
përcjellëse e qelizave të seksit femëror.
II. Qeniet e II.1. Bionika • Duke zbatuar principin e • Definon termin bionikë dhe përshkruan
gjalla dhe dhe ndërtimit të organizmave lëndën e studimit të saj;
mjedisi bioarkitektura bimorë dhe shtazorë, • ndërlidh bionikën me ndërtimin e
indeve dhe organeve të tyre instrumenteve optike, aparateve fluturuese,
(bionika) janë konstruktuar nëndetëseve etj.;
instrumente optike, aparate • krahason konstruktimin e aeroplanëve me
elektronike, detektorë, aparatin fluturues të shpendëve dhe të
fluturake, nëndetëse, etj. insekteve;
170
• Imitimi i ndërtimit të • ndërlidh konstruksionin dhe funksionin e
qenieve të gjalla, nëndetëseve me delfinin dhe parimin e
produkteve të tyre ka gjetur zhytjes dhe daljes së tij nga uji;
aplikim në ndërtimtari dhe • përshkruan parimin e ndërtimit dhe
arkitekturë- bioarkitektura. funksionit të detektorëve për qëllime
• Njeriu për ekzistencë në ushtarake me organet ndijore të shtazëve
kushte ekstreme të dhe krahason radarin natyror (lakuriqin) me
mjedisit në mungesë të atë artificial;
tokës pjellore aplikon • shpejgon termin eholokator dhe analizon
sisteme miniaturale mundësinë e përdorimit të eholokatorëve të
ekologjike ujore - modifikuar e të sofistikuar për t’u ndihmuar
hidroponike njerëzve të verbër;
• krahason ndërtimin e veshit të fokës me
hidrofon për kapjen e zërit nën ujë,
ndërtimin e një organi te meduza me një
aparat teknik i cili mund të parashikojë stuhi
15 orë para shfaqjes së saj;
• vlerëson rëndësinë e imitimit të ndërtimit të
qenieve të gjalla dhe produkteve të tyre-
bioarkitekturës (p.sh. hojeve të bletës,
strukturës dhe radhitjes së indeve mekanike
te bimët) për ndërtimin e urave, kupolave,
rrokaqiejve, tuneleve etj. të qëndrueshëm në
levizje seizmike.
• definon termin hidroponikë dhe përshkruan
rëndësinë e saj për ekzistencën e njeriut në
kushte ekstreme (nëndetëse, vise polare,
ujdhesa shkëmbore, anije kosmike etj.).
171
Qeniet e Bazat e • Ekosistemi përbëhet nga të • Definon termin ekologji, biosferë dhe
gjalla dhe ekologjisë gjitha llojet e qenieve të ekosferë;
mjedisi gjalla të cilat ndërveprojnë • emërton dhe përshkruan faktorët ekologjikë
mes vete dhe me mjedisin abiotikë dhe biotikë
jetësor abiotik në një • definon termin ekosistem, përshkruan
hapësirë të caktuar elementet e ekosistemit dhe klasifikon
gjeografike. ekosistemet;
• Lëndët ushqyese • arsyeton pse akuariumi konsiderohet sistem
qarkullojnë nëpër miniatural ekologjik;
ekosistem. Shembujt më të • arsyeton pse element bazë të ekosistemeve
zakonshëm të qarkullimit të në natyrë nuk janë individët, por popullatat
lëndëve të tilla janë dhe ndërlidh strukturën dhe dinamikën e
karboni, oksigjeni, azoti, popullatave me faktorët biotikë dhe
dhe uji. abiotikë;
• Rrjedha e energjisë ndodh • definon termin valencë ekologjike;
ndërmjet niveleve trofike • shpjegon pse gjerësia e përhapjes ekologjike
në të gjitha ekosistemet dhe kushtëzohet nga kërkesa që ka lloji ndaj
mund të përshkruhet si faktorëve ekologjikë të natyrës fizike,
vijon: kimike dhe biologjike;
- zinxhiri ushqimor • bën dallimin mes ekosistemeve,
- rrjeti ushqimor biocenozave, popullatave dhe organizmave;
- piramida e energjisë • përshkruan qarkullimin e ujit, karbonit,
