• CIKLI I MËSIMIT


  •   
  • FileName: Learning cycle in teaching chemistry ALB.pdf [read-online]
    • Abstract: CIKLI I MËSIMITDHE MËSIMI ME ANË TË ZGJEDHJES SË PROBLEMEVENGA LËNDA E KIMISËDORACAKPËR TRAJNIMIN E ARSIMTARËVE TË KIMISËNË ARSIMIN FILLORKomponenta për përmirësimin (përparimin) e arsimit nga matematika dhe grupi i lëndëve

Download the ebook

CIKLI I MËSIMIT
DHE MËSIMI ME ANË TË ZGJEDHJES SË PROBLEMEVE
NGA LËNDA E KIMISË
DORACAK
PËR TRAJNIMIN E ARSIMTARËVE TË KIMISË
NË ARSIMIN FILLOR
Komponenta për përmirësimin (përparimin) e arsimit nga matematika dhe grupi i lëndëve
të shkencave natyrore, realizohet në mbështetje teknike të Universitetit në Indiana
CIKLI I MËSIMIT DHE MËSIMI ME ANË
TË ZGJEDHJES SË PROBLEMEVE
NGA LËNDA E KIMISË
DORACAK
PËR TRAJNIMIN
E ARSIMTARËVE TË KIMISË
NË ARSIMIN FILLOR
Materialet për këtë trajnim
janë të përgatitura me ndihmë teknike
dhe profesionale nga Universiteti në Indiana
Ky doracak është finansuar nga populli amerikan nëpërmjet të Agjencionit të SHBA për
zhvillim ndërkombëtar – USAID Maqedonia, në suaza të Projektit për Arsim Fillor të cilën
e realizon Akademia për zhvillimin e arsimit (AED) në bashkëpunim me Qendrën
Maqedonase për Arsimim Qytetar (MCGO) dhe Universitetin në Indiana.
Materialin e përgatiti:
Gordana Doneva Atanasoska
Bashkëpunëtor:
Vlado Noneski
Redaksia profesionale:
Anica Aleksova
Terry Masson
Përkthimi:
Natmir Zaku
Përgatitja grafike:
Biljana Mihajllovska
Materiali është bazuar në doracakun përgatitur nga Dr Charles Barman, Classroom Materials
for Teaching - Learning Science, është përdor për trajnim të trajnuesve në Projektin për shkollat
fillore, korrik 2007
Qëndrimet e autorëve të thëna në këtë doracak nuk i shprehin qëndrimet e Agjencionit të SHBA
për zhvillim ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
HYRJE
Nevojat për të analizuar, reviduar dhe modernizuar gjendjen në arsim, në kuadër
të sistemit tonë arsimor, kohëve të fundit janë në lidhje të ngushtë me tendencat që të
përparohet arsimi fillor ten ne, adekuat me marëdhëniet shoqërore dinamike, marëd-
hënieve sociale dhe ekoonomike. Poashtu, në kohën e revolucionit komunikues, është
e domodoshme TIK të jetë katalizator në transformimin e arsimit, por jo edhe çelës për
ndryshimet në arsim. Për këto arsye, është shqyrtuar se në ndryshimet e sistemit arsi-
mor te ne (sjellja dhe aplikimi i rregullativës së re, koncepcioni i ri për arsimin fillor, për-
punimi i planeve të reja arsimore dhe programe të reja / të inovuara, patjetër t`u para-
prijnë përgatitjet profesionale dhe organizative të orientuara kah pjesët e veçanta të sis-
temit (mes të cilave janë edhe ato metodiko-didaktike), me të cilat nëpër shkollat do të
krijohen parakushtet për sjellje të suksesshme të ndryshimeve madhore në pjesën më
të rënësishme të sistemit- mësimit.
Në drejtim të sigurimit të ndihmës në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë,
në vitin 2006, Agjencioni për zhvillim ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
(USAID) për Maqedoni filloi një project të ri pesëvjeçar, të quajtur si proekti për zhvilli-
min e arsimit fillor (PEP). Në PEP do të përfshihen të gjitha shkollat fillore në Maqedoni,
kurse qëllimet e proektit janë: përmirësimi i cilësisë së arsimit; zmadhimi i aftësife punu-
ese te të rinjtë; zmadhimi i qasjes në kompjutor dhe integrimi i shfrytëzimit të teknologji-
ve informativo kompjutorike në të gjitha lëndët mësimore; përparimi i mësimit nga mate-
matika dhe lëndëve natyrore dhe përmirësimi i vlerësimit në nivel të shkollës me qëllim
të stimulimit dhe përmirësimit të cilësisë së mësimit.
Njëra prej katër komponentave të PEP-it është komponenta: Përparimi i mësimit
në matematikë dhe grupin natyror të lëndëve, në kuadër të së cilës do të ndërmirren
aktivitete aktivitete për përparimin e mësimit që të aftësohen nxënësit për vështrim
kritik që do t`u ndihmojë të arrijnë suksese në ekonominë globale të bazuar në dituri, që
të përkrahet zhvillimi professional i arsimtarëve dhe të krijohen burime për të mësuar
perms proekteve.
