• BIOLOGJI


  •   
  • FileName: klasa_12_005-c-Biologji.pdf [read-online]
    • Abstract: 1. Bionika dhe bioarkitektura, 2. Ekologjia humane dhe 3. Evolucioni ... konstruktive dhe rehabilituese ( ekologjia humane) Zhvillimin e shkathtësive të ...

Download the ebook

BIOLOGJI
Gjimnazi - matematikë dhe informatikë
(2 orë në javë, 66 orë në vit)
HYRJE
Ky program parashikon që lënda e biologjisë për kl. 12 në gjimnazin
e përgjishmëm të zhvillohet për 74 orë. Për fleksibilitet, në programin e
biologjisë të kësaj klase janë parashikuar më shumë se më parë orë
praktike dhe orë në dispozicion (gjithsej 17 orë). Me këte synohet që
arsimtarit t’i jepet më shumë hapësirë për të përshtatur mësimin varësisht
nga kushtet që ofron klasa, shkolla etj. Në trungun e përmbajtjës lënda ka
dy kategori dhe katër nënkategori Kategoria e parë (Proceset jetësore)
përfshinë një nënkategori: 1. Inxhinieria gjenetike dhe bioteknologjia.
Kategoria e dytë (Qeniet e gjalla dhe mjedisi)) përmban tri nëkategori:
1. Bionika dhe bioarkitektura, 2. Ekologjia humane dhe 3. Evolucioni
organik. Duke i sublimuar informacionet e marra për programet e kohës
në rajon e më gjerë, jemi përpjekur që në fushën e programeve të biolo-
gjisë sipas kurrikulit të ri të sigurojmë “rrjedhën” e koncepteve nga niveli
i dytë në nivelin e tretë. Kjo prirje është shoqëruar me një përzgjedhje të
kujdesshme të lëndës p.sh. inxhinieria gjenetike dhe bioteknologjia,
bionika, ekologjia humane etj), me synim që përmbajtja programore e
biologjisë të jetë koherente, logjike dhe e aplikuar. Veçori tjetër e
programit të reformuar të biologjisë në përgjithësi, e në veçanti të kl. 12,
është “përzierja” e temave mësimore. Për dallim prej programeve tradi-
cionale, ku p.sh. njohuritë nga botanika, zoologjia, fiziologjia , ekologjia
etj. jepeshin të veçuara nga njëra tjetra, me” përzierjen “ e temave ato
jepen në mënyrë të integruar. Kjo qasje u mundëson nxënësve të fitojnë
njohuri të nevojshme për jetën e përditshme konform kërkesave të mile-
niumit të ri si dhe hap rrugën e përvetësimit më të lehtë të koncepteve të
tjera që shpalosen në vazhdim të shkollimit-studime.
178
Në fund po theksojmë se ngjashmëritë që vihen re në emërtimin e
kategorive dhe të nënkategorive në nivelin e parë, të dytë dhe tretë të
shkollimit, me zbërthimin e tyre tematik për çdo orë mësimore kanë
ndryshime të dukshme në përmbajtje dhe qasje.
QËLLIMET
Programi mësimor i lëndës së biologjisë për klasën e dymbë-
dhjetë ka për qëllim:
• Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të njohur dhe kuptuar ligj-
shmëritë themelore të proceseve jetësore, në kontekstin historik
dhe në nivel molekular, të individës dhe populaltës.
• Zhvillimin e njohurive për qeniet e gjalla dhe mjedisin (ekologji,
evolucion) dhe aftësive për të zbatuar njohuritë ( bionika, bioarki-
tektura) si dhe për t’u ndeshur me problemet mjedisore në mënyrë
konstruktive dhe rehabilituese ( ekologjia humane)
• Zhvillimin e shkathtësive të përhershme për mbledhjen dhe për-
punimin e të dhënave relevante shkencore si dhe zbatimin e shka-
thtësive të fituara në situata konkrete për të mirën e njeriut dhe
mjedisit (hidroponika, monitorimi biologjik etj.)