- piramida e biomasës oksigjenit dhe azotit në natyrë;
- piramida e numrave. • shpjegon ligjshmëritë e rrjedhës së energjisë
• Suksesioni ekologjik është nëpër nivele të caktuara trofike;
një seri e ndryshimeve në
• përshkruan se si transferohet energjia prej
një bashkësi jetësore
një anëtari të biocenozës në tjetrin,
(biocenozë) në të cilën
përkatësisht prej një niveli trofik në tjetrin
popullatat e reja i në shembullin e zinxhirit trofik, rrjetit
zëvendësojnë ato
trofik, piramidës së biomasës, piramidës së
172
ekzistuese. Ekzitojnë lloje numrave, piramidës energjetike;
të ndryshme të • definon termin suksesion ose
suksesioneve ekologjike si : njëpasnjëshmëri ekologjike;
autoktone, alohtone, • përshkruan tipat e ndryshëm të
antropogjene, parësore, suksesioneve dhe mënyrën e zhvillimit të
dytësore, klimatike. tyre;
• Stadiumi i klimaksit është • definon kuptimin e konceptit klimaks dhe
shkalla më e lartë e përshkruan karakteristikat e bashkësive
zhvillimit të bashkësisë jetësore të cilat kanë arritur stadiumin e
jetësore. Në stadiumin e klimaksit;
klimaksit janë p.sh. pyjet • krahason shkallën e ndryshueshmërisë
gjethegjera të Kosovës. ndërmjet ekosistemeve natyrore dhe
artificiale;
• përshkruan pasojat e dominimit të njeriut në
biosferë dhe kualitetin e jetës së tij;
• sjell shembuj për pasojat shëndetësore,
Qeniet e Ekologji • Si pasojë e mosnjohjes dhe gjenetike, trashëguese të mjedisit të ndotur;
gjalla dhe humane e moszbatimit të ligjeve të • analizon pasojat e ndikimit të jetës
mjedisi natyrës, njeriu me bashkëkohore dhe mjedisit të ndotur në
aktivitetin e tij sukcesivisht shëndetin mental dhe numëron masat për
ka shkatuar pasoja negative ruajtjen e shëndetit;
për planetin dhe të ardhmen • përshkruan pasojat e ndryshimit të kushteve
e vetë njerëzimit (si p.sh. jetësore për zoocenoza dhe fitocenoza, p.sh.
ngrohja globale, shirat prerja e pyjeve, shirat acidike, gjuajtja e
acidike, ndotja e ajrit,ujit, pakontrolluar e peshqve dhe e egërsirave
tokës, zvogëlimi i etj.;
sipërfaqeve të gjelbëruara, • përshkruan parimet ekologjike për
rrezikimi dhe zhdukja e
rregullimin e qyteteve (modeli progresiv
shumë llojeve të gjallesave
dhe kulturor i qyteteve);
etj.).
• numëron shkaqet e shfaqjes së problemeve
173
• Ekosistemet në vendbanimet njerëzore, p.sh. mbeturinat,
urbane,urbanizimi dhe zhurma, gjelbërimi,“sindromi i sëmundjeve
megalopoliset po në qytet”, “ndotjen psikologjike” etj.;
shoqërohen me shumë • shpjegon shkaqet e stresit të jetës në qytet;
probleme: si:mbeturinat, agresiviteti i vozitësit të automobilit,
zhurma,”ndotje kalorësit në vendkalim, akcidentet e shumta
psikologjike “, mungesa e etj, sëmundjet psikike etj.;
sipërfaqeve të gjelbëruara • vlerëson rëndësinë e involvimit të
etj. dimensionit ekologjik gjatë planifikimit të
gjelbërimit, mbrojtjes nga zhurma, largimit
• Për ruajtjen e mjedisit, dhe përpunimit të hedhurinave nga
njeriu ndërmerr masa vendbanimet urbane;
ligjore, monitoruese etj. • analizon ndikimin e urbanizimit në vlerën
hapësinore të peizazhit;
• përshkruan pasojat e ajrit të ndotur për
vlerat materiale dhe sjell shembuj për
ndikimin e vibrimeve në vlerat materiale;
• vlerëson rëndësinë ekologjike të
shfrytëzimit direkt dhe indirekt të energjisë
solare.