Gjatë 5 viteve të ardhshme PEP ndërmerr aktivitete në këto lëmi vijuese:
Përmirësimi i programeve arsimore
PEP do të sigurojë ndihmë profesionale, hulumtime, modele dhe përkrahje
për përmirësimin e programeve arsimore nga matematika, fizika kimia, bio-
logjia dhe gjeografia, të cilat do të udhëzojnë kah ajo që nxënësit të përfito-
jnë shkathtësi adekuate nga arsimimi të nevojshme për të qenë të sukses-
shëm.
Përgatitja e doracakëve dhe materialeve digjitale dhe të shtypura
Aktivitet i rëndësishëm në të cilin do të punojë PEP komponenta për përmirë-
simin e mësimit nga matematika dhe shkencat natyrore është rritja e kompe-
tencave të arsimtarëve për kreacion të burimeve përkatëse për mësim. Së
bashku me partnerët, antarët e grupeve punuese dhe TIK komponentës do të
identifikohen burime të ofrueshme për matematikë dhe grupin e lëndëve na-
tyrore, përmbajtje që kanë qasje për gjuhët arsimore në Maqedoni dhe buri-
me pa pagesë nga interneti të cilat mund të adaptohen dhe përkthehen. PEP
do të ndihmojë në zhvillimin e përmbajtjeve digjitale të cilat do të jenë të ofru-
ara pa pagesë të gjitha shkollave.
5
Ciklusi i të mesuarit dhe mesimi përmes zgjedhjes se problemit në lënden e kimisë
Trajnimi i kuadrit arsimor
PEP do të aftësojë trajnues (profesorë të fakulteteve arsimore, Kshilltarë nga
Byroja për zhvillimin e arsimit dhe arsimtarë) dhe të gjithë arsimtarët nga lën-
dët përkatëse, për planifikimin, përgatitjen dhe aplikimin e metodave aktive të
mësimdhënies dhe të të, sikurse të mësuarit perms zgjidhjes së problemeve,
hulumtimit dhe të mësuarit perms punës nëpër projekte.
Përkrahje të zhvillimit të vazhdueshëm professional të kuadrit arsimor
Përmes kombinimit të modeleve kaskade të trajnimit dhe trajnime në nivel të
shkollës. PEP do t`u ndihmojë aktiveve të arsimtarëve nga matematika dhe
shkencat natyrore perms përgatitjes së propozim programeve dhe aktivitete-
ve të cilat do ta përkrahin zhvillimin professional të arsimtarëve në nivel të
shkollës.
Vlerësim formues më cilësor
Së bashku me PEP komponentën për përparimin e mësimit formues, do të
trajnohen arsimtarë nga matematika, fizika, kimia, biologjia, gjeografia, për
përgatitjen dhe shfrytëzimin e detyrave të cilat masin shkathtësi dhe aftësi
për zgjidhjen e situatave problematike dhe hulumtime.
Në kuadër të PEP, përveç trajnimeve – arsimtarëve do t`u sigurohet përkrahje në
proçesin e aplikimit të njohurive të posafituara dhe shkathtësive gjatë punës me nxënësit.
Këtë përkrahje arsimtarët do ta marrin nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të arsimit,
këshilltarët nga BZHA, trajnuesit, mentored nga partnerët për trajnim, të cilët do t`u ndih-
mojnë perms përfjelljes së rregullt dhe evaluimit të arsimit dhe të të mësuarit. PEP poash-
tu do të përcjellë dhe informojë për suksesshmërinë në përcjelljen e praktikës së re nëpër
shkolla1.
1
Më shumë për formimin dhe zhvillimin e termeve si dhe zhvillimet e periudhave te nxënësit lexoni në materialin
për trajnim të trajnuesve - Përmisimin e të mësuarit nga grupa e lëndëve natyrore
6
Tema 1
SI DERI TE MËSIMI
KUALITATIV (CILSOR)
NGA KIMIA
SI DERI TE MËSIMI
CILSOR NGA KIMIA
Zbulimet e mëdha si shtypsi, elektriciteti, e sidomos zhvillimi i shpejt i teknologjis
informative, dukshëm ndikojnë në ndryshimet nëplanin ekonomik dhe shoqëror.
Procesi i burimit dhe qasjes deri te informacioni i caktuar është më i thjeshtë, mund-
sit për komunikim pothuajse janë të pa kufizuara. Njeriu bashkohor që tu bëjë sfidë prvo-
kimeve të kohës që jeton të inkuadrohet në tregun e ndërlikuar të punës, të informohet
për atë ç’ka ndodh, duhet të ket jo vetëm njohuri por edhe aftësi siç janë: shkathtësitë
për bashkpunim, komunikim, të menduarit kritik dhe logjik, hulumtim, liderizëm etj. Kjo
kërkon që procesi edukativo-arsimor ti ndjek ndryshimet, që d. m. th. të ndryshoj që të
mund tu përgjigjet këtyre kërkesave. Problematika është me rëndësi dhe me këtë janë
marrë dhe merren shum puntorë shkencor.
