• Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë


  •   
  • FileName: Korniza-Pasticier-e.pdf [read-online]
    • Abstract: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëProgrami mësimorARSIMI PROFESIONALProgrami 2008PastiçierNiveli I dhe IIKosovë, 2008

Download the ebook

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Programi mësimor
ARSIMI PROFESIONAL
Programi 2008
Pastiçier
Niveli I dhe II
Kosovë, 2008
1
UDHËZIM ADMINISTRATIV
ZBATIMI I PLANIT DHE PROGRAMIT PËR ARSIMIN PROFESIONAL
FUSHA:HOTELERI DHE TURIZËM PËR NIVELIN E PARË (KL.X,XI)
NUMËR:22/2008
DATË: 19.08.2008
Në bazë të Kapitullit VI, neneve 93 (4) dhe 97 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
nenit 6.1 paragrafi (d) të Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë nenit 6, 8, 11 të
Ligjit mbi Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si dhe nenit 25 paragrafit 7 të Rregullores së
Punës të Qeverisë së Kosovës nr. 1/2007, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë
nxjerr këtë Udhëzim administrativ (më tutje UA):
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij udhëzimi është zbatimi i planit dhe programit mësimor për shkollat profesionale,
nivelin e parë (kl.X, XI).
Neni 2
Planprogrami
Plani dhe programi i ri për nivelin e parë (kl.X,XI) fusha: Hoteleri dhe turizëm, profilet: asistent
hoteli, asistent restoranti, gjellbërës, pastiçeri, asistent turistik, është bashkangjitur këtij
Udhëzimi administrativ.
Neni 3
Zbatueshmëria
Me zbatimin e planit dhe programit të nivelit të parë (kl.X,XI), zëvendësohen planet dhe
programet e deritashme të kl.X,XI.
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky Udhëzim administrativ hyn në fuqi me fillimin e vitit shkollor 2008/2009.
2
PËRMBAJTJA
I. Parathënie
II. Korniza e programit mësimor profesional për profilin “Pastiçier”, Niveli I dhe II.
III. Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave
profesionale për Nivelin I
a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 10.
1. Bazat e turiamit
2. Njohje e mallit
3. Biologji dhe higjienë
4. Pastiçieri
b) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 10.
1. Hyrje në punën praktike.
2. Sjellja dhe higjiena
3. Punët ndihmëse në repartet e pastiçierisë
4. Puna në depo
5. Përgatitja e palpetave
6. Përgatitja e kremrave në pastiçieri
7. Përgatitja e sallatave nga pemët;
c) Programet e lëndëve profesionale, kl. 11.
1. Njohja e mallit ushqimor
2. Bazat e shërbimit hoteljer
3. Psikologjia e punës
4. Pastiçieri
5. Organizimi i punës në pastiçieri
d) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 11.
1. Përgatitja e petëve
2. Përgatitja e brumrave
3. Përgatitja e kremrave dhe sufleve
4. Përgatitja e petullave, kifleve, biskotave
5. Përgatitja e revanive
6. Përgatitja e bakllavasë, kadaifit, tollumbave.
7. Përgatitja e tortave
IV. Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave
profesionale për Nivelin II.
a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 12.
1. Njohje e mallit ushqimor
2. Pastiçieri
3
3. Organizimi i punës në pastiçieri
4. Kontabilitet
5. Marketing
b) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 12.
1. Kryerja e punëve administrative në pastiçieri
2. Përgatitja e prodhimeve me brumë pandespanjë
3. Përgatitja e prodhimeve me brumë të shkrifët
4. Përgatitja e prodhimeve me brumë sfljat;
5. Prodhimi i akullores
6. Përgatitja e kompostos me fruta dhe xhelatinë
7. Përgatitja e tortave speciale
8. Përgatitja e frutave dhe ëmbëlsirave në flakë
9. Përgatitja e minjoneve
4
I. PARATHENIE
Shoqëritë bashkëkohore arsimin e konsiderojnë ndër pasuritë më të rëndësishme të
njerëzimit dhe përpiqen të gjurmojnë potencialin e tij të plotë, në mënyrë që t’u ndihmojnë
njerëzve të ballafaqohen me sfidat e botës së sotme.