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Nga përmbajtja programore e klasës së 12 nxënësi duhet të jetë në
gjendje:
Ο Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
• Në kontest të ndërgjegjësimit dhe të ngritjes së përgjegjësisë
etike ndaj mjedisit human dhe natyror dhe pjesëmarrjes aktive
në zgjidhjen e problemeve mjedisore
• Në kuptim të kultivimit të sjelljeve personale (të jetë koopera-
tiv, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik etj (10
njerëz të vullnetshëm punojnë më shumë se 1000 njerëz të de-
tyruar, më mirë inteligjent e i guximshëm sesa gjeni e i
ndrojtur).
Ο Të njohë
• Fjalorin (terminologjinë biologjike nga inxhinieria gjenetike,
gjenetika e popollatave, ekologjia etj.)
179
• Faktet, konceptet dhe parimet biologjike
• Procedurat dhe metodat në biologji
Ο Të kuptojë
• Faktet dhe parimet biologjike dhe të bëjë ndërlidhjen logjike të
tyre (p.sh. biologjinë me teknikën, farmacinë etj.)
• Relacionin shkak – efekt (p.sh. efekti i serros dhe ngrohja
globale, pasojat)
• Të arsyetojë metodat dhe procedurat
Ο Të zbatojë në situata të reja
• Faktet dhe parimet biologjike (hidroponika, sistemet miniatu-
rale ekologjike në kushte jo të përshtashme, p.sh. nëndetëse,
anije kozmike, vise polare etj.)
• Procedurat dhe metodat në biologji
• Zgjidhjen e problemeve të natyrës biologjike
Ο Të komunikojë informatat në kontekste të ndryshme
• Shkrimi i raportit nga një punë praktike ose hulumtim
• Prezantojë rezultatet e hulumtimit, duke konsultuar shumë
burime të informacionit
• Informacionin për problemet biologjike (inxhinieria gjenetike,
ekologjia humane etj. e përshkruan dhe e interpreton në mënyrë
gojore, me tabela, grafikone etj.
• Kontribuojë me pjesëmarrje (OJQ mjedisore), debate dhe dis-
kutime për qështje biologjike e mjedisore (“mendo globalisht
vepro lokalisht,” p.sh. lidhur me efektin ” e serros”
Ο Të zhvillojë të menduarit kritik për biologjinë; pra jo vetëm të
kuptojë se ç’ka ndodhur, por të shtrojë pyetje si dhe pse ka
ndodhur?
• Të njohë informatën relevante nga ajo jorelevante
• Të dallojë faktin nga gjykimi
• Të zbatojë parimet biologjike në zgjidhjen e problemeve në
mjekësi, veterinë, bujqësi, energjetikë (p.sh. nafta artificiale,
poliploidia etj.).
• Të interpretoj materialin ilustrues.”një figurë vlen sa 1000
fjalë”.
180
PËRMBAJTJA PROGRAMORE
Kategoria Nënkategoria Nr. orëve %
I.
I.1. Inxhinieria gjenetike dhe
Proceset 13 19.7
bioteknologjia
jetësore
II.1. Bionika dhe bioarkitektura 4 6.1
II. II.2. Bazat e ekologjisë dhe
29 43.9
Qeniet e ekologjia humane
gjalla dhe
mjedisi II.3. Evolucioni organik 7 10.6
Punë praktike 8 12.1
Orë në dispozicion 5 7.6
Gjithsej 66 100
181
KATEGORIA NËNKATE- PËRMBAJTJA REZULTATET E PRITSHME LIDHJA
GORIA PROGRAMORE NDËRKURRI-
KULARE
I. PROCESET I.1. Inxhinieria • Prodhimi i produkteve të ndryshme me • Definon termin bioteknologji dhe
JETËSORE gjenetike dhe rëndësi për njeriun bazohet në veprimin emërton disiplinat themelore të
bioteknologjia e qenieve të gjalla, pjesëve të tyre ose bioteknologjisë
produkteve te tyre-bioteknologjia. • përshkruan metodat, fazat dhe operi-
• Manipulimi me material gjenetik met në inxhinierinë gjenetike;
(inxhinieria gjenetike) ka bërë të mundur • bënë dallimin ndërmjet proceseve
që të fitohen sisteme te gjalla, veçoritë e spontane (natyrore) dhe
të cilave kanë ndryshuar dhe u janë bioteknologjike).