Rrjedhat bashkohore të arsimit – mësimi dhe nxënies, aftësimi për mësim, mësi-
mi për gjithë jetën, kushtëzon kalimin nga aspekti për çka dhe sotë mësohet, drejt asaj
se si të mësohet dhe pse të mësohet, gjëgjësisht duke vënë akcentin në procesin e të
mësuarit, zbatimin e teknologjisë bashkohore arsimore, aftësimin për punë me nxënës
të ndryshëm (aftësi të ndryshme, nevoja, dallimet multikulturore) , të domosdoshme për
bashkpunim, hulumtim dhe evaluim.
Si segment prej sistemit arsimor, tendenca e mësimit të kimisë qëndron mund te
përcjellja e këtyre ndryshimeve dhe rrjedhave të arsimit bashkohor. Nëpërmjet mësimit
të kimisë, nxënësi duhet të marrë bazën e njohurive shkencore nga fusha e lëndës
që të mund ti kuptoj dhe të sqaroj pjesë nga realiteti që e rrethon. Megjithatë, mësi-
mi duhet ti aftësoj njohuritë (diturit) ti transformoj dhe ti inkorpuroj (ndërtoj) në sis-
temin e vet të njohurive për t’i shfrytzuar në momentin e duhur. Për atë qëllim, nxë-
nësi pëkrah njohurive që posedon duhet të zhvilloj edhe njohuri përkatëse, shkathtësi
dhe aftësi. Ajo shtron edhe nevojen për ndryshime në arsim të cilat më tepër janë thek-
suar në qasjen metodologjike të realizimit të procesit edukativo-arsimor me ç’ka ndry-
shon roli dhe mënyra e punës dhe sjellja e pjesmarrësve fillestar në këtë proces, nxë-
nësve dhe arsimtarëve.
Krahas segmenteve bazë të mësimit në arsimin bashkohor drejtimet në të cilat
lëvizin ndryshimet dhe roli i ndryshuar i nxënësit dhe arsimtarit në procesin edukativo-
arsimor, në tekstin vijues janë përfshir edhe disa elemente (faktor) të domosdoshme që
kanë ndikim të theksuar në kualitetin e mësimit siç janë: programi mësimor si dokument,
organizimi i mësimit, formimi i kuptimeve dhe shtruarja e pyetjeve.
8
1.1
NDRYSHIMET NË MËSIM
Çdo mësim i ka përparsit dhe dobsit e veta. Por nëse bëhet krahasim në thekset
kryesore të mësimit tradicional dhe bashkohor lehtë mund të vërehen përparsit e mësi-
mit bashkohor.
Mësimi tradicional Mësimi bashkohor
Çka dhe sa të mësohet Çka përse dhe si të mësohet
Kryesisht mësimi frontal. Zbatimi edhe i formave tjera të punës.
Arsimtari - dhënia e informative të Arsimtari - udhëheq, pëcjell, nxit,
gatshme, ligjeron. udhëzon, vlerson.
I aftëson nxënësit që vet të arrijnë tek
informacionet.
Nxënësi - dëgjues pasiv dhe vëzhgues Nxënësi – subjekt aktiv dhe pjesmarrës
në orë. në procesin mësimor.
Mësimi - proces i ligjërimit. Mësimi – proces i të mësuarit.
Mvarshmëria intelektuale e nxënësit nga Pavarshmëria intelektuale e nxënësit.
arsimtari.
Shkolla - institut për përfitimin Shkolla - laborator hulumtues
e njohurive fotografike. për mësim aktiv.
Në kontekst të kostatimeve të dhëna qëndron fakti se procesi i ndryshimeve në
shkollat tona ka filluar dhe shkon në drejtimin e mësimit bashkohor. Në këtë mënyr ndry-
shon edhe qëllimi i mësimit si proces.
Mësimi duhet që të zbuloj dhe zgjojë interesin e nxënësit ta ndjek dhe ta
orjentoj në mënyr të drejtë. Ta aftësoj që me angazhimin e vet të vij te njohurit, të
përfitoj shprehi të caktuara dhe aftësi të cilat do ti shfrytzoj në situate të caktuar.
Me një fjalë, procesi i të mësuarit nuk mjafton vetëm të prezantoj vetëm fakte
shkencore nxënësit, ta mësoj, por ta aftësoj që vet të mësoj, sepse procesi i të mësuar-
it vazhdon edhe jashtë shkollës dhe mësimit, gjatë tërë jetës.
Domethënë, vazhdimisht kërkesat e të mësuarit ndryshojnë dhe për këtë mësimi
fiton karakteristika të caktuara. Nuk do të përdori terminin e zakonshëm si: active,
bashkohore, mësim kreativ etj. por vetëm mësim kualitativ, ose më saktë “mësim i mire”,
a përgjegjëja kur mësimi është i mire është kompleks.
Mendo: Cilat janë të dhënat themelore TË MËSIMIT TIM?
9
Ciklusi i të mesuarit dhe mesimi përmes zgjedhjes se problemit në lënden e kimisë
Më poshtë janë dhënë vetëm disa karakteristika që duhet ti posedoj "mësimi i
mire".
