• GJUHË SHQIPE


  •   
  • FileName: klasa_5_GJUHeE_SHQIPE.pdf [read-online]
    • Abstract: GJUHË SHQIPE(5 orë në javë, 185 orë në vit)HYRJEGjuha është element kryesor i identitetit individual dhe përbën njënga tiparet themelore të një kombi. Mësimi i gjuhës është proces i cili

Download the ebook

GJUHË SHQIPE
(5 orë në javë, 185 orë në vit)
HYRJE
Gjuha është element kryesor i identitetit individual dhe përbën një
nga tiparet themelore të një kombi. Mësimi i gjuhës është proces i cili
asnjëherë nuk përfundon, prandaj edhe kërkon përkushtim të madh, sepse
ka peshë të veçantë, sidomos në shkollë ngase kryen funksion të dyfishtë:
si lëndë kryesore mësimore dhe si gjuhë mësimore për lëndët e tjera
shkollore.
Mësimi i gjuhës në shkollë synim kryesor ka krijimin e vetëdijes për
përvetësimin e saj gradual, për rëndësinë dhe peshën e saj, duke kuptuar
se përmes gjuhës krijohen dhe përcillen mesazhe dhe nocione themelore
për kuptimin e vetvetes e botës shoqërore si dhe ndikimin e fuqishëm që
luan ajo në zhvillimin e gjithanshëm të individit, si në fushën emocio-
nale, intelektuale, ashtu edhe në atë sociale e fizike.
Programi i gjuhës shqipe për klasën e pestë është konceptuar, jo
vetëm si vazhdimësi e programeve të klasave paraprake, jo vetëm si
përfundim i mësimit të gjuhës për shkollën fillore, por kryesisht si
konceptim e lidhje me programin e klasës së gjashtë të shkollës së
mesme të ulët.
Programi i gjuhës për këtë klasë është organizuar përmes këtyre
shkathtësive të komunikimit: dëgjimit, të folurit, leximit dhe shkrimit
brenda të cilave janë vendosur tërësitë tematike e në kuadër të tyre
përmbajtjet programore dhe rezultatet e pritshme.
Përvetësimi dhe sistemimi i njohurive kryesore për sistemin e gjuhës
shqipe, për tekstet letrare e tekstet joletrare, për zbatimin e rregullave të
komunikimit, për kulturën e afrimitetit me të tjerët, për formimin e kultu-
rës së përgjithshme individuale etj., janë disa nga kërkesat themelore të
këtij programi që ndikojnë dhe bëjnë të mundshëm zhvillimin dhe
ngritjen e individit.
19
QËLLIMET
Mësimi i gjuhës shqipe në klasën e pestë ka për qëllim që nxënësi:
• Të zhvillojë aftësinë e të dëgjuarit informativ dhe të dëgjuarit
aktiv në grup në kuptimin e marrjes së informatave dhe të mesa-
zheve;
• Të përvetësojë dhe të zgjerojë shkathtësitë dhe mënyrat e komu-
nikimit, komunikimin verbal e joverbal;
• Të zhvillojë të folurit aktiv individual e në grup në funksion të
përvetësimit të gjuhës standarde dhe të thellojë njohuritë theme-
lore gjuhësore;
• Të kuptojë dhe të dallojë të lexuarit e teksteve letrare e joletrare e
të përvetësojë teknikat e leximit;
• Të zhvillojë të shkruarit funksional dhe të shkruarit subjektiv
(vetjak);
• Të përvetësojë të shkruarit në funksion të përvetësimit të gjuhës,
të leksikut;
• Të përvetësojë të shkruarit në funksion të drejtshkrimit dhe të
pikësimit.
OBJEKTIVAT
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
Të njohë
• Tekste letrare dhe joletrare;
• Fjalët e ndryshueshme e të pandryshueshme, tipat dhe llojet e
fjalive;
Të kuptojë
• Tekste letrare dhe joletrare;
• Fjalët e ndryshueshme e të pandryshueshme, gjymtyrët kryesore
dhe të dyta të fjalisë, fjalitë e përbëra dhe ligjëratën;
20
Të zbatojë
• Njohuritë e fituara gjuhësore fonetike e gramatikore;
• Njohuritë e fituara mbi modelet e shkrimit;
• Njohuritë e fituara mbi modelet e teksteve letrare e joletrare.