përshtatur nevojave të njeriut në shumë • vlerëson rolin e biomasës si material
fusha të jetës së tij, si p.sh.: industrinë themelor në proceset bioteknologjike
ushqimore, energjetikë, bujqësi, farmaci, (p.sh. kashtës, drurit) në prodhimin e
industrinë e pijeve, spastrimin e ujërave polisaharideve, aminoacideve etj.;
të ndotura etj. • përshkruan rolin e mikroorganiz-
mave si “fabrika kimike”që posedoj-
në gati me të gjitha veprimet dhe
metodat bioteknologjike;
• analizon nivelin në të cilin interve-
non inxhinieria gjenetike (gjene, gru-
pe gjenesh, kromozome, gjenom);
• përshkruan mënyrat e bartjes se
materialit trashëguese prej një
sistemi të gjallë në tjetrin,
inkorporimin e këtij materiali në
qelizën recipiente si dhe fitimin e
materialit trashëgues artificial që nuk
ekziston në natyrë;
• shpjegon se klonimi është prodhim i
182
qelizave ose i organizmave gjene-
tikisht identikë dhe vlerëson pasojat
e manipulimit me material gjenetik
në aspektin praktik dhe etik;
• vlerëson rëndësinë e aplikimit të
bioteknologjisë në industrinë e
bukës, të pijeve, industrinë
framaceutike, në përpunimin e
ujërave të ndotura, nxjerrjen e naftës
nga burimet e varfëra etj.;
- kromatini seksual • përgatit preparate të freskëta të
mukozës së gojës (meshkujt dhe
- vrojtimi me mikroskop i kromozomeve femrat), dhe identifikojnë kromatinin
në majë të rrënjës së qepes seksual ose trupthin e Bari që gjendet
paralel me mbeshtjellësin bërthamor.
• krahason preparatet ku gjendet
trupthi i Barit dhe përfundon se ai
është dukuri përcjellëse e qelizave të
seksit femëror
II. Qeniet e II.1. Bionika dhe • Duke zbatuar principin e ndërtimit të • definon termin bionikë dhe përsh- Teknikën,
gjalla dhe bioarkitektura organizmave bimorë dhe shtazorë, kruan lëndën e studimit të saj; arkitekturën,
mjedisi indeve dhe organeve të tyre (bionika), • ndërlidhë bionikën me ndërtimin e elektronikën etj.
janë konstruktuar instrumente optike, instrumenteve optike, aparateve
aparate elektronike, detektorë, fluturake, fluturuese, nëndetëseve etj.;
nëndetëse etj.; • krahason konsruktimin e aeroplanëve
• Imitimi i ndërtimit të qenieve të gjalla, me aparatin fluturues të shpendëve
produkteve të tyre ka gjetur aplikim në dhe insekteve;
ndërtimtari dhe arkitekturë- • ndërlidh konstruksionin dhe
bioarkitektura. funksionin e nëndetëseve me delfinin
183
• Njeriu për ekzistencë në kushte dhe parimin e zhytjes dhe daljes së tij
ekstreme të mjedisit në mungesë të nga uji;
tokës pjellore aplikon sisteme • përshkruan parimin e ndërtimit dhe
miniaturale ekologjike ujore- funksionit të detektorëve për qëllime
hidroponika ushtarake me organet ndijore të
shtazëve dhe krahason radarin naty-
ror (lakuriqin) me atë artificial;
• shpjegon termin eholokator dhe
analizon mundësinë e përdorimit të
eholokatorëve të modifikuar e
sofistikuar për t’u ndihmuar njerëzve
të verbër;
• vlerëson rëndësinë e imitimit të
ndërtimit të qenieve të gjalla dhe
produkteve të tyre-bioarkitekturës
(p.sh. hojeve të bletës, strukturës dhe
radhitjes së indeve mekanike te
bimët) për ndërtimin e urave,
kupolave, rrokaqiejve, tuneleve etj.
të qëndrueshëm në lëvizje seizmike.