Pas një krize të gjatë, shoqëria kosovare sot ballafaqohet me një sfidë të re për t’iu
bashkangjitur rrjedhave aktuale të zhvillimit ndërkombëtar. Në sferën e arsimit, reforma e
planprogramit është një reagim ndaj zhvillimeve të reja në shoqërinë kosovare. Procesi i
reformës së planprogramit synon rritjen e cilësisë së arsimit dhe barazisë në gëzimin e dobive që
ofron ai për të gjithë nxënësit dhe inkuadrimin e sistemit të arsimit në rrjedhat aktuale që kanë të
bëjnë me reformat e arsimit në sistemet tjera të përparuara. Nevojat e përhershme për
ristrukturimin e shkollimit dhe për ripërkufizimin e qëllimeve dhe objektivave të tij, lidhen me
ndryshimet që shfaqen në shoqëri, ekonomi, politikë, shkencë e teknologji.
Që nga fillimi i veprimtarisë në Kosovë, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e
Teknologjisë (MASHT) reformën e vet e ka mbështetur në dy shtylla: (a) përfshirja e ekspertëve,
specialistëve dhe konsulentëve vendorë për zhvillimin e strukturave të reja, dhe (b) angazhimin e
agjencive ndërkombëtare e vendore, të cilat ndihmojnë Ministrinë në sajimin dhe zbatimin e
programeve të reja në sistemin e ri të arsimit në Kosovë.
Në planprogramet për arsimin profesional të Kosovës gjerësia dhe thellësia e formimit të
nxënësve shikohen si një proces integral që përmbledhë dimensionin e përgjithshëm të njeriut,
dimensionin shoqëror të qytetarit dhe dimensionin profesional të punëtorit, të pajisur me dije,
shprehi dhe vlera të shumëfishta. Nxënësit do të ndjekin lëndë të përgjithshme dhe profesionale.
Në këtë mënyrë, MASHT synon të zhvillojë një kulturë të përgjithshme unike për të gjithë
nxënësit që përfundojnë shkollat teknike e profesionale.
Programet e reja të lëndëve të përgjithshme, së bashku me ato të lëndëve e të praktikave
të ndryshme profesionale, do të sigurojnë një formim bashkëkohor, sa i përket kulturës së
përgjithshme dhe profesioneve të ndryshme, duke synuar të përgatisin brezin e ri si qytetarë të
ardhshëm të një shoqërie kosovare të lirë e demokratike, të aftë për t’u ballafaquar me sfidat e
zhvillimit kulturor e ekonomik dhe me kërkesat e tregut të punës në shkallë vendi, rajoni e më
gjerë.
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë i fton të gjithë mësimdhënësit dhe
drejtuesit e shkollave profesionale, specialistët, prindërit, nxënësit dhe të gjithë të interesuarit për
zhvillimin e sistemit të Arsimit të Mesëm Profesional të Kosovës të japin ndihmesën e tyre për
ngritjen e nivelit të këtyre shkollave në nivel të shkollave përkatëse evropiane e më gjerë, sa u
përket parametrave e standardeve.
Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata që me përkushtim të madh punuan në
këtë dokument dhe donatorët që kanë ndihmuar dhe përkrahur procesin e zhvillimit të
planprogramit deri në këtë fazë.
5
Korniza e programit mësimor
profesional
ARSIMI PROFESIONAL
Programi 2008
Pastiçier
Niveli I dhe II
6
Korniza e programit mësimor profesional
Lëmi: Hoteleri
Profili: Pastiçier
Niveli: I dhe II
I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin mësimor “Pastiçier” për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të
mesëm të lartë në Kosovë.
– Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të
arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të
punësimit në profesionin e pastiçierit. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit
të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të
arsimimit profesional.
– Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit
me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u
mundëson atyre integrimin në tregun e punës për pastiçier, si dhe vazhdimin e arsimimit në
nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të
kualifikuar dhe mundëson kalimin në nivelin e tretë të arsimimit profesional (maturë) që
lejon kalimin edhe në studimet universitare.
Ky dokument përmban dokumentet kurrikulare të profilit mësimor “Pastiçier” për nivelet I dhe
II, të strukturuara në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike), në tri grupe
kryesore:
(i) grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për
të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
(ii) grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve
shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me
profesionin e pastiçierit.
(iii) grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me
kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës në
sektorin e pastiçierisë.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për pastiçier është zhvillimi i personalitetit të nxënësve
për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u
angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e
këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në
marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë
gjithë jetës.
7
Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe
profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre:
− Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike
e mendore;
− Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe
për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;
− Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale
dhe vlerat morale;
− Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të
ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;
− Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe
qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe
aftësimit profesional të mëtejshëm;
− Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për tu orientuar drejt në
drejtimet e karrierës profesionale të ardhëshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e
zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
− Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet
përvojës së punës praktike;
− Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në
kontekstet e integrimit rajonal dhe europian;
− Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në
sektorin e pastiçierit;
− Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit,
në përputhje me standardet ndërkombëtare.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Pastiçier”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët
kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe
zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele
shkollimi.
Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa
mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla.
4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Pastiçier” në nivelin I, u lejon
nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Pastiçier”, niveli II, u lejon nxënësve
vazhdimin e shkollimit në shkallën III (të punonjësit me shkathtësi të larta) në të njëjtin profil
mësimor, për të fituar diplomën e maturës, me të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar.
8
5. Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “Pastiçier”, niveli I dhe II, u referohet prodhimit të ëmbëlsirave dhe brumrave të
ëmbël dhe që shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, Pastiçieri i
nivelit të I dhe II mund të punësohet në pastiçeritë e të gjitha llojeve, në repartet e prodhimint të
pastiçierisë në hotele, restorante apo edhe në industri, ose mund të vetëpunësohet si pastiçier. Me
kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një
biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Pastiçier”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një
tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet
të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe
integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca
të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për
“Pastiçier”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
− Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e
ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
− Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të
mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal
dhe profesional.
− Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme
problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
− Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe
shoqërore.
− Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve
të reja, më efektive dhe më efiçiente.
− Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e
integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
− Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
− Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në
vendimmarrje.
− Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të
nxënë që zgjat gjithë jetën.
− Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave
të pranuara.
− Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar
dhe çuar më tej arritjet.
− Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundëshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje
të përshtatëshme të veprimtarive profesionale të ardhëshme.
9
Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Pastiçier”, niveli I, nxënësi do
të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Përdor dhe mirëmban mjetet dhe pajisjet e punës.
- Përzgjedh lëndët e para, aromatizuesit, lëndët ndihmëse, mjetet dhe pajisjet e punës për
përgatitjen e prodhimeve në pastiçeri.
- Kryen punë parapërgatitore për prodhimin e ëmbëlsirave në pastiçeri.
- Përgatit palpate (Crepe/palacinka).
- Përgatit brume të zier (Shu)
- Përgatit brume byreku.
- Përgatit petë të thjeshta për byrek.
- Përgatit salca dhe kremra të thjeshtë për ëmbëlsira.
- Përgatit brumë për pica.
- Gatuan pica.
- Përgatit brumë me maja për bukë të ëmbla.
- Përgatit brumë për petulla të ndryshme.
- Përgatit biskota.
- Përgatit sallata të ndryshme nga frutat.
- Përgatit kek.
- Përgatit brumë të shkrifët.
- Përgatit biskota të shkrifta.
- Zbaton rregullat e higjenës vetiake, të vendit dhe mjeteve të punës.
- Zbatonë rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit
- Respektojë standarde profesionale në pastiçeri.
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në profilin mësimor
“Pastiçier”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave
profesionale të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera
profesionale si më poshtë:
- Përgatit petë për bakllava.