Motivimi (për nxënësit në procesin mësimor);
Qëllimi i qartë, prioritetet e përcaktuara;
Aktiviteti i përhershëm mendor, fleksibilitetet në të menduar
dhe krativitetet;
Interakcioni shumë dimensional dhe komunikimi;
Forma dhe metoda mësimore që përkojnë me qëllimet, përmbatjet,
kërkesat dhe aftësit e nxënësve;
Pavarësimi intelektual i nxënësit;
Informacioni kthyes që është shenjë për përparim;
Profesionalizëm të lart;
Interesi individual dhe kolektiv për përparim dhe zhvillim profesional;
Dhe të tjera…
Nënvizimet e lartë përmendura mësimit i japin kualitet (cilësi) të ri, nga arsimtari
kërkojnë angazhim më të madh dhe të vazhdueshëm, mardhënie të ndryshme në punë
nga aspekit ë planifikimit, përgatitje, organizim, komunikim, realizim, përcjellje, (vrojtim)
dhe vlersim.
Ndryshimet e filluara në proçesin mësimor (në kuptimin më të zgjëruar të termit)
janë ndryshime që u përkasin pjesmarrsit fillestar në mësim, arsimtarit dhe nxënësit.
Nxënësi në mësim:
Parashtron, kërkon zgjidhje, pyet,
planifikon, krijon,
eksperimenton, vëzhgon, ndjek,
evidenton, krahason, klasifikon,
llogarit, paraqet, kontrollon, sumon, përfundon,
tregon mendim, sqaron, debaton, prezanton, bashkpunon,
radhit njohurit në sistem, vetëvlerson
…MËSON VET!
Arsimtari - gjatë mësimit (në orë dhe jashtë saj) kryen një rradhë aktivitetesh, në
të cilat ka role të ndryshme shpesh her brenda një ore. Ai është programues, plani-
fikues dhe organizator, mësimdhënës dhe ekspert, diagmostifikues dhe vlersues,
personalitet dhe partner. Në bazë të kualifikimit dhe përvojes, plani mesimor dhe pro-
grami mësimor, kushtet për punë, para së gjithash duke pasur parasysh nxënësin si indi-
vid me aftësi dhe interese të caktuara, arsimatri duhet të planifikoj, organizoj dhe reali-
zoj mësim ku do te inicoj interes, motivim, kurreshtje dhe kreativitet, dëshirë për punë
në atmosfer të relaksuar me komunikim të hapur.
10
Ciklusi i të mesuarit dhe mesimi përmes zgjedhjes se problemit në lënden e kimisë
Tërë kjo dotë jetë në funksion të të arriturave të qëllimit të mësimit, aftësimi për
vetëmësim permanent (përhershëm).
ARSIMTARI
Në rolin e: Aktivitete
Programues, planifikues Planifikimi i të mesuarit në të gjitha fazat e tij.
dhe oragnizator Programimi i aktiviteteve dhe mardhënjet (raportet).
Lidhjet korelative ndërmjet segmenteve dhe fazave
të caktuara.
Oraganizimi i kohes, hapsirës dhe inventarit.
Mësimdhënes dhe ekspert Transmeton (përcjell) informata.
Ekspert për fushën e tij.
Krijon sistem personal të përkapshëm për punë.
Përshtat ligjerata të mundësive dhe interesave
të nxënësve.
Prarashtron problem inicon kurreshtje, motivon për
punë dhe bashkëpunim
Diagnostifikues Zbulon aftësi interese të nxënësve si indivd.
Personalitet Posedon sistem të vlerave dhe ideale.
Krijon besim me paraqitjen e tij.
I respektur si personalitet, paraqitje, mënyra
e të shprehurit dhe sjelljes.
Partner Pranon nxënsin me të gjitha vlerat dhe mangësit.
Ndihmon, diskuton, respekton mendim, lëvdon,
inkurajon, inicon.
Dallon gjendje emotive dhe reagon drejt.
Vlersues dhe notues Percjell dhe vlerson përparimin e nxënësit.
Përcjell individ grup dhe klasën në rolin
e diagnostifikuesit.
Vlerson të arriturat.
Udhëzon në procesin e vet vlersimit
Vlerson punën personale.
MISIONI YNË: shkolla është krijuar për nxënësit.
VIZONI YNË: në atmosfer relaksuese komunikim i hapur me bindje-unë mësoj.
11
1.2
SI MENDOJNË DHE REZONOJNË
NXËNËSIT E MOSHES
PREJ 12-13 VJET
Sipas psikologëve, mënyra e të mësuarit dhe formimimi i koncepteve eshte i ndry-
shëm dhe varet nga mosha e fëmijes. Sipas mendimit te Pijaçe çdo individ kalon 4 faza
të zhvillimit intelektual:
(1) senzomtorike (0-2 vjet),
(2) para opercionale (2-7 vjet),
(3) faza e situatave konkrete (7-11) dhe
(4) faza e veprimeve formale (12-deri në të moshuar).
Sipas kësaj ndarje nxënësit të klasës 7-8 janë në fillim të fazes së 4, fazes së vep-
rimeve noramle. Kjo fazë është e definuar si mendim i njohur i niveleve të larta. Njerzit
nga ky nivel mund të mendojnë në mënyrë abstrakte, të parashtrojnë hipoteza, të zgjed-
hin probleme të ndërlikuara dhe në mënyrë simbolike të rrëfejnë aktivitet mendore.