Të analizojë
• Tekste letrare dhe joletrare;
• Fjalitë e thjeshta dhe fjalitë e përbëra.
Vlerat, qëndrimet, formimi
• Të menduarit e pavarur për atë që dëgjon, shpreh, lexon dhe
shkruan;
• Kulturë e sjelljes personale - qëndrimi, sjellja, toleranca, mirë-
kuptimi,
• Komunikimi, vullneti, bashkëpunimi, ndihma reciproke etj.
SHKATHTËSITË E KOMUNIKIMIT
I. TË DËGJUARIT
II. TË FOLURIT
III. TË LEXUARIT
IV. TË SHKRUARIT
I. TË DËGJUARIT
TËRËSITË TEMATIKE
I.1. Të dëgjuarit informativ
I.2. Të dëgjuarit efektiv
I.3. Të dëgjuarit e teksteve joletrare dhe letrare
I.4. Të dëgjuarit në funksion të përvetësimit të gjuhës
I.5. Të dëgjuarit në funksion të zgjerimit të leksikut
21
II. TË FOLURIT
TËRËSITË TEMATIKE
II.1. Të folurit informativ
II.2. Të folurit aktiv në grup
II.3. Të folurit në funksion të teksteve letrare dhe joletrare
II.4. Të folurit në funksion të përvetësimit të gjuhës
II.5. Të folurit në funksion të zgjerimit të leksikut
II.6. Të folurit joverbal
III. TË LEXUARIT
TËRËSITË TEMATIKE
III.1. Të lexuarit e teksteve joletrare
III.2. Të lexuarit e teksteve letrare
III.3. Të lexuarit në funksion të teknikave të leximit
III.4. Të lexuarit në funksion të përvetësimit të gjuhës
III.5. Të lexuarit në funksion të zgjerimit të leksikut
IV. TË SHKRUARIT
TËRËSITË TEMATIKE
IV.1. Të shkruarit funksional
IV.2. Të shkruarit personal imagjinativ
IV.3. Të shkruarit në funksion të përvetësimit të gjuhës
IV.4. Të shkruarit në funksion të përvetësimit të leksikut
IV.5. Të shkruarit në funksion të përvetësimit të drejtshkrimit
IV.6. Të shkruarit në funksion të pikësimit
22
I. TË DËGJUARIT
TËRËSITË TEMATIKE PËRMBAJTJET REZULTATET E PRITSHME
I.1. Të dëgjuarit Regjistron e merr informata dhe mesazhe të Dëgjon, merr dhe i kupton informatat e mesazhet
informativ ndryshme nga: mësimdhënësi, mjedisi nga të tjerët.
familjar dhe ai shkollor, radio, televizioni,
shtypi, interneti, kinemaja, teatri etj.
I.2. Të dëgjuarit afektiv Prezantime gojore të moshatarëve dhe të Dëgjon aktivisht folësit, diskuton, reagon,
në grup rriturve dhe prezantime të xhiruara për: bashkëbisedon; ndihmon veten dhe
biseda zyrtare e jozyrtare, ngjarje, rrëfime, bashkëbiseduesit në sqarimin e mesazheve që merr
histori të shkurtra dhe tekste popullarizuese duke dhënë përgjigje në grup; zbaton rregullat
si: loja, sporti, muzika, natyra, shëtitja, themelore të komunikimit; krijon pavarësinë e të
vizitat, udhëtimet, vikendet, festat etj. shprehurit; fiton kulturë afrimiteti me të tjerët.
I.3. Të dëgjuarit e Tekste joletrare të karakterit njohës, Dallon tekstet joletrare nga tekstet letrare; dallon
teksteve joletrare dhe didaktik, dokumentar, popullarizues poezinë nga proza; përjeton dhe heton ritmin,
teksteve letrare shkencor, ekologjik, etik, edukativ etj. rimën, vargun dhe strofën e poezisë;
tekste të folura, të lexuara, të xhiruara dhe Kupton dhe njeh veçoritë e prozës si tema, ngjarja,
të ekranizuara. personazhet, toni rrëfyes etj.; veçoritë e dramës si
Tekste letrare – format e thjeshta letrare; monologu, dialogu, aktet etj., radiodrama, drama
fjalë të urta, gjëegjëza, legjenda, përrallëza, televizive etj.
përralla etj. Poezi, prozë, dramë.