- Gatuan shurup.
- Gatuan bakllava.
- Gatuan tollumba dhe asortimente të tjera me brumë të zier.
- Përgatit krema në mënyra të ndryshme sipas reqetës dhe normativës
- Përgatit prodhime prej brumrave pandespanje
- Përgatit prodhime të ëmbla dhe të kripura nga brumi sfoliat.
- Përgatit prodhime me sirup si baklava, kadaif, sheqerpare, etj.
- Përgatit akullore të ndryshme dhe kombinime të saj ( parfe, akullore nga punqi).
- Përgatit fruta me xhelatinë
- Përgatit dhe dekoron komposto të ndryshme prej frutave
- Përgatit torta festive, martesore dhe familjare me forma dhe madhësi të ndryshme
decorative sipas normativës dhe reqetës
- Përgatit ëmbëlsira dhe fruta në flakë (flakritje)
- Përgatit minione të ndryshme
10
III. Plani mësimor për profilin mësimor “Pastiçier”, Niveli I e II
Orët javore/vjetore dhe kreditet
Nr Lëndët dhe modulet mësimore Niveli I Niveli II
Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12
A. Lëndët e përgjithshme (Gjithësej) 17 14 14
1 Gjuhë shqipe dhe letërsi 3 (105) 3 (105) 3 (105)
2 Gjuhë angleze 2 (70) 2 (70) 2 (70))
3 Matematikë 2 (70) 2 (70) 2 (70))
4 Teknologji e informacionit dhe komunikimit 2 (70) 2 (70) -
5 Ekonomia dhe ndërmarrësia 1 (35) 1 (35) 1 (35)
6 Edukatë qytetare 1 (35) - -
7 Edukatë fizike 2 (70) 2 (70) 2 (70)
8 Histori 2 (70) - -
9 Gjuhë gjermane 2 (70) 2 (70) 2 (70)
10 Komunikim dhe korespondencë - - 1 (35)
11 Kulturë arti - - 1 (35)
B. Lëndët profesionale (Gjithësej) 9 (315) 9 (315) 9 (315)
1 Bazat e turizmit 2(70) - -
2 Njohje e mallit ushqimor 2(70) 1 (35) 2 (70)
3 Biologji me higjenë 2(70) - -
4 Bazat e shërbimt hotelier - 2(70) -
5 Psikologjia e punës - 2(70) -
6 Pastiçieri 3 (105) 2(70) 2 (70)
7 Organizmi punës në pastiçieri - 2(70) 2(70)
9 Kontabilitet - - 1(35)
11 Marketing 2(70)
C. Modulet e praktikës profesionale (Gjithësej) 6 (210) 9 (315) 9 (315)
1 Hyrje në punën praktike. 3K (18) - -
2 Sjellja dhe higjena në shërbim 3K (18) - -
3 Punët ndihmëse në repartet e pastiçierisë 4K (24) - -
4 Puna në depo 4K (24) - -
5 Përgatitja e palpetave 7K (42) - -
6 Përgatitja e kremrave 7K (42) - -
7 Përgatitja e sallatave nga pemët 7K (42) - -
8 Përgatitja e petëve - 8K (48) -
9 Përgatitja e brumrave - 8K (48) -
10 Përgatitja e kremeve dhe sulfeve - 6K (36) -
11 Pregaditja e petullave, kifleve dhe biskotave - 8K (48) -
12 Përgatitja e revanive - 8K (48) -
13 Përgatitja e bakllavasë,tullumave, kadaifit - 8K (48) -
14 Përgatitja e tortave - 6.5K (39) -
15 Kryerja e punëve administrative në pastiçeri - - 2K (12)
11
16 Përgatitja e prodhimeve me brumë pandespanjë - - 3K (18)
17 Përgatitja e prodhimeve me brumë të shkrifët - - 6K (36)
18 Përgatitja e prodhimeve me brumë sfoljat - - 10.5K(63)
19 Prodhimi i akullores - - 6K (36)
20 Përgatitja komposto me fruta dhe xhelatinë - - 7K (42)
21 Përgtitja e tortave speciale - - 10K (60)
22 Përgatitja e frutave dhe ëmbëlasirave në flakë - - 4K (24)
23 Përgatitja e minioneve - - 4K (24)
Gjithësej A+B+C 32 (1120) 32 (1120 32 (1120
IV. Udhëzime për zbatimin e Kornizës së programit mësimor profesional:
Programet e hollësishme të lëndëve të përgjithshme parashtrohen në një dokument të veçantë të
MASHT.