Por, disa studime hulumtuese tregojnë se shumica e fëmijëve të moshës rreth 12
vjet nuk rezonojnë gjithmon në këtë nivel dhe kanë tendecë te rezonojnë më shum në
nivelin e veprimit të lart konkret për të cilin tipike është se fëmijët zhvillojnë mënyren log-
jike të të mënduarit që mund të zbatohet për nevojat e përditshme kurse aktivitet men-
tale të fëmijës janë të kufizuar vetëm ne atë me të cilën është në kontakt te drejtper-
drejtë. Kjo do të thotë se përzgjedhjen e problemeve të cakutara të fëmijes – nxënësit,
janë të nevojshme shembuj konkret (lënde) ose përvoja.
12
1.3
FORMIMI I KUPTIMEVE
(KONCEPTEVE)
Sipas shum psikologëve të njohur botëror në formimin e koncepteve ndikojnë ka-
tër faktor:
(1) Pjekuria fizike (mosha),
(2) Përvoja,
(3) Socijalizimi (interakcioni social),
(4) Vetëpërcaktimi.
Pjekurija fizike ka të bëj me rritjen biologjike të trupit më saktë zhvillimi i sistemit
nervor.
Përvoja fizike është përvoj e arritur nëpërmjet punës dhe manipulimi me mjete të
ndryshme materijale, ide etj. Interakcioni social paraqitet për derisa diskutohet për kon-
ceptin. Në procesin e vetëpërcaktimit personi shfrytëzon përvojen e mëposhtme dhe in-
formacionet e reja të fituara me qëllim që të kuptoj konceptin dhe të formoj paraqitje për
të njejtën. Nëse gjatë kësaj shfrytzohet aktiviteti mental e cila nuk përputhet me pjekurin
fizike, procesi vetpërcaktimit mungon. Kështu psh. fëmijës 12 vjeçar për prezentim të
strukturës së atomit e shfrytëzojmë modelin kuanto-mekanik, egziston mundësia që fë-
mija të mos e kuptoj atë. Por nëse kuptimi për atomin dhe strukturen e tij prezentohet
nëpërmjet modelit atomik të Borit, sigurisht që nxënësi do ta kuptoj strukturen e atomit
dhe do ta vendos të njejtën në sistemin e vet të njohurive sepse modeli i interpretimit për
diçka që i është e njohur dhe e pranueshme (krahasim me Diellin dhe planetet).
Qëllimi kryesor i të mësuarit në shkencat natyrore është që nxënësi të zhvilloj pro-
cesin e kuptimit dhe përvetsimit të koncepteve nga disciplinat përkatëse. E rëndësishme
është që arsimtari nxënësve t’ju mundësoj të tregojnë përvojen e tyre, ti inkurajoj që të
diskutojnë për idet e tyre, gjëgjësisht të mund të kontrollojnë të njejtat (idet).
Mënyrat e theksuara të nxënësve të kësaj moshe të theksuara më lart na udhëzo-
jnë për nevojen që në mësimin e kimisë (si dhe lëndëve të tjera të shkencave natyrore)
të mbisundoj vrojtimi në kombinim me aktivitetet hulumtuese, me të cilat nxënësi futet
në procesin e të menduarit abstrakt dhe llogjik.
Para disa vietësh, një grup shkencëtarësh vendosen një list të aftësive që ato e
shfrytëzonin gjatë mënyrës së hulumtimit (SAPA, 1968). Kjo listë është e ndarë në aftësi
bazike dhe të integruara. Edhe pse aftësit bazike janë të lidhura njëra me tjetrën, mund
të realizohen ndaras njëra prej tjetrës. Aftësit e integruara, nga ana tjetër llogariten si më
komplekse. Arritja e mjeshtris për shfrytëzimin e aftësive të integruara kërkon zbatim
efikas të dy ose më tepër aftësish bazë. Kjo pjesë e materialit i identifikon dhe i përsh-
kruan këto aftësi. Me studimin e tyre, do të vëreni se ato nuk do të përdoren vetëm në
lëndët shkencore, por janë pjes integrale e jetës së përditshme. Në literaturën për arsim
në degët e shkencave natyrore, këto aftësi janë të njohura si proces i aftësive në shkenc.
Por megjithatë, më e përshtatshme është të shihen si aftësi e të menduarit.
13
Ciklusi i të mesuarit dhe mesimi përmes zgjedhjes se problemit në lënden e kimisë
AFTËSI E TË MENDUARIT
Aftësit bazë
Vëzhgimi - Kjo mjeshtri mban në vehte informacione me ndihmën e shfrytëzimit të
një ose më shum shqisave. Atje ku në formë direkte dhe të shpejtë, aftësia është
joadekuate për ta realizuar vëzhgimin e nevojshëm, shfrytëzohen metoda indirek-
te. Për shembull, me ndihmën e shfrytëzimit të instrumenteve si mikroskopin, ter-
mometrin, peshoren, sondat kompjuterike, shkencëtarët mund ti riaktivizojnë shqi-
sat e veta për një vëzhgim më adekuat (preciz).