I.4. Të dëgjuarit në Gjuha e folur dhe organizimi i saj në nivel Dëgjon dhe kupton mënyrën dhe nivelin e
funksion të tingujsh, fjalësh, fjalish, ligjëratash dhe organizimit të gjuhës së folur dhe të shkruar;
përvetësimit të tekstesh; të shqiptuarit e tingujve zanorë e kupton dhe dallon të folurit e thjeshtë (të rrethit),
gjuhës bashkëtingëllorë, rrokjeve dhe fjalëve; dialekti dhe të folurit e standardizuar.
fjalia, ligjërata dhe intonacioni.
23
I.5.Të dëgjuarit në Zgjeron dhe pasuron fjalorin personal me: Pasuron fjalorin personal si ndikues i drejtpërdrejtë
funksion të zgjerimit të fjalë të reja, me shprehje të veçanta,me në rritjen e aftësive shprehëse, komunikuese,
leksikut frazeologjizma, me terma nga fushat e saktësinë dhe qartësinë.
ndryshme etj.
II. TË FOLURIT
TËRËSITË TEMATIKE PËRMBAJTJET REZULTATET E PRITSHME
II.1. Të folurit Përmes akteve të të folurit: prezanton veten, Angazhon vetveten që si folës të imponojë te
informativ familjen; shpreh një ide, mendim, mesazh, dëgjuesi të folurit e prerë, duke përdorur shprehje
deklaratë, propozim, kundërshtim etj., për që kanë forcë e ngarkesa emocionale dhe etike.
probleme të ndryshme.
II.2. Të folurit aktiv në Prezantime gojore në tema të caktuara : Në mënyrë aktive reagojnë, argumentojnë,
grup rrëfime, histori të shkurtra, tekste debatojnë, ndihmojnë për të dhënë përgjigje në
popullarizuese si nga fusha e sportit, grup; analizojnë dhe vlerësojnë idetë kryesore,
muzikës, filmit, aktiviteteve, zhvillojnë aftësitë e të folurit në grup, duke
informacioneve të ndryshme etj. respektuar rregullat e komunikimit dhe nxjerrin
përfundime.
II.3. Të folurit për tekste Tekste joletrare të karakterit njohës, Dallon dhe njeh tekstet joletrare nga tekstet letrare;
joletrare dhe letrare edukativ, dokumentar, shkencor, zyrtar; Kupton dhe komenton format e thjeshta letrare,
Tekste letrare : fjalë të urta, legjenda, zbërthen tekste letrare, dallon tekstin lirik, rrëfyes,
këngë, përrallëza, përralla, poezi dhe prozë. dramatik dhe gjuhën poetike.
II.4. Të folurit në Gjuha e teksteve joletrare dhe e teksteve Dallon gjuhën e teksteve joletrare nga gjuha e
funksion të të letrare; fjalët e ndryshueshme dhe të teksteve letrare; njeh dallimet në mes fjalisë së
përvetësimit të gjuhës pandryshueshme, fjalët figurative, fjalitë e thjeshtë dhe asaj të përbërë dhe brenda tyre fjalët e
thjeshta dhe fjalitë e përbëra, fjalët dhe ndryshueshme (emri, mbiemri, përemri, folja,
fjalitë me kuptim mohues, pohues, numërori) dhe fjalët e pandryshueshme (ndajfolja,
24
urdhërues, pyetës etj. lidhëza, pjesëza etj.); ndërton të folurit me fjalë dhe
fjali mohuese, pohuese, urdhëruese, pyetëse etj.
II.5.Të folurit në Leksik apo zgjerim i fjalorit personal me: Zgjeron fjalorin dhe kupton
funksion të zgjerimit të fjalë të reja, terma të veçantë, fjali, shprehje fjalë, terma, shprehje e fraza që ndihmojnë të
leksikut të veçanta, fraza. shprehurit më të mirë, më ekspresiv dhe më
elokuent.
II.6. Të folurit joverbal Të folurit joverbal përmes ndjenjave, Përvetëson të folurit joverbal përmes veçorive e
mimikës së fytyrës, mimikës së veprimit, shprehive të ndjenjave dhe të emocioneve;
shikimit. Përvetëson të kuptuarit e ndjenjës joverbale përmes
mimikës së fytyrës, mimikës së veprimit (gjesteve)
dhe shikimit.