Qeniet e gjalla Bazat e • Ekosistemi përbëhet nga të gjitha llojet e • definon termin ekologji, biosferë dhe
dhe mjedisi ekologjisë qenieve të gjalla të cilat ndërveprojnë ekosferë;
mes vete dhe me mjedisin jetësor abiotik • emërton dhe përshkruan faktorët
në një hapësirë të caktuar gjeografike. ekologjikë abiotikë dhe biotikë;
• Lëndët ushqyese qarkullojnë nëpër • definon termin ekosistem,
ekosistem . Shembujt më të zakonshëm përshkruan elementet e ekosistemit
të qarkullimit të lendëve të tilla janë dhe klasifikon ekosistemet;
karboni, oksigjeni, azoti, dhe uji. • definon termin valencë ekologjike;
• Rrjedha e energjisë ndodh ndërmjet • shpjegon pse gjerësia e përhapjes
184
niveleve trofike në të gjitha ekosistemet ekologjike kushtëzohet nga kërkesa
dhe mund të përshkruhet si vijon: që ka lloji ndaj faktorëve ekologjikë
- zinxhiri ushqimor të natyrës fizike, kimike dhe
- rrjeti ushqimor biologjike;
- piramida e energjisë • bën dallimin mes ekosistemeve,
- piramida e biomasës biocenozave, popullatave dhe
- piramida e numrave. organizmave;
• Suksesioni ekologjik është një seri e • përshkruan qarkullimin e ujit,
ndryshimeve në një bashkësi jetësore karbonit, oksigjenit dhe azotit në
(biocenozë) në të cilën popullatat e reja i natyrë;
zëvendësojnë ato ekzistuese. Ekzitojnë • shpjegon ligjshmëritë e rrjedhës së
lloje të ndryshme të suksesioneve energjisë nëpër nivele të caktuara
ekologjike si: autoktone, alohtone, trofike;
antropogjene, parësore, dytësore, • definon termin suksesion ose
klimatike. njëpasnjëshmëri ekologjike.
• përshkruan tipat e ndryshëm të
• Si pasojë e mosnjohjes dhe e suksesioneve dhe mënyrën e
moszbatimit të ligjeve të natyrës, njeriu zhvillimit të tyre;
Qeniet e gjalla Ekologjia me aktivitetin e tij sukcesivisht ka • krahason shkallën e
dhe mjedisi humane shkaktuar pasoja negative për planetin ndryshueshmërisë ndërmjet
dhe të ardhmen e vetë njerëzimit (si p.sh. ekosistemeve natyrore dhe artificiale;
ngrohja globale, shirat acidike, ndotja e • përshkruan pasojat e dominimit të
ajrit, ujit, tokës, zvogëlimi i sipërfaqeve njeriut në biosferë dhe kualitetin e
të gjelbëruara, rrezikimi dhe zhdukja e jetës së tij;
shumë llojeve të gjallesave etj.). • sjell shembuj për pasojat
• Ekosistemet urbane,urbanizimi dhe shëndetësore, gjenetike, trashëguese
megalopoliset po shoqërohen me shumë të mjedisit të ndotur;
probleme: si: mbeturinat, zhurma, • analizon pasojat e ndikimit të jetës
”ndotje psikologjike”, mungesa e bashkëkohore dhe të mjedisit të
sipërfaqeve të gjelbëruara etj. ndotur në shëndetin mental dhe
185
• Për ruajtjen e mjedisit, njeriu ndërmerr numëron masat për ruajtjen e
masa ligjore, monitoruese etj. shëndetit;
• përshkruan pasojat e ndryshimit të
kushteve jetësore për zoocenoza dhe
fitocenoza, si p.sh. prerja e pyjeve,
shirat acidike, gjuajtja e pakontro-
lluar e peshqeve dhe e egërsirave etj.;
• numëron shkaqet e shfaqjes së
problemeve në vendbanimet
njerëzore, si p.sh. mbeturinat,
zhurma, gjelbërimi,“sindromi i
sëmundjeve në qytet”, “ndotjen
psikologjike” etj.;
• vlerëson rëndësinë e involvimit të
Praktikum dhe ushtrime dimensionit ekologjik gjatë