Paragjykimi - Paragjykimi është ide e bazuar në njohurit e mëparshme ose mori
vëzhgimesh. Vendosja e paragjykimit kërkon evaluim dhe gjykim të bazuar në njo-
hurit e mëparshme.
Paramendim (hipoteza) - Kjo është si rrezulltat i të arriturave, të bazuara në për-
vojat e mëparshme. Besueshmëria (vërtetësia) e rezulltateve të fituara mvaret nga
vëzhgimet e mëparshme precize dhe nga natyra e veprimit që parashihet.
Klasifikimi - Grupimi i lëndëve ose ngjarjeve sipas ndonjë skeme të caktuar. Ske-
ma për klasifikim bazohet në ngjajshmërit dhe dallimet e karakteristikave arbitrare
të zgjedhura të cilat mund të vëzhgohen.
Matjet - Matja e karakteristikave të lëndëve ose ngjarjeve mund të arrihet me kra-
hasim të drejt me njësit arbitrare për nevojat e komunikimit ato mund të jenë të
standardizuara.
Komunikimi - Kjo është transferimi i informacioneve nëpërmjet të gojës ose fjalës
së shkruar, gjegjësisht nëpërmjet të prezentimit të grafikoneve të ndryshme.
Aftësi të integruara
Interpretimi i të dhënave - Interpretimi i të dhënave kërkon realizim të aftësive tjera,
si është paragjykimi, supozimi, klasifikimi dhe komunikimi. Në baz të këtij procesi
vërtetohet besueshmëria e të dhënave gjatë zgjedhjes së problemeve dhe përgje-
gjen e pytjeve.
Formimin e pytjeve dhe hipotezave - Pytjet bëhen si rrezultat i vëzhgimeve pa-
raprake. Zakonisht, pytjet i paraprin qëllimi që të vlersohet ndonjë situatë ose ngja-
rje. Formimi i hipotezës, në formë direkte mvaret nga pytja, vëzhgimi i hipotezës
dhe paramendimit të cila mund të vinë deri në përpunimin e të dhënave të cilat
mund të vërtetohen/testohen.
Definimi operativ - Definimi operativ bëhet për qëllim që komunikimi të bëhet më
i thjeshtë lidhur me fenomenin i cili është në shqyrtim. Ato janë të bazuara në ka-
rakteristikat e përshtatshme të fenomenit dhe operacioneve që duhet realizuar.
14
Ciklusi i të mesuarit dhe mesimi përmes zgjedhjes se problemit në lënden e kimisë
Eksperimentimi - Ky është një proces i dizajnimit të procedurave për mbledhjen e
të dhënave si dhe procesin e të mbledhjes të dhënave duke u përshtatur qëllimit të
testimit në hipotezë të caktuar.
Formimi i modelit - Modelet, qofshin ato fizike ose mendoree, përpunohen në ba-
zë të hipotezave të pranueshme ose hipoteza të cilat pik së pari duhet testuar. Mo-
delet shfrytëzohen për të përshkruar dhe sqaruar lidhëshmërin e ideve. Në shum
raste modeli nënkupton hipotez të re; nëse testimi i këtyre hipotezave rezulton me
informacione të reja, modeli ndërrohet me qëllim që ti kyqi këto të dhëna të reja.
Aftësitë themelore zbatohen dhe zvhillohen gjatë tërë shkollimit fillestar. Meqenë-
se aftësitë integruese kërkojnë një mënyrë të menduarit më të ndërlikuar, zbatohen në
klasat më të larta dhe duhet të paraqesin pjesë integruese te orës mësimore.
15
1.4
ORGANIZIMI
I MËSIMIT
Arritja e aftësive të caktuar te nxënësit është kushtëzuar edhe nga mënyra e orga-
nizmit dhe realizimit të aktiviteteve të nxënësve në orë të mësimit. Me rëndësi është të
theksohet se organizimi i orës të mësimit duhet të realizohet në përputhje me çëllimet e
orës të mësimit, i përshtatur në kushtet për punë (hapësirë, pajisje), njohuritë dhe aftë-
sitë e nxënësve. Si forma të veçanta të volithsme për organizim të mësimit të cilët mun-
dësojnë zhvillim të aftësive të shumta të përmendura më lartë janë puna në grupe të
volga, në çifte ose individuale.
Puna në orë të mësimit në grupe të vogla
Karaktersitika themelore e organizimit të orës në grupe është kur nxënësit ndahen
në grupe të vogla, kurse çdo grupë duhet në ekipe të kryejë një detyrë e përgatitur më
parë nga arsimtari. Detyrën që e realizojnë nxënësit, në lëndën e kimisë, kryesisht ka
elemente për hulumtim ku më shpesh janë të përfaqësuar aktivitetet hulumtuese të
veçanta si vëzhgim ose realizim të një eksperimenti të thjeshtë gjatë të cilës nxënësit
vëzhgojnë, diskutojnë dhe sjellin vetë përfundime nga eksperimentimi.
Puna në grupe të vogla mund të praktikohet gjatë përvetësimit të njësive të reja
mësimore, por gjithashtu e sukseshme për sistematizmim dhe ushtrime.