III. TË LEXUARIT
TËRËSITË TEMATIKE PËRMBAJTJA REZULTATET E PRITSHME
III.1. Të lexuarit e Tekste joletrare : tekste të shkurtra (zyrtare Lexon me zë apo në heshtje dhe zbërthen tekste të
teksteve joletrare e jozyrtare si p.sh., lajmërime, kërkesa, shkurtra zyrtare dhe jozyrtare (dallon porositësin
letra, shpallje, urime, falënderime, dhe adresantin, titullin, hyrjen, datën etj.).
përshëndetje, formularë, reklama etj.). Gjatë dhe pas leximit kupton natyrën e teksteve, i
Tekste profesioniste, dokumentare dhe parafrazon, i interpreton dhe i identifikon sipas
edukative (si p.sh., profesioni, sporti, loja, natyrës së shkrimit dhe të tematikës së tyre.
puna, natyra, vendi, ngjarje interesante nga
e kaluara, festa, shëtitje, vizita etj.).
III.2. Të lexuarit e Format e thjeshta letrare: Fjalë të urta, Identifikon dhe kupton natyrën e formave të
teksteve letrare përrallëza, përralla, legjenda. Poezia (ritmi, thjeshta letrare, sidomos të përrallëzës, përrallës
vargu, strofa, rima, personifikimi, dhe legjendave- mënyrën e të rrëfyerit, personazhet
hiperbola, litota, epiteti); Proza tipike, motivet, temat etj. Lexon dhe kupton
25
(personazhet letrare, ngjarja, koha dhe natyrën e poezisë, përjeton ritmin dhe tonalitetin e
hapësira, autori-rrëfyesi, tema, motivet saj, vargun, ritmin, rimën. Njohin figurativitetin
realiteti, imagjinata etj); Tekste dramatike poetik, analizon poezinë dhe kupton
apo të dramatizuara (monologu, dialogu, personifikimin, hiperbolën, litotën, epitetin. Gjatë
akti, skena, regjisori etj.). dhe pas leximit dallon prozën e shkurtër dhe prozën
e gjatë, identifikon autorin, personazhin kryesor e
dytësor, temën, ngjarjen- përcakton kohën dhe
hapësirën e saj, dallon realitetin e saj nga fiksioni.
Njeh konstruktin e tekstit dramatik- ngjarjen, aktet,
personat kryesorë dhe anësorë, dialogun,
monologun. Lexon tekstin dramatik, përjeton dhe
vlerëson atë dhe e krahason me shfaqjen teatrale
(skena, folësit, kostumet, muzikën, etj.).
III.3. Teknikat e leximit Të lexuarit pa zë - në heshtje; të lexuarit në Dallon dy forma leximi: leximin në heshtje apo pa
zë: të lexuarit e rrjedhshëm- qartë, të zë dhe leximin në zë. Përvetëson qartësinë dhe
lexuarit shprehës, të lexuarit gradual, rrjedhshmërinë e gradualitetin e të lexuarit. Me
recitimi, interpretimi (zëri, diksioni, ushtrime përvetëson gradualisht të lexuarit
intonacioni, ndalesat, shenjat e pikësimit, shprehës dhe interpretativ, duke respektuar shenjat
tempi i leximit, timbri, theksi logjik, e pikësimit, ndalesat, theksat logjikë, ritmin,
mimika e fytyrës dhe mimika e veprimit. tempin, diksionin, intonacionin.
III.4. Të lexuarit dhe Teksti dhe fjalia; ligjërata e drejtë dhe e Kupton dallimin e tekstit dhe fjalisë e ligjëratës së
përvetësimi i gjuhës zhdrejtë; veprime brenda fjalisë; llojet e fja- drejtë dhe të zhdrejtë; kupton fjalinë dhe jofjalinë,
live, format pohore dhe mohore të fjalive; njeh llojet e fjalisë (pyetëse, nxitëse, dëftore etj.)