Javët mësimore sipas klasave:
– Klasa 10 – 35 javë; Klasa 11 – 35 javë (niveli I);
– Klasa 12 – 35 javë (niveli II).
Java mësimore (5 ditë mësimore) përmban 30 – 32 orë mësimore.
Një orë mësimore ka 45 minuta.
Si njësi e ngarkesës mësimore për praktikat mësimore profesionale do të përdoret krediti (K), i
cili do të jetë i barasvlershëm me 6 orë mësimore (1 ditë praktikë mësimore). Rekomandohet që
praktikat profesionale të realizohen ditore (6 orë në ditë), si më poshtë:
Klasa 10: Praktikë – 1 ditë në javë dhe Teori – 4 ditë në javë
Klasa 11: Praktikë – 1,5 ditë në javë dhe Teori – 3,5 ditë në javë
Klasa 12: Praktikë – 1,5 ditë në javë dhe Teori – 3,5 ditë në javë
Rekomandohet që modulet praktike për çdo vit mësimor, të realizohen në përputhje me radhën e
paraqitur në planin mësimor. Shkollat profesionale, në varësi nga kushtet dhe situatat e veçanta
në të cilat ndodhen, mund të bëjnë ndryshime të radhës së trajtimit të moduleve mësimore
praktike, gjithnjë duke synuar të mos e dëmtojnë procesin e përvetësimit të tyre.
Mbështetur në programet e detajuara të lëndëve profesionale, mësimdhënësit e lëndëve teorike
profesionale bëjnë planifikimin e njësive mësimore përkatëse.
Mbështetur në përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, mësimdhënësit e praktikave
profesionale përgatisin plane më të detajuara, ku parashtrohen veprimtaritë praktike konkrete.
Njëkohësisht, ata përgatisin instrumentet e vlerësimit për çdo rezultat mësimor të paraqitur në
përshkruesit e moduleve.
Vlerësimi përfundimtar i nxënësve, në mbarim të secilit prej të dy niveleve të përgatitjes në
profilin “Pastiçier”, do të organizohet në formë provimesh:
Në Nivelin I: Provimi i integruar i përgatitjes praktike që organizohet nga shkolla profesionale.
Në Nivelin II: (a) Provimi i integruar për lëndët e teorisë profesionale, që organizohet nga
shkolla profesionale, dhe (b) Provimi i integruar për praktikën profesionale që organizohet nga
shkolla profesionale.
Rezultatet e provimeve do të pasqyrohen në certifikatat përkatëse të përfundimit të shkollimeve
profesionale në të dy nivelet e përgatitjes.
12
Modalitetet e procedurave të provimeve përfundimtare, kriteret e vlerësimit të nxënësve me nota
dhe të përmbajtjes së certifikatave, përcaktohen me udhëzime të veçanta të MASHT.
V. Udhëzime të përgjithshme didaktike
Mësuesit e lëndëve teorike profesionale dhe të praktikave profesionale duhet të përzgjedhin dhe
përdorin forma dhe metoda mësimdhënieje të tilla që të nxisin sa më shumë të nxënit aktiv të
nxënësve dhe të çojnë në krijimin tek ata, të kompetencave sociale e profesionale, të plota dhe të
qëndrueshme.