Të përshtatshme për këtë mënyrë të punës janë njësitë mësimore të cilët përmba-
jnë eksperimente si dhe njësitë mësimore të cilët mund të zbërthehen/ ndahen në tërësi
më të vogla logjike.
Para se të fillojë ora e mësimit, arsimtari i rregullon bankat në mënyrën që është
e përshtatshme për të punuar në grupe të vogla. Me rëndësi është që nxënësit të kenë
kontakt vizuel mes veti dhe mundësi për punë të përbashkët dhe komunikim. Numri i
nxënësve në një grupë mund të përbëhet prej 2-6, por më mirë është që të jenë 3-4
nxënës. Kjo sigurisht varet nga numri i nxënësve në klasë, por edhe nga ajo se në sa
pjesë mund të ndahet njësia metodike. Vëllimi i informacioneve të cilët i jep arsimtari në
listën mësimore varet nga njohuritë, përvoja e nxënësit dhe natyra e detyrës.
Kryseisht, ndarja e aktiviteteve të orës të mësimit realizohet në mënyrën vijuese:
- futja e nxënësve në detyrën që u është paraqitur;
- përmbarim të detyrës të dhënë;
- paraqitje përfaqësuesit të grupës;
- bisedë reth rezultateve, diskutim dhe marrje të përfundimeve të përbashkëta
dhe vlerësim.
Përfitime nga organizmi i orës të mësimit për punë në grupe të vogla janë se:
- nxënësi është pjesmarrës aktiv në orë të mësimit, merr pjesë në diskutim,
sjell vendime që rezulton me një gjykim logjik dhe mendim të kritizuar;
16
Ciklusi i të mesuarit dhe mesimi përmes zgjedhjes se problemit në lënden e kimisë
- arritje të aftësive komunikuese;
- zhvillim të aftësive për të eksperimentuar;
Si mangësi dhe probleme të cilët paraqiten gjatë kësaj mënyre të punës gjegjë-
sisht momentet për të cilët duhet të kemi kujdes janë: numri i madh i nxënsve në klasë,
organizmi jo i mirë nga aspekti i formimit të grupës, ndarja e detyrave, ndjekja dhe
vlerësimi, si dhe afrimi i separatuar krahas pjesës të cilën e përpunon grupi.
Puna në çifte
Puna në çifte është organizmi i mësimit e cila shumë shpesh rrin para punës në
grupe ose është e inkorporuar në kuadër të vetë grupit. Më shpesh aktivitetet realizo-
hen sipas rendimit vijues:
- nxënësi punon individualisht në detyrën (mendon për problemin, jep ide dhe
ngjajshëm.);
- idetë shkëmbehen mes dy personave;
- mendimet e përputhura prezentohen në grupë ose para krejt klasës.
Të rëndësishme janë edhe mënyrat tjera të aktiviteteve në çifte si psh.: roli arsim-
tar - nxënës dhe ndërrimi i roleve; puna e përbashkët e problemit dhe ngjsh.
I rëndësishëm është kriteri sipas të cilit formohen çiftet. Në praksën më shpesh
çiftin e përbëjnë nxënësit të cilët janë të ulur njëri pranë tjetrit, por varësisht çëllimit dhe
natyrës të detyrës duhet vepruar edhe ndryshe (të merren parasysh: aftësitë intelektuale
të nxënësve, njohuritë, vijat karakeristike etj.).
Puna në çifte është e përshtatur në pjesë të ndryshme nga ora e mësimit si për
shembull në aktivitet hyrëse të orës të mësimit, gjatë pranimit të përmbajtjeve të reja
mësimore, gjatë sistematizimit dhe ushtrimeve etj.
Gjatë punës në çifte e krejt klasa (të krejt çiftet) shpesh marrin detyrën e njejtë,
ose njëra pjesë është e përbashkët. Puna në çifte ndikon motivisht në aktivizimin e nxë-
nësit. Nxënësit mes veti stimulohen/ nxiten në bashkëpunim. Me aktivitetet në çifte arri-
het një komunikim më intenziv sesa me punën në grupe sepse të dy anëtarët njësoj mar-
rin pjesë në dhënien e mendimit, gjgj. në kundërshtim të qëndrimeve me argumentim.
Puna e pavarur e nxënësit e ndjekur me aktivitete në çifte edhe në kuadër të grupës jep
kontribut kah pamvarësimi i mëtutjeshëm i nxënësve edhe me atë kah aftësimi për auto-
didakt.
Puna individuale
Puna individuale e nxënsit në orë të mësimit shpesh realizohet në kombinim me
format të përmendura më parë. Në praksë, zakonisht punohet ashtu që gjithë nxënësit
punojnë ose mendojnë për të njejtën detyrë psh.: lexim, plotësim të pyetësorit etj. Kjo
mënyrë krejt nxënësit i vëndon në barazim dhe nuk i respekton aftësitë dhe nevojat e
17
Ciklusi i të mesuarit dhe mesimi përmes zgjedhjes se problemit në lënden e kimisë
tyre individuale. Njohja e plotë e aftësive të nxënësit, njohuritë që i posedon, mënyra e
mësimit, përparsimi, aftësi të veçanta dhe ngj. edhe qasja analitiko – kritik i arsimtarit në
vlerësimin e tyre, japin bazë për individualizimin e mësimit (përshtatje të mësimit kah
nxënësi si individ aftësi të veçanta intelektuale, stil të mësimit, njohuri, motivim, etj.) për
çka nga arsimtari kërkohet angazhim i madh në krejt fazat të proçesit edukativ-arsimor.