planifikimit të gjelbërimit, mbrojtjes
- njohja e ekosistemeve të ujërave tokësore nga zhurma, largimit dhe përpunimit
të hedhurinave nga vendbanimet
- automobili dhe ndotja termale e urbane;
mjedisit • përshkruan pasojat e ajrit të ndotur
- te reshurat acidike për vlerat materiale dhe sjell shembuj
për ndikimin e vibrimeve në vlerat
materiale;
• vlerëson rëndësinë ekologjike të
shfrytëzimit direkt dhe indirekt të
energjisë solare;
• arsyeton rëndësinë e involvimit të
komponetes ekologjike gjatë
planifikimit hapësinor dhe
urbanistik;
186
• është i aftë për t’u ndeshur me
problemet mjedisore në mënyrë
konstruktive dhe rehabilituese;
• përshkruan karakteristikat
fiziografike dhe biocenologjike të
ujërave tokësore;
• mbledh shtazë dhe bimë ujore dhe
me ndihmën e tyre si indikatorë
biologjikë përcakton gjendjen
ekologjike të ekosistemeve të
ndryshme ujore;
• përshkruan si merret planktoni nga
moçali ose këneta me ndihmën e
rrjetës planktonike, mbledh plankton
dhe bën markimin e tij;
• analizon materialin e mbledhur me
mikroskop, vizaton algjet që i vroj-
ton dhe përcakton cilat algje janë ato;
• mat temperaturën e ajrit në afërsi të
drejtpërdrejtë të semaforit gjatë verës
dhe 200-300 metra larg tij (me rrathë
koncetrikë);
• arsyeton pse temperatura afër
semaforëve është më e lartë;
• me ndihmën e letrës së lakmusit
cakton vlerën PH të mostrave të të
reshurave atmosferike (shiut, borës)
dhe dheut (të marrë) afër repartit
industrial dhe në vendbanim rural.
187
II. Qeniet e II.4. Evolucioni • Si rrjedhim i reaksioneve të ndërlikuara • definon termin evolucion;
gjalla dhe organik që ndodhën gjatë evolucionit të Tokës, • përshkruan pikpamjet e
mjedisi në oqeanin e parë dhe veprimit të shkencëtarëve të lashtë grekë për
rrezatimeve të shumta, shkallë-shkallë prejardhjen e jetës në TOKË;
nga molekulat e thjeshta u formuan • shpjegon vlerat praktike të
molekulat komplekse (proteinat, acidet eksperimenteve të Luj Pasterit që
nukleike-përkatësisht koacervatet). hodhën poshtë teorinë “genera
Formimi i acideve nukleike dhe spontanum” (lindjes së vetëvetishme
vetëdyfishimi kanë qenë dukuri të të gjallesave);
pandara në rrugën e formimit të • përshkruan atmosferën primitive të
gjallesave të para heterotrofe, e më vonë Tokës dhe përbërjet organike para
edhe autotrofe. shfaqjes së jetës;
• Bota organike e sotme, bimë dhe shtazë, • përshkruan eksperimentin e Mullerit
për rrjedhim edhe njeriu, janë produkt i i cili imiton në laborator kushtet e
procesit të zhvillimit evolutiv që ka atmosferës primitive;
zgjatur milionë vjet. • analizon ecurinë e proceseve që
• Njeriu është produkt i zhvillimit të ndihmuan evolucionin e materieve
natyrës me prejardhje shtazore. Për këtë organike të bazeneve ujore drejt
flasin provat paleontologjike dhe etapat lindjes së formave të jetës;
kryesore të antropogjenezës. Rol • numëron tiparet e ndërtimit dhe
themelor në formimin e tij ka luajtur funksionet jetësore të koacervateve;
puna, e cila nuk është faktor biologjik • kuptojnë se format e para jetësore
por shoqëror. kanë qenë heterotrofe;
• përshkruan shfaqjen dhe
mbizotërimin e grupeve kryesore të
gjallesave gjatë historisë së jetës në