E rëndësishme është që planifikimi i mësimdhënies të bazohet në një proces analize fillestare, i
cili të marrë parasysh faktorë të tillë të rëndësishëm si, niveli i hyrjes së nxënësve, përmbajtja e
hollësishme e lëndëve të teorisë profesionale dhe e moduleve të praktikave profesionale, shkalla
e integrimit të tyre, objektivat konkretë që do të arrihen, mundësitë reale që ka shkolla për
realizimin e veprimtarive mësimore etj. Për këtë planifikim duhet një bashkëpunim i ngushtë i të
gjithë personelit drejtues dhe mësimdhënës të shkollës.
Elementi kyç për arritjen e suksesit në një proces të nxëni, është motivimi i nxënësve. Njohja e
vazhdueshme e nxënësve me shkallën e përmbushjes së objektivave nga ana e tyre, përbën një
mekanizëm të fuqishëm motivimi, i cili duhet të shihet me përparësi nga mësimdhnësit e lëndëve
teorike dhe moduleve praktike.
Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me praktikën e profesionit.
Parimi i “të nxënit duke bërë” duhet të gjejë vendin e duhur në procesin e të mësuarit në shkollën
profesionale që përgatit nxënësit në profesionin Pastiçier.
Mësimdhënësit duhet të përdorin metoda të tilla të të mësuarit që zhvillojnë jo vetëm njohuritë
teorike, shkathtësitë dhe shprehitë praktike të nxënësve, por edhe qëndrimet e tyre ndaj jetës,
punës dhe shoqërisë në përgjithësi. Puna në grup dhe Puna me projekte janë dy nga format bazë
të organizimit të mësimit (teorik apo praktik) për të zhvilluar kompetencat kyçe, të nevojshme
për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë profesionale, në veçanti, dhe
veprimtarinë sociale të qytetarit të ardhshëm, në përgjithësi.
Një parim tjetër që duhet respektuar nga mësuesit dhe instruktorët është fakti që të nxënët nuk
ndodh vetëm në mjediset e shkollës, por edhe jashtë tyre. Dhënia e detyrave dhe puna kërkimore
e pavarur e nxënësve ka një ndikim të dukshëm në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm.
Format dhe metodat e të mësuarit janë të shumta e të shumëllojshme dhe mësimdhënësit, në
konsultim të ngushtë me njëri-tjetrin, duhet të përzgjedhin ato që janë më të përshtatshme për
kontekstin e tyre konkret. Të tilla janë: ligjërata tradicionale, demonstrimi, zgjidhja e problemit
teorik, ushtrimi praktik, projektet praktike, veprimtaritë në grupe të vogla etj. Rekomandohet që
në përmbajtjet teorike të përdoren kryesisht ligjërata, zgjidhja e problemit teorik dhe
demonstrimi, kurse në zbatimin e moduleve praktike të përdoren kryesisht demonstrimi nga
mësimdhënësi, praktika e mbikqyrur dhe praktika e pavarur e nxënësve. Projektet praktike,
sidomos ato që integrojnë kompetenca të lidhura me shumë aspekte të profesionit, janë një
metodë që rekomandohet sidomos në fazat përmbyllëse të shkollimit. Në kushtet e mungesës së
mjediseve reale të punës, duhet të synohet krijimi i mjediseve të simuluara të punës.
Për sa i përket vlerësimit të nxënësve, rekomandohet të përdoren metoda dhe instrumente
vlerësimi që të nxisin përparimin e nxënësve, shmangin subjektivizmin në vlerësim dhe
pasqyrojnë arritjet reale të tyre. Me rëndësi është vlerësimi i vazhdueshëm dhe ai përfundimtar,
ku format dhe instrumentet e vlerësimit përzgjidhen apo hartohen nga vetë mësimdhënësit.