Asnjëra nga format e organizmit të mësimit nuk i kënaq krejt kriteret që të përdoret
me vazhdueshmëri. Më shpesh, në praksë kryhet kombinim nga mënyrat e përmendura
si dhe në strategjitë për mësim paraqiten varianta të ndryshme të formave të përmen-
dura të mësimit.
18
1.5
VENDOSJA E PYETJEVE
DHE DËGJIMI AKTIV
Shpesh ndodh kur nxënësve u parashtrojmë pyetje, ato mos ta kuptojnë atë ose
e kuptojnë gabim ashtu që paraqitet nevoja e njejta të riformulohet. Te disa arsimtarë
mbizotëron mendimi i gabueshëm në orët e mësimit ku kryhet kontrollimi dhe sistematiz-
imi i materialit ose orët e ashtuquajtura për të pyetur janë shumë të lehta sepse arsim-
tari për ato nuk ka nevojë të përgatitet. Mënyra me të cilën është parashtruar pyetja
(forma) ka ndikim të madh se si nxënësi do të përgjigjet, gjgj. a do të përfundojë disku-
timi me atë pyetje.
Parashtrimi i pyetjeve mundëson:
- mirëmbajtje të vëmendjes dhe kontinuitet në punë;
- nxitje për shpërndarje të informatave;
- përfshirje e nxënësve në diskutim;
- përshtatje e mendimeve etj.
Pyetjet duhet të jenë të qarta, precize, jo dykuptimorë dhe jo sugjestive.
Shembull: M: Cili metal është në gjendje të lëngshme agregate?
H: Prej cilëve veti dallohet zhiva nga metalet tjera dhe për çka përdoret?
Arsyetoe përgjigjen tënde.
Proçesi i parashtrimit të pyetjeve është në lidhje korelative me proçesin e dëgjim-
it aktiv. Dëgjimi aktiv nënkupton dëgjim me kuptim. Për atë qëllim, përveç parashtrimit të
pyetjeve, arsimtari bën parafraza dhe rezimon. Gjatë parafrazimit me fjalë të tjera vërte-
tohet e dëgjuara edhe në atë rast më shpesh përdoren formulimet të tipit: nëse ju kup-
tova mirë; siç thatë etj.
Rezimimi është e rëndësishme gjatë mbledhjeve të infomacioneve dhe të nxjerrit
e përfundimit, ose nxjerrja e qëllimit kryesor. si psh.: domethënë, mund të thuhet; mund
të sjellim përfundim; të bëjmë përfundim etj. Në këtë proçes është e rëndësishme të
përfshihen sa më shpeshë edhe nxënësit.
19
1.6
PUNËTORIA 1:
Mësimi kualitativ
Aktivitet 1: Identifikimi i gjendjes në shkollat në lidhje me kualitetin e mësimit
Qëllimi:
Të identifikohet gjendja në lidhje me tiparet kryesore të mësimit e cila realizohet
në shkollat në të cilët punojnë arsimtarët e pranishëm.
Pyetje:
Cilët janë tiparet kryesore të mësimit tim?
Hapat:
1. Secili të shkruajë disa shenja për mësimin që e realizon.
2. Ndani mendimin me kolegun (nxënësin) që ndodhet pranë jush.
3. Përvojat shkëmbeni në kuadër të grupës dhe nxirrni përfundim.
4. Përfaqsuesi i çdo grupe e prezanton qëndrimin e grupës.
Nxirrni sëbashku përfundim. Tiparet kryesore të mësimit që realizohet në shkollat
tona shënoni në fletë flip –art dhe theksoeni atë.
Tiparet kryesore të mësimit në shkollat tona janë:
-
-
-
-
-
-
20
Ciklusi i të mesuarit dhe mesimi përmes zgjedhjes se problemit në lënden e kimisë
Aktiviteti 2: Analiza e përgatitjes të orës mësimore
Qëllimi:
Të parashikohet kualiteti i mësimit nga lënda e kimisë nga aspekti i përgatitjeve,
kontrollimi, aktivitete në orë të mësimit në bazë të planifikimit të orës.
(Supozim: në shkollë egzistojnë kushte dhe mësimi realizohet sipas planit)
Detyra:
Lexoeni tekstin për përgatitjen e orës të mësimit me titullin: Lidhja mes tipave
kryesore të bashkdyzimeve joorganike dhe në bazë të analizës në kuadër të
grupës tregoeni qëndrimin e përbashkët për kualitetin e mësimit.
Hapat:
1. Leximi individual i tekstit.
2. Diskutim në kuadër të grupës dhe plotësim të T-tabelës
3. Prezentim të grupeve.
4. Diskutim me përputhje të mendimeve dhe plotësim të T-tabelës të përbashkët.
Mirë është: Mungon ose nevojitet


Use: 0.0361