Tokë në periudhat e ndryshme
Praktikum: gjeologjike;
• vlerëson rolin e provave anatomiko-
- Variabiliteti si faktor i evolucionit në
krahasuese, embriologjike,
188
shembullin e gëzhojave të kërmillit të biogjeografike, biokimike,
vreshtit. fiziologjike, dhe fosileve, për
evolucionin;
• vlerëson rëndësinë shkencore të
teorisë së Darvinit për evolucionin;
• përcakton pozitën sistematike të
njeriut në botën shtazore;
• përshkruan pemën gjenealogjike të
primateve dhe numëron tiparet e
mirëfillta të njeriut që nuk i gjen te
majmunët;
• përshkruan fazat e zhvillimit evolutiv
të llojit njeri, shpjegon si kanë lindur
racat njerëzore dhe interpreton
pikëpamjet pseudoshkencore për
racat;
• nxënësit sjellin në klasë shumë
gëzhoja të kërmijve të vreshtit,
radhisin ato në një kuti dhe vrojtojnë
dallimet në ngjyrë (prej ngjyrës së
ndritshme, deri te ngjyra e errët si
dhe tipat kalues me vija të zeza të
ngushta deri tek ato të gjera) si dhe
dallimet në formë;
• arsyetojnë shkaqet e ndryshimeve të
tilla.
189
METODOLOGJIA
Mësimi në biologji si dhe në çdo lëmë tjetër mund të kryhet në disa
mënyra, d.m.th mund të shfrytëzohen disa metoda mësimore. Praktika ka
treguar se është i suksesshëm vetëm ai mësim i cili realizohet me metoda
të ndryshme, ku secila sosh ka rol dhe rëndësi të veçantë metodike.
Çdo lëndë, përpos metodave të përgjithshme mësimore, i ka edhe
metodat e veçanta. Prej metodave të shumta që mund të përdoren në
mësimet e biologjisë po përmendim:
• Metodën e të shprehurit me gojë (monologu);
• Metodën e bashkëbisedimit (dialogu);
• Metodën e leximit dhe të punës me tekst;
• Metodën e punës praktike në laboratorin biologjik apo në terren
(ekskursionet);
• Metodën e të mësuarit dhe të nxënit ndërveprues (p.sh. programe
simuluese kompjuterike).
Çdo metodë mësimore i ka anët pozitive dhe negative. Kjo do të
thotë se me zbatimin e një metode të vetme mësimore nuk mund të
realizohen të gjitha qëllimet dhe detyrat e mësimit të lëndës së biologjisë.
Prandaj, ato patjetër duhet të kombinohen në varësi nga përmbajtja,
qëllimet dhe objektivat të cilët synohen të realizohen.
Është kompetencë e arsimtarit, duke zbatuar strukturën ERR të orës,
të zgjedhë materiale të llojllojshme didaktike, metoda dhe strategji më të
përshtashme të mësimdhënies dhe nxënies, me synim të realizimit të
qëllimeve dhe objektivave specifikë, me nxënësin në qendër (p.sh.
klaster, kubimi, insert, tabela e koncepteve, diagrami i Venit, brain-
storming, xhigsou I dhe II etj.).
Për detalet e këtyre formave të punës me nxënës dhe teknikave të
mësimdhënies shih tekstet:
B. Musai; Modele të mësimdhënies së suksesshme; Tiranë; e-
mail:rëct [email protected]
M. Mula; Modele të mësimdhënies sipas strukturës ERR të orës,
Prishtinë 2003. Email: office @ kec-ks.org ,http://www. kec-ks.org
Plani dhe programi mësimor për kl. 9 dhe 10, Prishtinë, 2002
dhe 2003, f. 11 –14 dhe f. 167-169.
Në praktikë thuajse nuk ekziston orë e biologjisë në të cilën aplikohet
vetëm një metodë mësimore. Me zbatimin e disa metodave mësimore në
të njëjtën orë të mësimit, ora bëhet më dinamike, thyhet monotonia dhe
ngritet interesimi i nxënësve për mësim.