Duhet të synohet vlerësimi i arritjeve i bazuar në kriteret, ku arritjet e nxënësit krahasohen me
13
standardet e paracaktuara dhe të shmanget sa më shumë të jetë e mundur vlerësimi i bazuar në
renditjen, ku nxënësit krahasohen me njëri-tjetrin. Format dhe instrumentet e vlerësimit që
rekomandohen janë: pyetjet me gojë, pyetjet me shkrim, detyrat me shkrim,vëzhgimi i
veprimtarisë së nxënësve, listat e kontrollit, projekte për vlerësim etj. Në veprimtaritë praktike,
listat e kontrollit duhet të jenë instrumenti vlerësues që duhet të mbizotërojë. Mësimdhënësi
përzgjedh ato që janë më të përshtatshme, duke marrë parasysh kushtet konkrete. Edhe gjatë
provimeve përfundimtare në teori profesionale dhe praktikë profesionale, në përputhje me
udhëzimet përkatëse të MASHT, duhet të mbizotërojë vlerësimi i kompetencave të punës së
nxënësve, që testohen në situata pune reale ose të simuluara.
Në përgjithësi, si për mësimdhënien, ashtu edhe për vlerësimin duhet të synohen forma e metoda
që e vendosin nxënësin në qendër të veprimtarive mësimore dhe e shndërrojnë rolin e
mësimdhënësit nga ligjërues (lektor) i thjeshtë, në një moderator, mbikëqyrës dhe vlerësues i
veprimtarisë së nxënësve.
14
Programet e lëndëve profesionale dhe
përshkruesit e moduleve profesionale
ARSIMI PROFESIONAL
Pastiçier
Niveli I dhe II
15
Klasa 10
Programet e lëndëve profesionale
Programi i lëndës
“Bazat e turizmit”
Lëmia: Hoteleri
Profili: Pastiçier
Niveli: I
Klasa: 10
I. Qëllimet e lëndës
Në përfundim të lëndës së zhvilluar në klasën e 10-të nxënësi duhet të:
- shpjegojë për rolin e turizmit në shoqëri dhe ekonomi;
- shpjegojë për rendësinë e turizmit për ekonominë dhe rajonin;
- shpjegojë kuptimin për turizmin si degë e ekonomisë dhe funksionin e tij;
- tregojë rolin e burimeve të mundëshme për zhvillimin e turizmit;
- shpjegojë rëndësinë e sektorëve të turizmit dhe organizatave turistike
- tergojë rëndësinë e politikave turistike dhe legjislacionin turistik
II. Fondi i orëve të lëndës
35 javë x 2 orë/javë = 70 orë
III. Programi i hollësishëm i lëndës
Kapitulli 1: Karakteristikat themelore të turizmit 8 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegojë kuptimin dhe rendësinë e turizmit;
- tregojë kuptimin dhe veçoritë e udhëtimeve turistike;
- shpjegojë kuptimin për turizmin dhe turistin;
- tregojë veçoritë e burimeve turistike dhe masat për mbrojtjen e tyre;
- shpjegojë për kuptimin dhe rëndësinë e rekreacioneve turistike.
b) Temat e kapitullit
- Turizmi dhe turisti
- Udhëtimet turistike
- Rekreacioni dhe turizmi
- Mbrojtja e resurseve turistike
16
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
- nxisë aftësitë dalluese të nxënësve nëpërmjet punës në grupe;
- Të hapë debate me nxënësit
- Të organizojë vizita në agjensit turistike,hotele,rekreacione turistike
- Bëjë test me shkrim
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti dhe markera shumëngjyrësh;
- Grafoskop
- Pankarta për konkretizimin e mësimit
- Fotografi me pejsazhe
Kapitulli 2: Rëndësia e turizmit për ekonominë e vendit 8 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit nxënësi duhet të:
- shpjegojë për rolin dhe rendësinë e turizmit për ekonomin e vendit;
- tregojë historinë e turizmit dhe zhvillimeve turistike.
- shpjegojë ndikimin e turizmit në krijimin vendeve të punës.
b) Temat e kapitullit:
- Historia e zhvillimit të turizmit
- Rendësia e turizmit për ekonominë e vendit.
- Lidhja dhe ndikimi i turizmit me degë të ndryshme të ekonomisë.
- Mundësitë e punësimit në turizëm.