• arsyeton rëndësinë e involvimit të
komponentës ekologjike gjatë planifikimit
hapësinor dhe urbanistik;
• numëron masat e përgjithshme ligjore,
teknike, kërkimore, arsimore dhe
monitoruese etj. për ruajtjen e mjedisit;
• është i aftë për t’u ndeshur me problemet
mjedisore në mënyrë konstruktive dhe
rehabilituese;
• përshkruan karakteristikat fiziografike dhe
174
Praktikum dhe ushtrime biocenologjike të ujërave tokësore;
• mbledh shtazë dhe bimë ujore dhe me
- njohja e ekosistemeve të ndihmëne tyre si indikatorë biologjikë
ujërave tokësore përcakton gjendjen ekologjike të
ekosistemeve të ndryshme ujore;
• përshkruan si merret planktoni nga moçali
ose këneta me ndihmën e rrjetit planktonik,
mbledh plankton dhe bën markimin e tij;
• analizon materialin e mbledhur me
mikroskop , vizaton algjet që i vrojton dhe
përcakton cilat algje janë ato;
- automobili dhe ndotja • mat temperaturën e ajrit në afërsi të
termale e mjedisit drejtpërdrejtë të semaforit gjatë verës dhe
- te reshurat acidike 200-300 metra larg tij (me rrathë koncetrik);
• arsyeton pse temperatura afër semaforëve
është më e lartë;
• me ndihmën e letrës së lakmusit cakton
vlerën PH të mostrave të të reshurave
atmosfreike (shiut, borës) dhe dheut (të
marra) afër repartit industrial dhe në
vendbanim rural;
• shpjegon pasojat e ndryshimit të vlerës pH
të tokës (shirave acidike) për bimët
II. Qeniet e II.4. • Si rrjedhim i reaksioneve të • Definon termin evolucion;
gjalla dhe Evolucioni ndërlikuara që ndodhën • përshkruan pikëpamjet e shkencëtarëve të
mjedisi organik gjatë evolucionit të Tokës, lashtë grekë për prejardhjen e jetës në
në oqeanin e parë dhe TOKË;
veprimit të rrezatimeve të • shpjegon vlerat praktike të eksperimenteve
shumta, shkallë-shkallë nga të Luj Pasterit që hodhën poshtë teorinë
175
molekulat e thjeshta u “genera spontanum” (lindjes së
formuan molekulat vetëvetishme të gjallesave);
komplekse (proteinat, • sjell shembuj për të vertetuar se
acidet nukleike përkatësisht mikrorganizmat nuk mund të lindin në
koacervatet). Formimi i mënyrë të vetëvëtishme;
acideve nukleike dhe • përshkruan atmosferën primitive të Tokës
vetëdyfishimi kanë qenë dhe përbërjet organike para lindjes së jetës;
dukuri të pandara në rrugën • përshkruan eksperimentin e Mullerit i cili
e formimit të gjallesave të imiton në laborator kushtet e atmosferës
para heterotrofe, e më vonë primitive;
edhe autotrofe. • analizon ecurinë e proceseve që ndihmuan
• Bota organike e sotme, evolucionin e materieve organike të
bimë dhe shtazë, për bazeneve ujore drejt lindjes së formave të
rjedhim edhe njeriu, janë jetës.; numëron tiparet e ndërtimit dhe
produkt i procesit të funksionet jetësore të koacervateve;
zhvillimit evolutiv që ka • kuptojnë se format e para jetësore kanë qenë
zgjatur milionë vjet. heterotrofe;
• Njeriu është produkt i • përshkruan shfaqjen dhe mbizotërimin e
zhvillimit të natyrës me grupeve kryesore të gjallesave gjatë
prejardhje shtazore. Për historisë së jetës në Tokë në periudhat e
këtë flasin provat ndryshme gjeologjike;
paleontologjike dhe etapat • vlerëson rolin e provave anatomiko-
kryesore të krahasuese, embriologjike ,biogjeoografike,
antropogjenezës. Rol biokimike, fiziologjike, dhe fosileve për
themelor në formimin e tij evolucionin;
ka luajtur puna, e cila nuk • vlerëson rëndësinë shkencore të teorisë së
është faktor biologjik por Darvinit për evolucionin;
shoqëror.
• përcakton pozitën sistematike të njeriut në
botën shtazore;
176
• përshkruan pemën gjenealogjike të
primateve dhe numëron tiparet e mirëfillta
të njeriut që nuk i gjen te majmunët;
Praktikum dhe demostrime: • përshkruan fazat e zhvillimit evolutiv të
llojit njeri, shpjegon si kanë lindur racat
- Variabiliteti si faktor i njerëzore dhe interpreton pikëpamjet
evolucionit në shembullin e pseudoshkencore për racat;
gëzhojave të kërmillit të • nxënësit sjellin në klasë shumë gëzhoja të
vreshtit. kërminjve të vreshtit, radhisin ato në një
kuti dhe vrojtojnë dallimet në ngjyrë ( prej
ngjyrës së ndritshme deri te ngjyra e e errët
si dhe tipat kalues me vija të zeza të ngushta
deri tek ato të gjera) si dhe dallimet në
formë;
• arsyetojnë shkaqet e ndryshimeve të tilla.
177


Use: 0.0232