kryefjala, kallëzuesi, kundrinori, rrethanori, dhe format e tyre; kupton kryefjalën e shprehur me
përcaktori, ndajshtimi;emri, mbiemri, përemër dhe folje, kallëzuesorin e kryefjalës;
përemri, folja, numërori, ndajfolja, lidhëza, dallon gjymtyrët e dyta të fjalisë: kundrinorin e
pjesëza; fjalia e thjeshtë, fjalia e përbërë. drejtë dhe të zhdrejtë, rrethanorin e vendit, mënyrës
26
dhe kohës, përcaktorin dhe ndajshtimin; dallon dhe
njeh fjalët e ndryshueshme: emrin ( llojet, numrin,
gjininë,trajtat dhe lakimin), mbiemrin ( llojet,
përshtatja me emrin, me numrin etj. ), përemrin –
llojet, lakimin, foljen ( numri, veta, mënyra,
zgjedhimi), numërori- llojet; Kupton fjalët e
pandryshueshme ndajfoljen e vendit, mënyrës,
kohës dhe sasisë, llojet e lidhëzave dhe pjesëzat;
kupton përbërësit e fjalisë së thjeshtë dhe të fjalisë
së përbërë.
III.5. Të lexuarit dhe Fjalë të reja, terma, shprehje gjuhësore, Gjatë të lexuarit aktiv përvetëson dhe zgjeron
përvetësimi i leksikut sinonime, antonime, homonime dhe fjalorin vetjak, dallon dhe kupton sinonimet,
shprehje frazeologjike. antonimet, homonimet dhe shprehjet frazeologjike.
Praktikon përdorimin e fjalorit.
IV. TË SHKRUARIT
TËRËSITË TEMATIKE PËRMBAJTJET REZULTATET E PRITSHME
IV.1. Të shkruarit Kopjon: tekste të shkurtra e të përcaktuara; Kopjon, përkatësisht përshkruan saktë dhe qartë
funksional modelimi: ftesa, këshilla, udhëzime të tekste apo pjesë të ndryshme; mbi bazën e
thjeshta, njoftime; plotëson: skeda, modeleve shkruan ftesa, udhëzime, këshilla,
formularë, fatura, reklama; shkruan: pyetje, njoftime; njeh dhe plotëson me shkrim skeda,
anketa, intervista, citime, informacione të formularë të thjeshtë, fatura, reklama etj.;
shkurtra, letra zyrtare, raporte të thjeshta etj. formulon, shtron dhe shkruan pyetje, anketa,
intervista, letra zyrtare dhe raporte të thjeshta.
IV.2. Të shkruarit Shkrime krijuese: letra, poezie, tregime, Krijon dhe shkruan për nevoja vetjake, përmes
subjektiv ( vetjak ) biografi, autobiografi, ditar, përdorimit të modeleve, letra, biografi,
27
korrespondencë, kujtime, mendime për autobiografi, poezi, tregime, ditar, korrespondenca,
vepra, film, shfaqje teatrale, ekspozitë, artikuj të thjeshtë dhe shfaq me shkrim mendime
artikuj për gazeta shkolle, tekste të thjeshta për një film, shfaqje, ekspozitë dhe për situata të
për situata të ndryshme jetësore etj. ndryshme jetësore.
IV.3. Të shkruarit në Tekst, paragraf, fjali, grupe fjalësh; Dallon dhe shkruan struktura të tilla gjuhësore si
funksion të përvetësimit ligjëratën e drejtë dhe të zhdrejtë, tipat e tekst, paragraf, fjali, grupe fjalësh, ligjëratë;
të gjuhës fjalive, fjali të thjeshta dhe të përbëra, shkruan dhe kupton llojet e fjalisë së thjeshtë dhe të
grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit, gjym- përbërë; pjesët kryesore të fjalisë dhe grupet
tyrët e dyta të fjalisë, emrin, mbiemrin, për- plotësues të saj; shkruan dhe kupton fjalët e
emrin, foljen, numërorin, ndajfoljen, lidhë- ndryshueshme dhe të pandryshueshme.
zat, pjesëzat , parashtesat, prapashtesat etj.
IV.4. Të shkruarit në Leksiku: fjalët në kuptimin e parë dhe të Dallon dhe shpjegon kuptimet e fjalëve (kuptimin e
funksion të përvetësimit figurshëm, terma, sinonime, antonime, parë dhe të figurshëm), shkruan dhe përdor fjalë
të leksikut homonime, shprehje të veçanta, me shumë kuptime, kupton dhe përdor sinonimet,
frazeologjizma etj. antonimet dhe frazeologjizmat.