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
- Nxisë aftësitë dalluese të nxënësve me anë të punës në grupe
- Nxisë debate të nxënësit me pyetje gojore
- Realizojë testë dhe provim me shkrim
Kushtet për realizmin e kapitullit
- Klasa kabinetike
- Grafoskop
- Fotografi
- Pankarta për konkretizimin e mësimit
- Shkumsa me ngjyra
Kapitulli 3: Zhvillimi i turizmit 8 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegojë për rrugen e zhvillimit të turizmit
17
- tregojë zhvillimin kronologjik të turizmit në shekujt.
- tregojë për fillimin e organizmit të turizmit
- shpjegojë për turizmin bashkëkohor
b) Temat e kapitullit:
- Historia e zhvillimit të turizmit.
- Evoluimi i turizmit si formë e organizuar.
- Organizmi i turizmit si degë e ekonomisë
- Prirjet e zhvillimit të turizmit sot.
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
- Nxisë aftësit dalluese të punës në grupe
- Diskutojë më nxënësit format e organizmit të turizmit
- Nxisë aftësitë dalluese te nxënësit me pyetje gojore
- Vëzhgojë gjatë kohës së ushtrimeve
- Realizojë pyetje gojore
- Realizojë test dhe provim me shkrim
d) Kushtet për realizmin e kapitullit
- Klasa kabinetike
- Grafoskop
- Fotografi
- Pankarte për konkretizimin e mësimit
Kapitulli 4: Motivet e udhëtimeve turistike, llojet e turizmit bashkohor 10 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegojë për motivet të cilat e shtyjn njeriun që të udhëtojë
- listojë llojet e turizmit.
- përshkruajë ndryshimet e llojeve të turizmit
- shpjegojë rendësinë e turizmit
- shpjegojë llojet e turizmit bashkohorë
-
b) Temat e kapitullit
- Numërimi i motive të ndryshme turistike
- Llojet e turizmit.
- Format e turizmit.
- Rëndësia e turizmit
- Turizmi bashkohorë.
- Prirjet në zhvillimin e turizmit.
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
- Shpjegojë motivet e ndryshme të cilat s htyjnë njeriun të udhëtojë
18
- Shpjegojë për llojet e turizmit
- Nxisë aftësit dalluese të nxënësit me pyetje gojore
- Vëzhgojë gjatë kohës së ushtrimeve
- Të nxisë debate të nxënësit
- Realizojë test dhe provim me shkrim
d) Kushtet për realiziminim e kapitullit
- Klasa kabinetike
- Grafoskop
- Fotografi
- Pankarta për konkretizminin e mësimit
Kapitulli 5: Faktorët e zhvillimi të turizmit 16 orë
a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegojë për faktorët turistikë të cilët e shtyjnë njeriun të udhëtojë;
- shpjegojë faktorët ekonomikë që ndikojnë në zhvillimin e turizmit;
- dallojë faktorët kryesorë demografikë, social, politikë, kulturorë, psikologjikë që ndikojnë
në zhvillimin e turizmit;
- tregojë ndikimin e llojit dhe menaxhimit të ofertës në turizëm;
- shpjegojë faktorët atraktivë që ndikonë në zhvillimin e turizmit;
- dallojë ndikimin e komunikacionit dhe pritjes në zhvillimin e turizmit
b) Temat e kapitullit:
- Kërkesa dhe oferta turistike
- Faktorët dhe kushtet ekonomike që ndikojnë në zhvillimin e turizmit.
- Faktorët demografik që ndikojnë në zhvillimin e turizmit.
- Faktorët socialë, kulturorë dhe psikologjikë që ndikojnë në zhvillimin e turizmit.
- Llojit dhe menaxhimit të ofertës në zhvillimin e turizmit.
- Faktorët atraktivë që ndikojnë në zhvillimin e turizmit.
- Ndikimi i komunikacionit në zhvillimin e turizmit.
- Ndikimi i pritjes dhe mikpritja në zhvillimin e turizmit.
c) Udhëzimet didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
- Shpjegojë për factorët që ndikojnë për udhëtimet e njeriut
- Shpjegojë p


Use: 0.0348