190
Çdo ndryshim në punë, pra edhe zbatimi i metodave të ndryshme
mësimore e freskon mësimin, e bën shumë më interesant, me çka arrihet
që rezultatet në nxënie të jenë më të mira.
Për realizimin sa më të mirë të qëllimeve të parashtruara në orën
mësimore duhet të punojmë në frymën e parimeve didaktike: prej të
njohurës kah e panjohura, prej të afërmes kah e largëta, prej të
thjeshtës kah e përbëra, prej konkretes kah abstraktja, prej të ve-
çantës kah e përgjithshmja, prej makronivelit kah mikroniveli (p.sh.
organi, indi, qeliza, infrastrukturat qelizore).
Me fjalë të tjera, arsimtari i udhëheq nxënësit ashtu që ata me
aktivitetet e tyre në klasë, shkollë, laborator, natyrë etj., jo vetëm të
memorizojnë, por të mund të: njohin, vrojtojnë, radhisin, masin,
shënojnë, mbledhin të dhënat, eksperimentojnë, mbikëqyrin. Pra, të
kuptojë përmbajtjet programore duke vrojtuar e punuar. Ajo që e dëgjon
harrohet, ajo që e sheh mbahet në mend, ajo që e sheh dhe e punon
kuptohet. Për të realizuar këtë synim, arsimtarit i ndihmojnë vivariumet,
akvariumet, terrariumet, puna në terren-ekskursionet shkencore dhe puna
në laborator. Për klasifikim të bimëve dhe të shtazëve të mjedisit ku jeton
nxënësi, arsimtari e udhëzon atë se si duhet të përdoren çelësat për
determinim.
BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
TEKSTET DHE BURIMET E TJERA MËSIMORE
Për implementimin e suksesshëm të mësimit në biologji për klasën
XII, burime të informacionit propozojmë:
Tekstet:
- Biologjia, kl.XI, gjimnazi i përgjithshëm dhe TIK, grup autorësh,
2004.
- Biologjia kl. X, gjimnazi natyror, grup autorësh, Libri Shkollor,
2003.
- Biologjia për klasën e parë të shkollës së mesme të mjekësisë, Q.
Pajazitaj, et. al., Libri Shkollor, 2000.
- Biologjia për klasën IV gjimnaz, Libri Shkollor, grup autorësh,
2000.
- Biologjia 9,10,11, E. Ruka, Tiranë.
Krahas tekstit shkollor, burim tradicional i informacionit për zbati-
min e suksesshëm të përmbajtjeve mësimore sugjerojmë përdorimin e
191
doracakëve (atlasi botanik, zoologjik, anatomik, fjalori terminologjik, bu-
rime nga interneti etj.), p.sh.:
- Atlas i përgjithshëm i zoologjisë, I. Zeneli, Prishtinë.
- Atlas i anatomisë, D. Rexhepi dhe H. Qerimi, 2002, Prishtinë.
- Atlas i biologjisë, A.Gashi, K. Abdullahu, 2002, Prishtinë.
Fjalorë me shpjegime terminologjike dhe përkufizime të zgjeruara,
p.sh.:
- Fjalor i biologjisë, E. Ruka, Zyri Bajrami, Botime Toena, Tiranë,
1999.
- Fjalor i emrave të bimëve, F. Krasniqi et.al. 2004. Tiranë-Prishtinë.
- Celësi i ilustruar me fotografi për determinimin e bimëve, kërpu-
dhave dhe shtazëve.
Koleksione të literaturës së rëndësishme lidhur me temat e veçanta:
- Gazeta, revista profesionale dhe shkencore, pastaj fotografi, pos-
terë, skema, diagrame, harta, tabela, preparate, CD, videokaseta,
burime nga interneti etj.
Videokaseta me tema nga biologjia të titulluara në gjuhën shqipe
mund t’i siguroni në qendrat didaktike në: Ferizaj, Prizren, Pejë,
Gjakovë dhe Gjilan.