IV.5. Të shkruarit në Saktësia e fjalëve, lexueshmëria, hapësira, Saktësia e fjalëve një e shumërrokëshe të thjeshta e
funksion të drejtshkrimit ndarja, shkronja e madhe, shkronjat ë, q, ç, të përbëra, lexueshmëria e shkronjave dhe fjalëve,
xh, gj etj. apostrofi, zbatimi i rregullave te hapësira ndërmjet fjalëve dhe rreshtave, ndarja e
formimi i njëjësit dhe i shumësit etj. fjalëve në rrokje dhe në fund të rreshtit, përdorimi i
shkronjës së madhe, përdorimi i saktë dhe me vend
i shkronjave ë, q, ç, xh, gj në fillim, në trup apo në
fund të fjalës, kupton dhe përdor saktë apostrofin
etj.
IV.6. Të shkruarit në Shenjat e pikësimit: pika, pikëpyetja, presja, Përdor saktë shenjat e pikësimit në dialog, në
funksion të pikësimit pikëpresja, thonjëzat, viza, apostrofi etj. ligjëratën e drejtë, në llojet e fjalive, në fjalitë e
përbëra etj.
28
INTEGRIMI NDËRLËNDOR DHE NDËRPROGRAMOR
Gjuha është mjet themelor komunikimi dhe funksioni i saj i dyfishtë
në shkollë si lëndë dhe si gjuhë mësimore ofron mundësi të shumta të
ndërthurjes me lëndët e tjera sidomos me:
• Edukatë muzikore;
• Edukatë qytetare;
• Edukatë figurative
• Punë dore;
• Histori;
• Gjuhë joamtare.
Pesha dhe rëndësia e lidhjes ndërlëndore përbën një resurs shumë të
favorshëm e ndikues në zhvillimin dhe në formimin e tërësishëm të
personalitetit të secilit nxënës. Është e domosdoshme sidomos në këtë
kohë të zhvillimit të kompjuterizimit dhe internetit që mësimdhënësit të
punojnë dhe të bashkëpunojnë sa më shumë që është e mundshme në
realizimin e integrimit ndërlëndor.
Janë të shumta përmbajtjet dhe temat nga fushat e ndryshme që mund
të trajtohen, zhvillohen dhe realizohen si pjesë ndërprogramore. Rëndësia
e tyre kryesisht përcaktohet nga mundësitë e sigurimit të literaturës dhe
peshës që mund të ketë mosha dhe koha e realizimit. Lidhjet
ndërprogramore janë kryesisht të fushave si:
• Të drejtat e njeriut - fëmijëve;
• Edukimi shëndetësor;
• Ekologjia dhe mjedisi;
• Barazia gjinore etj.
UDHËZIME METODOLOGJIKE
Për realizimin e Planit dhe programit të Gjuhës shqipe, mësim-
dhënësi është kompetent për zgjedhjen e metodave dhe të teknikave të
mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Metodat dhe teknikat e përzgjedhura nga mësimdhënësi, duhen
përshtatur aftësive dhe njohurive të mëparshme të nxënësve, nevojave
dhe kërkesave të tyre, mjedisit (shkollës, klasës) dhe materialit mësimor.
29
Gjatë mësimdhënies është e rëndësishme të përdoren teknika dhe
strategji të shumëllojshme për të përkrahur stilet e ndryshme të nxënies
së nxënësve. Për realizimin me sukses të metodave dhe të teknikave
mësimdhënësi, gjatë planifikimit, duhet t’i përshtatet mënyrës se si
mësojnë nxënësit, cilat teknika mundësojnë realizimin e përmbajtjes
mësimore dhe të objektivave të caktuar.
Përdorimi i metodave dhe i teknikave të reja të mësimdhënies
sugjeron nxënësin në qendër të aktiviteteve të të nxënit, pastaj
bashkëpunimin e nxënësve, duke u mbështetur në modelin e mësimit nga
njëri-tjetri. Ky lloj i të mësuarit do të jetë më i suksesshëm. Nëse
nxënësit, përfshihen më shumë në veprimtari të ndryshme gjatë të nxënit,
edhe rezultatet do të jenë më të mira.
Mësimdhënësi duhet të dijë se ka edhe disa veçori që ndikojnë në
mësimdhënie, p.sh., qëndrimi, përvoja, rezultati, qartësia dhe llojshmëria
në mësimdhënie, përdorimi i ideve të nxënësve etj.
LITERATURA
- Tekstet që do të hartohen në bazë të këtij programi
- Tekstet e mëparshme që përmbajnë këtë materie
- Tekste të tjera alternative
30


Use: 0.0197