Burime nga interneti:
http://vector.cshl.org/dnaftb/DNA , acidet nukleike
http://www.biology.arizona.edu/cell_bio.html cell cycle tutorial,
reprodukimi
http://www stg.broën.edu/ëebs/Mendelëeb/links to mendels,
trashëgimi
http://www.massinteraction.org/html/genome/sickle cell information-
trashëgimi
http://www.naturalia.org/ZOO/in dexing.html. This is a virtual zoo
site, biodiversiteti
http://arbl.cvmbs.colostate.edu/hbooks/pathphys/endocrine/basics/co
ntrol.html, endokrinologji, feed-back,
http://www.psych.umn.edu/psylabs/mtfs/special.htm.
Zhvillimi i bimëve, shtazëve, zigota, embrioni, fetusi, fara.
192
Është kompetencë e arsimtarit që në vartësi prej kushteve në të cilat
punon shkolla të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet ndihmëse
mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave gojore,
vizuele, auditive dhe audiovizuele, me theks të veçantë në atë që është
qenësore për t’u mësuar.
PUNËT PRAKTIKE NË LABORATOR DHE NË TERREN
Për klasën XII (gjimnazi i përgjithshëm dhe gjimnazi matematikë me
TIK), krahas punës në laborator, është paraparë edhe mësimi në terren
(ekskursioni mësimor). Punët praktike dhe në terren janë pjesë e obli-
gueshme e programit. Përmes punëve praktike në laborator dhe terren
nxënësi integron njohuritë teorike me praktikën.
Ekskursioni mësimor
Është një nga metodat me të efektshme për përvetësimin aktiv të
njohurive teorike. Organizimi i mirë i ekskursionit zhvillon te nxënësi
aftësinë e përvetësimit, vëzhgimit, analizës, sintezës, kujtesës logjike,
intuitës, të menduarit të pavarur dhe krijues, që ndikojnë drejtpërdrejt në
përvetsimin e vetëdijshëm dhe të qëndrueshëm të njohurive shkencore
biologjike.
Që të mos merret nga nxënësit ekskursioni si një shëtitje thjesht në
natyrë, ai duhet të përgatitet mirë nga arsimtari. Kjo nënkupton se edhe
arsimtari paraprakisht duhet të përgatitet për ekskursion, duhet të ketë
përgatitje komplete profesionale biologjike dhe orientime të qarta didak-
tike. Puna përgatitore e arsimtarit për ekskursion.
Masat organizative dhe metodike
• arsimtari duhet të njihet paraprakisht me terrenin e ekskursionit
dhe në përputhje me qëllimet e temës së ekskursionit cakton loka-
cionin (p.sh. lumë, livadh, pyll, agrokulturë, park nacional etj.);
• të njohë mirë terrenin ku zhvillohet ekskursioni; botën bimore dhe
shtazore të tij, konfiguracionin e terrenit etj. Për shkaqe didaktike
është mirë që rruga e kthimit të mos jetë e njëjtë me atë të
shkuarjes;
193
• nëpërmjet ekskursionit arsimtari i udhëzon nxënësit se si të
zotërojnë dhe të përvetësojnë vetë një vëllim njohurish sipas
temës së ekskursionit;
• përmes ekskursioneve në terren arsimari këmbëngul që nxënësit të
dallojnë thelbësoren nga jothelbësorja në dukuritë e botës bimore
dhe shtazore, të zbulojnë marrëdhëniet e brendshme dhe lidhjet e
varësisë së ndërsjelltë midis gjallesave ku jetojnë, të mbajnë
qëndrim vëzhgues, deduktues ndaj natyrës, me një fjalë, të
orinetohen drejt në temën e ekskursionit;
• pas kthimit nga eksursioni mësimor, arsimtari jep këshilla si duhet
të veprohet me materialin e mbledhur bimor apo shtazor.
Punët praktike
Në lëndën e biologjisë shumë me rëndësi është realizimi i veprim-
tarisë vëzhguese eksperimentale, gjatë së cilës nxënësit të stimul


Use: 0.0351